E kur dita e re te vije me zhurme
Do hapim syte e do shohim tjetrin
Do habitemi: Po ti qenke si une!
E nuk di nese do qajme a qeshim..
E kur dita e re te vije me zhurme
Do hapim syte e do shohim tjetrin
Do habitemi: Po ti qenke si une!
E nuk di nese do qajme a qeshim..
Nėse ti dhe unė zgjohemi papritur
ēudia do jetė, qė do jemi pranė!
Nė kurriz tė natės, dita do jetė rritur!
Pastaj e vendosim, qeshim apo qajmė!
Tė kacarroj shpirti im i vogėl
Postuar mė parė nga yjori
.................................................. ................
E ku shkruhen ne karte
fjalet e gjuhes se zjarrte...
Ka dy menyra per te perjetuar ate qe ndodh: e para dhe me e rendomta eshte te menduarit per te ardhmen, flijimi i asaj qe eshte per ate qe do te mund te ishte: te jetuarit ne lidhore. E dyta eshte te jetuarit ne te shkuaren: une jam shuma e asaj qe me ka ndodhur; epitaf kujtimesh; grumbullim relikesh, vizite ne muzeun e vetes.
Menyra e trete nenkupton perjetesine e perkohshme te castit; ajo qe ndodh pikerisht tani (e ne thelb nuk ndodh asgje e jashtezakonshme) eshte shenja e barazimit qe lidh ekuacionin e se kaluares me te ardhmen. Nese do i shtosh dy te panjohurave ( prejardhjes dhe tretjes) vetveten (nese nuk di nga vij, nuk di as se kush jam) atehere nuk te mbetet gje tjeter vecse ta shikosh boten si zog i sapodale nga veza.
Ja keshtu te shoh here pas here dhe habitem. Habitem nga pasqyrimi i se panjohures time ne pellgun tend, habitem si pasqyre perballe nje pasqyre, sy me sy e keshtu pafundesisht.
Re ti ne mua a une ne ty?
Komplimente yjori!
Kenaqesi te lexosh ketu.
Suksese...
Para disa vjetesh, nje dite vere plot diell, isha ulur nen hijen e cadres te nje kafeneje ne sheshin prane kishes e po pija nje freskuese kur mu ul ne tavoline nje burre tullac sykalter, me vraga ne fytyre. Ai zuri vend pa me pyetur nese vendi ishte i lire e pa mi hedhur syte. Une kisha vene syzet e diellit me xhama te erret e pasi e dija se syte nuk me dukeshin fillova te vezhgoj ate te huaj, te cilin nuk isha ne gjendje ta rendisja ne asnje shtrese shoqerore e mosha e te cilit me mbeti enigem, pasi here me dukej si njezetvjecar e here sikur i kish kaluar te dyzetat. Me siguri do e kisha harruar shpejt e po mendohesha qe te cohesha kur ai me foli ne njejes pa e kthyer koken. Une e degjova cfare me tha sidoqofte iu pergjigja me nje “Cfare?” sikur te mos e kisha degjuar , akoma i prekur nga fakti qe ai nuk me kish perfillur. “Me kuptove fare mire- tha ai pa e kthyer koken- e nuk eshte nevoja te perseritem”. Desha te vazhdoja e te kembengulja po pastaj mu be papritur e qarte qe ajo qe me kishte thene nuk ishte dicka e rendomte po thjesht ajo qe po mendoja ate cast, zemra filloi te me rrihte shpejt, e me pushtoi nje panik i papritur derisa me ne fund me mbertheu kureshtja, nje kureshtje kjo e perzier me nje ndjenje te cuditshme mistike e habi. Nuk dija cfare te thoja; reaksioni i pare ish qe nuk me kujtohej nese njiheshim e kete vetem e mendova por nuk jam i sigurte nese e shpreha. “Edhe po te njiheshim nuk do kisha nga ta dija cfare mendoje”- foli ai, ktheu koken e me pa drejt me nje buzeqeshje miredashese, gje qe me qetesoi disi e me beri te me dukej sikur po me benin nje loje, te cilen nuk e dija si funksiononte. Ashtu sic mbulojme instinktivisht turpin kur jemi lakuriq e na zene gafil, ashtu perpiqesha te mbuloja edhe une mendimet qe me lindnin me mendime te tjera, perpjekje te cilat e benin ate te panjohur te vinte buzen ne gaz a thua se e lexonte trurin tim si gazete. Me ne fund nuk durova dot me e ju luta te me tregonte si e bente. “ Cfare po bej?”- pyeti ai e po te gjykoje nga menyra se si pyeti te behej e qarte se ai nuk e dinte. “Asgje, asgje”- murmurita une i lehtesuar, po edhe disi i zhgenjyer. Heshta dhe po mendoja se ndoshta nuk ishte ai qe me thonte mua ate qe mendoja, po isha une qe mendoja ate do te thonte ai, gje qe ish teper e lehte per tu vertetuar e keshtu nuk e zgjata po i thashe drejtperdrejt pikerisht kete, pashe si u zbeh ca e me siguri perjetonte te njejten gjendje shpirterore si une ca me pare. Vazhdova e i thashe se cdo mendim eshte pasoje e fjales, ashtu si pula pasoje e vezes apo anasjelltas; cdo fjale pasoje e mendimit, ose me mire akoma mendimi i pare qe pershkoi trurin e njeriut te pare ishte thjesht edhe fjala e pare, domethene nje fjalemendim, e qe heshtja eshte ne fund te fundit e njejta gje si te genjyerit, pasi mendimet e pashprehura jane po aq te padobishem sa edhe fjalet qe thuhen pa u menduar e keshtu me rradhe.
Pikerisht ne kete moment e kuptova se nese do vazhdoja te flisja nuk do e vertetoja dot nese vertet une mendoja ate qe thoshte ai, por po te heshtja nuk do te vertetoja dot gjithashtu asgje. Nese do flisnim do thonim dicka qe e dinim te dy, pra nuk do kish asnje arsye per kete. Por edhe te perpiqesh te mendosh eshte absurde, pasi edhe vete perpjekjeve dhe synimeve i pararend nje mendim. Mallkuam te dy ne te njejten kohe e beme te vetmen gje te arsyeshme per castin; u larguam ne drejtime te ndryshme pa u pershendetur.
............om?
gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli
Syte mbyllur,kembet kryqezuar,pellembet mbi gjunje dhe me siguri ...Ommmmm....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rhea : 05-01-2005 mė 17:44
E ku shkruhen ne karte
fjalet e gjuhes se zjarrte...
Nese fjala e pare ishte OM (ndonese nganjehere mendoj se fjala e pare do kete qene nje klithme grykore habie e majmunit njeri kur zbuloi perseritjen) c`fjale valle do jete e fundit?
Ndoshta do jete perseri e para (domethene perseri OM; rreth i mbyllur), ndoshta do ishte me e thjeshte po te verenim ata qe japin shpirt. Eloi, Eloi, lema sabachtani?
Fjala eshte bumerang; kthehet prape ne gryken e atij qe e nxori.
Fjala eshte salmon; kthehet ne burimin e lindjes per te pjellur.
Fjala eshte fillimi, ne fund eshte po fjala. OM.
Salmoni largohet nga burimi i vogel,del ne det,ushqehet,u shpeton grabitqareve,rritet,ndryshon ngjyre,kujton eren e rruges dhe kthehet...Pjell nje salmonuc (lol),identik si ai vete 3,4 apo 5 vjet me pare,i cili vazhdon te ndjeke me fanatizem traditen familjare.Kthehet dhe ky,nga me pak apo me shume peripeci se prindi...e vazhdon brezi i trete.Nejse,ideja eshte:sheh ndonje rendesi te ky cikel ti?Mund te mos nisej fare per ne det psh...ose mund te shkonte ne det e te pillte aty...ose mund edhe te kthehej,por pse te ishte rregull kthimi...Do thuash ti:"i tille eshte salmoni...ndjen eren e rruges e kthehet...forca e natyres..etj"E me siguri do kesh te drejte....Po "om"-i pse kthehet?Dhe ai i tille ka lindur(si salmoni...i cili kthehet vetem nese s'ngordh rrugeve,meqe ra fjala),apo i tille u ndertua (si bumerangu...ai australian psh...i cili vetem nese hidhet ne menyren e duhur kthehet,meqe ra fjala)...E po te ndjekim llogjiken e salmonit (lol) ,om-i i fundit eshte me i fuqishem se i pari...te jete thua?(Po te doja te zgjatesha do thoja qe dhe pafundesisht i mesit "om" eshte)Po te jete,eshte gjynah qe mbyllet rrethi atehere...mund te ishte fuqizuar akoma...apo do vdiste pa pjelle?C'pjell om-i fundit njehere?Te parin?
Sa mire qe s'eshte rreth i mbyllur fjala per individin.Po ata qe kane thene "koko" si fjale te pare psh?Mund t'u metamorfizohej "o"-ja ne "a" ne rruge e siper,si salmonuci ne salmon.E fjala e metamorfizuar do mbetej si fjale e pare per rrethin tjeter vicioz.E nese gjate ketij apo rratheve te tjere,nuk do ndodhte ndonje "mutacion" ajo do mbetej gjithnje fjala e pare.E ne vend te "koko" mund te vinim shume te tjera,ne varesi te fantazise.
Po me hahet salmon i kapur ne det tani...Tung!
E ku shkruhen ne karte
fjalet e gjuhes se zjarrte...
Krijoni Kontakt