Close
Faqja 21 prej 25 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 246

Tema: Puls

  1. #201
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    (frag, nga ditari i nje te arrastisuri...)

    Me duhet te iki, perndryshe do me vrasin jo vetem mua por edhe ty. Partizanet na kane pushtuar keq. Po nuk ikem do na zhdukin. (gjithesesi po na zhdukin qofte edhe duke ikur, por te ikurit mund te kthehen , te vdekurit nuk kthehen me. Ikja eshte shprese ose mashtrim . Nese me vrasin do e marresh vesh.... se do e bejne buje te madhe , per te frikesuar te tjeret. Po nuk more vesh se me kane vrare, beso se do te kthehem. (sigurisht qe do kthehem pa pritur 10 apo 50 vjet). Dhe nese partizanet do te jene akoma ne fuqi , sigurisht qe do te me duhet te vij fshehurazi. Dhe do vij naten pa i thene askujt. Ti do e marresh vesh nga shenja qe do te jap. Do ve nje gur mbi degen e pemes qe ke ne te djathte te kulles. Dhe do vish me te takosh tek vendi .... Hajde mbetsh me shendet.

    Kaloj nje vit dhe 365 mengjeset qe ai kishte shkruar tek pema per te pare nese kishte fluturuar ndonje gur e ishte ndalur mbi dege. Kaloji dhe viti i dyte , i treti , i katerti dhe ne javen e fundit te vitit te peste,si te gjitha ditet e pritjes , ende pa zbardhur shkon tek pema per te pare shenjen e kthimit. E shikon gurin mbi dege. E merr gurin prej deges, dhe e shtien ne xhep te pelices. Hyn brenda mbush nje cante me ushqime , c'i gjendet dhe niset per tek vendi ku do te takoheshin.......
    ....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #202
    Gjithesia, kjo pike e madhe
    Loti, ky univers i vogel
    Deti, ky lot ne faqet e rrudhura te botes
    Bota, kjo rrudhe ne ballin fisnik te Zotit

    Une ne mes te botes si lot ne det
    Pike ne mes dy fjalive dritehije
    Gur qorr orbitave te akullta te flakes
    Deshire kur shuhet nje meteor

    Pak e pane kur ra, vetem te pagjumet
    Pak u kujtuan prape, vetem unet
    Sa? Aq sa pikat ne lume
    Ne rrjedhen qe vershon gjoksit
    Pine kokeulur kaprojte
    Nyjet ne koke si turbane
    te krishtere e muslimane
    Babai me te birin
    Apo vetem fare pa shoke

  3. #203
    Hapesh e mbyllesh si dere
    Fryn e shfryn nje si ere

    Jeta eshte mbase vjeshte
    Ne vere ishte me thjeshte

    Vecse s`te kujtohet asgje
    S`ka se ku shkon, aty eshte

    Po edhe ne mos qofte njelloj
    S`ke nga ta dish, ndaj besoj

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Citim Postuar mė parė nga yjori
    Hapesh e mbyllesh si dere
    Fryn e shfryn nje si ere

    Jeta eshte mbase vjeshte
    Ne vere ishte me thjeshte

    Vecse s`te kujtohet asgje
    S`ka se ku shkon, aty eshte

    Po edhe ne mos qofte njelloj
    S`ke nga ta dish, ndaj besoj

    shume e bukur...

  5. #205
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Ai ka sy te frikesuar dhe me pyet se kur kthehen shtegtaret, pastaj zgjat duart dhe i mat me te miat. Duart e mia jane teper te vogla dhe te ftohta, (gjithmone kane qene te ftohta).
    Une e shikoj dhe e gjitha me duket nje "deja vu".
    Ai do te shkoje duart e tij nder floke dhe do mendoje se mua as me interesojne shtegtaret. Po mua nuk me vjen keq per kete edhe pse ai mund te zemerohet, (Ai behet i bukur kur zemerohet). Une do te pi deri ne fund kafene time dhe do mendoj se ne ballkonin e shtepise, pikerisht ne dhjetor do kete celur zambaku i bardhe.
    Te nesermen do te ndodhe e njejta gje, vecse ai do me thote se ka pare nje shtegtar qe eshte kthyer, ndersa une perseri do mendoj se ne kete stine cel zambaku im i bardhe.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  6. #206
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Ikja jote e zhurmshme, cau heshtjen time.
    Duart e mia te pergjakura nga vrasja e mendimeve
    Cuditerisht u bene me te shkatheta per te levizur,
    ngarkuan ne nje karroce te perbaltur
    te gjitha fjalet e tua, cdo qendrim tendin
    pretendimet, deshirat e tua te marra, aromen e trupit tend,
    dhe i nisen larg.
    Pastaj enderrova se flija e qete mbuluar me nje qiell plot me yje.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  7. #207
    Degjoj tek flitet per atdheun
    kete cope imagjinare buke
    kafshuar nga goja me te njejten gjuhe
    e me vjen te puth...

    C`fjale eshte kjo?
    Tingulli i mbytur i buzeve
    apo krisma e pushkes a kolles
    atdheu eshte kudo
    Kudo mbaj mishin ne krahe
    Koken mbi supe
    Floket mbi lekure
    Kockat, trurin, shoket, te tjeret
    A me mbajne ata mua si rruga turmen

    C`gjuhe flasin te vdekurit?
    Anglisht ne parajse?
    Po ne sketerre?
    Atdheu leviz shpejt
    Atdheu ringjallet, vdes
    Shqiptar, grek apo kinez

    Duhen leruar tokat me spirance
    Zgjidhur kuajt ne leme
    Kafshet ripertypese ne mence
    Katror eshte atdheu
    105 grade
    Mbyllet si sportel kur fleme
    Kater horizonte si qeli
    i rrumbullt nga hena
    pike ne harte
    kur shuhet dielli, i zi
    pulson ne gji
    ha,pi, zgjohet, fle, plak, femije
    une e ti

    Ra pertoke e puthi token
    nuk dinte se ku kishte koken

  8. #208
    Po rri ketu e po pres
    te me ulet nje pellumb ne koke
    Eshte vone, te gjithe flene
    nuk njoh njeri me emrin Gjon

    Pse nuk na dhane bese?
    Na bene e leshuan tutje
    pa fe, pa rrenje, pa shprese
    pa forme, pa trajte, si uje

    Pagezome pra me zjarr
    ne dhe do me shtini ju
    do fle atehere ne ajer
    e do behem pellumb

  9. #209

    Reprise

    Hapa syte,nje pike shiu ne ujvaren e berjes…Nje lot ra ne pus te kohes se pashterur
    Dikush hodhi nje kove, lau fytyren apo duart…Keshtu u bera tjeter, kokerr djerse ne balle
    Vapa me thau shpejt, ne afsh te djegies kullova faqeve te qiriut dhe ngriva fjaleve…
    Pike uji faqeve te shpelles. Te bie apo te mos bie ? Rashe…Ne ujvaren e kohes
    Pike shiu ne balle te reve, lot syve te turmes, afsh qe ngjitet lart atje ku qan gjithshka
    Ne pus te nates ku lindi ai qe pa driten e botes per here te pare…
    Sa e gjate eshte rruga? Ca hapa dhe pak kohe..
    Sa e shkurter eshte koha? Ca rruge , nje jete,pak ngjarje
    Sa zgjat kjo ? Dy jete ne kryqezim.Nje pike ne mes si renie,
    Nje gur ne pellg, nje pike ne fund…C`doja te me thoje ?Ku fillon levizja ?
    Ne fund te mbarimit ? Ne prag te asaj qe ndodh ?Aty ku jemi ?…
    Pashe veten, pike drite ne fund te lotit, pike loti ne fund te syrit,
    Pike djerse faqeve te rruges, pike gjaku gardheve te zemres
    Pike mjalti faqeve te bletes, pike rreshire faqeve te trungut,
    Pike dylli faqeve te nates, pike ne fund te virgjerise se letres..
    Pike ne fillim, aty ku bebezon fjala,ne mbarim..
    U pikellova…Sa here u pame ne sy ? Sa here folem ?
    Sa here djersitem bashke ?Sa here pikoi drite ne syte tone?
    Sa here lame fytyren e perlotur ne pus?
    Apo qe nje pike gjaku ne gardh te lotit
    Lot ne prag te zemres? Po trokasin!
    Dera u hap, hyri drita. Pame njeri tjetrin te cuditur…
    Kaq prane dhe prape te panjohur ne dhomen e ndenjes…
    Te verber ulur rreth zjarrit, flaket na ndricojne qepallat
    Ngrohim duart e ngrira , dikush thyen shkarpat…
    Kush e pa driten e botes dhe nuk u verbua ne terrin e saj?
    Kush e degjoi kengen e vdekjes dhe nuk u magjeps nga hiri i saj?
    Ne beme sikur nuk e degjuam me syte ngulur ne zjarr
    Xixellonja qe vdesin ne lindje, ne fillim te gjithshkaje..
    Nje pike blu ne syte e lodhur mbjellur ne bebezen e shiut
    Lekundet ne eren e loteve... Sa kohe pame ate qe ndodh?
    Pame njeri tjetrin te habitur ne prag te rrjedhes se vazhdueshme…
    Pime uje me duar dhe lame syte ne dolline e njohjes…
    Nje pike drite ne syte e tu.. Nje pike dylle faqeve te tua…
    Nje pike uje nen gjuhe…Pikellim
    Aty ku fillon, ne mbarim...

  10. #210

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •