Close
Faqja 6 prej 25 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 246

Tema: Puls

  1. #51

    Mize

    Kam rene ne rrjete prape
    ne cirk akrobat
    ne rruge hap
    ne torbe buke
    gur ne shtrat
    rruaze ne gjak
    po thur nje cerge te re
    e kohes merimange...

  2. #52
    O sa gezim! O sa gezim!
    Te gjithe po shkojme ne varrim...

  3. #53
    Kur do mbaroje ky film i ndyre?
    Zgjohen,lahen e shihen ne pasqyre...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 06-07-2004 mė 14:26

  4. #54

    Prozaike

    Me thane prape " Miremengjes", fotokopje e se djeshmes, kafe
    hengra dreke e perseri kafe, dy cigare rrjesht, ne tym te pashe prape
    te nxorra nga ujet, te dhashe fryme, hape syte, jam ne kllapi me the
    buzet mavi nga te ftohtet e dridheshe, te peshperita nje fjale ne vesh
    U ngrohe dalengadale, e ne preherin tim te zuri gjumi, ecja me kujdes,
    Kalimtareve u beja shenja me gjeste te heshtnin, mbylla perdet
    Rrija anash shtratit tend, rrugice me kalldrem, nje plake ulur ne gur
    Femijet lozin me top, hurmat mbi komodine e kavanozat e recelit
    Vjen era narkoze ketu, hap velezat per here te fundit, po me therin
    Dikush me nje skufje te bardhe e fshese ne dore hap deren, fut koken,
    e mbyll prape, me perzihet, nje aeroplan letre te ka ngecur ne floke,
    deshiren e fundit thone, prifti lexon pasazhe nga darka e fundit,amen,
    Vishnjet ne oborrin e gjyshes, tavani i drunjte me hieroglife hijesh
    nje njolle ne mur, carku i akrepave kapi edhe nje sekonde tjeter
    gardaline e verdhe me dy pika ne gjoks, ne radio nje kenge e vjeter
    Eshte e djeshmja,nje kolle e thate, po me rritet mjekra e rrudhave,
    nje pauze e e sikur te mos kete ndodhur gje pergjigjem "Miremengjes"...

  5. #55
    Shkoi edhe nje dite
    pa shume zhurme
    e pervec drites
    nuk pashe shume

    U ngrita, leviza
    hengra,jo shume
    nikotine,miza
    gur ne lume

    Tani prape
    njelloj si dje
    do gjej ne shtrat
    gjysmen tjeter...

  6. #56
    Loz me lemshin qe te ra nga preheri kur ti po thur corapet e leshit
    Shtellungat e tymit te bardhe i ben fill, i kalon ne gishta, i ben top
    Qethur jane delet e reve qe po mjelin bijte e tu ne vathen e larget
    Te ferkohem kembeve, te lutem te me perkedhelesh prapa veshit
    E te me peshperisesh fjale tigrash ndonese ka kohe qe jam macok
    Po ti ben nyje njera pas tjetres, pa ane e fund kjo cerge merimange..

    Provoj ta zgjidh, e di qe eshte e kote, trung jam edhe vete me nyje
    Anesh vatres fle e thahem ne avullin e frymes tende te parregullt
    Gjuhe castesh me lepijne ne fytyre, qente qe ruajne tufen e lehin
    Zgjohem, nuk ka ndodhur gje, vec ti nderkohe ke bere edhe ca yje
    Menget e vjeshtes ke filluar me kacurrelat e verdha te nje mjegulle
    E vec gishtat shoh qe nuk lodhen kurre, lekure qe kockat fshehin..

  7. #57
    Mot i zymte si vaj
    Krize arsyetimi
    Me hije verdalle
    e nje tis harrimi

    Ketu jam, po pres
    pjese e karriges
    rrufis pak te zeze
    nje espresso frike

    Po vijne te me marrin
    nuk e di se c`duan
    nuk kam dhembe ari
    e nuk kam sheruar

    Ti vjen e me puth
    Pershendetje, rabi!
    Per kete ke ardhur?
    Njeri nxorri shpaten

    Me pret nje cope vesh
    Nuk qenkam Mesia
    Jam roje i thjeshte
    Beja cfare dija...

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2004
    Postime
    4
    Schön! Fillimi i shkelqyer!

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2004
    Postime
    4
    Meinte Nr.44

  10. #60
    Nese mbjell mendime do korresh faj
    Nese mbjell faj do korresh halle
    Nese mbjell halle do korresh vuajtje
    Nese mbjell vuajtje do korresh vdekje
    Nese mbjell vdekje do korresh hije
    Nese mbjell hije do korresh drite
    Nese mbjell drite do korresh jete
    Nese mbjell jete do korresh veten
    Nese korr veten, cfare mbetet?

Faqja 6 prej 25 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •