Close
Faqja 4 prej 25 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 246

Tema: Puls

  1. #31
    Sa kushton nje krim?
    Pyeste symbuluari
    Ne pazar
    Njeriun me peshore

    Vume helmetat e mekatuam
    Hodhem kembanat ne pus
    Parakaluam ne xhami
    Me kepuce...
    Dhunuam varret
    I vume shqiponjes yll
    Kazme e pushke..

    Diten e festes
    Dilnin te marret
    E brohorisnin
    Pizhamat me vija gjatesore
    Te qethur shkurt
    Lule artificiale prej letre
    Ne te dy duart

    Ne tribune bariu
    Fliste per karvanin
    Qente lehnin
    “Jemi gati!”

    Te pushkatuar
    Dhembe te thyera
    Bunkere
    Zhurmues
    Mbledhje
    Autodafe
    Spiune
    Fleterrufe...

    Te burgosur,roje
    Tela me gjemba
    Vrases heronj
    Foshnje te denuara
    Ruse, kineze
    E diversante te rrethuar...

    Ku eshte vrima ne dere,
    Ku roja sheh bebezen e te denuarit?
    Krishtin dem ne arene te perunjet
    Syte e skuqur te turmes
    Ne gishtin e mbanim te ulur
    Ne rradhen e bukes...
    (vijon...)

  2. #32

    Ne kinema

    Une zura vend ne rradhen e fundit. Filmi vazhdonte si gjithmone panderprerje.Pashe veten tek hyja ne kinema ,komunikimin e shkurter me shitesen e biletave,e ndersa vereja ne menyre kritike pershtypjen qe bente trupi im tek perkulej per te ngritur monedhat e rena nga dora ndersa po paguaja ,mendova qe xhaketa qe kisha veshur kish dale me kohe nga moda .”Kot nuk blej nje te re”-thashe me vete e vazhdova te shqyrtoj i interesuar figuren ne ekran qe me dukej e huaj.Biletet ishin kete here pa numer vendi,e kjo me sa duket ishte improvizim qe ish montuar ne te gjithe filmat qe shfaqeshin ate dite…Bera disa levizje te kota sa per te provuar vertetesine e asaj qe po ndodhte, pashe te njejtat levizje tek perseriteshin ne ekran dhe u shtriqa, i merzitur nga fakti te qenit vetem...
    Kaloi me siguri nje gjysem e mire ore kur filluan te vinin spektatoret e pare.Te paret hyne nje cift te cilet u ulen ne mes me nga nje shishe ne dore. Edhe te tjeret qe mbushen me vone sallen, kishin te gjithe te njejtat shishe ne dore. Ky fakt me beri te me shkonin mornica te ftohta ne trup. Kisha akoma shishen mbushur pergjysme ne dore me simbolin e nje burimi uji mineral.E morra me mend se kjo do te ishte thjesht reklame e ndertuar mbi faktin se une pata blere i pari uje ne banakeri, por ajo qe me shkaktonte ankth ishte fakti se une nuk e kisha blere ujin atje.E kisha marre ne supermarketin qe ndodhej midis shtepise dhe kinemase...
    Ne ekran doli fytyra e nje ylli kinemaje e cila piu nga shishja me simbolin e burimit. Pastaj reklama e sigurimit te jetes. Ishte nje grua rreth te tridhjetave qe preu dy gishta dhe te ciles pasi iu dha ndihma e shpejte mjekesore iu paguan parate ne dore. Ajo pergezoi spikerin ndersa me doren e lidhur me fasho shtrengonte lulet artificiale ne gjoks.Gishtat pasi i pastruan ia kthyen te zonjes, te mbeshtjelle ne nje kordele te kuqe.
    (vijon)

  3. #33
    Shkronja dallendyshesh
    Persiper rete
    Gazete qielli
    qe lexohet rralle
    Engjejt bejne muzike
    a luajne shah...

    Lajmet e castit
    Ca shkojne matane
    Ca vijne kendej
    Dikush merr fryme
    per here te fundit
    Nje tjeter pjell...

    Pyetje e pergjigje ne ring
    Shoh lojen e ngjyrave
    Ku i ziu mund te bardhin
    E nganjehere i bardhi te zine

    Perpara kemi vene ushtaret
    Foshnjet qe nuk shohin dot
    E qe degjojne per here te pare
    Te parat fjale pikerisht sot

    E mbretin se ka pare askush
    Ne cader vetem thone rri
    Eshte arap thone, mbase i kuq
    Sidoqofte e kemi frike...

    Dua ta ve koken mbi zemer
    Te degjoj trokitjen e te hap deren
    Ti jap doren vetes e ta shoh ne sy
    Sa eshte ora? Qenka ca heret...

  4. #34
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    po te behej nje si konkurs ne forumin tone , une ty do te votoja si poetin e vitit (2004) .
    ...
    Me befasojne , me mbushin , me frymezojne e me bejne xheloze. Ne fakt ti je njeri nga ato qe duhet te kene frike se mos une i urrej... dhe pikerisht sepse shkruan shume bukur. Po ja qe te urrej duke te cmuar , duke te lexuar nga dy tre here, e duke ardhur ne forum me nje deshire t'i kesh shtuar temes edhe nje poezi tjeter. Ti vertet e meriton urrejtjen time , e cila eshte vemendje dhe URIM !
    Sinqerisht, macia blu!

  5. #35
    Do bej fole ne veshet tuaj
    ne koke , ne bark edhe ne gjoks
    nuk di se ckam pastaj ti thua
    me ka dale me duket nje tumor

    E kur te lodhem pasi u enda
    Femije ne preherin e nje plaku
    Ca veze zjarresh do jene brenda
    Lejleke ne maje te nje oxhaku

    Truri do filloje te ju rrahe
    Zemra bombe me sahat
    Tik tak, akrepe hapash
    Ne kafke bletet kane bere hoje
    Fjalet do ngjisin ne mjalte
    Tym do te nxirrni prej goje...

    Trupi do djersise rreshire
    Myshqet do mbulojne kembet
    Do te ju vije ere e mire
    Kockat do zene te rriten shtrember

    Pa gjunje e me nyje trungu
    Gjethet nisin e feshferijne
    Myezine te rene ne burg
    Per dicka qe as vete se dine

    Ne hije une pastaj do shtrihem
    Te pemeve qe mbolla vete
    E di qe jane molle mekatesh
    Me gjarperinj qe flene mbi dege
    Ne lotet akoma te pathare
    Do ju shoh ju
    Narcize ne pellg....

  6. #36
    Gjurmet
    Piano qe pret duart
    Ne dhe fshehur si varre
    Presin udhet...

    Ajri
    Puthje qe pret buzet
    Ne gjoks fshehur si falje
    Pret frymen...

    Gjaku
    Shine qe pret trenat
    Ne koke fshehur si vrasje
    Pret venat ...

    Kenga
    Ere qe pret kembanen
    Ne varr fshehur si kafke
    Pret ringjalljen...

    Ne
    Arome qe pret hunden
    Skelete me maske lekure
    Presim gjurmet...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 02-07-2004 mė 14:36

  7. #37

    Mefisto

    Hyri brenda pa trokitur
    Dera mbyllur eshte gjithmone
    Me sheh tani me qesendi
    Sikur do te thote
    “Une jam pra,ti!

    Une jam shtrati ku ti dergjesh
    Pasqyre besnike ne fundfillim
    Jehone e shurdher e betejes
    I fundit shok ne agoni

    Vrenohesh ti, kthjellohem une
    Kur qesh ti me rrjedhin lotet
    Kur zgjohesh ti bie ne gjume
    Une jam ai qe te mesoi not...”

    “Hesht me mire, mos fol o mik
    Jam rreth unaze e pa tangjente
    Me mire shko,shtrihu e vdis
    Se jam fryme, une nuk jam mendje

    Ti je qiri, une jam flake
    Shkarpe je ti, une jam shkendia
    E kur ti digjesh ndricoj une
    Rruge je ti, une vetem gjurme

    Nese je ti buze, jam une puthje
    Je ti lume, jam une burim
    Hon je ti ,po une jam ure
    Nuk shkoj askund po vetem vij”

  8. #38
    Ujku ish i uritur
    E thare shume
    Brinjet mbi lekure
    Syte e nxire me rrathe
    Jo se nuk kish cte hante
    Sorkadhet pinin ne lume
    vetem se nuk i haej fare…

  9. #39
    Kujtimi yt kryqezon tani
    Pingulen time

    Jam ne kembe
    Cigaren ne buze
    Ti shtrire
    Cigare e pire
    Prush mbi hi

    Ja edhe pak
    E do dergjem edhe une
    Ne kuti
    Do thyejme kryqin
    E do lozim me cingla
    perseri

    Ne mes te reve
    Pret nje rrufe
    Urdherin tend
    qe te kape shkopin
    Si qen

    Atehere do te vij
    Linja paralele qe priten
    ne pafundesi
    Do me presesh besoj
    ne stacionin qe vetem ti e di

  10. #40

    Leter vetes (vazhdim)

    E lashe letren mbi tavoline, u ngrita, mbusha nje filxhan kafe e u ula para dritares. Poshte ne rruge leviznin prapa xhamave te heshtur njerezit dhe makinat. Nje pellumb kish qendruar ne parvazin e ballkonit, me pa shkurt me syte e tij te rrumbullaket e pastaj fluturoi e ndaloi ne oxhakun e shtepise perballe. Pata ate ndjesine qe mund ta krahasosh me nje enderr te pare dy here: me dukej sikur po perjetoja perseri nje dite pranvere para dy vjetesh e u rrenqetha nga mendimi se mbase qe edhe i njejti pellumb, e ajo qe pasoi ishte pyetja nese vertet kishin kaluar dy vjet apo...
    E njoh mire kete pike te vdekur. Venia ne dyshim e te vertetave me te thjeshta ka nje dimension paranoik, nga ana tjeter eshte pikerisht medyshja e dyshimi qe na shtyjne te thellojme njohjen. Ky lloj pohimi nenkupton mohimin ne vetvete: natyrisht edhe ky nje paradoks tjeter, pasi te njejten fraze mund ta perdoresh si argument per te vertetuar te kunderten. Merr nje te vertete te pranuar nga te gjithe, veri nje pikepyetje te madhe e nisu nga aksioma se te gjitha pergjigjet e mundshme jane te verteta: ky eshte plehu mbi te cilin lulezojne artet e filozofite. Mund te shkosh edhe me tej: cdo pergjigje e mundshme eshte nje e vertete potenciale te cilen sic thame mund ta vesh ne dyshim e keshtu me rradhe reaksion zinxhir derisa te linde meduza,bomba atomike, kucedra, partite, turmat a ku di une cfare lloj tjeter qenie shumekokeshe. Kjo lloj bardhezie eshte e mbarsur me te kunderten e saj ashtu sic eshte pergjigja binjaku i pyetjes: viktimat, individet, heronjte, profetet, udheheqesit etj. Jane te rralle njerezit qe dyshojne ne ate qe bejne. Nje artist pershembull qe ka krijuar nje veper e merr si te pranuar faktin qe hapi tjeter eshte publikimi i saj. Ndoshta ekziston edhe nje lloj tjeter krijuesi, ekzistenca e te cilit eshte e pavertetueshme pasi ai nuk le gjurme. Nese ne jemi ajsberge me shtate te tetat te zhytura ne uje apo vullkane te fjetur, nese nuk shohim vetem ate qe ndodh por edhe ate qe mund te kishte ndodhur apo ate qe ka ndodhur e qe nuk e dime, atehere ka shume te ngjare qe Juda, Neroni apo Stalini te kene qene foshnje te pafajshme krahasuar me potencialin e fqinjit tend ose pse jo, pikerisht me ty. Ti je djalli vete ndoshta, vetem se nuk te eshte dhene mundesia ose thesht nuk ka rene rasti, ashtu sic ka te ngjare qe te jesh gjeni universal ose vete Mesia. Nese nisemi nga teoria e kaosit sipas te ciles termeti shkaktohet nga fluturat eshte gjithashtu e mundshme qe ti ndonese je marangoz i thjeshte apo punon me turne ne fabrike, je fshatar, kasap, balerin a ku di une, te jesh njekohesisht edhe shefi i botes ne mos krijuesi vete. Te qenit shkaktar ka dicka blasfemike. Eshte me mire ta konsiderosh veten pasoje. Nese dergjesh ne shtrat, kjo me siguri se eshte prishur moti ose te kane pare shtrember e te kane bere magji. Bestytnia eshte ana tjeter e medaljes. Alternative tjeter arsyetimi teper e perhapur ne kohet tona moderne eshte te konsideruarit e vetes si shkakpasoje ose anasjelltas. Nese nuk ndihem mire e kam fajin vete; secili e ka jeten ne dore e fati eshte dicka qe e kemi vete ne dore, pak a shume si kovacet qe rrahin hekurin. Kjo nenkupton natyrisht ndarjen e vetes ne dy pjese, nje pjese qe shkakton e nje pjese pasoje, nje dore qe lan tjetren. Normalisht eshte kjo dora e arsyes, e cila ne disa raste kthehet ne grusht apo shuplake.
    Po nese kthehemi ne fillese e perpiqemi te menjanojme gabimin qe perseritet, domethene shtrojme nje pyetje qe eshte njekohesisht edhe pergjigje, ose pergjigjemi me nje pyetje, ose as nuk pyesim e as nuk pergjigjemi, ose....Vura buzen ne gaz : nje bote memece.Ne fillim ishte fjala, ne fund heshtja. Po filloj vete i pari pra te eci mprapsht. Hapi i pare: Pergjigju vetem kur te te pyesin.Hapi i dyte: pergjigju me gjeste. I treti: Nxirr nga xhepi pusullen e parapergatitur „ Jam shurdhmemec i lindur. Ju lutem shkruani ate qe doni te me thoni!“. Pastaj me syze te erreta e symbyllur ne udhekryq, ku njerezit te ndihmojne te kalosh ne krahun tjeter...
    Rrufita nje gllenjke kafe, ndeza nje cigare, vura muziken qe kisha degjuar edhe atehere, mbylla perdet, ndeza nje qiri, e vura mbi tavoline e tek shikoja flaken qe dridhej e kerciste e lashe veten te bjere ne rrjedhen e tingujve derisa pak nga pak humba vetedijen e kohes, te vendit e te identitetit. Fillova te tundem ngadale ne fillim e pastaj me shpejt, te rrotullohem ne ritem e nuk zgjati shume kur fola edhe fjalet e para me nje ze tjeter...(vijon)

Faqja 4 prej 25 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •