Qe ne teresi fjalimi i z.Fatmir Limaj- Komandant Çelikut para Fakultetit Filozofik ne Prishtine para dhjetera-mijerave qytetareve nga e gjithe Kosova
Te dashur vellezer shqiptar nga mbare rruzulli tokesor,
Me lejoni qe t`iu them: Mirese ju gjetem, mirese ju gjetem bashkeluftetare tane, mirse ju gjetem familje te deshmoreve, mirese ju gjetem invalide te luftes çlirimtare, mirese ju gjetem veterane te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, mirese ju gjetem rinia shqiptare, mirese ju gjetem pensionere, mirese ju gjetem fshatar, mirese ju gjetem arsimtare, mirese ju gjetem punetore shendetesor, mirese ju gjetem studente e nxenes ne Kosovene lire demokratike.
Te gjitha keto jane shtresat e Kosoves, por mbeta pa permendur: Mirese ju gjetem femijet tane te dashur, e ardhmja e Kosoves.
Te nderuar qytetare- vellezer dhe motra,
Kjo eshte partia e Kosoves!
Sot, ne jemi ardhur paksa me zemer te thyer sepse populli i dashur ne kthimin tone mungon bashkeluftetari yne Haradin Bala. Shpresojme dhe jemi shume te bindur se mbrojtja e zotit Balaj shume shpejt do t`i paraqes faktet plotesuese dhe ai shume shpejt do te kthehet i lire, ne Kosoven e lire.
Liria jone eshte fitorja juaj!
Ne u liruam sepse, para se gjithash, Ju kishi besim ne pafajesine tone.
Siç e dini ne kohen e ngritjes se aktakuzes ne shprehem bindjen tone ne pafajesine tone. Ajo me e rendesishmja per neve ishte, dhe ajo qe percaktoi fatin tone ishte se populli i Kosoves nuk e humbi besimin ne ne dhe na besoi se jemi te pafajshem.Dhe, me ne fund, me ne fund, kete e vertetoi edhe drejtesia nderkombetare!
Te nderuar vellezer dhe motra,
Ne diten e aktakuzes Ju sigurisht e dini fjalen time qe e pata thene dhe tani dua ta perseris: Asnjehere ne jeten time me asgje, asgje nuk kam tentuar t`i marre Kosoves perveç qe t`i jap çdo gje, ne qofte nevoja edhe jeten!
Mirepo, per dy vite e ca na u cungua kjo e drejte dhe tani, ashtu e shkruajti zoti, une ende jam i gatshem per t`dhene per Kosoven. Ashtu siç jeni Ju, ashtu siç eshte i gjithe populli i Kosoves per te ndertuar. Po e them perseri, per te ndertuar nje shoqeri demokratike, nje Kosove ku çdo qytetar i saj te jete i lire dhe i barabarte me plot kuptimin e fjales i barabarte para ligjit. Nje Kosove te cilen do ta ndertojme dhe ajo Kosove padyshim do te jete Kosova e pavarur dhe demokratike!
Qytetare te nderuar,
Populli i Kosoves dua ta shfrytezoj rastin, pasi qe ne kemi ardhur, ashtu ka dasht fati, gati ne perfundim te festave tona te medha t`iu uroj: Festen e Flamurit, Ditelindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves !
Vellezer dhe motra,
e Shfrytezoj kete rast t`iu bej nje thirrje si vella, si prind, si djale, sido qe ta merrni Ju te nderuar qytetare: Ju ftoj qe keto gezime qe na erdhen ne Festen e Nentorit t`i festojme me dinjitet, ashtu siç na ka hije. E, mbi te gjitha, ftoj çdo familje te Kosoves, çdo prind, çdo burre, çdo djale, çdo student, nxenes- mos lejoni te perçaheni ne momentet me vendimtare per Kosoven. Asgjer me te rendesishme nuk ka sesa shikimi i realitetit te ri!
Ju ftoj, ju ftoj te nderuar qytetare. Vellezer dhe motra ju ftoj qe tani ne kete moment e deri ne ndertimin e vendit tone vetem te mendojme per Kosoven dhe si shqiptare te Kosoves ta ndertojme shtetin tone se bashku me te tjeret!
Tani edhe njhere ju falenderoj per mikepritjen:
Ne na liruan. Ju jeni ata qe na keni liruar dhe qe na keni kthyer ne atdhe!
Ju falenderoj te gjitheve nga zemra. Gezuar!
Krijoni Kontakt