Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Evropa nuk pyet pėr fe

    Ali Podrimja

    Nderim ēdo besimi, feje e tempulli! Asnjėherė nuk kam menduar, as do tė mendoj, se cili besim yni ka shpėtuar-ndihmuar shqiptarinė e, cili do tė bėjė etninė. Nė fund tė shekullit XX ėshtė qesharake tė merresh me diē tė kaluar. Nacionalisti, (nė kuptim pozitiv) dhe poeti e mendimtari i devotshėm i letrave shqipe, At Gjergj Fishta, e thoshte dhe e potenconte: Atdhe e fe. Pra, mė parė e vente atdheun e fenė. Moto e rilindėsve u bė: Feja e shqiptarit shqiptaria. Kėrkohej shtegdalje nga “pylli ballkanik”, gjallėrimi e formimi ynė si enti e komb, e pastaj le tė besojė kushdo ēka tė dojė, kuptohet brenda kontekstit tė kombėtares. Neve na mbetet tė shikojmė se ē`na sjell e ardhmja pas kėtyre kataklizmave njerėzore nė Ballkan. Nga ajo urtėsi e rilindėsve, qė mbart urtėsi, mbi tė gjitha urtėsitė e bashkimit tonė, mėsova se shqiptarin kurrė nuk bėn ta pyesėsh, i cilit besim ėshtė, se e fyen. Arsyeja: tek ne feja asnjėherė nuk lozi rol vendimtar. Mbeti punė e ndėrgjegjes, e ekzistencės, e ngadhėnjimit mbi tė keqen, qė na shtrėngon lakun tash e sa shekuj. Enigma jonė, mozaik i besimeve dhe ėndrrave tona, mahniti shumė popuj mė tė mėdhenj e me njė traditė tė thellė qytetėrimi. Pse shqiptarėt mbeten popull tolerant ndaj ēdo besimi dhe, pse nuk pranuan ndasitė, nuk do kurrfarė komentimi. Bėn tė shfletohet nganjėherė edhe Kanuni i Lekė Dukagjinit. Aksidentet nuk mund tė shkaktojnė pėrēarje. Nėse pranojmė se jemi pasardhės tė ilirėve dhe, se ata ishin tė besimit pagan, atėherė ėshtė qesharake tė shtrohet problemi i feve, qė tek ne nuk ekziston. Aksidentet qė ndodhėn mė vonė, pėr fat, nuk mund tė lėkundin mirėkuptimin e paqen brendapėrbrenda qėnies tonė kombėtare. Ata qė u ndanė nga ne, i hėngri harrimi. Po ashtu, ēdo gjė jona, qė u pranua nga metropolet e oborret, nuk u pranua pėr shkak tė pėrkatėsisė sė besimit: Shėn Albani vinte nga Iliria dhe pėrhapte mirėkuptimin ndėrnjerėzor, tamam siē veproi Nėna Terezė; Shėn Jeronimi i fisit dalmat, qė nė shekullin IV ua bėri tė mundshme evropianėve leximin e Biblės, pėrkthimi i tė cilit sot e gjithė ditėn pėrdoret nė Vatikan me emrin Vulgata, pastaj muziktari Dardani, Justiniani, Hoxha Tasini, De Rada Kavaljoti, Marko Boēari e deri tek Kadareja. Dhe shumė tė tjerė vazhdojnė tė pranohen si vlera mendore njerėzore tė gjeniut tė popullit, qė i pėrkasin. Kam konsideratė tė posaēme ndaj Kadaresė. Ia kam ngrėnė edhe bukėn, por nuk mė duket aq bindės, (ndoshta ky ėshtė cinizmi i tij), siē nuk mė duken as shumė tė tjerė, se ēėshtja shqiptare do tė ishte zgjidhur, po qe se ne shqiptarėt do tė kishim qėnė tė besimit katolik(Siē!). Tė mbėshtetnim kėtė mendim, shtrohet pyetja: Po Kuvajti, mos na ishte tokė katolike, kur Evropa e mori nė mbrojtje? Ishte nafta para fesė; ishte interesi pėr tregje tė reja; ishte dominimi i forcės, qė mund ta lexosh si tė duash. Dhe nga shumėēka tjetėr, shihet se Evropės politike, mė sė pakti, i kėrset pėr fe. Ajo nuhat leverdinė e vet.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pavaresisht se kam pasur dobelese ne shkolle te mesme per poezite e Ali Podrimjes, nuk kam se si te jem ne nje mendim me te ne ate qe ai shkruan me lart. Ajo qe ai shkruan me lart eshte pak a shume mentaliteti me te cilen shqiptaret u linden, u rriten dhe u thinjen nen komunizem. Le ti zeme me rradhe disa prej pohimeve te tij me lart:

    Nacionalisti, (nė kuptim pozitiv) dhe poeti e mendimtari i devotshėm i letrave shqipe, At Gjergj Fishta, e thoshte dhe e potenconte: Atdhe e fe. Pra, mė parė e vente atdheun e fenė.
    Zoti eshte dashuri dhe perpara se At Gjergj Fishta te njihej si Atdhetar i shquar apo si poet, Ai njihej si Padre Gjergj Fishta qe kish veshur roben e priftit katolik qe ne moshe te re. Vetem nje njeri i cili njeh dashurine e Perendise, eshte ne gjendje te dashuroje Atdheun, familjen, njeriun e zemres. Pa Zot, nuk ka fe dhe pa fe nuk ka dashuri ne veprim.


    Moto e rilindėsve u bė: Feja e shqiptarit shqiptaria.
    Pashko Vasa ishte nje besimtar i madh vete dhe Ai edhe sot e kesaj dite leviz ne varr kur degjon se si shqiptaret e keqperdorojne thenien e tij, ashtu sic e shperdori rregjimi komunist per 35 vjet me rradhe shkaterrimi dhe persekutimi te fese se shqiptareve. Ky postulat nuk ka per qellim qe te nenvleftesoje fene apo ti beje shqiptaret me pak fetare e me shume patriote. Ka per qellim qe tu beje te qarte shqiptareve se dashuria ndaj Zotit fillon me dashurine ndaj njeri-tjetrit, packa se sot mund te jeni te krishtere e muslimane, packa se shkoni ne kishe apo ne xhami, packa se luteni ne arabisht apo greqisht. Ky postulat nuk e hedh poshte fene, perkundrazi, shpalos kuptimin e vertete te fese. Feja eshte dashuria ne veprim dhe besimtare te denje nuk jane ata qe vetem shkojne ne kishe apo ne xhami, por ata qe duan gjithe shqiptaret e nje gjaku, pavaresisht nga feja e tyre.


    Arsyeja: tek ne feja asnjėherė nuk lozi rol vendimtar.
    Gabimi qe poeti ben me lart eshte i pafalshem. Si mund te guxosh te shkruash fjale te tilla kur rilindasit tane i kenduan Parajses e Perendise, kur himni yne kombetar permban thenien e Zotit ne vetvete, kur flamuri yne kombetar permban shkabonjen me dy krena, kur heroi yne kombetar nderohet sot nga Evropa si shpetimtar i Krishterimit. Si mund te besh nje deklarim te tille kur ke perpara vepren e Fishtes apo te Nolit apo te sakrificat e jashtezakonshme te gjysherve bektashij shqiptare.

    Si poeti me lart ka plot shqiptare qe nuk kane vullnetin shpirteror qe te pranojne krizen e brendshme te identitetit kombetar. Nuk behet fjale per ti kthyer te gjithe shqiptaret te krishtere apo muslimane. Behet fjale qe te kesh kurajon te pranosh te verteten historike, packa se sot ti mund te mos besosh ne Zot ose te vazhdosh te jesh pjese e "aksidenteve" historike.

    Harresa nuk i sherron plaget e se shkuarres, perkundrazi, i majis ato.
    E verteta eshte i vetmi celes qe hap dyert e nje shpirti. Qe te njohesh te verteten, me perpara duhet te kesh kurajon qe ta kerkosh e pranosh ate, packa se mund te jete e hidhur.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Do te ishte me dinjitoze nese artikulli te titullohej: "Ali Podrimja nuk pyet per fe".

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Dashuria per atheun eshte diēka krejt e ndryshme nga ndjenjat fetare. Shume intelektuale ndonjehere padashje dhe ndonjehere me qellime jo te mira i fusin keto koncepte ne nje thes duke bere nje gabim shume te madh.
    Ta duash atdheun eshte pak a shume e detyruar. Ti je pjese e nje vendi, e nje shteti, e nje shoqerie dhe ke detyrime.
    Te besosh eshte diēka krejt personale.
    Se kush vjen me pare nga keto varet nga personi. Askush nuk mund te detyrohet te veje njeren para tjetres ose te kritikohet per kete arsye.

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Evropa dhe Islami: pėrvojat e pėrbashkėta dhe e ardhmja
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 03:45
  3. Evropa dhe Islami: pėrvojat e pėrbashkėta dhe e ardhmja
    Nga Florim07 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 16:51
  4. Pėrse Evropa mbyllet kundrejt Shqipėrisė? (Albanistan)
    Nga ideus nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:40
  5. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •