Me 22 korrik, nga presidenti i Shqipėrisė, kompozitorit dhe muzikologut tė njohur Ramadan Sokoli i jepet titulli "Mjeshtėr i madh"
Ramadan Sokoli…
Nėpėr vite, me ankthin pas shpine
Admirina Peēi
Sapo ka mbushur 82 vjeē. E megjithatė mendja i rri ende tek studimet, apo tek ndonjė motiv kėnge. Ėshtė i kėnaqur sepse studimet e kanė gjetur rrugėn e tyre dhe kanė arritur aty ku duhet. Por i ka mbetur dhe njė merak, nė gjithė kėto vite. Kompozimet, krijimtaria e tij e mirėfilltė, i kanė mbetur nė sirtaret e shtėpisė sė tij, tė mbyllura e tė paprekura nga asnjė dorė veē dorės sė tij.
Ai, asnjėherė nuk ka arritur tė kuptojė se pse ėshtė luftuar krijimtaria e tij. Pse tingujt e mrekullueshėm qė u kthyen nė refrene pėr shumė njerėz, nuk mund tė mbanin poshtė tyre, emrin e tij? Pėr vite e vite me radhė profesor Ramadan Sokoli u pėrmend vetėm si muzikolog.
Herė -herė e kritikonin, pse studimet e tij, nuk ishin brenda kuadratit tė "marksizėm-leninizmit". Sidoqoftė ai arriti tė jetė "moskokėēarės", por gjithmonė deri nė atė pikė sa tė mos e dėmtonte veten- "U mėsova tė mos dėshiroj gjėra tė kota, tė cilat e dija shumė mirė qė nuk do t'i arrija dot, edhe pse brenda meje kisha zjarrin e madh tė dėshirave dhe frymėzimeve tė mia.
U mėsova t'i mbaja tė gjitha pėr vete",- thotė profesori, sa herė kujton cungimet dhe rrugėt e mbyllura qė hasi krijimtaria e tij nė vite.
***
Tashmė ka kaluar e gjithė ajo kohė. Njė erė e re do tė fryjė pėr Ramadan Sokolin. Mė 22 korrik, nga presidenti i Republikės, profesorit do t'i akordohet titulli "Mjeshtėr i madh". Nė kėtė ceremoni ėshtė menduar tė gjendet pak hapėsirė pėr tė promovuar edhe pak nga ajo krijimtari e madhe qė dora e tij shkroi nė vite.
Kur ai nis t'i kujtojė, shkon deri larg, nė vitet e para tė jetės sė tij …tek kėnga e parė e kompozuar prej tij. Ishte vetėm 16 vjeē kur nėpėr mend po i lėviznin tingujt e asaj kėnge. E kishte titulluar "Blegėron delja" dhe ajo kėngė shumė shpejt mbeti nė gojėt e atyre qė e kėnduan.
Veē saj profesori kujton dhe disa kėngė tė tjera me frymė popullore "U err nata", "Turtulleshė", "Jelino", "Lulja me erė", "Zanushės", etj.
Tė gjitha kėto kėngė, kėndohen ende sot. Madje shumė prej tyre u bėnė shėmbull i krijimit tė kėngėve tė reja shkodrane nga krijues tė njohur, si Prenk Jakova, Tish Daija, Simon Gjoni, etj.
Nė kėto vite, prof. Sokoli u mor edhe me krijimtari muzikore tė gjinive tė tjera, si koncerte pėr flaut, pėr violinė, pjesė tė shumta pjanistike, balada e rapsodi, pjesė orkestrale, muzikė dhome etj. Ėshtė kjo njė krijimtari qė ka vlera artistike qė edhe sot e kėsaj dite, janė nė repertorin aktiv tė instrumentistėve tanė tė muzikės klasike dhe janė pėrfshirė nė programet mėsimore pėr shkollat e muzikės.
Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e asaj ē'ka ai ka krijuar nė vite. Pjesa tjetėr, qė ėshtė edhe brenga e profesorit, ėshtė krijimtaria e tij qė i ka mbetur nė sirtar. Sepse siē thotė edhe ai vetė -"Njė punė qė dremit sirtareve nuk vlen asgjė".
Tregon se ndoshta do tė kishte shkruar edhe opera, e muzikė baleti, por e dinte se asnjėherė nuk kishin pėr t'u vėnė nė skenė, sikurse edhe shumė krijimtari tė tjera tė tij. Ndėrsa tek ato qė kėndoheshin e luheshin shpesh nga instrumentistėt Ramadan Sokoli nuk pėrmendej si autor i tyre. Dhe e gjithė kjo sepse ndaj tij ishte hapur njė luftė e ēuditshme.
***
Dėshira dhe pasioni pėr muzikėn i kishte lindur qė herėt. Edhe pse prindėrit e tij nuk donin qė ai tė merrej me muzikė, pas mbarimit tė shkollės sė mesme nė Shkodėr ai shkoi me studime nė Firence, ku mbaroi konservatorin, nė degėn e kompozimit.
E me t'u kthyer nė atdhe jeta e tij mori njė rrjedhė tjetėr.
Ndaj tij dhe gjithė familjes u ushtrua njė presion i jashtėzakonshėm. Vetė profesori burgoset e nė atė periudhė tė jetės sė tij-"Gjatė viteve 1946-1950 qė qėndrova i mbyllur nė burg, pata kontakte me disa bartės tė folklorit, pata rastin tė dėgjoj nga bashkėvuajtėsit e mi shumė perla tė pasurisė sonė kombėtare.
Duke rrėmuar nė kujtesėn e tė moshuarve , mė ngacmonte dėshira pėr ta shėnuar atė repertor. E nė kėto rrethana qėmtova mė shumė lėndė tė vyer se sa gjatė eksperimenteve tė mėvonshme nė terren". Kėshtu thotė profesori pėr ato kohė tė vėshtira tė jetės sė tij, tė cilat kushtėzuan edhe vitet e mėpasme. Tashmė ai ishte njė njeri nė vrojtim.
Dhe po nė vrojtim ishte edhe krijimtaria dhe studimet e tij. Nė atė kohė nė njė intervistė dhėnė pėr "Universin" ai thoshte: "Sapo rilexova veprėn "Lavdi ēmendurisė" ( Laus Stultorum). Ndonėse kjo vepėr ėshtė shkruar pesė shekuj mė parė nga Erazmi i Roterdamit, ende tingėllon bashkėkohore, sidomos pėr ne shqiptarė.
Tani nė kėtė moshė tė shtyrė e kam kullotur tėrėsisht livadhin e jetės sime, prandaj dua ta shfrytėzoj mbarė e mirė kėtė riskė qė mė mbetet. Por mė mungon qetėsia dhe kthjelltėsia e nevojshme pėr tė punuar.
Koha qė po pėrjetojmė ėshtė mė gjėmėmadhja e kombit tonė. E si mund tė punosh kthjellėt, kur mbizotėron parimi hegelian "gjithkush kundėr tė gjithėve" ?
E megjithė kėtė lloj jete qė kaloi, profesori i nderuar, diti tė jetė "i urtė". Krijoi e punoi nėn kėtė parim, arriti tė qėndrojė mbi ujė.
***
Edhe pse kanė kaluar plot vite qė nga koha kur profesori kujton parimin hegelian, sėrish me krijimtarinė e tij diēka po ndodh. As ai vetė nuk e kupton. Sikur luftohet, nga dikush a nga diēka, qė ai nuk arrin ta shohė.
Sėrish veprat e tij vihen nė skenė, kėndohen e pėrmenden shpesh, por pak kush e di qė dikur ato nota i ka shkruar Ramadan Sokoli. Por pak a shumė kėshtu ndodh edhe me studimet e tij tė shumta.
Jehona po pėrhapet si duhet vetėm jashtė shtetit.
Nga universitete tė ndryshme tė Evropės apo konferenca dhe simpoziume ndėrkombėtare, profesorit i vijnė shpesh herė ftesa. E kudo ku shkon ai mban kumtesa, paraqet studime mbi traditėn e muzikės shqiptare, mbi folklorin tonė, e gjithēka ka tė bėjė me traditėn. Kėshtu ai ka prezantuar punime e leksione nė Gjermani, Zvicėr, Itali, Greqi, Turqi, Sllovaki, etj. "Kjo ėshtė kėnaqėsia e vetme qė ndiej tani pėr tani. Tė paktėn shoh qė atje puna dhe krijimtaria ime vlerėsohet si duhet".
Krijimtaria, do tė dalė nga sirtarėt
Ai ka vendosur tė nxjerrė disa prej tyre. Janė ca nota qė ai i ka shkruar shumė kohė mė parė. Nė ceremonisė qė do tė zhvillohet me rastin e dhėnies sė ēmimit, do tė interpretohen edhe disa nga krijimet e tij. "Shqipe Zani do tė kėndojė dy kėngė tė cilat unė i kam shkruar kėtu e 50 vjet mė parė,- thotė profresori- Unė nuk pretendoja qė ato tė kishin ende vlerė, sepse kanė kaluar kaq kohė, dhe shijet kanė ndryshuar por kėngėtarja i ka pėlqyer shumė ato kėngė."
Ėshtė menduar qė tė kėndohet, nė atė ceremoni nga njė vogėlushe edhe krijimi i tij i parė "Blegėrima e deles" Po ashtu edhe Ibrahim Madhi do tė luajė njė pjesė pėr violinė nga krijimtaria e prof. Sokolit. Ndėrsa njė pjesė e mirė e krijimtarisė pėr muzikėn klasike do tė promovohet nėpėrmjet dy antologjive pianistike.
Krijoni Kontakt