Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Borxhet e Nano, skandal nė Krans Montana

    NANO, SKANDAL NE KRANS MONTANA

    Moisiu perballet me nje skandal te Nanos ne Zvicer. Sot, ne dreken zyrtare te shtruar per nder te kryetareve te shteteve dhe ministrave qe merrnin pjese ne Forumin Universal te Krans Montanes, Presidenti i ketij forumi, Zhan Pol Karteron, ne prani te ambasadorit te Shqiperise ne Zvicer dhe te mjaft personaliteteve te larta, ju drejtua presidentit Moisiu si vijon: "Zoti President, me shume keqardhje, por jam i detyruar t'ju informoj se kryeministri juaj, Fatos Nano, prej 6 vitesh i detyrohet nje shume prej 110.000 frangash zviceriane, borxh ketij forumi. 6 vjet me pare ai erdhi ne Krans Montana me nje ekip te gjere zyrtaresh shqiptare dhe kerkeses se asistentes sime per te paguar shpenzimet iu pergjigj se nuk kishin marre para me vete, por sapo te ktheheshin ne Shqiperi do t'ua dergonin shumen e faturuar kundrejt shpenzimeve te bera. Madje, kryeministri Fatos Nano la si peng disa pasaporta diplomatike te zyrtareve qe e shoqeronin. I kam derguar faturat e shpenzimeve dhe dhjetera letra, por nuk me ka kthyer asnje cent dhe asnje pergjigje. Une u jam drejtuar zyrtarisht ne menyre te perseritur autoriteteve shqiptare ne Zvicer dhe Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise dhe ende nuk kam marre asnje pergjigje". Karteron e ka pasur te veshtire per te shprehur kete problem dhe eshte munduar ta percjelle me sa me shume diplomaci. Ai ka mbetur teper i cuditur nga sjellja e kryeministrit tone. Me nje shkujdesje te plote, Nano ka thyer gjithe normat e protokollit dhe te kortezise zyrtare, madje kryen nje veprim qe nje shqiptar i thjeshte nuk e ka per zakon ta beje, nuk kthen borxhin. Organizatori i forumit prestigjioz, pasi e ka humbur durimin ia ka treguar kete akt skandaloz kryetarit tone te shtetit, i cili ka mbetur i shokuar. Ne vend qe te bisedonin per punet e Shqiperise, teme e bisedes u bene parate e harxhuara per qejf te Nanos. Kryeministri dhe shpura e vet kane harxhuar jo pak, por 110 mije franga, te cilat do te duhet te nxirren nga arka e shtetit ne formen e dietave per udhetime jashte, per "sherbime". Zhan Pol Karteron e ka thene qartazi se kerkon te vihet ne vend jo vetem borxhi, por edhe nderi i ketij forumi. "Zoti President, une jam nje mik i Shqiperise dhe per te ruajtur dinjitetin e saj nuk kam dashur ta bej kete borxh nje problem gjykatash. Ju lutem te ushtroni autoritetin tuaj ne menyre qe kryeministri Fatos Nano t'i ktheje borxhin Forumit te Krans Montan`s. Gjate ketyre 15 viteve ne kete forum kane ardhur me qindra kryeministra, kryetare shtetesh dhe ministra nga pothuaj te gjitha vendet e botes. Asnje prej tyre nuk i ka mbetur borxh asnje cent" - tha Karteron duke shprehur keqardhje. Nga ana e tij, Presidenti Moisiu theksoi se degjonte per here te pare per kete borxh te kryeministrit Fatos Nano dhe se, ai me t'u kthyer ne Shqiperi do te merrte masa qe zoti Nano te shlyente borxhin. Ambasadori shqiptar ne Zvicer, z.Leontjev Cuci, e siguroi kryetarin e ketij forumi, z.Karteron, se ai menjehere do te informonte ministrine e Puneve te Jashtme dhe qeverine dhe do te kerkonte pagesen e ketij borxhi. Po perse te jene harxhuar kaq shume para ne kete forum? Cilet ishin pjesemarresit e delegacionit? Keto duhet t'i tregoje per taksapaguesit shqiptar kryeministri yne qe na e ka nxjerre namin neper bote, si njerez qe nuk paguajme borxhet.


    koha jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 26-06-2004 mė 01:57
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Te qeshim a te qajme me keto "bema"?!
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    C'MBAHET MEND NGA NANO NE KRANS MONTANA

    Nga Zamir Alushi

    Perse duheshin paguar kaq shume leke per nje takim te tille dhe cili ishte efektiviteti i kryeministrit tone atje? 110 mije franga ka kushtuar vetem nje shprehje. Ne memorjen e shqiptareve ka mbetur nje deklarate e pastudiuar ose e bere me qellim nga Nano ne kete forum ne vitin 1998. "Kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi", deklaroi Nano me tendencen per tu shenuar ne blloqet e gazetareve si njeri qe moderon nacionalizmin shqiptar. Turbullim politik, diplomaci drit`shkurter, apo menyre sjellje per te marre rol personal ne politiken rajonale. Meqenese pozitat e qeverise se tij po lekundeshin kryeministri kerkonte mbeshtetje nga kancelerite perendimore qe kishin interesa ne Ballkan. Por, opozita do ta rrezonte me nje kryengritje te armatosur ne shtator te vitit 1998, pas vrasjes se deputetit Azem Hajdari. Gjithesesi, mbetet te jete nje deklarate e studiuar, sepse jo shume kohe me pare, Nano me ndermjetesine e diplomacise greke doli ne maje te listes ballkanike, me nje takim koke me koke me Miloshevicin dhe mbajti qendrim teper te kritikuar nga politika mbareshqiptare. Sipas gazetes To Vima, Nano ne kete takim i premtoi Miloshevicit se nuk do ti perkrahte forcat ekstreniste, (nenkupto nuk do te ndihmonte UCK ). Ne vijim te ecejakeve diplomatike te Nanos, per marrjen e ndonje bonusi perendimor, nje fishekzar i tille u leshua prej tij edhe ne Lisbone. Per kete diplomaci te pamiratuar as nga Komisioni i Jashtem i Kuvendit dhe as nga presidenti i saj kohe Meidani, deputeti Godo dhe disa politikane te tjere kerkuan interpelance me kryeministrin. Se sa largpames ka qene Nano ne ato qendrime kete e tregoi zhvillimi i shpejte i ngjarjeve qe solli nderhyrjen e NATO-se ne Kosove. Per ironi te fatit, dy vjet me vone ne Krans Montana do te ftoheshin Rugova dhe Shtajner per te perfaqesuar Kosoven e lire prej Beogradit. Ne fakt, ka dicka tjeter te perbashket ne keto takime nderkombetare te Nanos, mania e kryeministrit te nje populli te varfer per te shpenzuar para. Gazetarit grek te To Vimas ne ate kohe i kishte bere pershtypje fakti se Nano dhe Miloshevici, gjate takimit kishin konsumuar dy shishe uiski. Po ne Krans Montana me se te jene harxhuar 110 mije franga?


    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kur fillojnė e tė pėrmenden borxhet

    Mero Baze



    Presidenti i Forumit Ekonomik Botėror nė Krans Montana, Zhan-Pol Karteron, ėshtė detyruar t'i kėrkojė delegacionit shqiptar, zyrtarisht, njė borxh qė kryeministri Fatos Nano i ka lėnė kėtij Forumi, 6 vite mė parė nė vitin 1998, kur ka qenė kryeministėr. Zėrat e shpenzimeve janė nga mė tė larmishmit dhe fillojnė me shishet e xhinit dhe pėrfundojnė me "Pay TV" duke e ēuar shifrėn e faturės sė delegacionit nė kuotėn 110 mijė franga. Sipas drejtuesve tė Krans Montanės, borxhi ėshtė negociuar disa herė, por nuk ka pasur sukses. Lajmi i cili arriti nė Tiranė nga dėshmitarė nė takim, nuk u hodh dot poshtė zyrtarisht nga qeveria, por u etiketua drejtuesi i Forumit si njė person i pabesueshėm. Pati shumė hamendje pėr shumėn, personat qė kanė shoqėruar Kryeministrin, zėrat e harxhimeve etj., por nuk pati asnjė mėdyshje, pėr faktin se pse u detyrua ta bėnte publike drejtuesi i Forumit Botėror Ekonomik kėtė borxh.

    Arsyeja, pėrtej etikės diplomatike, duket se ėshtė e qartė. Ajo nuk ėshtė vetėm financiare. Nėse do tė ishte njė borxh i tillė, do tė gjendeshin dhjetėra mėnyra qė ai tė tejkalohej dhe borxhi tė shlyhej. Biles atė mund ta shlyente vetė qeveria shqiptare me njė vendim nga fondi rezervė i qeverisė. Ajo qė duket se e acaron situatėn ėshtė se zoti Zhan-Pol Karteron ka dashur qė tė merret vesh ky borxh. Ose mė mirė tė themi, ka dashur t'ia pėrmendė kėtė borxh Kryeministrit shqiptar. Pėrtej kėsaj dėshire nuk ka asgjė tjetėr veēse arsye politike. Forumi Botėror Ekonomik ėshtė njė institucion, i cili dikton shpesh imazhin e njė vendi pėr investitorėt e huaj dhe jep rekomandime e siguri pėrmes debateve pėr investime nė kėto vende. Ajo qė bėri zoti Zhan-Pol Karteron me Shqipėrinė dje, ėshtė mė shumė se njė spot publicitar negativ. Ajo ėshtė njė thirrje pėr tė hequr dorė nga ky vend dhe nga qeveria e tij. Ėshtė njė portret pėr njė vend primitiv, ku i pari i vendit ikėn nga hotelet pa paguar dhe as ka pėrgjegjėsinė pėr tė paguar ndonjėherė ato borxhe qė turpėrojnė vendin e tij. Dhe tė mendosh se ai borxh ėshtė shumė herė mė pak se sa ēmimi i Benzit qė i kanė dhuruar ose dhjetėra herė mė pak se ēmimi i apartamentit qė i ėshtė falur nė Tiranė, shihet qartė se ēfarė ka dashur tė thotė me pėrkujtesėn pėr borxhin, zoti Zhan-Pol Karteron. Ka dashur tė na tregojė tė gjithėve, se nga qeverisemi dhe ēfarė konsideratash ka institucioni mė i lartė opinionformues pėr imazhin e njė vendi si ne. Ka dashur t'u kujtojė tė gjithė atyre qė pėrpiqen tė mbulojnė tė vėrtetat e hidhura tė qeverisjes kėtu, se kemi tė bėjmė me njė tufė horrash nga ata qė dhe nė Shqipėri nuk guxojnė ta bėjnė mė kėtė gjest.


    Tema
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Cila eshte e verteta per kete skandal. Le ti leme opinionet dhe ti drejtohemi fakteve.


    Zhan Pol Karteron u shfaq kėsaj rradhe menjėherė pasi ra nė kontakt me Sali Berishėn dhe kur zyrtarėt shqiptarė, Presidenti i Republikės dhe kryetari i opozitės iu rikthyen pas disa vite mungese Forumit tė shtrenjtė tė Krans Montanės. Natyrisht qė mes Berishės dhe Karteronit qėndron njė histori e gjatė qė ka Nikolas Arsidin nė mes. Ajo histori ėshtė aq e shtrenjtė financiarisht sa nderet e kryera nė atė vakt nė tė dyja kahet nuk mund tė harrohen dhe pėrcillen si zinxhirė nga njėri vit nė tjetrin.

    Shqipėria humbi mes viteve 1993 dhe 1994 njė shifėr tė konsiderueshme nga Banka Qėndrore e Shqipėrisė qė kapte vlerėn e 1.6 milionė dollarėve. Shqipėria kishte trashėguar nga rregjimi komunist dhe vitet e para tė paspluralizmit borxh tė jashtėm pėr tė cilin njė francez i quajtur Nikolas Arsidi u ofrua tė negocionte pėr t’u falur. Natyrisht njė punė kjo qė kėrkonte honorar. Ky honorar sipas raporteve u pėrcaktua nė 1.6 milionė dollarė dhe kėtė duhet ta paguante Banka e Shqipėrisė. Siē edhe ndodhi. Por para se tė merrte bekimin e negociatorit, Nikolas Arsidi ish kėshilltar i ish Presidentit tė Francės, konsulent financiar i disa zyrave tė rėndėsishme dhe kompanive tė tjera, ftoi Berishėn nė Romė pėr ta dekoruar me Urdhėrin e Kortezisė Franceze. Cermeonia u krye nė korrik tė vitit 1992 dhe Berisha u fiksua me dekoratėn serioze franceze nė gjoks. Tė gjithė mbajnė mend se kėsaj ngjarje iu kushtua vėmendje e gjerė nė Shqipėri. Edhe pėr faktin se pak mbas saj u mor vesh se dekorata qė kallp, dhe Berishės ajo qė i vuri Arsidi nė gjoks nuk ia kishte akorduar Komiteti i cili lėshonte Urdhėrin e Kortezisė Franceze. Atėherė skandali u bė dhe mė i madh. Ai u pasua nga zbulimi i transaksioneve tė fshehta financiare qė kishin zhdukur nga Banka Shqiptare 1.6 milionė dollarė ndėrkohė qė borxhi i Shqipėrisė as u fal dhe as u riskedulua.

    Nė vingjilie tė skandalit financiar qė e bėri tė njohur nė Shqipėri, Zhan Pol Karteron u ėshtė fanepsur sėrish shqiptarėve tashmė si njeriu tė cilit Kryeministri i Shqipėrisė i paska 110 mijė franga zvicerane borxh.

    Sipas gazetave tė djathta dhe atyre tė Ilir Metės, Karteron i qėnka ankuar Presidentit tė Republikės pėr kėtė borxh. Madje, gazetat thonė se njerėzit e PD-sė q ėkanė qenė prezent nė ankesėn e Karteronit pranė Presidentit e kanė bėrė publik kėtė fakt pėr median shqiptare. Karteron thotė se 6 vjet mė parė Nano dhe njė ekip zyrtarėsh ikėn nga ambientet e Forumit tė Krans Montanės pa paguar faturat. Ai shton se Nano dhe kėta zyrtarė lanė edhe disa pasaporta diplomatike peng. Ai thotė prapė se pėr shumė vjet i ka dėrguar faturat e shpenzimeve shoqėruar me dhjetra letra por nuk ka marrė asnjė cent dhe asnjė pėrgjigje. Nė fakt, nė kėtė botė nė krah tė Berishės nuk ėshtė vetėm Karteron, por edhe Paskal Milo qė nxitoi dje tė bėnte protagonistin nė njė TV Ēampion, natyrisht me shqetėsimin pėr tė thėnė tė vėrtetėn rreth ēėshtjes plus shantazhin e rradhės ndaj Kryeministrit pėr tė marrė ndonjė zėvendėsministėr tjetėr apo pėr tė marrė ndonjė prefekt tjetėr, apo pėr tė marrė ndonjė drejtor tjetėr dhe ku kriteri bazė ėshtė qė patjetėr njėri prej tyre tė jetė i pėrfolur. Ndėrkohė ambasadorėt e shtetit shqiptar nė Gjenevė dhe Bėrn mohuan dje ngjarjen. Pėr mė tepėr, kur shikon qė deklaratat e Karteronit kanė pohime tė ēuditshme - siē ėshtė puna e pasaportave diplomatike tė lėna peng, po zyrtarėt me ēfarė udhėtuan?! - tė cilat mjaftontė pėr tė thėnė qė Karteron gėnjen. ambasadorėt thanė dje se kanė kėrkuar vazhdimisht faturat origjinale qė justifikojnė shpenzimet e mėsipėrme, por kurrė nuk i kanė marrė ato. Pėr mė tepėr qė shifra qė referohet, pėr 5 zyrtarė dhe pėr 5 ditė nuk mund tė harxhohet nė Hiltonin mė tė shtrenjtė tė botės jo mė nė vilat apo hotelet e Krans Montanės. Nisur mbase nga ky fakt, ambasadorėt janė detyruar ta quajnė Karteronin "matrapaz" apo "xhambaz" i cili i fton njerėzit e pastaj iu vėrvit nė surrat faturat me shifra skandaloze. Unė nuk di sesa ka lėnė Presidenti i Republikės nė Krans Montana kėsaj rradhe, por do tė ishim kuriozė pėr faturat qė Karteroni i ka prerė atij.

    Zhan Pol Karteron ka pushtuar edhe njėherė tjetėr faqet e gazetave shqiptare, kryesisht tė djathta dhe kryesisht ato qė kontrollon Ilir Meta, ish kryeministri i Shqipėrisė disa herė emėruar nga socialistėt.

    Por kėsaj rradhe Karteron nuk ėshtė shfaqur si 9 vjet mė parė, mbrojtės i zyrtarėve tė shtetit shqiptar. Kėsaj rradhe, ai ka bėrė viktimėn e tyre, njė njeri i rėndėsishėm tė cilit Kryeministri i Shqipėrisė i paska 110 mijė franga zvicerane borxh.

    Nė fakt, Karteron mbahet mėnd mirė nė kėto anė. Nė vitin 1995 kur plasi skandali "Arsidi" ai u shfaq pėr herė tė parė nė Shqipėri. Atėherė kėtu nuk e njihte njeri si themeluesi i Forumit tė Krans Montanės. Buja e skandalit mė tė madh financiar tė pasdikaturės nė Shqipėri detyroi Berishėn, President i Republikės nė atė kohė, tė bėnte sikur do tė hapte gjyq pėrkundrejt njė francezi tė quajtur Nikolas Arsidi, qė kishte pėrlarė nga bankat e Shqipėrisė 1.6 milionė dollarė. Berisha arrestoi njė sėrė zyrtarėsh nė Shqipėri pėr t’i mbyllur nė burg dhe tamam atje pėr t’iu zėnė dhe gojėn. Por burgu paratė nuk i kthente. Atėherė nėn presionin e madh tė medias, Presidenti Berisha u detyrua tė deklaronte se do tė hapte gjyq ndaj francezit qė e kishte dekoruar me Urdhėrin e Kortezisė Franceze dhe mė pas, vetė Berisha e kishte emėruar negociator tė tė Borxhit tė Shqipėrisė dhe ai kishte paguar me 1.6 milionė dollarė. Atėherė gazeta e Partisė Demokratike, qė sot na referon skandalin, tha se Karteron ishte zgjedhur si avokat i Sali Berishės nė Paris. Por ne nuk dėgjuam mė kurrė tė ishte bėrė ndonjė gjyq pėr kėtė ēėshtje nė Paris.Ato para nuk u kthyen kurrė. Ato edhe sot e kėsaj dite mungojnė nė Bankėn Qėndrore tė Shqipėrisė. Zhan Pol Karteron u pa atėherė jo si avokat mbrojtės nė njė gjyq qė s’u bė kurrė. Por si negociator i Sali Berishės pranė Nikolas Arsidi pėr tė rikthyer paratė nė Shqipėri. Nuk dimė sa ia arriti kėsaj zotėria nė fjalė. Por dimė fare mirė se paratė nuk u kthyen. Nuk dimė se sa u pagua zotėria pėr shėrbimin qė kreu, pasi ēėshtja ruhej me forca speciale nga rregjimi nė fuqi dhe ēdo informacion qė rridhte ose e lėshonte SHIK-u ose vinte si klithmė e ndonjėrit prej tė burgosurve qė Berisha e kishte zhytur shtatė pashė nėn dhe pėr tė mos iu dėgjuar zėri.

    Ky ėshtė Karteroni qė njohim ne. Pėr fat tė keq ėshtė rishfaqur sėrish, kėsaj rradhe edhe me namin e njė njeriu qė ka ngritur Forumin e Krans Montanės pėr tė bėrė para pėrmes matrapazllėqeve tė shėmtuara.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    EDHE ISH-MINISTRI MILO PRANOI BORXHIN

    Si per te vulosur ate qe eshte thene ne tryezen e para kater diteve ne Krans Montana, edhe ish-ministri i Puneve te Jashtme Paskal Milo, pranoi se nje gje e tille eshte e vertete. Duke qene se ne kohen kur Nano u be debitor ndaj ketij forumi Milo ishte Minister i Jashtem, fatura i ka ardhur paraprakisht atij. "Une kam qene vetem njehere ne Krans Montana, diku nga perfundimi i konfliktit ne Kosove ne maj apo qershor te viti 99, nderkohe qe ky aktivitit i Nanos ne kete forum eshte zhvilluar nje vit me pare" u shpreh Milo lidhur me kete ceshtje. Nga ajo cfare kujtonte Milo, ministria e tij ka marre nje leter nga presidenti i ketij forumi Karteron, lidhur me borxhin qe Nano i detyrohej atij. "Me sa me kujtohet pasi eshte kthyer Nano nga ky aktivitet, disa kohe me vone ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne na ka ardhur nje informacion nga misionet tona ne Gjeneve apo nga Berna, pra nga misionet tona diplomatike ne Zvicer, me te cilet Zhan Pol Karteron, organizatori i Krans Monatanes kerkonte qe t'i paguheshin rreth 110 mije franga zvicerane, per shpenzime qe kishte bere delegacioni shqiptar i kryesuar nga Nano" pohoi Milo. Por sipas tij kjo fature kaloi ne kryeministri, pasi duhej te ishte pikerisht ky dikaster qe duhej te shlyente borxhin. Pasi informacioni i ka kaluar Kryeministrise nga Ministria e Jashtme nuk eshte marre asnje informacion i metejshem. "Duke qene se kjo ceshtje kishte te bente me zyren e kryeministrit dhe jo me Ministrine e Puneve te Jashtme, me kujtohet mjaft mire qe ne kete informacion e kemi percjelle tek zyra e kryeministrise. Me pas ne nuk kemi marre asnje informacion lidhur me kete ceshtje si ministri e jashtme edhe per faktin se Nano u largua nga posti i kryeministrit ne fund te shtatorit te `98, dhe si duket dosja u mbyll me faktin se erdhi nje qeveri e re e kryesuar nga Majko". Ky ishte argumenti i vetem i Milos dje lidhur me kete fakt, duke e justifikuar ate me nderrimin e qeverive.



    Koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk eshte as me shume e as me pak se sa "Nano Ik", per kesaj here keto fjale nuk shqiptohen nga goja e nje shqiptari, shqiptohen nga goja e nje te huaji dhe kjo i ben ato edhe me shokuese dhe intriguese ne te njejten kohe.

    Shqiptaret kane per kryeminister nje hajdut ordiner qe nuk vjedh vetem shqiptaret, ka vjedhur edhe perendimoret. Sa per Nanon, nga dita ne dite po e kupton qe po rremon varrin vetes gjithmone e me te thelle.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Nuk ka asnje fakt qe e nxjerr Nanon hajdut. Ne rastin me te keq, ajo cfare pretendohet eshte se shteti shqiptar i ka borxh 110 mije franga Zviceriane Krans Montanes dhe jo Nano. Asnje qindarke prej atyre parave nuk pretendohet te jene futur ne xhepin e Nanos, apo te jene shpenzime private te Nanos jashte statusit te vizites zyrtare. Askush prej atyre qe akuzojne nuk e thote kete, por thone thjesht se shteti shqiptar ka nje borxh.

    Nano ishte kryeminister ne ate kohe dhe shume shpejt pas asaj vizite ai nuk e gezoi me kete post. Ai nuk ishte me ne pozita per te urdheruar pagimin e ketij borxhi, atehere pse akuzohet Nano si hajdut? Cfare vodhi Nano?

    Pastaj eshte e qarte qe pretendimi eshte shume tendecioz dhe i qellimshem. Zotria ne fjale mund ti drejtohej presidentit shqiptar ne menyre private apo te ndiqte rruge me te pershtatshme per kete problem, menyra keto teper standate per diplomatet apo personalitetet e huaj dhe miqesore me shqiperine, pa e turperuar delegacionin shqiptar ne ate lloj menyre. Por ai per cudi preferoi ti kerkoje keto para ne nje forme teper poshteruese. Shume shqiptare jane kaq idiote sa kujtojne se bota do fajesoje Nanon per kete, kur ne fakt ky borxh, nqs i vertete thote me shume per shtetin shqiptar dhe natyren e shqiptareve ne pergjithesi. Kjo paditje publike dhe e felliqur na diskriminon te gjitheve dhe per hir te se vertetes eshte ne perputhje te plote me opinionin e keq qe Europa ka per shqiptaret ne pergjithesi, perfshi ketu politikane e njerez te thjeshte, pozite e opozite. Kush eshte ai idiot ne bote apo europe qe e konsideron shtetin shqiptar te Berishes psh si shtet me pak hajdut apo me korrekt se ky i Nanos, apo qe i analizon keta te dy si nje te "mire" e nje te "keq".

    Nano ne kete rast nxjerr ne pah hipokrizine dhe karakteri prej skileje e injoranti qe shpalosin shqiptaret. Shqiptareve u duhet Nano sepse ata mund ta perdorin ate dhe gabimet e tij per tu fshehur mbas tij, edhe pse ata e dine mire se te gjithe jane pak Nano kush me shume e kush me pak. Ne mase te madhe shqiptaret kane nje mentalitet hajdut, dhe te korruptuar, dembeli e paraziti dhe kete dobesi te veten kerkojne ta fshehin mbas Nanos dhe sic shikohet edhe ketu e akuzojne ate vend e pa vend, pa pare aspak pertej instinktit apo pasionit te tyre revanshist.
    Ne thelb ky eshte nje sebep tjeter qe shqiptaret te fajesojne Nanon si shkaktari i moralit te tyre te degjeneruar, apo i prapambetjes se tyre, ashtu sic eshte bere tashme norme qe per cdo gje qe nuk ecen mire ne Shqiperi ata fajesojne apo akuzojne Nanon dhe qeverine. Kjo edhe pse Nano nuk ishte ai qe e solli por e gjeti kete mentalitet mes shqiptareve.

    Shqiptaret jane kaq gomere sa nuk duan te shikojne se Nano edhe sikur ta kete bere kete qellimisht ne fund te fundit nuk ka paguar nje fature qe do tu rendonte ne krah taksapaguesve shqiptare. Arsidi ne 94-95 i vodhi 1.6 milione dollare shqiptareve pasi i vari dekoraten Berishes ne qafe, por per cudi keta te djathtet nuk duket se u ben pershtypje ky fakt dhe akuzojne sot jo vetem me idiotesi dhe pa asnje lloj takti e mencurie, por duke u hequr si force politike e paster moralisht, kur dihet se skandalet me te medhaja financiare, shqiperia i perjetoi nen pushtetin e tyre. Ne fakt duket qarte se kjo nuk eshte asgje tjeter vecse nje tjeter akuze ne vazhden e akuzave shterpe dhe xhahile qe gjithmone fokusohen mbi moralin, karakterin apo jeten private te Nanos dhe jo mbi punen dhe arritjet e tij. Keto akuza filluan me merhumin Gary Kokalari qe kerkonte numrin e llogarise bankare te Nanos,............ duke vazhduar me protestat e xhahilo-bajraktareve shqiptare perpara shtepise se Bardhe nga e cila doli edhe nje ultimatum per Bushin, dhe qe sigurisht edhe sot nuk bejne asgje tjeter vecse vazhdojne sulmet ndaj figures se Nanos dhe jo ndaj punes se tij me te cilen ata nuk kane asgje te krahasojne se s'kane asnje arritje.

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    EDHE ISH-MINISTRI MILO PRANOI BORXHIN

    Si per te vulosur ate qe eshte thene ne tryezen e para kater diteve ne Krans Montana, edhe ish-ministri i Puneve te Jashtme Paskal Milo, pranoi se nje gje e tille eshte e vertete. Duke qene se ne kohen kur Nano u be debitor ndaj ketij forumi Milo ishte Minister i Jashtem, fatura i ka ardhur paraprakisht atij. "Une kam qene vetem njehere ne Krans Montana, diku nga perfundimi i konfliktit ne Kosove ne maj apo qershor te viti 99, nderkohe qe ky aktivitit i Nanos ne kete forum eshte zhvilluar nje vit me pare" u shpreh Milo lidhur me kete ceshtje. Nga ajo cfare kujtonte Milo, ministria e tij ka marre nje leter nga presidenti i ketij forumi Karteron, lidhur me borxhin qe Nano i detyrohej atij. "Me sa me kujtohet pasi eshte kthyer Nano nga ky aktivitet, disa kohe me vone ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne na ka ardhur nje informacion nga misionet tona ne Gjeneve apo nga Berna, pra nga misionet tona diplomatike ne Zvicer, me te cilet Zhan Pol Karteron, organizatori i Krans Monatanes kerkonte qe t'i paguheshin rreth 110 mije franga zvicerane, per shpenzime qe kishte bere delegacioni shqiptar i kryesuar nga Nano" pohoi Milo. Por sipas tij kjo fature kaloi ne kryeministri, pasi duhej te ishte pikerisht ky dikaster qe duhej te shlyente borxhin. Pasi informacioni i ka kaluar Kryeministrise nga Ministria e Jashtme nuk eshte marre asnje informacion i metejshem. "Duke qene se kjo ceshtje kishte te bente me zyren e kryeministrit dhe jo me Ministrine e Puneve te Jashtme, me kujtohet mjaft mire qe ne kete informacion e kemi percjelle tek zyra e kryeministrise. Me pas ne nuk kemi marre asnje informacion lidhur me kete ceshtje si ministri e jashtme edhe per faktin se Nano u largua nga posti i kryeministrit ne fund te shtatorit te `98, dhe si duket dosja u mbyll me faktin se erdhi nje qeveri e re e kryesuar nga Majko". Ky ishte argumenti i vetem i Milos dje lidhur me kete fakt, duke e justifikuar ate me nderrimin e qeverive.


    koha jone

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar mė parė nga Sander Mafishja
    Shqiptaret jane kaq gomere sa nuk duan te shikojne se Nano edhe sikur ta kete bere kete qellimisht ne fund te fundit nuk ka paguar nje fature qe do tu rendonte ne krah taksapaguesve shqiptare.
    Ketu ne fakt ke te drejte , sepse te votosh per nje kryeminister te tille gomar duhet te jesh .

    Por fakti eshte se ky forum paska qene shume i duruar , pasi ka pritur 6 vjet , sepse me sa di une , per nje fature te vogel , si psh parking etj .. te mospaguar , shteti nuk te lejon me te futesh ne te tilla forume pa e paguar . Ketu nuk behet fjale per disa dollar , por behet fjale per dinjitetin e nje shteti , ku nje i tille kryeminister perfaqeson nje shtet , i cili han e pin dhe len pa paguar faturat ... etj etj qe spo din te mbarojn avanturat e ketij mafiozi .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Drejtori i Berishės nė skandal pėr molestim seksual
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-10-2006, 01:29
  2. Meta: Rama - Skandal ne Internacionalen Socialiste
    Nga Thatcher nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 14:44
  3. G-8 anulon borxhet e 18 vendeve tė varfra
    Nga D&G Feminine nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-06-2005, 16:01
  4. Skandal nė spitalin e Durrėsit!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 22:02
  5. Roz Skandal me Erickson.
    Nga kolombi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-08-2004, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •