Close
Faqja 14 prej 48 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 471
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari

    Pyetje e Llapit:

    1)Perse Zekirja Cana ishte deshmitar i organeve serbe kunder Adem Demaçit?
    lexo

    Kesaj pyetjeje do ti pergjigjem me kunder pyetje:


    Perse juve KEk-u (kooperativa Enveriste e Kosoves) keni mundesi te gjeni dokumentat sekrete te shtetit Jugosllav .. pra si ju lejojne ju serbet ti dispononi dosjet e serbise?
    Kaq shume akraballek keni me drejtorat e arkivave sekrete Serbe?
    Pse rexhep qosja,ideollogu i Luftes .. iku ne han te Elezit i rruar dhe ku e gjeti Miqsine me UDB-en makedone serbe qe te percillej posacerisht nen kujdesin e Oficerave Serb e Makedon per ne Rogner te Nanos aty ku mijra gra e fmi Shqiptar po vdisnin per nji pik Uje?
    Si shpjegohet qe Serbia ju jep dokumenta kunder Zekiria Canes qe deshmoi ikjen faqezeze te qosjes ne Han te Elezit?
    Kaq te fort e keni bashkpunimin ju Keku e Kosov presi e Epoka zeze me Serbine?
    Brari ti me shume koke brengos se kah i muer Historiani me i njoftur ne trojet Shqiptare Dr. Hakif Bajrami dokumentin qe Zekirja Cana-Bananja ishte bashkpuntor i UDB-es ! ne vend qe te brengosesh perse ishte bashkpuntor i shkaut , perse e shpiunoi dhe deshmoi kunder Atdhetarin me te madhe te te gjitha kohrave Baces Adem Demaçi ,dhe perse e mbani ende ne LDK?!


    Citim Postuar më parë nga Brari
    Pyetje e Llapit:


    2)Perse kur i beri zgjedhjet nen okupim rugova ne krye te komisionit zgjedhor e vendosi gjygjtarin e serbis Tadej Rodiqin qe i denoi bijt ma te mier te Shqiptaris?



    Pergjigje:

    tadei eshte jurist dhe eshte shqiptar dhe ne kete rast ka bere pune ne sherbim te shqiptareve. Nen okupim a ne liri zgjedhjet e nji Populli jane pjese e luftes qe ben nji popull per aspiraten e tije.
    ato zgedhje si cdo zgjedhje kan rendesi sepse tregojne se kush ka te drejte te flas ne emer te Popillit.
    Ne emer te popullit flet ai qe ka marre voten e Popullit dhe jo ai qe ka hanger parate e Ambasadave Enveriste.
    Duke folu ju Enveristet ne emer te Popullit u be genocidi i cili detyroi 3 milion shqiptare te ikin nga Kosova.
    Kete genocid e ndali Nato e cila nuk degjoi Enveristet qe deklaronin se kan 500 brigada (sa ka India me Kinen bashke) qe po shpartallonin ushtrine Serbe por degjoi perfaqsuesit legjitim te popullit qe deklaruan se Serbia po masakron nji popull te pambrojtur.
    Ju enveristet u zemruat pse rugova nuk "njohu " idiotizmin tuaj se kinse keni UCk me 500 brigada por e verteta qe shpalli LDK shpetoi Popullin. Ndryshe Nato e kish lane popullin te kavardisej me 500 brigadat e Jakupit ne leter...pra Nato mund te kish than se boll i kini 500 brigada e jan te mjaftushme me u mbrojt vet ju Shqiptaret.. e na Nato spo perzihena..
    Por LDk qe kish mandatin nga populli beri Thirrje..Eja Nato e shpeto kte Popull se Serbia po e mbyt..
    Thua se ishte jurist e vertet por kur thua se ishte ne sherbim te shqiptarve se di qfar ke mendue? ndoshta qe i ka denue djemt me te mier shqiptar me nga 15-20 vite burg dhe i plotsoi kerkesat e serbis ket e quan ti ne sherbim te shqiptarve a???!!! jo inshalla nuk je tranue edhe ket antikombetari ti thuash se ka qen ne sherbim te shqiptarve.
    pergjigjies sate me tutje as qe e meriton ta lexoi kush bile, jo Jakupi jo ldk-ja as vet se din perse ke shkrue keshtu pa pas fije lidhje me pyetjen time.



    Citim Postuar më parë nga Brari

    Pyetje e LLapit:
    3)Perse i vendosi rugova bashkpuntoret e kriminelit millosheviq ne qeveri e parlament?

    Shiqoni ne Listen e Gazimestanit 1989 sot Deputati i LDK-se Shaban Halimi Nr. 44 dhe zevendes Ministri Muharrem Ibrahimi me Nr. 45

    Pergjigje:

    Rugova vendos ne qeveri e Parlament ata qe marrin voten e Popullit .. ata qe e marrin kte vot pa kallash e "autobusa" e pa miljonat e kontrabandes se Xhavit Hashim Durak Klos Nanos..
    Populli e din ke voton.
    Po mier ore Brari po kush i propozoi popullit keta antar te partis te kriminelit millosheviq qe te votoi per ta???!!!
    a nuk pate tjer antare ldk-ja ne Shar ishe Dragash
    apo eshte ne pyetje diqka tjeter???

    Citim Postuar më parë nga Brari

    Llapi pyet:

    4)Perse rugova kur ne ter Kosoven zhvillohej luft me shkie ky kerkoi qe te formoi policin lokale multietnike?
    Shihni citimin origjinal të Ibrahim Rugovës me 07. 11. 1998 në gazetën „Koha ditore“shfleto




    pergjigje..

    perdit Thaqi e Demaqi sot flasin per ti bere multietnike TMK e Policine e Kosoves e ju nuk po ankoheni.
    Por si asht e mundur qe kur Kosova masakrohej prej serbise juve gjenit kohe e mundesi te krijonit Kampe e burgje ku torturoheshin Shqiptaret e LDk-s..?
    Pse iket ju drejtoria politike ne Rogner kur populli Kosoves po masakrohej?
    Si ka mundesi qe pronari i Kohes ditore u be miljarder nen okupimin Serb?
    Si ka mundesi qe ky pronar pin uj tek Nano aty ku pini dhe ju?
    Po mier Brari po ti a po i krahason TMK-ne e SHPK-ne qe jane sot me policin lokale te rugoves ose me mier than te serbis a???!!!
    Po ne ate polici jane inkuadrue shqipfolsit antar te partis se kriminelit millosheviq pra SPS partia socialiste e serbis pra kjo polici u formue me kerkesen e rugoves sepse nuk donte te bashkpunoi me UÇK-ne dhe e formoi policin multietnike
    lexo:
    Lista e policëve lokalë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë,më 25.9.1999

    Ukë Mustafa (Babaj i Bokës, Gjakovë), Nikollë Nikolla (Dol, Gjakovë), Vilson Imeri (Brodosanë,Gjakovë), Prenë Prenaj (Novosellë e Epërme, Gjakovë), Pren Frrokaj (Plançor, Gjakovë), Nue Prenkaj (Plançor, Gjakovë), Nue upi (Ujzë, Gjakovë), Dedë Ndrejaj (Ramoc, Gjakovë), Binak Dema (Vogovë, Gjakovë), Ibrahim Sadrija (Berjahë, Gjakovë), Sokol Bajrami (Batushë, Gjakovë), Zef Jakaj (Novosellë, Gjakovë), Fran Marku (Doblibare), Preq Karricaj (Bitesh, Gjakovë), Martin Hasani (Bec, Gjakovë), Canë Salihu (Gërgoc, Gjakovë), Bajram Avdyli (Stubull, Gjakovë), Ramë Ibrahimi (Stubull, Gjakovë), Arif Rama (Molliq, Gjakovë), Ula Amizi (Ponoshec, Gjakovë), Mitar Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Mehmet Çarri (Damjan, Gjakovë), Smajl Imeri (Nivokaz, Gjakovë), Muhamet Veseli (Molliq, Gjakovë), Rasim Beqaj (Rracaj, Gjakovë), Musë Sefsalihu (Damjan, Gjakovë), Hasan Hulaj (Skivjan, Gjakovë), Xhafer Halili (Bec, Gjakovë), Luz Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Florim Rama (Piskotë, Gjakovë), Sylë Brahim Sylaj.

    Lista e anëtarëve të SPS-it (Partisë Socialiste e Serbisë) e dalur nga ish Lidhja e Komunistave me qendër në Gjakovë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999

    Dedë Tetaj, Sami Cërmjani, Prenq Prenqa, Pashk Uka, Bardhec Uka, Hasan Kameraj, Safet Bela, Betim Kinoli, Rexhep Zena, Harmonije Gashi, Sulejman Bela, Enver Cermjani, Maxhun Shabani, Sinaver Gashi, Nue Prenqa, Mhill Ndrecaj, Tunë Prenqa, Robert Milici, Zef Prenqa, Elbehar Goza, Metë Binakaj, Gjon Pnishi, Bajrush Kajtazi, Mhill Gojani, Ramadan Çekiqaj, Pashk Pashku, Pren Ndrecaj, Gazmend Ndrecaj, Hysen Berisha, Gjustë Tetaj, Sokol Ndreca, Hasan Kameraj, Leze Luli, Bujar Boneshta Feride Zejna, Hysrete Zejna, Xhelal Sefa, Xhelal Sefa, Pren Prenkaj, Pjetër Ndou, Sokol Isufi, Antoneta Gjini, Qerim Krasniqi, Gjon Laski, Pashk Radi, Rusmidin Boneshta, Muhamet Zllakuqani, Malë Kurti, Dan Gashi, Zef Ndreca, Mustafë Mustafa, Dedë Dushi, Luz Dushi dhe Prenq Biba, që të gjithë me qendër anëtarësimi në Partinë Socialiste të Serbisë në Gjakovë.
    Lista e policëve lokalë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë,më 25.9.1999

    Citim Postuar më parë nga Brari

    Llapi pyet:

    5)Perse ne villen e ti ne velanin e tij e mban personin per siguri personale njeriun i cili kontakton e bashkpunon me sherbimin sekret serb?lexo

    Oficeri Amerikan i policisë David Wentz ka dhënë njoftimin qysh më heret se Ramë Maraj kontakton me shërbimet Informative Serbe...




    pergjigje:

    krye bodygardi i rugoves ishe Adnani..
    Pse Adnani eshte mik i ngushte me hashim Limen e Xhavitin?
    Brari ai Amerikani nuk ka than ne kohen para lufte kur ishte Adnani shef i sigurimit te rugoves,por pas lufte kur ne vend te Adnan Merovcit rugova e angazhoi Rame Maren dhe e zbuluen tue dhan informata serbve ,ket e zbuluan Policet amerikan dhe sherbimet tjera qe jan ne Kosove e jo une apo te tjerve siq e ke zakon ti tua mveshesh, edhe sot rugova ket njeri e ka shef te sigurimit,sigurisht eshte i fort sepse e ka edhe sigurimin serb pas veti qe perpara eshte quajtur UDB-ja tani quhet BIA

    Citim Postuar më parë nga Brari

    Llapi pyet:


    6)Perse krimineli millosheviq e merr si dokument per mbroitjen e tina ne gjygjin e Hages gazeten e afert me rugoven e LDK-ne "Bota Sot"lexo



    pergjigje:

    Sot kemi nji Millosh ne Hage ..qe ruhet nga Zezaket e Natos..pra nje Millosh qe nuk mundet ma me na vra femijet e me na i perdhue femrat tona..
    Por dje kishim nji Millosh qe komandonte nji ushtri kriminele qe vriste e perdhunonte ne Kosove..
    Dokumenti ma i mire qe perdorte Milloshi kur bente Genocid ishin videot e Jakup Milaim Zek Kekut.. si dhe Komunikatat e drejtorise enveriste..
    Pra komunikatat e drejtorise politike se..kena 500 brigada e se kena clirue aq e kaq teritore.. e se dhe pak dit po e clirojna tan Kosoven e pastaj po clirojm dhe Camerine.. ishin dokumenti me frytdhanes per Milloshin e Ushtrine e tije e Propoganden Serbe ne realizimin e Spastrimit total te Kosoves nga Shqiptaret autoktone.
    E perderisa Genocidi eshte e keqja ma e madhe qe mundet me i ndodh nji Poppulli.. athere del qarte se kush kan qen ndihmsat ma te mdhej te Serbise..pra ju Llap me Kekun tand..ne tragjedine e popullit te Kosoves..
    Sot fare nuk ka asnji rendesi se cfar ben sot Milloshi ne biruca te Hages..
    Ju mir e dini se cfar shkruan Bota Sot..
    Bota sot shkruan..
    Pse e vrate Sabaeten..Drinin..Uken..etjetj.. qe ishin Luftare..?
    A doni lavdrime ju per keto krime?
    Pra Llap Krimet tuaja ndaj popullit tuaj po i sherbejne Sllobos dhe sot..
    Ketu skam qte them nuk ke then asnji te vertet nuk e di kah i more ti ato 500 Brigada te UÇK-se dhe Brigadat e UÇK-se e kan luftue dhe tani e kan dergue ne Hage kriminelin ,ndersa antikombtarja bota sot u mundua qe me sa pati fuqi te akuzoi UÇK-ne dhe krimineli e muar si dokument prove per mbrojtje ket gazet ,sepse as gazetat e serbis nuk kan dit aq shume te genjejn e shkretoin per UÇK-ne si kjo poqaver e quajtur "Bta Sot"



    Citim Postuar më parë nga Brari

    Llapi pyet:

    7) Perse ne krye te qeveris Komunale te Sharrit ishe Dragashi e vut edhe nji tjeter bashkpuntor te kriminelit millosheviq Hilmi Dautin


    Shifni me poshte dokumentin e umnikut kur e ndrroio Shaban Halimin bashkpuntorin e kriminelit millosheviq dhe pjesmarresi ne tubimin e gazimestanit sepse shabani po na beht deputet i kosoves.
    Shif:


    Dhe ne vend te tina pra kryeshef i ekzekutivit te komunes ku sundon LDK-ja e vendosi nji tjeter bashkpuntor te kriminelit millosheviq dhe antar te partis te kriminelit millosheviq SPS partija socialiste serbe e me von i LDK-se dhe funkcionar i lart i komunes nen sundimin serb e ky eshte: Hilmi Dauti



    Pergjigje:

    Llap a e din pse eshte e keqe Serbia?

    Jo se i kan te kqija kanget apo gatuajn keq jemekun e Pitet e Shlivon..
    Jo Llap.. serbia eshte e keqe sepse nuk don qe Shqiptaret te jetojne ne trojet e stergjysherve..pra don a me i perzan a me i vra..
    Pra kush te perzen e te vret asht i keq per ne Shqiptaret..
    E ne kte pikpamje.. populli Nuk e njef kte Shabanin e Halimin si perzanes e vrases.. perkundrazi me voten e tije populli ne Kosove (kte e thon shifrat) tregoi se cilet jane vrases e bashkpuntor ne Perzanje ( genocid) ..
    dhe tash dihet e ti Llap e din ma mire se une se .. ilir Konushevci u vra me porosi te Klos Hashim Xhavitit ne teritorin e Shtetit shqiptar..dhe se Genocidi i tmerrshem erdhi jo prej rugoves e Halimit e shabanit por prej Sllobos e komunikatave demagogjike te leshuara nga Drejtoria politike dhe te frymezuara nga shoket tuaj ne tirane ( Shab Ramiz Klos Nanosat e Koco Leshat..) sipas modeleve te Komunikatave enveriste te 1943-44..es..
    Sllobo nuk beri Genocid prej shabanit te dragashit.. po prej mburrjes se drejtorise politike se i ka 500 brigada.. pra prej deshires se LPK me ndihmue PS-ne me ba Nanon Miljoner duke hap Pazar me shit Kallasha e per kte qelllim te ndyre qe ska lidhje me Clirimin e Kosoves u be ajo loja me Komunikata qe e shfrytezoi Sllobo..
    Lexo Nikoll Lesin per "rogner Abdi Nanon..".
    E kta krye ndihmsa te Sllobos ju i keni.. kryetara Partie e kryetara grupi deputetesh..

    qashtu..
    Haaaaa po une te kume pyet per antaret e partis SPS-it te kriminelit millosheviq perse tani veproin si antar e aktivist te LDK-se e ti jo Nano jo Lesi jo hajdari po Hyseni kurgja kerkujt nuk ke thane as gje ok pajtohem se nuk ke pas edhe çfar te thuash se me te vertet veshtir per ty se si ta mbrosh nji antar i partis se kriminelit millosheviq e bashkpuntor i ti e tani i prin Komunes si antar i LDK-se opaaaaaa


    Citim Postuar më parë nga Brari

    Llapi pyet:


    8) perse e quani djathtist mark krasniqin

    Ish Partizani dhe Deputeti pjesmarrës i Konferencës së Prizerenit me 10 Korrik 1945, kur aneksohet Kosova nga Serbija , ish prokurori publik dhe denoncuesi i veprimtares Marije Shllaku, ish puntori 9 vjeqar (përkthyes) i Akademisë së Shkencave Serbe në Beograd... ish dhëndërri dhe miku i Serbëve ....

    lexo :MARK KRASNIQI, GJYKATËSI POROT I “GJYQIT POPULLUER KRAHINUER”, NJË NDËR URAT MË TË VLEFSHME NË MES SHQIPTARËVE E SERBËVE !



    Pergjigje..


    Llap ne fakt ne nuik e quajm Markun as te majt as te djatht.. vec i themi profesor dhe Akademik Mark Krasniqi per punen Shkencore 60 vjecare..ne sherbim te Arsimit Kultures e identitetit Kombetar..Shqiptar.

    E ju Llap vrisni sot njerez pse nuk jan enverista.. megjithse e dini mire se ne 1945 -en deri ne 1949.. .. Enveri pinte Shlivo me Rankovicin e Titon..
    Sikur te ngjallej sot Marie shllaku ( me frymen e shenjte) e ti binte rruga ne Qyrez a Llapushnik per me i cu uj a ilace atyre grave ne Mal.. ju menjiher e kishit arrestue e pushkatue pa gjyq..si tradhtare te Partise Komuniste Enveriste..
    Ju enveristet tash 50 vite ne Diaspore i keni ndjek e spiunue bashkpuntoret e bashk mendimtaret e Marie Shllakut ku kan qene.. Ne Shkoder a Prizren ne Usa a ne Franc ..ne Gjermani a ne Australi.. kudo ku ju udhezonin Ambasadat e Enverit..

    e ne fund..

    Ato "marsat" qe ju i organizoni sot ( 60 vjet mbas konferences se prizrenit) sa her ju jep urdher Mafia.. jane 1000 here me te rezikshme per Fatin e kosoves.. se ato halimat e shabanat.. e Markat..

    qashtu thuj atyre shokve qe ti japin kto porosi prej villave te tyne lluks ..

    shko tash pije nji caj ceiloni..
    adhahile a te ka qeras ndoj her hashim Milaim zeka.. atje ne Grand..apo skan cka i dun ata shalt e tua plot lesh.. prej katundari..
    eee more llap dun zogza ata te njoma qe konkurojn per misse..

    ani llap.. te uroj tana te mirat..

    Brari Ato Demostratat e 68-81-89 e deri tek Lufta e Lavdishme qe e beri populli te cilit i priu UÇK-ja ti i quan 1000 her ma te rrezikshme se ate qfar beri ky mark krasniqi qe votoi ne Prizeren me 10 Korrik 1945-en qe Kosova ti bashkangjitet serbis a????!!!!!!!!!!!!!!

    Jo Burr me ke lane pa tekst no koment

    si do qoft te falenderoi per pergjigjie qe me ne fund e bere ket pas kerkesave te vazhdueshme te miat tung.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-05-2010 më 01:26
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga Llapi


    Brari Ato Demostratat e 68-81-89 e deri tek Lufta e Lavdishme qe e beri populli te cilit i priu UÇK-ja ti i quan 1000 her ma te rrezikshme se ate qfar beri ky mark krasniqi qe votoi ne Prizeren me 10 Korrik 1945-en qe Kosova ti bashkangjitet serbis a????!!!!!!!!!!!!!!

    Jo Burr me ke lane pa tekst no koment

    si do qoft te falenderoi per pergjigjie qe me ne fund e bere ket pas kerkesave te vazhdueshme te miat tung.

    Prof. Mark Krasniqi edhe përse për këtë shpifje i është përgjigjur vetë direkt
    këlyshit të Bakariçit dhe Kardelit ( dmth-në Nik Gjeloshti - manjakut komunist ) unë po ta kujtoj se :-

    Edhe nëse ka qenur- prof. Marku delegat në ate mbledhje ( se Prof Marku i thotë Nikës se ai nuk ka qenur delegat në ate mbledhje ),ai duhet të ketë qenur BIRA e FUNIT e KAVALLIT - pra askushi ..

    Por në ate mbledhje kryesori ka qenur Fadil Hoxha si Komandanti suprem i Kosovës ,ai shoku kumunist Fadil ,të cilit Hashim Thaçi i premtoi VAZHDIMËSINË e punës dhe luftës së tij ,si dhe të cilin Fadil për në skëterë TMK-ja e Agim Çekut me urdhër të Hashim Thaçit dhe Xhavit Halitit e përcollën me marsh funebre .

    E sa të fëlliqët jeni ju ,sa të ndytë jeni ju .
    Por kurë nuk mund të arini të ndytni Dukatin / Arin ,se Ari ka veti kimike që i përballon korozionit /ndryshkjes .

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Llap..

    A e pe si un e citoj fjal per fjal shkrimin tend.. ashtu baj dhe ti..

    Psh..une skam permend demonstrata 81-shi..por kam permend "Marse".

    E ti e kupton se asht fjala per Marsin e kaluar kur shoket e tu organizuan ato ditet e perleshjeve me Kfor-Unmikun.. etjetj.. qe i kushtoi shtrenjt Kosoves politikisht.. Diplomatikisht dhe ekonomikisht..

    Sa per hakif Bajramin .. nuk me merakos pse ai po i ka ne dor arkivat serbe..por me ban pershtypje hipokrizia e tij qe Germon ne cka ka ba Marku para 60 vjetsh edhe se e din mire se cka ka ba Marku per 60 vjet.. e nuk germon.. bile ska nevoj me germue.. me than dy fjal se cka po ban ky Xhavit Klos Hashim Milaim Vesel Lim Ningja sot.. tuj vra Drina e Sabaete Uka e Xhema ilira e Smajla etj..

    Nji Historian qe mbyll syt para krimeve qe i ndodhin para syve sot..nuk asht i besueshem kur germon me porosi te KEK-ut..kopratives Enveriste Kosovare.. me gjet letra kunder Akademik Mark Krasniqit qe ja ka msu hakifit e shokve tij kush asht kombi Shqiptar..

    Cka te doj te baj Akifi i Hashimit por Markut vec m .tin ja han..


    Drin M..!


    Gabimi i Hashimit nuk qendron tek fakti se i ka cu nji skuader me TMK-ista Fadil Hoxhes se Vdekun..

    Jo..

    hashimi i ka tjeter kund gabimet..

    asht genocidi qe pesoj populli i Kosoves gjat epokes hashimjane.. pra epokes kur Hashimat u nxituen me ja mbush xhepat Nano klosave me pazaret e Kallashve..kinse po clirojn Kosoven ..e prej ksaj aventure e pesoj nji poppull ate qe vec kur e kujtojm na dridhet mishi sot e mot..

    te jesh i bindun se xhesti i TMK.. qe qendruan ne nderim te fadilit te vdekur disa minuta nuk eshte veper e Hashimit me krye te vet..

    Kjo do jet dicka e porositur e ska te bej me FADIl e Hashim..
    Kte le te na e tregoj ky Akif historiani..
    fadili si cdo shqiptar e perkrahu iden me dal nji UCk me luftue Serbine..
    une nuk e di se sa dinte fadili per aftesin e ksaj UCk-e e sa dinte per ata qe e shpallen kte UCK..

    Nuk dime gjithashtu se kush e peshkoi fadilin prej tiranes...sepse TMK nuk ka dal ne varrim te Fadilit pa urdher nga Tirana..kuptohet Tirana e ramiz Tos Nano Klosave..
    TMk vertet ka komandant qat Agim qekun por komanden e vertet aty e ka Korrieri i Nanos ne Kosov xhavit Halit Klosi.. dhe fjalet qe i ka then Hashimi ne varrim Fadilit i kan ardh me post sekrete po prej Tiranes se Tos Ramizit..

    Ku eshte arsyeja ktu..
    Ajo eshte mister..

    Rasti "Fadil"..
    Ceshtja " fadil" nuk eshte kaq e thjeshte..

    fadil Hoxha nuk mund te vleresohet ashtu ne menyre Paushalle si ne filmat me partizan te Shqiperise..
    I miri - i keqi..partizani - gjermani.. ujku-qingji..

    Duhet me njoft pak ma mire historine.. e Shqiperise, jugosllavise.. Europes..dhe Kosoves ne mes ktyre ne epoken e 1940-50-tes..

    Nji her tjetr do flas ma gjat por sot po i bi shkurt..
    fadili kishte 3 alternativa ne kohen e Luft mbas luftes..1942-50..

    Te bashkohej me Xhafer deven.. me gjith partizanet e tij.. e me xhem gostivarin e me kryezijt e me Muharrem bajraktarin e me Abaz Kupin e me Mithat Frasherin.. e me Shaban polluzhen..e me i ba balle okupacionit Cetniko Partizan ..per nji Kosov te pamvarur apo te bashkume me Shqiperine..

    mirpo kjo mund te kish ndodh ne se.. ne shqiperi ishte realizu MUKJA..
    kjo nuk ndodhi.. dhe fadili nuk kish fuqi me ba Mukje ne shqiperi e si rrjedhoj as ne Kosove..
    fadili ka qen mes dy zjarresh..

    te digjej..sikurse u dogj shabani.. a te digjej sikurse u dogj deva e Mitrovica.. rexhepi e xhaferi etj etj..qe shkuan si qeni ne rrush jo prej fajit te tyne por prej tatrit Boteror te Luftes..Pra te humbjes se gjermano-Italise e Triumfit te Anglo-Ameriko Sovietikve..

    Keta anti-fadilet pathologjik ..le te behen te llogjikshem..e te ven vehten ne ato pozita qe eshte gjendur fadili ne fund te 44 e gjat 1945-ses.. pastaj te japin konkluza..

    fadili beri BUJANIN..

    Le te thon cka te duan ndoj matuf si Sadik Bekteshi a ndoj historian enverist e "super djathtist".. Bujani eshte Veper e Fadilit.. prej fillimi deri ne deklaraten Kryesore..
    Bujani Deshtoj.. dhe ne se eshte brengosur kush per deshtimin e Bujanit..nr 1 -shi eshte Fadili..sepse ai ishte Baba i asaj konference e i atyre vendimeve..qe jo per faj te Fadilit mbeten ne leter..

    Ne nji lendin te pyllit munden keca e kaproj te lodrojn si duan ata..por ne Pyll vendos UJKU, Ariu e Tigri e Luani..

    Kjo eshte fatkeqia jone e jo Krim i Fadilit..pse Kosova mbeti nen Serbi..mbas 2-3 vjet te "pamvaresise" se epokes musoliniano-Mustafo -Krujase..

    Mbas kesaj fatkeqsie..pra te Kosoves se 1945-ses.. fadilit i mbetej..ose te te bente ate qe beri..pra te qendronte me Majicen titiste ne trup..
    ose te ikte ne europ e Amerik si Xhafer deva e Mitrovica.. ose te perfundonte ne goliotok si tjeret..ose ne Shqiperi te shkonte tek Enveri e te perfundonte bujk ne Cerm te Lushnjes a ne biruc te Burrelit..si tjeret..

    Nuk ka qen e lehte ajo Kohe..

    Ne kte situate u be dhe "prizreni"..

    Nejse..kemi kohe e ti kthehemi ksaj teme her tjera..

    qashtu..

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    -------------------------------------------------------

    1)Perse Zekirja Cana ishte deshmitar i organeve serbe kunder Adem Demaçit?
    lexo
    Deshmitari Zekeria Cana para organeve hetuese, më 25.1.1959, dekleron:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...042#post733042


    Ah,more Llapi,ti je sikur ai shpërndarësi i puplave në erë dhe pastaj dëshiron që të tjerët (NE) ti mbledhim dhe tubojmë ato pupla!
    Nejse!
    Pas vendimit të sekretariatit për drejtësi të Republikës së Kroacisë më datë 20.04.1990 Adem Demaçi lirohet nga mbajtja e burgut të mëtutjeshëm...
    Shtypi i asaj kohe i dha rëndësi të madhe lirimit të Demaçit,sidomos shtypi i Sllovenisë dhe i Kroacisë (ishin gazetat dhe revistat e vetme në ish jugosllavi që atë kohë u jepnin hapësirë më të madhe edhe intelektualëve të tjerë shqiptar),ku edhe Adem Demaçi u intervestua shumë herë nga gazetarët e atyre vendeve.
    Njëri nga ata gazetarë ishte edhe Fahrudin Radoncic (Radonqiq) që pastaj botoi nëpërmjet shtëpisë botuese "Danas" edhe librin me një intervistë të gjatë ,bashkangjitur edhe shumë fotografi të Demaçit dhe e titulloi.
    Adem Demaçi-Rrëfen për 10.000 ditë të burgimit.
    Libri ka 96 faqe së bashku me fotografi të Demaçit dhe aty fillon rrëfimi i tij jetësor.¨Biseda mes Adem Demaçit dhe autorit të librit përfundon më 10.06.1990.
    Në faqen 12 dhe 13 bëhet fjalë edhe për "Procesin e Prizrenit" dhe montimi i këtij procesi,ku Demaçi rrëfen edhe për Z.Canën:
    Në Procesin e Prizrenit,mbajrur më 19 korrik,1956,me dënim prej 2 deri 12 vjet janë dënuar 9 shqiptarë të akuzuar për shpiunim dhe vepra tjera kundër popullit dhe shtetit (të jugosllavisë).Në mesin e këtyre kishte udhëheqës politikanë dhe intelektual...
    Dhe pas dhjetë vite,shtypi i atëhershëm me urdhër të Këshillit ekzekutiv të Krainës urdhëron që botohet e vërteta rreth këtij procesi e cila u konsiderua si proces i montuar dhe i përgaditur nga sigurimi shtetëror (SDB).
    Dhe Demaçi vazhdon rrëfimin:
    Në këtë proces u burgos edhe Sedat Dida,Nijazi Maloku që atëherë ishte udhëheqës i lartë politik në Suharekë (Therandë)...
    Pastaj Demaçi thot:
    Në fundvitet e pesëdhjeta (1950-ta),nuk kam qenë anëtar i asnjë organizate ilegale dhe as që jam marrë me propagandë armiqësore (kundër jugosllavisë),me përjashtim që kam folur çdo gjë,gjithkund dhe me gjithkënd,përndryshe nuk kam qenë asnjëherë në krye të "Lëvizja Revolucionare Kundërrevizioniste",sikurse qëndron e shkruar në disa libra dhe ashtu siq ndodh të shkruhet shpesh edhe në shtyp.
    Këtë lëvizje e ka formuar Kadri Halimi,Ali Aliu dhe të tjerë.Por për të më paraqitur si njeri që kamë bërë organizata armiqësore,gjithçka më kanë vënë në qafë dhe gjithçka më kanë përshkrua mua.
    Kanë shtuar edhe të tjerë.E di me saktësi se kush janë ata që në vitin 1958 më spiunuan në polici.Ata edhe sot janë gjallë.Besoj se janë penduar.Disa janë edhe në pozita të larta.Nuk dëshiroj të përmend emrat e tyre.Janë njerëz familjar,kanë fëmijë dhe nuk dua që ndaj askujt të hakmirrem.Le të jetë në ndërgjegjen e tyre.
    Nuk është e vërtetë,se me rastin e arrestimit tim të parë më kanë tradhtuar njerëzit,emrat e të cilëve përmenden tash,si Zekiria Cana.Cana ka mundë të pësoj sikurse unë.Sikur policia rankoviqiane të donte të masovizonte aksioninin e arrestimeve,edhe ai (Cana) do të ishte burgosur.Thjeshtë,ne të gjithë kemi qenë të një mendimi (ideali).

    Titulli origjinal i librit:
    Adem Demaçi-Ispovijest
    Deset tisuqa dana robije
    Fahrudin Radoncic
    Radoncic Fahrudin: Adem Demaci , Danas, Zagreb 1991
    Botues ipt"danas"
    u shtyp në
    europlanning s.r.l.
    Via Morgagni,24
    37136 Verona Itali
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 25-01-2005 më 03:46
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Harudi ate liber lexoje ti e mbaje ti e mus jau prefero shqiptarve se nuk e din gjuhen e shkieve jo ,por ja ku e ke ne tregjet e vendit ne shqip "Dosja Demaçi" prej His. Dr.Hakif Bajramit lexoje faqe 55 e kie kush ishte dhe qfar u tha organeve hetuese te serbis Zekiria Cana cana-bananja
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ti kthehemi temes

    --------------

    Rasti “Limaj dhe të tjerët” vazhdon me paraqitjen e një dëshmitari të mbrojtur


    Hagë, 25 janar (Kosovapress) Time: 09 : 58

    Me paraqitjen e një dëshmitari të mbrojtur të hënën në Hagë ka vazhduar procesi gjyqësor kundër tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut, ku pjesa më e madhe e gjykimit ka kaluar në seancë të mbyllur. Dëshmitari me shifrën L 96 është pyetur se cilës parti i takonte fillimisht në vitin `97, ndërsa përgjigjja e tij nuk është dëgjuar pasi seanca ishte në të shumtën e kohës e mbyllur, mirëpo nga pyetja vijuese u hetua se dëshmitari ishte anëtar i LDK-së, pasi që prokurori e ka pyetur se a ka pasur përkrahje LDK-ja gjatë vitit 1997.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Harudi ate liber lexoje ti e mbaje ti e mus jau prefero shqiptarve se nuk e din gjuhen e shkieve jo ,por ja ku e ke ne tregjet e vendit ne shqip "Dosja Demaçi" prej His. Dr.Hakif Bajramit lexoje faqe 55 e kie kush ishte dhe qfar u tha organeve hetuese te serbis Zekiria Cana cana-bananja
    Tung Llapi!
    Vallahi,Demaçi çështu i kish thanë shkenisht ati gazetarit.Edhe më 1990 shqiptarët nuk kanë ditë shkenishten,por at'herë përktheheshin intervistat e Demaçit.E,çka asht e shkrume nuk fshihet!

    Ti kthehemi temes
    Nejse,shka ka t're nga Haga?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dëshmitari L96 vazhdon dëshminë e tij në rastin “Limaj dhe të tjerët”


    Hagë, 26 janar (Kosovapress) Time: 10 : 04

    Të martën në Hagë, në ditën e dytë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur L96, veprimtar i LDK-së, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut, ku pjesa më e madhe e seancës ka qenë e mbyllur për opinionin.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Deklarata e deshmitarit L-96, ne seancen e rradhes, me 27 Janar:

    "UCK-ja ka luftuar per Clirimin dhe Pavaresine e Kosoves, ndersa veprimet e ketyre treve (Limajt, Balajt dhe Musliut) e kane njollosur UCK-ne!"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Deklarata e deshmitarit L-96, ne seancen e rradhes, me 27 Janar:

    "UCK-ja ka luftuar per Clirimin dhe Pavaresine e Kosoves, ndersa veprimet e ketyre treve (Limajt, Balajt dhe Musliut) e kane njollosur UCK-ne!"
    Pse a mos ken keta tre bashkpuntor te shkaut,a po mus tu kan dhimt shume shkiet qe keta tre i kan luftue?
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 14 prej 48 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •