Sylejman Selimi: Adem Jashari, deri në momentin e vrasjes, ka qenë komandant i drejtpërdrejtë i UÇK-s
Sylejman Selimi është ftuar nga ana e Tribunalit të Hagës me të ashtuquajturin “subpoena”, që do të thotë ftesë e detyrueshme që të paraqitet në Tribunal më kërcënim saksionimi në rast se nuk repsketohet. Këtë e konfirmoi vet prokurori që në fillim të seancës gjyqësore të ditës së sotme kur Selimi nisi dëshminë e tij në procesin Limaj dhe të tjerët.
Mbrojtja reagoi për shkak të paraqitjes së dëshmitarit në këtë mënyrë, pa informimin e avokatëve rreth lëshimit të thirjes së detyrueshme. Mbrojtësi i Fatmir Limajt këtë kundërshtim e argumentoi me faktin se Sylejman Selimi ka shprehur gadishmërinë që në Hagë të paraqitet si dëshmitarë mbrojtës. Porkuroria dhe Trupi Gjykues bëri me dije se nuk kanë obligim që palën mbrojtëse të informojë çdo herë rreth ftesave të dëshmitarëve të mundshëm.
Gjatë kësaj séance me pyetje të prokurorisë u kalua në detaje historiku i Sylejman Selimit. Me këtë rast ai tha se konsideron veten ndër anëtarët e parë të UÇK-së, përkatësisht prej momentit kur është lëshuar komunikata e parë e shtabit të përgjithshëm 1994. Ka treguar për sistemin komandues në zonën e Drenicës ku ai ka vepruar si dhe për sulmin ndaj familjes Jasharaj. Siç tha, Adem Jashari që nga fillet e UÇK-s e deri në momentin e vrasjes së tij, ka qenë komandant i drejtpërdrejtë i tërë UÇK-s.
Në fillim të seancës, pasi që i dha shënimet biografike, Sylejman Selimi iu drejtua gjykatës me pyetjen nëse është ftuar që të flet rreth rastit të Llapushnikut apo të dëshmojë kundër tërë ushtrisë Çlirmitare të Kosovës. Gjykatësi i përgjigjet se është thjeshtë dëshmitar dhe se nuk mundet të bëjë kategorizime të këtilla, dhe se ka detyrë që në çdo pyetje të përgjigjet sa më saktësisht. (Gjeraqina Tuhina)
RTK
Krijoni Kontakt