Close
Faqja 7 prej 25 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 246

Tema: Puls

  1. #61
    Delfin eshte ndarja
    hidhet , zhytet prape
    me ca pulebardha
    qe i shkojne pas...

  2. #62
    Kur jam bosh fare
    dritat jane fikur
    spektatoret kane dale
    aktoret kane ikur
    atehere fillon drama...

  3. #63
    Ne fund te mendjes nje shesh
    Ne mes te sheshit nje turme
    po falen para nje statuje
    afrohem, shoh, jam une

    Bie edhe vete ne gjunje
    e i lutem te me ndjeje
    ngrij ngadale e behem gur
    gjaku asaj i rrjedh ne deje...

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2004
    Postime
    4
    Ne gjermanisht me pelqeu me shume.Shqip mu dukerka...hmm...nuk e di pse mu kujtuan plakat qe tirrnin lesh...

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2004
    Postime
    4
    Meinte Nr:60

  6. #66
    Qetha oren sot
    ja preva shifrat
    vetullat ja rrova
    pa qerpike
    e kam bere te bardhe
    qumesht casti
    pi nje gllenjke
    fus sisen ne frigorifer
    ja keputa briret lopes
    e vetem kur hapen kapaket
    me shohin te habitur
    e me nxjerrin gjuhen
    syte e cmendur te kohes..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 10-07-2004 mė 16:56

  7. #67
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    Delfin eshte ndarja
    hidhet , zhytet prape
    me ca pulebardha
    qe i shkojne pas...

    kjo po ma heq trurin ne nje menyre cnjerezore sot.

    duke pare nje film...

    -o ba? po ky pse vdiq se s'e kisha mendjen?
    -shkuli nje qime floku, po e kishte te ngulur thelle ne koke dhe i doli me gjithe nje cope tru.
    -tallu ti tallu!
    -hihihihi!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  8. #68

    Horizont

    Filli i horizontit na mban te lidhur akoma
    Kerthize e paprere e njohjes
    Kemi terhequr njeri tjetrin kaq kohe
    Si toka henen...

    Paralele
    Shenje barazimi
    Kembanore
    Minare
    Nje kryq si X
    Nje gjysmehene si Y
    Je ulur ne shalen e nje ekuacioni
    Une ne anen tjeter...

    Pse nuk hapim nje grope?
    Kjo eshte rruga me e shkurter
    E takohemi ne qender te botes
    Te lidhim shinat ne qorrsokak
    Te terheqim vagonat e tjetrit
    Trena siameze , ngjitur ne koke
    Te lozim ne barkun e diellit
    Bebeza sysh qe levizin sinkron
    Brigje lumejsh, ne mes nje rrjedhe
    Nuk eshte gje tjeter vec tunel...

    Ne fillin e bardhe te horizontit
    mban ti balonen time
    e ul, e ngre
    Kujdes! Mundet te te marre me vete
    si litari koven e mbushur ne pus
    Shamia te te bjere nga koka
    Sterkala djerse ne fije te flokeve
    tespije mundimesh
    qe gishtat e rrudhur te fatit
    i prekin nje per nje

    Po ti con nje lajm siper
    leter e bardhe e palosur
    me bisht
    Me prisni! Po vij
    Korrieri eshte i lidhur
    mulli ne ere
    bluan miellin e reve
    ne kove eshte bore
    pusi ka ngrire
    e vec nje vize e bardhe
    si kokaine
    lidh hemisferat e trurit

    Varur teshat tona ne fllad
    e ne lakuriq ne cmendine
    te marre nga lindja
    kane marre gersheret
    e duan te presin kerthizen
    duart do te mbeten bosh ne ajer
    me nje cope fill
    pjesa tjeter ngjitet siper
    leter e hapur
    Na prisni! Po vijme...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 10-07-2004 mė 23:46

  9. #69

    Horizont (pamje anesore)

    Ne skaj te mendjes
    horizonti eshte vec nje pike
    ne fund te fjalise
    kerthize qe lidh universet
    litar i pare nga poshte
    ndersa ti hipen ne stol
    thua te fundit lamtumire
    e bebezat zhduken nga ekrani
    vetem bardhe
    mize ne bore...

    Bej nje vrime ne veze
    del nje neperke e zeze..

  10. #70
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Je ulur ne shalen e nje ekuacioni
    Une ne anen tjeter...
    ....
    Pikerisht aty jam ulur (ne kembe)
    sy mbyllur (pa gjume)
    Pres te me zgjidhet nje nyje ne fyt
    qe eshte e madhe sa nje njeri
    galuc, me koken mes gjymtyreve te mija
    te keputura, per se gjati.
    Me merr malli
    per fjalen qe nuk e thua
    qe nuk e them.
    ............................................

    Je ulur ne shalen e nje ekuacioni
    Une ne anen tjeter...
    ...
    Ndihem si brenda nje veze
    te lyer me shterpesi te perkohshme
    (neperkat nga veza dalin?)
    me bere kurioze!!!!


    .........................................

Faqja 7 prej 25 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •