Close
Faqja 14 prej 25 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 246

Tema: Puls

  1. #131
    Nuk ka pikture me te bukur se nje dritare
    Statuje me te bukur se nje peme
    Gjashte e ca miliarde tempuj te gjalle
    Perpos atyre te rrenuarve tashme
    Me e bukur se ajo qe sheh eshte e padukshmja
    Lidhur me litare drite varkat e dashjes ne breg
    Nuk mbytesh dot, ti je ujet, thellesia, fryma
    Kercen degeve te boteve, fllad endacak
    Avullon, ngrin, zbutesh, kullon ne pellg
    Prej nga pine luadhet te gjelbrin leng
    Dehur nga kotesia kerkon nje pike mbajtese
    Gjithcka eshte ne levizje, karusel kohesh
    Pafundesia eshte titulli i filmit qe po sheh

  2. #132
    Ja dhe ca e gjurmet e tua do i mbuloje pluhuri
    Lekure e re do mbije aty ku me puthje dikur
    E ne pyje te tjere endrrash do humbas prape

    Ja edhe ca e do kem ndryshuar dhe une
    Shtreter te rinj do kene ēare perjetimet
    Poshte rrudhave do fleje paqesisht thelbi

    Edhe ca e do takohemi serish ne kujtime
    Plakur do jemi si re te ngrysura, te ftohta
    Kockat do na kercasin pas cdo levizjeje

    Do me presesh a do te pres ne grykederdhje
    Do harrojme shpejt rrugen nga burimi ne det
    Do tretemi ne diell e do kthehemi perseri atje

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Pushim apo aritmi?

    Tundu! (2 here)

    PS-- Tani: ... une pi te shuaj zjarre Jorgjice,Jorgjice (lol)
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  4. #134
    Cfare po mendon?
    I kam lyer kembet me miell
    e futur poshte deres...

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Ke uri,huh...ajo doli te mbushte uje,por e gjeti veten ne fillimin e nje rrethi vicioz...te keputur...ajo ishte fajtorja.(sugjerim: rafti i trofeve)
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  6. #136
    Fjalet e humben kuptimin
    Ne medyshje dridhen mendimet
    Tela harpe nen gishtat e tjetrit
    Kafsha qe po kulloste deri atehere qete
    Me koken ulur e jelet e rena mbi balle
    Papritur hungeriu e nisi te vraponte shpejt
    C`ere nuhati valle? Apo ish termet?
    Arsyeja u lekund gjate
    Pastaj u shemb
    Me zhurme e tym
    Mes tymit e zhurmes
    U gremisem te dy
    Na zune ne rrjete
    Na prune prape
    Aty ku qeme dje
    Ne tejane...

  7. #137
    Shkruesin e mori gjumi mbi librin e fatit
    Mbetem pezull me puthjet nder buze
    Dime vetem cfare ka ndodhur me pare
    Po nuk dime cfare do ndodhe ne fund

    Tymi i asaj qe digjet u ngrit, u be re
    Mbushur me shiun e embel te mallit
    Fletet e bardha dhe te pafaj si lutje
    Presin te shkruhen nga zoti a djalli

    Presim dhe ne te zgjohet rrefyesi
    Te na tregoje vazhdimin e ngjarjes
    Ndoshta fleme te lodhur nga tymi
    Sjelle me vete nga mjergull e larget

    E kur dita e re te vije me zhurme
    Do hapim syte e do shohim tjetrin
    Do habitemi: “Po ti qenke si une!”
    E nuk di nese do qajme a qeshim..

  8. #138
    Pike pike gerryen malli zgavren e gjoksit
    Stalaktitet kane marre formen tende
    Kam ftohte pa ty, dergome fryme
    Flakone me eren qe mban kur zgjohesh
    Dergome fjale me zerin pak te ngjirur
    Dergome floke, njerez, dicka te puthur
    Dergome lekuren tende te mbulohem...

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Puls

    Citim Postuar mė parė nga yjori
    Pike pike gerryen malli zgavren e gjoksit
    Stalaktitet kane marre formen tende
    Kam ftohte pa ty, dergome fryme
    Flakone me eren qe mban kur zgjohesh
    Dergome fjale me zerin pak te ngjirur
    Dergome floke, njerez, dicka te puthur
    Dergome lekuren tende te mbulohem...
    YJORI I DASHTUN.
    KAM MBETUR I BEFASUAR NGA KRIJIMTARIA YTE. JE I MREKULLUESHĖM. TĖ DUA FORT SE NĖ PANTHEONIN E POEZISĖ SHQYPTARE JE YLL I VĖRTETĖ.
    ME SHUMĖ KONSIDERATĖ
    AGIMI.

    PS: Tė pėrgjigjem me 8 vargje si shenjė admirimi dhe respekti pėr vargun dhe idetė e tua nė krijimitari

    Ēdo mėngjez zgjohem i trembur
    Nga mosēmallja me njerėzit e mij
    Nė humbellėn e dhomės sė zverdhur
    nga tymi i cigares...nga tymi i zi!

    Ejani tė dashur e futmuni ndėr deje!
    Ejani se mbeta i vetėm...pa frymė
    Tavani i trishtuar, qėndron sipėr meje
    Po mė thinjet shpirti, sytė mė kanė zėnė brymė...

  10. #140
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi

    Ēdo mėngjez zgjohem i trembur
    Nga mosēmallja me njerėzit e mij

    ...
    Shume e bukur !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 05-12-2004 mė 20:42 Arsyeja: gjuhe e huaj
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 14 prej 25 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •