-
E keputura renkon ndarjen
Nyjen qe kerkon keputjen
Pika eshte e zeze, i bardhe mesi
Beteje pa ze e koherave
Paralele qe kerkojne nyjen
e gjejne ndarjen, renien...
Gjetheve shkruar dege
Damare nyjesh, perlidhjesh
Linja shtrengimesh te ngrohta
eshte 8 shkronje a pasqyrim?
dy rrathe qe puthen, tangente
Rrethore jane bebezat
kater shumezim nyjen, tete...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 03-09-2006 mė 08:51
-
-
Mana shkundur gjinjve te tu
Butesisht te embla thithkat
Me te mirat i mbledh per me vone, ca i ha
E me shfaqen mes aromes plakat qe nuk jane me
Kopshteve qe nuk jane me te Tiranes
Pjeshke, vishnje, fiq e dallendyshe
Pantallonat e shkurtera, vajzat e klases
Te kam dashur qysh atehere e me pare
Kur thithja nenen qe premtonte tjeter
E ndoshta kam lindur ne medyshjen
Te jetoj ndoshta edhe pa te pare
Kam degjuar per ata qe u kthyen prape
Tregojne se pane gjithe jeten menjehere
Nese nuk genjejne a u genjyen nga te tjere
Atehere edhe te duhesh eshte si te vdesesh
Pse nuk e pyeten Llazarin a donte te ngjallej
Mbase do kish theneLerme,se nuk e dua jeten!
-
-
Gjuhe te re do shpik per ty
Me fjale te reja, te virgjera
Te paperdorura nga askush
Jo fjale jo, po muzika
Me tinguj feshferites
Qerthullime e zukatje
Peshpeshe, klithma
Nuhatje, guduli e afshe
Kumt per shqisat
Te mbash ere e te degjosh
Lekura te dehet ne djerse
E t`mos thuash dot as “Mos!”
Vetem “Oh!” a “Zot!”
Kur te shohesh luleshtrydhet
Si cati te vockela perrallash
Me xhuxha, mjaltin buzeve
E hunde qe genjejne kur zgjaten
Te me kujtosh per gjyshen
qe trash zerin e te tremb pak
Te shkrish e te ngrish lugjeve
Plot ujq, luane, aliene, zana
Do shtangemi, thermohemi
Malet takohen, kush tha jo?
Do renkojme orteqe, molle
qe na bien ne koke dikur
sikur Njutonit..me fal doja
te thoja Eves, Adamit.. ok?
Do gjakojme, perfaremi
Thellmbulohemi, sterpikemi
Ah..ne kllapi enjten bajamet
Trashen damaret,buzet dridhen
E sa per emrat e Zotit shqip ja:
“ Jamkushi, asdik, moscak
ashiē, tejmund, nukmos, veēdash ”
e keshtu gershet, mpleksje,gjerdan
gurgullimash, rrjedhash, pasthirrmash
cka degjova, hengra, fjeta, pashe
Kembane e heshtjes me kujton ne ty
Tempullin pus te syve ku u pika, humba
Zoti je dhe ti, dhe une, edhe i treti
Qe terheq litaret ne kulle, kur tretet muzgu
Paemer, synxjerre, gjuheshkulur, i thjeshte
Debore e vdekjes tek mbulojme tjetrin
Borebardhe e fjetur perposh xhamave te kaltra
Fleme dhe ne e na zgjon derti se kujt i duhemi
Duhemi, fjale dykokeshe si shqiponje e trurit
Hemisfere e dashjes ne te majte perdellen lirine
Ne te djathte ruan ngulet ciklopi i fatit ata qe dalin
Po mjaft me kuqezine, atdheu e te paret je ti
Ku belbezojme serish te paren fryme me fjale kurmi
Te vjetrat rrokje qe degjoi Moisiu ne mal....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 03-09-2006 mė 14:30
-
-
-"Kur shihemi ne sy eshte sikur te vesh dy pasqyra perballe. Cfare pasqyrohet ne to?"
-"Nje sfere pasqyre nga brenda pasqyron pafundesisht pasqyrimin e vetvetes. Nuk ka gje me pa fillim se kjo. E pa fund.
Ja keshtu je ti dhe bota. Nese kerkon pikenisje e fundpasoja rrotullohesh kotesisht drejt boshtit te kohes.
Mos kerko e mos gjej pra me mire. Leri idete te fluturojne mbi vetedije si rete mbi uje. Eshte e njejta gje, i njejti element; dy pasqyra perballe, syri dhe bota.
Je kova e bota eshte pusi. Te dyja mbushen e zbrazen, ashtu sic rete mbushin pusin e detit dhe mbushen nga ai."
-"Cfare eshte thelbi i ujit?"
-"Ne thelb ujet eshte si forma qe ai merr. Eshte levozhge e thelb njekohesisht. Te dyja, forma e permbajtja, nuk jane gje tjeter, vec dy pasqyra te vendosura perballe qe pasqyrojne njekohesisht vetveten dhe pasqyrimin e saj ne te dy kahet,nga brenda jashte e nga jashte brenda. Pyetja e pergjigja, fillimi e fundi, gjithckaja dhe hici, jeta e vdekja, pula dhe veza."
-"Po fjala eshte e tille?"
-"Natyrisht!"
-"Nuk eshte absurde te flasesh per ate qe nuk thuhet dot?"
-"E kote eshte"
-"Atehere?"
-"Fjala pasqyrohet ne heshtje sikur Narcizi ne pellg. Po edhe heshtja ne syte e fjales"
-"Cfare eshte pertej tyre? Nese e thua nuk eshte. Nese hesht nuk eshte. Te flasesh dhe heshtesh njekohesisht nuk mundesh.Si do dalesh nga ky labirint?".
" E cfare beri mjeshtri?"
"Ne castin qe une thashe "pertej" e zuri gjumi"
-
-
i/e regjistruar
Yjori!- you are the best!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Te puth mendjen,duart dhe shpirtinnnnnnnn!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga delira : 06-09-2006 mė 09:54
-
-
Pjekur jam, gati pėr tė rėnė,
e nėse nuk vjen askush e mė kėput
(Si njė fik te madh tė zi degėve tė ulta
me tul lėngėzuar nga rrezet e bark tė kuq,
ku vallzon njė fėmijė prej zjarri flakė tė pakuptueshme,
ngjizur me thėngjij yjesh nga shkėndijė endacake
qė mbars me dritėshpirt botėt e frutin)
do ēahem , pėrgjakem, rrėgjohem si plagė
enjtur nga nektar i sė pathėnės , buzė e tharė
e atyre qė ngjitėn Himalajėn e nuk zbritėn prapė
Ėshtė mund i ėmbėl peshė e vetes
varur nė fill, duke pritur dorėn e shtegtarit
qė rastėsisht a jo mes kokrrave tė zgjedh,
buka e mish ulur nė sofėr tė gjuhės, mėndjes
si fjalė e pabėrė, akoma syth nė kohėfillim
e mė parė akoma, ngashnjim i farės sė hedhur
nga duar tė tjera djerrinave tė pashkelura,
ku nga gėrmadhė e reve kulloi tymi, ngriu, u tret,
shkriu dheun, u bė baltė, u mbush me frymė,
u harlis nė pemė, kėrceu degė mė degė,
zbriti, u ngrit nė kėmbė e nisi tė ecė
Shumė shkuan udhės e pak u ndalėn,
pėr tė kthyer kokėn, pėr tė parė ē`lanė pas,
shkuan e humbėn nė horizont si djersė rrudhės,
kaluan pranė, pėrhumbur jehonės sė hapave,
u zvogėluan tutje derisa u zhytėn ngadalė
nė prehėr tė tokes, det dheu me peshq kockash
dhe valė kėmbėsh e ishuj rrėnjėsh qė mbajnė
kėtė pemė, nėn hijen e sė cilės gjethet pėshpėrijnė
tė ardhmen, kohėfundin, tjetėrsinė, majin
Ngriji sytė e shikomė si fėrgėlloj nė pritje
tė asaj qė duhet apo thjesht ndodh, hije
qė dridhet nė zheg, ku rruga tundet si urė
honeve tė horizonteve, gjinjve tė lehonės
qė mbushen nga lėng i bardhe i heshtjes,
thithka qė mbushin gojėn e hapur tė kėrthiut
tė pėrfjetur degėve tė krahėve, vezė nė fole
qė ēahet, hapet e derdh jashtė fillesėn, fjalėn,
mbarsur nga shkėndijė endacake, fėmijė zjarri,
hije e pakuptueshme qė me flakėt hedh valle
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 21-09-2006 mė 16:44
-
-
i/e regjistruar
Super gemacht!!!!!!
Muahhhhhhhhh!!!!!!
-
-
ngrire si hukatje vese drites se praruar
rruaze e lengut qe pikoi vrimes se shpuar
etjetj..thua ti diku lart..
cdo me thene HUKATJE?
kush e shpoi vrimen..
a ngriu apo rodhi ajo rruza e veses..
apo kish ngrire po na duall nje vrime e vate rodhi..
aman derman .. freno nga njehere kur derdh fjale..
......
Shumė shkuan udhės e pak u ndalėn,
pėr tė kthyer kokėn, pėr tė parė ē`lanė pas,
shkuan e humbėn nė horizont si djersė rrudhės,
kaluan pranė, pėrhumbur jehonės sė hapave,
u zvogėluan tutje derisa u zhytėn ngadalė
nė prehėr tė tokes, det dheu me peshq kockash
dhe valė kėmbėsh e ishuj rrėnjėsh qė mbajnė
kėtė pemė, nėn hijen e sė cilės gjethet pėshpėrijnė
tė ardhmen, kohėfundin, tjetėrsinė, majin
bukur shkruan or yjor..
po kujdes nga kodrombasbregoizmi..
lexo Gim docin nganjehere..
i vetmi qe asnje fjale nuk e ve kot ne poezi..
kurse kodrombasbregoistet tashme jan armate ketu ne forum..
futi nje te lexuar para se ti postoc..
vazhdo..
e veru titull ..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-09-2006 mė 22:44
-
-
Ketu mbyllet kjo teme. Nje permbledhje te redaktuar te shkrimeve te ketushme do e gjeni tek kendi letrar. mireushikofshim ne temen e re.
-
-
i/e regjistruar
yjori,
mire qe ke gjetur poezine t`i rrefehesh, se nuk do kishte psikolog ne bote te sillte mbare gjithe ate rremuje qe ke ti perbrenda.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt