Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Historia e një familjeje me rite myslimane, që përfundoi me konflikt

    Policia arreston autorin

    Tiranë, thikë burrit me dy gra

    Ilmi Halimi qëllohet nga kunati i tij: I ndau motrën


    Vladimir Karaj

    Martesa me dy gra i ka kushtuar shtrenjtë Ilmi Halimit. I detyruar pas një konflikti të ndajë njërën prej tyre, dje rreth orës 16.00, menjëherë pasi kishte dalë nga falja prej xhamisë së Rrugës së Kavajës, ai është qëlluar disa herë me thikë nga vëllai i gruas së ndarë.

    Ka dashur të jetojë në bazë të asaj që ia lejon Sheriati, por nuk ka mundur ta shmangë konfliktin mes bashkëshorteve dhe, më pas, sherrin me të afërmit e gruas së dytë, pas të cilit burri me dy gra, Ilmi Halimi, 21 vjeç, ka përfunduar në spital me disa plagë thike. Ka qenë Festim Avdyli, 18 vjeç, vëllai i bashkëshortes së dytë të Halimit, që e ka qëlluar, pasi ky ka dalë nga xhamia e rrugës së Kavajës, ku kishte qenë për t´u falur. Ndërkohë, pak minuta pas ngjarjes, policia ka arritur ta identifikojë autorin dhe të zbardhë motivet e sherrit, që kishte çuar në plagosjen e 21-vjeçarit. Dy orë më vonë, agjentët e antikrimit të Komisariatit 3, kanë bërë të mundur edhe arrestimin në Durrës të të riut, që ishte strehuar te motra e tij, tashmë e martuar edhe një herë tjetër.

    Konflikti
    Gjithçka duket se ka filluar kur 21-vjeçari mysliman, pas një martese civile, ka vendosur të marrë gruan e dytë, me të cilën nuk mund të lidhte kurorë të ligjshme. Përplasja ka filluar mes dy grave. Gruaja e parë e të riut, i ka kërkuar bashkëshortit të saj, të zgjedhë mes saj dhe gruas së paligjshme, sepse ajo nuk e duronte dot situatën e krijuar. I shtrënguar edhe nga presionet e familjarëve, Halimi ka hequr dorë nga bashkëshortja e dytë, ndaj së cilës ai nuk kishte detyrime ligjore, ccka që e bënte ndarjen më të lehtë. Por kjo ka ngjallur urrejtje te pala tjetër. Kjo e fundit, pasi ka bërë të mundur martesën e dytë të vajzës, në Durrës, i është rikthyer sërish konfliktit të vjetër.

    Ngjarja
    Ka qenë ora katër e pasdites, pikërisht para xhamisë, ku pasi ishin falur të dy personat, janë përleshur me njëri tjetrin. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, autori i plagosjes ka qenë i armatosur që më parë me thikë dhe duket se e kishte planifikuar atentatin, kundër ish-kunatit të tij. Ai ka pritur sapo në xhami është përfunduar falja dhe kur kanë dalë jashtë i ka folur 21-vjeçarit duke i kërkuar llogari, se përse i kishte lënë të motrën. Por ky i fundit nuk ka dashur të ndalojë. Në këtë moment mes dy personave, ka filluar, sherri. Avdyli që ka qenë përgatitur dhe i armatosur me një thikë, e ka vënë këtë të fundit menjëherë në përdorim, duke qëlluar disa herë mbi kundërshtarin e tij, pikërishtë në trotuarin përballë xhamisë. Menjëherë pas kësaj autori i ngjarjes është futur në një nga rrugicat e shumta të rrugës dhe është larguar me nxitim. Ndërkohë që kalimtarë të rastit dhe persona të tjerë që janë gjendur në atë moment në vendin e ngjarjes, kanë ndërhyrë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas përcjellë për në Spitalin Ushtarak, personin e plagosur. Gjithashtu ata kanë lajmëruar policinë e cila, ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas egzaminimit të vendit të ngjarjes, agjentët e policisë kriminale të komisariatit numër 3, të kryeqytetit, kanë marrë në pyetje të plagosurin, ky i fundit ka treguar gjithçka, çfarë kishte ndodhur mes tij dhe 21-vjeçarit Avdyli dhe motivet që kishin çuar në grindje. Ndërkohë është arriutur të identifikohej rruga që kishte ndjekur i riu, për t´u arratisur dhe dy orë më vonë ai është arrestuar në shtëpinë e së motrës në Durrës.



    Burri me 2 gra, ka studiuar në Siri

    Prej dy vitesh ishte kthyer nga Siria. 21-vjeçari nga Tirana, kishte qenë në vendin arabik për studime. Ilmi Halimi kishte mësuar më së miri atje për fenë islame. Kur është kthyer në Shqipëri ka vendosur të zbatojë rregullat e mësuara atje. Pasi është martuar njëherë ka zgjedhur edhe një bashkëjetesë tjetër që nuk njihet nga ligji, pra duke jetuar me dy gra në të njëjtën kohë. Por kjo i ka sjellë telashe dhe konfliktet për familjen kanë çuar deri në plagosjen e tij.

    ps . Nuk i kuptoj keta te rinj , te cilet mundohen te kthejn ne Shqiperi ligjet Arabe .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    E thjeshte moj Alba.
    Si fillim 5 vjet ne Siri ku nga Ilir (emri gjendjes civile) u be Ilmi.

    Si vazhdim zbatimi i asaj qe ka mesuar atje se nuk ka pasur mundesi te mesoje apo zhvilloje dicka tjeter.

    Si perfundim erdhi ne Shqiperi ku nderi dhe zakoni eshte ende me i forte se besimi, dhe mori nje mesim qe mund ta kete cuditur pak, po me siguri do tia sjelle trute ne vend.

    Faji kryesor eshte i prinderve qe i cojne (humbasin) femijet ne ato vende te cilat edhe krahasuar me shkollat dhe kulturen tone (shoqerore) jane shume me poshte, pa folur krahasimin me Europen; prej nga u vijne te devijuar dhe trushperlare.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Shqiperia eshte nje vend me se interesant ku kane jetuar ne paqe fete dhe akoma sot toleranca jone ka shume per ti mesuar botes.
    Deri ketu respekt i njejte per te gjithe shqiparet pa dallim feje.
    Po si ka mundesi qe nje djale 21 vjeçar,ne nje kontest si shqiptar,ben nje veprim te tille.
    Kush eshte ai vella qe do te donte nje fat te tille per motren e vet.
    Eshte diskriminuese per gruan dhe jo respekt per jeten e saj.
    Po ky i shkreti paska pas edhe menje te mire se paska dashur vetem dy.
    Po si i behet me ata qe duan shtate?
    Thuaj qe nuk jemi te shkathet ne shqiptaret..
    E hedhim ne shaka se eshte per te qare..
    Ndryshuar për herë të fundit nga leci : 12-06-2004 më 10:55
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Falet gjaku i muslimanit të plagosur
    Anëtarë të dy familjeve pinë mbrëmë kafen e pajtimit




    fa.ma


    TIRANE

    Falet plagosja e studentit në Siri, të plagosur me thikë për hakmarrje nga ish-kunati i tij. Pjesëtarët e familjeve të dy të rinjve janë takuar me ndërmjetësimin e muslimanëve kryeqytetas. Xhevahiri, babai i Iliri Halilaj dhe Haxhi Avdyli, babai i Festimit, autor i plagosjes, janë takuar mbrëmjen e djeshme në oborrin e Spitalit të Kardiologjisë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza". Tonet e diskutimeve kanë qenë të qeta dhe pjesëtarët e dy familjeve kanë shkuar fillimisht në shtëpinë e plagosësit Festim Avdyli, për të pirë kafen e pajtimit, siç i takon dhe zakonit shqiptar të faljes. Së bashku ata janë drejtuar për në banesën e familjes Avdyli në qendër të Kombinatit, ku kanë vendosur për mënyrën sesi do përfundojë problemi. Haxhi Avdyli, babai i plagosësit, u shpreh dje se i mbështetej Zotit dhe se çdo gjë kishte përfunduar për mirë. Aktualisht, 23-vjeçari Ilir Halilaj, ndodhet ende në terapinë intesive të mjekëve të reanimacionin e kirurgjisë së kardiologjisë, me dy plagë goditjesh me thikë pranë zemrës. Pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer mbrëmjen e premte, disa orë pas ngjarjes, i plagosuri, sipas mjekëve, paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka qëndruar në gjendje të rëndë vetëm tri orë dhe më pas ka filluar të flasë. Ndërsa mbrëmë para pajtimit i është marrë edhe atij mendimi. Kurse 20-vjeçari Festim Avdyli, autor i ngjarjes së kryer në Rrugën e Kavajës, në trotuarin përballë Xhamisë, është prangosur në shtëpinë e së motrës në Durrës dhe është siguruar në ambietet e izolimit të Komisariatit numër 3 të Tiranës. Lidhur me martesën e çuditshme me dy gra të viktimës, dhe pajtimin e djeshëm, ka rrëfyer babai i Ilir Halilajt, Xhevahiri.
    Si e mësuat plagosjen e djalit tuaj?
    Isha në shtëpi, kur më thanë se Iliri është sëmurë dhe është dërguar në spital. Kur mbërrita këtu e mësova se çfarë kishte ndodhur. Të them të drejtën jam tronditur se djalin nuk e kam problematik dhe nuk është njeri i grindur.
    A e njihni personin që e plagosi?
    Në televizor dhe gazeta mësova për emrin e tij. Aty kam mësuar dhe gjëra që nuk i kam ditur më parë, si bashkëjetesa me një vajzë që edhe unë vetë nuk e di sesi është e vërteta. Ai është kthyer një javë më parë nga Siria së bashku me gruan, të vetmen dhe të ligjshmen të tij, dhe me fëmijën.
    Çfarë mendoni të bëni?
    Sot kam takuar babanë dhe njerëz të tjerë të njeriut që më qëlloi me thikë djalin. Nuk e pata të lehtë të ulem me ta, por tani e kam lënë të pi një kafe për pajtim.

    Kodi i Familjes dheKur'ani për poligaminë
    Kodi shqiptar i familjes e parashkion shprehimisht se martesa e një burri me shumë gra është e ndaluar ligjërisht. Madje, duke vazhduar më tej, Kodi Penal Shqiptar parashikon edhe dënimin përkatës, duke e quajtuar vepër penale martesën e një burri me shumë gra. Sipas ligjit fetar islam, lejohet që meshkujt muslimanë të martohen deri me katër gra. Kjo mënyrë martese kërkon disa kushte dhe rregulla të plota, siç është fakti që grave duhet t'u plotësosh kushte të njëjta strehimi dhe mirëqenieje. Kjo traditë (që aktualisht praktikohet në të gjitha vendet arabe dhe ato muslimane), është shprehur qartë në librin e shenjtë të muslimanëve, "Kur'an" -in.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Aman pika qe s`ju bie ketyre injorantve. Vene feme para llogjikes.

    Skan faj keto jo...
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499

    Exclamation

    ohh oh ckam qeshur me lot.

    Une betohem se po mu afruan dy ose me shume femra te jene te bindura se do jene grate e mia, se do flene me mua ne te njejtin krevat une qe sot behem myslyman. Kushtet monetare i kam te i mbaj. Te veshin ferexhe, te veshin cfare te duan perjashta.

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Per car te vjen te qeshesh Tito ?

    Ka disa gjera ketu.
    1) ty nuk te duket lajmi serioz.
    2) je shume perparimtar dhe modern.
    3) ne mungese te aplikimit te aftesive te tua "supra"teknologjike matematiko-shkencore tek ky nenforum, kjo teme te ka eksituar qelizat e vdekura dhe te ka shtyre ne kete koment kuptimplot.
    4) Mbase un nuk e kap dot kuptimin indirekt te postimit tend(duke patur parasysh zoteron shume mire artin e steganografise)

    Pak me seriozitet dhe rrespekt per fene dhe per te tilla ceshtje delikate per shoqerine Shqiptare.

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Tito Kopertoni
    ohh oh ckam qeshur me lot.

    Une betohem se po mu afruan dy ose me shume femra te jene te bindura se do jene grate e mia, se do flene me mua ne te njejtin krevat une qe sot behem myslyman. Kushtet monetare i kam te i mbaj. Te veshin ferexhe, te veshin cfare te duan perjashta.
    Mund te behesh mormon...i krishtere poligamik dmth....nje xhiro ne shtetet e Jutahut dhe Arizones ne SHBA dhe je ne mes te poligamikeve....E shumta te te fusi shteti amerikan ne burg per poligami....po me thike ama nuk te qellojne kuneterit....jo per gje po ata mund te jene martu me kusherirat e para ( te tuat ose te tyret).....Ihaaaaaaaaaaaaaaa
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Dhe kjo na duhej tani, shqiptaret me shume gra... Ç'jane keto budallalleqe aman..
    Çdo gje duhet bere sipas vendi dhe traditave.
    Pastaj une habitem me vendimin e asaj vajzes per tu martuar me te, kur e dinte qe ky miku e kishte gruan ne shtepi..Kaq poshte kishte rene ajo e uruar sa te behej gruaja e dyte e burrit..
    E tha mire dikush me lart. Shkojne andej nga shkojne dhe nga sjellin gjera qe nuk jane te pranueshme per shoqerine tone... e pastaj do fillojne vrasjet, sikur nuk kemi boll haqet e vjetra.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Fatkeqsisht,kur aerodromet e Rinasit dikur shendroheshin ne zbritjen e carcafbardheve ne "kongreset " e tyre te prapambetjes,fatkeqsisht kur njerez te rinj zhubravisin etjet,pasionet e jetes,dhe mbyllen kornizave fetare diku larg ne Siri,apo Arabi Saudite,larg premisave,te ardhmes se vendit tone xhevahire te tilla kam frike se do jene nje realitet mese i hidhur.
    Ne jemi nje popull,qe kemi pasur te shtrenjte dhe te shenjte ate te bekuar qe quhet FAMILJE,dhe vine sharlatane te tille,te mbytyr ne injorance dhe ne padije,dhe e coptojne dashurine se ne pjese eshte veshtire per ata qe e ndjejne,e perkedhelin ,e njohin kete ndjenje.
    Si nuk morem mundimin te marrim gjerat pozitive te kesaj bote,ato qe i perkasin zhvillimit,se ardhmes,por medoemos duhet te kopjojme me nostalgji haremet me shume gra te Sulltaneve dhe Sheikeve.
    Larg Qofte!C'po degjojme.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  3. Historia e lindjes se Sportit Shqiptar
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 06:04
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •