Njoftim nga Agjencia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress
Kosovapress i falënderon të gjithë lexuesit për qindra urimet e dërguara më rastin e lirimit të Fatmir Limajt dhe Isak Musliut, si dhe me rastin e Festave të Nëntorit. Në pamundësi për t’i botuar të gjitha, ne po botojmë një letër të një lexuesi.
Uroj nga zemra Kosovapressin me rastin e shpalljes se pafajësisë së Fatmir Limajt. Ju ishit ata që e mbështetët dhe ishit të bindur në ndershmërinë e luftës së UÇK-së dhe në pafajësinë e të akuzuarve. Nëpërmjet kësaj faqe të internetit ju mbështetët pa ndërprerë dhe plasuat vetëm të vërteten. Jeni pjesë e suksesit që po arrin sot Kosova. Besoj se Fatmiri do t’i ndihmojë proceset që po kalon Kosova dhe sa më shpejt do ta kemi shtetin e Kosovës. /Me nderime Xhavit Hajzeri /
Krijoni Kontakt