Kastriot Çerepi, aventurat me bashkëshortet e impotentëve
"Rastësia më bëri hamshorin e grave të kryeqytetit"
Ilir Bushi
Jam 39 vjeç, banoj te stacioni i "21 Dhjetorit" dhe paguhem duke ndihmuar të mbeten shatzëna gratë e atyre që vuajnë nga impotenca". Kështu shprehet 39- vjeçari nga Tirana, Kastriot Çerepi, i cili qysh nga viti 1990 nuk ka qenë në marrëdhënie pune me asnjë ndërmarrje. Ai sqaron gjithashtu se profesioni i ri e ka ndihmuar të grumbullojë disa kursime për të përballuar shpenzimet e ikjes nga Shqipëria. "Këtu shumica janë pa punë dhe pa perspektivë, kështuqë unë nuk kam ç'të pres më", thotë ai.
Cili është Kastriot Çerepi?
Unë jam pa punë, pa shkollë dhe pa gjuhë të huaj. Sebepi që mbeta i tillë ishte koha e diktaturës, kur lufta e klasave përdorej edhe për të ndaluar fëmijët e "armiqve" të vazhdonin universitetin. Kështu shkolla e msme që kam vazhduar nuk më ka pirë ujë. Tani merrem me çdo punë që më garanton jetesën. Disa më quajnë "bamirës", disa më thonë "hamshor".
Me çfarë merresh konkretisht?
Unë përdorem për të ekuilibruar familjet e tjera pasi për vete nuk pata fat të ndërtoja një familje të lumtur. Shkurt, hyj nëpër dhoma me gratë e atyre që vuajnë nga impotenca, bëj zanatin dhe marr paratë.
Si e keni nisur këtë punë?
Kjo ka ndodhur rastësisht kur isha 22 vjeç. Atëherë punoja si tornitor në uzinën që mbante emrin e Enver Hoxhës. Mua nuk më pëlqente puna por doja të ndërroja zanatin dhe të punoja si frezator. Ky profesion kishte më pak lodhje se sa tornitori. Për këtë i lutesha shefit tim i cili ishte atëherë në prag të pensionit, por sapo ishte martuar për herë të dytë me një grua të re. Ai sillej mirë me mua dhe një mbrëmje më ftoi në shtëpinë e tij. Aty gjatë mbrëmjes gjeti një sebep dhe u largua. Unë mbeta vetëm me nusen e tij e cila më ftoi në shtrat. Më tha se ata të dy ëndërronin të lindnin një djalë.
A more shpërblim për këtë punë?
Jo. Ishte hera e parë dhe atëherë nuk diskutoheshin shpërblimet. Por jo vetëm kaq. Pasi i lindi vajzë, shefi im filloi të nervozohej me mua dhe një ditë gjeti sebep e më hoqi fare nga ndërmarrja. Kjo sepse unë fillova të shoqërohem shumë me punëtorët e tjerë dhe ai ndofta kishte frikë se mos më shpëtonte ndonjë fjalë. Nuk donte në asnjë mënyrë që të merrej vesh kjo histori.
Po më pas...?
Ishte viti 1990 kur një ditë më doli në rrugë gruaja e ish-shefit tim. Atëherë isha pa punë. Kërkoi të bisedonte me mua dhe më tha që në fillim se i shoqi i kishte vdekur dy vjet më parë. Ndjehej në siklet, por në fund të muhabetit më kërkoi të shkoja një mbrëmje te një kushërira e saj. "Eshtë një rast i njëjtë, por pagesa është e mirë", më tha. Unë pranova menjëherë pa pyetur për sa lekë bëhej fjalë.
Pse pranove aq shpejt?
Atëherë isha pa punë dhe pa perspektivë. Pranova t'i futem aventurës dhe thashë me vete "të dalë ku të dalë". Kështu krejt padashur u bëra njeri i përfolur në mjediset ku shtrohej një hall i tillë. Duke më rekomanduar tek njera-tjetra u detyrova të shkoja edhe në 10-15 shtëpi të tjera ku bëra të njëjtën punë. Por për të ruajtur sekretin e identitetit të tyre nuk do të them asnjë fjalë më tepër.
-----------------------------
-----------------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt