Edhe Limaj ka ngrene ne nje pjate me ata te "tjeret."Postuar më parë nga oiseau en vol
E gjithe kjo bande kane pasur nje interes te perbashket, nje qellim, nje ideal, nje rruge te njejte te nisur.
Edhe Limaj ka ngrene ne nje pjate me ata te "tjeret."Postuar më parë nga oiseau en vol
E gjithe kjo bande kane pasur nje interes te perbashket, nje qellim, nje ideal, nje rruge te njejte te nisur.
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Per ty o Brari dhe per bashkemendimtaret e tu , "fshatare te mjerePostuar më parë nga Brari
" jane ata tradhetoret dhe spiunat shqipetar qe kane marre denimin e merituar,. Jo more zoteri mos flit ashtu se gabohesh rende.
Ne kohen kur ti me shoke je "rrezitur" ne kampin stenkovec te rrethuar me tela, keta qe u liruan sot me shoke-qe ti i quan tradhetor (turp te kesh), i dolen zot vatanit dhe i mbrojten heroikisht tokat shqiptare.
Kosova mirëpret lirimin nga Haga të dy ish pjesëtarëve të UÇK-së
Besim Abazi
30-11-2005
Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli sot të pafajshëm ish pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Isak Musliu, ndërsa dënoi me 13 vjet heqje lirie Haradin Balajn. Sipas Gjykatës, dy të parët janë tërësisht të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe ata do të lirohen menjëherë pas përfundimit të formaliteteve.
Ndërkaq Haradin Balaj, i akuzuari i tretë është shpallur fajtor për torturë, trajtim mizor të burgosurve, vrasje dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës.
Rrugët e Prishtinës janë vërshuar nga qytetarë që po festojnë lirimin e Fatmir Limajt e Isak Musliut dhe për të shprehur solidaritetin me Haradin Balajn, i dënuar me 13 vjet heqje lirie. Të tre pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë akuzuar në shkurt të vitit 2003 për përfshirje në krime civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.
Akuza kundër tyre kishte nxitur reagime të ashpra në Kosovë ku janë hedhur poshtë të gjitha mundësitë që pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të kenë përfshirë në veprime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës. Gjykimi i cili përfundoi sot ishte i pari kundër pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ai është pritur me interesim të jashtëzakonshëm në Kosovë.
Dy ditë më parë dhjetëra mijëra njerëz protestuan rrugëve të Prishtinë në mbështetje të të akuzuarve, duke bërë thirrje për drejtësi. Në reagimet e para në Kosovë është përshëndetur vendimi i Gjykatës së Hagës për lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut dhe është shfaqur shpresa për lirimin sa më të shpejtë edhe të Haradin Balajt.
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova “mirëpriti aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, e cila shpalli të pafajshëm luftëtarin e UÇK-së dhe politikanin e njohur të pasluftës, z. Fatmir Limajn, si dhe pafajësinë e luftëtarit tjetër, Isak Musliut”.
Presidenti Rugova shpreh besimin se vendimi i sotëm nuk i shteron mundësitë ligjore të Haradin Balajt në betejën e tij ligjore për t’u mbrojtur nga akuzat për krime të luftës. “Gjykimi i sotëm vërteton drejtësinë e luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës kundër okupimit serb, drejtësinë e luftës për liri dhe pavarësi të vendit tonë, si dhe besueshmërinë në drejtësinë ndërkombëtare dhe në Gjykatën e Hagës”, thuhet në reagimin e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Kryeministri i Kosovës, Bajrami Kosumi përshëndeti shpalljen të pafajshëm dhe lirimin nga paraburgimi të Fatmir Limajt dhe Isak Musliut. “Kjo është edhe një dëshmi se Fatmiri dhe bashkëluftëtarët e tij kanë pasur vetëm një qëllim në jetë: luftën për lirinë e Kosovës”, tha ai. Kryeministri Bajram Kosumi shpreh besimin se edhe disa përfundime të tjera që ka sjellë Gjykata e Hagës në lidhje me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë të dëshmuara plotësisht. Ai vlerëson se UÇK ka bërë luftë të drejtë, të pastër, mbrojtëse dhe luftë për liri dhe ai beson se në të ardhmen do të dëshmohet edhe në Gjykatën e Hagës kjo drejtësi e luftës së UÇK. “Lufta për liri nuk mund të barazohet me krime dhe kjo luftë e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe popullit të Kosovës është dëshmuar të ketë qenë luftë çlirimtare për një Kosovë demokratike, të pavarur e të lirë për të gjithë qytetarët e saj”, përfundon kryeministri Kosumi.
Ndërkaq në reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës thuhet se kjo parti si edhe gjithë populli i Kosovës ka besuar gjithmonë dhe thellësisht në pafajësinë e z.Limaj me shokë, dhe me këtë rast fitoi drejtësia për gjithë popullin e Kosovës dhe luftën e saj çlirimtare. “Jemi thellësisht të bindur dhe besojmë fuqishëm edhe në pafajësinë e zotit Haradin Balaj”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike e cila vlerëson se “më në fund fitoi drejtësia ndërkombëtare, ndaj së cilës kurrë nuk e kemi humbur besimin tonë ndaj saj, ashti siç e kishte respektuar atë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. PDK-ja si edhe gjithë populli i Kosovës beson thellësisht se Vendimi i Gjykatës së Hagës për lirimin e Fatmirit dhe Isak Musliut do të jetë një shembull në shërbim të drejtësisë edhe ndaj të burgosurve të tjerë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të burgosurve në Kosovë. Më këtë rast urojmë gjithë popullin e Kosovës për këtë fitore të drejtësisë ndërkombëtare e cila është edhe në shërbim të lirisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe të prosperitetit të Kosovës”, thuhet ne reagimin e Partisë Demokratike të Kosovën të nënshkruar nga kryetari i saj Hashim Thaçi.
Vendimi i sotëm u Gjykatës së Hagës është përshëndetur edhe nga partitë e tjera politike të cilat e kanë cilësuar atë si një ngjarje të rëndësishme politike për Kosovën.
Të pakënaqur janë shprehur përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, një nga udhëheqësit e të cilëve Oliver Ivanoviç, ka theksuar se vendim i sotëm është porosi e keqe për serbët e këtushëm
Ndërkohë zëvendësshefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara Larry Rossin dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Giuseppe Valotto, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, kanë shprehur bindjen e tyre se populli i Kosovës do të dijë ta kalojë me dinjitet situatën e krijuar pas shpalljes së vendimit për lirimin e Fatmir Limajt.
Zeri Amerikes
http://www.voanews.com/albanian/2005-11-30-voa5.cfm
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Të pakënaqur janë shprehur përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, një nga udhëheqësit e të cilëve Oliver Ivanoviç, ka theksuar se vendim i sotëm është porosi e keqe për serbët e këtushëm
------------------------
kesi per fat te keq kemi edhe ne ket forum kan depertua nja 2-3 persona veq pasi qe jan pakic nuk do te munden te prishin ket fest te Shqiptarve
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
[QUOTE=deqanas]O Deqani nuk je aspak tru trash ti jo,por problemi yte eshte qe nuk do te kuptosh.Ose je shume ANTI se di,megjthat rrespektin me te madh qe kam kam per qytetaret e deqanit me rrethine,dhe jo vetem une po besom mua ter Kosova kan nje rrespekt te madh per Deqanin,dhe a e din ti pse?Ose kush ju ka zbardh fytyren dhe nga kush i keni meritat?Nesje...Postuar më parë nga ARTORI
Ndegjo Deqanasi une nuk jam me PDK,por as Anti jo,nuk jam me LDK,Jam nje popull qe quhet ShqipetarDhe si shqipetar qe jemi QE TE GJITHE KETU,Jam shume...shume...shume...shume..shume e lumtur per lirimin e K.QELIKUT dhe bashkluftetarit tije,dhe gjithashtu jam shume shume shume e pikelluar per denimin e H.Balaj.
Dhe me kete pytje qe ben ti me ironi,mos do te thuash se eshte ashtu si thone serbet per te?
Dhe une besoj shume ne pafajsin e tije dhe besom se nuk ka per te dalur keq nese edhe ti beson.
Pacim deqanasi edhe RRESPEKT nga une
================================================== ==
Ta mbrojm njeri tjetrin pavarsisht nga politika,se pari ta kemi parasysh se jemi shqipetare.
Ndryshuar për herë të fundit nga zANë : 30-11-2005 më 18:39
Nese ke mundesi ta shpjegosh pak ku deshe te dalesh me kete??????????Postuar më parë nga Arb
Mbase se kuptova mire![]()
O Arb, po ti edhe s'ditke fare te mbrosh idete e tua... Nejse, pune per ty...Postuar më parë nga Arb
Une di te them vetem kaq : kur dikujt i jepet pafajsia nga nje gjykate, vetem gojet e liga dhe ata qe nuk durojne humbjen hidhen perpjete edhe thone : jo po na e bene me hile, jo nuk e pa arbitri, jo e fshehu doren... e perralla si keto.
Kur thua ne nje pjate me te "tjeret", ti tregon qe qenke nga ata te denimeve kolektive : He se edhe ti duhet te kesh bere diçka se shoku yt ne krah e ka bere kete... (hajde mendje hajde)
Ne gjykate gjykohen individe dhe jo parti, qeveri, regjime, presidente, grupe, familje e ushtri. Sepse, çfaredo qe te kete ndodhur, kushdo qe te kete dhene urdher, ne shkallen e fundit eshte individi qe me vullnetin e vet merr vendim. Perndryshe, Millosheviçi do te fajesohej per te gjithe kriminelet dhe keta te fundit do te ishin te lare. Por ti nuk po mbushke mire, e shoh une.
E ke kthyer ne pune sporti kete çeshtje, sikur po luanin dy skuadra futbolli ne ate qytet ku je ti. Thellohu Arb e mos ia keput si per pasneser, he te keqen se ke kohe ta pish nje gote edhe ti me qejf...
Gezohem qe Limaj eshte i pafajshem dhe i urojme suksese ne jeten politike (nese ka plan qe ende te mirret me politike). Urojme qe te kemi kontributin e tij ne zbutjen e tensioneve nderpartiake ne Kosove, ne institucionalizimin sa me te madh te jetes politike ne Kosove, ne uljen e dhunes politike, njohjen nderkombetare sa me te shpejte te pavaresise se Kosoves, krijimin e nje shteti ligjor, e ne nje te ardhme edhe bashkimin me Shqiperine dhe anetaresimin e plote ne BE, etj. etj.
Tung
Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 30-11-2005 më 19:35
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Qellimi i tyre ishte vrasjet gjate dhe pasluftes. Don edhe emra...Postuar më parë nga EMMA 1244
Limajn e ka fal Gjykata e Hages, por nuk do ta fal Gjyqi i popullit...
Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 30-11-2005 më 20:05
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
O njeri,Postuar më parë nga oiseau en vol
Vetem desha te them se edhe Limaj eshte nje fare e keqe... si ata te tjeret...
E ti ke dal e ke lidh me sport e dreqi e marrte vesh ku ke dal...
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Krijoni Kontakt