Close
Faqja 12 prej 48 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 471
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    gabim me doli dy here
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Procesi “Limaj dhe të tjerët “ do të vazhdojë më 13 janar 2005


    Hagë, 14 dhjetor (Kosovapress) Time: 10 : 22

    Me paraqitjen e një dëshmitari të mbrojtur nga Kosova, të hënën në gjykatën e Hagës ka vazhduar seanca gjyqësore kundër tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Limaj, Haradin Balajt dhe Isak Musliut, e fundit për këtë vit, pasi që udhëheqësi i të trupit gjykues Kevin Parker tha se seanca tjetër do të vazhdojë më 13 janar 2005.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shqiptarët në Evropë e vlerësojnë të padrejte aktakuzen kunder Fatmir Limajt, Haredin Balajt dhe Isak Musliut

    Shqiptarët që jetojnë e punojnë në vendet evro-perëndimore, në protestën që e mbajtën sot në Hagë, të Holandës, e cila u organizua nga Këshilli Drejtues i Diasporës Shqiptare dhe Shoqata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, shprehën pakënaqësinë e tyre kunder aktakuzes per kinse krime kunder njerezimit ndaj njerit prej udheheqesve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputetit të Parlamentit të Kosoves, Fatmir Limajt, si dhe ndaj dy bashkëluftëtarëve të tij, Isak Musliut dhe Haradin Balajt.

    Para pjesëmarrësve u lexua një tekst, në të cilin pos tjerash thuhet se shqiptarët në Evropë e vlerësojnë të padrejte aktakuzen kunder tyre, ngase konsiderojnë se nepermjet saj, tentohet te barazpeshohet lufta e drejte mbrojtese e UÇK-se me krimet makabre te forcave pushtuese serbe.

    “Në vend të kriminelëve serbë, para bankës së të akuzuarve po vihen viktimat shqiptare, po me ato ligje diskriminuese e të dhunshme, qe vazhdojne te aplikohen ende qysh nga suspendimi arbitrar i Kushtetutes se Kosoves”, thuhet në komunikatën e këshillit organiztativ.

    Në të po ashtu thuhet se është krejt paradoksale qe Gjykata e Hages nuk ka ngritur asnje aktakuze per krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsise civile ne Kosove gjate vitit 1998, nderkohe qe per kete periudhe akuzohen shqiptaret.

    Bashkëkombasët tanë të vendeve evroperëndimore në protestë shprehën perkrahjen pa rezerva në mbrojtje të vlerave të shenjta te luftes se UCK-se dhe te personalitetit te luftetareve te lirise, Fatmir Limaj, Isak Musliu e Haradin Balaj. Ata kerkuan që aktakuza ndaj tyre te hidhet poshte si e pabazë dhe t’u rikthehet dinjiteti i neperkembur padrejtesisht.

    Protesta e organizuar nga Këshilli Drejtues i Diasporës shqiptaredhe Shoqata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, ishte e qetë dhe kaloi pakurrfarë incidenti.

    Posted by: on Dec 18, 04 | 6:45 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nesër vazhdon procesi gjyqësor kundër Limajt, Balajt dhe Musliut


    Prishtinë, 12 janar (Kosovapress) Time: 18 : 00

    Procesi gjyqësor kundër tre ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, Haradin Balaj dhe Isak Musliu, do të vazhdojë të enjten, përkatësisht më 13 janar.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Sot në Hagë vazhdon procesi gjyqësor kundër Limajt, Balajt dhe Musliut

    Hagë, 13 janar, QIK-u - Në Gjykatën e Hagës sot vazhdon procesi gjyqësor kundër tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së: Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut, i cili qe ndërprerë në muajin dhjetor për shkak të festave të fundvitit. Ata akuzohen për krime lufte në vitin 1998 në Kosovë.

    Ky proces gjyqësor ka filluar më 15 nëntor të vitit të kaluar.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shoqatat e luftës reagojnë kundër mos emitimit të seancave nga gjykimi i Limajt


    Prishtinë, 14 janar (Kosovapress) Time: 18 : 32

    Shoqatat e dala nga lufta me këtë rast konsiderojnë se një akt të tillë të mosemetimit të këtyre seancave, jo vetëm që e gjykojmë si veprim që nuk ka asgjë me informim objektiv e obligativ ndaj shikuesve dhe taksapaguesve dhe vazhdimin e një politike të tillë redaktuese e konsiderojmë mospërfillje dhe injorim ndaj vlerave të luftës çlirimtare, thuhet në një reagim për media të premten në Prishtinë nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, OVLUÇK, SHILUÇK dhe SHFDUÇK, drejtuar RTK-së, për mos emitim të gjykimit, që po mbahet në Hagë ndaj tre ish pjestarëve të UÇK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krosland:Nuk kam qenë në dijeni për ekzistimin e kampit të Llapushnikut


    Hagë, 15 janar (Kosovapress) Time: 09 : 26

    Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para Tribunalit të Hagës në procesin gjyqësor “Limaj dhe të tjerët”, atasheu ushtarak Xhon Krosland ka thënë të premten se personalisht nuk ka qenë në dijeni për ekzistimin e kampit të Llapushnikut. Ai gjithashtu tha se në Lalpushnik ka qenë disa herë nga muaji mars deri në korrik, porse asnjëherë nuk kishte dëgjuar aty të ketë kamp të Llapushnikut. Edhe pasi Llapushniku kishte rënë në duart e forcave serbe, Krosland tha se as forcat serbe nuk e kishin njoftuar se aty kishte pasur kamp. "Çfarëdo që gjenin përpara forcat serbe përpiqeshin ta pastronin etnikisht rajonin nga shqiptarët. Serbët nuk kishin aftësi strategjike për ta zhdukur UÇK-në dhe asnjëra palë nuk ishte në gjendje ta mbante një rajon nën kontroll për një kohë të gjatë,” tha Krosland.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Llapi..

    Do te bej nje pyetje por pergjigju me sinqeritet..

    thuaj ketu.. Ne nderin tim si shqiptar deklaroj se nuk ka pas kamp-burg ..ne llapushnik..

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari

    Ne rend te pare une nuk po gjkohem por e ter Lufta e Popullit Shqiptar te prir nga UÇK-ja.
    Ne rend te dyt nuk tregove a po pyet ne cilsin e prokurorit apo gjykatsit hetues.
    Ne rend te tret qe sa dit po te pres une ty te me pergjigjesh ne nja 10 pyetjev ne disa temae ti i ke shti vesht ne lesh siq thot nji flal popullore.
    Brari une po te pres.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sylejman Selimi do të dëshmojë në Hagë në procesin “Limaj dhe të tjerët”


    Prishtinë, 17 janar (Kosovapress) Time: 09 : 33

    Zëvendëskomandanti i SHP të TMK-së, Sylejman Selimi, do të dëshmojë në Tribunalin e Hagës në procesin gjyqësor kundër tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Limaj, Haradin Balajt dhe Isak Musliut. Zëdhënësi i SHP të TMK-së, major Shemsi Syla, ka thënë se gjeneralmajor Sylejman Selimi ka udhëtuar për në Hagë, pasi është ftuar nga prokuroria që të dëshmojë atje.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 12 prej 48 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •