Close
Faqja 15 prej 48 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 471
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kastrati: Nuk kam dëgjuar asnjëherë për burgje të UÇK-së


    Hagë, 29 janar (Kosovapress) Time: 10 : 28

    Dëshmitari i radhës së prokurorisë, Fadil Kastrati nga Blinaja e Lipjanit, në paraqitjen e tij të radhës të premten në procesin gjyqësor në rastin “Limaj dhe të tjerët” në Hagë, ka thënë se nuk ka dëgjuar asnjëherë për ekzistimin e të ashtuquajturit kamp i Llapushnikut, si dhe nuk ka dëgjuar asnjëherë se UÇK-ja ka pasur burgje apo diçka të tillë ku janë mbajtur civilë shqiptarë dhe serbë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    31_janar, 2005

    Apo krijohet divizioni i deshmitarëve të mbrojtur në Kosovë?-Shkruan Fehmi Baftiu


    Të enjten e kaluar Kuvendi i Kosovës e aprovojë në parim një projektligj, pa asfarë analize të hollësishme, e cila do të zbardhte qëllimin e tij. Thjesht thenë e përbiu edhe virusin ma të rrezikshem për popullin shqiptar në Kosovë, që na i dhurojë përmes Zyres ligjore të Qeverisë, i famëshmi “kadia” i Kosovës, francezi Zhan Kadi, deri para sa dite udhëheqës i shtyllës së parë të UNMIK-ut. Ajo që është ma kryesore, ai askurr dhe asnjëherë nuk inicojë proceduren ndaj asnjë serbi, apo kolaboracionisti tjeter shqiptar, romë, ashkali apo boshnjak në Kosovë, që benin punën e djallit, për interesa të Serbisë, me inkuadrimin e tyre në policinë serbe, të paramilitaret e Arkanit e Sheshelit, të ushtrisë serbe apo të famëshmes milicisë multietnike në Kosovë.

    Ky jurist francez i cili për pesë vite ishte i pakonkurencë në “dembelin” e zbatimit te drejtësisë në Kosovë, si duket ishte nxenës i devotëshem i Badenterit në çështjen e Kosovës të “drejtësisë’. Por jo vetëm të drejtësisë.

    Ai dha kontribut të pakontestueshem në ngecje të luftës kundër kriminalitetit, mafisë si dhe neglizhencës në luftimin e këtyre dukurive, qoftë nga gjyqësia, prokuroria apo organet e hetuesisë dhe policisë, duke përdorur metodat ma të rafinuara juridike, që nga përzgjedhja e bartësëve dhe zbatuesve të këtyre detyrave në këto lëmi vitale për një shtet, apo thenë thjesht duke aprovuar në tërësi kërkesat e shtetit serb, edhe për emërimin e tyre ose duke u sherbyer vetëm më të dhena të rrejshme serbe, që kishin për qëllim që ta kriminalizojnë një popull të tërë, dhe ate popullin shqiptar. Prova materiale lidhur me këto marifetlleqesh ka për së tepërmi.

    Por ajo që është ma kryesore, ai askurr dhe asnjëherë nuk inicojë proceduren ndaj asnjë serbi, apo kolaboracionisti tjeter shqiptar, romë, ashkali apo boshnjak në Kosovë, që benin punën e djallit, për interesa të Serbisë, me inkuadrimin e tyre në policinë serbe, të paramilitaret e Arkanit e Sheshelit, të ushtrisë serbe apo të famëshmes milicisë multietnike në Kosovë. Këta persona, jo rrallë here, me veprimet e tyre kriminale bënin vepren ma të rendë penale që njehë jurisdikcioni ndërkombëtar -pastrimin etnik pra gjenocidin ndaj civilëve të pafajshem shqiptar! Ai askurr nuk e respektojë parimin e mirënjohur, se drejtësia si shtyllë kryesore e çdo shteti, është bazamenti kryesor për një shoqeri demokratike dhe civilizuese. Konkretisht e kemi fjalën për projketligjin për mbrojtjen e deshmitarëve, apo thenë thjesht për dëshmitarët e mbrojtur.

    Për habi Qeveria e Kosovës, pa asfarë analize të hollësishme, edhe përkundër shumë kontradiktave dalluese, definicioneve të pakuptimta, formulimeve qesharake, i jep përparësi këtij ligji dhe e futë në procedure para Kuvendit të Kosovës.

    Aq, ma tepër në letren përcjellëse ipet edhe një konstatim që fare nuk ekzistonë, ku tenton të arësyetojë qëllimin e këtij ligji. Fjala është të “ hierarkia e normave si në pozicionin vertikal dhe horizontal” (sic)! Apo se “ky ligj është në përputhje me zhvillimet ndërkombëtare në fushen e legjislacionit dhe me të arriturat më bashkohore nga kjo lëmi”! Me qellim i vemë në të dy citimet pikeçuditëset, nga se kemi bindjen se edhe hartuesit por edhe autori i memorandumit përcjellës, fare nuk kanë njohuri me dy kodet e aprovuara , ate të Procedures penale dhe Kodit penal në Kosovë.

    Më përgjegjsi profesionale dhe morale sipas asaj që kemi njohuri të drejtpërsësdrejt në këtë lëmi, por edhe nga përvoja shumëvjeçare, asnjë vend në Evropë, nuk e ka të kodifikuar dhe rregulluar në mënyren ma të përsosur “ vertikalisht dhe horizontalisht” këtë lëmi se sa Kosova me këto dy kode.

    Madje, edhe lëminë që tani kinse e rregullon ky projektligj. Kjo, duhet pranuar si meritë dhe punë e palodhëshme e ekspertëve shqiptarë, profesor të fakultetit juridik dhe ekspert të tjerë shqiptar.

    Pra, nëse ndokush mund të gjejë një shtet në Evropë se ka një ligj të këtillë që “ horizontalisht dhe vertikalisht” e rregllon ma mirë këtë lëmi, se këto dy kode, dhe mund t`ia prezentojë opinionit, të jeni të bindur se publikisht do të kërkoja falje.

    Por, edhe deputetet, qeveria dhe hartuesit e këtij projektligji, duhet ta kuptojnë këtë, koment si qëllim mirë e jo farë konfrontimi i pabazë dhe i paarsyeshem. Duhet verë gishtin në tamth dhe të analizojnë pak ca ma mirë këtë ligj, dhe jam i bindur se secili në këto dispozita të këtij ligji do të zbulojë qëllimin dinak e të rafinuar të Serbisë dhe disa vendeve evropiane, që në një të neserme do të na sjellë pasoja jo vetëm në raportet njeri me tjetrin, por përmes këtij ligji dëshironë të na përplasë në një shoqeri primitive të pacivilizuar, ku ende mbizotëron ligji mbi ligj – hakmarrja e gjakmarrja.

    Në fund të fundit vet titulli e jep kët qëllim, aq ma tepër kur nuk e barazpeshonë dëshmitarin e mbrojtur me të dëmtuarin në aspektin e përgjegjsisë penale, poqëse i dëmtuari eventualisht mund të shpallet i pafajshem.

    Vetëm ky barazpeshim mund të siguronte mbrojtje ligjore për tërë popullin e Kosovës, dhe nuk do të lejonte derivimin si këpurdhat pas shiut të informatorëve të rrejshem. Sepse mundësia e dëshmive të rrejshme të dëshmitarëve të mbrojtur, nga se askund nuk e zberthen se çfarë do të thotë veprim e kërcenimi s e r i o z, është shumë e volitëshme sipas dispozitave të këtij projektligji. Aq ma tepër kur dihet se të dhenat për çdo personë i ka marrë sherbimi sekret i Serbisë.

    Ndërkaq, ajo jo vetëm në të kaluaren , por edhe tani, në vazhdimësi është e interesuar që shqiptaret ti paraqesë para opinionit botëror si popull që nuk njeh ligjet e civilizimit, pra popull primitiv - por doket dhe kanunin! Kur, kësaj ia shtojmë edhe faktin se deshmitarët e mbrojtur, sipas dispozitave të këtij ligji, do të gëzojnë edhe privilegje te caktuara, që në këto kushte për skamnoret shqiptar janë të paimagjinueshme, siç bie fjala sigurimi i ekzistencës materiale për te dhe familjen dhe të gjitha beneficionet e tjera, në vendet e Evropës apo ato ku ai e zgjedh, dhe ruajtja e pasurisë në vendlindje dhe sekreti i përhershem i tij, nuk ngelet asgjë tjetër vetëm të paraqitet në “konkursin që nuk parashehë kushte” për formimin e brigades së dëshmitarëve të mbrojtur.

    Po e marrim vetëm një shembull: përsonat që nuk ishin të pakët, të cilët u inkuadruan në policinë multietnike, që u patë formuar pas Marrëveshjes Hollbruk – Millosheviq në tetor 1998, e që për detyrë e kishin kontrollin e çdo fshati apo lagjeje se kush, kur dhe si hyri në fëshat, apo si sjelli armatimin, e i cili tani jeton diku në Serbi apo edhe në Kosovë, të paraqitet si dëshmitarë i mbrojtur, me të dhenat iskenuara, që kurdoherë ia jep sherbimi sekret serb, mëqë për këto lojëra janë mjeshtër të vërtet- mund të paraqitet në çdo kohë si deshmitarë i mbrojtur në rastet e shumë viktimave të civilëve që i benin serbet, e që tani t`ia mveshin ndonjë shqiptari.

    Për shperblimin që ia jep Qeveria e Kosovës nga taksambledhsit e vet, e shih çudinë në bazë të vendimit të një përsoni, kryetarit të gjykates ( e çdo kund në shtetet e tjera është paraparë që për aprovim të këtij vendimi për këto kategori duhet të vendosi ; kolegji penal, prokurori dhe mbrojtësi i të akuzuarit ), përsona të këtillë, do të ketë më bollëk. Aq ma tepër kur në asnjë dispozitë nuk parashifet përgjegjësia penale për këto veprime të këtyre përsonave të mbrojtur nëse konsiderohen të rrejshme, e ku madje edhe fëmijt përfshihen në këto lojëra!? E imagjinata e fëmijëve dihet!

    Por ajo që është ma kryesore, është fakti se as në Bosnje, as në Kroaci, as në Slloveni apo Sërbi, për krime kundër bashkombasëve të vet askush nuk akuzohet në Hagë, pos shqiptarëve, madje me tentim që kjo të kualifikohet si veper penale kunder njerzimit me baza të hakmarrjës e gjakmarrjes apo ideologjisë partiake. Sa persona të këtillë janë zhdukur në Bosnje, Kroaci, apo në vet Serbinë, por për këto vepra nuk janë akuzuar as në Hagë e as në gjykatat vendore, nga se konsideroheshin si veprime të drejta ndaj atyre që nuk perkrahnin luften e tyre?! Sot këtë po e benë Haga ndaj shqiptarëve, por padyshim se nesër në bazë të këtij projekt ligji do ta bejë Prishtina, Gjilani e Peja apo Prizreni vetëm e vetëm që të diskualifikohet lufta çlirimtare e UÇK-së, dhe të kualifikohet si konflikt i brendëshem civil për hakmarrje e gjakmarrje, që reprodukojnë veprimet e ketilla.

    Prandaj, edhe etapa, e këtyre akuzave në Hagë shkonë deri në tetor 1988 , atëbotë kur edhe Millosheviqi dhe disa krerë të subjekteve shqiptare thoshin se “armëpushim “ po respektohet, e madje duke u thirrur edhe në kontributin e pashoqë policisë multietnike në çarmatosjen “vullnetare të pjestarëve të UÇK-së” dhe hartimin e dëshmive të rrejshme apo të listave siç ishte rasti në Gjakovë e gjetiu, ndaj një kategorie të shqiptarëve në Kosovë , konstatonin se “konflikti” në Kosovë është qetsuar! Përderisa në vendet e Evropës apo edhe disa shtete në Ballkan , dëshmitarët e mbrojtur paraqiten vetëm në luftimin e kontrabandës dhe mafisë, rasti ma i freskët në Serbi, sipas këtij projketligji kjo në Kosovë do të përfshijë tri kategori.

    Pra në rend të parë është vepra kundër Kosovës dhe banorëve të saj, kundër të drejtës ndërkombëtare dhe kriminalitetit të organizuar, që në fakt sipas logjikës së shendosh do të determinohej kështu: të riprodhohet hakmarrja e gjakmarrja ndër shqiptar, pastaj vetvetiu do të lindin akuzimet për krime kundër serbëve dhe në fund ajo ma kryesorja për këtë kategori dëshmishë, kundër kriminalitetit të organizuar.

    Pra, strategji e përsosur. Po që se fillon hakmarrja dhe gjakmarrja përveç dimenzioneve të të këqijave të tjera, do të kontribuonte në iskenime mjaft rezultative në këto dy kategori tjera. Prandaj, nisur nga ligjet në fuqi, që në mënyrë tepër të qart e përfshijnë këtë lëmi, ky projektligj, në asnjë mënyrë nuk duhet të aprovohet. Sëpaku për hirë të stabilitetit politik në Kosovë, që është standard mbi standardet, e jo kjo formë që neser mund të krijojë konfuzion dhe pasiguri totale, përmes këtyre dëshmitarëve të rrejshem, që Serbia i prodhonë në çdo kohë madje edhe me kercenime serioze, nga se ua posedonë dosiet e këtyre dëshmitarëve.

    Pra, mundësi e shkelqyeshme e prodhimit në mënyrë serike dhe skenare të persosura të deshmitarëve të mbrojtur.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prokuroria kërkon që Behluli të shpallet “dëshmitar armiqësor”


    Hagë, 2 shkurt (Kosovapress) Time: 09 : 54

    Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në procesin gjyqësor kundër tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut, dëshmitari Ramadan Behluli është akuzuar nga prokuroria se është duke i ndryshuar deklaratat e tij dhe se ajo ka shikuar kërkimin e shikimit të mundësisë për ta shpallur atë si dëshmitar armiqësor apo jobashkëpunues, ndërsa trupi gjykues ka vendosur që dëshmitari do të merrej edhe më tutje në pyetje para se të vendosej për një gjë të tillë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deshmitari L 10 jep pergjigje te paqarta ne seancen gjyqesore "Limaj dhe te tjeret"
    Lajmi i ores 11:15 AM

    HAGE (4 Shkurt) - Deshmitari i radhes i prokurorise ne seancen gjyqesore te rastit "Limaj dhe te tjeret" ka dhene pergjigje te paqarta dhe sipas qejfeve te tij per t'u ikur pyetjeve te mbrojtjes. Ai gjithashtu ishte konfuz ne disa nga pergjigjet e tij lidhur me faktet rreth nje leter-lirimi te tij kur ai ne njeren nga deshmite e tij te mehershme para hetuesve te Gjykates nuk e kishte permendur se Fatmir Limaj kishte urdheruar per lirimin e tij dhe te tjereve. db/db (Kosovapress/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Prokuroria kërkon që Behluli të shpallet “dëshmitar armiqësor”


    Hagë, 2 shkurt (Kosovapress) Time: 09 : 54

    Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në procesin gjyqësor kundër tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut, dëshmitari Ramadan Behluli është akuzuar nga prokuroria se është duke i ndryshuar deklaratat e tij dhe se ajo ka shikuar kërkimin e shikimit të mundësisë për ta shpallur atë si dëshmitar armiqësor apo jobashkëpunues, ndërsa trupi gjykues ka vendosur që dëshmitari do të merrej edhe më tutje në pyetje para se të vendosej për një gjë të tillë.
    Me ka habit ky njeri , cka i ndryshonte fjalet , ka shku per me mbrojt mos te ndryshon fjalet ne Konferenc apo ne takim me at Amerikanin e keq ka fol ndryshe dhe gjat fjalimit dhe dhenjen e deshmis ndrishoi fjalet , do te thot kesi Qobana vetem cka ja sheh Sherrin se jo qe mbron ndoj gjo..

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Na lajmeroni kur i jep Tv keto seancat e gjyqit..

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari
    nepermes internetit mundesh ta perciellesh ket gjykim ketu:

    http://www.un.org/icty/index-a.html
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Degjova se teten Carla e paska marre malli me e pa bacen kup dhe i paska pas que selam.

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Drini
    Degjova se teten Carla e paska marre malli me e pa bacen kup dhe i paska pas que selam.
    Po valla Drin Kup shimpanza po na shkon ne Hage...

    Jakup Krasniqi shkon në Hagë si dëshmitar

    Jakup Krasniqi do të shkoj në Hagë si dëshmitar i detyruar. Këtë e ka konfirmuar për RTK-në, vet Krasniqi i cili ka theksuar se arsyeja pse nuk po shkon më dëshirë në këtë gjykatë është se nuk dëshiron të jetë dëshmitar kundër bashkëpunëtorëve të vetë.


    Jakup Krasniqi me "pasaporten e Enklaves" se Malisheves do te niset per ne Hage, ku ka mundesi qe nga deshmitari te kaloj ne te dyshuar.

    Veq ta kete te qarte Krasniqi se nuk eshte duke i dhene deklarata radios "Kosova e roberuar," dhe as nuk eshte duke mbajt fjalim ne Parlamentin e Kosoves.

    Le te shpresojme se akoma nuk i ka skaduar afati "pasaportes se Enklaves" se Kupit.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50

    Ku eshte Llapi

    Ku eshte Llapi???

    Ku je o Llapi, pse nuk po na sjelle ketu ne Forum ndonje koment lavderues mbi deshmine katastrofale te baces KUP nga Haga, apo mos ndoshta Carla Del Ponte t'i ka lidhe duarte edhe ty?

    Heshtja jote o Llapi na le per te dyshuar shume. (???)
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

Faqja 15 prej 48 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •