Close
Faqja 30 prej 48 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 471
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga GWENI
    ARB juve thoni keshtu, sepse ju jeni ata qe po e nenvlersoni luften e drejte te popullit te Kosoves, luften e drejt te ushtareve te lirise, qe nder luftetaret e lirise ishte edhe vete Fatmir Limaj-Çeliku.
    Fatmir Limaj eshte njeri dhe do te jete njeri i madh.
    Realisht fjalen nuk e kishim per Luften e bijeve me te mire te Kombit, por per ate qe Limaj me shoke bene gjate luftes. Mos i shtrembero fjalet, se ju Enveristet keni dhjetera diploma sa i perket aftesise per te shtremberuar fjalen.

    E Limaj nuk po tregohet burre. Ai nuk po tregon burreri te mbroj te berat e tij. Ai po tregohet i lig, ashtu sic jane te gjithe Enveristet.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #292
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Jo aspak nuk po i shtrembroj fjalet, mirepo ju jeni ai person qe cdo shkrim qe e beni e beni kunder atyre qe luftuan, qe ben lufte te drejte.
    E ju e keni diplome te shkieve per propagande te madhe qe beni.

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gweni
    pershendetje
    une dje te degjova dhu nuk do ti pergjigjem kesaj coftine te UDB-es
    e ti ndegjom sot sepse qellimet e tij te errta dihen por nji eshte se sa her qe ja ka vu syrin te ma mbyllin nji tem ka veprue keshtu dhe ne vend qe te denohej kjo fundrrin e UDB-es me perjashtonin mua dhe mi kan mbyll shume tema

    pra kujdes mos u merr me keso coftinash qka i ka gjue serrbija ne pleh e pa maska as qe flitet me te se i vjen era .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Llap,

    Mos na trego se je nje prej atyne te UDB-se... Qysh na tregon vete...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Dhjetra mijëra qytetarë kërkuan lirimin e Limajt, Balajt dhe Musliut


    Prishtinë, 28 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 15 : 21

    Në organizim të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe UPS-së, të hënën në Prishtinë, dhjetra mijëra qyetarë nga mbarë Kosova mbajten protestë paqësore me moton “Në pritje të lirisë”, me kërkesë për lirimin e tre luftëtarëve të lirisë, Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut, të cilët akuzohen nga Tribunali i Hagës për kinse krime lufte në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nesër Tribunali i Hagës shqipton aktgjykimin për Limajn dhe të tjerët


    Prishtinë, 29 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 12 : 55

    Tribunali i Hagës do të shqiptojë të mërkurën në ora 15.00, në Gjykatoren numër II, aktgjykimin për tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Fatmir Limaj, Isak Musliu dhe Haradin Balaj, të cilët akuzohen për kinse krime lufte gjatë kohës së luftës në Kosovë më 1998.

    ----------------------------------------------

    Protesta në Kosovë para vendimit të Hagës


    Violeta Hyseni
    Korrespondente e BBC-së në Prishtinë

    Mijëra qytetarë të Kosovës kanë protestuar në prag të marrjes së vendimit nga Gjykata e Hagës për tre ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, Haradin Balaj e Isak Musliu.
    Gjykata e Hagës ka paralajmëruar se të mërkurën do të shpallë vendimin për gjykimin e tre ish pjesëtarëve të UÇK-së të cilët akuzohen për shkelje të ligjeve dhe të zakoneve të luftës dhe për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

    Prokuroria ka kërkuar që Fatmir Limaj të dënohet me më së shumti 20 vjet burg. Por kjo vlerësohet si padrejtësi nga ana e shoqatave të dala nga lufta dhe kolegët e zotit Limaj nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Jakup Krasniqi, sekretar i PDK-së dhe ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se protesta është vullnet i popullit për të protestuar siç tha "kundër padrejtësisë që po bëhet në emër të drejtësisë".

    "Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të jenë njerëz të privilegjuar për t'i gëzuar frytet e luftës së popullit shqiptar dhe në frytet e luftës dhe përpjekjeve të tyre", tha zoti Krasniqi.

    Faik Fazliu nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se procesi gjyqësor "Limaj dhe të tjerët" është politik. Ai u shpreh i bindur në pafajësinë e tre ish luftëtarëve të UÇK-së.

    "Ne si Këshill Organizativ kemi thënë vazhdimisht se akuzat ndaj bashkëluftëtarëve tanë janë kryekëput politike dhe të shërbyera nga shërbëtorët e Millosheviqit dhe punëtorët e UDB-së (sigurimi i fshehtë jugosllav). Ne kërkojmë edhe njëherë nga Gjykata e Hagës që të mos bie në lajthitje të Prokurorisë dhe bashkëluftëtarët tanë të jenë të lirë qysh nga data 30 nëntor", u shpreh zoti Fazliu.

    Fatmir Limaj, Haradin Balaj dhe Isak Musliu janë arrestuar në shkurt të vitit 2003.

    Në kohën e arrestimit, zoti Limaj ka qenë zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe shef i grupit parlamentar të PDK-së në mandatin e parafundit të Kuvendit të Kosovës.

    Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen ditë më parë ka thënë se UNMIK-u është i gatshëm të ofrojë garanci institucionale për lirimin e përkohshëm të Fatmir Limajt, nëse Tribunali i Hagës e kërkon këtë, por deri më sot një kërkesë e tillë nuk është bërë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #297
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-11-2005
    Postime
    18
    Foton e hoqa vetë se vërte më vjen të vjellur kur e shoh...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fujitsu : 29-11-2005 më 13:05

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gashi: Nëse vendoset në bazë të provave, Limaj, Balaj dhe Musliu do të lirohen


    Prishtinë, 29 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 17 : 48

    Një ditë para se Tribunali i Hagës të shpallë aktvendimin për Fatmir Limajn, Haradin Balajn dhe Isak Musliun, avokati nga Prishtina, Tomë Gashi, tha të martën për Kosovapress se nëse gjykata dëshiron të vendosë në bazë të provave dhe jo në bazë të politikës që të balancojë situatën në ish-Jugosllavi, atëherë ata sigurisht se do të lirohen. Po ashtu edhe përfaqësuesit e partive më të mëdha në Kosovë kanë shprehur bindjet e tyre se Fatmir Limaj me shokë është plotësisht i pafajshëm dhe presin lirimin e tij.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #299
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Prishtinë, 29 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 17 : 48

    Një ditë para se Tribunali i Hagës të shpallë aktvendimin për Fatmir Limajn, Haradin Balajn dhe Isak Musliun, avokati nga Prishtina, Tomë Gashi, tha të martën për Kosovapress se nëse gjykata dëshiron të vendosë në bazë të provave dhe jo në bazë të politikës që të balancojë situatën në ish-Jugosllavi, atëherë ata sigurisht se do të lirohen. Po ashtu edhe përfaqësuesit e partive më të mëdha në Kosovë kanë shprehur bindjet e tyre se Fatmir Limaj me shokë është plotësisht i pafajshëm dhe presin lirimin e tij.

  10. #300
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Nga Agim Vuniqi, Farmington Hills

    Në kohën kur Kosova dhe shqiptarët përballeshin me provokacionet e shumta nga politika zyrtare e Bëogradit për kinse përgatitjen e formacioneve ushtarake shqiptare për kidnapimin e civilëve në Luginën e Preshevës, që pasoi menjëhërë pas një takimi të zyrtarëvë maqedonas dhë sërb për luftën e përbashkët kunder "terrorizmit", që u shoqërua me bastisjet e shtëpive dhe burgosjet e disa ushtarëve të UÇPMB-së në Luginën e Preshevës (të cilët pushuan së vepruari ushtarakisht pas garancionevë të bashkësisë ndërkombëtare për më shumë të drejta për shqiptarë, dhë pas një amnestie të përgjithëshme), si dhe me kërcnimin e vazhdueshëm të liderëve sërbë nga Kosova (që vazhdimisht ishin dorë e zgjatur e regjimit sërbë që nga koha e Millosheviqit, të cilët kishin konfirmuar edhë njëhërë qëndrimin e tyre zyrtar gjatë zgjedhjeve të dështuara për presidentin e Sërbisë, kur masovikisht votuan për ultranacionalistin sërb dhe të akuzuarin për krime lufte fashistin Vojisllav Sheshel, duke dëshmuar edhë njëhërë së ata nuk janë për koekzistencë me shqiptarë, por si gjithnjë qëndrojnë në pozicionet segregacioniste që i kishin para dhe gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë, dukë mos bërë as përpjekjen më të vogël për ndryshimin e këtij kursi promillosheviqian as pas luftës) për shkëputjen e një pjese të Kosovës e cila do të shkaktontë luftëra të reja dhë do të destabilizontë rajonin.

    Po në këtë kohë minsitri sërb Batiq kërcnonte dhë kërkonte nga UNMIK-u ekstradimin e liderëve shqiptarë, duke bërë trysni të orkestruar për koncesione edhe në vetë Tribunalin e Hages për të ngritur dhë zhvilluar hetimet për kinse krime lufte edhe ndër shqiptarë (të cilët zhvilluan luftë vëtëmbrojtësë-UCK-ja, për këtë edhë kishin përkrahjen nga ajri të forcavë aleate të NATO-s, dhe njëhërit jepnin informacionë logjistike nga toka duke bërë më të efektshme goditjet e fluturakeve në caqet ushtarake sërbe), që u efektizuan me arrestimin e Haradin Balaj, Isak Musliu dhe Agim Murtezi në bazë të një urdhërarresti të Tribunalit të Hagës. Haradin Bala nga fshati Korraticë e Epërme nga komuna e Gllogocit, i njohur me nofkën "Shala", i lindur më 1957, baba i shtatë fëmijëve, pastaj Isak Musliu me nofkën "Çerçizi" (i arrestuar ditë më parë nga KFOR-i amerikan në Ferizaj) nga Krojmiri i Lipjanit dhe Agim Murtezi me nofkën "Murrizi" akuzohen për veprimtarinë e tyre në kohën kur ishin pjesëtarë të ish-UÇK-së. Sipas aktakuzës bëhet e ditur se këtyre të treve i vihet në barrë aktakuza për keqtrajtim dhe likuidim të civilëve si shqiptarë ashtu edhe serbë në një kamp në Llapushnik gjatë periudhës maj-korrik të vitit 1998 (edhe pse në atë kohë vehen kontaktet e para të z. Hollbruk, z. Petriq dhe z. Hill me komandantët e UÇK-së).

    UNMIK-u dhe KFOR-i ndërmorrën një akcion të përbashkët për të treguar muskujt ndaj shqiptarëve duke prodhuar efekte psikologjike për diciplinim të shqiptarëve, por edhe për të ulur presionin e vazhdueshëm të palës sërbe kinse për njëanshmëri. Kryeprokurorja ngriti aktakuzen që juridikisht eshtë e luhatshme (kjo do të vërtetohet sigurisht pas dëshmimit të fakteve, dhe pas dëshmive që do të duhej të pasonin nga vetë familjetë e dëmtuara shqiptare në rajonin e Drenicës, të cilët humbën më të afërmit e tyre), duke spustuar vëmendjen e opinionit me tëpër me deklaratën se Fatmir Limaj ishte arrestuar e jo dorëzuar vullnetarisht (meqë kjo plotësisht ishtë qartësuar nga deklarata e tij por edhë të vetë kryetarit të PDK-së z. Thaçi se shqiptarët nuk i frikësohën drëjtësisë, që ishtë edhë vetë qëllimi i luftës çlirimtare të UÇK-së për drejtësi), në favor të këtij konstatimi është deklarata e mëhershme e negociatorit kryesor në Rambuje diplomatit austriak z. Petriq, i cili së bashku me Hollbrukun kishin kërkuar përmes telefonit nga Thaçi lirimin e ushtarëve të zënë sërb, dhe pas premtimeve të liderit shqiptar të njëjtit ishin liruar, këtë e pohonte në librin "Rruga e gjatë në luftë, Kosova dhe Bashkësia ndërkombëtare, 1989-1999" (të autorëve Volfgang Petriqit dhe Robert Pihlerit) dhe merret me çështjen e Kosovës për periudhën që akuzohet z. Fatmir Limaj dhe tre të tjerët, duke dhënë mjaft detaje edhe nga bashkëbisedimet në Ramboulliet, në të cilat diplomati austriak ishte njëri nga negociatorët më të rëndësishëm.

    Në një intervistë të botuar në B92 Vofgang Petriq qartësonte shumë gjëra lidhur me angazhimin e tij në bisedime shumë të rëndësishme me palën shqiptare dhe me atë serbe, para bashkëbisedimeve ne Ramboulliet dhe gjatë tyre "Në atë kohë në vjeshtën e 98-ës edhe amerikanët kishin menduar për diçka të ngjashme, për dallim që Holbrook ishte takuar me liderë të gabueshëm. Për mua kjo ide ishte me vlerë dhe për këtë qëllim bënim hulumtime se kush kishte ndikim më të madh politik brenda asaj organizate të panjohur me emrin UÇK. Njerëzit e mi përcillnin, vlerësonin, hulumtonin dhe, unë për herë të parë u takova me Hashim Thaçin dhe njerëzitë e tij. Unë i dëgjova dhe ua përcolla atyre pozicionet e BE-së. Që nga atëherë u vunë edhe kontaktet e para dhe u krijuan raporte të reja. Ishte interesante kur pjesëtarët e UÇK-së zunë peng ushtarët jugosllav si kundërpërgjigje ndaj situatës në kufirin Kosovë -Shqipëri, unë atëherë negocoja me komandantët ushtarak të UÇK-së së bashku me Kris Hillin. Thaçi nuk mirrte pjesë, por pas një bisede telefonike që pata me te ai jipte garancione se ushtarët jugosllav do të lirohen, kuptova se ai njeri kishte ndikim të madhë politik në UÇK".

    Edhe pse të qarta pozicionet e ish komandantëve të UÇK-së për një luftë të drejtë vetëmbrojtëse, duke manifestuar vullnetin e mirë për çdo kërkesë të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, shpeshherë edhe në dëmë të interesave nacionale të shqiptarëve për të mundësuar jetësimin e përpjekjeve të Bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhje paqesore të çështjes së Kosovës, u harruan shumë shpejt. Të gjitha këto përpjekje të Bashkësisë ndërkombëtare përbuzeshin në vazhdimësi nga regjimi terrorist i "RFJ-së" dhe serbët në Kosovë duke zbatuar strategjinë e "tokës së djegur", duke shkatërruar e djegur pasurinë e paluajtëshme të shqiptarëve, duke vrarë, maskruar e djegur civilët shqiptarë, ndër ta shumë fëmijë, gra e pleqë, duke dëbuar me dhunë nga Kosova afro 1.000.000 shqiptarë, për të cilat veprime u ndëshkua nga Aleanca Veriatlantike e NATO-s me bombardime në caqet ushtarake të Serbisë.

    Edhe pse nganjëherë pretendohet të viktimizohet lufta e përbashkët e UÇK-së dhe NATO-s (si aleate gjatë luftës), që kishte për qëllim rivendosjem e vlerave të qëndrueshme njerëzore duke bartur idenë e fuqishme amerikane për demokratizim të rajonit duke ngrehur në syprinë të drejtat globale të njeriut, prandaj çdo përpjekje për "demonizimin" e luftës çlirimtare janë dështuese, sidomos tendencat e lidershipit serb per kriminalizimin e luftës së UÇK-së, ngase ata pretendojnë përmes "bajpasit" politik të kriminalizojnë luftën e drejtë të NATO-s.

    Divergjencat në qëndrime se Fatmir Limaj u dorëzua me vullnet apo u arrestua janë më tepër të motivuara politikisht dhe janë të natyrës procedurale, pasi që avoketët e z. Limaj mund të kërkojnë që në seancën e parë mbrojtjen e tij në liri. Edhe pse besueshmëria e shqiptarëvë në drejtësi eshtë e pakontestueshme, edhe për vetë rrespektin që kanë ata për Tribumalin e Hagës dhe për vetë kryeprokuroren Karlla del Ponte, ata asnjëherë nuk do të luhaten që të drejtën e tyre ta realizojnë në mënyrë të ligjshme duke shtruar fakte të pamohueshme për pafajësi, ngase vëtëm në këtë mënyrë do të realizohej misioni fisnik i luftës çlirimtarë (asesi me protesta masive, edhe pse të arsyeshme dhe shprehin paknaqësi), dhe se në këtë do të japin një kontribut të veçantë institucionet demokratike të Kosovës, edhe pse të anashkaluara nga vetë PSSP z. Shtajner (ndoshta pa qëllim) me tendenca të defaktorizimit të institucioneve demokratike të Kosovës të ndërtuara nga vota e popullit. Edhe pse historia po përsëritët pa dashje jam thëllësisht i bindur së deputeti Fatmir Limaj së bashku me shokë do deshmojë pafajesinë para gjykatës ndërkombëtarë ashtu siç bëri në Paris Avni Rrustëmi pas atentatit që kreu në trathëtarin e kombit Esat Pashën, dukë i dhënë atij hakun e popullit.

Faqja 30 prej 48 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •