Ali Podrimja
Nderim ēdo besimi, feje e tempulli! Asnjėherė nuk kam menduar, as do tė mendoj, se cili besim yni ka shpėtuar-ndihmuar shqiptarinė e, cili do tė bėjė etninė. Nė fund tė shekullit XX ėshtė qesharake tė merresh me diē tė kaluar. Nacionalisti, (nė kuptim pozitiv) dhe poeti e mendimtari i devotshėm i letrave shqipe, At Gjergj Fishta, e thoshte dhe e potenconte: Atdhe e fe. Pra, mė parė e vente atdheun e fenė. Moto e rilindėsve u bė: Feja e shqiptarit shqiptaria. Kėrkohej shtegdalje nga pylli ballkanik, gjallėrimi e formimi ynė si enti e komb, e pastaj le tė besojė kushdo ēka tė dojė, kuptohet brenda kontekstit tė kombėtares. Neve na mbetet tė shikojmė se ē`na sjell e ardhmja pas kėtyre kataklizmave njerėzore nė Ballkan. Nga ajo urtėsi e rilindėsve, qė mbart urtėsi, mbi tė gjitha urtėsitė e bashkimit tonė, mėsova se shqiptarin kurrė nuk bėn ta pyesėsh, i cilit besim ėshtė, se e fyen. Arsyeja: tek ne feja asnjėherė nuk lozi rol vendimtar. Mbeti punė e ndėrgjegjes, e ekzistencės, e ngadhėnjimit mbi tė keqen, qė na shtrėngon lakun tash e sa shekuj. Enigma jonė, mozaik i besimeve dhe ėndrrave tona, mahniti shumė popuj mė tė mėdhenj e me njė traditė tė thellė qytetėrimi. Pse shqiptarėt mbeten popull tolerant ndaj ēdo besimi dhe, pse nuk pranuan ndasitė, nuk do kurrfarė komentimi. Bėn tė shfletohet nganjėherė edhe Kanuni i Lekė Dukagjinit. Aksidentet nuk mund tė shkaktojnė pėrēarje. Nėse pranojmė se jemi pasardhės tė ilirėve dhe, se ata ishin tė besimit pagan, atėherė ėshtė qesharake tė shtrohet problemi i feve, qė tek ne nuk ekziston. Aksidentet qė ndodhėn mė vonė, pėr fat, nuk mund tė lėkundin mirėkuptimin e paqen brendapėrbrenda qėnies tonė kombėtare. Ata qė u ndanė nga ne, i hėngri harrimi. Po ashtu, ēdo gjė jona, qė u pranua nga metropolet e oborret, nuk u pranua pėr shkak tė pėrkatėsisė sė besimit: Shėn Albani vinte nga Iliria dhe pėrhapte mirėkuptimin ndėrnjerėzor, tamam siē veproi Nėna Terezė; Shėn Jeronimi i fisit dalmat, qė nė shekullin IV ua bėri tė mundshme evropianėve leximin e Biblės, pėrkthimi i tė cilit sot e gjithė ditėn pėrdoret nė Vatikan me emrin Vulgata, pastaj muziktari Dardani, Justiniani, Hoxha Tasini, De Rada Kavaljoti, Marko Boēari e deri tek Kadareja. Dhe shumė tė tjerė vazhdojnė tė pranohen si vlera mendore njerėzore tė gjeniut tė popullit, qė i pėrkasin. Kam konsideratė tė posaēme ndaj Kadaresė. Ia kam ngrėnė edhe bukėn, por nuk mė duket aq bindės, (ndoshta ky ėshtė cinizmi i tij), siē nuk mė duken as shumė tė tjerė, se ēėshtja shqiptare do tė ishte zgjidhur, po qe se ne shqiptarėt do tė kishim qėnė tė besimit katolik(Siē!). Tė mbėshtetnim kėtė mendim, shtrohet pyetja: Po Kuvajti, mos na ishte tokė katolike, kur Evropa e mori nė mbrojtje? Ishte nafta para fesė; ishte interesi pėr tregje tė reja; ishte dominimi i forcės, qė mund ta lexosh si tė duash. Dhe nga shumėēka tjetėr, shihet se Evropės politike, mė sė pakti, i kėrset pėr fe. Ajo nuhat leverdinė e vet.
Krijoni Kontakt