Zhvillimet e fundit në Tribunalin e Hagës
Dorëheqja e Ramush Haradinajt, nga posti i Kryeministrit të Kosoves, për
shkak të marrjes së aktakuzës nga Prokuroria e Gjykatës nderkombëtare të
Hages, ketu në Hagë nuk komentohet nga Zyrtarët për informim të Prokurorisë
së Hagës. Si zakonisht, në rastet e tilla, edhe me këtë rast, nuk komentohen
deklaratat e të akuzuarve, pra as ajo e Haradinajt.
Njoftohet se ai pritet qe të arrij nesër në Qendrën e paraburgimit në
Sheveningen.
Derisa Ramush Haradinaj arrin ne Sheveningen, sot në mëngjes nga burgu i
Sheveningenit, pas 4 muaj qëndrimi, është liruar Beqë Beqaj nga Petrova e
Shtimes, i akuzuar për fyerje dhe nxitje të fyerjes së Tribunalit të Hagës.
Ai është liruar perkohësisht pas një urdhëri të lëshuar të premten e kaluar
nga Dhoma e Gjykates nderkombëtarë të Hagës, kryesuar nga gjykatësi Kiu.
Ndërsa, në seancën e sotme të procesit gjyqësor ndaj Fatmir Limajt, Haradin
Balajt e Isak Musliut, ka vazhduar dëshminë e tij gjeneral-major Shukri
Buja, ish-komandant i Zones Operative të Nerodimes. Edhe sot, ai ka sqaruar
plotësisht strukturën organizative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në
veçanti në Kleçke dhe përgjegjesitë komanduese të Fatmir Limajt, duke thënë
se Fatmir Limaj nuk ishte epror i tij, e as i njësive të tjera përveç Çelikut.
Gjeneral Shukri Buja foli edhe për, siç tha ai, shantazhin e hetuesit të
Prokurorisë, Ole Lehtinenit gjatë intervistës me të, duke pohuar se ai ka
manipuluar me intervistën për ta përdorur si dëshmitar kundër bashkëluftëtarëve të tij. Gjeneral Buja është përgjigjur edhe në pyetjet e Prokurorit Uajting lidhur
me zhvillimet e tjera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Procesi gjyqësor vazhdon nesër.
Krijoni Kontakt