Close
Faqja 28 prej 48 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 471
  1. #271
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FATMIR LIMAJ - PERSPEKTIVË E BURGOSUR E LIRISË



    Drejtësia ndërkombëtare në sprovë





    Rasti i z. Fatmir Limaj e ka vënë në pozicion tepër të padëshiruar edhe reputacionin e Tribunalit të Hagës, sepse më parë se dëshmimi i fajit të z. Limaj, është duke u dëshmuar një qëllim politik. Z. Limaj edhe mund të flijohet për qëllime politike të një pale të tretë, por, në këtë rast, është zgjedhur prokurori i gabuar. Z. Alex Whiting dëshmoi pafajësinë e Limajt, e cila u fuqizua nga mbrojtja e palës së akuzuar



    Skruan : Rexhep Hoti



    1.

    Ekziston një parim universal, i cili e përcakton qëllimin e një ngjarje, të një procesi apo të një dukurie në raport me njeriun. Dhe ky raport është pozicioni i qëllimit. Ky parim në popull njihet me përkufizimin e fjalisë: “e ka pasur nijetin e keq” apo e kundërta “e ka pasur nijetin e mirë”, pavarësisht nga përfundimi, pra nga rezultati, çka do të thotë se shpeshherë motivacioni ka qenë i shëndetshëm, njerëzor, por përfundimi ka pësuar krejt ndryshe dhe e kundërta. Kur është fjala për institucione fundamentale që dëshmojnë dhe legjitimojnë fajësinë apo pafajësinë e njeriut në raport me njeriun në nivele ndërkombëtare (në këtë rast misioni i Tribunalit të Hagës për hapësirat e ish-RSFJ-së e jo në raport me shtetet, edhe atëherë kur do të dëshmohet fjala vjen se një njeri apo grup njerëzish kanë kryer terror e gjenocid mbi një apo disa popuj), atëherë gjasat e manipulimit të rrethanave të institucionit që përcakton diagnozën e drejtësisë, siç është gjykata, do të duhej të ishin më të kufizuara dhe s’ka dyshim se janë më të kufizuara. Mirëpo, rasti i të akuzuarve të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tribunal të Hagës, siç është rasti i z. Limaj, e kanë vënë në pozicion tepër të padëshiruar edhe reputacionin e Tribunalit të Hagës, sepse më parë se dëshmimi i fajit të z. Fatmir Limaj, është duke u dëshmuar një qëllim politik. Nuk ka dyshim se Gjykata e Hagës është një institucion në shërbim të drejtësisë, me gjithë seriozitetin e nevojshëm të përgjegjësisë ndërkombëtare. Por, siç thuhet në gjykatë, fjalën e kanë dëshmitë dhe faktet e jo fjalët e bukura apo fuqia e manipulimi të tyre në raport më të dhënat. Para se të përfundonte procesi gjyqësor Limaj, nuk do të ishte e mundur të trajtohej rasti i z. Limaj në këtë kontekst.

    Të fillojmë nga e para:

    Së pari, prokurori i Tribunalit për rastin e z. Limaj dhe të tjerëve, i nderuari, z. Alex Whiting, është dashur ta ketë pasur të qartë domosdoshmërinë e hulumtimeve shtesë sa i përket të dhënave të Zyrës së Hulumtimeve të UNMIK-ut në shërbim të Tribunalit, për shkak se vetë zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara në Prishtinë (Susan Manuel) qysh më parë kishte deklaruar publikisht se vetëm këtu kam parë dëshmitarë të rrejshëm;

    Së dyti, i gjithë procesi i z. Limaj kishte filluar nga një bodigard polic me origjinë greke, i cili dëshmoi qëllimin e keq të fillimit të këtij procesi apo shprehur me gjuhë juridike, “qëllimin e tij me paramendime të interesave politike”;

    Së treti, prokurori i nderuari z. Alex Whiting, gjatë gjithë procesit gjyqësor Limaj, pothuaj njëvjeçar, dëshmoi personalisht diçka krejt tjetër dhe besoi se kjo ka rëndësi të trajtohet, duke marrë për bazë se të gjitha “të dhënat e faktet” do t’i ketë vlerësuar ai më parë.



    2.

    Për të mos u marrë me mënyrën e stivimit të “të dhënave dhe të fakteve” nga Prishtina nën dirigjimin e Beogradit, na ndihmon qëndrimi, sjellja dhe veprimi emocional, intelektual e profesional i prokurorit të nderuar z. Alex Whiting. Tribunali i Hagës aktualisht ka në procedurë gjyqësore disa procese dhe prej të gjitha atyre procesi më karakteristik është procesi Limaj. Janë disa arsye, por shtylla qendrore e këtij procesi qëndron pikërisht në reflektimin e raporteve ndërmjet z. Alex Whiting – përfaqësues i aktakuzës dhe z. Fatmir Limaj – i akuzuari. Nga mbarështrimi i aktakuzës prej z. Aex Whiting e deri te përgjigjja e z. Limajt mbi aktakuzën, është dhënë porosia e vërtetë e së vërtetës së këtij procesi gjyqësor, e cila, realisht, e ka demantuar gjithë stivën e dëshmive dhe fakteve të paqëndrueshme të lëndës. Çdo njeri që ka vullnet dhe prirje për të qenë i paanshëm në lidhje me këtë proces të zhvilluar pothuaj për një vit, i publikuar edhe përmes mjeteve të informimit, atëherë nuk mund të mos e ndërtojë konkludimin real se në këtë proces nuk bëhet fjalë për kryerjen e ndonjë vepre penale prej z. Limaj, por bëhet fjalë për një debat delikat dhe simpatik ndërmjet dy intelektualëve të rinj. Prokurori i nderuar, z. Alex Whiting, kërkoi dënim të ashpër për z. Limaj dhe për të akuzuarit e tjerë, por kjo ishte njëra anë e medaljes së tij. Ana tjetër e medaljes së këtij procesi gjyqësor ishte se z. Alex Whiting nuk ia doli ta bindte as veten e tij, e lëre më të tjerët, për lëndën gjyqësore që ai përfaqësonte. Përfundimi i tij me shifra për t’i dënuar njerëzit e pafajshëm ishte një ritual mekanik. Madje, edhe masa e dënimit që ai e kërkonte më tepër gjasonte me përfundimin e disa konkluzave pas një debati të gjatë intelektual. Natyraliteti i prokurorit të nderuar, z. Alex Whiting, nuk e fshehu pafajësinë e z. Limaj, ani pse kishte “një material të servuar” për t’ia ngarkuar padrejtësisht njeriut që në fakt, herët a vonë, do të merret si një presedan i shkeljes së drejtësisë ndërkombëtare, edhe për aq sa është mbajtur në mbyllje. Gjithë procesi i gjykimit të z. Limaj ishte një sfidë për intelektin, ndërgjegjen dhe profesionalizmin e njerëzve që aktualisht e përfaqësojnë drejtësinë ndërkombëtare. Nuk duhet shumë arsye për të kuptuar se tryezën e drejtësisë ndërkombëtare dikush do ta ketë provokuar rëndë me rastin Limaj. Ose prokurori i nderuar, z. Alex Whiting, do të duhej të kishte vërtet fakte e dëshmi për ta bindur opinionin dhe gjykatën e nderuar për fajësinë e rastit Limaj. Ai jo vetëm që nuk ia doli të vërtetonte lëndën që përfaqësonte, por me mendimin, sjelljen dhe raportet e tij në gjykatë kundruall lëndës dhe vetë z. Limaj ofroi dëshmi të kundërta.



    3.

    Trajtimi i këtij shkrimi nuk ka për qëllim të dëshmojë fajësinë apo pafajësinë e z. Limaj. As virtytin dhe mendimin brilant, intelektual e kombëtar, njerëzor e qytetar të tij. Madje, as kontributin madhështor të z. Limaj në drejtim të ndërtimit të proceseve integruese e demokratike në Kosovë. Trajtimi i këtij shkrimi ka për qëllim të hedhë dritë në qëndrimet e z. Alex Whiting, i cili megjithë kërkesën e tij mekanike për ta dënuar z. Limaj e të akuzuarit e tjerë, gjatë gjithë procesit gjyqësor e bindi opinionin e gjerë për pafajësinë e të akuzuarve. Kjo, domosdoshmërisht peshon më rëndë se vetë vendimi i Gjykatës së Tribunalit nesër. Drejtësia ndërkombëtare lëndohet rëndë me padrejtësinë që iu bë z. Limaj, intelektit dhe shpirtit vërtet të pastër të tij. Këtë e bëri të njohur vetë prokurori i nderuar i Gjykatës, z. Alex Whiting. Gjykatën e Hagës me rastin e z. Limaj e formëson një qëllim shumë më i lartë sesa dënimi ose jo i z. Limaj. E ky është moslëshimi pe i drejtësisë ndërkombëtare në raport me ndikimet dhe ekulibrin e politikës, apo të pragmatizmit të saj për qëllime tjera. Z. Limaj edhe mund të flijohet për qëllime politike të një pale të tretë, por, në këtë rast, është zgjedhur prokurori i gabuar. Z. Alex Whiting dëshmoi pafajësinë e tij, e cila u fuqizua nga mbrojtja e palës së akuzuar. Z. Alex Whiting nuk dëshmoi për asnjë çast se kishte para vetes një njeri që kishte bërë ndonjë të keqe ndaj ndonjë njeriu të caktuar. Z. Alex Whiting dëshmoi, mbase padashje, një debat intelektual me z. Limaj dhe po të shikohet i gjithë ky proces si serial televiziv, atëherë heroi pozitiv i serialit është pikërisht z. Limaj, i përcaktuar, mbase padashje, prej prokurorit z. Alex Whiting.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shqiptimi i aktgjykimit për Limajn dhe të tjerët më 30 nëntor


    Hagë, 16 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 18 : 37

    Dhoma Gjykuese II e Tribunalit të Hagës ka bërë të ditur të mërkurën se shqiptimi i aktgjykimit në rastin Limaj dhe të tjerët do të bëhet më 30 nëntor 2005 në ora 15.00 në Gjykatoren II. Trupi gjykues i Tribunalit të Hagës kohë më parë ka kundërshtuar kërkesën e palës mbrojtëse të Fatmir Limajt për lirimin e tij të përkohshëm. Kundërshtimi i kërkesës së trupit gjykues është bërë pas shqyrtimit të të gjitha argumenteve të dhëna nga pala mbrojtëse dhe nga prokuroria mohohet kërkesa për lirimin e përkohshëm sipas rregullës 65 të statusit të Tribunalit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #273
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Të hënën defilim njëorësh për lirimin e Limajt, Balajt dhe Musliut


    Prishtinë, 24 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 13 : 59

    Limaj, Balaj, Musliu kërkojmë që të jenë të lirë, sepse këta nuk kanë bërë ndonjë të keqe pos që kanë luftuar për çlirimin e vendit të tyre. Ne i bëjmë thirrje trupit gjykues të mos bie edhe një herë në lajthitje të Prokurorisë së Hagës, e cila kryesisht është shërbyer me akuza të agresorit serb, ka thënë të enjten kryetari i SHILUÇK, Faik Fazliu.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #275
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ani cka po bohet, a po kthehet Limaj ne Slloveni me e vazhdu skijimin?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Ani cka po bohet, a po kthehet Limaj ne Slloveni me e vazhdu skijimin?
    Veti vllazeri tu shkie ata te tregoin ty
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #277
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Veti vllazeri tu shkie ata te tregoin ty
    Mos na kallxo se je shka, se e dime...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Oj ndytesir mos mu perziej tek temat e mija per Ushtaret e UÇK-se oj bish e poshter qe ende punon ne ambasada te shkieve e qe shume Nenat nuset e motrat i ke lan tuj vajtue per jet o i pafytyr baju.
    se qellimi i yte eshte te me provokosh e te me largoin mua e temat per Heronjet e Deshmoret tan te me mballen
    por pasi qe 100 her jam ankue se qfar me provokon e shan si tani qe fillove vet i pari e nuk te ndalen edhe une ta kthej me te njejtin kut edhe pse nuk duhej te hy ne nji thes me bashkpuntorin e shkaut siq je ti

    kerkoi falje prej te tjerve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #279
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Llapi shoki, nuk ke nevoje qe te behesh aspak nervoze me kesi lloj tipash sikurse Arbi, e ca tipa tjere si ky tipi(Arbi), sepse keta tipa jane merzitur, dhe ju mugon ushtria e policia serbe, per kete arsye keta tipa, jane kunder atyre qe luftuan, kunder atyre qe e pruan Kosoven ne keto dite qe e gezon tani populli i Kosoves, jane kunder atyre qe ia perzuan ushtrine dhe policine e tyre(Serbe).
    Per kete arsye nuk ke aspak arsye qe te meresh me ta me.
    Te pershendes e kalofsh mire Llap.

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Llap he bir Shkine!

    Po shume tu kane ba armiqe bre...

    Po kur u bane ti me u ba mbrojtes zyrtar i bijeve me te mire te Kombit se?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 28 prej 48 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •