Close
Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 246

Tema: Puls

  1. #101
    Flitet qe ke vdekur
    Me tregojne per karvanin dhe lulet
    Per rrasen e gdhendur
    Epitafin dhe fjalimet qe u mbajten
    Nga ca te vdekur te tjere..
    Po une vetem buzeqesh
    E pres jo te vish ti ketu
    Po te vij une atje...
    Harrojne se cdo fund eshte nje fillim
    Te hipesh siper ketij dyzimi
    Siper kesaj shqiponje, delfini, apo elefanti
    E vec te kapesh ne krahet apo veshet
    E ta lesh veten te shkoje aty ku eshte
    Eshte toka qe ecen
    Ujet, shkretetira, savana, ajri
    Edhe ne ecim bashke me to
    Fluturojme, notojme apo rrjedhim
    Vec ti je pike fikse pasi je gjithcka
    Gjithcka ose hic
    Lindje pa fillim
    Vdekje pa fund
    Ne te vertete as nuk shkoj, as nuk vij
    Po si ta perflas ndryshe kete qe ndodh?
    Pervecse me fjalet e atyre qe shkuan?
    Pervecse me fjalet e asaj qe mbin?
    Poshte barit dhe
    Poshte dheut ajer
    Poshte ajrit diej
    Siper barit ajer
    Siper ajrit diej
    Siper diejve terr
    Siper apo poshte territ drite
    Poshte apo siper drites
    (Ku saktesisht nuk ka rendesi)
    diku ne mes, anash apo gjithkund
    Ti...

  2. #102
    Nuk kam fryme kur te mendoj
    E pra fryme jam une, fryme ti
    Erera qe fryjne perkunder
    Rreze ne drite, det ne shi

    Kripur jam
    Plagehapur
    Shege e care
    Akull i skuqur
    Ne cdo fjale

    Rrezohem ne ty
    Degethare
    Hidhe tutje ne blu
    Kete fare

    Rrenjet ne qiell
    Kuroren diell
    Lidhur me fije
    Ylberesh

    Kulloj ne ty
    Qiri ne zheg
    Veze e thyer
    Ne shteg...

  3. #103
    Nuk eshte mire te shkosh
    Ata qe rrine nuk bejne gabime
    Cdo udhe e nisur nenkupton qellimin
    Po nuk ka gje per te arritur
    Pasi cdo gje ndodh tani
    Jemi aty ku duam te shkojme
    Ne jemi qellimi
    Kemi qene gjithe kohen
    Tani na duhet te kthehemi aty ku filluam
    Kjo na behet e qarte vec ne mes te rruges
    Kuptojme se eshte qorrsokak
    Prandaj vazhdojme per tu kthyer ne anen tjeter
    Kjo eshte teta, nyja eshte dera
    Njeriu duhet lindur prape
    E ky eshte pagezimi i vertete

    Dua te lind brenda teje
    Sirenat kendojne ne ishull
    Uroj te mos humb duke te mos kerkuar
    Nese nuk kerkon, nuk ke cfare humb se nuk edhe gjen
    Moskerkimi eshte celesi i solit
    Edhe kur nuk kerkon jeton
    E c`mund te kerkosh me teper se kaq?
    Kur te kesh humbur edhe kete
    Domethene kur te gjesh humbjen e saj
    Do kesh lindur per se treti

    Me e bukur se fjala e shkruar eshte ajo e thena
    Me e bukur se e thena ajo eshte ajo qe mund te thuhej
    Cdo mendim eshte me i bukur se fjala
    Ideja me e bukur se mendimi
    Heshtja eshte me e bukur se ideja
    me e bukur se heshtja eshte padija
    Pertej padijes eshte ai qe ndezi boten

    Une gjej vetveten duke te gjetur ty
    Kerkoj veten duke te humbur
    O gjej ne ty veten e humbur...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 07-09-2004 mė 14:33

  4. #104
    Ai nuk ish ne kishe
    as ne tempujt e tjere ku kam qene
    Gure persiper
    Tempull jam dhe vete

    Ai vjen kur do
    Une shkoj ku do ai
    Here ne kafe
    Here ne xhami

    Tempull ne tempull
    Ne mua fryme si lutje
    C`te bie ne gjunje?
    C`te vete tutje?

    Me sheh te terin
    C`te me degjosh?
    Dua te fshihem
    Nuk fshihem dot

  5. #105
    Ti mendon dicka, pastaj nje tjeter
    Pastaj mendon nga vijne mendimet
    Po edhe ky eshte mendim
    E ndjehesh i pafuqishem
    Si hunde qe do te nuhase vetveten
    Apo shikim i drejtuar nga brenda

    Eshte stuhi diellore
    Rrufete thithen nga majat
    Drita te pershkon si rryme
    Behesh i tejdukshem si syze
    Ne siperfaqe rrathe
    Poshte nje zjarr pa tym

    Shkendije e pare si flutur
    Lidhur prej kembesh ne flake
    Ecen ne udhen e humbur
    Si ai qe jep shpirt neper nate

    Ne paralindje e pasvdekje
    Nuk ka hije, as shkakpasoja
    Dridhesh pak, e ftohte kjo heshtje
    E nuk e hap dot se te dridhet goja

  6. #106
    Seē pruri me vete kjo erė
    Ca re tė zymta sterrė
    Plot shira tė hidhur zeher
    Mbushur ajri me vrer
    Mė bėhet se jam nė ferr
    Qoftėlargu derė mė derė
    Po gėnjen edhe ca tė tjerė
    Shpirtėra tė ligj apo tė mjerė
    Bėjnė keq pėr tė parėn herė
    Derdhin gjakun si verė
    Tė ēaj damarėt pa u ndjerė
    Tė rrjedhė e kuqja nė terr
    Pastaj vjen ti e mė merr
    Zog i lagur, krahėprerė
    Qė pret tė bėhet pranverė...

  7. #107
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    shume trishtim .. dhimbje.. televizorave bardh e zi i ka ik koha... pakoptimizem pak ngjra jete .. kshu pra yjori
    RIPPR

  8. #108
    Citim Postuar mė parė nga Acid_Burn
    shume trishtim .. dhimbje.. televizorave bardh e zi i ka ik koha... pakoptimizem pak ngjra jete .. kshu pra yjori
    shume bojaxhi....i thate...kritikeve te realizmit socialist, Ibrahim Dalliut e Ali Korces i ka ikur koha...pak modesti, pak bardheezi....keshtu pra (jo kshu) Acidi...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 10-09-2004 mė 10:44

  9. #109
    Prej cilės galaksi, cilit yll, cilit planet
    na vijnė kėta alienė tė bėrė synet?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 10-09-2004 mė 10:56

  10. #110
    Kur tė dalėsh nė breg e tė gjesh guackat
    Dikur mbushur me mish tė gjallė e tė butė
    Do i marrėsh nė duar e do dėgjosh jehonėn
    Lagur do jesh, lodhur si trung i nxirė valėve
    Rruazat e djersės pėrzier me kripė dhe ujė
    Pėrthyejnė rrezet e pjerrėta qė dalin nga sytė
    Do shohėsh dikė kėmbėzbathur qė tė pret
    Buddhen, Jezusin a ndonjė profet tjetėr
    “Qenka e vėrtetė!”- mendon e lotėt rrjedhin
    Ke frikė tė afrohesh, po nuk kthehesh dot
    Kupton se ti ke qenė jehona ne guackė
    Pėshpėrimė e pafund e ardhėvajtjes
    Nuk ėshtė herėt, po nuk ėshtė as vonė
    Mish i butė i kohės dalė nga kjo grackė
    E nuk di nėse je gjallė akoma apo?...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 10-09-2004 mė 13:12

Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •