Close
Faqja 43 prej 48 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 471
  1. #421
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    34
    Mirë se ju gjeta Kosovë,” ishin këto fjalët e Fatmir Limajt me të arritur në orët e mbrëmjes në aeroportin e Prishtinës. Limaj dhe Isak Musliu nuk janë prononcuar për media, ndërsa ata janë përshëndetur nga disa mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova që kishin dalë për t’i pritur. Limaj me të arritur në aeroportin e Prishtinës është përshëndetur me familjarët, shokët, miqtë dhe personalitete të jetës politike dhe shoqërore të vendit

  2. #422
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    EPOKA E RE - NE FAMILJEN E FATMIR LIMAJT:



    SPECIALE: “EPOKA E RE” në familjen e Fatmir Limajt në Prishtinë

    -Festën në familjen e Fatmirit e venitë dënimi i Haradin Balajt

    -Bacë Kadri Limaj: Ende kemi një obligim të madh - Amanetin e dëshmorëve, pavarësinë e Kosovës

    “Kur e ka qit pushkën në krah ka qenë i drejtë dhe ka luftuar e punuar për Kosovën dhe prapë do të punojë për Kosovën, deri në minutën e fundit të jetës”, thotë për Fatmirin nënë Mejremja, duke mos e fshehur krenarinë që ka rritur një djalë si Fatmiri. “Lus Zotin që të gjithë ushtarët e UÇK-së të lirohen e t’iu shkojnë nënave të veta në shtëpi, ashtu sikurse që po më vjen mua Fatmiri”, thekson ajo

    Burim Etemaj e Jehona Veliu

    Prishtinë, 30 nëntor- “Urime për Kosovën!”, “Urime për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!”, “Urime për Fatmir Limajn!”, dëgjoheshin urimet e shqiptuara nga zemra të vizitorëve që me të dëgjuar lajmin për lirimin e Fatmirit, ia kishin mësyrë shtëpisë së Limajve në Prishtinë. “Mirë se vini!”, na thotë baca Kadri, babai i Fatmirit, pas tij edhe nënë Mejremja, bashkëshortja e Fatmirit, vëllai Florimi dhe të afërm të tjerë të Limajve, teksa po bëheshin gati që të shkonin në Banjë të Malishevës, atje ku Fatmiri kishte kaluar çastet më të mira të jetës, dhe ku i kishte festuar me shokë betejat e fituara të UÇK-së. Derisa urojmë bacën Kadri e nënë Mejremen, takojmë edhe Durimin, djalin e Fatmirit, të cilit i buzëqeshte fytyra, ndërsa vajzat nuk e përballonin dot atmosferën- qanin nga gëzimi.
    Mirëpo, atmosferën në familjen Limaj megjithatë e venitë dënimi i Haradin Balajt. Familjarët Limaj njëzëri urojnë që edhe Balaj të lirohet. Nën atmosferën festive dëgjohet cingërima e telefonit. “Fatmiri në telefon...!”, thotë Florimi, i cili pasi që flet me Fatmirin ia kalon telefonin për të folur edhe nënës e babait. Rrugëve të kryeqytetit, gjatë kthimit nga familja Limaj, mijëra qytetarë festonin me flamuj kombëtarë, me fishekzjarrë e duke brohoritur “UÇK!”, “Fitore!”, “Çeliku!”, “Balaj!”, “Musliu!” dhe duke ngritur gishtin triumfues.

    Nëna e Fatmirit lut Zotin që të gjithë djemtë e UÇK-së që janë në burgje, të lirohen

    Pas bisedës telefonike me Fatmirin, nënë Mejremja si gjithherë që diti të jetë burrërore, thotë për “Epokën e re” se e ka ditë se drejtësia do të dalë në dritë. Fatmiri, shton ajo, është i drejtë, i drejtë ka qenë gjithmonë.
    “Kur e ka qit pushkën në krah ka qenë i drejtë dhe ka luftuar e punuar për Kosovën dhe prapë do të punojë për Kosovën, deri në minutën e fundit të jetës”, shprehet ajo, duke mos e fshehur krenarinë që ka rritur një djalë si Fatmiri. Nëna e Fatmirit në vazhdim i lutet Zotit që të gjithë djemtë e UÇK-së që janë në burgje, të lirohen. “Lus Zotin që të gjithë ushtarët e UÇK-së të lirohen e t’iu shkojnë nënave të veta në shtëpi, ashtu sikurse që po më vjen mua Fatmiri”, thekson ajo.

    Baca Kadri: Ende kemi një obligim të madh - Amanetin e dëshmorëve, pavarësinë e Kosovës

    Ndërkaq baca Kadri, të mërkurën dukej sikur e kishte lënë mënjanë pleqërinë dhe ishte përtërirë me rastin e dëgjimit të aktgjykimit për lirimin e Fatmirit. Por, ai shprehet se nuk mund të jetë edhe aq i lumtur, sepse në burg ka mbetur Haradin Balaj. “Fatmiri e Isaku u liruan, por nuk mund të themi se jemi të lumtur... për shkak se Haradini ka mbetur atje në Hagë”, thotë babai i Fatmirit, derisa tregon se dëshira e tij dhe e çdo shqiptari është që edhe ai të lirohet. “Dëshira ime është që të tre të lirohen...”, shprehet ai, duke shtuar se e drejta e Fatmirit dhe e tërë popullit të Kosovës që ka luftuar për liri doli në shesh. Baca Kadri ndër të tjera thotë se Fatmiri dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për atdhe, për lirinë e popullit shqiptar, “prandaj Zoti kurrë nuk ka me i humb”. Me gjithë emocionet që kishte, ai apelon për punë të mëtutjeshme, duke thënë se ende kemi një obligim të madh: “Amanetin e dëshmorëve - pavarësinë e Kosovës”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #423
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    34
    Fatmir Limaj dhe Isak Musliu arritën në Aeroportin e Prishtinës pas shpalljes së pafajësisë dhe lirimit nga Tribunalit të Hagës. Përpos familjarëve për t'i pritur Limajn dhe Musliun kanë dalë bashkëluftëtarë, zyrtarë të subjekteve politike dhe qytetarë të shumtë nga mbarë Kosova.


    Limaj dhe bashkëluftëtari i tij Isak Musliu, siç është paralajmëruar nga organizatorët, do t’u drejtohen qytetarëve të mbledhur para Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, ku po vazhdon koncerti i estradës në pritje të dy luftëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fatmir Limaj pastaj do të shkojë në Prekaz, në Kompleksin memorial Adem Jashari, ndërkohë që do të vizitojë edhe familjen e Haradin Balajt.

  4. #424
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Fatmir Limaj dhe Isak Musliu arritën në Kosovë


    Aeroporti i Prishtinës, 1 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 15 : 57

    Në këto çaste në Aeroportin e Prishtinës me aeroplanin e kompanisë austriake “Austrian Airlines” kanë arritur Fatmir Limaj dhe Isak Musliu, të cilët janë liruar si të pafajshëm nga Tribunali i Hagës. Ata në aeroport janë duke u pritur nga mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova. Limaj dhe Musliu nga aeroporti do të nisen për në Prishtinë, ku para Fakultetit të Filologjisë, në organizim të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, janë duke i pritur disa dhjetëra-mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova. Nga aty ata do të shkojnë në Prekazin legjendar. Limaj dhe Musliu janë liruar të pafajshëm të mërkurën nga Tribunali i Hagës, ndërkaq Haradin Bala është dënuar me 13 vjet heqje lirie.
    Limaj:Mirë se ju gjeta në Kosovë


    Aeroporti i Prishtinës, 1 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 16 : 34

    “Mirë se ju gjeta Kosovë,” ishin këto fjalët e Fatmir Limajt me të arritur në orët e mbrëmjes në aeroportin e Prishtinës. Limaj dhe Isak Musliu nuk janë prononcuar për media, ndërsa ata janë përshëndetur nga disa mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova që kishin dalë për t’i pritur. Limaj me të arritur në aeroportin e Prishtinës është përshëndetur me familjarët, shokët, miqtë dhe personalitete të jetës politike dhe shoqërore të vendit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #425
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    EPOKA E RE-EDHE NE FAMILJEN E HARADIN BALAJT:


    SPECIALE: “EPOKA E RE” në familjen e Haradin Balajt në Korroticë të Epërme

    Familja Balaj qëndron e fortë, ashtu si Haradini

    Dënimi i Haradin Balajt, vëllezërit Hamdiun, Bahtirin, Besimin, Fadilin e Fatmirin nuk i kishte ligështuar aspak, përkundrazi ata mbaheshin të fortë siç u ka hije burrave të kësaj ane. Ndërkaq, me gjithë moshën e shtyrë, e fortë mbahej edhe e ëma e Haradinit, po ashtu dhe bashkëshortja Shefkija

    Burim Etemaj e Ragip Gjoshi

    Drenas, 30 nëntor- Me të marrë vesh lajmin për dënimin e Haradin Balajt me 13 vite burg nga Tribunali i Hagës, rreshta të gjatë të njerëzve kishin vërshuar për në Korroticë të Epërme në vizitë te familja e Balajt, për t’i qëndruar pranë kësaj familjeje patriotike që për lirinë e Kosovës nuk kishte kursyer asgjë nga vetja.
    “Hajdeni burra mirë se iu ka pru zoti”, dëgjohen fjalët e vëllai të Haradinit, Hamdiut, i cili i ftonte vizitorët të futeshin brenda.
    Dënimi i Haradinit, vëllezërit Hamdiun, Bahtirin, Besimin, Fadilin e Fatmirin nuk i kishte ligështuar aspak, përkundrazi ata mbaheshin të fortë siç u ka hije burrave të kësaj ane dhe herë pas here u jepnin kurajo fëmijëve të Haradinit. Me gjithë moshën e shtyrë, e fortë mbahej edhe e ëma e Haradinit, po ashtu dhe bashkëshortja Shefkija, ndërkaq që fëmijët Vjollca, Selmani, Marigona, Egzoni, Bardha e Suzana, të emocionuar dhe nga malli për babanë nuk ia dilnin t’i ndalnin lotët faqeve.

    Nëna e Haradinit: Haga e dënoi Haradinin, por Zoti atje lart jo -shyqyr që Fatmiri e Isaku u liruan

    Nëna e Haradinit tregon për “Epokën e re” se lajmin për dënimin e djalit e ka dëgjuar në televizor (RTK). Kam menduar, thotë ajo, se Haradini do të lirohet, por e dënuan. “U mblodhëm krejt me mendimin se ai do te lirohet…”, thotë nënë Shefkija, e cila shton se Haga e dënoi Haradinin, por Zoti atje lart jo. “Edhe pse Haradinin e dënuan, shyqyr prej Zoti që Fatmir Limajn e Isak Musliun i liruan”, tregon zemërgjerësinë nëna e Haradin Balajt. Nënë Shefkija thotë se djali i saj nuk ka bërë asgjë të keqe, por vetëm ka luftuar për lirinë e vendit. “Ai është dënuar veç pse dikush ka mundur me ia ba këtë”, thekson ajo.

    Bashkëshortja e Haradinit: Shpresoj se edhe Haradini do të lirohet, ai është i pafajshëm

    Edhe bashkëshortja e Haradinit, Shefkija (emri i saj është i njëjtë me të nënës së Haradinit), mundohej ta mbante veten e të mos mërzitej të paktën në prani të fëmijëve të vegjël. Shefkija tregon se ka qenë disa herë në Hagë për vizitë te Haradini, i cili, shton ajo, nuk mërzitej, por tash që Fatmiri e Isaku janë liruar, ka frikën se bashkëshorti i saj ndoshta do të mërzitet, edhe pse në pamjet filmike nga seanca gjyqësore në Hagë, Haradini i befasoi të gjithë- duke ua ngritur duart lart Fatmirit e Isakut dhe duke ngritur gishtin triumfues. Rrallëkush mund të tregojë burrërinë e Haradin Balajt.
    Pavarësisht dënimit prej 13 vitesh burg, Shefkija shpreson se edhe Haradini se shpejti do të lirohet sikurse shokët.
    “Jemi mërzit po s'kemi çka me ba. Shpresoj se edhe Haradini do të lirohet sikurse Fatmiri e Isaku, sepse edhe ai është i pafajshëm”, shprehet Shefkija, bashkëshortja e Haradin Balajt.
    Në mesin e shumë vizitorëve në familjen e Haradin Balajt, takojmë edhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Gani Sylajn me bashkëpunëtorë. “Duhet të ndjeheni krenarë që atdheut si familje i dhatë aq shumë”, u ka thënë familjarëve të Haradinit, kryetari Sylaj.

    Optimizëm për lirimin e Haradinit së shpejti

    Ndonëse vendimi i Hagës është cilësuar i drejtë për Fatmir Limajn dhe Isak Musliun, ky vendim është cilësuar i padrejtë për Haradin Balajn, i cili nga Gjykata e Hagës u dënua me 13 vjet burgim. Mirëpo, nota optimiste janë shprehur për lirimin edhe të Haradin Balajt. Qytetarët, institucionet dhe subjektet politike të Kosovës, në urimet e tyre për lirimin e Fatmirit dhe Isakut, kanë shprehur shpresën dhe besimin e tyre se edhe Haradin Balaj së shpejti do të lirohet, sepse vendimi i Gjykatës së Hagës për Haradinin është i padrejtë.
    Vëllai i Fatmir Limajt, Demir Limaj, i cili kishte shkuar në Hagë për të pritur aktgjykimin për çlirimtarët e Kosovës, Fatmirin, Isakun dhe Haradinin, i emocionuar për lirimin e vëllait të tij, tha se kjo është një ditë e veçantë për Limajt, dhe në përgjithësi për Kosovën. “Ne edhe si familje kemi qenë të bindur qysh edhe para tri vjetëve që ai së bashku me shokë ka qenë i pafajshëm, mirëpo në pafuqi që ta vërtetojmë, ka kaluar një kohë e gjatë dhe padyshim vendimi i Gjykatës më në fund ka qenë i drejtë”, tha Demir Limaj. Ai u shpreh optimist që edhe Haradin Balaj, të cilit Gjykata ia shqiptoi dënimin prej 13 vjetësh burg, shumë shpejt do të kthehet në Kosovë. Ndërkaq, profesori Hajredin Kuqi, i cili po ashtu kishte shkuar në Hagë për të pritur aktgjykimin për çlirimtarët, tha se me këtë vendim është vërtetuar se Gjykata e Hagës ka qenë objektive lidhur me Limajn, por Kuqi është shprehur i pakënaqur me dënimin e Haradin Balajt. Pafajësia e Fatmirit, sipas Kuqit, tregon edhe për organizimin e mirëfilltë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e drejtë që ka bërë ajo. Dhe në këtë vazhdë, ai tha se edhe Balaj do të dalë i lirë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #426
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rexhep Selimi: Lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë, por me shumë sfida


    Aeroporti i Prishtinës, 1 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 16 : 50

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, tha se lirimi i Fatmir Limajt dhe Isak Musliut është një fitore morale për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe një fitore e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #427
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    LAJME EKSKLUZIVE NGA “EPOKA E RE”



    ATMOSFERE GEZIMI KUDO ....!!!!


    Vendimi i Tribunalit të Hagës për shpalljen TË PAFAJSHËM dhe lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut, është pritur me entuziazëm të madh

    Festë e madhe për lirimin e Fatmir Limajt

    Lajmi për lirimin e dy prej tre ish-luftëtarëve të akuzuar nga Tribunali i Hagës, Fatmir Limajn dhe Isak Musliun, ka bërë që qindra-mijëra qytetarë të kremtojnë nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës. Të përcjellë me buri makinash dhe me flamuj kombëtarë në duar, ata kanë marshuar nëpër rrugët e qyteteve, duke shprehur kështu gëzimin e tyre për lirimin e çlirimtarëve

    Fidajete Geci
    Valdete Elshani
    Mihrije Krapi

    Prishtinë, 30 nëntor - Fishekzjarre, brohoritje për UÇK-në, Limajn, Balajn dhe Musliun, kjo ka qenë atmosfera e krijuar në kryeqytet menjëherë pas marrjes së lajmit për lirimin e Limajt dhe Musliut. Ndërsa nuk ka munguar revolta ndaj vendimit për dënimin e rëndë që gjykata i dha çlirimtarit Haradin Balaj. Lajmi për lirimin e dy prej tre ish-luftëtarëve të akuzuar nga Tribunali i Hagës ka bërë që qindra-mijëra qytetarë të kremtojnë nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës. Të përcjellë me buri makinash dhe me flamuj kombëtarë në duar ata kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit, duke shprehur kështu gëzimin e tyre, ndonëse atë e zbehu fati i Balajt. Tek qytetarët pa dyshim mbretëronin ndjenja të përziera, gëzimit për lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut dhe pikëllimit për dënimin e Haradin Balajt.
    “Jam shumë i gëzuar për lirimin e Limaj dhe Musliut”, tha Edmond Haxhiu ndërsa i rridhnin lotët për Haradin Balaj. “E kam prit një vendim të tillë por unë e kam prit që të lirohen të tre se ata kanë bërë luftë të drejtë, kanë mbrojtur popullin dhe vendin e tyre”, u shpreh Haxhiu, duke shpresuar se edhe Balaj do të lirohet së shpejti. “Besoj që edhe Balaj së shpejti do t’i kthehet familjes dhe Kosovës, sepse edhe ai është një luftëtar që e mbrojti vendin nga hordhitë serbe”, shtoi më tej Haxhiu.
    “Unë po festoj për lirimin e tyre, por në zemër më përzihet edhe një ndjenjë pikëllimi për dënimin e Balajt”, tha Antigona, të cilën lotët e pengonin që të shprehte atë që ndjente. Ajo shtoi se me këtë vendim nga Tribunali i Hagës, që Limaj dhe Musliu të jenë të lirë, u vlerësua se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.
    “Mund të them se momenti më i gjatë në jetën time ka qenë deri sa është shqiptuar fjala i pafajshëm”, tha Astriti, një qytetar tjetër që kishte dalë për të festuar. Edhe Imeri me një foto në duar të Limajt, Musliut dhe Balajt, vlerësoi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. “UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare, politika i ka burgosur Fatmirin, Isakun dhe Haradinin”, u shpreh Imeri, duke vlerësuar që Tribunali i Hagës edhe pse i ka shpallur të pafajshëm ata të dy, përsëri procesi ka qenë i padrejtë, sepse edhe një ish-luftëtar të lirisë nuk e ka liruar, por përkundrazi i ka dhënë një dënim absurd.


    -------------------------------------------------------------------------


    Drenicasit kanë mirëpritur lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut


    Pafajësinë e Fatmir Limajt, të shpallur nga Gjykata për krime të luftës në Hagë, e kanë përshëndetur drenicasit, të mërkurën, menjëherë pas vendimit për lirimin e Limajt dhe Musliut. Ata me automjete, flamuj kombëtarë, sirena të shumta dhe fishekzjarrë kanë shprehur gëzimin e tyre për lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut. Kolona të gjata automjetesh kanë marshuar përgjatë rrugës “Xhevë e Fehmi Lladrovci”, për të vazhduar pastaj përtej asaj “Ilaz Kodra”, në Skenderaj. Ndërkohë që qytetarë të shumtë kanë dalë në sheshin “Adem Jashari”, të cilët me gëzim i cili shihej në fytyrat e tyre kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin në shenjë urimi për pafajësinë e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut.
    Ata njëkohësisht kanë shprehur edhe solidaritetin me Haradin Balajn, ish-ushtar i UÇK-së, i cili nga Gjykata për krime të luftës është dënuar me 13 vjet heqje lirie. Të gjithë kanë shprehur besimin e tyre në pafajësinë e Haradin Balajt. “Kjo tregon se luftëtarët e lirisë kanë pasur vetëm një qëllim-lirimin nga okupatori serb”, thoshte një mesoburrë derisa kishte dalë për të shprehur gëzimin e tij me qytetarët tjerë. (Emine Rushiti)
    -------------------------------------------------------
    Peja i bashkohet festës


    Edhe qyteti i Pejës është vërshuar nga lotët e gëzimit për lirimin e ish-luftëtareve të UÇK-së, Fatmir Limajt dhe Isak Musliut.
    Po ashtu të mërkurën, në orën 18:00, moti me riga të shiut nuk e ka penguar organizimin e atmosferës festive që e kanë organizuar pejanët bashkë me përgjegjësit e PDK-së, dega në Pejë, në këtë pjesë të bukur të Rrafshit të Dukagjinit. Gjithashtu ashtu është vërejtur edhe pikëllimi për dënimin e Haradin Balajt. Nëpër kafiteri dhe nëpër tarraca të ndërtesave të ndryshme që gjinden në sheshin e Lirisë, mu në qendër të Pejës, nuk kanë ndalur duke iu uruar njeri-tjetrit për lirimin e dy pëllumbave të lirisë së Kosovës, Fatmir Limajt dhe Isak Musliut.
    Edhe këngët heroike të këngëtarit të njohur Ilir Shaqiri, që buçisnin në këtë qytet, e kanë zbukuruar Pejën e Haxhi Zekës.
    “Është një festë shumë e madhe për Kosovën e posaçërisht për ne, jemi shumë të gëzuar për lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut, shpresojmë se edhe Haradin Balaj së shpejti do të lirohet dhe drejtësia të kthehet në vendin e duhur”. Kështu është shprehur me plot mall dhe emocione Rexhë Gjonbalaj, nënkryetari i PDK-së, dega në Pejë. Ai gjatë deklaratës për “Epokën e re” tha: “I urojmë dhe i përgëzojmë të gjithë shqiptarët anekënd Kosovës dhe diasporës për fitoren e drejtësisë dhe ngadhënjimit të vlerave të UÇK-së”. Sipas Gjonbalajt, qytetarët e Pejës edhe një herë e kanë dëshmuar dhe kanë vërtetuar edhe sonte në sheshin e lirisë, se janë në krah të vlerave të arta të luftës së shenjtë të UÇK-së. (Jeton Kelmendi)
    -------------------------------------------------------------

    Në Mitrovicë rrodhën lotët e gëzimit


    Që nga ora 15 Mitrovica dukej e shkretë, në qytet nuk lëvizte njeri, as në sheshin e “Jasharëve” nuk ishin fëmijët që zakonisht luajnë me top. I tërë qyteti ishte mbyllur nëpër shtëpi, kafene apo restorante për të pritur vendimin e Tribunalit të Hagës në rastin Limaj. “Tridhjetë e dy minuta sa zgjati arsyetimi i gjykatësit, ishin sa 30 vite”, thotë Besim Gara, punëtor në RTV Mitrovica. Dhe në momentin kur gjykatësi shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, qyteti buzë Ibrit eksplodoi me tërë fuqinë e tij, që nga krismat e fishekzjarrët shndërrohet në një “ferr” të vërtetë. Njerëzit uronin njëri-tjetrin për lirinë e çlirimtarit dhe në fytyrat e tyre sikur shihej një lloj besimi, se edhe për ne shqiptarët ekziston një fije shpresë se ka diku drejtësi.
    Liridoni i vockël që doli nga shtëpia e tij me një flamur kombëtar në dorë bërtiste me tërë fuqinë e tij Fatmir, Fatmir. Fatime Sadiku, një grua rreth të 50-ave, uron lirimin e Fatmirit duke thënë se edhe ajo është nënë dhe se që nga fillimi i këtij gjykimi ka besuar në pafajësi të ushtarëve të UÇK-së, sepse siç shprehet ajo, ata mbrojtën popullin, luftuan në Kosovë e jo në tokat e huaja. Nijazi Haliti që tanimë i kishte mbushur të 80-at, me një “krroqe” në dorë doli nga një kafene, lotët i shkonin një pas një dhe në pyetjen si po e ndiente veten, ai thotë shkurt: “Ju baj rixhe, mos me munoni se në ymër temin s’jam kanë kurrë ma i gëzuem”. (Hamdi Miftari)

    -----------------------------------------------------

    Malisheva feston lirimin e Limajt e Musliut, me shpresën për rishikim të vendimit për Balajn



    Pas shpalljes se aktgjykimit ndaj Fatmir Limajt, Isak Musliut dhe Haradin Balajt, Malisheva është vërshuar nga mijëra qytetarë, të cilët me flamuj në duar kanë shprehur gëzimin për lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut nga akuzat e Tribunalit të Hagës, por edhe duke shpresuar se do të rishikohet edhe vendimi për Haradin Balajn. Ndërsa, në sallën e Kuvendit Komunal të Malishevës, zyrtarët që po përcillnin seancën gjyqësore kanë duartrokitur gjatë vendimin për lirimin e Fatmir Limajt. Nënkryetari Ragip Begaj tha se ndjehet shumë i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Hagës në rastin e Limajt, duke shtuar se me vendimin për lirimin e tij, nuk u barazua krimi me viktimën. Ky ishte gjykim i rëndë edhe për ne, por vendimi i gjykatës ndaj Limajt dhe Musliut ishte i drejtë, duke shfaqur shpresën se Tribunali i Hagës do ta rishqyrtojë vendimin ndaj Haradin Balajt. Ndërsa, shefi i Ekzekutivit në Malishevë, Isni Kilaj, mendon se u vërtetua drejtësia këtu dhe se nuk ka pasur dilemë se Fatmiri do të shpallet i pafajshëm, sepse, sipas tij, ky është edhe një motiv dhe një shpresë që edhe për pavarësinë e Kosovës do të vendoset drejt. Për Isni Kilajn, ky akt është fillim i njohjes së shtetit të Kosovës, pasi që sipas tij, këtu u njohën vlerat e luftës. Ndërsa që nga mëngjesi i ditës së sotme vërehen forca dhe lëvizje të shtuara të KFOR-it në të gjitha hyrje-daljet dhe në vetë qytezën e Malishevës, ku ndalohen dhe kontrollohen automjete që vijnë në Malishevë. Nëpër pika të caktuara janë të stacionuara automjete ushtarake të KFOR-it, si dhe patrullimet nëpër rrugët e Malishevës, për herë të parë në këtë qytezë bëhen edhe me qen të ushtrisë. (ksl)



    ---------------------------------------------------------

    Atmosferë festive në Ferizaj

    Atmosferë tejet festive ka mbretëruar në Ferizaj, fill pas shpalljes së pafajësisë së Fatmir Limajt dhe Isak Musliut nga Tribunali i Hagës. Qindra ferizajas nuk i kanë ndalë as të rënët e shiut, në orët e pasdites të së mërkurës, për t'u tubuar në sheshin e qytetit dhe për të hedhur vallen e shoqëruar me të rëna të daulleve. Ndërkaq, disa dhjetëra vetura kanë kaluar rrugëve kryesore të qytetit dhe me boritë e tyre kanë shprehur gëzimin për lirimin e çlirimtarëve. Me brohoritjet “Limaj, Limaj” qytetarët kanë parakaluar rrugës kryesore të qytetit.
    “Sinqerisht jam i gëzuar për lirimin e Fatmirit, bashkëluftëtarit tim, por shpresoj se edhe Haradin Balaj do të lirohet nga akuzat e rreme gjatë një rigjykimi. Ky ka qenë gjykim i UÇK-së dhe jo i një grupi, prandaj mendoj se ka triumfuar drejtësia, e vërteta për luftën që bëmë”, theksoi Muharrem Hazrollaj, kryetar i invalidëve të luftës së UÇK-së.
    Megjithëse me një drejtësi të cunguar, arsyet për të festuar janë të mëdha, kështu komentoi lirimin e Limajt dhe Balës, veprimtari ferizajas Besim Zymberi. Ai u shpreh se vendimi i organit më të lartë të gjykatës së Hagës tregoi se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe thellësisht çlirimtare dhe ky është çmim i madh për popullin shqiptar. Zymberi gjithashtu theksoi se në këtë kohë duhet të gjendemi pranë familjes së Haradin Balajt, duke thënë se do të vijë një ditë kur edhe lirimi i tij do të përcillej në mënyrë festive.
    Njëri nga qytetarët ferizajas theksoi se lajmi për lirimin e Limajt ishte lajmi më i mirë që kishte dëgjuar në jetën e tij. (Skënder Idrizi)
    --------------------------------------------------------

    Qytetarët e Besianës kremtojnë lirimin e çlirimtarëve



    Me të dëgjuar lajmin e Gjykatës së Tribunalit të Hagës për lirimin e Limajt dhe të Isak Musliut, qytetarët e komunës së Besianës në shenjë solidarizimi dhe gëzimi kanë vërshuar rrugët e qytetit, duke uruar njëri-tjetrin për lirimin e çlirimtarëve. Festa dhe gëzimi i qytetarëve të kësaj komune ka zgjatur deri në orët e vona të natës, duke shëtitur përgjatë rrugës kryesore “Zahir Pajaziti”me automjete të shumta, të pajisur me fotografi të Limajt dhe flamuj të shumtë kombëtarë. Qytetarët e komunës së Besianës kanë traditë në organizime të gëzimeve të këtilla, ngase muaj më parë Besiana ngjashëm ishte shndërruar në dasmë, kur u lirua komandant Remi me bashkëluftëtarë, nga Gjykata e UNMIK-ut. (Nebih Behluli)


    -------------------------------------------------------------


    Bashkatdhetarët në Zvicër e presin me gëzim lajmin për lirimin e Limajt

    Ka mjaftuar fjala e gjykatësit Kevin Parker në sallën e gjyqit të Tribunalit të Hagës drejtuar Fatmir Limajt "prokuroria nuk ka mundur të sjellë fakte të mjaftueshme për akuzën, prandaj shpalleni i pafajshëm…", që para selisë së Degës së PDK-së për Zvicër, në Zofingen, të vërshojnë qindra anëtarë dhe simpatizantë që pasditen e vonë dhe mbrëmjen e së mërkurës ta kthejnë në një festë të vërtetë.
    E njëjta gjë ka ndodhur pothuajse në të gjitha qytetet e Zvicrës, ku shumë shqiptarë u tubuan nëpër lokale të ndryshme duke festuar me këngë, valle dhe brohoritje për UÇK-në dhe Fatmir Limajn. Në disa qytete janë formuar edhe kolona të gjata veturash, të cilat nëpër rrugët e qyteteve defilonin me flamuj kombëtarë, me emblemën e UÇK-së dhe me brohoritje për Fatmir Limajn dhe UÇK-në.
    Në një fjalë rasti në selinë e Degës së PDK-së, u tha se lirimi i Fatmir Limajt është edhe një fitore e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të drejtë, ashtu siç është edhe një fitore hedhja e flamujve surrogat, të cilët në ditën e nëntorëve të mëdhenj deshën t’ia imponojnë popullit shqiptar. Nuk mbeti pa u përkujtuar edhe fjala e Fatmir Limajt, mbajtur me mërgimtarë në Zvicër, në janarin e vitit 2003, ku pat thënë se “nëse dikush duhet të shkojë në Hagë, gjë që nuk do të ishte dashur, unë do të kisha shkuar me dëshirë që ashtu siç e kam mbrojtur Kosovën dhe popullatën e saj gjatë luftës, ta mbroj dhe luftën e saj të drejtë në Hagë”.
    Krahas gëzimit për lirimin e komandant Çelikut dhe Isak Musliut, në sytë e mërgimtarëve vërehej edhe dhimbja për dënimin e Haradin Balajt, por ata shprehen se me rastin e shqyrtimit të ankesave të cilat duhet të bëhen, drejtësia do të shkojë tërësisht në vend, duke ia dhënë pafajësinë edhe Haradin Balajt, të bindur thellë se as Haradin Balaj e as një ushtar i vetëm i UÇK-së nuk ka bërë krime gjatë luftës në Kosovë. (Ibish Neziri)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 01-12-2005 më 12:37
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #428
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Aeroporti i Prishtinës, 1 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 16 : 34



    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, përgëzon Fatmir Limajn


    Tetovë, 1 dhjetor 2005 (Kosovapress-MIA) Time: 18 : 14

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i ka dërguar Fatmir Limajt një telegram urimi me rastin e vendimit të Tribunalit të Hagës për lirimin e tij. "Fort i dashur vëlla dhe shok, me gëzim dhe lehtësim zemre e pritëm lirimin Tënd dhe shpalljen e pafajësisë. Ky vendim i drejt të nderon Ty, nderon luftën çlirimtare të UÇK-së, nderon Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar".
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #429
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shoqata “Atlantiku”:Limaj do të vazhdojë të ndërtojë ardhmërinë e Kosovës


    Prishtinë, 1 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 19 : 35

    Shoqata “Atlantiku,” që përfshin në gjirin e saj veteranët e Batalionit Atlantiku dhe qindra shqiptaro-amerikanë, ka përshëndetur të enjten lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut nga Tribunali i Hagës, ndërsa kërkon rishikimin e lëndës për Haradin Balajn, i cili është dënuar me 13 vjet heqje lirie.


    ------------------------------------------------------
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, përgëzon Fatmir Limajn


    Tetovë, 1 dhjetor 2005 (Kosovapress-MIA) Time: 18 : 14

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i ka dërguar Fatmir Limajt një telegram urimi me rastin e vendimit të Tribunalit të Hagës për lirimin e tij. "Fort i dashur vëlla dhe shok, me gëzim dhe lehtësim zemre e pritëm lirimin Tënd dhe shpalljen e pafajësisë. Ky vendim i drejt të nderon Ty, nderon luftën çlirimtare të UÇK-së, nderon Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar".


    --------------------------------------------------------

    Limaj: Ju populli shqiptar i Kosovës na kthyet në atdhe


    Prishtinë, 1 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 19 : 22

    Fatmir Limaj- komandat Çeliku, me të arritur në Prishtinë, të enjten u është drejtuar dhjetëra-mijërave qytetarëve nga e gjithë Kosova duke thënë se liria e tij dhe Isak Musliut-komandat Çerçizit nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës është fitore e popullit të Kosovës. Ai beson se edhe bashkëluftëtari i tij, Haradin Balaj, tashmë i dënuar me 13 vjet heqje lirie do të kthehet së shpejti në Kosovë. Limaj iu bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos përçahen në këto momente historike, por të mendojnë dhe punojnë për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #430
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hekurani
    Jane terbue klyshqit e shkinave a ndegjove se ne graqanic nai lenduan 6 shqiptar dhe i domtuan rreth 10 vetura jane si te pa kok nuk dine se qka bajne kur po i shofin Shqiptaret se si po e festoin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 43 prej 48 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •