Close
Faqja 39 prej 48 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 471
  1. #381
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Krejt Kosova nuk po feston. Po festojne ata qe e duan nje kriminel me shume ne Kosove.

    Po bre bani te fala as fisnikes ne Cikago, kushdo qe te jete ajo. Na trego per ato te dhenat shtese...
    Kujdes Arb kriminel po i thua dikujt qe eshte liruar si i pafajshem!

    Ti nuk feston se ke pesuar nje disfat katastrofike!


    Qudi Arb tani fisnike nga Qikago e dikur i shkruajshe poezi me titull "Fly away "

    Te dhenat shtese i kam ne fal-in tim!

    Kosova po feston e se bashku me te edhe une.
    Sa e mire kjo raki rrushi

    Prej nje shpati oh ti leshova syte eeeeeeh
    Kur ti pash oh rruzat ne fyte
    Kur ti pash oh rruzat ne fyte
    Eh krejt prej mendjes oh jam habite
    krej prej mendjes oh jam habit
    Cova dore oh allti me qite
    BAM BAM BAM BAM

    Urime urime edhe nje here

    Gezuar

    Mjellma

  2. #382
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Te gjith Shqiptarve ju uroi lirimin e Çlirimtarve me kengen Kalle Kalle
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #383
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    34
    30 nëntor 2005 /TN

    Zëri i Amerikës (30.11.2005) Besim Abazi

    Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli sot të pafajshëm ish pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Isak Musliu, ndërsa dënoi me 13 vjet heqje lirie Haradin Balajn. Sipas Gjykatës, dy të parët janë tërësisht të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe ata do të lirohen menjëherë pas përfundimit të formaliteteve.

    Ndërkaq Haradin Balaj, i akuzuari i tretë është shpallur fajtor për torturë, trajtim mizor të burgosurve, vrasje dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës.

    Rrugët e Prishtinës janë vërshuar nga qytetarë që po festojnë lirimin e Fatmir Limajt e Isak Musliut dhe për të shprehur solidaritetin me Haradin Balajn, i dënuar me 13 vjet heqje lirie. Të tre pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë akuzuar në shkurt të vitit 2003 për përfshirje në krime civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.

    Akuza kundër tyre kishte nxitur reagime të ashpra në Kosovë ku janë hedhur poshtë të gjitha mundësitë që pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të kenë përfshirë në veprime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës. Gjykimi i cili përfundoi sot ishte i pari kundër pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ai është pritur me interesim të jashtëzakonshëm në Kosovë.

    Dy ditë më parë dhjetëra mijëra njerëz protestuan rrugëve të Prishtinë në mbështetje të të akuzuarve, duke bërë thirrje për drejtësi. Në reagimet e para në Kosovë është përshëndetur vendimi i Gjykatës së Hagës për lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut dhe është shfaqur shpresa për lirimin sa më të shpejtë edhe të Haradin Balajt.

    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova “mirëpriti aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, e cila shpalli të pafajshëm luftëtarin e UÇK-së dhe politikanin e njohur të pasluftës, z. Fatmir Limajn, si dhe pafajësinë e luftëtarit tjetër, Isak Musliut”.

    Presidenti Rugova shpreh besimin se vendimi i sotëm nuk i shteron mundësitë ligjore të Haradin Balajt në betejën e tij ligjore për t’u mbrojtur nga akuzat për krime të luftës. “Gjykimi i sotëm vërteton drejtësinë e luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës kundër okupimit serb, drejtësinë e luftës për liri dhe pavarësi të vendit tonë, si dhe besueshmërinë në drejtësinë ndërkombëtare dhe në Gjykatën e Hagës”, thuhet në reagimin e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

    Kryeministri i Kosovës, Bajrami Kosumi përshëndeti shpalljen të pafajshëm dhe lirimin nga paraburgimi të Fatmir Limajt dhe Isak Musliut. “Kjo është edhe një dëshmi se Fatmiri dhe bashkëluftëtarët e tij kanë pasur vetëm një qëllim në jetë: luftën për lirinë e Kosovës”, tha ai. Kryeministri Bajram Kosumi shpreh besimin se edhe disa përfundime të tjera që ka sjellë Gjykata e Hagës në lidhje me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë të dëshmuara plotësisht.

    Ai vlerëson se UÇK ka bërë luftë të drejtë, të pastër, mbrojtëse dhe luftë për liri dhe ai beson se në të ardhmen do të dëshmohet edhe në Gjykatën e Hagës kjo drejtësi e luftës së UÇK. “Lufta për liri nuk mund të barazohet me krime dhe kjo luftë e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe popullit të Kosovës është dëshmuar të ketë qenë luftë çlirimtare për një Kosovë demokratike, të pavarur e të lirë për të gjithë qytetarët e saj”, përfundon kryeministri Kosumi.

    Ndërkaq në reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës thuhet se kjo parti si edhe gjithë populli i Kosovës ka besuar gjithmonë dhe thellësisht në pafajësinë e z.Limaj me shokë, dhe me këtë rast fitoi drejtësia për gjithë popullin e Kosovës dhe luftën e saj çlirimtare. “Jemi thellësisht të bindur dhe besojmë fuqishëm edhe në pafajësinë e zotit Haradin Balaj”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike e cila vlerëson se “më në fund fitoi drejtësia ndërkombëtare, ndaj së cilës kurrë nuk e kemi humbur besimin tonë ndaj saj, ashti siç e kishte respektuar atë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    PDK-ja si edhe gjithë populli i Kosovës beson thellësisht se Vendimi i Gjykatës së Hagës për lirimin e Fatmirit dhe Isak Musliut do të jetë një shembull në shërbim të drejtësisë edhe ndaj të burgosurve të tjerë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të burgosurve në Kosovë. Më këtë rast urojmë gjithë popullin e Kosovës për këtë fitore të drejtësisë ndërkombëtare e cila është edhe në shërbim të lirisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe të prosperitetit të Kosovës”, thuhet ne reagimin e Partisë Demokratike të Kosovën të nënshkruar nga kryetari i saj Hashim Thaçi.

    Vendimi i sotëm u Gjykatës së Hagës është përshëndetur edhe nga partitë e tjera politike të cilat e kanë cilësuar atë si një ngjarje të rëndësishme politike për Kosovën. Të pakënaqur janë shprehur përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, një nga udhëheqësit e të cilëve Oliver Ivanoviç, ka theksuar se vendim i sotëm është porosi e keqe për serbët e këtushëm

    Ndërkohë zëvendësshefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara Larry Rossin dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Giuseppe Valotto, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, kanë shprehur bindjen e tyre se populli i Kosovës do të dijë ta kalojë me dinjitet situatën e krijuar pas shpalljes së vendimit për lirimin e Fatmir Limajt.

  4. #384
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Mjellma
    Kujdes Arb kriminel po i thua dikujt qe eshte liruar si i pafajshem!

    Ti nuk feston se ke pesuar nje disfat katastrofike!


    Qudi Arb tani fisnike nga Qikago e dikur i shkruajshe poezi me titull "Fly away "
    Pse mos do te jete Limaj i vetmi kriminel qe do te bredh i lire rrugeve te Kosoves

    Ma paske nje zbulu nje talent - poezine. E zoja koke a...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #385
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    arb.. mos u merr me kta kanibale.. le te gzojne se nji kanibal prej kopese tyre erdh ne tuf.. pra pran shtabit.. ku i kan ba ato listat e vazhdojn ti bejn..
    lista me shqiptar..qe duhen likujduar.. qe pengojne "clirimin".. kinse se Arkanin ja lan Natos ta perzej..
    e "clirimi" Kosoves per kta kanibal ishte.. me realizue endrren e drashkovicave.. qe Kosova te jet pa asnji shqiptar.. pra "me u hjedh shqiptaria si nji dor san pertej bjeshkve te namuna.." se keshtu ishte deshira e Drashkovic arkanave moti..
    dhe e realizuan kte mision .. 3 milion shqiptar dolen ne stankovac e ne morin e disa mijra mbeten te masakruar perjet..
    po shyqyr se shoki hashim doli shnosh e mejr bashk me shokin Qos .. pa populli ska rendsi..

    Kriminelet nuk i shpeton as Haga askerkush..

    le tja bajn monumentin Limes sa hotel grandi..perseri ai do njihet si vrases..

    me dhimbsen femijet e tij te pafajshem qe do ti shoqeroj perjet vula e turpit.. baba i tyre ka vra shqiptar..
    jan shum femij te kosoves qe do e ken kte fatkeqesi..
    asht e rand..shum e rand.. as dheu nuk e mban..
    neser ata do rriten e do tu vjen turp kur Kosova e lire do perkujtoje Xhemen e Uken drinin e sabaheten.. etjetj.. dhe ata do ndihen te turperuar.. per prinderit e tyre qe neper "pojata" gezonin mbasi vrisnin Drinat e lirise..

    kanibalë e kanibale.. thirrini mendjes..

    mos i sherbeni drashkovicit...mos ja nxini ftyren femijve tuaj..

    do vij nje dit atje ne llapushnik do ngrihet nji lapidar kushtuar atyre fshatareve te mjere qe u rrahen e u masakruan nga kanibal Lima me shoke..

    Historia nuk te fal...

  6. #386
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    34
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Sot ne Hage u njellos Lufta e drejte e Burrave me te mire te kombit.

    Me denimin qe iu shqiptua Hajredin Hages, e po ashtu edhe me lirimin e dy te tjereve.

    Burrat qe e luftuan Shkaun, as nuk i thirri Haga, as nuk i kerkoj Haga. As nuk iu ngrit aktakuze e as iu kerkuan shpjegime. Nuk u shpallen as te pafajshem e as fajtore.

    Po pse?

    Sepse ata kishin vetem nje armik - luftuan nje armik?

    Luftuan armikun e NATO-s - Trupat Ushtarake, Paramilitare dhe Policore te Shkijeve.
    Jo ARBOVIC jo aspak nuk u njellos Lufta e Drejte e Ushtrise Clirimtare te Kosove, por perkundrazi ajo u vleresua.
    Por Ju jeni ai person Arbovic qe se bashku Me Braroviqin e Rts e njellosni Luften e drejte te UCKse, ju jeni ata qe gjithomne e keni nenvlersuar luften e drejte te UCK-se. Sot Haga tregoi drejtesi.
    POR mendimet e juaja nuk dallojne aspak me ato te qeversise Serbe.
    Ju qka mendoni ajo dihet, mirepo sot eshte Dite Historike per Gjithe ata qe kane gjak Shqiptari, e ndergjeje Shqiptari.

  7. #387
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    [QUOTE=ARTORI]... Sot Haga tregoi drejtesi.
    QUOTE]


    po mire bre vlla, a mund te ma thuash troq, se jam paksa i trash nga mendja...
    ky tribunali sot a tregoj drejtesi, apo padrejtesi?
    ndaj limajt, musliut dhe balajt?
    nuk po lypi edhe shume a?
    shihemi n´gjykate

  8. #388
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Kosova nuk e feston kthimin e nje vrasesi.

    E per iritimin ka ilac...
    Qenke zoti na ruajte ti Arb !

    Po mire more, ti atdhetari i madh, a e kupton qe duke thene qe u lirua nje kriminel ti shfaq dyshimet dhe madje e hedh poshte Gjykaten e Hages ? Dhe kjo Gjykate po gjykon dhe Millosheviçin. Atehere ???

    Pse u bashkohesh turmave te serbeve qe akoma thone qe kjo Gjykate eshte ilegjitime ?

    Nqs Limaj u lirua, kjo do te thote qe ai ishte i pafajshem. Nqs Balaj u denua, kjo do te thote qe ai ishte i fajshem. Kaq gje nuk kupton ti ???

    Te them te drejten, une e kam ndjekur pak gjyqin kur isha ne shtepi (ne vjeshte) dhe kurre nuk kam menduar qe ai Limaj ishte fajtor. Kjo ishte pershtypja qe ai linte kudo. Bile kam ndenjur dhe me luftetare te ish-UÇK (bile nga ata qe drejtonin) dhe te gjithe flisnin me simpati per te. Mund te ndodhte ndryshe me ndonje tjeter, por per kete Limaj te gjithe kishin respekt.

    Dhe e fundit fare, Arb, di gje vete pse po e ben ti kete ?

  9. #389
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari
    arb.. mos u merr me kta kanibale.. le te gzojne se nji kanibal prej kopese tyre erdh ne tuf.. pra pran shtabit.. ku i kan ba ato listat e vazhdojn ti bejn..
    lista me shqiptar..qe duhen likujduar.. qe pengojne "clirimin".. kinse se Arkanin ja lan Natos ta perzej..
    e "clirimi" Kosoves per kta kanibal ishte.. me realizue endrren e drashkovicave.. qe Kosova te jet pa asnji shqiptar.. pra "me u hjedh shqiptaria si nji dor san pertej bjeshkve te namuna.." se keshtu ishte deshira e Drashkovic arkanave moti..
    dhe e realizuan kte mision .. 3 milion shqiptar dolen ne stankovac e ne morin e disa mijra mbeten te masakruar perjet..
    po shyqyr se shoki hashim doli shnosh e mejr bashk me shokin Qos .. pa populli ska rendsi..

    Kriminelet nuk i shpeton as Haga askerkush..

    le tja bajn monumentin Limes sa hotel grandi..perseri ai do njihet si vrases..

    me dhimbsen femijet e tij te pafajshem qe do ti shoqeroj perjet vula e turpit.. baba i tyre ka vra shqiptar..
    jan shum femij te kosoves qe do e ken kte fatkeqesi..
    asht e rand..shum e rand.. as dheu nuk e mban..
    neser ata do rriten e do tu vjen turp kur Kosova e lire do perkujtoje Xhemen e Uken drinin e sabaheten.. etjetj.. dhe ata do ndihen te turperuar.. per prinderit e tyre qe neper "pojata" gezonin mbasi vrisnin Drinat e lirise..

    kanibalë e kanibale.. thirrini mendjes..

    mos i sherbeni drashkovicit...mos ja nxini ftyren femijve tuaj..

    do vij nje dit atje ne llapushnik do ngrihet nji lapidar kushtuar atyre fshatareve te mjere qe u rrahen e u masakruan nga kanibal Lima me shoke..

    Historia nuk te fal...
    brari kanibal i quan ti mbi 2.000.000 2.milion qe sonte festoin lirimin e ÇLIRIMTARVE dhe neser ne Sdadiumin e Prishtines do ti behet pritje Madheshtore KOMANDANT ÇELIKUT ndersa ti vazhdo ta quajsh ate dhe krejt popullin e Kosoves kanibal

    veq mus mendo se e befason kend se veq qe 3-4 vite e dim qe je njinder antishqiptaret me te perbetuar ne Ballkan ndoshta edhe me larg por sonte po tafali se me te vertet jeni te hutuar e te terbuar ti me pake shok ndersa ne te tjeret doe vazhdoim tue festue deri nesr kur edhe do te arrij ne Token qe vet e ÇLIROI KOMANDANT ÇELIKU
    pra kenga me e shpesht qe po ndegjohej sonte neper ter Kosoven eshte Kalle- Kalle
    Gezuar brari edhe pse je ba zeher pelim i idhet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #390
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Urime Urime te gjithe shqipetareve qe me te vertete jane shqiptare dhe jane gezuar per lirimin e herojve te kombit.

    Sot drejtesia fitoi, pjeserisht!

Faqja 39 prej 48 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •