Close
Faqja 3 prej 25 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 246

Tema: Puls

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Mik

    Urtesia eshte tipar i te diturve.
    Nuk jam as i urte e aq me pak i ditur.
    Jam i dale mode.

    Dhe une habitesha nga tere ai entuziazem i papritur ne te foluren e saj, deri sa kuptova se ajo kishte zbuluar nje ishull te ri. Andej nga vinte ishujt ishin te shumte. Kush dreqin ka thene cdo burre eshte nje ishull, se nuk po me kujtohet???
    Historia perseritet.

    NDRYSHOJNE VENDET, RRETHANET, DERI DIKU PERSONAZHET ME FALNI ISHUJT (LOOL).

  2. #22
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    hahahaha! c'mu kujtua forumi i vjeter! historia perseritet, dhe ashtu si njerezit qe kujtojne se kane gjetur parajsen, duke harruar qe ka shume parajsa, edhe yjet i ngaterrojne ndonjehere kaltersite, hihihihi, nga qe qiejt ndrrojne adresen. damn it, me duket sikur me eshte rritur dicka shtrember brenda meje, si te ishte ndonje embrion jashte mitre, dhe me dhemb, dhe me vjen keq.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  3. #23
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Meriton te perseritet ajo qe shkruajta per poezite e sjella ne gjermanisht.

    Yjori,

    qenke i krisur fare.

    Ku ke qene deri tani? E c'te kemi bere ne qe vjen e na mbyt me keto poezi (mbytja - permbytja lidhet me shpejtesine e sjelljes se tyre .... nje mase e re meriton te perfshihet ne boten e masave me kete rast: dendesi poezish te llahtarshme per dite viti)?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 28-06-2004 mė 03:53

  4. #24
    Anija ime e mjere
    Ti thyen ererat direket
    Ti grisen velat shtrengatat
    Tani ne breg ke dale
    E anuar menjane
    Valet te sjellin me prane
    Valet te largojne prape

    Dikur u nise per udhe
    Ngarkuar plot me ereza te rralla
    Indiane, zezake e kineze
    Mendafsh, fildish e temjan
    Po detaret e kishin lidhur besen
    Kapitenin e lidhen, e hodhen ne det
    E mallrat mes tyre i ndane

    Dikush morri vathet e unazat
    Nje tjeter idhujt, gjerdanet e arte
    Ndersa per te virgjeren e huaj
    U grinden gjate me fjale
    Pine, hodhen zarat e u shane
    Derisa nxorren thikat
    E njeri tjetrin vrane

    E keshtu e braktisur, pa drejtim
    Endeshe ujerave pa emer
    Diku ish thelle e diku ceket
    Aty ketu hidheshin delfine
    Po me te shumten shkrete
    Stuhite te grisnin velat
    E tufanet te thyenin direket

    Permbytur bota
    Pellumb ne dore
    E lashe te lire
    Zogun e gjore

    Ku jane te tjeret?
    Eshte bosh kjo arke
    Fillikat vetem
    Noeja i ngrate...

  5. #25
    Nje curril blu ne kafene e esellt te gjerave
    Qumeshti pikon nga sisa e qiellit
    Ler pak mish kockave
    Per korbat e nxira nga dielli

    Me kafke eshte flamuri yne i fundit
    Anije piratesh ne shkretetire
    Karvane te humbur te mbyturish
    Femijesh qe lindin te pire...

  6. #26
    Eshte bosh kjo kishe
    Vec ne te dy
    Fryme dhe mish
    Te falem ty…

    Ikona s`kam
    Vec buke me vete
    Sy qe lagen
    E pastaj ejnten...

    Me thuaj prape
    Asgje s`mbaron
    E me merr tutje
    Ne horizont

    “Jam kush jam
    Zjarr ne ferre
    Nuk jam rrush
    Jam vere...

    Ceshtje kohe
    Ja edhe ca vjet
    Shkon e vjen
    Si termet

    Dridhet kjo bote
    Rrenoje anuar
    Kjo kishe eshte bosh
    Ti me flet mua

    Prit edhe ca
    Te mbyllesh syte
    Te marr ne krahe
    Ku mos me pyet,

    Eshte kalter atje
    Vjen ere e mire
    Pa moshe te tjeret
    Pa erresire”

  7. #27
    ``Shfaqja filloi!``
    Foli peshperitesi nga vrima
    C`duan? pyeta veten
    Ah po, monolog!
    U pashe ne pasqyre
    Binjaku nxorri gjuhen…
    Fotografoi veten
    Dhe ja dhuroi vellait…

  8. #28

    thesari

    Kur hyra ne keshtjelle
    ishte muzg
    rojen e kish zene gjumi
    megjithate e vrava
    per te qene i sigurte

    Ju afrova thesarit
    dridhesha nga padurimi
    po ai ish i hapur
    e kish te shkruar
    "Zoteri,nuk ju vjen turp qe vidhni?"

    Jo, nuk me vinte turp
    Aspak!
    vetem pak inat qe ish i hapur
    e naiv si gjithe thesaret

    Kur dola jashte
    rregullat e lojes
    bera kryqin tek pragu
    mbi kufomen e rojes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 29-06-2004 mė 15:34

  9. #29
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Yjor,

    urime per poezite ne radhe te pare
    pastaj
    per 5 yjet ne teme
    per 1572 leximet (momentalisht)
    te gjitha keto per vetem 3 dite!

    P.S. kjo nuk ndodh aq shpesh ne forum, prandaj je i vecante...

  10. #30
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    haha, shiu me shkrive

    leximet duhet te jene te asaj kalteroshes nga tema e se ciles (ma do mendja) jane ndare keto poezite. Gjithsesi, yjori ka shkruar bukur....pa lene menjane faktin qe i postoi si rrufe

    Gjithe te mirat qe te dyve!
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 3 prej 25 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •