Close
Faqja 5 prej 48 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 471
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E kum dit qe ka me te djeg ky shkrim i imi ani kur ta perkujtoi hajrije spikericen shoqen tane te punes edhe ato ditet te lumtura te RTP-se per ty te lumtura se per popullin ton ishin ditet e okupimit te televizionit te tyre.
    Dhe e verteta eshte se Kosovapressi dhe Radio-Kosova e Lire kan lind ne luft dhe kan qen burimi i vetem i informimit ne kosove gjat luftes se bashku me RTP-ne tane e te hajrije spikerices por RTP-ja e okupuar prej shkieve e teje e shokve tu.

    Ndersa sa i perket QIK-ut po ka ekzistue edhe ai dikund se ku e ka pas qendren se di se ai ka qen i lejuem te qendroi ne kosove bash si RTP-ja e jote bile QIK-ut perpos lokalit qe ja paten gjet shkiet edhe e ruajshin si syt e ballit sepse e bente te njejten propagand kunder UÇK-se si ti e hajrie spikerica qe punoishi ne RTP-ne e okupuar prej shkieve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Pse akuzohet Limaj?




    http://www.un.org/icty/alb/limaj/lim-ai030307a.htm



    Fatmir Limaj dhe tre pjesëtar të UCK-së në Hagë

    PRISHTINE, 18 shkurt 2003 / RTV21 -

    Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte ka konfirmuar sot se i dyshuari i katërt nga të cilit kjo gjykatë ka lëshuar fletëarresti është Fatmir Limaj, deputet i Kuvendit të Kosovës, sekretar për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike të Kosovës dhe ish-oficer i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës.

    Ndërkohë vetë Limaj ka deklaruar për Reuters se ai është i gatshëm të dorëzohet vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. "Kam qenë në gjendje ta mbroj Kosovën në momentet më të vështira, e do ta mbroj atë edhe në Hagë... Nuk kam pasur kurrfarë paralajmërimi se gjendem në listën e të kërkuarve të Gjykatës së Hagës. Rastësisht jam gjendur jashtë vendit për detyrime të mia, sepse po ta dija këtë do të qëndroja në Prishtinë", tha Limaj.

    Del Ponte, e cila po qëndron për një vizitë në Malin e Zi, ka kritikuar sot ashpër trupat e NATO-s në Kosovës, sepse sipas saj, atyre u ka shpëtuar pa arrestuar i dyshuari i katërt, Fatmir Limaj, i cili është nisur zyrtarisht për një udhëtim jashtë vendit. Ajo tha se “Limaj është lejuar të largohet nga Kosova më 14 shkurt me një fluturim të rregullt nga Aeroporti i Prishtinës, teksa nisej së bashku me Hashim Thaçin.

    “Limaj nuk kishte marrë arratinë, ai nuk po fshihej, ai thjesht preu biletën e fluturimit dhe si një qytetar i zakonshëm u lejua të ngjitej në avion. Ishte aq e thjeshtë. Dhe është kaq tragjike”, tha Del Ponte. “Ne nuk arrijmë ta kuptojmë se si Fatmir Limaj, një deputet i Parlamentit, një figurë publike, u lejua ta lëshojë Kosovën në një mënyrë kaq të lehtë, megjithëse KFOR-i e ka pasur që prej dy javësh e gjysmë fletëarrestin për të”, tha Del Ponte.

    Më poshtë po japim aktakuzën e plotë të lëshuar nga Zyra e Tribunalit të Hagës, për të katër të akuzuarit Fatmir Limaj, Haradin Bala, Isak Musliu dhe Agim Murtezi.



    TRIBUNALI PENAL NDËRKOMBËTAR PËR ISH-JUGOSLLAVINË

    Lënda Nr. IT-03-66-I

    PROKURORJA E TRIBUNALIT

    KUNDËR

    Fatmir LIMAJT

    HARADIN BALËS

    Isak MUSLIUT

    Agim MURTEZIT

    AKTAKUZA

    Prokurorja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, në bazë të kompetencave të saj sipas Nenit 18 të Statutit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (tutje “Statuti i Tribunalit”) akuzon:

    Fatmir LIMAJN, i njohur si Çeliku

    Haradin BALËN, i njohur si Shala

    Isak MUSLIUN, i njohur si Qerqizi

    Agim MURTEZIN, i njohur si Murrizi



    Për KRIME KUNDËR NJERËZIMIT dhe SHKELJE TË LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS.

    TË AKUZUARIT

    1. Fatmir LIMAJ, i njohur si Çeliku, u lind më 4 shkurt 1971 në Banjë, atëherë në komunën e Suharekës në krahinën autonome të Kosovës (“Kosovo”). Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, Fatmir LIMAJ ishte komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në këtë post, Fatmir LIMAJ ishte përgjegjës për funksionimin e Kamp-Burgut të UÇK-së në Llapushnik (më tej: Kamp-Burg i Llapushnikut”), që gjendej në komunën e Gllogocit në Kosovë.

    2. Haradin BALA, i njohur si Shala, u lind më 10 qershor 1957 në Koreticë të Epërme në komunën e Gllogocit. Gjatë githë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, Haradin BALA ishte anëtar i UÇK-së dhe komandant/rojë në Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    3. Isak MUSLIU, i njohur si Qerqizi, u lind më 31 tetor 1970 në Reçak në komunën e Shtimes në Kosovë. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, Isak MUSLIU ishte anëtar i UÇK-së dhe komandant/rojë ne Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    4. Agim MURTEZI, i njohur si Murrizi, u lind më 20 shkurt 1956 në Qylagë në komunën e Lipjanit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, Agim MURTEZI ishte anëtar i UÇK-së dhe rojë në Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    PARAQITJA E FAKTEVE

    5. Jo më vonë se herët në vitin 1998, pas viteve të tensionit dhe dhunës që sa vinin shtoheshin, filloi konflikti i armatosur midis forcave serbe dhe UÇK-së në Kosovë. Ky zhvillim përputhej me politikën në përgjithësi militante të UÇK-së kundër pushtetit serb në Kosovë.

    6. Bashkë me civilë serbë, civilët shqiptarë që sipas UÇK-së refuzuan të bashkëpunonin me UÇK-në ose i rezistuan me mjete joluftarake u bënë objekt i kërcënimeve, burgosjes, dhunës dhe vrasjes.

    PËRGJEGJËSIA PENALE INDIVIDUALE

    7. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, Fatmir LIMAJ, në postin e përmendur më sipër, ushtroi komandë dhe kontroll de jure dhe de facto mbi anëtarët e UÇK-së që drejtuan Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    8. Në postin e përmendur më sipër, Fatmir LIMAJ kishte kompetenca per të disiplinuar dhe per të ndëshkuar vartës që kryenin shkelje të disiplinës ushtarake ose veprime të kundërligjshme, duke përfshirë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

    9. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU, dhe Agim MURTEZI janë pergjegjës për krimet për të cilat akuzohen në këtë aktakuzë, në bazë të Nenit 7(1) të Statutit të Tribunalit, të përcaktuar si më poshtë, për planifikimin, nxitjen, urdhërimin, kryerjen ose përndryshe për ndihmë në planifikimin, përgatitjen, ose kryerjen e veprimeve ose mosveprimeve të parashtruara në këtë aktakuzë.

    10. Fatmir LIMAJ gjithashtu mban pergjegjësi penale për krimet për të cilat akuzohet në këtë aktakuzë si epror në bazë të Nenit 7(3) të Statutit të Tribunalit. Kjo përgegjësi penale përfshin përgjegjësinë e një oficeri epror për veprimet e vartësve të vet në qoftë se eprori dinte ose kishte arsye të dinte se ky vartës ishte në prag të kryerjes së veprimeve të tilla ose i kishte kryer dhe eprori nuk mori masat a duhura dhe të arsyeshme per të parandaluar veprime të tilla ose për të ndëshkuar kryesit e tyre.

    AKUZAT E PËRGJITHSHME

    11. Gjatë githë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, ekzistonte një situatë konflikti të armatosur në Kosovë.

    12. Të gjitha veprimet dhe mosveprimet e akuzuara si Krime kundër Njerëzimit ishin pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik të drejtuar kundër popullatës serbe dhe anëtarëve të popullatës civile shqiptare të cilët mendoheshin të kenë refuzuar të bashkëpunonin me UÇK-në ose ta rezistonin me mjete joushtarake.

    13. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI ishin dëtyruar t’u përmbaheshin ligjeve dhe zakoneve të luftës, duke përfshirë Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollin Shtesë II.

    AKUZAT

    PIKAT 1 deri në 2 (BURGOSJE, TRAJTIM MIZOR)

    14. Prej ose rreth majit 1998 deri në ose rreth 25 korrikut 1998, në komunat e Shtimes, Gllogocit dhe Lipjanit në Kosovë, Fatmir LIMAJ, vetë dhe në bashkëpunim me forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdhëroi, kreu, ose përndryshe ndihmoi planifikimin, përgatitjen ose kryerjen e krimeve të Burgosjes dhe Trajtimit Mizor të civilëve serbë dhe shqiptarë. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye që të dinte se krimet e Burgosjes dhe Trajtimit Mizor do të kryheshin ose ishin kryer nga ana e vartësve të vet, dhe nuk mori masa të domosdoshme dhe të arsyeshme për të parandaluar akte të tilla ose për të ndëshkuar kryesit e tyre. Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI kryen ose përndryshe ndihmuan në kryerjen e krimeve të Burgosjes dhe Trajtimit Mizor të civilëve serbë dhe shqiptarë.

    15. Gjatë periudhës kohore të përmendur më sipër, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT zunë në mënyrë të paligjshme se paku tridhjetëepesë civilë serbë dhe shqiptarë nga komunat e Shtimes, Gllogocit dhe Lipjanit në Kosovë dhe i sollën me dhunë në Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    16. Në Kamp-Burgun e Llapushnikut, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT mbajtën në mënyrë të paligjshme civilë serbë dhe shqiptarë për periudha të gjata. Të burgosurit civilë shqiptarë u pyetën vazhdimisht për gjoja “bashkëpunim” me serbë, shpesh në bazë vetëm të kontakteve joushtarake me civilë serbë. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morën pjesë personalisht në ruajtjen e të burgosurve në Kamp-Burgun e Llapushnikut dhe në marrjen në pyetje të të burgosurve.

    17. Me këto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morën pjesë në:

    Pika 1: Burgosje, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, i ndëshkueshëm në bazë të Neneve 5(e), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) të Statutit të Tribunalit.

    Pika 2: Trajtim Mizor, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, e përcaktuar nga Neni i Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) të Statutit të Tribunalit.

    PIKAT 3 deri në 5 (TORTURË, TRAJTIM MIZOR)

    18. Prej ose rreth majit 1998 deri në ose rreth 25 korrik 1998 në Kamp-Burgun e Llapushnikut, Fatmir LIMAJ, vetë dhe në bashkëpunim me forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdhëroi, kreu, ose përndryshe ndihmoi në planifikimin, përgatitjen ose kryerjen e krimeve të Torturës dhe Trajtimit Mizor të civilëve serbë dhe shqiptarë. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye që të dinte se krimet e Torturës dhe Trajtimit Mizor do të kryheshin ose ishin kryer nga ana e vartësve të vet, dhe nuk mori masa të domosdoshme dhe të arsyeshme për të parandaluar akte të tilla ose për të ndëshkuar kryesit e tyre. Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI kryen ose përndryshe ndihmuan në kryerjen e krimeve të Torturës dhe Trajtimit Mizor të civilëve serbë dhe shqiptarë.

    19. Gjatë periudhës kohore të përmndur më sipër, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT i mbajtën të burgosurit në Kamp-Burgun e Llapushnikut në kushte brutale dhe çnjerëzore, duke ushtruar ndaj tyre sulme fizike dhe psikologjike në mënyrë rutinore, duke përfshirë tortura dhe rrahje. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morën pjesë në imponimin dhe vazhdimin e kushteve çnjerëzore në kamp, të cilat përfshinin ushqim dhe trajtim mjekësor të pamjaftueshëm, dhe morën pjesë ose ndihmuan në torturat dhe rrahjet ndaj të burgosurve.

    20. Me këto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morën pjesë në:

    Pika 3: Torturë, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(f), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) të Statutit të Tribunalit.

    Pika 4: Torturë, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, e përcaktuar nga Neni i Përbashkët 3(1)(a) i Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) të Statutit të Tribunalit.

    Pika 5: Trajtim Mizor, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, e përcaktuar nga Neni i Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) të Statutit të Tribunalit.

    PIKAT 6 deri në 7 (VRASJE)

    21. Prej një date në ose rreth qershorit 1998 deri në 25 korrik 1998, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT, duke përfshirë Haradin BALËN dhe Isak MUSLIUN, planifikuan, nxitën, urdhëruan, kryen, ose përndryshe ndihmuan në planifikimin, përgatitjen ose kryerjen e krimit të Vrasjes së civilëve serbë dhe shqiptarë në Kamp-Burgun e Llapushnikut. Në secilin prej rasteve të parashtruar më poshtë, Fatmir LIMAJ dinte ose kishte arsye që të dinte se krimi i Vrasjes do të kryhej ose ishte kryer nga ana e vartësve të vet, dhe nuk mori masa të domosdoshme dhe të aryeshme për të parandaluar akte të tilla ose të ndëshkonte kryesit e tyre.

    22. Në një datë pas 24 qershorit 1998 por para 25 korrikut 1998, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT vranë një numër të burgosurish serbë dhe shqiptarë, emrat e të cilëve jepen në Shtojcën I e kësaj aktakuze, në Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    23. Në një datë në ose rreth mesit të korrikut 1998, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT rrahën, torturuan dhe vranë një numër të burgosurish serbë dhe shqiptarë, emrat e të cilëve jepen në Shtojcën II e kësaj aktakuze, në Kamp-Burgun e Llapushnikut. Haradin BALA dhe Isak MUSLIU morën pjesë ose ndihmuan në vrasjen e katër të burgosurve.

    24. Në një datë në ose rreth qershorit ose korrikut 1998, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT rrahën, torturuan dhe vranë Fehmi XHEMËN, i njohur si Fehmi TAFA, në Kamp-Burgun e Llapushnikut. Haradin BALA dhe Isak MUSLIU morën pjesë ose ndihmuan në vrasjen e Fehmi XHEMËS, i njohur si Fehmi TAFA.

    25. Me këto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA dhe Isak MUSLIU morën pjesë në:

    Pika 6: Vrasje, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a), 7(1) (Haradin BALA dhe Isak MUSLIU) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) të Statutit të Tribunalit.

    Pika 7: Vrasje, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, e përcaktuar nga Neni i Përbashkët 3(1)(a) i Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Haradin BALA dhe Isak MUSLIU) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) të Statutit të Tribunalit.

    PIKAT 8 deri në 9 (VRASJE)

    26. Në ose rreth 25 korrikut 1998, në malet e Berishës afër Kamp-Burgut të Llapushnikut, Fatmir LIMAJ vetë dhe në bashkëpunim me forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdhëroi, kreu, ose përndryshe ndihmoi në planifikimin, përgatitjen ose kryerjen e krimit të Vrasjes së njëmbëdhjetë të burgosurve shqiptarë. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye që të dinte se krimi i Vrasjes do të kryhej ose ishte kryer nga ana e vartësve të vet, dhe nuk mori masa të domosdoshme dhe të aryeshme për të parandaluar akte të tilla ose të ndëshkonte kryesit e tyre. Haradin BALA dhe Agim MURTEZI kryen ose përndryshe ndihmuan në kryerjen e krimit të vrasjes së njëmbëdhjetë të burgosurve shqiptarë.

    27. Pak para 25 korrikut 1998, forcat serbe ripushtuan rrethinën e Kamp-Burgut të Llapushnikut. Si pasojë, më 25 korrik 1998, UÇK-ja e braktisi Kamp-Burgun e Llapushnikut më 25 korrik 1998 dhe Haradin BALA dhe Agim MURTEZI detyruan rreth njëzetedy të burgosur të ecnin prej kampit në drejtim të maleve të Berishës. Gjatë rrugës, ata u takuan me Fatmir LIMAJN, i cili u dha urdhra Haradin BALËS dhe Agim MURTEZIT.

    28. Pak më vonë, Haradin BALA i ndau të burgosurit në dy grupe. Një grup prej rreth nëntë të burgosurish u lirua. Grupi tjetër prej rreth trembëdhjetë të burgosurish u detyrua të shkonte në një vend të hapur në pyll. Pastaj Haradin BALA, Agim MURTEZI dhe një ushtar i tretë i UÇK-së i pushkatuan, duke vrarë njëmbëdhjetë prej të burgosurve, emrat e të cilëve jepen në Shtojcën III të kësaj aktakuze.

    29. Me këto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI morën pjesë në:

    Pika 8: Vrasje, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) të Statutit të Tribunalit.

    Pika 9: Vrasje, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, e përcaktuar nga Neni i Përbashkët 3(1)(a) i Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) të Statutit të Tribunalit.

    /nënshkruar në origjinal/

    Carla Del Ponte

    Prokurore


    Sot, me datën njëzetekatër janar 2003.

    Në Hagë, Holandë

    SHTOJCA I

    Paragrafi 22: Të burgosurit e vrarë midis 24 qershorit dhe 25 korrikut 1998 në Kamp-Burgun e Llapushnikut

    Millovan KËRSTIQ

    Miodrag KËRSTIQ

    Boban MITROVIQ

    Mirosllav SHULNIQ

    Zhivorad KËRSTIQ

    Stamen GENOV

    Gjorgje ÇUK

    SHTOJCA II

    Paragrafi 23: Të burgosurit e vrarë në mes të korrikut 1998 në Kamp-Burgun e Llapushnikut
    Sinisha BLLAGOJEVIQ

    Dragan (mbiemri nuk dihet)

    Agim ADEMI

    Vesel AHMETI


    SHTOJCA III

    Paragrafi 22: Të burgosurit e vrarë në ose rreth 25 korrikut 1998 në ose rreth maleve të Berishës afër Kamp-Burgut të Llapushnikut
    Emin EMINI

    Ibush HAMZA

    Hyzri HAJRIZI

    Shaban HOTI

    Hasan HOXHA

    Safet HYSENAJ

    Mehmet OLLURI

    Bashkim RASHITI

    Hetem REXHAJ

    Lutfi XHEMSHITI

    Shyqyri ZYMERI


    Sipas këtyre të dhënave që i ka tribunali i Hagës shifet se 64,28% janë shqiptarë të vrarë, dhe 35,72% serbë të vrarë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 16-11-2004 më 10:09

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Fillon gjyqi i parë i krimeve të luftës të shqiptarëve të Kosovës
    15/11/2004

    U hap në Hagë gjyqi i parë i krimeve të luftës të shqiptarëve të Kosovës. Tre ish pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të akuzuar për mizori ndaj civilëve serbë e shqiptarë gjatë konfliktit në krahinë.
    (FT, BBC, AP - 15/11/04; Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë - 11/11/04)


    Fatmir Limaj (në mes) është midis tre të paditurve gjyqi i të cilëve fillon të hënën (15 nëntor) në Hagë. [AFP]

    Filloi të hënën (15 nëntor) gjyqi i shqiptarëve të Kosovës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavisë (ICTY). Tre ish anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), tani të shpërbërë po ndeshen me akuza të përfshirjes në krime lufte gjatë konfliktit të 1998-1999 në Kosovë.

    Sipas prokurorëve të OKB-së, të tre të paditurit, Fatmir Limaj, Haredin Bala dhe Isak Musliu, janë përfshirë në tortura, veprime shnjerëzore, vrasje dhe mizori të tjera kryer ndaj civilëve serbë dhe shqiptarë në kampin e burgut të UÇK në Llapushnik, midis majit dhe gushtit 1998. Padia e përbashkët e akuzon Limajn dhe Balajn secilin me nga pesë akuza për krime kundër njerëzimit dhe pesë për shkelje të ligjeve apo të zakoneve të luftës. Musliu përballet me katër akuza krimesh kundër njerëzimit dhe katër për shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

    Të tre "morrën pjesë në mbajtjen dhe zbatimin e kushteve çnjerëzore në kamp," thanë prokurorët, dhe janë bashkëfajtorë në turturimin dhe rrahjen e të burgosurve.

    Limaj, 33 vjeç, është një ish komandant i UÇK dhe oficeri me gradë më të lartë i të treve në atë kohë. Më pas ai u bë bashkëthemelues me Hashim Thaçin, i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kur u arrestua në Slloveni në shkurt 2003, Limaj ishte anëtar i parlamentit të Kosovës dhe kreu i departamentit të marrëdhënieve publike të PDK, duke vepruar njëkohësisht si zëdhënës i partisë.

    Musliu, 34 vjeç, ishte komandant në kampin e Llapushnikut dhe ka vepruar edhe si një roje. Bala, 44 vjeç, ka shërbyer si komandant dhe roje në kamp. Ata u arrestuan nga trupat e KFOR-it në Kosovë në mes të shkurtit 2003 dhe pastaj u transferuan në Hagë.

    Të enjten, një deklaratë shtypi e ICTY që shpallte fillimin e gjyqit citonte padinë që thoshte se Limaj dhe Musliu ushtronin komandën dhe kontrollin e plotë mbi anëtarët e UÇK që drejtonin kampin e Llapushnikut. Një numër prej 35 vetësh duke përfshirë civilë serbë si edhe shqiptarë kosovarë të menduar nga rebelët ose se refuzonion të bashkëpunonin ose se i rezistonin UÇK, u mbajtën në njësitë e improvizuara të burgu. Një numër syresh dyshohet se u rrahën, u torturuan dhe u vranë në muajin para 26 korrikut 1998 kur forcat e UÇK e braktisën kampin dhe forcat serbe rimorën zonën. Padia e bën Limajn dhe Musliun përgjegjës për operimin e kampit të Llapushnikut duke përfshirë mosndalimin e mizorive të dyshuara.

    "Është thënë se ata e dinin apo kishin arsye ta dinin se krimet e akuzuara në padi qenë gati të bëheshin apo qenë bërë nga vartësit e tyre dhe ata nuk ja dolën të merrnin masat e nevojshme dhe të arsyeshme për të ndaluar akte të tilla apo të ndëshkonin kryerësit e tyre," thoshte deklarata e ICTY.

    Përveç kësaj, Bala akuzohet në lidhje me një tjetër incident që shpuri në vdekjen e dhjetë vetëve. Pasi UÇK braktisi kampin e burgut, ai, së bashku me një tjetër roje dhe një ushtar të UÇK, i drejtuan një grup nga të ndaluarit tek një lirishte në pyll. Ata takuan Limaj në udhën e tyre, i cili i dha urdhrat Balës. Përfundimisht dhjetë nga të ndaluarit u qëlluan dhe u vranë.

    Duke dalë përpara gjykatës me bazë në Hagë vitin e kaluar, të tre u vetëdeklaruan jo fajtorë ndaj akuzave.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sa millovanin e millodragin e millosavin e coft po e vajtoin disa shqipfolsa gjithashtu edhe ata shqipfolsat shpiuna qe bashk me kerrstiqat e mitroviqat ka njieri qe i thot veti shqiptar qe i dhimbsen a ??????!!!!!!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Limaj: Para jush keni mbrojtësin e viktimave dhe jo vrasësin


    Prishtinë, 16 nëntor (Kosovapress) Time: 17 : 08

    Në ditën e dytë të gjykimit ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, Isak Musliu dhe Haradin Bala, që po mbahet në Schreveningen të Hagës, të martën mbrojtja paraqiti argumentet që dëshmojnë pafajësinë e të akuzuarve. Fatmir Limaj, në deklaratën e tij që ka dhënë në Gjykatën e Hagës tha se “askush nuk e donë më shumë jetën, sesa ai që është i gatshëm për ta dhënë atë për lirinë e vendit të vet, sepse ke dy rrugë, ose të jetosh i poshtëruar dhe i robëruar, ose i lirë. Jam krenar që kam zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme, rrugën e lirisë, për aq sa kam mundur, për aq sa kam ditur dhe këtë më së miri e dinë dhe e vlerësojnë qytetarët e Kosovës”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova në gjyq


    Shirley Cloyes DioGuardi

    Tani që gjykimi i Fatmir Limajt, Isak Musliut dhe Haradin Balajt filloi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë, (në të njëjtën gjykatë ku edhe ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviç po gjykohet), shpresoj se ironia dhe padrejtësia e kësaj situtate të kuptohet. Pasi bëri katër luftëra agresioni në Ballkan, luftëra këto që lanë mëse 300.000 burra, gra dhe fëmijë të vdekur dhe mëse katër milionë të zhvendosur, Sllobodan Millosheviçi u ekstradua në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në Ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë më 28 qershor 2001. Bashkësia ndërkombëtare e pa arrestimin e tij si një ngjarje madhore në rrugën e të sjelljes së paqes në Europën Juglindore. Myslimanët e Bosnjes dhe shqiptarët e Kosovës, viktimat kryesore të marshit gjenocidial të Millosheviçit në Ballkan, e përshëndetën ekstradimin e tij si një drejtësi të shumëpritur dhe si mbyllje të ciklit të terrorit. Të paktë do të ishin ata që në atë kohë do imagjinonin se tre vjet pas fillimit të procesit, Millosheviçi ende do të gjendej në gjyq, apo se edhe ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dërgoheshin në Hagë për t’u gjykuar për krime.
    Askush nuk do të kishte imagjinuar këtë atëherë, se pas një dekade vrasjesh e krimesh nga këlyshët e Millosheviçit, akuzat e vetme të bëra nga ICTY në lidhje me krimet e luftës në Kosovë para 1999 do të ishin ato kundër tre shqiptarëve të Kosovës. Apo që Limaj, Musliu dhe Bala do të diskriminoheshin në trajtimin e tyre nga gjykata. Atyre iu ishin mbyllur sytë kur ishin transferuar nga burgu për në gjykatë dhe anasjelltas, dhe për një muaj ishin mbajtur pa mundësi komunikimi përveç komunikimit me avokatët e tyre.
    Me milosheviçin nuk e pamë këtë trajtim.
    ICTY është krijuar përmes një rezolute speciale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të sjellë drejtësi dhe paqe në Ballkan, dhe deri diku ka patur sukses në kryerjen e misionit të vet. Mirëpo, në tentimin për t’u paraqitur si një gjyq “i balancuar etnikisht” ICTY po mundohet të paraqesë një barazi morale për krimet e kryera në Ballkan, që është edhe një padrejtësi më shumë ndaj viktimave të Millosheviçit. Gjyqi ndaj Fatmir Limajt, Isak Musliut dhe Haradin Balës, paraqet një paralelizëm fals mes shqiptarëve të Kosovës në njërën anë, (të cilët mbrojtën njerëzit e vet kundrejt vrasjeve masive dhe përzënies masive), dhe vrasësve të një terrorizmi të mbështetur nga shteti nën udhëheqjen e Millosheviçit - në anën tjetër. Ka ardhur koha për të pyetur: Gjykata me hetimet ndaj ish -anëtarëve të UÇK, ka qenë nën trysni për të rishkruar historinë duke barazuar përgjegjësinë për luftërat ballkanike për qëllime politike pa patur të bëjë asgjë me drejtësinë si bazë?
    Është tepër e rëndësishme që t’ia rikujtojmë vetes atë që ka ndodhur në fakt në Kosovë për mëse pesëmbëdhjetë vite. Më 1989, Sllobodan Millosheviçi mori pushtetin duke i fryrë flakës së rrënjosur thellë të racizmit kundërshqiptar të shoqërisë serbe. Më 28 mars të po atij viti, ai ilegalisht pushtoi Kosovën që ishte provincë autonome e ish -Jugosllavisë. Radio dhe televizioni shqiptar, shkollat, si dhe klinikat mjekësore u mbyllën, bizneset e ndryshme u pushtuan, mëse 100.000 shqiptarë u dëbuan nga puna, dhe Kuvendi ligjërisht i zgjedhur i Kosovës u shpërnda. Çdo kundërshtimi i përgjigjej burgosja, tortura dhe vrasja. Në një shembull drastik i brutalitetit të këtij regjimi është helmosja e mëse 7000 fëmijëve shqiptarë nëpër shkolla nga një substancë kimike, fatmirësisht jofatale, më 23 mars 1990.
    Për afër një dekadë, Millosheviçi krijoi një mbretëri terrori mbi Kosovë. Kur ushtria dhe forcat paraushtarake serbe sulmuan fshatin Prekaz në shkurt 1998 duke vrarë dyzetepesë anëtarë të familjes së Adem Jasharit me gjakftohtësi, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, një forcë luftarake e decentralizuar, u ngrit për të mbrojtur popullsinë civile. Deri në vjeshtë të vitit 1998, trupat serbe kishin dhunuar, vjedhur e vrarë nëpër gjithë fshatrat e Kosovës, duke i detyruar mëse 400.000 shqiptarë të lëshonin vatrat e tyre. Bashkësia ndërkombëtare iu përgjigj kësaj situate duke dërguar një grup të vogël të vëzhguesve të paarmatosur. Në janar 1999, këta vëzhgues gjetën kufomat e civilëve shqiptarë të vrarë në fshatin Reçak. Deri në mars, kur NATO më në fund ndërhyri për të ndalur këtë tmerr, mëse 90 për qind e të gjithë shqiptarëve etnikë të Kosovës ishin përndjekur nga shtëpitë e tyre. Rreth 600.000 përpiqeshin të mbijetonin nëpër malet e luginat e Kosovës, ndërsa po aq ishin detyruar t’ia mësynin kampeve në Maqedoni e Shqipëri. Kjo është historia që nuk duhet harruar mu në prag të gjykimit të ish -anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga shqiptarët e Kosovës shihen si heronj. Nëse ICTY bëhet instrument i atyre që duan t’i shohin luftëtarët e Kosovës në të njëjtin vend me ata që urdhëruan dhe zbatuan krimet më të shëmtuara që kanë ndodhur në Evropë që nga koha e nazistëve, atëherë historia do të rishkruhet në mënyrën më të pahijshme dhe të vrazhdë, dhe kërkesa për paqe dhe drejtësi do të jetë e humbur.

    “Autorja është këshilltare për Çështje të Ballkanit pranë Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Reagime ndaj procesit gjyqësor në Hagë

    Violeta Hyseni
    Korrespondente e BBC në Prishtinë





    Shqiptarët e Kosovës thonë se besojnë në pafajësinë e tre pjesëtarëve të ish UÇK
    Në Kosovë ka pasur reagime për fillimin e gjykimit në Gjykatën e Hagës të tre pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Është dita e dytë që një prej televizione në Kosovë po transmeton procesin gjyqësor në Hagë ndaj tre pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut, të akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.

    Qytetarët e Kosovës po e përcjellin këtë gjykim me një interesim të jashtëzakonshëm. Ata në mikrofonin e BBC-së thonë se besojnë në pafajësinë e tre shqiptarëve të parë të akuzuar nga Haga.

    Njëri nga pjesëtarët e ish UÇK-së, që gjendet në bankën e të akuzuarve në Hagë, Fatmir Limaj, ka qenë një figurë e shquar politike në Kosovë. Ai ishte deputet në parlament dhe sekretar për marrëdhënie me jashtë në Partinë Demokratike të Kosovës.

    PDK-ja po e ndjek me shqetësim dhe emocione fillimin e gjykimit të zotit Limaj. Hajredin Kuçi nga kjo parti beson që siç thotë “pafajësia e Fatmir Limajt do të dalë në shesh dhe veprimet e tij në luftë do të kuptohen si të drejta dhe si dobi për kombin e tij dhe paqen në rajon”.

    “Të gjitha rrethanat e zotit Limaj dhe të tjerëve tregojnë se ata kanë bërë një luftë të drejtë, një luftë çlirimtare, çfarë ishte edhe qëllimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mësojmë se pafajësia e tyre është çështje e kohës dhe do të vërtetohet shumë shpejt, ndërkaq kthimi i tij në jetën politike dhe institucionale në Kosovës do të jetë shumë i dobishëm”, tha zoti Kuçi.

    Të indinjuara me fillimin e gjykimit të tre pjesëtarëve të ish ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë shprehur edhe tri shoqatat e dala nga lufta, ajo e invalidëve, veteranëve dhe familjarëve të dëshmorëve të luftës së ish UÇK-së.

    Faik Fazliu duke folur në emër të këtyre tri shoqatave thotë se me këtë po tentohet të barazohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si luftë e drejtë dhe çlirimtare me luftën e regjimit serb të Millosheviqit.

    “Prokuroria bashkëpunon ngushtë me okupatorin serb që ka qenë në Kosovë dhe kryesisht shërbehet prej materialeve të servuara nga ky regjim, pra ai i Millosheviqit. Ajo që ne duam është që Tribunali i Hagës të mos bjerë në lajthitje të prokurorisë, e cila e ka vetëm një qëllim, tentimin për kriminalizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha zoti Fazliu.

    Krejt ndryshe, ndërkaq, është pritur fillimi i gjykimit të tre shqiptarëve në Gjykatën e Hagës nga ana e serbëve të Kosovës.

    Një nga politikanët serb të këtushëm, Oliver Ivanoviq ka thënë se populli serb në Kosovë ka pritur gjatë siç thotë “të ndëshkohen ata që kanë vrarë civilët e pafajshëm dhe që kanë dëbuar 200 mijë serbë nga Kosova.

    Fillimin e këtij gjykimi e shohim si fillim të procesit të pajtimit mes komuniteteve sepse përmes Tribunalit të Hagës dhe dënimit të fajtorëve të vërtetë për krimet kundër serbëve dhe popujve tjerë, ne mund t’i ofrohemi njëri-tjetrit. Kështu mund të dëshmojmë se nganjëherë kryhen krime në emër të popullit dhe kjo shpeshherë i kushton shumë atij populli. Shpresoj vetëm që ky të mos jetë gjykimi i vetëm, sepse është e pamundur që vetëm ata tre të kenë kryer gjithë ato krime kundër serbëve”, tha Ivanoviq.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria e Kosovës shpreh pakënaqësi me prezentimin e rastit Limaj me shokë nga prokuroria e Hagës

    Prishtinë, 17 nëntor - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të në lidhje me fillimin e gjykimit të Fatmir Limajt, Haredin Balajt dhe Isak Musliut në Gjykatën e Hagës lëshoi një deklaratë në të cilën shprehet pakënaqësia me prezentimin e rastit nga prokuroria e gjyqit të Hagës.
    "Qeveria e Kosovës me rastin e fillimit të gjykimit të z.Fatmir Limaj, Haredin Balajt dhe Isak Musliut nga Gjykata Nderkombëtare e Hagës për krime të luftës, shpreh pakënaqësinë me prezentimin e rastit nga prokuroria e gjyqit të Hagës, të bazuar jo në fakte dhe argumente, por në deklarata politike me të cilat, synohet të bëhet barazimi i luftës çlirimtare me luftën e ushtrisë okupuese gjenocidale të shtetit serb në Kosovë.
    Qeveria e Kosovës me të drejtë pret që ky proces të jetë transparent dhe profesional në mënyrë që ky gjykim të jetë sa më i drejtë dhe ti mbroj vlerat institucionale. Në asnjë mënyrë Qeveria nuk pranon tendecën e barazimit në mes të luftës çlirimtare dhe gjenocidit shtetëror të Serbisë.
    Qeveria e Kosovës duke u bazuar edhe në Deklaratën e Kuvendit të Kosovës për vlerat e luftës, vlerëson se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë", përfundon deklarata e Qeverisë së Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Karpuzi: Tribunali i Hagës po luan me dinjitetin tim si ish-ushtar i UÇK-së


    Prishtinë, 17 nëntor (Kosovapress) Time: 17 : 50

    Unë nuk kam deklaruar për Tribunalin e Hagës që Hajredin Bala kinse ka qen mbikqyrës i burgut në Llapushnik ashtu siç dëgjova në televizion të ketë thënë prokurori, se kinse kështu kam deklaruar unë para hetuesit të këtij tribunalit shumë kohë para se të ngritej akuza ndaj Fatmir Limajt, Hajredin Balajt dhe Isak Musliut, i ka thënë i revoltuar, Kosovapressit, ish- luftëtari dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Ruzhdi Karpuzi nga Shala e Lypjanit, i ndinjuar thellësisht në spekulimet e Prokurorisë së Hagës me shtrembërimin e deklaratës së tij të dhënë gjatë intervistimit nga zyrtarët e Tribunalit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Të hënën në Prishtinë mbahet një protestë në përkrahje të F.Limajt, H.Balajt dhe I.Musliut

    Prishtinë, 18 nëntor - Subjektet e dala nga lufta e UÇK-së dhe Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës kanë njoftuar sot se të henën më 22 nëntor në Prishtinë do të mbahet një protestë gjithëpopullore më moton "Të gjithë në mbrojtje të vlerave të luftës". Kjo protestë organizohet në përkrahje të ish-pjesëtarëve të UÇK-ës, Fatmir Limaj, Haradin Balaj dhe Isak Musliut, të cilët janë duke u gjykuar në Hagë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 48 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •