-
bukur yjori..
je Poet .. ska fjale..
-
-
Zhytesit gjeten kufomen
e nxoren ne breg
i cuan fjale familjes
e nje ndjenje e turpshme lehtesimi
e beri zine me tragjike se c`ishte
Ndoshta ia la vendin faktit
kapaket u mbyllen, the end
Nje grusht dhe
Amen!
Ne skafander te gjoksit
merret fryme me zor
e mes turbullit
tretet nje tjeter kufome..
-
-
Mbylla kanatat e u futa brenda
kalova para te gjalleve e fotove
permes varrezes, shkretetires
anash labirintit, rashe ne gjunje
piva shurdherine e qetesise
e bera tutje si ne gjume
Eshte ndryshe ajri ketu
e qeshura kumbon ndryshe
Jehone e mendimit qe piket
Fjales qe shuhet ne uje
lashe lekuren ne breg
e u zhyta ne shkume
I bardhe boshlleku
tek tuk lind turpshem
nje flluske, fluturon shkurt
e pelcet pa zhurme
E nje shi qumeshti
meket ngadale ne buze
thithke e bute mbushet
me rrahje temthi, me puls
-
-
Rruga, kjo drejteze
eshte paralele e vetvetes
hici e pafundesia
jane pikat prerese
Takohen e nuk takohen
vetem aksiome
Si do ishte me ?
"Sowohl als auch"
apo "Weder noch"
E perfolem kaq here
"shkon e vjen"
Nuk ke pse
vec je...
-
-
Tatepjete tani
poshte afrohet cdo dite lumi
e une nuk di c`shije ka ujet e tij
Mbase i kripur nga lotet e atyre qe nuk pine
ndoshta i embel, sherbet i shegeve qe plasen
Me eshte thare gjuha, fata morgana e se djeshmes
ca vajza qe qeshin e ma bejne me dore
Dikush me shkruan me pende thinje
permbi lekure ate c`kam bere
percart lexoj rrjeshtat e rrudhave
e nuk kuptoj se c`do te me thote
Me shtyjne, terheqin, puthin, rrahin
duar e buze te tjeterkujt
ortek i turmes qe per se mbrami
eshte vetem e kohes zhurme
-
-
Zbardhi, por askush s`eshte zgjuar
nuk di c`bote eshte, jam i hutuar
ne jermin e deshirave qe u shuan
u dogjen krahet e flutures se verbuar
Nuk di ne flene akoma shpezet, apo shkuan
asgje s`leviz aty ku dashuron e vuan
ngrire si hukatje vese drites se praruar
rruaze e lengut qe pikoi vrimes se shpuar
-
-
Nuk di ne eshte mire te shkruash
Perendia e fjales eshte e heshtur
Po perendia e heshtjes je ti
Ndaj bej dhe une gabimin qe bene te gjithe
Kur perseriten ate qe tashme dihet
Patjeter eshte e shkruar diku
Per lengun e erret qe mbush bebezat e tua
Ndersa zogjte e nates ngrihen ne mua fluturim
Kur shnderrohemi papritur ne te tjere
Moter e vella, nene e bir, baba e bije
Per murgjit e thare te shkretetires
Ku shkojne rete vrenjtur e nuk ndalen
Per syte qe ndizen flake e vetetijne
Rrufe, plas dicka perbrenda, derdhet
Fillon stuhia, te carat nxjerrin tym e lagen
Me siguri, ne ndonje liber te shenjte
Na thuhet mos te adhurojme idhullin
Po ti me bere te harroj perendine
E te ngushelloj veten me Gjonin:
”Ka njohur perendine ai qe dashuron!”
Miliona here u bene krahasime me mjaltin
Frutat, pellumbat,veren e cdo gje te bukur
Me nuk di, ne koke bie vec ti e mendja ngrin
Vdekur ishim, ra boria, nga guvat dolem
Te humbur qe u gjeten per t`u humbur
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 02-09-2006 mė 15:21
-
-
Jerm liria
akull te ftohte gishtat qe percart
lexuan ne librin per te verber te prangave
tundimin per t`u hedhur prej zgripit
Hapur eshte humnere e qiellit
nga dritaret kercejne te dashurit, bota
c`ka mbetet fluturon o digjet
Sheh veten nga siper
Ashtu si shiu shiun, Zoti te tijin
E ngjitja shuan ngadale fjalet, hijet
Poshte tretet ne tym mendimi
“Dha shpirt”, thone ushtaret e thyejne kercet
Perdja griset , ngrihen te vdekurit
Vihen rradhe para ne dy rrjeshta si barazim
Gjithesi dhe hic, ADN e te kundertave
Gershet jetesh, x e y , jang e jin
Pertej parajses, perendise, Big Bang-ut
Rremujes, dogmave, dashurise, unit
Fle ne nje djep te vogel padija, shuarja
Mosqenia, liria...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 02-09-2006 mė 16:03
-
-
offline
Nuk lidhem dot
“Faqja qe kerkon
nuk funksionon per momentin”
beme on
mos me ler fillikat vetem
I rashe botes pash
E nuk te pashe
Vetem kur u leshova, rashe
Me prite, me mbushe me kashte
E me vure si dordolec jashte
Me vijne rrotull si korba
Duan te hane
C`tu jap? Fjale te kota?
Zgjohem une, fle bota
Pergjumem menjane
Enderroj babane
Qe me pret matane
Brigjeve te ngrohta
-
-
Vras mendjen se c`fshihet nen rrasen tuaj
Varreze e pacak ushtaresh anonime
Kafsha e zbuleses eshte gati te dale
Nuk do habitesha aspak
Nese papritur do nderronit uniformen
Vrisnit foshnjet, hidhnit ne ere
E te me kryqezoni
Nuk ka ndryshuar asgje
I njejti vaj ne kandil
E njejta flake, drite e lige
Shndrit dhembeve ne terr si thike
Po nuk eshte per te pasur frike
Vetem per te ardhur keq
Nuk dine c`bejne
Vene helmetat, marshojne
Qorrsokakeve si femije
Luajne lufte, vriten, marrin jete
Luane ne kotec
Asgje per t`u merzitur
Keshtu ka qene gjithmone
S`eshte hera e pare, ndoshta e fundit
Qe shihni enderra te keqija ne gjume
Tjetrin qe te tremb kur shkon ne pune te tij
Sinoreve tuaja, ku tmerri hedh hije levizese
E urdheri zbatohet pa u menduar, shpejt
Gisht i ankthit shtyp kembezen
Ti je tjetri, e ja qe vrave veten
Askush nuk do te mendoje me
Vec ndonje kalimtari te vetmuar
Do t`i behet nje lemsh ne mendje
Kur shkon anash varrezes tuaj
E aty nuk ka emra, po vec kryqe
Te gjithe njelloj deri ne fund
Duke parakaluar edhe ne vdekje
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt