Close
Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 246

Tema: Puls

  1. #151
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    ..............om?
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #152
    Do vije nje dite, dhe nuk eshte larg, kur nuk do kemi nevoje me te deshmojme per ate qe ka ndodhur, kur kendveshtrimi subjektiv do behet i tepert, ashtu sic eshte e tepert t`i tregosh nje te pranishmi ate qe ai e ka perjetuar vete. E kam fjalen per diten kur te gjithe do kontrollojne te gjithe, ku cdo gje do jete publike, kur jeta dhe arti do shkrihen ne nje, kur nuk do prodhohen me filma pasi secili do jete njekohesisht aktor, publik, regjisor. Shume e thjeshte per t`u bere: mbushe rruzullin me kamera, shfaqi filmat live. Per kete nje here tjeter.
    Thone se Zoti i sheh te gjitha. Diten qe u bera i vetedijshem per kete rashe ne gjunje, kapa koken me duar e lashe figurat e se shkuares te parakalonin para tribunes se ndergjegjes. Pata ate peshtjellimin e atyre qe nuk e dinin se te gjithe e dine. Ndjenjen e turpit e te fajit e zevendesoi shpejt instinkti i kerkimit te rrethanave lehtesuese. Pikerisht ketu u perballa edhe me problemin per te cilin bera kete paranteze.
    Kujtimet jo vetem qe zbehen me kalimin e kohes, por edhe perthyhen ne prizmin vetjak. E pamundur te rrefesh dicka e te mos genjesh. Kaq sa per vertetesine e asaj qe vijon.
    Nuk e di me saktesisht, por me duket se ish nje dite e kthjellet, te cilen e filluam ne dhomen rremuje te te njohurit tim me liker arrash te vjedhur nje amerikani e me kujtohet se qeshem kur ai po tregonte se si kish hapur sirtarin ne kuzhine nga prapa duke zberthyer vidhat e kur kishte hyre amerikani ne kuzhine kish filluar te ankohej vete i pari se i kishin vjedhur ushqimet. Une pata sjelle amfetamine me vete, e cila te ben llafazan e ben te kaloje shpejt koha, keshtuqe nuk di me sa ore kaluam ulur ne parvazin e dritares te asaj dhome qe dikur kish qene qele murgjish e shenjterine e se ciles ne po e perdhosnim duke treguar se si ruset ne ndryshim nga polaket t`a marrin ne goje e pastaj te japin dhe para per cigare, kurse polaket jane kurrnace, me keq se cifutet, se si kishin ardhur ato te taksave te televizionit befasisht per kontroll e atij i ish dashur te hidhte aparatin nga dritarja e katit te dyte qe te mos ia shihnin, se si shefi i sekretariatit, ky plak me mustaqe te holla per te cilin dihej se kish qejf djem te rinj, t`i ngulte syte e te jepte doren, se si kish patur i njohuri im nje histori me nje koreane, e cila meqe ra fjala merr pjese ne nje shfaqje qe organizohej ate dite aty e ku mund te shkonim pastaj e te hidhnim nje sy. Ashtu beme e nga ajo rremuje mbaj mend vetem nje balet aziatik, ca femra kembeshtrembera veshur me tyl qe kercenin ne nje skene te ndertuar shpejt me derrasa para ca tezgave ku piqej sallam e shitej birre. Nga mbasditja mbaj mend vetem nje shfaqje teatrale amatoresh e qe pastaj shoku im hyri ne bisede me nje nga aktoret, e pastaj nuk di si perfunduam ne nje restaurant ku festonte grupi i lartpermendur teatral. Aty na perzune pastaj per nje shkak te cilin nuk e kam mesuar kurre, nga aty shkuam ne nje pub, pastaj ( po gdhihej) ne nje pub tjeter e ku sapo hyme me buzeqeshen; ne fillim nuk po kuptoja ne e kishin me mua, pastaj shkova drejt e atje e pyetja e pare ishte nga vija. Nga nje ishull i vogel, me 347 banore gjithesej, babai im eshte i pari i fisit e na eshte mbaruar bari per elefantet e rrezikojne te vdesin urie, prandaj me kane prure ne Europe; barin e kam siguruar, tani me duhen vetem mjetet e transportit, cfare do pime, shume tym ketu, nuk eshte edhe aq e keqe kjo bardhoshe me floke kacurrela, varja te njohurit tim, e nga nje ane me vinte mire qe...

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur yjori bukur..
    na bej ndonji tregim me dashuri brenda..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-01-2005 mė 03:10

  4. #154
    Nga dritaret e tua shoh boten tani
    Po ajo ka qene, vec une ndryshoj
    Dimerohem, gjelberoj, perlagem
    Orbites perqark bebeza e fatit
    Jane dy sy e shume trupa qiellore

    Nga mbine keto diej papritur?
    Ne bark te pamjes hija zverdhet
    Merr trajte, lyen buzet hyjnia
    E te del perpara duke qeshur
    Pikerisht atehere kur s`e pret

  5. #155
    Te bene jeten dhurate
    Do te dish c`ka brenda
    E hap ne fillim mirenjohes
    pastaj gjithnje e me nervoz
    Brenda nje pako tjeter
    E keshtu me rradhe
    Qepe je...

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Te bene jeten dhurate
    do te dish c'ka brenda
    E hap ne fillim nervoz
    pastaj qesh...

    Uje je.
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  7. #157
    ...me vinte mire vertet? Me te shumten e hereve kur ndodhemi ne situata te cilat i kemi fantazuar me pare apo ne permbushjen e endrrave ndjejme dicka te papercaktuar, dicka si ndjenje faji apo borxhi ndaj fatit, ndoshta nje ndjenje turpi qe nuk kemi besuar vertet qe mund te ndodhte e ja tani kur ndodh vertet zihemi keq e perpiqemi t`a mbulojme perkedheljen e sedres me kryenecesine e atij qe ka duruar aq kohe e te cilit nuk i ben gjoja me pershtypje dhurata e papritur e perendive. Merre njeriun, pyete cfare deshiron, permbushja cdo deshire sapo te hape gojen e deri sa te mos kete me deshira (ngopja eshte me e shpejte se sa pandehin shumica) e nuk do zgjase shume kur te merzitet e t`i kthehet vullnetarisht askezes apo mazohizmit. Ajo qe i mban gjalle mbreterit, te pasurit e pushtetaret e kesaj bote eshte vec krahasimi me te tjeret; nese te gjithe do te kishin gjithshka numri i vetevrasjeve me siguri do t`a kalonte ate te lindjeve.
    Keto e mendime te tjera te ngjashme me kalonin ne kohe kur dola tinez nga apartamenti. Kisha pare nje tavan qe nuk e njihja kur isha zgjuar, dike qe po flinte akoma anash meje, isha cuar e veshur shpejt e shpejt pa i hedhur syte perqark. Koken e kisha akoma te rende, me duhej nje kafe, te cilen e piva ne kembe ne qosh te nje rruge te stermadhe te care nga shina tramvajesh, qe ishin te vetmet qe leviznin ate mengjes gri ne ndergjegjen time.
    Nuk u besoj me rrefimeve te te tjereve. Sa here provoj vete ate te cilen deri atehere e kisha me te degjuar zhgenjehem ashtu sic zhgenjehemi kur shohim nje film bazuar mbi nje liber qe kemi lexuar me pare. “E c`pret me teper?”- me pyeten nje dite kur ia preva dikujt entuziazmin ne te treguar me krahasime te marra nga thertorja. Nuk di si t`a pershkruaj nje ndodhi, nuk di nese ish bukur, di vetem kur nuk jam ndjere mire e ate dite ndjehesha keq, nuk arrija te kuptoja perse; fundja te tjeret jo vetem krenohen me histori te tilla por edhe i bejne qellim ne vetvete.
    Te njohurin tim e gjeta ne dhome me nje polak te gjate me atlete. Kur hyra me hodhi nje veshtrim plot nenkuptim. “Si ia kalove? U lodhe?”- ia plasi gazit e i shpjegoi polakut ate qe kish ngjare, i cili pastaj me buzeqeshi edhe ai me ate miredashjen e shtire te shkaktuar nga reflektimi i kushtezuar midis meshkujve. Une e nderrova temen shpejt duke pyetur per alkool, me zgjaten nje shishe, e cila me siguri vinte nga rezervat e pashtershme te atij jankit, e ktheva, e papritmas u kujtova se une nuk dija as adresen, as emrin, bile as pamjen e saj. Teorikisht mund te kisha fjetur edhe me motren time te panjohur ose nje te infektuar. Nje arsye kjo me teper per te pire.
    Ne pime deri nga mbasditja, pastaj tymosem nje joint, degjuam ca muzike e benim muhabet duke pare nje film kriminal bardhe e zi te viteve 50, intriga e se cilit i rreshqiste cdo mundimi per t`u perqendruar e qe doli fare nga kontrolli kur ndezem te dytin. Komisari me pardesy e republike me shirit qe bente si serioz e shtrengonte nofullat ndersa mblidhte informata ne ca kafene te mbushura me avull e plot tipa te tjere skurrile filloi te deformohej dalengadale pas cdo thithjeje, derisa me ne fund cdo fjale e tij behej shkak per shperthime te qeshurash nga ana jone. Nuk zgjati shume kur pata ping-un e pare, renie e menjehershme tensioni kjo shoqeruar me nje tingull keputjeje si gong. Pastaj edhe nje tjeter, o Zot cfare po bej ketu e c`kuptim ka e gjitha kjo, po bie dera, “Do shkojme ne party?” “Pse jo? Ne tape qe tape jemi”, kalojme turbull ca dyer perpara te cilave jane ulur ca me magnetofona, prej nga gjemon tekno apo muzike sllave, hyjme ne nje dhome, ne mes eshte nje tavoline, perreth nje dyzine te dehurish me femra ne preher e gota uji me vodka ne dore, “Gezuar!”, “Me fund”, uh, pastaj nje nxehtesi qe ngjitet nga poshte, me lengezojne syte e me vjen te vjell, shkoj tek dritarja e ve re se jemi ne kat te dyte, po sikur te hidhesh?, nuk je burre ti, jo hidhem, jo nuk hidhem, hidhu ti i pari. Fillon nje diskutim i gjate, prekje sedre e fillojne e hidhen njeri pas tjetrit, vijne prape siper e hidhen prape...

  8. #158
    Diten e gjygjit te fundit
    (apo do jete nate, agim, muzg?)
    do na rrjeshtojne varg ne fushe
    do dale shefi i madh ne krye
    me liste ne dore
    do lexoje numrat
    Ne ne gjunje...

    Do therrasin emrat
    do pergjigjen “Ketu!”
    cjeperit nga delet do ndajne
    e do i nisin per rruge
    do jemi ne te njejten tufe
    Ne librin tim shkruar ti
    Ne librin tend une...

  9. #159
    Bore...
    Po pudroset prape
    kjo putane plake.

  10. #160
    Ishte fundi i pjeses kur ne publik u be shamate. Nje burre i gjate ne rradhen e fundit, me siguri i dehur, u cua ne kembe me nje shishe ne dore e filloi te bertiste me te madhe pjese nga Kurani. Cfare muslimani je ti-i thane- qe pi alkool. Jam konvertuar sot-ia ktheu ai- pasi u deha. Epo-i thane ata- ti nuk di se cfare ben; neser kur te te dale pija ndoshta pendohesh ose thjesht nuk te kujtohet me. C`me intereson e nesermja mua, neser ndoshta nuk jam gjalle po ne xhenet. Me siguri atje do jesh - ata – po te vazhdosh keshtu. Te pakten te ishe bere i krishtere; atje lejohet vera. Po synet u bere? Ai nuk e zgjati e desh te hiqte pantallonat, por nderhyne policet, e kapen per krahesh, ai qelloi njerin me shishe ne koke aq keq sa i ra te fiket, pastaj i mori armen e filloi te qellonte kuturu ne turme, vrau nja tre vete e plagosi nje dyzine te tjere, mori njerin peng e ndersa filloi paniku hipi ne skene, i dha doren personazheve kryesore, hyri nje vajze me lule nga e majta, ia dha atij buqeten e e tregonte me dore duke duartrokitur . Ai ishte autori.

Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •