Close
Faqja 22 prej 25 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 246

Tema: Puls

  1. #211

    Reprise

    Hapa syte,nje pike shiu ne ujvaren e berjes…Nje lot ra ne pus te kohes se pashterur
    Dikush hodhi nje kove, lau fytyren apo duart…Keshtu u bera tjeter, kokerr djerse ne balle
    Vapa me thau shpejt, ne afsh te djegies kullova faqeve te qiriut dhe ngriva fjaleve…
    Pike uji faqeve te shpelles. Te bie apo te mos bie ? Rashe…Ne ujvaren e kohes
    Pike shiu ne balle te reve, lot syve te turmes, afsh qe ngjitet lart atje ku qan gjithshka
    Ne pus te nates ku lindi ai qe pa driten e botes per here te pare…
    Sa e gjate eshte rruga? Ca hapa dhe pak kohe..
    Sa e shkurter eshte koha? Ca rruge , nje jete,pak ngjarje
    Sa zgjat kjo ? Dy jete ne kryqezim.Nje pike ne mes si renie,
    Nje gur ne pellg, nje pike ne fund…C`doja te me thoje ?Ku fillon levizja ?
    Ne fund te mbarimit ? Ne prag te asaj qe ndodh ?Aty ku jemi ?…
    Pashe veten, pike drite ne fund te lotit, pike loti ne fund te syrit,
    Pike djerse faqeve te rruges, pike gjaku gardheve te zemres
    Pike mjalti faqeve te bletes, pike rreshire faqeve te trungut,
    Pike dylli faqeve te nates, pike ne fund te virgjerise se letres..
    Pike ne fillim, aty ku bebezon fjala,ne mbarim..
    U pikellova…Sa here u pame ne sy ? Sa here folem ?
    Sa here djersitem bashke ?Sa here pikoi drite ne syte tone?
    Sa here lame fytyren e perlotur ne pus?
    Apo qe nje pike gjaku ne gardh te lotit
    Lot ne prag te zemres? Po trokasin!
    Dera u hap, hyri drita. Pame njeri tjetrin te cuditur…
    Kaq prane dhe prape te panjohur ne dhomen e ndenjes…
    Te verber ulur rreth zjarrit, flaket na ndricojne qepallat
    Ngrohim duart e ngrira , dikush thyen shkarpat…
    Kush e pa driten e botes dhe nuk u verbua ne terrin e saj?
    Kush e degjoi kengen e vdekjes dhe nuk u magjeps nga hiri i saj?
    Ne beme sikur nuk e degjuam me syte ngulur ne zjarr
    Xixellonja qe vdesin ne lindje, ne fillim te gjithshkaje..
    Nje pike blu ne syte e lodhur mbjellur ne bebezen e shiut
    Lekundet ne eren e loteve... Sa kohe pame ate qe ndodh?
    Pame njeri tjetrin te habitur ne prag te rrjedhes se vazhdueshme…
    Pime uje me duar dhe lame syte ne dolline e njohjes…
    Nje pike drite ne syte e tu.. Nje pike dylle faqeve te tua…
    Nje pike uje nen gjuhe…Pikellim
    Aty ku fillon, ne mbarim...

  2. #212
    Piktura qe bere mbreme nuk eshte thare akoma
    E bukur eshte ndonese nuk kuptoj asgje
    Hm, art modern? Pa rendesi. Nejse.

    Me ke bere dhe mua
    Ja keshtu sic isha e jam
    Ndoshta ke shkruar dhe daten e vdekjes diku
    Thjesht nje numer midis 1 dhe 31, 2040-50
    Sa luftera do kemi deri atehere? Sa Envere?

    Kafen e bej vete, natyre e qete
    Sikur ta pinim bashke
    Po ti nuk pi, as ha
    (Thote Mohameti te pakten)

    Eh, eshte ca heret per mendime te tilla
    C`te bej? Po te tjeret c`bejne?
    Asgje te re. Cohen. Vrasin. Hane . Flene.
    Hap televizorin me nje fjale.

    Reklama paste dhembesh
    Na duhen gjera te bardha
    Ashtu sic ty telajoja
    E syve tane, e ketij agu
    ku shkarravite planin e asaj qe ndodh

    Apo te zeza, boje flokesh si nata
    Qe ti rrufite per te mos fjetur
    Ndersa gjysme e botes flinte
    Levizje kuajt ne gjume
    Luaje shah me anen tjeter

    Fundi nuk me duket larg
    Nje i krisur, ca bomba
    Shah mat!

    Si llumi i kesaj kafeje
    Enderr e pare
    Dinosaure, faraone
    Diku ne Tirane

    Nje akuarel syve
    Kthjellohet tymi
    Dy cigare rrjesht
    Miremengjes!

    Pak muzike
    Ca internet
    Tani ik
    Lerme vetem o alien!

  3. #213
    E c`te shkruash ne nje dite si kjo?
    Ftohte,
    Fjalet ngrijne ne koke
    Nga casti ne cast ndonje idiot
    Mund te hedhe ne ere boten

    Nuk te hyn ne sy asgje
    Vec habitesh se si
    shkruhet akoma poezi
    flitet per te bukuren
    eshte i bukur tsunami?
    Kerpudha atomike?
    Iraku?Irani?

    Shkojne ne Hene, ne Mars
    Heronjte e rradhes
    Vetem superstars
    Sa i vogel jam!
    Poshte Ajnshtajni!

    Mbylli perdet mike
    E me ngroh me fryme
    Jane kohe epike
    Me zjarr e me tym

    Me mire ne terr
    Me mire majmun
    (me xhaxhin Enver,
    dhe Partine e Punes)

    “Me sheqer dhe hurma”
    Huh, m`u kujtua prape...
    Individi dhe turma
    Pi pastaj e behem tape

  4. #214
    Debore e shkelur
    heshtje e perfolur
    nga papagajte
    te dehurit
    ne Mac Donalds
    Nje loveburger, cola
    flamur ne Hene

    Recycling
    fytyra e nje vetevrasesje
    dikujt tjeter ju ngjit
    edhe gjuha eshte plastike

    Perdoret njehere
    shkrihet, paketohet prape
    mbushet me leng
    leng fjalesh
    e keshtu me rradhe

    Te pime pra diturine
    qe e ben majmun njerine

  5. #215
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    thjesht... me lundron neper gjak...vargu yt...

    shume bukur .....
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  6. #216
    Sa kohe u bene qe nuk kam pare kale
    Vetem makina, trene dhe avione
    E emisione me bisha ne tv

    Kam te bej me ca te gjalle
    E me te shumten me fantazma
    Qe shkruajne shpesh anonim
    Skllever qe humben lirine ne kumar
    Ose aplikime per pune heronjsh
    Poete qe u vetevrane a u cmenden
    Te tjere qe duan doemos te jetojne
    Qofte per para, seks a ku di une cfare

    Ka kohe qe nuk kam pare me dele
    As gomere. Vetem ca qen race
    Rralle ndonje mace.
    Politikane, prominente
    Rruges ndonje kalimtar te thjeshte
    Lajme, reklama, prape lajme
    Kafe, cigare, internet

    Heren e fundit ne zoo
    Nuk di pse u bera keq
    Fundja nuk ke nga ta dish
    cila ane e gardhit eshte mbyllur
    e nese eshte keshtu vertet

    Kam vite pa lexuar nje varg te bukur
    Nuk di pse me duken fjalet
    Si ato vajzat qe i mashtrojne
    E i cojne prostituta ne Itali
    Te gjithe shkruajne per dashurine
    Une nuk paguaj, masturboj
    E pikerisht kete bejme te gjithe
    Me ca figura e ndonje rime

    Sa kohe qe nuk kam pare te vdekur
    Vetem filmat, lajmerimet ne gazete
    Kortezhet jane sekrete, varrimet out
    Operacione plastike dhe futboll
    Qeska me mbishkrime, shkence
    Ngrohje globale, bota sot

    Cfare nuk do shoh me ne 2050-ten?
    Do na marre malli per ndonje te gjalle?
    Kur te vene maskat, kundragazet
    A te mos dalin fare nga raketat
    Bunkeret, virtualiteti, kafazet
    Laboratoret, zyrat, getot

    Ose me mire te pyesja
    Cfare do shohim akoma?
    Kaloresit, Mesine, Dexhallin?
    Djallin e pame dhe ferrin
    Adolfin, Josifin, Enverin

    Film i vjeter
    Shtyp susten tjeter

  7. #217
    Ushtaret kane mberritur
    Po nuk e dine
    U duhet derguar dikush
    Qe t`ua thote
    E atij i duhet nje perkthyes
    Perkthyesit noteri
    Noterit deshmitare
    Deshmitareve roje
    Rojeve urdher
    Urdherit shef

    Shefi ka vdekur
    E ne varr te tij
    Kane mberritur ushtaret
    Nuk e dine
    Po me mire keshtu
    Se po t`a dinin
    Do zbatonin urdherin.

  8. #218
    5000 dite e 4999 nete
    me duhet te ha e te fle
    mbeten ca vjet
    ca vjet per te kuptuar kush jam
    kush je

    Ky hic i pafund me perkund
    me tund, me shkund,me mund

    e derisa te leshohem fare
    te zgjidhem, thermohem e thahem
    duhen ca vjet
    ndoshta jete

    Kohe ka, se koha s`eshte
    ajo qe sheh tashme ka ndodhur
    eshte e thjeshte, tejet e thjeshte
    vec hap e mbyll syte e lodhur

  9. #219
    Kjo godine pa dyer e dritare, ku e vetmja drite jane syte
    nuk dihet c`eshte; tempull,hotel apo burg

  10. #220
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Citim Postuar mė parė nga yjori
    Kjo godine pa dyer e dritare, ku e vetmja drite jane syte
    nuk dihet c`eshte; tempull,hotel apo burg
    Eshte kafazi i Diellit ne kraharor te Endrres....
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

Faqja 22 prej 25 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •