Close
Faqja 26 prej 48 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 471
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Brarit:10 Pika

    Citim Postuar më parë nga Brari
    ...Krejt fshatrat tha Lima ne Hag para hartes .. duke i tregue me dor.. i kam bredh aty rrotull vec llapushnikun jo..
    Interesant.. as ky as Jakupi skan shkue kurr ne Llapushnik..
    A nuk ish pjes e Kosoves qe do mbrohej dhe ky Llapushniku a?

    A thua kan shti fall ke ndoj fallxhore gjat luftes e ajo fallxhorja u paska than.. qe mos me dal ne Llapushnik tash ne luft se..pas lufte ka me dal nji HAg qe ka me than se ka pas kamp-burg ne llapushnik.. e sban me shku qaty..se ju del pun mbasandej me Hag del Ponten..

    .
    Të bësh një hap të ri , të thuash një fjalë të re – kjo është ajo prej së cilës njerëzit frikësohen më së shumti (Dostojevski)

    O Brari
    ma ndreqe ditën me mëngjez,
    ... kam zanë me qeshë me za!



    .
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #252
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Çërçër:UÇK nuk kishte strukturë efektive komanduese


    Hagë, 26 maj 2005 (Kosovapress) Time: 11 : 48

    Zyrtari britanik për çështje të sigurisë dhe analisti politik, Robert Çërçër, në ditën e dytë të dëshmisë së tij në procesin “Limaj dhe të tjerët” të enjten në Hagë, ka mohuar të ketë qenë në verën apo gjatë gjithë vitit 1998 SHP i UÇK-së një shtab në kuptimin e plotë të organizimit ushtarak, por më tepër një byro politike. Ai ka thënë se për shtab të përgjithshëm në kuptimin që pretendon Prokuroria mund të flitet në një periudhë të më vonëshme të konfliktit në Kosovë. Sipas tij UÇK-ja përbëhej nga grupe të shpërndara dhe pa komandë koherente në kuptimin ushtarak. Ai ka thënë se nuk e dinte nëse Fatmir Limaj kishte komanduar ndonjë brigadë apo jo
    -----------------------




    Limaj:Nuk ka pasur burg e as të burgosur


    Hagë, 27 maj 2005 (Kosovapress) Time: 12: 05

    Fatmir Limaj, pas përfundimit të dëshmisë së britanikut Robert Çërçër, sërish i është kthyer pyetjeve të Prokurorisë të enjten në procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se në territorin e komandës së tij nuk ka pasur burg e as të burgosur. Më 1998 ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme. As nuk kam parë, as nuk kam dëgjuar për gjëra të tilla, ndërsa sa u përket zonave tjera mundësitë e komunikimit kanë qenë shumë të vogla. Nuk ka mundur të komunikojë Brigada 121 me atë 122 që ishin shumë afër njëra-tjetrës e lëre më larg, ka pohuar ai.
    ---------------------

    pres qe te thot fjalen e vet edhe reporteri i r-k RTP-ja a ka than keshtu a po jo deshmitari.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 27-05-2005 më 07:53
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #253
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lapi po shkruan:

    "Zyrtari britanik për çështje të sigurisë dhe analisti politik, Robert Çërçër, në ditën e dytë të dëshmisë së tij në procesin “Limaj dhe të tjerët” të enjten në Hagë, ka mohuar të ketë qenë në verën apo gjatë gjithë vitit 1998 SHP i UÇK-së një shtab në kuptimin e plotë të organizimit ushtarak, por më tepër një byro politike. "

    kto gjana or llap ne kemi vite qe po i themi.. qe skeni qen kurr shtab qe organizon ushtri me qlirue ndoj far Kosove por thjesht deg e shishit te Klosit apo celul enveriste qe perpunonte lista me emra atdhetaresh qe duheshin likujdu.. meqense kish ardh rasti fatlum per ju kur nuk merrej vesh.. a te ka vra Serbia apo Uck-ashlija..

    Sa turp.. tash vet po i bini atij fylli..

    Mos thoni maaa plzz.. jena qlirimtara se na e kini gerdit ma..

  4. #254
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    O Brari po ai eshte anglez dhe deshmitar i prokuroris po ti qe i thue veti shqiptar qfar po shkruen genjen per UÇK-ne ore burre .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #255
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Selimi thotë se është njëri ndër themeluesit e UÇK-së


    Hagë, 28 maj 2005 (Kosovapress) Time: 11 : 27

    Në ditën e parë të dëshmisë së tij në procesin gjyqësor “Limaj dhe të tjerët,” të premten në Hagë, dëshmitari Rexhep Selimi ka pohuar se është njëri ndër anëtarët themelues të UÇK-së dhe se synimet e tij ishin çlirimi i Kosovës dhe liria e saj. Selimi ka thënë se shqiptarët e Kosovës kishin provuar përmes formave të ndryshme të organizmave politikë që të arrinin lirën e dhe pavarësinë, por me dëshirë ose jo lufta kishte mbetur mënyra e fundit e organizimit për lirinë popullit shqiptar të Kosovës.
    -----------------------

    Limaj:Brigada 121 asnjëherë nuk e kishte nën kontroll Llapushnikun


    Hagë, 28 maj 2005 (Kosovapress) Time: 10 : 34

    Në ditën e fundit të dëshmisë së tij, të premten në Hagë, dëshmitari Fatmir Limaj ka mohuar që Brigada 121 të ketë pasur ndonjëherë nën kontroll Llapushnikun. Ai ka thënë se Prokuroria nuk duhet të bazohet në dokumentare dhe intervista të ndryshme të dhëna gjatë dhe pas luftës, sepse në to ka glorifikime dhe në to flitet nga perspektiva.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #256
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Brari
    lapi po shkruan:

    "Zyrtari britanik për çështje të sigurisë dhe analisti politik, Robert Çërçër, në ditën e dytë të dëshmisë së tij në procesin “Limaj dhe të tjerët” të enjten në Hagë, ka mohuar të ketë qenë në verën apo gjatë gjithë vitit 1998 SHP i UÇK-së një shtab në kuptimin e plotë të organizimit ushtarak, por më tepër një byro politike. "

    kto gjana or llap ne kemi vite qe po i themi.. qe skeni qen kurr shtab qe organizon ushtri me qlirue ndoj far Kosove por thjesht deg e shishit te Klosit apo celul enveriste qe perpunonte lista me emra atdhetaresh qe duheshin likujdu.. meqense kish ardh rasti fatlum per ju kur nuk merrej vesh.. a te ka vra Serbia apo Uck-ashlija..

    Sa turp.. tash vet po i bini atij fylli..

    Mos thoni maaa plzz.. jena qlirimtara se na e kini gerdit ma..
    NGA PROCESI GJYQESOR "LIMAJ DHE TE TJERET"

    DESHMITARI ROBERT CERCER ISHTE ANGAZHUAR PER PAVARESINE E KOSOVES PA KUSHT

    Hage, 26 Maj

    Shkruan: Vehbi Kajtazi


    Ne seancen e sotme, deshmine e ka vazhduar eksperti ushtarak I krizave, njohesi I mire I rrethanave ne Ballkan dhe ne bote, njekohesisht analisti politik I cili per 25 vjet kishte sherbyer oficer ne Ushtrine Britanike, Robert Cercer.

    Cercer I eshte pergjigjur shume pyetjeve te Prokurorit Tomas. Seanca ka filluar me pyetje per prejardhjen e materialeve te mbledhura ne nje raport per luften ne Kosove.

    Cercer mohoi t'i kete rekomanduar pala mbrojtese per materialet e raportit te tij, I pranuar si deshmi. Cercer tha se asnjehere s'I ka takuar te akuzuarit, por me kerkese te pales mbrojtese ka ardhur per te deshmuar ne favor te Limajt.

    Cercer eshte pyetur nga Prokurori per marredhenjet e tij qe ka me Sherli Diogardin dhe Xhozef Diogardin. Ai tha se ka marredhenje te mira, dhe kane qene te interesuar per Kosoven.

    Ne Gjykate eshte paraqitur edhe nje raport I Cercerit, qe kerkon Pavaresine e Kosoves, ne kohen kur ai ishte Drejtor I Grupit Nderkombetar te Krizave, ne Prishtine.

    Cercer, tha se ai bashke me Sherlikane kerkuar te njihet Pavaresia e Kosoves. "Une kam pasur qendrimin se nese Kosoves I jipet nje autonomi, ata mund te kthehen ne Kosove." Cercer, Serbine e kishte cilesuar si diktator dhe shtypes mbi Kosoven. Te gjithe meshkujt Serbe te Kosoves, kane qene te mobilizuar si shtypes.

    Ne letren e tij derguar Kongresit Amerikan, Cercer kishte thene se Serbia eshte shtypese. Ai kishte kerkuar pavaresi te plote per Kosoven, me masa te rrepta mbrojtese per pakicat qe jetojne ne Kosove.

    Cercer tha se ne kemi pare ne Kosove, qe nga viti 1913, dhe asnjehere nuk eshte gjetur zgjidhje e qendrueshme dhe e drejte. Ai kishte kerkuar qe Kosova dhe Serbia te jene dy shtete te pavarura.

    Ai tha se kete nuk e deshironin Serbet, dhe ata I kishin shitur shtepite ne Kosove, keshtu qe Serbet nuk deshironin te jetonin ne Kosove. Ai tha se ka kontaktuar edhe me Serbet refugjate, pervec te moshuarve, te tjeret nuk deshironin te ktheheshin ne Kosove. Cercer tha se nje pjese e Serbeve deshironte te kthehej, te perfitoj grante e pastaj e shesin pasurine. Te vetmit qe deshirojne te rrine, jane rastet sociale.


    Sherli Diogardi: Haga po I Barazon Kriminelet me Clirimtaret

    Cercer kishte marre nje dokument nga Sherli Diogardi me titull, "Kosova nje kthese e madhe." Ne baze te editorialeve te Sherlit eshte pyetur, se a pajtohet me qendrimet e saj.

    Ai thoshte se arrestimi I luftetetareve te lirise, Fatmir Limajt, Haradin Balajat, dhe Isak Musliut, eshte perpjekje per te barazpeshuar clirimtaret qe luftonin per lirine e popullit Shqiptar. A pajtoheni pajtoheni me kete Z. Cercir? Ai tha se ky eshte nje stil Amerikan per te ekzagjeruar ngjarjet. Sipas prokurorit Cercer ishte ne krye te kuazes Shqiptare, per te arritur qellimin e tyre, dhe per te bindur Kongresin Amerikan me ane te raporteve qe ia kishte dhene Sherlit.

    Cercer eshte pyetur edhe per disa raporte te Misionit Vezhgues ne Kosove, ku edhe ai ishte hartues I tyre. Prokurori kerkoi qe seanca rreth ketyre raporteve te mbyllet.

    Ne raportin per strukturen komanduese te UCK-se, Cercer tha se UCK-ja nuk kishte ndonje komande koherente. Ata vepronin ne baze te bindjeve te tyre, me besnikeri te ndryshme, etj. Ai tha se SHP ne 98' nuk ishte fare I qarte. Aty kishte disa qarqe. SHP ishte Drejtori Politike qe nuk kishte te bente fare me kuptimin e struktures komanduese. Njerezit nuk dinin se kush ishte ne SHP, dhe askush nuk e dinte se kush jane ata te SHP-se. Kishte tendenca per te filluar nje kryengritje guerile, pa kurrfare strukture ushtarake.


    UCK-ja ishte Komplet e Pa-organizuar

    Cercer eshte pyetur se, "Cfare zhvillimesh kane ndodhur ne Qershor, 1998." Ai tha se SHP-ja nuk bente asgje pervec perpjekjeve qe te siguronin arme pa kurrfare komande. SHP-ja per te qene nje Shtab, duhet te kete me shume funksione, e jo vetem perpjekje per te siguruar arme.

    Cercer tha se pas masakres se Prekazit UCK-ja vepronte ne konspiracion te thelle. Per kete ata mbanin maska dhe perdornin pseudonime. Anetaret e UCK-se nuk e njihnin njeri-tjetrin. Kjo behej per te mos ditur se kush eshte ne UCK. Ne ate kohe kishte shume grupe qe thoshin se une jam ne UCK.

    Anetaret e UCK-se shkonin ne Shqiperi per te marre arme secili me vete per te blere arme. Ne veri te Shqiperise vinin fshataret dhe benin pazare, per te shitur kallashnikove.

    Gjate gjithe luftes nuk ka pasur asnje strukture komanduese. NATO dhe SHBA sollen Agim Cekun per te bere njefare komande.

    Cercer eshte pyetur edhe per Fatmir Limajn, se a ka degjuar se ne cilen zone ka komanduar ai. Cercer tha se, "nuk besoj qe ka komanduar ne ndonje zone, por mund te kete qene udheheqes I ndonje njesiti.

    Nderkaq, prokurori citoj deshmine e Limajt, kur ai kishte thene ne deshmi se kishte qene Komandant I Brigades dhe I kishte dhene komande Luanit. Cercer tha se nuk eshte kjo komande, kur urdheron per te sjell nje kafe apo dicka. Komanda kap nje sistem me te gjere. Per te dhene urdhera ka me shume njerez, se sa nje apo dy persona.

    Cercer tha se emerimi I Sylejman Selimit, Komandant I Drenices, nuk kishte te bente me kurrefare komande. Ai ishte nje djalosh I ri qe te kishte zene nje pozicion te atille.

    Nderkaq, Adem Jashari, nuk ishte fare Komandant. Ai ishte ngritur ne nje kryengritje dhe kishte rene ne kete kryengritje.

    Prokurori tha se, "Sulltani eshte cilesuar nje luftetar I mire." Cercer ia ktheu se, "nuk do te thote se nese je luftetar I mire, je edhe Komandant I mire."

    Ne Gjykate eshte paraqitur edhe deshmia e Sylejman Selimit, kur ai thote se, "Kur une mungoja, zevendesit e mi mund te benin urdhera." Cercer tha se, "perkunder vullnetit te UCK-se per te pasur nje organizim, nuk ia ka dal te bente kete.

    Kur raportet beheshin, ato nuk mund te shperndaheshin. Njerezit ishin te vete-emeruar dhe nuk kishte emerime. Sylejman Selimi nuk mund te ushtronte nje sistem ushtarak, sepse mungonte cdo gje, sic eshte transporti, komunikimi, etj.

    Une nuk kam pare askund ne Kosove, te kete pasur strukture komanduese. Kete e kam bere nga vezhgimet e mia.

    Ne Kosove kishte fshatare qe luftonin dhe nuk kishte strukture komanduese, dhe disipline perkunder vullnetit. UCK-ja nuk ia doli te bente kurre te organizohej. Njesitet vepronin te pavarura nga njeri-tjetri, sepse nuk kishte transport dhe komunikim. Grupet degjonin se po zhvilloheshin luftime, dhe shkonin per te ndihmuar, dhe kjo nuk do te thote se kishte komande. Ata dilnin ne ndonje koder, shihnin se cfare po ndodh, dhe shkonin per te ndihmuar. Ky eshte nje shembull shume fisnik.

    Prokurori citoi deshmitarin L98, kur ai kishte degjuar per nje zone ne rrezik, dhe se ishte nen komanden e Celikut. Cfare mund te thoni per kete, kishte pyetur Prokurori. Cercer thase kjo mund te kete qene nje embrion, por nuk do thote se ai ishte urdheruar. Atje kishte disa burra te pa-pervoje, dhe te pa-dijshem ne aspektin ushtarak, dhe kjo nuk ka te bej me ndonje strukture komanduese.

    Cercer tha se shembulli I Rahovecit, eshte shembulli I deshtimit te UCK-se, dhe kjo deshmon shkallen e struktures komanduese. Pra, eshte nje shembull klasik I deshtimit, qe tregon se nuk kishte strukture komanduese.


    Rrembimet e bera nga UCK-ja, si Rrembimet ne Afganistan

    Pastaj ne Gjykate eshte paraqit nje raport I Misionit Vezhgues ne Kosove, raport qe edhe deshmitari Robert Cercer e kishte perdorur per deshmine e tij. Rreth ketij raporti Cercer tha se, "me 22 Qershor nuk kishte ndonje kontroll territorial. Vezhguesit kishin pare njerez te armatosur, pa ndonje komande dhe kontroll territorial."

    Ne raportin vezhgues thuhet se nje zone e madhe kontrollohej nga UCK-ja. Per kete Cercer tha se ata ishin fshatare te pa-komanduar dhe kjo u deshmua ne ofensiven kur gjithe ky sistem ra. Fshataret kishin arme te gjuetise, qe I perdornin per t'I mbrojtur fshatrat e veta. Te gjitha raportet e vezhguesve Europiane, qe thuhet se kishte komande ushtarake, Cercer I ka kundershtuar.

    Cercer eshte pyetur rreth rrembimit te dy Serbeve, qe pastaj ishin liruar. Kete e kishte thene edhe Jakup Krasniqi, ku ai kishte folur edhe per Konventen e Gjeneves. Nderkaq, deshmitari tha se nuk I mer serioze deklaratat e Krasniqit, sepse ato kane qene propaganda. Une e kam kete bindje perkunder rrembimit dhe lirimit te dy Serbeve, ajo kishte karakter propagantistik.

    Cercer mori shembull edhe rrembimet ne Afganistan, qe nuk mund te dish se kush I ka rrembyer. Edhe lirimi I dy Serbeve ka qene shume I veshtire qe te kontaktohej nje qender e sistemit te koordinuar ushtarak, per te negociuar per lirimin e tyre. Kjo eshte e njejte me rrembimet ne Afganistan.

    Qendrimi im eshte qe nuk ka pasur strukture komanduese te UCK-se. Ai ka permendur edhe zonen e Dukagjinit, qe nuk kishte asnje kontakt me SHP-ne dhe raportet e tyre ishin te ngrira. Ai mori shembull strukturen e organizuar komanduese te Ushtrise Clirimtare Kombetare ne Maqedoni, kur urdherat e Ali Ahmetit respektoheshin.

    Kemi rastin e urdherit te terheqjes ne dy raste qe ishte bere me urdher te Ali Ahmetit. Ne pjesen tjeter te seances eshte kthyer Fatmir Limaj. Limaj eshte pergjigjur ne disa pyetje te prokurorit Uajting, lidhur me disa rrembime ne zonen e Pashtrikut.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #257
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Llapi shkruan:

    Hagë, 28 maj 2005 (Kosovapress) Time: 10 : 34

    Në ditën e fundit të dëshmisë së tij, të premten në Hagë, dëshmitari Fatmir Limaj ka mohuar që Brigada 121 të ketë pasur ndonjëherë nën kontroll Llapushnikun. Ai ka thënë se Prokuroria nuk duhet të bazohet në dokumentare dhe intervista të ndryshme të dhëna gjatë dhe pas luftës, sepse në to ka glorifikime dhe në to flitet nga perspektiva.


    ..

    e mer llap..


    e kemi dit se kosov preshi i jakup ka.rdhitsit.. vec ka rrejt .. dhe kto rrena skan pas qellim me ngrit moralin e popullit por me kriju "pazarin" qe i duhej shokit Nanos me u ba sa ma shpejt miljarder me paret e vullnetareve qe u derdhen drejt Kosoves..
    E meqe kjo derdhje do behej ne shqiperi.. ather dhe Valuta e vullnetareve..kursim i dhjetra viteve pun e mund..te derdhej ne Thesin e Nanos..
    Kjo ishte UCka e Thaq qose xhavitave..

    servilizem.. lepirje by.the.. inferioritet Raja-je..karshi bashibozukve te Enver Hoxhes..
    kjo eshte motivi i Uckes se Thaq selim myrtove te kashtes..

    Natyrisht.. ka pas dhe kenaqsi kjo pune... edhe knaqemi qe po e knaqim shokin Nano klos..por dhe knaqemi kur ju a kajm nanen qatyne tanve ne kosov qe u msune me pacifizem..hajt tash ta shohin Shkaun cka asht.. he m.utat e m.utit Titistat.. o po mir tja u baj arkani qatyne rugovistave.. edhe ni piv oj kamariere e Rognerit se koke si samun.. edhe shokit xhavit ni piv se u kallem pi zhegi.. cu bre Qorr e hape qat Fiok (Cant) te pagojm qito birra qe pin shoket Klos e Nanos.. lenja do marka kamarieres se te koka si kumull .. se kina me shkue ne Golem..

    Ja kjo eshte lufta e LPK -s qe sot perben Byron e PDk-s..

  8. #258
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    pershendetje Brari, RTP Gjilanas etj,

    Brari nje intervenim e kam tek ju, kur te shkruani diqka qe te kuptoj ndonje serb
    ateher perdoreni gramatiken e re te gjuhes shqipe sepse serbet qe jan ne
    ket forum nuk kuptojn allakatundarqe , sepse kan mesuar vetem shqipen e re.

    besoj se te gjith e dini, mirpo dua te ju perkujtoj se shteti i jugosllavis bashkimi sovjetik hungaria polonia rumanija bullgari kan pas fond te veqant per te financuar veprimtarit marksist leniniste ne perendim, LPK nje kohe te gjat ka qen e financuar nga keto fonde
    per ket ka fakte dokumentacion dhe deshmitar, njeri nga deshmitaret qe ka shum fakte eshte edhe ne ket forum nga nje her me befason se si durohet e nuk flet per kto fakte
    Kur shkau ka derdh qindra mija dollar ne keto fonde qe ne menyr indirekte jan derdhur ne kontot e LPK, ato te holla nuk jan derdhur per te ber sevap ,por ky paska qen investimi me i mire i tyre, lagjistik te mire strategji te mire paskan patur, kjo deshmon edhe te kaluaren ton 10-20 vjeqare
    problemet tona jan pjell e atyre dollareve

    posht fundrrina marksist leniniste mutaviste konzervhajniste rusiste
    Ndryshuar për herë të fundit nga RRyma : 29-05-2005 më 21:31
    Ma mir neser se dje

  9. #259
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Selimi: Në UÇK nuk ka pasur burgje


    Hagë, 31 maj 2005 (Kosovapress) Time: 11 : 32

    Rexhep Selimi

    Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në procesin “Limaj dhe të tjerët”, të hënën në Hagë, dëshmitari Rexhep Selimi ka mohuar se UÇK-ja ndonjëherë ka pasur burgje.”Në UÇK nuk kishte burgje. Për kamp-burgun e pretenduar të Llapushnikut kam dëgjuar vetëm pas ngritjes së aktakuzës kundër Limajt, Musliut dhe Balajt nga Tribunali,”ka thënë ai. Selimi ka pohuar se cak i sulmeve të UÇK-së ka qenë aparati shtetëror represiv serb, si policia, ushtria dhe shërbimi sekret serb. Ai ka thënë se shqiptarët që kanë qenë vegël e këtyre tre organizmave kanë qenë cak i sulmeve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #260
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Edhe naj dite e sipas ketyre as UCK nuk ka pasur ne Kosove gjate atyre viteve kur shkau prente e zijente shqipetaret e Kosoves.
    Pra nuk ka egzistue asgje.
    Mu cudit,fort me u cudite po nasht se vet vehten po e demaskojne lidert.
    More lap mos posto keso sene qe nuk pin uj asku.
    Se pra do te del se as UCK nuk ka egzistue sipas ketyre liderve tu.
    Fadil Hoxhe magari thojke ne nje kohe
    "Tre mije qese bira em init" edhe sot pra per llideret e dikurshem qe rrihshin kra sot eshte ne Hage qashtu.
    Marri te mohosh veteveten.

Faqja 26 prej 48 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •