Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Ramadan Sokoli

    Me 22 korrik, nga presidenti i Shqipėrisė, kompozitorit dhe muzikologut tė njohur Ramadan Sokoli i jepet titulli "Mjeshtėr i madh"

    Ramadan Sokoli…
    Nėpėr vite, me ankthin pas shpine


    Admirina Peēi

    Sapo ka mbushur 82 vjeē. E megjithatė mendja i rri ende tek studimet, apo tek ndonjė motiv kėnge. Ėshtė i kėnaqur sepse studimet e kanė gjetur rrugėn e tyre dhe kanė arritur aty ku duhet. Por i ka mbetur dhe njė merak, nė gjithė kėto vite. Kompozimet, krijimtaria e tij e mirėfilltė, i kanė mbetur nė sirtaret e shtėpisė sė tij, tė mbyllura e tė paprekura nga asnjė dorė veē dorės sė tij.
    Ai, asnjėherė nuk ka arritur tė kuptojė se pse ėshtė luftuar krijimtaria e tij. Pse tingujt e mrekullueshėm qė u kthyen nė refrene pėr shumė njerėz, nuk mund tė mbanin poshtė tyre, emrin e tij? Pėr vite e vite me radhė profesor Ramadan Sokoli u pėrmend vetėm si muzikolog.
    Herė -herė e kritikonin, pse studimet e tij, nuk ishin brenda kuadratit tė "marksizėm-leninizmit". Sidoqoftė ai arriti tė jetė "moskokėēarės", por gjithmonė deri nė atė pikė sa tė mos e dėmtonte veten- "U mėsova tė mos dėshiroj gjėra tė kota, tė cilat e dija shumė mirė qė nuk do t'i arrija dot, edhe pse brenda meje kisha zjarrin e madh tė dėshirave dhe frymėzimeve tė mia.
    U mėsova t'i mbaja tė gjitha pėr vete",- thotė profesori, sa herė kujton cungimet dhe rrugėt e mbyllura qė hasi krijimtaria e tij nė vite.

    ***

    Tashmė ka kaluar e gjithė ajo kohė. Njė erė e re do tė fryjė pėr Ramadan Sokolin. Mė 22 korrik, nga presidenti i Republikės, profesorit do t'i akordohet titulli "Mjeshtėr i madh". Nė kėtė ceremoni ėshtė menduar tė gjendet pak hapėsirė pėr tė promovuar edhe pak nga ajo krijimtari e madhe qė dora e tij shkroi nė vite.
    Kur ai nis t'i kujtojė, shkon deri larg, nė vitet e para tė jetės sė tij …tek kėnga e parė e kompozuar prej tij. Ishte vetėm 16 vjeē kur nėpėr mend po i lėviznin tingujt e asaj kėnge. E kishte titulluar "Blegėron delja" dhe ajo kėngė shumė shpejt mbeti nė gojėt e atyre qė e kėnduan.
    Veē saj profesori kujton dhe disa kėngė tė tjera me frymė popullore "U err nata", "Turtulleshė", "Jelino", "Lulja me erė", "Zanushės", etj.
    Tė gjitha kėto kėngė, kėndohen ende sot. Madje shumė prej tyre u bėnė shėmbull i krijimit tė kėngėve tė reja shkodrane nga krijues tė njohur, si Prenk Jakova, Tish Daija, Simon Gjoni, etj.
    Nė kėto vite, prof. Sokoli u mor edhe me krijimtari muzikore tė gjinive tė tjera, si koncerte pėr flaut, pėr violinė, pjesė tė shumta pjanistike, balada e rapsodi, pjesė orkestrale, muzikė dhome etj. Ėshtė kjo njė krijimtari qė ka vlera artistike qė edhe sot e kėsaj dite, janė nė repertorin aktiv tė instrumentistėve tanė tė muzikės klasike dhe janė pėrfshirė nė programet mėsimore pėr shkollat e muzikės.
    Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e asaj ē'ka ai ka krijuar nė vite. Pjesa tjetėr, qė ėshtė edhe brenga e profesorit, ėshtė krijimtaria e tij qė i ka mbetur nė sirtar. Sepse siē thotė edhe ai vetė -"Njė punė qė dremit sirtareve nuk vlen asgjė".
    Tregon se ndoshta do tė kishte shkruar edhe opera, e muzikė baleti, por e dinte se asnjėherė nuk kishin pėr t'u vėnė nė skenė, sikurse edhe shumė krijimtari tė tjera tė tij. Ndėrsa tek ato qė kėndoheshin e luheshin shpesh nga instrumentistėt Ramadan Sokoli nuk pėrmendej si autor i tyre. Dhe e gjithė kjo sepse ndaj tij ishte hapur njė luftė e ēuditshme.

    ***

    Dėshira dhe pasioni pėr muzikėn i kishte lindur qė herėt. Edhe pse prindėrit e tij nuk donin qė ai tė merrej me muzikė, pas mbarimit tė shkollės sė mesme nė Shkodėr ai shkoi me studime nė Firence, ku mbaroi konservatorin, nė degėn e kompozimit.
    E me t'u kthyer nė atdhe jeta e tij mori njė rrjedhė tjetėr.
    Ndaj tij dhe gjithė familjes u ushtrua njė presion i jashtėzakonshėm. Vetė profesori burgoset e nė atė periudhė tė jetės sė tij-"Gjatė viteve 1946-1950 qė qėndrova i mbyllur nė burg, pata kontakte me disa bartės tė folklorit, pata rastin tė dėgjoj nga bashkėvuajtėsit e mi shumė perla tė pasurisė sonė kombėtare.
    Duke rrėmuar nė kujtesėn e tė moshuarve , mė ngacmonte dėshira pėr ta shėnuar atė repertor. E nė kėto rrethana qėmtova mė shumė lėndė tė vyer se sa gjatė eksperimenteve tė mėvonshme nė terren". Kėshtu thotė profesori pėr ato kohė tė vėshtira tė jetės sė tij, tė cilat kushtėzuan edhe vitet e mėpasme. Tashmė ai ishte njė njeri nė vrojtim.
    Dhe po nė vrojtim ishte edhe krijimtaria dhe studimet e tij. Nė atė kohė nė njė intervistė dhėnė pėr "Universin" ai thoshte: "Sapo rilexova veprėn "Lavdi ēmendurisė" ( Laus Stultorum). Ndonėse kjo vepėr ėshtė shkruar pesė shekuj mė parė nga Erazmi i Roterdamit, ende tingėllon bashkėkohore, sidomos pėr ne shqiptarė.
    Tani nė kėtė moshė tė shtyrė e kam kullotur tėrėsisht livadhin e jetės sime, prandaj dua ta shfrytėzoj mbarė e mirė kėtė riskė qė mė mbetet. Por mė mungon qetėsia dhe kthjelltėsia e nevojshme pėr tė punuar.
    Koha qė po pėrjetojmė ėshtė mė gjėmėmadhja e kombit tonė. E si mund tė punosh kthjellėt, kur mbizotėron parimi hegelian "gjithkush kundėr tė gjithėve" ?
    E megjithė kėtė lloj jete qė kaloi, profesori i nderuar, diti tė jetė "i urtė". Krijoi e punoi nėn kėtė parim, arriti tė qėndrojė mbi ujė.

    ***

    Edhe pse kanė kaluar plot vite qė nga koha kur profesori kujton parimin hegelian, sėrish me krijimtarinė e tij diēka po ndodh. As ai vetė nuk e kupton. Sikur luftohet, nga dikush a nga diēka, qė ai nuk arrin ta shohė.
    Sėrish veprat e tij vihen nė skenė, kėndohen e pėrmenden shpesh, por pak kush e di qė dikur ato nota i ka shkruar Ramadan Sokoli. Por pak a shumė kėshtu ndodh edhe me studimet e tij tė shumta.
    Jehona po pėrhapet si duhet vetėm jashtė shtetit.
    Nga universitete tė ndryshme tė Evropės apo konferenca dhe simpoziume ndėrkombėtare, profesorit i vijnė shpesh herė ftesa. E kudo ku shkon ai mban kumtesa, paraqet studime mbi traditėn e muzikės shqiptare, mbi folklorin tonė, e gjithēka ka tė bėjė me traditėn. Kėshtu ai ka prezantuar punime e leksione nė Gjermani, Zvicėr, Itali, Greqi, Turqi, Sllovaki, etj. "Kjo ėshtė kėnaqėsia e vetme qė ndiej tani pėr tani. Tė paktėn shoh qė atje puna dhe krijimtaria ime vlerėsohet si duhet".

    Krijimtaria, do tė dalė nga sirtarėt
    Ai ka vendosur tė nxjerrė disa prej tyre. Janė ca nota qė ai i ka shkruar shumė kohė mė parė. Nė ceremonisė qė do tė zhvillohet me rastin e dhėnies sė ēmimit, do tė interpretohen edhe disa nga krijimet e tij. "Shqipe Zani do tė kėndojė dy kėngė tė cilat unė i kam shkruar kėtu e 50 vjet mė parė,- thotė profresori- Unė nuk pretendoja qė ato tė kishin ende vlerė, sepse kanė kaluar kaq kohė, dhe shijet kanė ndryshuar por kėngėtarja i ka pėlqyer shumė ato kėngė."
    Ėshtė menduar qė tė kėndohet, nė atė ceremoni nga njė vogėlushe edhe krijimi i tij i parė "Blegėrima e deles" Po ashtu edhe Ibrahim Madhi do tė luajė njė pjesė pėr violinė nga krijimtaria e prof. Sokolit. Ndėrsa njė pjesė e mirė e krijimtarisė pėr muzikėn klasike do tė promovohet nėpėrmjet dy antologjive pianistike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 18:54

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    73
    Postime
    2,799
    Brari,
    Prof. Ramadan Sokoli, ėshtė studjuesi mė i shquar i Folklorit Shqiptar, qė kam fatin t'a kem mik personal. Kalova me prof. Ramadanin njė 10 ditėsh nė Festivalin e I-rė Internacional Euro Mesdhetar qė u mbajt nė vitin 2000 tek Arbėreshėt e Italisė, dhe ndjeva sesa kompetent ishte ai Personalitet i shquar i kombit tonė. Nė atė festival prof. Ramadan Sokoli befasoi specialistėt mė tė shquar tė folklorit Mesdhetar, sepse ishte nė gjėndje tė jepte vlerat e artit tonė dhe tė artit tė tyre me saktėsi prej shkencėtari.
    Rezervoj tė drejtėn qė tė postoj pėr FORUMIN edhe nė aspektin njezor tė kėtij Mjeshtri tė Madh - HUMORIN e tij qė pėr mua mbetet HUMORI MĖ I MADH I JETUAR!!!
    Atė ngjarje do ta shkruaj mirė e mirė, "do ta qėndis" siē ka ndodhur faktikisht nė tetorin e viti 1996 nė Sesionin Ndėrkombėtar tė mbajtur nė mjediset e Hotel "TIRANA" ME SHUMĖ kRYETARĖ BASHKISHĖ dhe ku prof. Ramdani gjėndet rastėsisht midis tyre!
    Agimi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,306
    Postimet nė Bllog
    4
    Lamtumire muzikologut Ramadan Sokoli

    E Merkure, 12 Mars 2008

    U shua edhe nje prej tyre. Dje iu dha lamtumira muzikologut Ramadan Sokoli, qe dekada te tera te jetes se tij ja kushtoi shpirtit te popullit shqiptar, muzikes folklorike. Te aferm, kolege, miq, personalitete te kultures, u perkulen dje para trupit te pajete te Sokolit, qe u nda nga jeta ne moshen 88-vjecare, duke lene pas gjurme te pashlyeshme me studimet e tij. Jo rralle eshte pagezuar si "kolos i etnomuzikologjise shqiptare", me prejardhje nga nje prej familjeve qytetare shkodrane. Osman Xhatufa, autori i librit per Ramadan Sokolin, tha se s'e ka aspak te lehte te flas ne nje dite si kjo, kur duhet t'i jape lamtumiren. E megjithate, shprehet: "Ne librin tim kam pershkruar gjithe jeten dhe krijimtarine e tij. Ramadan Sokoli eshte nje nder figurat e shquara te kultures kombetare shqiptare, ai ka nje fushe te gjere veprimtarie, e cila perfshin ate pedagogjike, krijimtarine muzikore dhe ne fushen e etnomuzikologjise, qe merret me studimin e traditave tona etnokulturore". Ne krijimtarine muzikore, Ramadan Sokoli ka shkruar kenge per femije, te rritur, pjese instrumentale, por nuk mberriti te vepra te gjinive te medha si opera apo simfonia. Ai ka lene kenge te bukura qe, ndonese kane kaluar 6 dekada, ato kendohen edhe sot. Si "Lulja me ere", e cila ne periudhen e luftes ne Kosove i eshte nderruar teksi ne patriotik, "Zanusha", "Turtullesha", ka shkruar shume romanca dhe vepra pa fund instrumentale. Xhatufa thekson: "Edhe degjuesi me i zakonshem i kupton kur ndesh kenget e tij qe gjendet brenda hapesires shqiptare, sepse njekohesisht ishte studiues i folklorit muzikor shqiptar. Gjithe veprimtarine e tij, ai e bazonte ne traditen popullore". Nje pjese e mire e krijimeve te tij jane botuar, e nje pjese tjeter kane mbetur si relikte.

    KJ



    Lamtumirė Ramadan Sokoli!

    Etnomuzikologut tė njohur shqiptar Ramadan Sokolit, i ndarė nga jeta mbrėmjen e sė hėnės, dje i ėshtė dhėnė lamtumira e fundit, nga miqtė, tė afėrmit dhe dashamirėsit e artit tė tij.

    Nė njė ceremoni tė organizuar nga familja dhe Ministria e Kulturės nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar dje i janė bėrė homazhet e nderimit. Profesor Ramadan Sokoli ėshtė i njohur si njė nga figurat e shquara tė kulturės shqiptare dhe fushės sė studimeve. Miku i tij, i cili i kushtoi dhe veprėn e fundit, Osman Xhatufa tregon se, kohėt e fundit Sokoli nuk shkruante mė. “E kam takuar kohėt e fundit dhe nuk ėshtė se punonte. Ishte i sėmurė kėto kohė dhe nuk mund tė shkruante. Ai kishte nostalgji tė madhe pėr kombin e tij dhe e kujtonte vazhdimisht. Madje, veprat e tij, ato tė pabotuarat kanė ngelur si relike nė shtėpinė e tij, por dua tė theksoi se pjesėn mė tė madhe, tė veprave tė tij Sokoli i botoi vitet e fundit, vitet e demokracisė. Kėto vite ai shkroi njė vepėr enciklopedike pėr gjashtėmbėdhjetė shekuj, nė tė cilėn pėrfshihen qė nga shekulli IV ku janė zbuluar shumė autorė, deri te Fan Noli e Jan Kukuzeli. Gjithashtu vlen tė thuhet se Ramadani nė fushėn e kėngės ka lėnė kėngė tė bukura, megjithėse kanė kaluar gjashtė dekada. Ka shkruar shumė romanca dhe vepra instrumentale”, shprehet Xhatufa. Artisti i njohur ndėrroi jetė nė moshėn 88-vjeēare. Sokoli, njihet nė botėn artistike shqiptare si themelues i muzikologjisė shqiptare, si kompozitor albanolog, folklorist, historian dhe estet i historisė sė artit e kulturės shqiptare. Ai ėshtė pinjolli i fundit i shquar nė linjėn mashkullore i familjes tė vjetėr qytetare e tepėr tė njohur aristokrate shkodrane, Sokoli. Ajo ē’ka tė befason mė shumė me statusin e tij personal ėshtė historia e titullit tė tij, Profesor. Me emrin e Ramadan Sokolit ėshtė e lidhur historia e muzikologjisė shqiptare, vepra e tij shėnon fillimin e kėsaj disipline shkencore nė Shqipėri. Nga ky studiues kemi studimet e para, qė shtruan linjat nga nisi pastaj puna pėr studimet shqiptare. Ramadani u lind nė Shkodėr me 1920, pas shkollimit nė vendlindje vazhdon studimet e larta nė Padova, Itali, universitetin e famshėm ku studion pėr muzikė, moment me rėndėsi pse profilizohet e ardhmja e tij. Por rrjedhat e fatit i sjellin ndryshime tė mėdha nė rrugėn e tij si studiues.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-03-2008 mė 00:47

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,306
    Postimet nė Bllog
    4
    Ramadan Sokoli, muzikologu i parė shqiptar i patejkalueshėm

    Prof. dr. Rexhep MUNISHI*

    Pėr njerėzit qė kanė dhėnė kontribut tė veēantė dhe rezultate tė shėnuara nė fusha tė caktuara shkencore nuk mjaftohet sė shkruari. Punėt e tyre bėhen objekt hulumtimi e studimi nė forma tė ndryshme. Njė personalitet i rendit tė parė tė shkencave albanologjike pa dyshim ishte Ramadan Sokoli. Nga vitet gjashtėdhjetė (nė kohėn kur isha student i Akademisė sė Muzikės nė Beograd) isha njohur dhe i kisha konsultuar dy vepra tė Ramadan Sokolit: “Folklori muzikor shqiptar” dhe “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, mė pas gradualisht vazhdova tė njihesha edhe me tėrė veprimtarinė tjetėr tė tij. Por takimi ynė i parė fizik ndodhi nė Tiranė, nė shtator tė vitit 1995, nė banesėn e tij tė “famshme” “bodrumin-muze”. Unė kisha shkuar si anėtar i Jurisė sė Festivalit Folklorik Kombėtar qė atė vit u mbajt nė Berat. Nga ai takim, lidhjet tona u bėnė shumė tė afėrta si profesionale e po ashtu edhe miqėsore. Biografia e Ramadan Sokolit ėshtė portretizuar (e bartur nga shkruesi nė shkrues) me dhjetėra herė nė shkrime tė veēanta, prezantime dhe sė fundi u bė edhe njė monografi e veēantė kushtuar jetės dhe veprės sė tij. Prandaj, me pak fjalė, mund tė themi se pati njė jetė jo shumė favorizuese, jo shumė tė rehatshme, por mbi ato rrethana qė iu krijuan bėri punė tė mėdha. Me njė fjalė, njė njeri i pazakonshėm pėr nga durimi dhe pėrgjegjėsia pėr punėn qė e ka bėrė dhe qė e bėri deri nė ēastet e fundit tė jetės. Me kėtė rast bėjmė njė njohuri tė shkurtėr tė biografisė sė R. Sokolit. U lind mė 14 qershor 1920 nė Shkodėr. I takon njė familjeje tė pasur po gjithnjė patriotike nga brezi nė brez. Ėshtė nip i gjeneralit legjendar tė Lidhjes sė Prizrenit, Hodo Sokolit. Familja e tij sikur ishte pėrbetuar qė tė mos i rrinte asnjė regjimi tė qetė. Nė moshė ende tė njomė nisi tė luajė nė instrumente muzikore, kurse nga mosha 16-17-vjeēare edhe tė kompozojė kėngė tė frymės popullore. Qė nė rininė e hershme tė Ramadanit, familjen e tij e internojnė nė Itali dhe atje nga viti 1940-1943 nė Firence studion pėr kompozicion e flaut. Regjimi socialist aspak nuk vjen i mirė pėr familjen Sokoli. Ia burgosin vėllezėrit, por e burgosin edhe vetė Ramadanin nė vitet 1946-1950. Gjatė qėndrimit nė burg kishte fituar pėrvojė tė madhe jetėsore. Aty kishte njohur njerėz tė shtresave tė ndryshme dhe kishte marrė edhe njohuri pėr kulturėn popullore. Pas daljes nga burgu, jeta e Ramadan Sokolit nė Shqipėrinė e re socialiste do tė jetė e kufizuar dhe nė ato rrethana qė do t’i krijohen me tėrė qenien e tij shpirtėrore e fizike iu pėrkushtua punės e vetėm punės. Njohuritė qė i kishte marrė pėr muzikė nė Itali, si dhe interesimi shumė i madh pėr tė mėsuar edhe mė shumė nga tė gjitha fushat e muzikės dhe tė dijes nė pėrgjithėsi, e orientojnė nė rrugėn e marrjes me hulumtime e studime tė trashėgimisė etnokulturore. Nė vitin 1952 nga Shkodra vjen nė Tiranė, ku do ta kalojė jetėn e tij tė bujshme. Nė dy-tre vende ku punėsohet e pushojnė nga puna pa arsyetime konkrete. Mė nė fund bėhet mėsimdhėnės nė liceun artistik “Jordan Misja” ku intensifikohen interesimi dhe angazhimi pėr tėrė pasurinė etnomuzikore shqiptare. Mė pas jep mėsim edhe nė Institutin e Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve), duke ligjėruar disa lėndė e nė veēanti folklorin muzikor dhe flautin. Njė jetė e kaluar nė njė sistem totalitar, ku e kishte tė kufizuar ēdo lėvizje, ėshtė pėr habi se si arrin qė ky njeri tė merret me tėrė ato punė hulumtuese e studimore. Brenda kėtyre pak rreshtave tė biografisė sė tij gjenden rreth njė mijė njėsi bibliografike, krijime muzikore, shkrime, studime, monografi, dhjetėra e dhjetėra pjesėmarrje nė tribuna, sesione, kongrese shkencore nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe nėpėr qendra tė ndryshme europiane. Qė nė fillim duhet tė themi se R. Sokoli me punėn e tij nė fushėn e shkencave muzikore, nė veēanti nė etnomuzikologji, ka vėnė veten nė radhėn e emrave etnomuzikologė europianė qė afirmuan vlerat e tyre nacionale etnomuzikore, siē ishin, bie fjala: Cjetko Rihtman nga Bosnja, Vinko Zhganec nga Kroacia, Stojan Gjugjeve bullgar, Zivko Firfov maqedonas, Zmaga Kumer nė Slloveni ose Claudie Marcel du Bois, franceze, etj. Dhe tani jemi shumė tė sigurt se pėr tėrė botėn intelektuale shqiptare dhe ata qė kanė shfaqur interesime pėr kulturėn dhe shkencat albanologjike emri i Ramadan Sokolit ėshtė bėrė sinonim i arritjeve shkencore nė fushėn e studimeve muzikore shqiptare. Deri nė vitet nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, si ēdo gjė nė Shqipėri, edhe puna e R. Sokolit po edhe vetė personaliteti i tij ishin nėn hije me kufizime natyrash tė ndryshme. Tani, pas 16-17 vitesh, qė kur nė revistėn “Fjala” pata shkruar nė disa vazhdime mbi veprimtarinė shkencore tė R. Sokolit dhe po ato shkrime mė pas u botuan nė disa vazhdime nė gazetėn “Rilindja” qė atėherė dilte nė Tiranė, sikur ndiej njė krenari qė iniciova aktualizimin e personalitetit dhe tė veprimtarisė sė tij. Shpėrthyen interesimet pėr tė, nisėn ta ftojnė nė manifestime kulturore, tė shkruajnė pėr tė, po ajo qė ėshtė mė me rėndėsi u intensifikua jashtėzakonisht veprimtaria e tij profesionale e shkencore. Pasuan shumė shkrime, libra, u trajtuan shumė tema, shumė probleme tė kulturės sonė jo vetėm muzikore, por nė pėrgjithėsi albanologjike. Ėshtė shumė korrekte nga kolegėt etnomuzikologė shqiptarė, tė cilėt nė ēfarėdo rasti nuk ngurrojnė ta shėnojnė faktin se me R. Sokolin nis etnomuzikologjia shqiptare. Nė vijim shkėpusim disa mendime tė sinqerta tė shprehura nga etnomuzikologė aktualė, pasardhės tė tij. Pėr tė, Vasil Tole, kompozitor e etnomuzikolog, shkruan: “Deri nė botimet e para tė prof. Sokolit rreth viteve ’50, etnomuzikologjia shqiptare nuk ekzistonte. Ndėr gjithė opusin e tij krijues, punimet nė folklorin muzikor e pėrkatėsisht nė etnomuzikologji zėnė kryet e vendit, vepra tė cilat janė ndėr tė tjera edhe punimet themeluese tė etnomuzikologjisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė njė lloj kuptimi, i gjithė kontributi etnomuzikologjik i prof. Sokolit ėshtė si njė enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit tė fenomenit tė folklorit muzikor shqiptar nė kohė dhe hapėsirė shumė tė gjerė. Kėtė e konstatojnė studiuesit, muziktarėt, studentėt dhe nxėnėsit e muzikės, pėr tė cilėt ai orientoi dhe futi nė strukturėn e shkollės qysh nė vitet ‘ 50”. Ngjashėm shprehet edhe studiuesi e kompozitori i njohur shqiptar Sokol Shupo: “Ndėrkaq, aktiviteti i R. Sokolit shtrihet nė tė gjithė spektrin e kėrkimeve folklorike. Ai merr pjesė nė ekspeditat folkloristike tė veēanta dhe tė pėrbashkėta me tė huaj (ekspedita shqiptaro-gjermane nė vitin 1957 dhe eskpedita shqiptaro-rumune nė vitin 1958), boton njė sasi shumė tė madhe materialesh e studimesh folklorike (qindra artikuj dhe 16 libra - tani numri i librave ėshtė mė i madh - vėrejtje, R.M.) dhe aktivizohet intensivisht nė jetėn kulturore shqiptare, sidomos pas vitit 1982. Puna e tij ka patur mjaft jehonė edhe nė botė dhe ėshtė vlerėsuar shumė pozitivisht... Kontributi i R. Sokolit nė zhvillimin e etnomuzikologjisė shqiptare ėshtė shumė i madh....sepse botimet e tij tė shumta influencuan dukshėm nė rritjen e sensibilitetit dhe tė formimit tė etnomuzikologėve tė shkolluar vetėm nė Shqipėri. Fjala ėshtė pėr botimet, (R. M.), tė cilat ishin njė lloj Bible pėr kėtė profesion. Sė treti, sepse nė krijuesit shqiptarė njohja e sistemuar e lėndės folklorike shqiptare krijo premise reale pėr t’u shprehur me njė gjuhė tė pasur nė element shqiptar. Ne kėtu shtojmė se nuk ėshtė vetėm fakti i tė parit qė nisi etnomuzikologjinė ose lėnda folklorike ose kontributi arsimor qė kėtė personalitet e bėjnė tė shquar. Kėto janė vetėm ndihmesa pėr tė hapur njė rrugė tė karrierės sė pasur tė tij nė fushėn e studimeve tė muzikės. Hulumtimet dhe studimet e tij nė fushėn e muzikės i shtriu gjerė e thellė nė tėrė kompleksitetin qė pėrfshin muzika nė jetėn e njeriut. R. Sokoli pėr objekt studimi e bėri kėngėn, vallen dhe veglėn muzikore me tėrė spektrin qė pėrfshijnė brendapėrbrenda kėto tre aktivitete tė kulturės shpirtėrore e materiale tė njeriut nė kohė e hapėsirė. Tė gjitha kėto nuk i bėri shkel e shko dhe nuk i bėri sa pėr t’i bėrė, por bėri punė shumė serioze tė qėndrueshme e rezistuese pėr cilėndo kohė dhe ēfarėdo “trendi” modern tė studimeve shkencore. Qė nė fillimet e viteve ‘50 tė shek. tė kaluar zgjohet interesimi (i cili nuk pushon nė asnjė ēast deri sot) pėr ta njohur sa mė afėr e mė mirė pasurinė etnomuzikore shqiptare. Lėndėn qė e siguron nis po ashtu herėt ta bėjė objekt studimi. Nė opusin e tij studimor nuk ka mbetur gjini, lloj e as mėnyrė kėndimi pa e hulumtuar e studiuar me shumė profesionalizėm. Me pėrkushtim shumė serioz ka bėrė studimet pėr ninullat, pėr kėngėt e buta (kėngė lirike tė dashurisė qė i kėndojnė burrat), kėngėt epike, kėngėt humoristike, vajtimet, kėngėt pėrmajekrahu (malėsorēe), kėngėt patriotike, kėngėt rituale e shumė e shumė tė tjera. Ėshtė hulumtuesi e studiuesi i parė shqiptar qė me kompetencė shkencore bėn studimin e polifonisė shqiptare, ku pėrveē pėrkufizimeve hapėsinore tė kėsaj mėnyre kėndimi argumentueshėm hyn nė gjenezėn e saj, nė tipat dhe nė analizėn melopoetike tė kėtij kėndimi tė jashtėzakonshėm e tė veēantė shqiptar. Pasurinė e veglave muzikore popullore shqiptare bota shqiptare, po edhe ajo e huaj, e njohu pėrmes studimeve tė R. Sokolit. Nė metodologji dhe duke i konsultuar organologėt e njohur botėrorė, siē ishin: Kurt Sachs, Andre Chaefner, Hornbostel e tė tjerė. R. Sokoli arriti qė organologjinė shqiptare ta ngrejė nė nivelin e studimeve europiane. Ai i grupoi ato sipas kritereve organologjike profesionale, hyri nė prejardhjen e tyre, kohėzgjatjen e praktikimit, shtrirjen nė hapėsirat shqiptare, ergologjinė, rolin dhe funksionin sociokulturor tė secilės vegėl veē e veē dhe nė formacione. Krijoi njė muze tė vogėl sa ishte profesor i lėndės sė folklorit nė Liceun Artistik. Shkroi librin e parė mbi veglat muzikore popullore, kurse tė ripunuar e botuan bashkėrisht me organologun Pirro Miso, libėr i cili vitin qė shkoi doli edhe nė gjuhėn italiane. Lėndėn e muzikės vokale ose tė tė kėnduarit studiuesi e vė nė sistemin e analizės. Kėsaj ēėshtjeje Sokoli i qaset nga metodologjitė e etnomuzikologėve tė tjerė europianė e nė veēanti nė modele tė Bela Bartokut, Konstantin Brailout, Zoltan Kodali, Stojan Djudjev etj., natyrisht duke ofruar terminologji qė korrespondojnė me gjuhėn shqipe dhe duke i parė mė funksionale e mė adapte. Pra, pėr disa komponentė morfologjikė tė kėngėve popullore, R. Sokoli krijoi emėrtime vetjake qė kuptimėsojnė elementin pėr tė cilin bėhet fjalė. Tani kur studiuesi i veprės sė Ramadan Sokolit sheh shtrirjen e tij nė vlera tė ndryshme tė pasurisė sė folklorit muzikor shqiptar, doemos duhet ta rendisė ndėr studiues tė suksesshėm tė etnomuzikologjisė, etnoorganologjisė dhe etnokoreologjisė. Ramadan Sokoli me lehtėsi i konstaton dukuritė, mėnyrat e tė kėnduarit, vallet popullore, veglat muzikore, ua pėrcakton shtrirjen nė hapėsirat shqiptare, me argumente shkencore shtron ēėshtjen e pėrkatėsisė, ai vėren lidhjen e tyre me jetėn kulturore tė mjedisit ku ajo praktikohej dikur e sot. Nė planin analitik, ėshtė studiuesi i parė dhe i patejkalueshėm qė i vė bazat e pėrkufizimeve teorike tė komponentėve morfologjikė pėr kėngėn, vallen ose melodinė instrumentale, qė pėrcaktojnė karakteristikat e sistemit tė tėrėsishėm muzikor shqiptar.

    *-Etnomuzikolog

    Albania
    15 Mars 2008

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,306
    Postimet nė Bllog
    4
    Ramadan Sokoli, studiuesi qė shqipėroi shekujt

    Nga Ilir Seci

    Me emrin e Ramadan Sokolit ėshtė e lidhur historia e muzikologjisė shqiptare, vepra e tij shėnon fillimin e kėsaj disipline shkencore nė Shqipėri nga ky studiues kemi studimet e para qė shtruan linjat nga nisi pastaj puna pėr studimet shqiptare.

    Profesor Ramadan Sokoli vjen prej njėrės nga nga familjet me tė njohura tė tradites dhe qytetarisė shkodrane e shqiptare, atė tė Sokolėve qė gėzon njė emėr tė shquar nė historinė tonė kombėtare, kujtojmė figurėn e Hodo Pashė Sokolit, mbrojtėsit legjendar tė Hotit e Grudės, trojeve shqiptare nė Mal tė Zi.

    Ramadani u lind nė Shkodėr me 1920, pas shkollimit nė vendlindje vazhdon studimet e larta nė Padova Itali, Universitetin e famshėm ku studion pėr muzikė, moment me rėndėsi pse profilizohet e ardhmja e tij. Por rrjedhat e fatit i sjellin ndryshime tė mėdha nė rrugėn e tij si studiues. Lufta e Dytė Botėrore nuk kish si tė linte jashtė familjen e Sokolėve. Dy vėllezėrit e tij ishin pjesmarrės aktivė nė radhėt e forcave nacionaliste, Ibrahim Sokoli dhe Hodo Sokoli, njihen si legalistė e nacionalistė, qė i vunė pushkėn pushtuesve italianė e gjermanė. Me vendosjen e regjimit komunist tė tre vėllezėrit, Ibrahimi, Hodoja, Ramadani, arrestohen dhe dėnohen me burgim tė gjatė duke njohur tortura e vuajtje tė rėnda. Ramadani arrestohet dhe dėnohet pa asnjė akuzė vetėm si vėllai i Ibrahimit e Hodos!?

    Miku i ngushtė i Ramadanit, poeti dhe studiuesi tė ardhme tė shkėlqyer, Qemal Draēini, vdes nė rrethana tė dyshimta nė burg, versioni zyrtar ishte "vetėvrasje me helmim!". Pothuajse tė gjithė miqtė e tij janė burgosur kėsokohe dhe do tė ishte miku i tij i vjetėr Llazar Siliqi qė pas dhjetė vjetėsh do e nxirrte nga gulagėt e Hoxhės duke shfrytėzuar nevojėn e regjimit pėr njerėz tė kualifikuar nė fushėn e studimeve muzikore.

    Por edhe kėshtu zinxhiri i vuajtjeve tė Ramadan Sokolit nuk mbaronte, do tė studionte, me kushte, do shkruante me kushte, do krijonte por pa emėr,si anonim pasi "Partia e dinte kush ishte!"... Falė punės sė tij Ramadan Sokoli bėhet themeluesi i muzikologjisė shqiptare nėpėrmjet veprave "Folklori muzikor shqiptar (Morfologjia)", "Veglat muzikore tė popullit shqiptar", "Vallet dhe muzika e tė parėve tanė", "Figura tė ndritura", "Gjurmime folklorike", "Kėngėt patriotike", etj.

    Pėrveē kėtyre vėllimeve ka botuar njė numėr tė madh artikujsh studimorė rreth degėve tė ndrvshme etnokulturore, gjithashtu ka mbajtur shumė ligjėrata radiofonike krahas dokumentarėve televizivė. Ka drejtuar ekspeditat e para etnomuzikologjike nė Shqipėri. Ndihmesė tė vyer ka dhėnė edhe si studiues folklorit letrar sidomos rreth ninullave, kėngėve tė shpotisė, kėngėve popullore per dashurisė, vajtimeve, gjėmave dhe elegjive mortore, rreth dramaturgjisė popullore. Lėmia mė e rėndėsishme e veprimtarisė sė Ramadan Sokolit mbetet ajo e etnokulturės shqiptare qė nga lashtėsia ilire e te ajo arbėrore deri nė kohėt mė tė afėrme.

    Prof. Sokoli ka bėrė njė punė tė vyer nė kėtė lėmi duke shkundur pluhurin e harresės nga epoka tė tėra, studime si: "Figura e Skėnderbeut nė muzikė” janė tė rralla, po ashtu ky studiues ka zbuluar mė shume se 40 personalitete shqiptare nga fushat e dijes e artit duke argumentuar shqiptarėsinė e tyre. Hulumtimet e Ramadan Sokolit janė shtigje te ēelura pėr sė pari dhe shquhen pėr thellėsinė dhe gjerėsimė e njohurive si dhe seriozitetin e gjykimit shkencor. Pėr shumė kohė ka punuar si arsimtar duke hartuar programe e tekste mėsimore si dhe duke kompozuar repertor tė pasur pėr edukimin e gjeneratės sė re tė muziktarėve.

    Theksojmė me kėtė rast se brezi i parė i flautistėve shqiptarė janė nxėnės tė Ramadan Sokolit. Nė fushėn e krijimtarisė shquhet si kompozitor, ėshtė autor i shumė veprave vokale e instrumentale, muzikės sė dhomės, kėngėve, etj.


    Shqipėrimi i shekujve

    "Dy fjalė: "Njih vetveten!". Vetėm kėto dy fjalė kuptimplota i kish gdhendur dikush nė ballin e hyrjes sė njė tempulli famėmadh tė lashtėsisė. Njih vetveten! Kjo porosi e menēur mbetet me vlera tė pėrhershme jo vetėm pėr njerėzit nė veēanti, por edhe pėr popujt nė pėrgjithėsi, sepse, siē thoshte poeti rilindas, Naim Frashėri, "Ē'vleftė t'i verė vehtes njė komb, atė i venė dhe tė huajtė!".

    - Kėto janė fjalėt me tė cilat e fillon kėtė vepėr Profesor Ramadan Sokoli duke na sjellė njė studim tė rrallė ne fushėn e kulturės sonė kombėtare.

    Vepra e Profesor Sokolit pėrfshin njė diapazon te gjerė nė njė periudhė kohe 16 shekujsh pikėrisht atė periudhė mė tė errėt tė historisė sonė kombėtare kohėn nga rėnia e Perandorisė Romake deri nė kohėn e pas Pavarėsisė, periudhė kur kombi ynė kalon nėpėr pushtime e shkatėrrime duke plotėsuar njė boshllėk nė kushtet e mungesės sė shkrimit e dokumentimit historik.

    Puna e rilindasve pėrgjithėsisht ėshtė e evidentuar, por ishin plot figura "shqipe larg folesė!" qė kėrkonin tė njiheshin mė mirė, tė pėrfshiheshin nė kulturėn shqiptare pėr t'u bėrė pjesė e saj si trashėgimi. Me zbulimin e shumė vlerave tė sė kaluarės, vepra e Ramadan Sokolit plotėson nė mėnyrė tė ndjeshme njohuritė mbi qytetėrimin e lashtė tė kombit tonė. Profesori me zellin e arkeologut shpluhuros historinė, nxjerr copat nga terri, i bashkon e ndėrton kapitujt e historisė sonė kombėtare pikėrisht nė kohėn kur mungon mė tepėr, shekujt e errėt qė tėrė bota i quan "Dark Age".

    Gati tetė shekuj e ndajnė Niketė Dardanin e kreut tė parė tė librit nga Jan Kukuzeli i kreut tė dytė. Nė kėtė hark tė madh kohor, kėta dy muziktarė tė hershėm ngrihen si kreshtat e maleve, qė lartėsohen tė vetmuara drejt qiellit duke mbushur hapėsirėn e kulturės shqiptare. Niketė Dardani,(340-414) njihet si autori i "Te Deum" hymnit bazė dhe simbol tė krishtėrimit, ky artist nga Dardania ėshtė njė nga emrat e parė tė historisė kulturore tė krishtėrimit dhe njė nga themeluesit e kėsaj kulture.

    Prof. Ramadan Sokoli, nė librin e tij argumenton kontributin e kėsaj figure tė shquar shqiptare tė artit kishtar mesjetar. Niketė Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianės, lindur rreth vitit 340 nė Ramesianė tė Dardanisė, personalitet poliedrik, teolog, vjershėtor, muzikant, mik i afėrt i Aurel Ambrason, N. Dardani emėrohet nė moshėn 26 vjecare Ipeshkv i Ramesianės.

    Vepra e tij mė e njohur ėshtė himni "Te Deum Laudamos", i pėrhapur nė Europė mė 525, dhe mbi tė cilin kanė shkruar muzikė kompozitorė tė tillė si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, Ė.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Koha qė e ndan kėtė artist nga pasuesit e tij ėshtė njė hendek shekullor qė thellohet nė terrin e "Dark Age" ku nga trashėgimia jonė humbėn shumė vlera tė ndėrtuara nė mijėvjeēarė. Kuptohet se humbjet janė katastrofike, pėrmendore artistike e kulturore u zhdukėn nė zjarrin e atyre dyndjeve. Sa dėshmi shkrimore i pėrpiu flaka e barbarisė, kur dihet qė vendi ynė u bė shesh luftėrash. Niveli i artistėve shqiptarė, klasi i tyre nė krijimtari edhe pas tetė shekujsh dėshmon se kjo zeje kulturore gjalloi edhe nė ato kushte dhe nuk reshti edhe pse pėr fat tė keq ne nuk kemi dėshmi tė shkruara. Megjithatė genet shqiptare tė krijimtarisė nuk shterruan, ato u fashitėn pėr njė kohė nga flaka e dyndjeve, por pa reshtur nxorėn vazhdimisht filiza tė rinj.

    Mjafton tė pėrmenden ketu himnografėt e atij harku kohor, krijimet poetike-muzikore tė Justinianit, (527-565), ligjvėnėsit mė tė madh tė Perandorisė Bizantine qė ishte me prejardhje dardane, i cili kompozoi himnin famėmadh "0 Movoyvns Vois Kai Tojos Toi Oeov". Jan Kukuzeli i shekujve XI-XII shkėlqen nė kėtė kohė me krijimtarinė e tij dhe ėshtė autor i njė vepre kolosale nė lėminė e krijimtarisė kishtare, vepra e tij ėshtė madhėshtore dhe Profesor Sokoli argumenton me shembuj nga muzika sa e pėrkorė ishte kjo krijimtari. Muzikanti Jan Kukuzeli, i lindur nė qytetin bregdetar tė Durrėsit rreth viteve 1078-1088, njihet si njė ndėr figurat mė tė mėdha tė kishės bizantine. Arsimohet dhe afirmohet nė Kostandinopojė, pėr t’u vendosur mė pas nė kishėn Laura e madhe nė malin Athos, ku harton edhe veprėn madhore tė jetės sė tij, shkrimin neo-biznatin.

    Disa nga krijimet e tij kryesore janė Himnet Aniksandri, Kėnga e Kerubinėve, Psalmi 107, Polilei 117, tė pasqyruara pothuajse nė tė gjitha antologjitė e muzikės bizantine. Vendi ynė do nxjerrė edhe muziktarė e artistė tė tjerė, e sidomos aty nga muzgu i mesjetės, kur po zhvillohej mė tej prodhimi i mallrave si rrjedhojė e rritjes sė fuqive prodhuese tė vendit, ēlirimin nga sundimi shekullor tė Bizantit dhe me formimin e shtetit tė parė tė Arbėrit. Kėtė e provon krijimtaria e sa e sa muziktarėve e artistėve arbėr nėpėr Dalmaci, nė kapitullin "Edhe disa muziktarė arbėr", ku pėrmenden kėta krijues, Dragan Prizreni, Kolė Durrsaku, Filip Pjetėr Drishti, Vlash Filip Drishti, Helias Filip Drishti, Progron Burizani, Xanet Agustini, Kristofor Ulqini, Aleksandėr Tivarasi, Martin Balistari, Stojan Shkodrani, provė se njė krijimtari e tillė nuk ishte pa pararendės e pa traditė.

    Pėrplasja njėqindvjeēare (1385-1474) ndėrmjet shqiptarėve dhe hordhive osmane qė u derdhėn dallgė pas dallge, duke sjellė zi e mjerim, katandisėn ne gėrmadha shumė qendra tė lulėzuara ashtu siē ka theksuar Dr. K. Jireēeku, "as midis Galipolit dhe Adrianopolit nuk qenė prishur aq qytete mesjetare sa vetėm nė rrethin e Durrėsit e tė Shkodrės". Pamjet e atyre qyteteve ose kėshtjellave para se tė rroposeshin ėshtė e vėshtire tė merren mend, por ashtu si e thotė me tė drejtė Marin Barleti, "vetė gėrmadhat rrėfejnė se ē'ishte e sa ishte". Rrjedhimisht nga kjo kohė mezi gjenden gjurmė shkrimore rreth veprimtarisė sė ndonjė artististi, p.sh., Progon Burizani, i cili mė 1295 pėrmendet si arkitekt i kishės sė Shėn-Klementit dhe i asaj tė Shėn-Mėrisė ne Ohėr.

    Nė kapitullin "Skulptorė dhe arkitektė arbėr nė Dalmaci", R.Sokoli pėrfshin emra si Radovani, Miho Tivarasi, Andrea Aleksi, mjeshtra tė ndėrtimtarisė, arkitektė qė lanė pas njė sėrė kishash nė viset dalmate. Nė lidhje me interpretimin e legjendės sė Rozafatit, Prof. Sokoli na flet pėr mjeshtėr Donatin, i cili mund tė jetė arkitekti i vėrtete i kalasė sė Shkodrės dhe nė kėtė pikė bėn njė zbėrthim historik duke e pėrfillur edhe legjendėn e famshme. Kapitull me rėndėsi ėshtė "Piktorė, skulptorė e dijetarė shqiptarė nėpėr Italinė Veriore" ku Profesor Sokoli sjell tė dhėna mbi jetėn dhe veprėn e mjeshtrave si Leonik Tomeu, Marin Beēikemi, Maksim Artioti, Mikel Maruli, Albanezėt e Vicencės, Franēesk Albanezi, Gjon Albanezi, Jeronimi, Franēesk Albanezi, Zef (Giuseppe) Albani, Mark Bazaiti, Viktor Karpaēi.

    Kėta mjeshtra janė tė njohur pėr veprėn e tyre qė pėrfshin fushat e dijes, pikturėn murale tė kishave, arkitekturėn sidomos nė ndėrtime kishash qė sot janė krenari e trashėgimisė italiane e botėrore. Artistėt shqiptarė nė Itali jetuan e krijuan nė njė kohė e nė njė ritėm me Rilindjen Evropiane duke u bėrė pjesa shqiptare e kėsaj trashėgimie botėrore. Pas rėnies sė trojeve tė Arbėrit nėn sundimin osman, me kalimin e shekujve genet shqiptare edhe nėn kėtė pushtim do nxirrnin krye duke iu treguar pjesės tjetėr tė botės trashgiminė dhe kulturėn e lashtė shqiptare.

    Njė pjesė e shqiptarėve krijuan nė Perėndim siē qenė mjeshtrat nė Itali, por duke qėnė se atdheu mbeti nė Lindje, Perandori Osmane, atėherė tjerė bij tė shqipes do shkėlqenin nė kėtė pjesė tė botės. Nė kapitullin "Arkitektė shqiptarė nė Turqi e tutje" Profesori na sjell tė dhėna mbi figura tė ndritura si Sinan Atiq Aga, Mehmet Sadefqari, Arkitekt Kasemi, Usta Mehmet Isaja, tė cilėt njihen pėr ndėrtimet e xhamive e objekteve tė tjera tė Perandorise Osmane, tė cilat njihen sot si kryevepra te arkitektures botėrore.

    Pėrmendet kėtu xhamia Sulejmania e arkitekt Sinanit apo e njohura Xhamia e Taxh Mahallit nė Indi tė cilėn e ndėrtoi shqiptari Mehmet Isaja! Kjo xhami ėshtė konsideruar njė mrekulli e ndėrtimtarisė botėrore dhe me tė drejtė pėrfshihet si njė ndėr shtatė mrekullitė e botės moderne. Me interes nė kėtė vepėr janė faktet e sjella mbi jetėn dhe veprėn e njė pinjolli tė Kastriotėve pėr tė cilin flitet nė kapitullin: "Vladimir Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu", ky shqiptar me krijimtarinė e tij nė nje tjetėr hapėsirė, Rusi, plotėson hapėsirėn e dominuar nga krijuesit shqiptarė nė botė, nė Perėndim, Lindje dhe Rusi, thuajse nė mbarė botėn...

    Nė fund tė veprės Profesor R.Sokoli nė kapitullin: "Edhe disa shqiponja larg folesė" sjell tė dhėna duke ndriēuar figura si: Joan Ēetiri, Karl Gega, Harallamb Kristo Koēi, Ismail Efendi Dedei, Luigj Karl Albanesi, Dhimitėr Mihal Toskani, Gjergj Danga, Thoma G. Nashi, Krist Maloku, Murat Shehu, Aleksandėr Moisiu, Fan.S. Noli. Shumė nga kėta emra janė tė njohur e janė trajtuar nė vepra tė tėra por kėtu nė kėtė libėr flitet pėr krijimtarinė e tyre si muziktarė, njė aspekt i cili ishte fare i panjohur.

    Me faktet e sjella nga studiuesi Ramadan Sokoli plotėsohen njohuritė mbi kėto figura, cilido qė kėrkon tė njohė mė tej mbi rrėnjėt tona, trashėgiminė kombėtare e gjurmėt tona nė kohė e hapėsirė, padyshim se nė kėtė libėr gjen pėrgjigjet qė pret...

    Dy fjalė pėr fund...

    Ramadan Sokoli, si muzikolog, ėshtė personalitet i njohur edhe jashtė vendit ku vepra e tij studimore gjeti vlerėsimin e merituar, vite tė tėra pune qė nė Shqipėri kurrė nuk u shpėrblyen e gjetėn jehonėn jashtė atdheut!

    Duheshin pritur vitet '90 qė Ramadan Sokoli t'iu pėrgjigjej ftesave tė shumta pėr tė marrė pjesė si lektor nė Universitetet e ndryshme tė Europės apo nė konferencat e simpoziumet ndėrkombėtare ku ai pritej me respektin qė i takonte. Prof.Sokoli ka prezantuar punime e leksione nė Gjermani, Zvicėr, Itali, Greqi Turqi, Sllovaki, etj. Vetėm pas '90 studentėt e shkollave tė muzikės e tė Institutit tė Arteve mundėn tė mėsojnė se autori i disa prej pjesėve instrumentale, kėngėve popullore, valleve nuk ishte njė anonim, por ishte kompozitori Ramadan Sokoli.

    Nė vitin 1995 Akademia e Shkencave tė Shqipėrise i dha zyrtarisht titullin "Profesor" duke e zgjedhur anėtar tė kėsaj Akademie. Por ky "rehabilitim" fatkeqėsisht nuk zgjati shumė, nė vitin 1999 rikthehet nė krye tė Akademisė sė Shkencave brezi i vjetėr dhe Akademia nė zgjedhjet e fundit nuk e rizgjedh anėtar tė saj!? Nė vitin 2002 Presidenti Alfred Moisiu e nderon me titullin e lartė "Mjeshtėr i Madh i Punės" duke nderuar nė radhė tė parė shoqėrinė shqiptare, e cila duhet tė ndjehet krenare me bij si Ramadan Sokoli. Emri dhe vepra e Prof. Ramadan Sokolit ėshtė pėrfshirė nė disa enciklopedi tė huaja edhe nė Enciklopedinė e Personaliteteve tė Shquara tė Shekullit tė XX, pėrgatitur nga Qendra Ndėrkombėtare e Jetėshkrimeve nė Cambridge, Angli.

    Tema

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,306
    Postimet nė Bllog
    4
    Lamtumirė profesor Ramadan Sokoli!

    Nga Qerim Vrioni

    Ndonėse pritej shuarja e tij, gjė qė e kisha mėsuar nga njė telefonatė para njė muaji me familjen, pėrsėri lajmi i hidhur mė pezmatoi pa masė. Befas jeta e profesor Ramadan Sokolit mė kaloi para syve si nė njė film.

    Lindur mė 14 qershor 1920 nė Shkodėr nė familjen me emėr tė Sokolėve, Ramadan Sokoli, pasi studion nė Firence tė Italisė pėr muzikė, kthehet nė vitin 1944 nė Shqipėri pėr t’i shėrbyer vendit nė fushė tė kulturės muzikore. Rreth vitit 1946 arrestohet bashkė me dy vėllezėrit pėr veprimtari antikomuniste, e kryen disa vjet burg politik nė kampin e Bedenit pranė Kavajės. Pas burgut jep mėsim nė Liceun Artistik “Jordan Misja” e mė pas nė Institutin e Lartė tė Arteve duke nxjerrė nga “duart” e tij shumė muzikantė tashmė tė njohur nė vend.

    Nė vitet 1957 dhe 1959, prof. Ramadani udhėheq dy ekspedita folklorike eksploruese nė Shqipėri, e para me njė ekip nga Gjermania Lindore, ndėrsa e dyta me specialistė rumunė. Nė kėto veprimtari janė inēizuar shumė perla tė muzikės tonė folklorike. E pakrahasushme mund tė quhet puna e tij nė fushėn e botimeve mbi etnomuzikologjinė, pėr tė cilėn nuk flitej fare para kėsaj. Ai ka botuar studime shkencore dhe historike mbi muzikantė tė hershėm arbėr si Jan Kukuzeli e Niketė Dardani, madje kėtij tė fundit i krijoi edhe mbiemrin ngaqė veprimtaria e tij ishte zhvilluar nė Dardani (Kosova e sotme).

    Pėrveē mbi muzikėn, ku ka merita tė veēanta, prof.Ramadani, nė njė libėr tė 3-4 vjetėve mė parė , shkruan edhe pėr piktorė e skulptorė tė shquar, njėkohėsisht edhe miqė tė tij, si Sadik Kaceli, Janaq Paēo, Naxhi Bakalli etj. ēka flet pėr kulturėn e gjerė e tė thellė. Ai ka veprimtari tė larmishme nė fushė tė kompozimit, tė njohura e tė ndjera janė kėngėt e tij “Turtulleshė”, “Blegėron delja”, “Lulja me erė”, tė cilat interpretohen edhe sot e kėsaj dite nga kėngėtarė tė ndryshėm. Para 5-6 vjetėsh profesori inderuar, botoi “20 miniatura pianistike” njė material muzikor mjaft i vyer pėr pianistėt e rinj.

    Edhe nė moshė tė thyer, prof.Ramadani, nuk e zbehu interesin pėr muzikėn, vlen tė pėrmend kėtu njė kėrkesė tė tij 2-3 vite mė parė pėr muzikė klasike izraelite, gjė qė iu plotėsua me dy CD tė dėrguara nga njerėzit e mij nė Izrael.

    Profesori kishte letėrkėmbim jo vetėm me kolegė, por edhe me institucione tė huaja muzikore e folklorike, nga e gjithė bota. Atė e ftonin shpesh nė veprimtari shkencore e kulturore muzikore nė vende tė ndryshme. Shėnojmė kėtu se Prof.Ramadani, deri sa kishte nė krah zonjėn e tij fisnike, Lili (e ndarė nga jeta 3-4 vite mė parė) shkonte nė veprimatritė qė e ftonin dhe jepte kontributin e tij te ēmuar. Humbja e saj e trishtoi thellėsisht e, nė biseda e sillte fjalėn tek ajo dhe e kujtonte me dashuri.

    Puna krijuese e prof.Ramadanit, ėshtė kryer nga ai nė mėnyra vetjake, jashtė institucioneve zyrtare, madje edhe pa pėrkrahjen e tyre.

    Mė 1995, Ramadan Sokolit, i jepet titulli “Profesor”, ndėrsa mė 2004, me dekret tė Presidentit tė Republikės, i akordohet nderimi “Mjeshtėr i Madh”. Pėr tė, muzikologu Osman Xhatufa, ka botuar monografinė “Ramadan Sokoli, jeta dhe vepra”, gjithashtu janė shkruar me dhjetra artikuj nė shtypin shqiptar.

    Do mbeten tė paharrueshme, pėrveē tė tjerash, pėr mua disa telefonata, ku me zėrin e tij tė ngrohtė e tė ngadalshėm mė ftonte se “kishte gjetur diēka pėr fotografinė” ose proverbialja, kur kalonin dhjetė ditė pa i bėrė vizitė: “Hajde se pothuaj mė ka marrė malli”.

    Familja ka humbur njeriun e dashur, por edhe e gjithė bota kulturore shqiptare ka humbur shkencėtarin e muzikės, miqtė njeriun fisnik e tė paharruar.

    Le tė shėrbejnė kėto rreshta si njė grusht dheu mbi vendprehjen e pėrherėshme tė profesorit tė nderuar.

    Qofsh i paharruar e u prefsh nė paqe.

    Tema

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,306
    Postimet nė Bllog
    4
    Shuhet Rilindasi i fundit

    Prof. Dr. Vasil S. TOLE

    Homazhet mbahen sot nė orėn 14.00 nė Muzeun Historik Kombėtar

    Me hidhėrim tė thellė, sot, populli shqiptar dhe gjithė trashėgimia e jonė kulturore shqiptare pėrcjell pėr nė banesėn e fundit prof. Ramadan Sokolin, personalitetin mė tė shquar tė studimeve nė fushėn e trashėgimisė shpirtėrore shqiptare, themeluesin e shkencės sonė etnomuzikologjike. Prof. Sokoli lindi nė qytetin e Shkodrės mė 14 qershor 1920 nė familjen patriotike dhe atdhetare tė Sokolave. Arsimin fillor dhe tė mesėm i kryen nė qytetin e Shkodrės. Nė vitet 1940-1944 kryen studimet e larta muzikore nė Firence, Itali. Pas ēlirimit tė vendit kryen detyrėn e pedagogut tė Folklorit Muzikor Shqiptar nė Liceun Artistik dhe Institutin e Lartė tė Arteve, degė tė cilėn e krijoi ai vetė. Nga vitet 1946-1950, Prof. Sokoli burgoset nga diktatura komuniste duke dashur tė thyejė karakterin e pathyeshėm tė kėtij burri tė rrallė tė Shqipėrisė nė shek. XX, pjesė e kalvarit tė dėnimeve qė morėn edhepjestarė tė tjerė tė familjes sė tij gjatė atyre viteve.

    Deri nė botimet e para tė prof. Sokolit, tė cilat filluan rreth viteve 1950, etnomuzikologjia shqiptare nuk ekzistonte. Ndėr gjithė opusin e tij krijues punimet nė foklorin muzikor e pėrkatėsisht nė etnomuzikologji zėnė kryet e vendit, vepra tė cilat janė ndėr tė tjera edhe punimet themeluese tė etnomuzikologjisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė njė lloj kuptimi gjithė kontributi etnomuzikologjik i prof. Sokolit ėshtė si njė enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit tė fenomenit tė folklorit muzikor shqiptar nė kohė dhe hapėsirė shumė tė gjerė. Kėtė e konstatojnė studiuesit, muziktarėt, studentėt dhe nxėnėsit e muzikės, pėr tė cilėt ai orientoi dhe futi nė strukturėn e shkollės qysh nė vitet '50 tė shek. XX, si njė diēka tė natyrshme lėndėn e Folklorit Muzikor Shqiptar. Ishte njė hap mendimtari ky, ai qė pėrcaktoi edhe orientimin prej vlerave tona shekullore, qė shkolla e re shqiptare duhej detyrimisht t'i ndiqte. Nė vitet 1957 dhe 1959, pėrmes organizimit tė ekspeditave tė pėrbashkėta ndėrkombėtare me institutet kėrkimore shkencore tė Gjermanisė dhe Rumanisė, ndikoi sė tepėrmi nė popullarizimin e vlerave tė trashėgimisė sonė kulturore, ndėr to edhe tė folklorit muzikor ēam, nė Evropė e mė gjerė.

    Vlerat e veprės sė prof. Sokolit janė konturuar sė bashku me rritjen profesionale, shkencore dhe artistike tė autorit tė saj. Ajo ēka i ka ngjizur ato nė njė unitet tė vetėm rrezatues, ėshtė shpirti, puna dhe pėrkushtimi i tij prej rilindasi. Falė kontributit tė tij tė jashtėzakonshėm dhe interpretimeve tė tij shkencore, kanė folur shqip zbulimet e arkeologjisė sonė muzikore, tė mėdhenjtė Niketė Dardani, Jan Kukuzeli e Danush Lapacaja, figurėn e Skėnderbeut nė muzikė, si dhe janė dhėnė pėrgjigje thelbėsore pėr mėnyrėn e organizimit dhe tipologjitė bazė tė folklorit muzikor shqiptar duke filluar prej veglave tona muzikore e deri tek pėrgjigje tė komplikuara tė origjinės sė muzikės sonė popullore, kėtej e matanė kufirit.

    Po kaq tė rėndėsishme e konsiderojmė edhe krijimtarinė e tij muzikore, e cila ka nė thelb orientimin pėr nga vlerat e etnomuzikės; punimet e tij muzikologjike nė tė cilat influenca e etnomuzikės ėshtė e drejtpėrdrejtė, e po aq konstatimi se edhe nė studimet e tij albanologjike, vėshtrimi etnomuzikologjik i problemit albanologjik ėshtė mėse origjinal. Janė tė paharrueshme krijimet e tij muzikore tė tė gjitha llojeve dhe gjinive, duke kujtuar ndėr to kėngėt aq tė njohura si: "Turtulleshė", "Blegron delja", "Luleja me erė" etj.

    Puna e tij e jashtėzakonshme u krye pa mbėshtetjen e duhur dhe kujdesin e veēantė qė duhet tė kishte ky kollos i trashėgimisė sonė shpirtėrore. E gjithė vepra e tij mban vetėm vulėn e punės sė tij tė pėrveēme, e kryer jashtė ambjenteve ė institucioneve zyrtare tė studimit tė traditave, por nėn kujdesin e veēantė tė zonjės Lili, gruas sė tij tė dashur dhe tė pėrkushtuar ndaj tij deri nė ēastet e fundit, kur edhe ajo u nda nga jeta disa vjet mė parė. Prof. Sokoli i ka kushtuar veprėn "16 Shekuj", dashurisė dhe kontributit tė saj.

    Me shumė vonesė, vetėm nė vitin 1995 i jepet titulli i Profesorit, ndėrsa me 2002 i akordohet nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, titulli "Mjeshtėr i Madh". Me vdekjen e tij, ndahemi me tė vetėm fizikisht. Veprae tij studimore dhe muzikore tashmė ėshtė pjesė e identitetit kulturor europian tė shqiptarėve. Pėr jetėn dhe veprėn e tij, muzikologu Osman Xhatufa ka shkruar monografinė "Ramadan Sokoli, jeta dhe vepra" nė vitin 2004. Emri i tij renditet nė enciklopeditė e huaja krahas mė tė mėdhenjve etnomuzikologė tė botės. Krijimtaria e tij studimore vazhdoi deri nė ēastet e fundit tė jetės. Me veprėn e tij tė pamatė, Prof. Ramadan Sokoli ėshtė bėrė pjesė e panteonit tė personaliteteve mė tė shquara tė kombit tonė.

    I paharruar Profesori ynė. U prefsh nė paqe!


    Botimet kryesore:

    "Les danses populaires et les instruments musicaux du peuple albanais", Tiranė, 1958;

    "Albanskie narodnie pesni", Tiranė 1965;

    "Figura tė ndritura", Tiranė, 1965;

    "Folklori muzikor shqiptar-morfologjia", Tiranė, 1965;

    "Chansons populaires albanais", Tiranė, 1966;

    "Metodė pėr fyell", Tiranė, 1970;

    "Vallet dhe muzika e tė parėve tanė", Tiranė, 1971;

    "Folklori muzikor shqiptar-organografia", Tiranė, 1975, 1984, 1987, 1991; "Figura e Skėnderbeut nė muzikė", Tiranė, 1978;

    "Gjurmime folklorike", Tiranė, 1982;

    "Kėngė patriotike", Tiranė, 1985;

    "Veglat muzikore tė popullit shqiptar", me bashkautor, Tiranė, 1991;

    "16 shekuj", Tiranė, 1995;

    "Antifonari i durrsakut Gjergj Danush Lapacaja", Tiranė, 2000; "Gojėdhana dhe pėrrallėza tė botės shqiptare", Tiranė, 2000

    "Pėrtej 16 Shekujve", Tiranė, 2002

    "20 miniatura pianistike", Tiranė, 2002

    "Krijime dhe flijime", Tiranė, 2003 si dhe qindra artikuj nė shtypin periodik shqiptar e tė huaj.


    Literaturė kushtuar jetės dhe veprės sė Prof. Ramadan Sokolit:

    Siliqi, Llazar. "Kompozitori, folkloristi dhe muzikologu ynė i respektuar", "Nėndori", 1990, nr. 8, fq. 125-130;

    Gjata Trim, "Portreti i njė intelektuali", "Bota shqiptare", 1993, nr. 4, 1993; Bytyēi Enver, "Ramadan Sokoli, legjenda e gjallė e e kulturės shqiptare", Koha, Tiranė, 2001, nr. 60, 1 Gusht, fq. 27-31;

    Braho Esat., "Ramadan Sokoli, muzikologu dhe folkloristi i shquar", Liria, Tiranė, 2001, nr. 475, 12 tetor, fq. 10-11;

    Munishi, Rexhep " Identiteti muzikor",Prishtinė, 2001,fq.106-109; Xhatufa Osman, "Ramadan Sokoli, jeta dhe vepra", Tiranė, 2004 etj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-03-2008 mė 01:03

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,306
    Postimet nė Bllog
    4
    Jeta tragjike e etnomuzikologut tė famshėm, Ramadan Sokoli

    Jo shumė larg qendrės sė kryeqytetit, nė afėrsi tė "Rrugės sė Barrikadave", nė katin pėrdhes, apo mė saktė nė bodrumin e njė shtėpie tė vjetėr tiranase, pronė e familjes sė njohur, Petrela, deri para pak ditėsh jetonte i vetėm profesori i famshėm, Ramadan Sokoli. Qė para pak vjetėsh, kur bashkėshortja e tij, njė grua fisnike nga familja Petrela, u nda nga kjo jetė, muzikologu i njohur i ngrysi ditėt me brengėn e vetmisė sė pakthyeshme. Njė vizitor i zakonshėm qė do tė hynte nė atė shtėpi, do tė qortonte veten se kishte shkelur gabimisht nė ndonjė muze antik apo tė Mesjetės, apo nė ndonjė galeri arti e antikuaresh tė ndėrthurura mes librash tė vjetėr e tė rinj, ku partiturat klasike e moderne gjendeshin kudo nėpėr rafte dhe sirtarė. Vite tė shkuara, kėtu e njė dekadė mė parė, kur muzikologu i famshėm nuk ishte i rėnduar ende nga shėndeti e memoria, pas disa takimesh jo tė pakta nė atė mjedis brilant tė shtėpisė sė tij ku ta kishte ėnda ta shijoje pėrsėri, me shumė mundime arritėm ta bindnim profesorin flokėbardhė pėr tė shkruar diēka nga jeta e tij. Ose e thėnė ndryshe, pėr tė shėnuar diēka nga kalvari i gjatė nė tė cilin ai kaloi pėr afro 45 vjet nėn regjimin komunist.

    Familja Sokoli nė kronikat e Evla Celebiut

    Po tė rrėmosh ndėr libra tė vjetėr, tutje nė thellėsitė e shekujve, me familjen Sokoli do ta ndeshesh nė memuaret e kronikanit turk, Evla Celebi, i cili e ka pėrshkruar atė si njė familje pronare e madhe tokash. Asokohe, ajo familje njihej me mbiemrin Dervishaj, ku pothuajse tė gjithė anėtarėt e saj ishin tė shkolluar nėpėr kolegjet e universitetet mė tė dėgjuara tė kohės. Sipas kronikanit tė famshėm turk, nė periudhėn e sundimit tė Bushatllinjve, ajo familje bėri krushqi me ta. Kėshtu, Veziri i parafundit i Bushatllinjve, Mustafa Pasha, mori pėr nuse pėr vėllain e tij, njė vajzė nga dera e Dervishajve. Nga kjo martesė lindėn dy djem, qė ishin nipat e Dervishajve, dhe pas vdekjes sė tė atit tė tyre, ajo familje u shua fare prej Vezirit tė fundit, si rezultat i kontradiktave tė thella e armiqėsive tė brendshme familjare. Dy djemtė e kėsaj familje tė cilėt quheshin; Mahmut e Dervish, u rritėn nė pallatin e Sulltanit nė Stamboll. Mahmuti kishte dy djem; Hodon dhe Ibrahimin, kurse Dervishi kishte njė djalė qė quhej Duro. Ibrahimi kishte njė djalė; Isufin, ndėrsa Hodo, djali i Mahmutit, kishte njė motėr tė martuar te Veziri i Tivarit, dhe njė tjetėr tek Iljaz Pashė Dibra (Kryetari i Lidhjes sė Prizrenit). Hodo vetė, i cili ishte baxhanak me Oso Kukėn e famshėm, kishte mbaruar Akademinė Ushtarake tė Stambollit. Njė farė kohe ai kishte shėrbyer nė detyrėn e qark-komandantit tė kėtij qyteti, kryeqendra e Perandorisė Osmane. Nė kohėn e krizės sė thellė lindore, Hodua erdhi pėrsėri nė Shqipėri, i caktuar me komisionin e mbikėqyrjes sė kufijve. Jusufi (babai i Ramadanit), u shkollua nė Shkodėr e Stamboll, pa arritur tė diplomohet, kurse Ibrahimi, pasi mbaroi me rezultate tė larta Universitetin e Drejtėsisė nė Stamboll, punoi si gjykatės, apo mė saktė si interpretues i Kanunit tė Lekė Dukagjinit.

    Jusufi e tre djemtė, nė burgjet e regjimit komunist

    Pėr herė tė parė, babai i Ramadanit, Jusufi, do tė zbohej nga qyteti i tij i lindjes, Shkodra, prej turqve nė fillimet e para tė kėtij shekulli. Pas largimit nga Shkodra, ai u vendos nė Bosnjė dhe nė Mal tė Zi. Nė vitin 1913, Jusufi u martua me njė vajzė nga familja e njohur e Jukajve nė Shkodėr, e cila quhej Aishe. Nga kjo martesė atyre u lindėn 9 fėmijė; tre djem e gjashtė vajza. Nė periudhėn e pushtimit italian, (1939-1942), pėr bindjet dhe aktivitetin e tij antifashist, Jusuf Sokoli u internua dy herė nė gadishullin Apenin. Gjatė asaj kohe, Ramadani (i dyti i vėllezėrve), i cili nė ato vite studionte nė Konservatorin e Firences, shkonte herė pas here pėr ta parė tė atin nė vendin e internimit. Kėtė fat kishte pėsuar edhe Aishja nė Luftėn e Parė Botėrore, e cila nė kohėn e gjurulldirave qė pėrfshinė Shkodrėn, u burgos dy herė nga austriakėt. Pas mbarimit tė luftės, Jusufi u arrestua pėrsėri nga regjimi komunist dhe u burgos pėr dy vjet me radhė nė 1946-‘48 nė qytetin e Shkodrės. Dėnimi i Jusuf Sokolit, erdhi pas akuzave qė iu bėnė si pjesėmarrės nė kryengritjen antikomuniste tė Postribės. Po kėshtu, fare pak kohė pas mbarimit tė luftės, u arrestua edhe djali i parė i Jusufit, Ibrahimi, i cili ishte diplomuar pėr Drejtėsi nė Beograd nė fund tė viteve ‘30-tė. Ibrahimi asokohe njihej ndėr ajkėn e intelektualėve tė rinj tė qytetit tė Shkodrės dhe nė periudhėn e pushtimit fashist kishte aderuar nė Lėvizjen e Legalitetit. Ibrahimi pati njė fat tejet tragjik, pasi atij i kaloi pothuajse e gjithė jeta nė burgje e internime, duke bėrė plot 27 vjet burg, sė bashku me gruan e tij, Shano Hasan Dostin, dhe kjo e burgosur pėr faje politike. Pas Jusufit e Ibrahimit, po nė vitin 1946, u arrestua dhe u dėnua me 5 vjet burg politik, edhe vetė Ramadani, duke u akuzuar pėr agjitacion e propagandė dhe si pjesėmarrės i kryengritjes sė Postribės. I cilėsuar si armik i popullit, Ramadani e vuajti tė gjithė dėnimin dhe u lirua nga burgu nė vitin 1950, pasi kishte punuar nė kanalet e kėnetat e Bedenit tė Kavajės. Si pėr ta plotėsuar deri nė fund regjistrin e dėnimeve tė familjes Sokoli, nė vitin 1960, u arrestua dhe u dėnua me 25 vjet burg politik dhe vėllai i tretė i asaj familjeje (mė i vogli nga tre vėllezėrit) Hodua, i cili u ridėnua nė burg me kryengritjen e Spaēit. Hodua mundi tė lirohet nga burgu vetėm nė fundin e vitit 1990, pas ndėrhyrjes sė Ismail Kadaresė, i cili ishte mik i ngushtė i Ramadanit. Ndėrsa vėllezėrit Sokoli vuanin nė burgjet e regjimit komunist, dy prindėrit e tyre, Jusufi me Aishen, u ndanė nga jeta nė njė kohė tė shkurtėr nga njėri-tjetri, aty nga viti 1957.

    Ramadani nga konservator i Firences nė burgun politik

    Ramadani, i mesmi nga tre vėllezėrit Sokoli, lindi nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1920. Shkollėn fillore ai e kreu nė vendlindje nė vitet 1927-‘31 dhe qė nė klasėn e dytė ai mėsoi notat e muzikės duke luajtur nė disa vegla muzikore. Shkollėn e mesme ai e mbaroi nė gjimnazin e shtetit nė vitet 1931-‘39 po nė atė qytet. Pasi mbaroi gjimnazin me rezultate tė larta, ai fitoi njė tė drejtė studimi pėr tė ndjekur Konservatorin e Firences nė Itali pėr Flaut e Kompozicion. Gjatė periudhės sė studimit nė atė konservator, Ramadani kishte njė shoqėri tė madhe me Qemal Stafėn, Kristaq Tutulanin, Qemal Dracinin, pėr tė cilėt deri nė fund tė jetės ai ruajti kujtimet mė tė mira tė asaj kohe tė shkuar. Pėr shkak tė luftės, nė vitin 1944, Ramadani i ndėrpreu studimet nė atė konservator dhe u kthye nė qytetin e tij tė lindjes, nė Shkodėr. Nė atė kohė ai u pėrla nga vorbulla famėkeqe e luftės sė klasave, e cila e pėrplasi birucave tė improvizuara tė burgjeve tė Shkodrės e kėnetave tė Bedenit nė rrethin e Kavajės. Nė kėto ambiente, Ramadani, do tė fillonte pėr herė tė parė njohjen me ajkėn e inteligjencės shqiptare, tė cilėt sipas tij do tė bėheshin profesorėt e njė universiteti tjetėr. Lidhur me kėtė, ai shprehej: "Bash nė rrethana tė tilla, kur isha i burgosur politik, kam filluar tė merrem me folklorin. Meqė disa nga bashkėvuajtėsit qė ndodheshin aty ishin bartės tė zgjedhur tė folklorit, pėrfitova nga rasti pėr tė vjelė prej tyre lėndė tė vyer. M‘u aty, duke hulumtuar visarin tonė kombėtar, tė trashėguar gojarisht brez pas brezi, u binda se atdheu ynė ėshtė vend i zgjedhur pėr gjurmuesit e folklorit", shprehej profesori i famshėm pėr zanafillėn e profesionit tė tij tė ardhshėm. Pas daljes nga burgu, nė vitin 1951, ai u vendos nė qytetin e Tiranės, si pėr t‘u shpėtuar disi kthetrave tė luftės sė klasave.

    Peripecitė pas daljes nga burgu

    Gjatė gjithė periudhės sė burgut, Ramadani mundi tė vilte prej shumė "kolegėve" tė tij tė qelive, njė kulturė tė madhe nė fushat e folklorit e muzikologjisė, tė cilat i shėrbyen si lėndė e parė nė hartimin e pėrpilimin e mėvonshėm tė dy teksteve shkollore qė do tė bėheshin "patenta" e tij nė rrugėn e saponisur tė etnomuzikologjisė. Pas vendosjes nė Tiranė, i vetėm dhe pa asnjė lloj pėrkrahjeje, duke shtrėnguar fort nėn sqetull dy librat e sapopėrfunduar, ai trokiti nėpėr dyert e administratės shtetėrore, duke kėrkuar ndonjė punė qė kishte tė bėnte me muzikėn. Nga mungesat e mėdha tė kuadrit mėsimdhėnės, kryesisht tė atyre tė muzikės, ai arriti tė punėsohet nė Filarmoninė Shqiptare. Nė kėtė punė ai shėrbeu pėr pak kohė deri se u mor vesh biografia e tij si "armik i klasės" dhe u pushua shpejt. Pas kėsaj, mbas disa ndėrhyrjesh ai mundi tė rifillojė punė nė kryeqytet si drejtues muzike nė Shtėpinė e Kulturės nga viti 1952 deri nė 1954 kur u pushua pėrsėri. Me mundime tė mėdha ngaqė kishte shumė nevojė pėr kuadrin mėsimor tė muzikės, ai u rregullua si mėsues nė Liceun Artistik nė Tiranė. Nė kėtė shkollė Ramadani punoi pa ndėrprerje nė mes peripecish tė shumta derisa doli nė pension nė vitin 1980. Gjatė gjithė kėtyre viteve Ramadani u mor pa ndėrprerje me studime nė lėmin e muzikologjisė dhe folklorit, duke arritur tė bėhet njė nga personalitetet kryesore dhe tė vetmit nė kėtė fushė. Nė Liceun Artistik, Ramadani ka dhėnė njė sėrė lėndėsh tė ndryshme si flaut, folklorė muzikorė, harmoni, histori muzike, teori solfezhi, muzikė dhome etj. Me nismėn e tij u pėrfshi nė programin mėsimor tė shkollave tė mesme dhe lėnda e folklorit muzikor pėr tė cilat ai hartoi tekstet pėrkatėse, tė cilat studiohen akoma dhe sot. Nė kėtė lėndė, ai ka dhėnė mėsim dhe nė Institutin e Lartė tė Arteve pėr 10 vjet me radhė duke pėrgatitur dhe laboratorė pėrkatės tepėr tė pasur me instrumente tė larmishme.

    Libra tė botuar dhe dy dokumentarė

    Ndonėse profesor Ramadani kishte gati pėr botim prej vitesh disa libra, pėr herė tė parė botimi i tyre filloi nė vitin 1958. Nga ajo kohė e deri nė vitin 1995, kur ėshtė botuar libri i tij i fundit i titulluar "16 Shekuj", i janė botuar 13 libra vetėm brenda vendit. Po kėshtu, profesor Sokolit i janė pėrkthyer e botuar edhe disa libra tė tjerė nė disa shtete tė Evropės. Shkrimtari i famshėm, Ismail Kadare, nė revistėn "La Letrus Albanese", ka botuar mbi 200 faqe vetėm pėr krijimtarinė e profesor Ramadan Sokolit. Disa nga titujt e veprave tė Sokolit janė pėrfshirė dhe nė enciklopeditė e huaja, si dhe nė katalogėt bibliografikė tė UNESCO-s. Kėto janė pėrshėndetur e vlerėsuar nga muzikologėt gjermanė Doris Stockman, W. Fiedler dhe E.Stockman, nė "Albaniesen Volkmusik" Berlin 1965. Po kėshtu, muzikologu anglez njėri nga mė tė njohurit nė botė A. L. Lloyd, nė disa numra tė revistės "Int. Folk Music Council", ka recensionuar disa nga veprat e Sokolit. Njė jehonė tė madhe kanė pasur veprat e tij sidomos tek arbėreshėt e Italisė dhe nė Kosovė, ku muzikologu i njohur, dr. Rexhep Murushi, ėshtė marrė shumė me entomuzikologjinė e Sokolit. Krahas kėtyre veprave, Sokoli nė vitin 1957 ka udhėhequr tė parėn ekspeditė etnomuzikologjike nė Shqipėrinė Jugore nė bashkėpunim me njė ekip nga Akademia e Shkencave tė Berlinit Lindor, ndėrsa nė vitin 1969, ai ka udhėhequr njė ekspeditė tė dytė nė verilindje tė Shqipėrisė, nė bashkėpunim me njė ekip nga Akademia Rumune e Shkencave. Disa nga kėto punė tė Sokolit, tė muzikės e folklorit popullor, janė fshirė nga bobinat, e tė tjera janė pėrvetėsuar nga disa plagjiate qė kanė vegjetuar prej vitesh nė atė institut. Krahas kėtyre punėve, profesor Sokoli ka realizuar dhe disa dokumentarė me ish-Kinostudion "Shqipėria e Re", si ato pėr Jan Kukuzelin, Niket Dardanin, arbėreshin Lorenc Tardo e muziktarit Gjon Kujxhia. Pėr realizimin e dy dokumentarėve tė parė, Ramadani ka pasur shumė peripecira deri nga Komiteti Qendror i PPSH-sė, duke u akuzuar se kishte sjellė nė ato koret fetare tė Vatikanit. Pas shumė problemesh tepėr serioze qė ju paraqiten nė lidhje me kėto, u desh ndėrhyrja e Ramiz Alisė qė tė lejoheshin transmetimet e tyre.

    I mėnjanuar dhe i harruar edhe pas viteve ‘90

    Ndonėse me njė punė kolosale dhe mes peripecish tė shumta gjatė periudhės sė regjimit komunist, ku nuk iu dha as dhe njė dinstiktiv mėsuesi, profesori i famshėm, Ramadan Sokoli, edhe pas viteve ‘90-tė, vazhdoi ta ndiente veten si tė abandonuar. Pjesa mė e madhe e krijimtarisė sė tij muzikore dergjej nė sirtarėt e tij, pa mundur qė tė shihte dot dritat e skenės, ndonėse aty ėshtė njė punė tepėr cilėsore, gjė e cila ėshtė konfirmuar dhe vlerėsuar edhe nga kolegėt e huaj, si fryte tė njė studimi disavjeēar. Edhe titulli Profesor, Sokolit iu dha vetėm nė vitin 1995, dhe nė ato vite ai mundi tė dalė pėr herė tė parė jashtė shtetit, duke ligjėruar nė universitetet e Romės, Stambollit, Rudostaldit (Gjermani), Bratislavė, Athinė, Bolonjė, Ravena tė Italisė etj. Nė adresė tė tij vinin shpesh ftesa e letra tė shumta qė e njoftonin pėr ligjėrata tė ndryshme, siē ishte nė vitin 1998 njė nga tubimet e mėrgatės shqiptare nė Arbona tė Zvicrės, ku ai nuk pati mundėsinė tė shkonte, por dėrgoi kumtesėn e tij qė u lexua atje. Po kėshtu, pėr shkak tė mosmbėshtetjes nga organet shtetėrore, Ramadani nuk shkoi dot as nė SHBA ku ishte i ftuar nga Universiteti i Miēiganit pėr njė cikėl bisedash rreth traditės etnokulturore shqiptare. Gjatė viteve 1990-1995, Ramadani ishte anėtar i Kėshillit Drejtues tė RTV Shqiptar dhe po atė vit ai drejtoi Festivalin Folklorik Mbarėkombėtar tė Beratit. Ndėrkohė, nga shqiptarėt e Maqedonisė ishte zgjedhur pėr pesė vjet me radhė si kryetar i jurisė nė festivalet folklorike tė Tetovės e Strugės. Ndonėse nė njė moshė tė thyer, e tepėr i lodhur nga peripecitė e njė jete plot vuajtje e strese tė pafundme, profesor Sokoli vazhdoi tė punonte nė krijimtarinė e tij deri nė ditėt e fundit tė jetės. Nė kuadrin e punėve tė krijimtarisė sė tij, diku aty nga viti 1995, ai shkoi nė Itali me shpenzimet e tij dhe solli nė Shqipėri njė nga fotokopjet e njėrės prej pėrmendoreve mė tė hershme tė muzikologjisė shqiptare, Antifonarinė e pėrpiluar nė shekullin XV nga durrsaku Gjergj Danush Lapcaja nė Monopoli. Po kėshtu, deri nė muajt e fundit tė jetės, ai u mor me ripunimet e pesė monografive nė muzikologji e folklor. Ndonėse fama e profesor Sokolit tashmė njihet prej shumė tė huajve tė cilėt e vlerėsojnė lart punėn e tij, kjo gjė nuk ka qenė krejtėsisht kėshtu nė Shqipėri, ku ai ndihej i mėnjanuar dhe pa asnjė lloj mbėshtetjeje nga autoritetet shtetėrore tė artit e kulturės. Po kėshtu, deri nė fundin e viteve ‘90, ai nuk u zgjodh as si anėtar i Akademisė sė Shkencave nė zgjidhjet qė u bėnė nga ajo Akademi. Lidhur me kėtė padrejtėsi apo mosvlerėsim, profesori i famshėm, Ramadan Sokoli, shprehej: "Kjo gjė mė kujton njė shkrimtar tė madh francez qė ishte i shpėrfillur zyrtarisht nga shteti i tij. Para se tė vdiste, ai u la porosi tė afėrmve tė tij qė mbi varr t‘i shkruanin njė epitaf ku tė thuhej: "Ai ishte njė hiē, madje as akademik".



    Sokoli: "M‘u duk sikur po nxirrja arkivolet e prindėrve nga shtėpia"


    Profesor Sokoli: Si e shita pianoforten pėr tė larė gjobėn e shtetit


    Aty nga mesi i viteve ‘80, nga ana e shtėpisė botuese "Naim Frashėri" iu kėrkua profesor Ramadanit qė tė pėrgatiste njė libėr tė veēantė me artikujt studimorė mbi gjurmimet nė fushėn e folklorit shqiptar. Pas njė pune disavjeēare ai arriti ta pėrfundojė vėllimin studimor dhe e dorėzoi atė pranė shtėpisė botuese, ku u caktuan tre recensentė dhe tre redaktorė qė do tė merreshin me botimin e librit. Pas njė pune tė mirė nga ana e kėtij ekipi tė caktuar, ky libėr arriti qė tė futej pėr botim nė shtyp ku dhe dolėn kopjet e para, tė cilat do tė kontrolloheshin edhe njėherė nga organet pėrkatėse pėr tė dhėnė viston pėrfundimtare. Kur vėllimi kishte kaluar gati tė gjitha barrierat e pritej shpėrndarja e tij, erdhi urdhri nga lart, qė ai duhej tė bllokohej. Nga ana e Institutit tė Folklorit, ishte thėnė atje ku duhej "vallet nuk kanė asnjė lėvizje tė kristalizuar, ato nuk kanė njė strukturė tė pėrcaktuarā€¦". Pas kėsaj vėrejtjeje nga ana e institutit, u dha urdhėr qė tė rregulloheshin e riparoheshin vėrejtjet e bėra nga ky institut e pastaj libri tė merrte viston pėrfundimtare tė botimit e shpėrndarjes. Pėr tė bėrė kėtė gjė, duheshin tė prisheshin shumė boca e fashikuj, ku dikush duhet tė mbante pėrgjegjėsi pėr skarcitetet dhe t‘i paguante ato. Pasi profesor Ramadani bėri rregullimin e "riparoi gabimet", sipas vėrejtjeve tė bėra, e priste gjithė gėzim daljen e librit, i erdhi fatura pėr tė paguar 16 000 lekė (tė vjetra), nga dėmi qė i ishte shkaktuar shtėpisė botuese me ribotimin e librit. Lidhur me kėtė ai kujtonte: "Kjo gjė mė ra si bombė. Asokohe isha i preokupuar me dasmėn e vajzės dhe ajo shumė parash mė dėmtonte mjaft. Kėshtu u detyrova qė tė shisja pianoforten time pėr tė larė gjobėn e vėnė, pasi nuk kisha rrugė tjetėr duke qenė se kisha ndarė dhe ditėn e dasmės. Kur kam nxjerrė pianoforten nga shtėpia kam qenė nė atė gjendje, si atė ditė qė kam nxjerrė arkivolet e prindėrve qė andej".


    Ai pėrgatiste festivalet e Gjirokastrės, por nuk i jepnin ftesė pėr t‘i parė


    Muzika e prof. Sokolit luhej nėpėr Evropė, nė Shqipėri ishte e ndaluar


    Krahas punės mėsimdhėnėse nė Liceun Artistik dhe Institutin e Lartė tė Arteve, Ramadani studioi dhe kompozon me dhjetėra pjesė nė muzikėn e dhomės, tė cilat ekzekutoheshin nėpėr tė gjitha vendet e ashtuquajtura tė Demokracive Popullore tė Evropės Lindore, kurse nė vendin e tij, kjo gjė nuk ndodhte pėr arsye tė biografisė. Shumė nga artikujt studimorė qė Ramadani arriti tė botojė nėpėr entet e specializuara tė vendit u morėn dhe u pėrkthyen nga muzikologėt e huaj duke i botuar ato nė revista e botime prestigjioze tė kulturės e artit botėror. Nga kėto botime Ramadani arriti tė krijojė personalitetin e profilin e tij nė kėtė fushė, gjė e cila do ta bėnte atė shumė tė njohur dhe tė kėrkuar nga homologėt e tij tė vendeve tė ndryshme tė botės. Kėshtu, pėr vite me radhė nė adresė tė tij kanė ardhur me dhjetėra letra nga personalitete tė ndryshme tė muzikės e folklorit nga shumė vende tė botės duke pasur njė korrespondencė qė shpeshherė i kontrollohej nga organet kompetente (Sigurimi i Shtetit), tė cilat dhe i ndalonin pėrgjigjet e kėtyre letrave. Pėrpara viteve ‘90, profesor Sokoli, ėshtė ftuar nga shumė akademi dhe personalitete tė njohura tė muzikės e folklorit si nė Tokio, Spanjė, Bukuresht, Pragė, Oslo, Sofje, Prishtinė etj. Por shteti shqiptar nuk u lejoi kurrė tė merrte pjesė nė kėto aktivitete e takime pėr shkak tė biografisė sė tij. Shumė personalitete tė artit, qė vinin nė Shqipėri, do ta ftonin atė pėr ta takuar e shumė prej tyre nuk do tė mundnin ta takonin dot. Pėrgjigjja qė u jepej atyre, ishte: "Ka shkuar me shėrbim, nuk ndodhet nė Tiranė". Ata tė pakėt qė arrinin tė kontaktonin me tė, ishin tė kontrolluar nga protokolli, nė hotel "Dajti". Profesor Ramadani ėshtė njė nga themeluesit e festivaleve folklorike tė Shqipėrisė, ose mė saktė kėto festivale fillojnė me Ramadanin. Lidhur me kėto, ai kujtonte: "Pasi kishim bėrė njė punė kolosale bashkė me kolegėt nė pėrgatitjen e kėtyre festivaleve, kishte raste qė mua nuk mė jepnin fare ftesė pėr ta ndjekur atė nė Gjirokastėr. Kur tė huajt qė vinin aty pyesnin pėr mua, kolegėt e mi ngrinin supet e nuk dinin si t‘u pėrgjigjeshin atyre. Disa nga kėto festivale nuk i kam parė nė Gjirokastėr, ndonėse isha njė nga organizatorėt kryesorė nė pėrgatitjen e tyre". Tė drejtėn pėr t‘i ndjekur festivalet folklorike, nė Gjirokastėr, Ramadani e fitoi vetėm nė ato tė fundit, pasi ajo gjė ra shumė nė sy tė tė ftuarve tė personaliteteve tė huaj tė artit qė pyesnin pėr arsyet sepse profesor Sokoli nuk ndodhej i pranishėm atje. Ndonėse pėr ato peripeci qė tashmė ishin bėrė tė zakonshme, e nuk i bėnin ndonjė pėrshtypje tė madhe se ishte mėsuar me to, shumė kolegė tė huaj i shkruanin atij duke i shprehur keqardhjen "pse ai kishte qenė i sėmurė", e nuk i kishte ndjekur dot frytet e punės sė tij. Lidhur me krijimtarinė e punėn e tij tė madhe nė fushėn e muzikologjisė, profesor Ramadani shprehej: "Kėsaj nė radhė tė parė, i mungonte mbėshtetja shtetėrore. Hulumtimi i traditave etnokulturore nuk ėshtė as nuk mund tė jetė asnjėherė monopol i ndonjė zyre apo institucioni shtetėror, por ėshtė e drejtė e ēdo njeriu qė do tė bėjė sadopak pėr atdheun e tij. Prej kohėsh nė Institutin e Folklorit (sot Instituti i Kulturės Popullore) janė krijuar kushte pėr tė bėrė njė punė tė frytshme, por megjithatė, arritjet mė tė shėnuara nė rrafshin tonė kulturor u detyrohen kryesisht nismėtarėve vullnetarė qė e kanė ndjerė brenda vetvetes pėrgjegjėsinė morale pėr tė hulumtuar. Ndėrkohė, instituti i lartpėrmendur jo vetėm qė nuk i ka pėrkrahur gjurmuesit qė punonin jashtė gjirit tė tij, por pėrkundrazi, i ka penguar. Madje, disa syresh i ka luftuar egėrsisht duke ua bllokuar botimin e veprave dhe duke u kurdisur gracka tė rrezikshme".

    Shqip

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Ramadan Sokoli

    OPINION

    Njė vit pa kolosin e etnomuzikografisė shqiptare, Ramadan Sokoli
    11-03-2009 / Nga Shaqir Rexhvelaj Drejtor i Pėrgj. i Politikave



    Sa shpejt kaloi njė vit, shumė shpejt. Si njė vit mė parė, me 7 Mars profesorit tonė tė nderuem, i uruem festen e mesuesit me njė tufė lule mimozash (sa shumė i donte lulet) e ashtu si nė agoni buzėqeshi lehtė duke shqiptuar njė “faleminderit”, por edhe me njė keqardhje tė madhe; se lexonim nė sytė e tij se po e ndiente se ato mbase ishin lulet e fundit qė po u merrte erė. Pas katėr ditėsh me 11 Mars 2008 jeta e tij u shuajt duke lėne tė ndrisė pėrgjithmonė emri dhe veprat e tij.
    Ramadan Sokoli ėshtė figura jonė mė e ndritur e kulturės kombėtare nė fushėn e muzikologjisė, ėshtė krijuesi dhe themeluesi i kėsaj shkence tė re qė lėshoi rrėnjė ose mė mirė tė themi u mboll si shkencė prej tij qė nė fillim tė viteve ‘50 tė shekullit qė lamė pas.
    Profesor Ramadan Sokoli jo vetėm ėshtė njė shkencėtar i madh por edhe njė patriot i madh. Siē edhe ėshtė cilėsuar nga media dhe shtypi ate mund ta quajmė pa ndroje edhe si rilindės i fundit, duke u mbėshtetur edhe te familja e tij e madhe nė qytetin e lashtė tė Shkodrės, tė gjyshi i tij Hodo Pashė Sokoli,t pjesėmarrės nė Lidhjen e Prizrenit dhe mbrojtės i trojeve shqiptare tė Plavės e Gucisė, e tė Ulqinit, te i ati i tij, Isuf Sokoli, edhe ky i internuar nė Itali per tė ardhė te vllaznia e tij, Ibrahim Sokoli dhe Hodo Sokoli, qė bashkė me Radon provuen persekutimin e egėr komunist duke vuajtur mbi 40 vjet burg.Tė gjithė intelektualė tė ndritur dhe patriotė.
    Profesor Ramadan Sokolin e kam njohur per here tė parė nė qershor tė vitit 1957 nė festivalin folklorik tė Qarkut tė Shkodrės, ku unė isha pjesėmarrės interpretues i folklorit tė Malcisė sė Madhe dhe ai ishte anėtar i jurisė ku pėrzgjidhnin talente qė do tė merrnin pjesė nė Festivalin e Rinisė e Studentėve qė do tė zhvillohej nė Moskė nė muajt korrik-gusht 1957. Fati dhe Jeta e solli qė prej asaj date derisa ka mbyllė sytė unė tė jem njė nder njerėzit mė tė afėrt tė tij (jashtė rrethit tė tij) nė fillim si objekt i punės sė tij, unė si bartės i folklorit, ai si studiues i folklorit dhe mė vonė, nxėnės i klasės sė tij nė Liceun Artistik “J.Misja” nė Tiranė, nė degėn e Flautit, pastaj student i tij nė Konservatorin Shtetėror tė Tiranės dhe pas studimeve si shok e mik shtėpie, i njė familje me “halle biografike”, por e mrekullueshme nė tradita nė mikpritje dhe me nje rreth tė mrekullueshėm si nga ana e profesorit, por edhe tė sė shoqes Lilit, tiranase nga familja - Petrela, njė grua e rrallė ideale qė mund ta gjesh vetėm nė romane. Mbase edhe ky ishte dhe fati mė i madh qė pati profesori nė jetėn e tij tė trazuar nga regjimi. Nė vitin 1958 kur fillova mėsim nė klasėn e tij per flaut nė Liceun Artistik, kam bashkėpunuar me profesorin si bartės autentik i folklorit tė Malėsisė sė Madhe duke riprodhuar kėngėt dhe meloditė e Zonės sonė duke filluar qė nga kėngėt karakteristike “majekrahit” e kėngė tė tjera pa shoqėrim muzikor me karakter baritor, kėngėt rapsodike me lahutė, melodi tė ndryshme nė instrumentin popullor “Zymare”, disa melodi qė vetė i kisha krijuar, por edhe shumė ninullza e nanurisje tė ndryshme fėminore, tė cilat per ēudinė time atėhere, ai u jepte njė rėndėsi shumė tė madhe sigurisht duke i parė me syrin dhe vėmendjen e njė studiuesi, ai i hidhte ato nė nota muzikore, nė disa fletė tė medha muzike. Mė vonė ato zunė vend krahas shumė hulumtimeve tė tjera nė studimet e tij etnomuzikologjike.
    Por le tė themi nė kėte “Njėvjetor” perkujtimor diēka mė shumė per Jetėn dhe veprėn e tij dhe diē mė shumė. Talentin e tuj muzikor e shfaqi qė nė vogli nė qyteti e tij tė lindjes, nė Shkodėr, qytet qė njihet pėr traditat e mėdha kulturore sidomos nė fushen e muzikės. Qė nga fundi i shekullit tė 19-tė nė kėte qytet u krijuen formacionet e para orkestrale siē qenė orkestrat frymore, tė cilat mund tė merren edhe si fillesat e para tė hedhjes sė bazave tė muzikės profesioniste, bashkė me muzikėn kishtare, por ajo qė pėrbėnte palcėn e kulturės muzikore nė Shkodėr qe tradita e krijimtarisė sė kėngės qytetare shkodrane, krejt e veēantė nė llojin e vet, qė nga tipet mė tė thjeshta deri te ato mė tė ndėrlikuarat siē janė “jaret” duke u bėrė kėshtu pjesė shumė e rėndėsishme e fondit te artė tė kulturės muzikore shqiptare.Nė kėte atmosferė dhe nė kėto realitete u rrit edhe Ramadan Sokoli, ne mes tingujve tė mrekullueshme tė muzikes sė “ahengu shkodranė” dhe orkestrave frymore,prandaj edhe luante nė disa instrumente nė bandėn e qytetit,por mė pėr zemėr nė rininė e tij pati instrumentin e kitarės siē quhet rėndomtė kitara si “piano e tė varfėrve. “Me kete bagazh muzikor dhe me disa krijime nė fushėn e kėngės nė vitin 1940 regjistrohet dhe vazhdon studimet nė konservatorin “Luigi Cherubini” nė Firenze – Itali pėr kompozicion dhe Flaut. Mbas studimeve kthehet nė Shqpėri me ėndrrėn e njė tė riu,pėr tė vėnė nė shėrbim tė vėndit dijet dhe kulturėn e tij perėndimore. Por mbas Luftės sė dytė Botrore nė vendin tonė u instalue regjimi komunist dhe fatkeqėsisht idealet, pikėpamjet e tij por edhe tradita familjare dhe kultura perėndimore pluraliste binin ndesh me parimet e reja tė kėtij regjimi, sic rezultoi famėkeq pėr shqiptarėt. Meqenėse kėto pikpamje ai i shfaqte nė rrethet shoqėrore nė Shkodėr, hapur sidomos edhe gjatė Kryengritjes antikomunste tė Postribės nė vitin 1946, arrestohet dhe denohet me 5-vjet heqje lirie. Ramadan Sokoli sic edhe mė tregonte vitet e burgut e transformuen rrėnjėsisht sidomos nė njohjen e jetės dhe tė njerėzve tė saj mbrenda hekurave tė burgut njerz tė dijtur intelektualė klerikė, bajraktarė, pasanikė, tregtarė, malėsorė, tė njė tradite qė rridhte prej shekujsh ashtu shqiptarēe por qė po rrezikohej seriozisht perballė njė regjimi tė ri ne pamje tė jashtme popullor, por qė vetėm ne qė jetonim prapa hekurave e kuptonim se sa i padrejtė dhe i pamėshirėshim do tė ishte pėr shqiptareėt. Nė burg dhe nė kampet e pėrqendrimit ku punova me tė burgosurit –tregonte ai, kam njohur karakterin e vertetė tė shqiptarit, burra tė ditur dhe tė thjeshte, trima dhe tė pathyeshėm pėrballė torturave, por qė ishin dhe palca e kombit, prej tyre jo vetėm kam mėsuar, por edhe u yshta pėr tė filluar shenimet e para tė hedhura nė copa e blloqe letre pėr kulturėn kombėtare shqiptare per folklorin per “gjėagjėza” pėr doket dhe zakonet qė ishin aq tė pasura dhe tė larmishme nga njėri tregimtarė te tjetri e me njė shtrirje; nga gjithė viset e Shqipėrisė.
    Shenimet e para dhe zanafillen e studimeve tė para etnomuzikologjike prof.Ramadan Sokli i ka nga vitet e jetės sė tij nė burg. “Cdo e keqe e ka njė tė mirė” pėrsėriste shpesh ai. Vitet e burgut i shfryzoi aq sa mundi per tė mbledhė nektarin e parė tė traditės sė kulturės popullore tė cilės ai ia kushtoi gjithė veprėn e tij mijėra faqe e shkruar nė rreth 20 libra muzikologji pa permendur kėtu krijimtarinė muzikorė nė disa fusha tė saj qė nga kėnga e perpunuem i saj, te veprat e shumta instrumentale, nga miniature te poemi simfonik, muzikė dhome e koncerte per instrumentin e flautit e deri te metoda pėr fyell.
    Botimet e para serioze ne muzikologji me karakter nderkombetar kanė filluar me botimin;
    -Les dances populaires et les instrument mousicaux du people Albanais - Tiranė 1958.
    Ky botim pati njė interes tė vecantė tė qarqeve muzikologjike ballkanike dhe europine dhe nuk vonoj shumė dhe professor Ramadani krijoi nje letėr kembim me shumė muzikologė tė vendeve tė ndryshme.
    Sidomos nga Rusia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Gjemania Lindore, por edhe nga vende perendimore.
    Me interes shumė tė madh shkencor kanė qenė pėr profesor Sokolin organizimi i dy ekspeditave shkencore muzikologike tė organizuara nepėr vise tė ndryshme tė Shqipėrisė por kryesisht nė Jug tė saj; e para nė vitin 1958 me shkencėtarė (muzikologė) gjermanė; Shtokman dhe Fidler dhe ekspedita e dytė me shkencėtarė rumunė tė kryesuar nga muzikologja rumune Zonja Comichel nė vitet 1960.
    Kėto ekspedita nga pala shqiptre u kryesuen nga prof.Sokoli dhe njė kopje tė regjistrimeve tė tyre sot ndodhen nė fonoteken e Institutit tė Kulturės Popullore. Metodologjia praktike e mbledhjes sė gjinive tė ndryshme tė folklorit nė terren pėrbėn njė pėrvojė tė madhe shkencore pėr muzikologjinė shqiptare dhe nė keėte kohė fillon dhe njė etapė e re studimit tė kėsaj kulture popullore kaq tė pasur dhe tė virgjėr si pėr stujuesit shqiptarė por sidomos pėr studjesit e huej. Kjo ėshtė edhe periudha kur fillon dhe nderkombėtarizimi i muzikologjisė shqiptare.
    Kėshtu nė vitet e 60-70, Prof.Sokoli boton veprėn madhore “Folklori Muzikor Shqiptar” (Prozodia dhe Morfologjia) “Veglat muzikore tė Popullit tonė” (Organografia) “Vallet dhe muzika e tė parėve tanė” (Ilirėt).
    “Chanson populaie albanaies (Albanskie narodnie pjesni) volumi i dytė “Figura tė Ndrituara tė Kulturės shqiptare nė Shekuj”, (Jan Kukuzeli, Andrea Aleksi) ‘Gjurmime folklorike””Figura e Skėderbeut nė muzikė” nė kuadėr tė 500-vjetorit tė heroit tonė kombėtar.
    Mbas kėtyre botimeve nė Shqipėri,por edhe mbas publikimeve qė bėnė shkencėtarėt gjemanė dhe rumunė nė forumet nderkombėtare folklorike me studimet e tyre; folklori muzikor shqiptarė u nderkombėtarizue si njė pasuri e cmuar me identitet tė vecantė i krijimtarisė nė fushėn e kengės homofonike e polifonike nė vallet e pasura me ritme tė larmishme me instrumente folklorike qė percillnin brez pas brezi shpirtin e melodive baritore origjinale, me kostumet kaq tė bukura dhe unikale sic eshtė “xhubleta” e Malėsisė sė Madhe”, pra shpirti krijues nder shekuj i popullit tone po shfaqej i studjuar dhe i analizuar nė mėnyrė shkencore perball kulturave tė popujve tjerė me veēanti dhe identitet tė panjohur deri atėhere edhe shkencėrisht dhe per kete merite tė vecantė ka pa asnjė mėdyshje profesor Ramadan Sokoli. Nė keto vite krijohet dhe Instituti i Kulturės Popullore me degėn e muzikologjisė dhe shkencėtarėt e rinj, por edhe ata me pervojė pa dyshim krijuen njė shtresim tė ri me studime tė reja dhe kontribute duke zgjeruar dhe thedhuar studimet shkencore por dhe perfaqėsimin nderkombėtar tė kėsaj shkence nė forume studimore,por dhe duke e pasuruar me ekspedita tė reja. Por nė regjimin komunist sa here forcohej dhe egėrsohej lufta e klasave aq mė shumė vėshtirėsohej puna dhe vepra shkencore e profesor Ramadanit. Per arsyet biografike qė e ndoqėn si hije e zezė deri nė vitet ‘90, atij asnjėherė nuk iu botuen punimet e tij lehtė e pa vėshtirėsi. Disa herė vepra tė vecanta perfunduen edhe ne karton, sepse ai nuk pranoi qė nė parathėniet e librave tė tij tė shkruhej; “nen udhėheqjen e partise e shokut….. kultura popullore ka arrijtė etj. etj. Madje mė kujtohet nė vitin 1965 i kishin kthyer nga botimi korpusin “Veglat muzikore tė popullit shqiptar” (Organografia) bash per kete arsye; redaktori i shtėpisė botuese i kishte thėnė se nė fillim tė librit duhet tė vinte njė shprehje tė udhėheqėsit tė partisė tė cilat sipas tij janė edhe shumė tė goditura, por dhe aktuale pėr kulturėn popullore. E takova profesorin, ishte shumė i mėrzitur e pyeta se cfarė kishte dhe mė tha vėrejtjen e redaktorit. Unė nė bisedat me profesorin kisha krijuar njė konfidencė tė atillė qė ai vetė ma kish dhėnė dhe shpesh perdorja njė stil ironik tė foluri, dhe i thashė: Mirė tė ka thėnė, shumė tė bukura i ka pse s’vendos ndonjė nga ato dhe gjithcka zgjidhet fare lehtė. Ai mė pa me bisht tė syrit dhe duke pasė sh.besim tek unė tha: Por ato s’janė shprehjet e tij, i ka tė vjedhura nga njerėz tė mėdhej dhe unė nuk mund tė vej nė hyrje tė librave tė mi “shprehje tė vjedhura”, pastaj cdo njė politikan tė japi sentenca pėr folklorin, ai nuk eshtė shkencėtar qė unė ta citoj. Por ėshtė filozof i thashė unė, dhe mendimi filozofik udhėheq, por edhe frymėzon, prapė me ton ironik. Unė jam nė hall, tha “ti mė can kokėn”, por me njė ton aspak miqsor, madje nė njė menyrė idhnake dhe profesori po tė zemrohej e kishte shumė tė vėshtirė tė pajtohej madje mund tė them se ishte dhe njė mangėsi e tij.
    Ramadan Sokoli ishte njė njeri me kulturė tė gjėre njė figurė poliedrike nė kuptimin e mirė tė fjalės. Me ate mund tė bisedoje per cdo fushė tė artit, por edhe tė shkencave humanitare duke gjetė pėrgjigje profesionale dhe bashkėkohore njė enciklopedi e gjallė. Biblioteka e tij nė shtėpi ishte shumė e pasur jo vetėm me literaturė muzikore partitura por sidomos me libra filozofik, kritkė letrare artistike, por ishte edhe njė shans qė e shoqja Lili punonte nė Bibliotekėn kombėtare dhe cdo liber qė i duhej pėr punė studimore mund dhe ta siguronte duke e porositė nga jashtė. Per tė publikuar studimet e tij,pervec korespondencės qė kishte me shumė muzikologė ai shfrytoj revistėn “Shqipėria e Re”qė dilte dhe nė gjuhė tė huaj,por edhe emisionet e Radio-Tiranės njė rubrikė “Tė njohim traditat tona muzikore” qė shpesh e shpjegonte vetė nė mikrofon. Mė vonė shumė botime shkencore gjetėn dritėn e botimit te revita “Les lettres Albanais”. Ramadan Sokolit i erdhen shumė ftesa nga Kongrese nderkmbėtare muzikologjike qė nga Moska, Tokio, Parisi, Roma, Budapesti deri nga Amerika, por ai asnjėhere nuk mori pjesė nė to,dhe kjo nuk qe vetėm njė dėm pėr ate por pėr mospėrfaqsimin denjėsisht tė kulturės sonė etnomuzikologjike nė kėto forume dhe nė dėm tė kulturės sonė. Ajo qė ėshtė pėr t’u theksuar dhe nenvizuar ėshtė se ky shkecėtarė i madh tė gjitha veprat qė shkroj i realizoj duke qėnė njė mėsues i thjeshtė nė shkollen e mesme artistike “J.Misja’’ me normė tė plotė dhe duke dhėnė mėsim jo vetėm nė degėn e flautist tė cilėn ai themeloi, por edhe solfezh, harmoni, muzikė dhome e mė vonė folklorin muzikor. Edhe kur u themelue Konservatori shtetėror i Tiranės nė vitin 1962, nxėnėsit e tij jepnin mėsim nė kete institucion tė lartė tė muzikės ndersa ai jo, por kurrė nuk e dha veten, ai vazhdonte te nxirrte kuadro dhe tė jepte mėsim me njė devocion qė ėshtė vetėm nė natyrėn e njerėzve tė vecantė dhe qė bėjnė hitorin e tyrė dhe tė vendit tė tyre.
    Ramadan Sokoli ėshtė i pari qė pėrgatiti tekstin e folklorit muzikor dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturės jo pa vėshtirėsi e miratoi per edukimin e brezit te ri tė muzikantėve me kulturėn popullore e folklorike kombetare duke i dhėnė njė fizionomi tė re shkollės sonė, por dhe karakterin kombėtar tė saj.Dhe per cudinė tonė atėhere ishim studentė profesori vinte dhe jepte mėsim si pedagog i jashtėm dhe pa pagesė lėndėn e folklorit muzikor qė ai vetė e kishte pėrshtatė per Konservator.
    Ramadan Sokoli me mendjen e tij tė ndritur na sjedh njė krijimtari me studime etnomuzikore qė nga antikiteti yne me “Vallet e muzika e tė parėve tanė” Ilirėt, si njė gjurmues i pasionuar pasuron fondin tonė kulturor e kulturėn tonė muzikore duke zbuluar figura gjigante siē janė Niketė Dardani e Jan Kukuzeli duke ndricuar shekull pas shekulli me figurat e ndritura si nė librin “16 shekuj” deri nė ditėt tona pėr tė ardhė te krijimtaria e tij si kėngėt “Blegėron delja”, “Turtullesha”, etj, ku na prezantohet jo vetėm si studiues por dhe krijues me ndjeshmėri poetike krejt tė vecanta muzikore. Hulumtimet e tij etnomuzikologjike janė shtigje tė reja qė shkelen per herė tė parė nga ky studiues pasionant qė shquhet pėr thedhėsinė e mendimit,gjerėsine e horizontit kulturor si dhe seriozitetin e gjykimit shkencor tė lėndės qė merr pėr objekt studimi.
    Duke i hedhė njė vėshtrim tė shkurtė veprave studimore tė Prof.Sokolit konstatojmė me kėnaqėsi se ajo shtrihet nė 20-shekuj tė etnisė sė kombit tonė dhe pėrbėn vlera tė pamohueshme nė panteonin tonė kulturorė,por profesori ynė i nderuar gjatė gjithė veprimtarisė sė tij nė regjimit komunist nuk ka njė vlerėsim sado tė vogėl pėr veprat e tij dhe as njė “Fletė lavdrimi”nga ato qė rėndomtė jepnin Bashkimet profesionale. Shpesh me ironi dhe cinizėm per regjimin profesori tregonte se te vetmen “Fletė Nderi” qė ka marrė, ka qėnė nė qitje ushtarake nė zbor, qė ēuditėrisht, rastėsisht kishte dalė shkylqyeshėm .
    Ndryshimet demokratike nė vendin tonė profesor Sokolin e gjetėn nė moshėn e tretė nė tė 70 –tat mbasi kishte harxhuar gjithė dijet dhe mundin per tė vėnė gjithcka nė tė mirė tė kulrures kombėtare por pa ndonje vlerėsim dhe pa mė tė voglėn vemendje pėr ta shperblyer me tituj apo ndere tė tjera. Ėshtė qeveria e Partise demokratike dhe institucionet e ngritura prej saj qė vlerėsuan punen dhe veprėn e muzikologut Ramadan Sokoli.Duhet tė vinte Viti 1995 kur Akademia jonė e Shkencave i akordois titullin “Profesor”, Nė vitin 2000 ,Qėndra Nderkombėtare e Jetėshkrimeve nė Cambridge tė Anglisė e perfshinė ne Enciklopedinė e Personaliteteve tė Shquara. Nė vitin 2002 nga Presidenti i Republikės z.Alfred Moisiu i akordohet titulli “Mjeshter i Madh”dhe pas kėsaj qyteti i tij i lindjes Shkodra, Kėshilli bashkiak i ketij qyteti i jep titullin “Qytetar Nderi”. Po nė vitin 2006 Qėndra Kombėtare e Veprimtarive Folklorike i jep medajen “Emblemė e Kulturės Shqiptare” dhe po brenda ketij viti ABI/Instituti Amerikan i Biografive i jep Diplomėn “Ekspert nė Ethnomuzikologji dhe Kompozim”. Ramadan Sokoli njihet edhe si njė penė shumė e njohur nė pulicistikė. Ai ka trajtuar nė shtypin e kohės me karakter shkencor kulturor si; te revista “Nėntori”, “Shkenca dhe Jeta”, “Kultura popullore” ka trajtuar probleme tė etnomuzikologjise ka shkruar skenarė per dokumentare tė kinostudios, por sidomos per emisione Radio-Televizive, me qindra artikuj studime, tekste mėsimore recensione etj. Njė faqe e ndritur jo shumė e njohur eshtė dhe krijimtaria muzikore ne gjini tė ndryshme e profesor Ramadan Sokolit, por ajo meriton njė vėshtrim me karakter njohės, studimorė dhe publikues, sepse ka edhe shume vepra qė ende nuk kanė parė dritėn e ekzekutimit nė public.
    Nė kete pervjetor vetėm rikujtuem kėte figurė tė ndritur tė kulturės sonė kombėtare,por vepra e Sokolit meriton tė jetė mė shumė objekt studimor i Akademisė sė Shkencave si dhe nė vemendjen Ministrise sė Turizmit tė Kulturės Rinisė e Sporteve per tė pergatitė njė kolanė tė plotė tė veprės sė kėtij kollosi tė muzikologjisė sonė, mbasi botimet e deri tanishme lėnė shumė pėr tė dėshiruar dhe kjo mund tė ndodhė brenda viti 2010 kur Ramadan Sokoli ka 90-vjetorin e lindjes.

    ...

    55

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,306
    Postimet nė Bllog
    4
    Nė kujtim tė Ramadan Sokolit

    Enver Kushi
    14/06/2010

    Sot, Ramadan Sokoli duhet tė festonte 90-vjetorin e lindjes. Etnomuzikologu u nda nga jeta, duke lėnė pas njė punė themeluese nė fushėn e muzikologjisė. Sokoli rivjen nė kujtimet e njė prej miqve tė tij

    Unė nuk e dija se ai vuante nga sėmundja e lartėsisė. Kėtė ai ma tha kur ne kishim zbritur nga avioni i linjės Tiranė – Vjenė dhe po ecnim tė pėrhumbur pėr tė dalė nga aeroporti i Vjenės... Pastaj, ndėrsa udhėtonim me shoferin e heshtur sllovak nėpėr paramuzgun e tokės austriake dhe pritėm vetėm pak ēaste pėr tė kaluar nė Sllovaki, unė prapė e pyeta pėr sėmundjen e ēuditshme tė lartėsisė. Profesor Ramadan Sokoli mė foli pėr kėtė sėmundje, llojet e saj, simptomat e para, ankthin qė ndien i sėmuri kur ngjitet nė lartėsitė malore ose kur udhėton me avion apo pėr raste tė tjera pėr ata, qė banojnė nė katet e larta tė pallateve shumėkatėshe. Mbaj mend Moza Sofronin, qė dėgjonte e habitur dhe shoferin e heshtur nga Bratislava, qė edhe ai herė–herė vėshtronte i habitur profesor Sokolin. Jashtė vazhdonte i njėjti paramuzg si nė tokėn austriake, qė e kishim lėnė prej kohėsh pas, ndėrsa unė u riktheva disa orė prapa, atėherė kur avioni ishte ndoshta nė lartėsinė maksimale. E ndėrsa unė vėshtroja nga xhami i vogėl retė e bardha poshtė nesh dhe tokėn, befas ndjeva se profesori i nderuar diēka kėrkonte. Ndoshta kėrkon ndonjė ilaē, tha Moza Sofroni duke hapur ēantėn e madhe tė tij. Por profesori nuk kėrkonte ilaēe. As libra apo ligjėratėn e pėrgatitur nė Tiranė. Moza Sofroni ma kaloi mua ēantėn dhe, kur ajo bėhej gati t’i thoshte stjuardesės sė bukur pėr ndihmėn e ndonjė mjeku, unė nxora nga ēanta magnetofonin e vogėl. Atėherė profesori me shenja kėrkoi kufjet e kur i vuri ato nė vesh, u shtriq lehtė. Ai po dėgjonte muzikė. Mė nė fund, thashė me vete duke parė fytyrėn e tij, qė nga ngjyra e verdhė nisi dalėngadalė tė bėhej e kuqėrremtė. Edhe vėshtrimi i syve nuk ishte mė ai i mėparshėm. Ata befas ishin gjallėruar. Unė e dija se ē’dėgjonte Ramadan Sokoli nė lartėsinė tre ose katėr mijė metra...Ai dėgjonte himnin “TE DEUM LAUDAMUS” tė muziktarit ilir Niketė Dardani dhe zėrin engjėllor tė durrsakut Jan Kukuzeli ... Ilaēi pėr sėmundjen e ēuditshme tė lartėsisė ishte gjetur. Ishte njė ilaē qiellor, qė do tė habiste tė gjithė mjekėt e globit. Dhe nuk e di pse m’u kujtuan ninullat tona dhe fėmijėt qė pushonin tė qarat me t’i dėgjuar ato. Pastaj m’u kujtua njė kėngė e trishtuar ēame dhe zėri i dhimbshėm i njė vajze tė re qė dermanin e gjen jo tek “jatroi”, por tek kėnga. M’u kujtua edhe njė rrėfim i mjeshtrit tė prozės shqipe, Mitrush Kutelit, ku flet pėr krahėt e erės dhe kėngės. Dhe duke vėshtruar nga lartėsia gėrmadhat e reve, thashė nėpėr dhėmbė fjalėt e Biblės: “E para ishte FJALA”. Jo fjala, shtova. Jo fjala. E para ishte MUZIKA. Sepse aroma e tingullit ėshtė diēka tjetėr nga ajo e fjalės: Tingulli ka aromėn e qiellit dhe tė shpirtit hyjnor. Tingulli muzikor ėshtė diēka pėrtej shpirtit, pėrtej asgjėsė, pėrtej jetės dhe vdekjes, pėrtej asaj qė nuk e sheh syri dhe nuk e shkruan dot fjala...

    ... Kishte rėnė muzgu, kur kaluam Danubin e Shtrausit tė madh. Mbaj mend se ishin fillim ditėt e majit tė vitit 1996 dhe ne po shkonim pėr tė marrė pjesė nė tubimin paneuropian tė kulturės qė u zhvillua nė Bratislava tė Republikės sė Sllovakisė. Ministri i atėhershėm i Kulturės, kulturėnxitėsi dhe dashamirėsi i krijuesve shqiptarė, shkrimtari Teodor Laēo, prof. Ramadan Sokolin e kishte ngarkuar tė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė tubimin e rėndėsishėm tė Bratislavės. Miku im, Teodor Laēo kishte bėrė zgjedhjen e duhur: nė atė tubim ligjėrata e prof. Sokolit u prit me interes tė veēantė dhe gjatė gjithė ditėve tė qėndrimit atje, ai vazhdimisht ishte nė shoqėrinė e studiuesve me emėr tė Europės.

    * * *

    Ramadan Sokoli ėshtė diturak i thellėsive tė kulturės shqiptare dhe i majave tė larta tė saj. Ai ka synuar lartėsitė. Edhe kur tė tjerėt kanė dashur ta shohin tė zvarritet, Ramadan Sokoli ka hedhur vėshtrimin lart, duke sfiduar burrėrisht tallazet e kohės. Ai nuk ka heshtur, kur tė tjerėt kanė dashur t’i mbyllin gojėn apo t’i pengonin diellin, duke e mbyllur nė qelitė e errėta. “Nganjėherė, shkruan para disa vitesh ai, kur kthej kokėn e kundroj mendueshėm tėrė rrugėtimin tim tė vėshtirė e plot pėrpjekje pėr t’iu ngjitur Kalvarit, duke synuar vetėm drejt e me qėllim tė lartė, tė ndier thellė brenda vetvetes, porsi njė detyrim tė ndėrgjegjshėm larg pėrfitimeve vetjake, nuk mė hyjnė fare nė sy titujt dhe gradat shkencore. Nėse kurora me gjethe dafine ėshtė stoli apo simbol lavdie, e them troē se asnjė kurorė e tillė nuk i shpėrblen dot flijimet vetėmohuese dhe luftėn me fuqitė e errėsirės”. Ai i ka kushtuar jetėn botės magjike tė tingujve muzikorė. Duke zhvendosur epokat e shtyrė mjegullat e kohėrave, Ramadan Sokoli ka depėrtuar nė rrėnjėt e etnokulturės shqiptare, nė rrėnjėt dhe aromėn e tingullit shqiptar. Me tė drejtė, studiues dhe dashamirės tė tij, kanė nėnvizuar faktin e pamohueshėm, se prof. Sokoli ėshtė themeluesi i muzikologjisė shqiptare. Veprat madhore si: “Folklori Muzikor Shqiptar” (Morfoligjia), “Gjurmime Folklorike”, “Vallet dhe muzika e tė parėve tanė”, “Figura tė ndritura”, “Kėngėt patriotike”, “16 shekuj”, “Figura e Skėnderbeut nė muzikė”, artikujt e shumtė nė shtypin shkencor brenda e jashtė vendit ose tekstet dhe programet mėsimore tė hartuara prej tij, pėrbėjnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr kulturėn shqiptare. Prof. Ramadan Sokoli me punėn e tij tė gjatė kėrkimore, siē rrėfente edhe vetė, ka provuar befasinė, drithėrima kėnaqėsie e ngazėllimi, kur pas shumė pėrpjekjesh e pėrsiatjesh ka saktėsuar njė datė, ka zbėrthyer njė nyje tė ngatėrruar e sidomos kur ka mbėrthyer ndonjė figurė qė dukej si e pakapshme, sikur kridhej nėpėr mjegullnaja. Dhe falė kėsaj pune kėmbėngulėse, shqiptarėt kanė mundėsinė tė njohin nė veprėn e profesorit personalitete tė tilla tė nivelit europian, si Niketė Dardani, Jani Kukuzeli, disa muzikėtarė arbėr, skulptorė dhe arkitektė arbėr nė Dalmaci apo tė tjerė qė kanė punuar nė Italinė e Veriut, si Leonikė Tomeu, Marin Biēikemi, Maksim Artioti e deri nė emrat e shquar tė arkitektėve shqiptarė nė Turqi etj., etj. Ramadan Sokoli ėshtė i njohur edhe si muzikėtar. Kėngėt popullore tė pėrpunuara prej tij ose rapsoditė e shumta janė njė kontribut jo i vogėl nė muzikėn shqiptare. Sot, datė qė duhet tė shėnonte 90-vjetorin e tij tė lindjes, ai nuk i dėgjon tė gjitha kėto qė themi e shkruajmė, por pėr tė duhet folur.

    Shqip

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 15:27
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Genocidi komunist mbi malesoret shqiptare
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 21:34

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •