mani
tjeter eshte ajo se qfat te konvenon ty apo ati te thon Udheheqesit e UÇK-se por shume mier ka tregue Regjep Selimi kush i ka met
qe se qfar thot:
Postuar më parë nga Llapi
mani
tjeter eshte ajo se qfat te konvenon ty apo ati te thon Udheheqesit e UÇK-se por shume mier ka tregue Regjep Selimi kush i ka met
qe se qfar thot:
Postuar më parë nga Llapi
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Selimi mohon të ketë pasur Limaj rol të udhëheqësit të koordinimit të UÇK-së
Hagë, 1 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 10 : 40
Në ditën e fundit të dëshmisë së tij në Tribunalin e Hagës në procesin gjyqësor “Limaj dhe të tjerët”, dëshmitari Rexhep Selimi, ish-anëtar i SHP të UÇK-së dhe njëri nga komandantët e saj, ka mohuar pretendimin e prokurorisë sipas së secilës Fatmir Limaj ka qenë koordinator i njësive të ndryshme të UÇK-së në verën e vitit 1998. Selimi ka përsëritur se Limaj fillimisht ka vepruar në një vend të përqendruar në Kleçkë, kurse në shtator 1998, pas grumbullimit të njësiteve të ndryshme të asaj kohe, ai është emëruar komandant i Brigadës 12 “Ismet Jashari-Kumanova”.
-------------------
Mekou:Limaj asnjëherë nuk ka përdorë fjalë diskriminuese kundër serbëve
Hagë, 1 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 09 : 34
Gjatë dëshmisë së saj të shkurt të martën në procesin “Limaj dhe të tjerët” në Hagë, dëshmitarja Kerin Lin Mekou, zyrtare e OSBE-së që kishte punuar në Kosovë, ka thënë se për herë të parë me Fatmir Limajn ishte takuar më 2001 kur ai ishte nënkryetar i PDK-së. “I besoja shumë. Ishte shumë i sinqertë dhe i hapur. Prej tij mësova shumë gjëra që nuk i dija për Kosovën, kurse unë atij i jepja këshilla për proceset politike demokratike,”ka thënë ajo. Në dëshminë e djeshme ka dëshmuar edhe Elmi Sopi, banor i Llapushnikut, i cili ishte angazhuar në mbrojtjen e fshatit qëkur kishin ndodhur masakrat e Qirezit, Likoshanit dhe Prekazit. Ai ka thënë se ishte inkuadruar në UÇK në maj 1998. Sopi ka pohuar se Fatmir Limaj ka ardhur shumë rrallë në Llapushnik, por edhe kur kishte ardhur nuk kishte dhënë urdhra, por kishte luftuar.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ceshtja "Limaj e te tjeret" ne Hage, priten ne vazhdim deshmite e Bajram Rexhepit e Bislim Zyrapit
Lajmi i ores 12:20 PM
HAGE (1 Qershor) -Ne Gjykaten Nderkombetare te Hages kane perfunduar dje deshmine e tyre Rexhep Selimi dhe Kerolin Mekool, nderkohe qe ka nisur deshmine e tij Elmi Sopit. Gjyqi vazhdon dhe neser por diteve te ardhshme ne cilesine e deshmitareve te mbrojtjes, do te deshmojne edhe ish-Kryeministri i Kosoves Dr. Bajram Rexhepi, ish-shefi i Shtabi Operativ te UCK-se, Bislim Zyrapi e deshmitare te tjere. Rexhep Selimi ne fund te deshmise se tij tha se "Fatmir Limaj nuk kishte pergjegjesi komanduese per ate qe akuzohet, sepse deri ne gusht te vitit 98 Limaj ishte pergjegjes vetem i Njesitit Celiku Nje, ndersa prej shtatorit komandant i Brigades 121 te UCK-se". Nderkaq, diplomatja amerikane, ish-udheheqese e sektorit te demokratizimit ne Misionin e OSB-se ne Kosove, Kerolin Mekool, theksoi se Fatmir Limaj ishte njeri prej politikaneve me te shquar te Kosoves, i cili angazhohej me tere qenien per demokratizimin e shoqerise multietnike kosovare. Pasdite ka filluar deshmine e tij edhe ish-luftetari i UCK-se nga Llapushniku, Elmi Sopi, i cili para trupit gjykues konfirmoi se gjate veres se vitit 98 ne Llapushnik nuk ka pasur asnje kamp-burgu dhe shtoi se "jemi cuditur kur kemi degjuar" . db/db (RTK/BalkanWeb)
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Zyrapi: Ymer Alushani ishte komandant në Llapushnik
Hagë, 2 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 11 : 13
Në dëshminë e tij të mërkurën në Tribunalin e Hagës, dëshmitari Bislim Zyrapi, ish-epror i lartë i UÇK-së dhe tash shef i Departamentit të shërbimeve emergjente pranë MSHP-së, ka thënë se kur e ka inspektuar vijën e frontit në Llapushnik komandant i vetëm është prezantuar Ymer Alushani, kurse si zëvendës i tij një person me nofkën “Mësuesi.”Ai ka thënë se një organizim të mirëfilltë UÇK-ja ka nisur ta ketë në muajt e parë të vitit 1999. Zyrapi ka dëshmuar se gjatë asaj kohe ekzistonin vetëm dy zona, ajo e Dukagjinit dhe e Drenicës, të cilat ishin në zhvillim e sipër, kurse në gusht kanë filluar të krijoheshin brigadat, por ofensivat serbe do të pengonin organizimin mirëfilltë në ZOD dhe zonat tjera.
-----------
Rexhepi:Limaj kishte vizion të krijonte një ambient të qetë në Kosovë
Hagë, 2 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 10 : 32
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë të mërkurën në dëshminë e tij në procesin gjyqësor në Hagë “Limaj dhe të tjerët” se Fatmir Limaj kishte vizion që në të ardhmen pas një lufte të përgjakshme në Kosovë të krijonte një ambient të qetë ku të gjithë qytetarët të krijonin një jetë të mirë, demokratizimin e Kosovës dhe kapja e hapit me vendet e tjera demokratike. “Vizioni i tij ishte dhe i PDK-së është pavarësia e Kosovës, që të bëhemi pjesë e BE-së dhe ishim të përkushtuar të mos diskriminojmë asnjë komunitet sikur jemi diskriminuar vetë dhe që të gjithë të kenë një perspektivë më të mirë në Kosovë,”ka thënë Rexhepi.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Rreth deshmise se Rexhep Selimit ne Hage
Selimi, demanton punen e SHP-se, duke u shprehur se, "Limaj nuk ka pasur asnje urdher per te mbledhur njerez." Sipas tij, "ishte rregull qe secili qe i bashkohej UCK-se, duhe te shkonte ne vendin e vete, per te organizuar UCK-ne."
E atehere, cfare kerkonte Thaci me zyrtaret e tjere te vete-shpallur te Shtabit te vete-shpallur te UCK-se ne Dukagjin? Pse ata nuk i bashkoheshin luftes se UCK-se mbi Cetniket Shkije, por merreshin me ata qe i kishin kthyer pushken Shkaut ne Dukagjin?
Keta te vete-quajturit "clirimtare" vertete jane duke e demaskuar veteveten.
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Ne Argjentine kapet nje kriminel serb i luftes i ne Kosove
MENDOZA - ARGJENTINE : Qendronte i fshehur ne kete vend per shume kohe, deri sa keto dite policia ne Argjentine kumtoi diten javen e kaluar se i quajturi Nebojsha Miniq, eshte nje serb i kerkuar per shkak te krimeve te tija te luftes ne Kosove, eshte kapur ne vend.
Te njejtat burime zyrtare argjentinase thane nga ky vend se Miniqi u zu ne qytetin Mendoza ne veriperendim te Argjentines, nja 90 kilometra lar kryeqytetit para 12 ditesh pasi nje njeri qe u shperblye (tipsi), pra nga nje person qe e kishte identifikuar ate me pare pasi e kishte pare fotografine e tij ne internet dhe kishte njoftuar menjeher policine sekrete. Policia e Argjentines pas arrestimit e vertetoj indetitetin e te arrestuarit vetem pas dergimit te shenjave te gishtrinjve nga Beogradi kishte mundur policia te vertetoi identitetin e tij.
Sipas raportit Miniq kishte shkuar ne Argjentine nga Bolivia nepermjet Kilit. Ai po kurohet nen mbikeqyrje ne nje spital te Menduzes per shkak se vuan nga kanceri dhe aidsi.
Sipas organizates Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut dyshohet se Miniq ka marre pjese ne nje masaker ne maj te vitit 1999 ku jane ekzekutuar 41 shqiptare.
Miresia civilizon inteligjencen
PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER
“Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”
Përfundon mbrojtja e Limajt, të martën fillon Balaj
Hagë, 3 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 14 : 05
Avokatët mbrojtës të Fatmir Limajt kanë përfunduar mbrojtjen të premten me paraqitjen e dëshmitarit të fundit Fadil Bajraktari, i cili një kohë ka punuar si mësues në malet e Berishës. Në dëshminë e tij Bajraktari ka përshkruar ndihmën e madhe që nga fundi i vitit 1998 dhe viti 1999 ka dhënë Fatmir Limaj në organizimin e jetës në malet e Berishës si mbrojtjen nga sulmet e vazhdueshme të ish-pushtuesit serb, hapjen e shkollave, sigurimin e ushqimit, medikamenteve, etj.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Letër të hapur, Karla Del Pontes
Shkruar nga Durim SELMANI
Thursday, 17 March 2005
Zonje e rëndë
Si bashkëkombas i komandantëve tanë, që more mbi supe të drejtën me i burgos, mendova të drejtohem publikisht sepse formë tjetër komunikimi me ju nuk kam.
Besoj thellë se, fjalët që do t`i them , nuk dalin vetëm nga thellësia e shpirtit tim por janë të njejtën kohë , përfaqësuese të ndjenjave të miliona bashkëkombasëve tanë por edhe të mbarë opinionit liridashës botëror.
Zonjë , tani po bindem se, forca qenka matësi më i mirë i të drejtës , e ne shqiptarët mjerisht nuk e kemi , jemi jetim, jemi popull që detyrohet të zbaton vetëm urdhëra.
Më falni, desha që ky komunikim të ishte dialog por ja që më duhet vetë të pyes dhe vetë të përgjigjem.Besoj se ndajmë të njejtin mendim kur them se , Serbia për ta mbajtur të sunduar Kosovën ka patur nja aparat mjaftë efikas që edhe shtetet më me shumë traditë do ia kishin lakmi. Në kuadër të këtij mekanizmi siq e dini, bënë pjesë edhe sigurimi, që tek ne shqiptarët njifet me emrin famëkeq UDB-ja. E dijë se, prap pajtohemi nëse themi se në këtë sektor kanë përbërë edhe individ nga shqiptarët . Kjo nuk është ndonjë risi , çdo sundues gjenë vegla për ta mbajtë sa më gjatë kolonin që e ka pushtuar.Besoj se pajtohemi kur themi se lufta e popullit të Kosovës kundër pushtuesit ka qenë e ligjëshme , prandaj besoj se prap pajtohemi kur them se edhe luftimi i mekanizmit të Serbisë ka qenë i ligjëshëm.Por tani, nuk mund të pajtohem absulutikisht me ju, kur këta udhëheqës , këta njerëz që e duan lirin e popullin e vetë dhe që me këtë, asnjëherë nuk e kanë menduar robërin e të tjerëve , t`i arrestoni dhe t`i akuzoni aspak më pak se krim kundër njerzimit.Por zonjë letra është e bardhë dhe në te mund të shkruani çfarë të doni, mirë e tha njëri nga të arrestuarit se, ju mund të na burgosni të gjithëve sepse keni mundësi ta bëni këtë.
Dua pak të kthehem në të kaluarën e popullit tim. Një djalë i ri nga Libohova , e quanin Avni Rrustemi , udhëtoi nga vendlindja e tij për në Paris me një detyrë, për ta vrar një njeri , për ta vrar një kriminel, një shitës të interesave kombëtare shqiptare. Erdhi në Paris dhe vrau tradhtin. Natyrishtë që Avniu u arrestua, doli në gjyq .Kolegu juaj i atëhershëm kërkonte kokën e Avniut . Në një duel mes Avniut dhe gjyqëtarit , gjyqëtari i thotë se po më kërcënoni, Avniu ballë lartë iu përgjegj, po, po ju kërrcnohem me forcën e turpit.U ngrit gjithë opinioni përparimtar botëror në këmb dhe kërkonin me forcë lirimin e tij, dhe gjykata franceze nuk ra në provim. Po mendohem zonjë se mjerisht historit tek populli im po përsëriten dhe se ju keni meritë të madhe, sepse jeni bërë pjesë e historisë së popullit tim sikurse edhe kolegu juaj francez, por me një dallim, se ju, nuk kërkoni kokën e një atdhetari të vetëm, por të më shumë atdhetarëve.Kërkoni kokën e shkendiave të para të flakës së lirisë.
Zonjë, a nuk ju vjenë keq të arrestoni luftëtar të lirisë në kohën kur shetisin të lirë kriminelët gjakpirës.A e dini zonjë sa viktima civile kishte Kosova, sa masakra me më shumë se 10 vetë përnjëherë janë bërë në Kosovë , sa përgjegjës të këtyre masakrave (Prekaz, Reçak, Qirez , Obri, Lubeniq Krushë)keni arrestuar . Jo jo , nuk keni kohë ,e dijë sepse ju duhet të merreni me ata që ju dorëzohen vetë dhe janë shumë krenar për veprën që kanë bërë , sepse të kontribosh për lirinë e një populli e aq më tepër për lirinë popullit tend është ndjenjë shumë efuqishme , shumë e madhe .E dijë se ju do të thonit se e keni arrestuar S. Millosheviqin , zonjë kjo kreatur në formë njeriu nuk është arrestuar vetëm për Kosovën , ai ka bërë krime në mbarë ish-Jugosllavin prandaj këtë domosdo duhet ta burgosnit. Edhe tani kur po shkruaj këtë artikull ende po mbahen biseda për të zhdukurit , as edhe kufomat nuk po na i kthejn, më fal zonjë që po ju drejtohem juve kështu sepse kam bindjen se mund të ndikonit që të paktën kufomat të ktheheshit që më parë.Zonjë po të isha vendin tuaj do të ngritja aktpadi edhe për shumë të tjerë sepse i ndihmuan këta djem që ju i keni burgosur, ju e dini në cilët aludojë. Zonjë më duket se nuk keni mundësi ta çbënit atë periudhë të borbadimit të Serbisë, sepse me dëshirë do ta ç`bënit.Prandaj si ngushëllim të vetëm keni burgosjen e atdhetarëve. Unë po ju them se po të isha në vendin tuaj do të jepja dorëheqje sepse me këtë do të dërgoja një vërejtje serioze tek urdhërdhënësit tuaj , nuk barazohet asnjëherë krimineli me viktimën dhe luftëtari i lirisë me pushtuesin. Besoj se sa do pak këto fjalë që ua thashë do t`i analizosh edhe pse unë jam në pozitë të pabarabart me ju por po e them dhe mbrojë të vërtetën , mendoj se edhe ju këtë pretendoni ta bëni por me gabime kapitale . Ju përshëndes unë pjestari i popullit të pa mbrojtur.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
LIMAJT, SHUMË TË FORTË, PRESIN AKTGJYKIMIN
“Epoka e re” në familjen e Fatmir Limajt në Banjë të Malishevës
Kadri Limaj: Më shumë jam i shqetësuar për fatin e Kosovës dhe për familjet e dëshmorëve sesa për Fatmirin
E ëma, Mejremja: “I fortë është Fatmiri..., s’ia kanë lanë emrin kot ‘Çelik’. Ai është i pafajshëm, ashtu siç ka thënë edhe vetë, i pastër si loti”
Shkruan : Burim Etemaj
Malishevë, 1 shtator - “Mos luni burra....”, thotë Kadri Limaj, me dorë në zemër, sipas traditës, teksa hyn në odë, me buzëqeshje mikpritëse krah më krah.
Limajt, shumë të fortë, presin aktgjykimin. Nuk ka pikë dyshimi. Ata kanë kaluar luftën. E, në atë luftë, çdo ditë mund të merrnin lajmin për ndonjë rënie të re. E tani, ndonëse e kanë djalë, fati i tij nuk i shqetëson më shumë se fati i Kosovës brenga për familjet e dëshmorëve.
Me të parë makinën tonë tek futej në oborr, nëna e Fatmir Limajt, Mejremja, na kishte dalë përpara edhe ajo me plot mirëseardhje. “Mirë se ju pruni Zoti, djemtë e mi, hajde hyni brenda”.
Në dhomën e pritjes gjëja e parë që të bie në sy është fotografia e varur në mur e dëshmorit të kombit Ismet Jashari- “Kumanova” dhe një fotografi tjetër ku shihen Hashim Thaçi, Fatmir Limaj dhe disa ushtarë të tjerë të UÇK-së, gjatë konferencës së parë për media të mbajtur pak para nisjes së delegacionit të UÇK-së për në Francë, fillimshkurti i vitit’99.
Baca Kadri dhe Nënë Mejremja, me muaj të tërë janë ulur pranë radiove apo televizioneve për të përcjellë gjykimin e djemve të luftës në Hagë. Për ta, secili prej tyre është pjesë e tyre dhe nuk ndajnë gjë nga djali i tyre më i mirë, Fatmiri.
“Kur ju kemi juve, jemi shumë ma të fortë. Po loke, edhe Fatmiri mbrëmë na ka thirrë në telefon, mirë tha se ishte, të fala krejt shokëve, dhe na u lut që ashtu sikur gjithë jetës të qëndrojmë të fortë, pavarësisht se çfarë vendimi po kërkon prokuroria nga Gjykata e Hagës”, don të na bind me fragmente kurajoze nënë Mejremja. Ajo vazhdimisht i ka përcjell të gjitha seancat gjyqësore, edhe ato ritransmetimet deri në orë të vona të natës në televizion.
Edhe pse e ka dëgjuar prokurorin Waiting që ka kërkuar dënim deri në 20 vite për Fatmir Limajn, ajo thotë se Limajt nuk e kanë ndërmend të ligështohen.
“Jo bre nënë, as që më kanë bërë përshtypje fjalët e atij farë prokurorit, unë më se miri e njoh çfarë djali është Fatmiri dhe jam krenare që kam një djalë që ka luftuar për lirinë e Kosovës. Fatmiri është i fortë, ai është çelik, i ka bërë ballë luftës me shka, do t’i bëjë ballë edhe gjyqit të Hagës. E ka rritë nana me u përballë e me dalë fitimtar nëpër beteja. Fitimtar do të dalë me emër të Zotit edhe kësaj here”. Kush tha se i paska rënë të fikët kësaj nëne?
Nënë Mejremja beson thellë se djali i saj Fatmiri, është i pafajshëm sikurse edhe Haradin Balaj e Isak Musliu.
Ajo shpreson thellë se shumë shpejt në të njëjtën dhomë do të ulet me djalin e saj e të bisedojë siç bisedon nëna e përmallur me djalin e vet. Derisa flet, asaj i kujtohet koha e luftës çlirimtare, kur Fatmiri, shkonte në shtëpi fitimtar pas betejave me forcat serbe.“I thojsha a je lodhë bre nanë, e ai me thoshte ‘jo nënë, as nuk jam lodh e as mendja s’po me shkon’”, kujton ajo bisedën me Fatmirin, për të shtuar se Fatmiri çdo herë ka qenë i pari në pika të luftës dhe se i ka mbrojtur me mijëra civilë shqiptarë nga forcat serbe.
Fatmiri, shton ajo, çdo herë ka qenë i fortë, edhe në kohën kur serbët ia kanë burgosur babën, shokët, vëllain Demirin, por edhe gjatë kohës se luftës.
“I fortë është edhe sot..., s’ia kanë lanë emrin kot ‘Çelik’. “Fatmiri është i pafajshëm, ashtu siç ka thënë edhe vetë, i pastër si loti”, flet me krenari ajo.
Edhe babai i Fatmirit, ndonëse në moshë të shtyrë, nuk e fsheh për asnjë çast krenarinë për djalin e tij dhe ushtarët tjerë shqiptarë që po gjykohen në Hagë. “Jo vetëm unë që e kam djalë, por e gjithë Kosova krenohet me Fatmir Limajn dhe ata burra atje, këtë e dëshmon edhe prania e njerëzve të cilët vijnë vazhdimisht në shtëpinë tonë”. Gjatë bisedës baca Kadri shpreh bindjen se Fatmiri nuk është fajtor për atë që po e akuzon Prokuroria e Hagës dhe as ushtarët tjerë. Porm fundja, thotë bindshëm i forti Kadri Limaj, “më shumë jam i shqetësuar për fatin e Kosovës dhe për familjet e dëshmorëve sesa për Fatmirin, sepse edhe nëse e dënon robi, Zoti e populli i vet s’e dënon kurrë...”, thekson baca Kadri.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
LIMAJ MBETET NË BURG PËRKOHËSISHT, DIKUSH ME NDËRGJEGJE TË VRARË PËRJETËSISHT
Në vend të komentit
“UNMIK-u ka refuzuar që të sigurojë dhe financojë transferimin e të akuzuarit nga Haga në Prishtinë dhe anasjelltas” dhe UNMIK-u, “e ka të kufizuar dhe të kushtëzuar aftësinë për të garantuar se i akuzuari do të kthehet në Hagë kur t’i kërkohet atij”. Pra, Unmik-u, Unmik-u po kush tjetër. Shërbimet shqiptare të Unmik-ut, sistemi politik vendor, tërësia e këtij sistemi: institucionet vendore dhe partitë politike të Kosovës, përfshirë partinë në të cilën Limaj ka derdhur energji, ka dhënë përpjekje, ka shërbyer me invencion, ka kryer mishërim politik me të kanë një rast të mirë për t’u ndier të dobët sa herë që dalin para pasqyrave të tyre. A janë të arsyeshme këto bazime në mendjet e shqiptarëve të Kosovës, për sa i përket Unmik-ut? Askush nuk beson në këto arsye të Unmik-ut. Por, a janë të vetëdijshëm këta pronarët e Unmik-ut se çka shkaktojnë këto arsyetime serike, kaq ofenduese, në mendjet dhe sjelljet e shqiptarëve aktiv të Kosovës? Ndoshta edhe nuk janë, ndoshta edhe nuk duan të dinë.
Përpos pabarazisë cinike, përpos kutit të dyfishtë, përpos qartësisë së dehumanizmit permanent të krerëve të Unmik-ut, brez pas brezi, ky refuzim është edhe një fryrje në vullkanin rezervë që pret shpërthimin spontan.
UNMIK-u, “e ka të kufizuar dhe të kushtëzuar aftësinë për të garantuar se i akuzuari do të kthehet në Hagë kur t’i kërkohet atij”!
Përpos se janë fyese për Limajn, që aq në mënyrë dinjitoze u soll përballë drejtësisë (ndoshta ka gabuar që i besoi aq shumë drejtësisë së duarve të huaja!?), në një kohë kur kasapët e Ballkanit që bënë atë që bënë kundër boshnjakëve të pambrojtur kanë bërë dekadën larg duarve të drejtësisë, nën mbrojtje të marrëveshjeve të fshehta me fuqitë e mëdha në Bosnjë, janë edhe tregues i qartë se Limaj nuk përbën faktor për pazaret e Unmikut, në një anë, dhe se për Limajn, me përjashtime të vogla, sistemi politik i Kosovës, përfshirë partinë e tij, as një lavër miu nuk ka bërë për Limajn, në anën tjetër.
Duke njohur tashmë në tërësi, në gjerësi e në thellësi këtë sistem të dobët e të pashpirtë që ka mpreh thikat mbi hartën e Kosovës, jemi të lirë të themi, se, fundja, vjen koha që i numërohet për nder Limajt që nuk përfitoi asgjë nga të drejtat e tij të lidhura me lirinë që i takon dhe me humanizmin në krye të skenës së Kosovës, që po mungon. Në një kohë kur kokat e larta të Serbisë janë liruar përkohësisht në shtëpitë e tyre, krerët e ushtrisë dhe policisë serbe, dhe numërohen në gishta ata që kanë mbetur në Hagë, kur asnjë ushtarak kroat nuk pret gjykimin në Hagë, por në shtëpitë e tyre, Fatmir Limaj, prej më shumë se 32 muaj, madje pasi e ka kryer procesin gjyqësor, nuk ka të drejtë të kthehet as për një kafe, as për një festë te pleqtë e tij, te gruaja dhe fëmijët e tij, të farefisi i vet, nëse jo në rrethin e shoqërisë.
Të gjithë e dinë se Limaj është kapur i pafajshëm, të gjithë e panë se asnjë i ashtuquajtur krim lufte nuk gjeti bazë përballë tij, të gjithë e dinë se Limaj është bërë kurban në pazaret balancuese të prokurorisë së Hagës, të gjithë e dinë se shumëkush tjetër ka mundur të ishte në vend të Limajt, sepse, kemi lejuar që lufta jonë çlirimtare jo vetëm të kriminalizohet, por edhe që të mos futet realisht në librat e fëmijëve të Kosovës. Nuk duhen shumë fjalë për të thënë se Limaj është jo vetëm viktimë e procesit të pavarësisë, por edhe viktimë e procesit të eleminimeve politike. Ai është pra i burgosur politik për arsyera tepër sensitive, tepër të rrezikshme, dhe vetëm mbështetja politike do ta sillte në shtëpi njeriun e Kosovës që dergjet në një objekt me krykasapin e tmerrshëm të Serbisë.
Dhe, ja, ku vjen fundi: Herë për një biletë po bëhet fjalë, herë për rrezikun e ikjes. Vërtet, nuk ka faj Unmik-u që tallet kështu!
Është fat i madh që Limaj nuk mërzitet për asnjëren arsye të akuzimit, arrestimit dhe mohimit të lirisë. Fare pak ish shokë të tij bënë zemrën gur të dalin një minut në vendin e tij dhe t’i mendojnë fëmijët e tyre në vend të fëmijëve të Fatmirit. Ndoshta, vetëm për këtë fakt i njerëzishmi Limaj ndjenë më shumë keqardhje.
Ka në këtë jetë gjëra që shkojnë e vijnë, ka në këtë jetë gjëma që s’i mban dheu brenda. Limaj vërtet po mbetet në burg përkohësisht, por, dikush me ndërgjegje të vrarë përjetësisht, ikonë e marres përpara fëmijëve të vet.
Disa njerëz, qoftë të sistemit tonë, qoftë të të sistemit të huaj pa të cilin duket se klasa jonë politike nuk e imagjinon fatin politik, vetëm për sa i përket rastit Limaj, hiç më shumë, të mos flasim për dramën me grupet e ish ushtarëve që po përplasen ende dyerve të gjykatave e burgjeve të mykta të Unmik-ut, vërtet, as Deti Adriatik nuk i lanë. Kjo sjellje sikur kurrë mos ta kishin njohur dhe ditur Fatmir Limajn, ky injorim, kjo heshtje dhe shkelje tinëzare e syrit në drejtim të syzeve të trasha të kasapëve të Unmik-ut, që sa bëhet nga frika dhe servilizmi i pakuptueshëm, aq nga mungesa e personalitetit dhe pjekurisë, është për studime socio-psikologjike të gjithanshme. Këta njerëz të traumatizuar nga epshet pushtetore, prandaj, pretendojnë të nënshkruajnë fatin e panjohur për Kosovën, fatin tonë që s’është më i mirë se i Limajt. Simbolika e refuzimit të lirisë së njeriut që luftoi sinqerisht për lirinë e të gjithëve ka mjaft kuptime. Kush si të dojë le të gjykojë për to. Por, simbolika e darkave me Unmik-un që ta dergj shokun në burgje, është paksa më e hidhur!
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt