Close
Faqja 38 prej 48 FillimFillim ... 283637383940 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 471
  1. #371
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    34
    Lirimi i Fatmir Limaj-Celiku, dhe Isak Musliut eshte nje dite e madhe dhe historike per popullin e Kosoves, dhe ne pergjithesi per popullin shqiptar kudo qe jane. Shpresojme qe edhe Haredin Balaj do te lirohet sa ma pare.
    Me ne fund edhe per shqiptaret triumfoi drejtesia, keta ishin dhe do te jene clirimtaret e Kosoves, te cilet ia kthyen dinjitetin popullit te Kosoves, pa te cilet Kosova kur kur po e cek kur nuk do te ishte ne keto dite qe ne e gezojme tani.
    Sot besoj eshte feste e madhe per te gjithe, sepse u liruan te pafajshem dhe HAGA e vlersoi luften e drejte te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.
    URIME edhe njeher dhe te gjitha te mirat per clirimtaret.

  2. #372
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Institucionet e Kosovës përshëndesin lirimin e Limajt dhe presin rikthimin e tij në jetën politike

    30.11.2005 18:17 ET Prishtinë (KosovaLive)

    Institucionet e Kosovës, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi si dhe drejtuesit e partive më të mëdha politike kosovare, e përshëndetën të mërkurën vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e Fatmir Limajt dhe të Isak Musliut nga akuza për krime lufte, duke shpresuar se së shpejti do të lirohet edhe Haradin Balaj, i cili u dënua me 13 vjet burg
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #373
    i/e regjistruar Maska e CooL_Djale
    Anëtarësuar
    11-11-2005
    Vendndodhja
    Prishtine:D
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga EMMA 1244
    Pikerisht ashtu edona.
    Fatmir Limaj ishte i akuzuar nga tribunali i Hages per krime gjat luftes ne Kosove.Dhe sot u vendos drejtesia dhe doli ne shesh qe lufta e ber nga UCK ishte lufte e paster me qellime vetem clirimin e ventid tone
    Kot nuk je zgjuarsia dora vet

    Sa i perket temes,sot ne ter prishtinen dhe ne ter kosoven po festohet lirim i K.Celikut dhe bashkluftetarit te tij I.Musliu.Edhe pse ne njeren ane e kemi edhe pikellimin per z.H.Balaj
    Shpresojm qe edhe ai te lirohet sa me pare.
    Gjdo gje e ktheva ne vendin e vete...

  4. #374
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Limaj e Musliu te pafajshem (BBC Shqip)

    Gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës në Hagë ka shpallur të pafajshëm të akuzuarin kryesor, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, në gjyqin e tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

    Zoti Limaj u shpall i pafajshëm lidhur me akuzat për torturim dhe vrasje të civilëve serbë e shqiptarë në kampin e burgimit në Llapushnik gjatë konfliktit të vitit 1998-99.

    Një i akuzuar tjetër, Isak Musliu, u shpall gjithashtu i pafajshëm.

    I treti, Haradin Bala, u dënua me 13 vjet burg për torturë, trajtim çnjerëzor dhe vrasje, përfshirë ekzekutimin e nëntë të burgosurve.

    Gjykatësit vendosën se nuk kishte prova të mjaftueshme për të provuar se zoti Limaj dhe zoti Musliu mbanin përgjegjësi komanduese, ose se luajtën ndonjë rol në torturimin e të burgosurve në burgun e LLapushnikut apo në ekzekutimet në një mal aty pranë.

    Për këto krime u gjet fajtor Haradin Bala.

    Sipas vendimit të lexuar nga kryegjykatësi Parker, zoti Limaj dhe zoti Musliu u shpallën të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës.

    "Dhoma ju shpall të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës," tha gjykatësi Parker duke lexuar vendimin për zotin Limaj dhe urdhëroi lirimin e tyre të menjëhershëm "pas përfundimit të formaliteve të nevojshme".

    Tre ish-pjesëtarët e UÇK-së ishin akuzuar për shkelje të rregullave dhe ligjeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Kosovë.

    Megjithatë gjykata tha në gjykimin e saj se gjatë procesit ishte provuar se UÇK-ja kishte arrestuar serbë dhe civilë të tjerë në kampin e Llapushnikut, në Kosovën qendrore, në vitin 1998 dhe se të arrestuarit i ishin nënshtruar një trajtimi të egër.

    Gjykata tha se të paktën tre persona ishin vrarë në kamp dhe katër ishin torturuar dhe tha se nëntë të burgosur të tjerë ishin ekzekutuar në malet aty pranë pasi UÇK-ja ishte detyruar ta braktiste kampin.

    Ky ishte gjyqi i parë kundër shqiptarëve në gjykatën e Hagës, e cila është kritikuar se është e njëanshme kundër serbëve dhe se nuk ka nxjerrë shqiptarë të tjerë në gjyq.

    Ndërsa shqiptarët thonë se ata ishin viktimat dhe jo kriminelët.

    Prokurorët thonë se është e vështirë që të ngrenë akt-padi të mbështetura kundër shqiptarëve sepse dëshmitarët kanë frikë të flasin.

    Gjykata ka ngritur akt-padi për akuza më të rënda, vrasje, përdhunim dhe deportim, për tre shqiptarë të tjerë, përfshirë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

  5. #375
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga CooL_Djale
    Kot nuk je zgjuarsia dora vet
    Edhe pse ne njeren ane e kemi edhe pikellimin per z.H.Balaj
    Shpresojm qe edhe ai te lirohet sa me pare.
    po mire bre vllezer dhe motra, edhe une po i gezohem jo thjeshte lirimit, por pafajesise qe vleresoj tribunali per limajn dhe i uroj pune te mbare ne te ardhmen.

    vetem nje gje spo kuptoj...

    nese ne rastin limaj ka fol drejtesia, kush foli ne rastin balaj, qe ju tani po e qani?

    ishte tjeter drejtesi ajo, apo ishte e dirigjuar nga beogradi, apo... po e vajtoni nje kriminel???
    nje njeri qe u denua per vrasje shqipetaresh!!!

    vertet smund t´ju kuptoj ketu!?!?
    shihemi n´gjykate

  6. #376
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Mitrovica
    Arbiq dhe Brariq, klysh te millosheviqit, kqyrne se cka shkrun brahim rugova per Fatmir Limajn. Ju me siguri jeni kopila te serbise, pa asnje dyshim

    Kumtesë për media

    PRESIDENTI RUGOVA MIRËPRET AKTGJYKIMIN PËR PAFAJËSINË E FATMIR LIMAJT

    Presidenti Ibrahim Rugova mirëpret aktgjykimin e sotëm të Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë, i cili shpalli të pafajshëm luftëtarin e UÇK-së dhe politikanin e njohur të pasluftës, z. Fatmir Limajn, si dhe pafajësinë e luftëtarit tjetër, Isak Musliut.
    Presidenti Rugova shpreh besimin se vendimi i sotëm nuk i shterron mundësitë ligjore të Haradin Balajt në betejën e tij ligjore për t’u mbrojtur nga akuzat për krime të luftës.
    Gjykimi i sotëm vërteton drejtësinë e luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës kundër okupimit serb, drejtësinë e luftës për liri dhe pavarësi të vendit tonë, si dhe besueshmërinë në drejtësinë ndërkombëtare dhe në Tribunalin e Hagës.

    Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
    Presidenti ka vite qe perbin "gur te zier."
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #377
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    34
    Citim Postuar më parë nga deqanas
    po mire bre vllezer dhe motra, edhe une po i gezohem jo thjeshte lirimit, por pafajesise qe vleresoj tribunali per limajn dhe i uroj pune te mbare ne te ardhmen.

    vetem nje gje spo kuptoj...

    nese ne rastin limaj ka fol drejtesia, kush foli ne rastin balaj, qe ju tani po e qani?

    ishte tjeter drejtesi ajo, apo ishte e dirigjuar nga beogradi, apo... po e vajtoni nje kriminel???
    nje njeri qe u denua per vrasje shqipetaresh!!!

    vertet smund t´ju kuptoj ketu!?!?
    Me vjen keq te them por ti me keto fjale qe drejtohesh, mua si me doket aspak nuk jeni i gezuar, ndoshta se jam gabim.
    Besojme edhe ne pafajsine e Balajt, dhe ai do te lirohet sa ma shpejte.

    Mirepo Beogradi apsak nuk iu eshte gezuar, bile bile eshte ankuar per Lirimin e clirimtareve.

  8. #378
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Mjellma
    Qudi Arb ti nuk beson as ne vendimet e Den Hages.
    Po ne vendimet e Serbis beson ?
    Po sikur ata te ishin denu do kishe festu ti me miqet e tu ?

    Shume keq qe ju shkoj pa festu sonte sepse e tere Kosova po feston e juve kjo po ju dhemb.

    Sa keq fjalet nuk i terhjek e nickat i ndrron per cdo jave

    Ne cdo forum shqiptar duke filluar nga (albasoul,kosova de,dardania.de,zeriyt) ti kryen punen tende duke njollos clirimtaret,shume mire je duke e kry kete detyre.Por disi koheve te fundit nuk po te dalin genjeshtrat e tua se Den Haga po ti rzon!

    Të fala të dashurës në Qikago,nuk e kam harruar premtinin qe kam dhan vetem se mu desht ti grumbulloj ca te dhena shtes,gjate kohes kur isha ne Kosove.
    Krejt Kosova nuk po feston. Po festojne ata qe e duan nje kriminel me shume ne Kosove.

    Po bre bani te fala as fisnikes ne Cikago, kushdo qe te jete ajo. Na trego per ato te dhenat shtese...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #379
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    34
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Krejt Kosova nuk po feston. Po festojne ata qe e duan nje kriminel me shume ne Kosove.

    Po bre bani te fala as fisnikes ne Cikago, kushdo qe te jete ajo. Na trego per ato te dhenat shtese...

    ARB gabim jeni shume bile, jo vetem qe Kosova feston, por kudo qe jane shqiptaret festoje. Mirepo jane ata te paket sikurse ju me bararin rtp e ca tjere jo qe nuk e festoni, por besomni jeni merzitur aq shume, sa edhe vete serbet per lirimin e clirimtareve.

  10. #380
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Sot ne Hage u njellos Lufta e drejte e Burrave me te mire te kombit.

    Me denimin qe iu shqiptua Hajredin Hages, e po ashtu edhe me lirimin e dy te tjereve.

    Burrat qe e luftuan Shkaun, as nuk i thirri Haga, as nuk i kerkoj Haga. As nuk iu ngrit aktakuze e as iu kerkuan shpjegime. Nuk u shpallen as te pafajshem e as fajtore.

    Po pse?

    Sepse ata kishin vetem nje armik - luftuan nje armik?

    Luftuan armikun e NATO-s - Trupat Ushtarake, Paramilitare dhe Policore te Shkijeve.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 38 prej 48 FillimFillim ... 283637383940 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •