FAN NOLI DHE ONUFRI
Mokom Zeqo
Duke u marrė prej shumė vitesh me Onufrin kam humbur gjithēka tė shkruar qė ekziston pėr piktorin gjenial shqiptar. Pėrveē studiuesve tė vendit tonė janė edhe njė numėr studiuesish tė huaj, qė janė shprehur pėr Onufrin. Kam botuar dy libra pėr kėtė figiurė madhore tė kulturės mesjetare shqiptare tė shekullit XVI. Po pėrgatis edhe njė bibliografi tė plotė gati shteruese, ku do tė pėrfshijė tė gjithė emrat dhe veprat e studiuesve onufrianė pa pėrjashtim.
Qe njė befasi pėr mua qė, duke shfletuar njė libėr shumė tė rėndėsishėm “Fan Noli”, tė botuar mė 1658, librin e 50-vjetorit tė Kishės Shqiptare nė Amerikė, nė rrafshin kronologjik 1908-1958, tė zbuloja befas diēka tė re dhe tepėr interesante pėr Onufrin. Libri i Fan Nolit ėshtė botuar nė anglisht, por kemi edhe pėrkthimin nė gjuhėn shqipe gjė qė i detyrohet studiuesit tė palodhur pėr Fan Nolin, Prof.Nasho Jorgaqi. Nė kėtė libėr Fan Noli pėrmend edhe Onufrin si piktor.
Dua t ju pėrcjell lexuesve konkretisht fragmentin e shkruar nga Fan Noli, ku ai del si njė njohės i komletuar dhe vlerėsues i veēantė i ikonografisė shqiptare, nė pėrgjithėsi, dhe veēanėrisht Onufri dhe disa piktorė tė tjerė mesjetarė.
Ēfarė thotė konkretisht Fan Noli?
Ai, jo rastėsisht, nė librin pėr 50-vjetorin e Kishės Shqiptare nė Amerikė, bėn njė lidhje tė drejtpėrdrejtė me historinė e kishės mijėvjeēare nė Shqipėri. Ai thotė se nė librin e tij “do tė gjeni njė fotografi tė manastirirt tė Shėn Marisė nė Pojan tė Apollonisė, ndėrtuar nė shekullin XIV. Praktikisht tė gjitha monumentetet e rėndėsishme nė qytetet mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė u shkatėrruan dhe u kthyen nė gėrmadha nga pushtuesit e ndryshėm. Ato qė kanė arritur deri tek ne janė disa monumente, qė ndodhen nė fshatrat e vegjėl, larg rrugėve, monumente qė asnjė pushtues nuk mundi t i trazonte. Njė nga kėto monumente ėshtė manastiri i Shėn Marisė nė Pojan, njė kryevepėr e arkitekturės bizantine. Noli e ka parė kėtė manastir gjatė kohės qė ka qenė nė Shqipėri dhe duhet t i kenė bėrė pėrshtypje afresket e stilit paleolog tė shek. XIV tė Trapezerisė sė manastirit nė fjalė. Arti i afreskeve i shek. XIV ka njė nivel shumė tė lartė dhe pėrgatit shpėrthimin e talentit gjenial tė Onufrit dy shekuj mė vonė.
Ja ē thotė Noli pėr kishat, ku ka pikturuar Onufri
Noli shėnon: “Dy monumente tė tjerė tė arkitekturės bizantine janė kisha e Shėn Premtes, nė Vlash, dhe kisha e Shėn Nikollės, nė Shelcan, qė tė dyja nė zonėn e Shpatit, ku ndodhen edhe kryeveprat e At Onufrit, njė piktor i madh shqiptar i ikonave nė shekullin e XVI”. Kėtė shėnim Noli e bėn nė vitin 1958. Vetiu lind pyetja: Ku ėshtė mbėshtetur Fan Noli nė kėtė informacion? Ē ka ditur ai pėr kėto dy kisha?
Ėshtė fakt qė shkrimin e parė pėr Onufrin e ka botuar Viktori Puzanova, me titull “Piktori shqiptar i shek.XVI, Onufri nga Neokastra”, nė Buletinin e Shkencave Shoqėrore nė vitin 1953. Kurse nė vitin 1957 po nė Buletinin e Shkencave Shoqėrore studiuesi Theofan Popa ka botuar studimin: “Onufri i madh shqiptar i shek. XVI”. Pra, janė pikėrisht kėto dy studime bazė, qė mesa duket i ka lexuar dhe i ka njohur me imtėsi Fan Noli.
Por Fan Noli pėrmend edhe njė hollėsi tepėr interesante nė lidhje me kishat e Onufrit. “I pėrmenda kėto kisha, sepse kur isha metropolit nė Durrės, Shpati me kėto dy gishta tė famshėm i takonte diogjezės sime. Fotografitė e kishave tė Shpatit nuk gjenden nė kėtė libėr”. Me sa duket Fan Noli nuk ka mundur t i vizitojė dot dy kishat e famshme tė Onufrit. Po ai i referohet Onufrit, sepse ėshtė ndėr tė parėt piktorė tė mėdhenj tė traditės dhe Fan Noli nuk mund tė rrinte indiferent dhe mos ta skaliste nė reliev emrin e Onufrit. Kėshtu, Fan Noli del njė nga njohėsit e parė tė Onufrit dhe njėkohėsisht duke i botuar shėnimet e tij qė mė 1958 nė librin e tij nė anglisht ka ndihmuar nė ndėrkombėtarizimin dhe njohjen nė rafsh botėror tė emrit tė Onufrit. Ky fakt nuk ėshtė pa rėndėsi, sepse me tė vėrtetė interesi shkencor dhe botėror pėr Onufrin u bė mė i madh dhe mė i qartė pas vitit 1972, pra, shumė mė vonė, vetėm pas hapjes sė ekspozitės sė artit shqiptar nė Paris, kur studiuesit e huaj u mahnitėn nga Onufri dhe shtypi i specializuar botėror i bėri jehonė shumė tė madhe ikonave tė tij.
Afreskat e Voskopojės
Fan Noli i kushton nė shėnimet e tij njė vend tė rėndėsishėm Voskopojės, si njė kryeqėndėr e artit mesjetar shqiptar. Ai shkruan: “Njė monument tjetėr i madh bizantin ėshtė kisha e Shėn Nikollės nė Voskopojė, si dhe kasha e 1001 ikonave tė punuara nga dy vėllezėrit Anastas Zografi de Kostandin Zografi, qė tė dy nga Korēa, qė shkėlqyen nga viti 1720-1764. Akoma mė shumė nė njė nga udhėtimet e mia unė vizitova Voskopojėn dhe kishėn e saj tė famėshme tė 1001 ikonave. Voskopoja mu duk si njė qytet me mbeturina antike, rrethuar me zhavorr, si dhe me disa kasolle tė varfėra, ku jetonin ata pak banorė, qė qėndronin aty, sepse nuk kishin vend tjetėr ku tė shkonin. Nė shek.XVII Voskopoja kishte 40 kisha. U shkatėrrua nga bejlerėt fqinjė. Por ata plaēkitėn vetėm dyqanet. Kishat nuk i prekėn, ndoshta sepse disa prej tyre ishin gjysmė tė krishterė, dhe qė tė gjithė, madje edhe myslimanėt nuk mund tė mendonin tė kryenin njė sakrilegj. Katstrofa totale e qytetit ndodhi kur erdhėn francezėt, nė Luftėn e Parė Botėrore, si dhe grekėt nė Luftėn II.
Ata morėn me vete gjithė ikonat, qė mund tė shkuleshin, duke pėrfshirė edhe ikonat e altarit, tė cilat ishin kryevepra tė gdhendjes nė dru. Ato kryevepra mund t i shihni sot nė muzetė e Parisit dhe tė Athinės. Pėr fat, pikturat e vėllezėrve tė mėdhenj ishin mbi mur dhe nuk mund tė shkuleshin (afresket). Ato janė ende atje. Unė i pashė mė 1923. Pikturat nė mur ilustronin Revolucionin e Apokalipsit, qenė frymėzuar nga libri i fundit i Dhiatės sė Re. Aty do tė shihni katėr kalorėsit e Apokalipsit, ėngjėj qė zbrazin vazot e zemėrimit hyjnor mbi tokė, dragonit qė djeg gruan e gjorė mė fėmijėn, pėrbindėshat e tjerė tė Apokalipsit, ardhjen e mesisė bashkė me ėngjėjt nga retė dhe Jeruzalemin qiellor duke zbritur mbi tokė. Ėshtė njė spektakėl vigan qė ta ngre shpirtin peshė, tė cilin gjithkush qė shkon nė Shqipėri duhet ta shohė patjetėr.
Shqipėria, atdheu i artit
Nė tė vėrtetė pėr saktėsi shkencore Kisha e Shėn Kollit nė Voskopojė ėshtė pikturuar nga piktori gjenial shqiptar i shek. XVIII, David Selenica. Ndoshta Fan Noli nuk ka qenė i informuar pėr kėtė gjė. Por ai ėshtė shumė i saktė, kur thotė se dy vėllezėrit piktorė Kostandin dhe Athanas Zografi kanė pikturuar ansamblin gjigantesk tė Apokalipsit nė njė nga kishat e Voskopojės. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė thuhet se pikturat e Zografėve dhe tė David Selenicasit (ky i fundit ėshtė nga fshati Selenicė e Vlorės) Fan Noli i ka parė me sytė e tij. Ai shprehet me entuziazėm pėr spektaklin pikturik tė kishės sė Argjirėve nė Voskopojė, ku kanė pikturuar saktėsisht vėllezėrit Zografi.
Ajo qė tė bėn pėrshtypje tė madhe te Fan Noli ėshtė se ai kėmbėngul nė tezėn e drejtė shkencore se Shqipėria nuk ėshtė vetėm vendi i luftėtarėve tė mėdhenj. Paragjykimi se shqiptarėt nuk kanė nxjerrė artistė tė mėdhenj ėshtė i vjetėr dhe rrėnues. Noli e ndjen se duhet shpallur dhe argumentuar e kundėrta. Prandaj Noli ngulmon dhe shkruan kėto rreshta. “I pėrmenda kėto kryevepra pėr njė arsye tė veēantė. Shumė pak nga njerėzit tanė mendojnė se shqiptarėt kurrė nuk kanė krijuar diēka nė art. Gjithashtu e sheh Shqipėrinė si njė vend qė ka nxjerrė vetėm luftėtarė tė mėdhenj, vringėllues shpatash, fermerė, lopēarė dhe aspak art.
Do tė ndėrronin mendim nėse do tė shihni pejsazhin e gjithė Shqipėrisė zbukuruar nga kishat me arkitekturė bizantine dhe ramantike si dhe muret e tyre tė brendėshme plot afreske dhe kryevepra tė pikturės”.
Post Scriptum:
Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė thjesht shuarja e njė kurioziteti. Fan Noli e ka njohur shkėlqyeshėm artin e pikturės siē ka njohur edhe artin e muzikės. Njė skicė e Fan Nolit pėr piktorin otalian tė Rilindjes Europianė Xhentile Belinin ėshtė njė kryevepėr e vogėl eseistike. Ai pėrmend edhe Rembrandin si dhe Melenė, Rodenin dhe Van Gogun. Por ėshtė mė me kuptim fakti qė ai pėrmend Onufrin e madh. Onufri dhe Fan Noli kanė qenė figura tė mėdha tė Kishės Lindore, por qė tė dy kanė qenė dhe janė artistė gjenialė. Fan Noli dhe Onufri janė vėllezėr dioskurė tė artit tė Shqipėrisė. Midis tyre ka njė diferencė kohore prej katėr shkujsh. Nėse Onufri do tė kish mundėsi tė ringjallej sot, padyshim do tė mahnitej me veprat e mėdha tė Fan Nolit.
Ja, pra, pse nuk ėshtė e rastėsishme qė Fan Noli pėrmend Onufrin e madh.
Krijoni Kontakt