Dy fjale per prozen e pambaruar
Njerezit qe tentojne te vrasin veten e nuk ja arrijne konsiderohen nga
mjekesia si te semure psiqike. E fillova qellimisht letren me pjesen
skizofrene per te hequr qafe faqekuqet optimiste e lexuesit siperfaqsore.
Nga ana tjeter nuk doja medoemos te shkruaja ditar, as letersi, as proze e
as poezi, por dicka te ndermjetshme. Do gjej kohe ditet qe vine e do e vazhdoj, kesaj rradhe me pjesen e qete te lumit kur zbret ne lugine, se deri tani ish vetem katarakt, ku zhurma e ujit qe bie dhe avulli perreth nuk te lene te shohesh troftat e te degjosh ate qe thuhet.Jam edhe i ndergjegjshem se ka kapercime mendimesh e asosiacione jologjike. Nuk kam patur edhe kohe te ulem e te lemoj thepat, e duhej te kisha pritur edhe ca perpara se ta publikoja. Nga ana tjeter me pelqen shija e hidhur qe te le ne goje pambarimi e mungesa e perfeksionit. Ajo qe me perkedhel sedren eshte mendimi qe kam percjelle te pakten nje gjumemarrje tuajen.Ne vend te makthit do te kisha
treguar me me deshire ndonje perralle lineare nga ato me xhuxha e pasqyra
magjike, gomare qe pjellin flori e eldorado. Njehere tjeter mbase.
P.S.-Faleminderit atyre qe me kane shkruar
Krijoni Kontakt