haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa per ty brari krejt qka nuk jane qe e doin rugov-dinar-cancerin jane vrases te drinit e te ati e keti per ty nuk vlejn as gjygje as polici veq ti kend don e akuzon ti je nji bote ne vete veq vazhdoje ok tung tung
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa per ty brari krejt qka nuk jane qe e doin rugov-dinar-cancerin jane vrases te drinit e te ati e keti per ty nuk vlejn as gjygje as polici veq ti kend don e akuzon ti je nji bote ne vete veq vazhdoje ok tung tung
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
NDËRGJEGJËSIMI I FAKTORIT NDËRKOMBËTAR PARA UÇK-SË
Shkruan : Qazim Doda, New York.
01. Dhjetor 2005
Lirimi i Fatmir Limajt dhe Isak Musliut nga gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës tregon një ndërgjegjësim të faktorit ndërkombëtar para UÇK-së. Në këtë gjashtë-vjetor u përfol shumë për krimet kinse të bëra nga UÇK-ja dhe u bë një orvatje e madhe që të përbuzet lufta çlirimtare e Kosovës.
Ish ushtarët e UÇK-së nuk u integruan ashtu siç ishte paraparë, burgosja e ish udhëheqësve të luftës u bë në një formë shumë të organizuar. Së pari u bë ndarja në grupe siç ishin: grupi i Dukagjinit, Llapit, Ramush Haradinajt, i Fatmir Limajt e shumë grupe të tjera.
Gjykata ndërkombëtare nuk kishte fakte reale dhe e dinte se gjykimi është nisur me provat e marra nga Serbia, por për të kënaqur epshet e serbëve e tej-zgjati marrjen në pyetje të dëshmitarëve të rrejshëm për një kohë kaq të gjatë në mënyrë që të ndryshonte psikologjinë e popullit të Kosovës se edhe UÇK-ja paska bërë krime.
Dëshmitarët e rrejshëm të cilëve ju garantua jeta në perëndim ose ju dha një shumë e madhe parash për të dalë para gjykatës ndërkombëtare nuk ju plotësua dëshira që Limaj dhe Musliu të dënoheshin.
Dënimi i Haradin Balajt edhe pse pa fakte tregon se edhe mundësia e fundit e kësaj gjykate u shfrytëzua. Balaj ka qenë luftëtar i denjët i UÇK-së por jo kriminel siç u konsiderua dhe atij ju mbështetën aktakuza të rrejshme vetëm e vetëm që ai të mbetej në burg edhe për një kohë në mënyrë që të dënohej sadopak lufta çlirimtare e Kosovës.
Ish bashkëpunëtorët e regjimit të Millosheviçit u frikësuan nga çlirimi i Kosovës dhe morën hov të madh në luftën politike kundër UÇK-së duke manipuluar me fakte të rrejshme kinse mbi ta qenka ushtruar dhunë. Së pari ish bashkëpunëtorët e regjimit të pushtuesit serb as që e meritojnë të quhen shqiptarë dhe së dyti ata e kanë vendin në burg e jo të dalin në gjykatë për të dëshmuar kundër çlirimtarëve sepse kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare, dihet që bashkëpunëtorët e kriminelëve janë përgjegjës në të njëjtin nivel siç janë edhe vetë kriminelët.
Serbët masakruan me mijëra civilë shqiptarë të Kosovës, atyre u ndihmuan bashkëpunëtorët e tyre të cilët fatkeqësisht mund të jenë edhe shqiptarë, tani nga frika se mund të ballafaqohen me drejtësinë e Kosovës së lirë ata po vazhdojnë edhe më tutje të thurin intriga në dobi të kriminelëve serb.
Para se të burgosej Fatmir Limaj, kriminelët serbë u munduan disa herë që ta likuidonin duke bërë atentate ndaj tij, por ai qëllim i tyre dështoi dhe më vonë u munduan të realizojnë një kurth për të duke dërguar dëshmitarë të rrejshëm në gjykatën e Hagës.
Ish ushtarët e UÇK-së edhe pse u burgosën, ata prapë se prapë e mbrojtën me krenari luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës e cila përfundoi me fitore të pamohueshme kundër pushtuesit serb dhe solli lirinë e vërtetë për popullin e Kosovës.
I tërë populli shqiptarë kudo që gjendej në botë u mundua që të japë kontributin e vet për të ushtruar trysni tek faktori ndërkombëtar që të respektohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe të mos ketë procese të montuara politike të ushqyera nga diplomacia e Beogradit. Përkrahja që populli i dha UÇK-së e detyroi gjykatën e Hagës të merr një vendim të drejtë dhe të zyrtarizojë ngadhënjimin e drejtësisë mbi tradhtinë.
Fatmir Limaj ishte gjenerator në luftën çlirimtare dhe pas lufte shërbeu në po të njëjtën dinamikë për ndërtimin e institucioneve të Kosovës së lirë. Tani ai do të shërbejë si një diplomat i shkathtë për të arritur deri tek pikësynimi i UÇK-së, pra pavarësia e plotë e Kosovës. Ai është një shembull për të gjithë popujt e botës se si duhet të mbrohet e vërteta dhe të kihet parasysh se sakrificat për atdhe nuk përfundojnë kurrë.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Postuar më parë nga Llapi
Llap !
Përse Hashim Thaçi nuk ka shkuar ende që ta viziton dhe uron Fatmirin për lirim nga Haga ??!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!l
Përse nuk i qeshte ftyra Hashimit ( para Fatmirit ) ditën kur e priste Fatmirin në aeroport e mandej në stadion ??!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Çka i është ndalur filikaçja ( pipi ) Hashimit këta ditë //!!!!!!!!!!!!!!!!!
jo ta ka lane rendin ty te shkosh haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa se je gzue shume haaaaaaaaaaaaaaaaaa
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Myftiu Tërnava vizitoi Fatmir Limajn
Prishtinë, 6 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 16 : 18
Me lirimin e Fatmirit fitoi lufta e drejtë e UÇK, fitoi pastërtia e asaj lufte, fitoi Kosova dhe populli i saj si dhe vetë drejtësia ndërkombëtare, e cila nuk ra në lajthitje nga akuzat e pabaza e të montuara nga qarqet antishqiptare, ka thënë të martën myftiu i Kosovës Naim Tërnava.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Me rastin e shpalljes së aktgjykimit të Tribunalit të Hagës për 3 pjesëtarët e UÇK-së, Fatmir Limaj, Haradin Balaj dhe Isak Musliu
Në emër të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të LPK-së i uroj z. Fatmir Limaj dhe z. Isak Musliu shpalljen të pafajshëm nga ana e Tribunalit të Hagës dhe besojmë se do të rishqyrtohet edhe rasti i Haradin Balajt.
Shqyrtimi i kujdesshëm i akuzave për ish-pjesëtarët e UÇK-së nga ana e Tribunalit të Hagës, rrit besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe ndihmon që populli i shumëvuajtur i Kosovës të ngrihet në këmbë dhe të ecë përpara.
Ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi të bindur në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së, andaj kemi pritur dhe presim tërheqjen e akuzës dhe pafajësi edhe për ish-kryeministrin dhe komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj, dhe eprorët Idriz Balën e Lahi Brahimajn.
Kryetari i LPK-së
Emrush Xhemajli
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Postuar më parë nga Llapi
Llapo , unë të pyeta pa të keq ,duke të njohur nëpër forume kështu si haberli - lajmëtar i pamfleteve revolucionare '' Kosovapreshi '' dhe '' epoka e re ''.
Dhe përsëri po ta përsërisi pyetjen dhe ti nëse nuk e din mos u përgjigj ,por kujdes se pamfletet ti ndalin donacionet.
Postuar më parë nga DriniM
Postuar më parë nga DriniM
a je tani i kenaqur me pergjigjiePostuar më parë nga Llapi
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Mijëra njerëz vazhdojnë ta vizitojnë Fatmir Limajn
në Banjë të Malishevës
”EPOKA E RE” NË VIZITË TE FATMIR LIMAJ
“Punën që e keni bërë ju si gazetë nuk mund ta përshkruaj me fjalë... ua kthefsha të gjithëve për të mirë”, u ka thënë gazetarëve të “Epokës...”, Fatmir Limaj
Burim Etemaj e Arizona Dibra
Malishevë, 8 dhjetor - Mijëra njerëz nga të gjitha trojet shqiptare vazhdojnë ta vizitojnë Fatmir Limajn në Banjë të Malishevës, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga lirimi i tij dhe i Isak Musliut nga Haga. Kolonat e gjata të qytetarëve që vinin t’ia shtrëngonin dorën Fatmirit nuk kishin të ndalur as ditën e mërkurë, ndonëse binte shi. Në tendën e montuar në oborrin e shtëpisë, në ballë të të cilit ishte vendosur flamuri kombëtar dhe emblema e UÇK-së, Limaj me familjarë, me anëtarë të fisit e me bashkëfshatarë e shokë pritnin në këmbë vizitorët të cilët, në ndonjë kohë të ditës, vetëm sa ia jepnin dorën Fatmirit në pamundësi për të shkëmbyer ndonjë fjalë për shkak të numrit të madh të qytetarëve që pritnin në radhë.
Sapo largohet një grup qytetarësh të cilët me vete mbanin një fotografi të Limajt nga koha e luftës çlirimtare, radha i vjen edhe gazetarëve të “Epokës së re”. Fatmiri, së bashku me vëllain Demirin na del përpara dhe pasi përshëndetet me të gjithë gjen pak kohë për t’u ulur dhe biseduar me gazetarët e “Epokës... “. I befasuar pak nga numri i madh i gazetarëve, në krahasim me para rreth tre vjetësh kur ai ra në burg, Limaj duke buzëqeshur tha se “ju e paskeni përmbush një standard... ”. Fatmiri po ashtu ka shprehur edhe njëherë mirënjohje të përzemërt për punën që ka bërë gazeta dhe për besimin që ka pasur në pafajësinë e tij e të Isakut gjatë gjithë kohës sa kanë qëndruar në Hagë, por edhe të Haradin Balajt, ndonëse është dënuar më 13 vite burg duke hyrë kështu në histori si ushtari i parë shqiptar që dënohet nga Haga vetëm pse ka bërë luftë çlirimtare të pastër si loti.
“Punën që e keni bërë ju si gazetë nuk mund ta përshkruaj me fjalë... ua kthefsha të gjithëve për të mirë”, është shprehur Limaj, i cili më pas i ka ftuar gazetarët e “Epokës... “ që ta bëjnë një fotografi me të.
“Unë do të vijë t’ju vizitoj së shpejti edhe në redaksi...”, ka premtuar Limaj, duke iu dëshiruar rrugë të mbarë gazetarëve për në Prishtinë.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Po habitna,si ashte e mundun me u djeg flamuri Dardan para
Fatmir Limes,e ky mos me ba za!!!
Pergjigjet e juaja jane te mirseardhura,
ne perjashtim te atyre nga Llapi.
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Krijoni Kontakt