Close
Faqja 3 prej 48 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 471
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Haradinaj ftohet për intervistim nga Tribunali i Hagës

    Prishtinë, 4 nëntor (Kosovapress) Time: 18 : 10

    AAK kërkon nga Tribunali i Hagës që të merret më aktivisht me dënimin e kriminelëve të vërtetë të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe të mos pranojë pazarllëqe me Beogradin për të krijuar politika gjoja balancuese.

    Dyshimet në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe në njerëzit që e kanë bërë këtë luftë, e dëmtojnë rëndë procesin e përgjithshëm në Kosovë dhe rrezikojnë të gjitha të arriturat e përbashkëta të popullit të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare, thuhet në në një komunikatë për media, lëshuar të enjten nga Kryesia e AAK-së.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Beqë Beqaj transferohet në Hagë

    Prishtinë, 4 nëntor (Kosovapress) Time: 18 : 20

    Të enjten Beqë Beqaj nga Shtimja, i akuzuar nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës për mosrespektimin e gjyqit dhe ndikim mbi dëshmitarë, është transferuar në Hagë në njësitin e paraburgimit të Tribunalit në Sheveningen, ndërsa të premten ai do të paraqitet para gjyqit për t’iu lexuar aktakuza, thuhet në një njoftim për media në Prishtinë nga zyra e avokatit Azem Vllasi.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Haradinaj deklaron se do tu përgjigjet pyetje të përfaqësuesit të Tribunalit të Hagës

    AAK ka konfirmuar se kryetari i saj Ramush Haradinaj është ftuar të intervistohet nga Tribunali i Hagës. Haradinaj ka deklaruar se është i gatshëm t'iu përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesit të Tribunalit të Hagës.

    "Vitet e fundit unë kam qenë i shurdhët ndaj thashethëmeve dhe akuzimeve tërësisht të pavërteta. Andaj, mirëpres mundësinë që të merrem me këtë çështje para një trupi ndërkombëtar që vepron me autoritetin e ligjit ndërkombëtar" thuhet në deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj

    RTK
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ramush Haradinaj do të intervistohet nga Gjykata e Hagës

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi sonte se Zyra në Prishtinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish Jugosllavi, ka thirrur për interviste kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj. Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se „intervistimi ka të bëjë me disa hetime që është duke i bërë Gjykata për periudhën e luftës çlirimtare në Kosovë dhe rolin e z. Haradinaj në atë periudhë“.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës populli i Kosovës dhe institucionet demokratike të saj e kanë çmuar luftën Çlirimtare në Kosovë si luftë të drejtë, luftë për liri dhe për mbrojtjen e popullit të Kosovës, thuhet ne komunikatën e partisë.

    Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e kësaj lufte, thuhet dhe çdo spekulim kundër rolit të tij në këtë luftë nuk përputhet me drejtësinë, por me politikën anti-Kosovë të Beogradit.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga Gjykata e Hagës që të merret më aktivisht me dënimin e kriminelëve të vërtetë të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe të mos pranojë pazarllëqe me Beogradin për të krijuar politika gjoja ballancuese, thuhet ne komunikatën e kësaj partie.

    Zeri i Amerikes
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush eshte ky beg beqaj ?


    Curr !


    te luftosh per Kosoven do te thote te vrasesh okupatorin serb.

    te vrasesh bashk fshataret e luftaret e populit tend , ti torturosh ata ne burgje e biruca te improvizuara e te hartosh lista likujdimesh politike do te thote qe nuk paske dal me cliru Kosoven por me qeru hesapet me ata qe nuk jan fanatik te "ngritjes grushtit"..alla dullce..

    Ne se une do banoja me nje mik ne nje banes e nji dit ky miku do gjendej i masakruar me sopata une gjith jeten nuk do pushoja se luftuari qe drejtesia te gjente vrasesit e mikut.. Vetem ne nje rast une nuk do kerkoja qe drejtesia te perpiqej me gjet vrasesin..

    E di cili eshte ai rast.. ?

    Vetem pra ne se une do isha vrasesi..

    Pse Hashimi i cili qe nga 1997-ta i ka miq e shok zyrtaret me te larte te Shtetit Shqiptar.. nuk ka bere asnji lloj interesimi tek shoket e tij ne pushtet ne Tirane te zbardhin vrasjen e mikut e strehuesit te Hashimit ne Tirane.. gazetarit kosovar Ali Hykaj..??

    Me shkence.. asnji krim nuk mund te mbetet i pa zbuluar..

    Vetem llafollogjija e Thaq Kosov pres beg beq milaimave te bind se ata fshehin krimet..

    Ata mundohen te mbulohen mbas sloganesh..jo UCK-ja jo lufta jo lidhja me amerikanet etj pralla..

    asnji shqiptar nuk e do Limen ne Hag se ka vra serb..

    perkundrazi ajo cka kerkohet eshte.. Pse Lima me shok kan vra Shqiptar..

    slogani se ..kena vra spijuna nuk qendron..

    cilin spijun kan vra.. jepni nji emer..

    Llapi thot Lima si Avni rustemi..

    jo llap se Drini nuk ishte Esat Pash por luftar i mire..

    Avniu i doli perball Esatit e qelloi dhe u dorzua policise franceze dhe qendroj ne gjyq si burr..
    E vrava tha se luante viktima , esati pra.. me fatet e atdheut tim..

    Ata qe e vrane Tahirin iken si hajna..
    Ata qe e vrane ilir Selimajn iken si hajna..
    Ata qe e vrane Drinin iken si minj gjirizi ..
    ata qe vrane sabaheten hupen neper nat si hijena..


    jo nuk jeni Avni juve..ju jeni kriminela..

    Kush e pengon Xhavit Halitin kto 7 vite te kerkoje tek shoket e tij ne Tiran qe jane President( Mejdani) kryeminister (Nano Meto majko) shefa shiku (klos hysenaj) kryetara gjykatash e prokurore e hetuesa e gjenerala policije.. qe ta hulumtojne vrasjen e Ilir Konushevcit ne rrugen PUK-Kukes-Tropoje.. fill mbas "bisedave shoqerore" qe i mjeri pati me Xhavitin ne hotel 15 katsh.. ku kish rezidencen Xhavit Sigurimsi ..

    dhe dihet se vetem ai qe ka lidhje me Krimin nuk e kerkon zbardhjen e nji Krimi..

    Prandaj thash se ..shkencerisht cdo krim zbulohet..
    Mjafton tja shikosh aktivitetin kriminelit dhe kuptohet..

    po te kisha mundesi te intervistoja Xhavit Hashimin..do i pyesja..

    Sa here keni shkuar ne Tirane kto vite?

    aiii bre nuk numrohen do thoshin te dy..
    Sa here keni shkuar neprokurori te Tiranes per te pyetur cka u ba me Vrasjen e Ilir Konushevcit, Ahmet Krasniqit e Ali Hyk Pykes..?

    mmmmmek mek.. do perdridheshin..

    ja kaq mjafton te kuptohet autoresia e Krimit..

    Ti shpallim heroj ata qe kan luftu Serbin..por ti shpallim dhe kriminela ata qe kan vra bashk atdhetaret tone..

    Ska se si te jet Hero Dauti.. sepse nuk na le historia..humanizmi e atdhatarizmi ta pertypin masakren ndaj 4 luftareve .. qe beri daut Idriz haradin toger bala me shok..

    Prej atij Krimi mbi 4 luftaret.. po vazhdon banda e tyre me vra perseri me shpresen se do i humbin gjurmet..
    Perkundrazi jan zbuluar krejt


    tashma e din cdo kush se kush po vret ne aksin e rruges pej-Decan-Gjakov..

    Ata njihen me emer e mbiemer..
    enveriste LPK -iste e hajna bodygard te Ramush Haradin Elshan kelmendave..jane autoret e krimeve..

    qashtu..

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    O brari per se ore burr njiher nuk bane pyetje kush i vrau

    Tahir e Nebih Mehen,Afrim Zhitin,Fahri Fazlin ,Rexhep Malen,Nuhi Berishen E shume e shume djem te ri e kush i burgosi me mijra e mijra djem te ri e sidomos prej 81 e kendej po a e din ore burrec qe mu keta qe ti i vajton apo i quan edhe heroi keta nai vran nai burgosen nai sakatosen rinin shqiptare te kosoves keta UDB-asha e KOS-ista si tahir zema e si ky deputeti i LDK-se qe e keni tani me nr.rendor 41 bashkpuntor i kriminelit millosheviq Shaban Halimi,

    po kur ore burr do te behesh shqiptar kur kur

    shiqone NR. rendor 44
    http://www.buildingweb.org/hpgen/us...19220320021.jpg

    shiqone NR.rendor 41
    http://www.ldk-kosova.org/lista_kandidateve.html
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gjykimi i Fatmir Limajt, Haradin Bales dhe Isak Musliut fillon te henen, 15 nentor
    Lajmi i ores 11:00 AM



    Fatmir Limaj
    PRISHTINE (12 Nentor) - Te henen, 15 nentor do te filloje gjykimi i Fatmir Limajt, Haradin Bales dhe Isak Musliut. Seanca gjyqesore do te zhvillohet para trupit gjykues II, i perbere nga gjykatesit Parker (kryesues), Thelin dhe Van Den Wyngaert ne ora 2.15 pas dite ne gjykatoren I. Konferenca paragjyqesore do te zhvillohet ne oren 10 para dite ne te njejten dite ne gjykatenI, thuhet ne nje njoftim te Gjykates seHages. Ne aktakuzen e ndryshuar per te dyten here, thuhet se jo me vone se heret ne vitin 1998, pas viteve te tensionit dhe dhunes qe sa vinin shtoheshin, filloi konflikti i armatosur midis forcave serbe dhe Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) ne Kosove. Ky zhvillim perputhej me politiken ne pergjithesi militante te UCK-se te qendreses aktive te armatosur kunder pushtetit serb ne Kosove. Bashke me civile serbe, civilet shqiptare qe sipas UCK-se refuzuan te bashkepunonin ose i rezistuan me mjete joluftarake UCK-se u bene objekt i kercenimeve, burgosjes, dhunes dhe vrasjes. Aktakuza i ngarkon Fatmir Limen, Haradin Balen dhe Isak Musliun per pjesemarrje ne nje projekt te perbashket kriminal. Synimi i pjesemarrjes ne projekt te perbashket kriminal, i cili filloi para majit te vitit 1998 dhe vazhdoi se paku deri ne gusht te vitit 1998, ishte shenjimi i serbeve, dhe te dalloje shiptaret qe shiheshin si bashkepunetore, per t'i kercenuar, burgosur, keqperdorur dhe vrare. . .bm/bm(BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    4000 euro për familjet Balaj dhe Musliu


    Prishtinë, 13 nëntor (Kosovapress) Time: 09 : 30

    Shoqata e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (SHILUÇK),nga pensionet e anëtarëve të saj,ka grumblluar një shumë mjetesh prej 4000 eurove për familjet e dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Haradin Bala dhe Isak Musliu, të cilët janë të akuzuar nga Tribunali i Hagës në “Rastin Limaj”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    4000 euro për familjet Balaj dhe Musliu


    Prishtinë, 13 nëntor (Kosovapress) Time: 09 : 30

    Shoqata e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (SHILUÇK),nga pensionet e anëtarëve të saj,ka grumblluar një shumë mjetesh prej 4000 eurove për familjet e dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Haradin Bala dhe Isak Musliu, të cilët janë të akuzuar nga Tribunali i Hagës në “Rastin Limaj”.
    nuk e kuptoj arsyen!?
    Pse keto te holla derdhen ne familjet e dy te akuzuarve ?!
    mbreme pash ne tv nje familje shume te varfer 8 anetareshe pa asnje te ardhun...
    mberdhiheshin ne nje shtepi le ta quajm me shume kotec pulash
    ... djali 9 vjeqar detyrohej te dilte ne rruge me nje peshore
    dhe te fitoj kafshaten e gojes....

    Pse keto raste nuk i ndihmon shoqata e invalideve te luftes?
    Habitem shume me paradoksin ne Kosove.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Brari

    Llapi thot Lima si Avni rustemi
    :

    Avniu i doli perball Esatit e qelloi dhe u dorzua policise franceze dhe qendroj ne gjyq si burr..
    E vrava tha se luante viktima , esati pra.. me fatet e atdheut tim..

    Ata qe e vrane Tahirin iken si hajna..
    Ata qe e vrane ilir Selimajn iken si hajna..
    Ata qe e vrane Drinin iken si minj gjirizi ..
    ata qe vrane sabaheten hupen neper nat si hijena..


    jo nuk jeni Avni juve..ju jeni kriminela
    Te lumte Brari!
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 15-11-2004 më 08:12

Faqja 3 prej 48 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •