E perkohshmja
Krimb ne man
Me pertyp fletet
Mall hall
Mendafsh
Boll me dada
E belbezim
Ceshtje kohe
E durim
Hesht e prit
C`te besh tjeter?
Me mire me vrit
Se sa vetem...
E perkohshmja
Krimb ne man
Me pertyp fletet
Mall hall
Mendafsh
Boll me dada
E belbezim
Ceshtje kohe
E durim
Hesht e prit
C`te besh tjeter?
Me mire me vrit
Se sa vetem...
Pershkome si filli gjilperen
e qendisme qefinin
me delfine qe hidhen
me dafine
me thinje
e shtrime
ne ndonje koder
detin perkunder
verine
Shkumen ne buze
bregun ne sy
grahmen e vales
fryme...
Lagme si lot
e me njom anen
varken qe tundet
brinjet
e hidhme, pritme
shtrat
arke
batice
e ftohte shkume
e gjinjve..
Fllad i castit te ngjeth
dridhesh si gjeth
feshferin
nje fjale te re
perseri...
Veshtire te kuptosh
ate qe thuhet
te peshperin
nje i shurdher
ne vesh...
Jep e merr me veten
te njejtin puls
psheretin
tjeter kove
ne pus...
tjeter kove ne pus=?
ndersa une te dija det!
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Nate, kur ikonat nuk duken
e te mungon
nje pike fikse
nje rruge
nje shpirt
dicka kunder vetmise
ilac ndoshta
apo nje fjale te mire
nis te flasesh me vete
per perendine
pafundesine
te nesermen
pret te gdhije
gjumi nuk te ze
kembe te ftohta
erresire
disi i mpire
te renda kockat
ne tru nje vrime
prej nga pikojne
shirat qe vijne
fryjne mendime
te kundertat
lageshtire
e hyjne minjte
frike ne gji
behu qiri
shuaje driten
e hesht ne zi
e prit
prit te te ndeze
dikush serish
mos pyet kush
as se si
thengjill ne hi...
malli per dike
nuk te pyet as ty
as ate!
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
po risjell kete teme dhe disa te tjera ne faqen e pare, per te rikujtuar "famen" e dikurshme ..![]()
nuk e duroj dot i-ne pa pike.
Breg eshte anija
Pleqte me kembet ne uje
Ma bejne me dore te afrohem
Eren ne kurriz si kale
fryhem, shkumezoj, rrezohem
Vale mal
Mall valle?
E gjeten kruspullosur, pa ndjenja e zhytur ne gjak. Nga te dhenat qe i erdhen te nesermen sektorit te brendshem nga informante te ndryshem per ate qe kish ndodhur, u arrit te shkruhej nje raport, i cili rezultonte se nje i ri trupbeshem e kish goditur viktimen ne koke me nje tulle te mbeshtjelle me gazete tek po priste autobusin per ne pune.
Sherre te tilla nuk ishin aspak te panjohura per shefin e kriminalistikes se rajonit. Normalisht ishte edhe e kote te kerkoje motivin e incidenteve te tilla. Ose pjesemarresit ishin te pire, ose ish vazhdimi i nje sherri te filluar ne te kaluaren, shkakun e te cilit nuk e dinte me askush. Vetem lloji i armeve te ftohta te perdorura kish filluar te ndryshonte. Nese me pare perdoreshin grushtat, kete kohe kishin hyre ne mode thika, leva dhe tulla e ndertimit, kjo e fundit mbase per lehtesine me te cilen mund ta siguroje kudo, aq me teper qe godinave ekzistuese po u shtohej nga nje kat e i gjithe qyteti ish shnderruar ne kantier ndertimi.
Viktima ish peshengrites i njohur ne popull. Ketu do bejme nje paranteze.
Kur u shfaq per here te pare filmi Herkuli kunder tiraneve te Babilonise, rriheshin para sporteleve te kinemave per bileta. Eshte afer mendjes qe me te fortet shikonin filmin. Te frymezuar nga prezenca fizike e Herkulit e thjeshtesia me te cilat heroi zgjidhte problemet nisen te kultivonin sportet e renda si shtanga, hedhja e cekicit, mundja, shtiza etj. Nuk kaloi shume e rrugeve shikoje, perkrah te zakonshmeve te ushqyer e veshur keq, miniatura te Herkulit, Ursusit, Kirit me tuta qe u shndriste lekura pasi merrnin dieta nga klubet sportive e hanin falas mencave. Nisi te diskutohej se kush ishte me i forti i qytetit. Shume mbanin peshengritesin e lartpermendur, te tjere favorizonin nje teknik televizorash me origjine nga Kukesi, i cili thuhej se kish grusht te rende. Flitej edhe per nje imcak kacurrel nga Lapraka i njohur nga organet ligjore si psikopat. Nuk kaloi shume e u rrit brezi i dyte i muskulozeve, deri dje kalamaj, por qe nderkohe kishin bere paralele ose kishin punuar ne shtepi me gira. Ish koha kur Muhamet Aliu rrahu Xhorxh Formanin, u rrah nga Xho Frejzeri e Formani rrahu Frejzerin.
Krijoni Kontakt