Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 86
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Eshtė folur shumė pėr kontradiktat e Nolit, aq sa ėshtė thėnė qė “ekzistojnė shumė Nolėr, nė kundėrshtim me njėri-tjetrin”1). Janė quajtur ato kundėrthėnie, inkoerenca, kontradikta dhe paradokse.
    Eshtė mė se e vėrtetė qė Noli tė jep mundėsi e argumente qė ta trajtosh atė kontradiktor nė disa hulli. Nė vorbullėn e kontradiktave noliane, ato mė ngacmueset janė dy: a ka qenė Peshkopi ynė i shquar besimtar a jobesimtar, pėr tė mos thėnė kundėrshtar i besimit dhe, nė zgjidhjen e problemeve tė mėdha shoqėrore e politike, a ka qenė pėr pėrdorimin e dhunės a kundra saj, a ka qene revolucionar a kundėrrevolucionar.
    Po jap mendimin tim, duke i peshuar kontradiktat nė vokacionet e tij, tė cilat gjithashtu kanė qenė tė shumta, por duke u pėrpjekur tė nxjerr nė dukje ato mė rėndėsorėt prej tyre.
    Para sė gjithash, duhet thėnė se nė pikėpamje psikologjike dhe filozofike, duhet pranuar qė kontradikta subjektive ėshtė nė shpirtin e njeriut, nė mendjen, nė zemrėn, nė jetėn dhe nė veprimtarinė e tij. Tė lindura fillimisht nga dyshimi, me zgjerimin e pėrvojės jetėsore dhe tė kulturės, tek mendimtari a veprimtari, nė pėrpjekjet e tij pėr t’ju afruar sa mė shumė sė vėrtetės, nė ēdo plan teorik a praktik qė kėrkohet ajo, shfaqen kontradiktat. Qenėsia e kėsaj dukurie ėshtė nė pėrputhje me personalitetin e njeriut. Eshtė i njohur fenomeni qė kontradiktat e personaliteteve tė shquara marrin ngjyra paradoksale, siē ėshtė bėrė zakon tė thuhet, por edhe siē ėshtė shpesh e vėrtetė.
    Personalitetet e larta qė tejkalojnė kufijt kombėtarė, siē qe Noli ynė, mishėrojnė jo vetėm kontradiktat individuale apo ato tė njė bashkėsie, qoftė kjo edhe njė komb, por edhe kontradiktat e njerėzimit, sepse tė tilla personalitete janė shprehje e ndėrgjegjes sė njerėzimit, pra edhe e kontradiktave qė e ngėrthejnė atė, ndėrgjegje qė pėrpiqet e lufton pėr t’i hedhė dritė sė ardhmes.
    Njeriu gjatė gjithė jetės sė tij, me rritjen e pėrvojės praktike jetėsore dhe me zgjerimin e dimensioneve tė kulturės, e pėrsos dhe e ndryshon mendimin e tij pėr probleme tė rėndėsishme, duke shkuar edhe tek kundėrshtimi i mendimit tė tij tė mėparshėm. Gjė krejt normale. Nė kėtė rast nuk mund tė bėjmė fjalė pėr kontradikta nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, pa rėnė nė mohimin e zhvillimit tė pandėrprerė mendor e shpirtėror tė njeriut. A nuk kemi sa e sa personalitete evropiane e botėrore qė nė dekadat e para tė shekullit tė kaluar u lajthitėn nga marksizmi e leninizmi dhe, mė vonė, u bėnė kundėrshtarė tė tij? Vetė Noli e ka shprehur njė dukuri tė tillė nė introduktėn e tij pėr Khajamin: “Eshtė e pabesueshme qė Omar Khajami, armik i tė gjitha despotizmave, tė mos ketė ndryshuar aspak pikėpamjet e tij filosofike brenda nė 55 vjet” 2).
    Si qėndron Noli mes fesė e ateizmit, a beson apo nuk beson, a ėshtė pėrkrahės i fesė apo kundėrshtar i saj – kjo ėshtė kontradikta mė tunduese pėr ato qė pėrpiqen ta trajtojnė atė si ateist dhe kundėrshtar tė fesė.
    Megjithėsė nuk ėshtė pėr t’u marrė nė konsideratė trajtimi i njėanshėm, nė njė farė mėnyrė tendencioz, qė iu bė kėtij problemi nė periudhėn e diktaturės, sepse aty mund tė ketė indoktrinim e mungesė ēiltėrsie, mė tepėr se objektivitet e bindje shkencore; gjithsesi duhet thėnė diēka. Namik Resuli nė studimin e tij “Fan Noli sot” 3) ka polemizuar pėr kėtė ēėshtje me Koēo Bihikun dhe Dhimitėr Shuteriqin, lidhur me “antifetarizmin” e Nolit (nė ndonjė poezi e shprehje tė tijen), duke pranuar kėtė dukuri–sado lėkundshėm - si inkoerencė tė Nolit (mbėshtetur nė njė shprehje tė nxjerrė nga njė letėr qė Noli i ka dėrguar Tashkos, mė 1906: “Perėndisė qė nuk i besoj, i ardhtė keq!” dhe e ka mbyllur kėtė ēėshtje, duke e lėnė nė kapėrcyell, me citimin e Qerim Panaritit, biografit tė parė tė Nolit: “Si person, Noli gėzonte tė gjitha tė metat e njeriut plus tė metat e tij si individual”, (d. m. th. si individ, shėnimi im, A. Ē.). Mendoj se kjo shprehje dhe ndonjė tjetėr qė bie Qerim Panariti nė librin e tij 4) mund tė jenė rezultat i njė momenti shpirtėror a rrethanash tė veēanta dhe nuk duhen marrė pėr bazė pėr tė nxjerrė pėrfundime rėndėsore kategorike, qė bien nė kundėrshtim me krejt jetėn dhe veprimtarinė e Nolit.
    Aleks Buda ka shkruar: “Me vullnet tė lirė e me ndėrgjegje, Noli zgjodhi rrugėn e priftėrisė. Nuk ishte as njė thirrje e brendshme, as nevoja pėr tė siguruar jetesėn qė e ēoi nė kėtė rrugė. Ajo qė nė kushte normale do tė ishte njė maskeradė – veshja prift – pėr njė njeri qė nė thelb…ishte njė skeptik nė pikėpamje fetare, qe nė tė vėrtetė njė akt vetėflijimi i njė njeriu qė pranoi tė flijojė njė jetė normale njerėzore dhe lirinė e vet personale e mendore pėr nevojat politike kombėtare, tė luftės kundėr veprimtarisė kombėtare tė feve e kishave; qe ky njė akt vetėmohimi tragjik sepse e detyroi tė rrojė njė jetė nė dy rrafshe” 5). (Eshtė fjala, pėr rrafshin politik dhe atė fetar).
    Me pak fjalė kėshtu ėshtė trajtuar vendimi i Nolit pėr t’u bėrė prift dhe misioni i tij fetar nga mendimi i shkencės shqiptare nėn trysninė e diktaturės. Pra, Noli u bė prift pa pasė njė thirrje tė brendshme, sepse pėrkundrazi ai ishte “skeptik” nė qėndrimin ndaj fesė; por u vetėflijua tragjikisht pėr “nevojat e politikės kombėtare”.
    Sė pari, na duket njė gjykim tepėr i sipėrfaqshėm mohimi i thirrjes sė mbrendshme, vokacionit fetar, qė e drejtoi Nolin nė rrugėn e priftėrisė.
    Nga tė gjitha vokacionet e Nolit, dy janė mė tė fuqishmet dhe mė ndikueset nė veprimtaritė e tij: ai fetar dhe ai atdhetar, vokacioni qiellor dhe njė nga “tokėsorėt”.
    Shfaqja dhe jetėgjatėsia e vokacioneve kanė kronologjinė e tyre nė jetėn e njeriut, gjė qė del mė nė pah tek njerėzit e mėdhenj. Pa u zgjatur nė kėtė ēėshtje duhet tė pranojmė se ėshtė vokacioni fetar, ndoshta pėr vetė natyrėn e tij ekskluzivisht shpirtėrore, qė u shfaq tek Noli shumė heret, qė nė moshė tė njomė, dhe qė e shoqėroi atė, siē do ta themi mė poshtė, tėrė jetėn. (Eshtė pėr t’u shėnuar se nė hullinė e religjionit, vokacioni ėshtė njė thirrje e brendshme qė Hyu i bėn njė shpirti pėr t’ju kushtuar i tėri Atij; ndėrsa nė vokacionet e tjera, “tokėsoret”, motivacioni ėshtė krejtėsisht nė hullitė njerėzore dhe shfaqet tek aftėsitė dhe talenti i njeriut.).
    Vetė Noli na tregon nė “Autobiografinė” e tij se ai ishte i vetmi prej pjesėtarėve tė familjes qė e shoqėronte gjyshe Sumbėn nė agjėrimet e saj; bile edhe ndėr ato mė tė vėshtirat, siē ishte tė qėndruarit, dy herė nė vit, tri ditė rresht, pa ngrėnė e pa pirė; megjithėse gjyshja, “pėrherė rropatej ta bindte qė tė mos agjėronte, sepse ishte shėndetlig” 6). Si mund tė spjegohet ndryshe ky veprim fėminor, pėrveēse me njė impuls tė brendshėm shpirtėror? Ky predispozicion shpirtėror i fuqishėm e shoqėroi Nolin tėrė jetėn. Dhe mė vonė nė njė moshė tė pjekur, duke iu nėnshtruar kėtij vokacioni hyjnor dhe duke synuar nė sendėrtimin e idealeve tė tij tė larta qiellore e tokėsore, fetare e atdhetare, Noli nuk flijoi kurrėfarė lirie tė vetėvetes; nuk bėri ndonjė vetėflijim, pėrkundrazi ai krijoi mundėsinė qė tė pajtonte dy vokacionet e tij mė tė fuqishme, duke u vėnė plotėsisht nė shėrbim tė tyre dhe pėr hir tė kėtyre vokacioneve ai solidarėsoi bashkėsinė shqiptare ortodokse tė Amerikės, duke e shkėputur atė nga ndikimi, intrigat dhe politika antishqiptare e Patrikanės dhe themeloi Kishėn Shqiptare, u mor me politikė, duke u bėrė njė luftėtar i fkaktė pėr ndėrtimin e njė shoqėrie shqiptare sa mė tė ēliruar shpirtėrisht dhe lavėroi nė tėrė ato fusha tė kulturės, artit, shkencės, aftėsitė e tij tė rralla.
    Eshtė tepėr e ēuditshme, flagrante tė pranojmė se personaliteti i Nolit nė tėrė madhėshtinė e gjenialitetit tė tij t’ia kishte nevojėn maskave dhe maskaradave.
    Jeta dhe veprimtaria e Nolit nuk lėnė nė dyshim vokacionin dhe bindjen fetare tė tijen. Noli e hapi dhe e mbylli jetėn si besimtar i zellshėm. Nė frymėzimin e tij shpirtėror, nė prirjen dhe misionin jetėsor dhe, jo e parėndėsishme, nė trashėgiminė instinktive dhe edukatėn qė mori qė heret nė familje, ai na dėshmohet katėrcipėrisht fetar. Fetar nė ideal, fetar nė bindje, fetar nė veprim. Fetar nė fėmijėri, fetar nė rini, fetar nė moshė tė pjekur dhe nė pleqėri; fetar nė jetė, fetar nė vdekje.
    Mė shumė se ēdo gjė dėshmon vepritaria e tij jetėsore. Nėn ndikimin e edukatės familjare, qė nė fėmijėri, ai mendonte tė bėhej “kalorės i Skendėrbeut” dhe “misionar i Krishtit”, dhe pėrpara marrjes sė ēdo vendimi ai pyeste veten: “Si do tė kishte vepruar Krishti, nė njė rast tė tillė?” Dhe pėrgjigjej: “Krishti do t’i besonte Zotit dhe do tė shkonte pėrpara”. 7)
    Gjatė gjithė jetės, ai jo vetėm ushtroi detyrėn si prift, por kohėn mė tė madhe ia kushtoi propagandės fetare. Qė mė 22 mars 1908, nė moshėn 26-vjeēare, vetėm 14 ditė mbasi u dorėzua prift, celebroi Liturgjinė e Parė Hyjnore nė gjuhėn shqipe dhe po kėtė vit botoi “Shėrbesat e Javės sė Madhe”, duke filluar me botimet e materialeve fetare, qė vazhduan gjatė gjithė jetės. Me qė lista e tyre ėshtė shumė e gjatė, po shėnojmė kėtu vetėm vitet e botimeve: 1908, 1909, 1913, 1914, 1916, 1936, 1941, 1948, 1949, 1950, 1952, 1954, 1955, 1956, 1957, 1961, 1962 dhe vetėm njė vit para se tė vdiste botoi Psalmet e pėrkthyera nga hebraishtja. Sqarojmė qė nė disa prej viteve tė pėrmendura mė lart, ai realizoi dy e mė tepėr botime. A mund tė bėhėj e gjithė kjo punė e vėllimshme dhe e shtrirė nė krejt hapėsirėn jetėsore pa njė predispozicion tė fuqishėm shpirtėror dhe vetėm e diktuar nga nevojat e politikės kombėtare?
    Noli ka shkruar: “Nga tė gjitha veprimtaritė e mia, dashuria ime e parė ėshtė kisha” 8); ndėrsa pėrkthimin dhe kompilimin e Kremtores (Menoion) – njė libėr shėrbese qė pėrmban psalmet, odet dhe troparia tė vitit liturgjik ortodoks - e ka quajtur “sodisfaksionin e tij mė tė madh” 9) dhe “veprėn, nė tė cilėn janė pėrqėndruar pėrpjekjet e tij mė tė mėdha shpirtėrore, letrare, muzikore dhe intelektuale” 10).
    Nė tryezėn e punės, ditėn qė vdiq, iu gjetėn: njė vėllim i vogėl poezish franceze, disa fletė me pėrkthime nga ky vėllim, (dėshmi e gjallė e hapėsirės kohore dhe fuqisė sė vokacionit pėr artin poetik), si dhe njė dorėshkrim, nė tė cilin qe shkruar kjo lutje drejtuar Zotit: “Kur ju tė vini nė tokė, Mbret i Qiejve, me pushtet dhe shkėlqim, e gjithė bota do tė dridhet nga frika, lumenjtė e zjarrit do tė rrjedhin para fronit tė gjyqit tėnd tė tmerrshėm, librat do tė hapen dy kapakėsh, do tė zbulohem mėkatet mė tė fshehta. Mė kurse mua prej zjarrit tė pashuar e tė amshuar dhe mė vendos nė krahun e djathtė nė Parajsė, Gjykatės i drejtė dhe mėshirėplotė!” 11). Sa larg skepticizmit fetar dhe sa kuptimplote pėr vokacionin fetar tė Nolit ėshtė kjo lutje !
    I qenėsishėm pėr t’u theksuar, lidhur me ēėshtjen qė po trajtojmė, ėshtė fakti qė vokacioni fetar dhe ai atdhetar tek Noli ishin shumė tė fuqishėm dhe kjo pėrmasė dyfishohej, kur ato viheshin nė shėrbim tė njėri-tjetrit. Dhe ai i vuri mjeshtėrisht jo vetėm nė pajtim, por edhe nė funksion tė njėri-tjetrit. Dukuri e padiskutueshme e veprimtarisė sė tij.
    Vokacioni i brendshėm fetar dhe ai atdhetar janė dy binarėt kryesorė nga kalon lokomotiva qė tėrheq trenin me vagona tė shumtė tė veprimtarisė sė tij: vagonin e pėrkthimeve letrare, poezisė, publicistikės, oratorisė, studimeve nė fushėn e historisė e tė muzikės, krijimeve origjinale nė fushėn e muzikės, diplomacisė, politikės. Vokacioni fetar, fillimisht, dhe ai atdhetar janė mė tė hershmit nė jetėn dhe veprimtarinė e Nolit dhe e kanė shoqėruar atė tėrė jetėn; prandaj mund tė na shėrbejnė si ēelės pėr tė shpjeguar kontradiktat e tij. 12)
    Cili ėshtė mė i fuqishmi nga kėto dy impulse tė shpirtit nolian? Duket se gjaku iliro-shqiptar i trashėguar prej tė parėve ėshtė ai qė pėrcakton ēdo gjė mė sė miri nė personalitetin e kėtij shqiptari tė madh me pėrmasa evropiane e botėrore. Vokacioni atdhetar ėshtė pa dyshim nė tharmin e psikologjisė sė popullit tonė. Deri vonė i zhytur nė elemente paganizmi – pavarėsisht pėrqafimit tė dy besimeve monoteiste – shqiptari e ka pasė mė se tė theksuar vetėdijen e pėrkatėsisė sė tij etnike, kėtė vlagė tė ngrohtė atdhetarizmi, si dhe ndjenjėn dhe gjithė botėn shpirtėrore qė lidhet me tė. Nuk ėshtė i rastit, pėrkundrazi ėshtė shumė kuptimplotė konstatimi i Hobhaus-it, shokut e shoqėruesit tė Byron-it nė udhėtimet nėpėr trevat evropiane tė Perandorisė Turke, nė dekadat e para tė shek. XIX: “Kur banorėt e provincave tė tjera tė Turqisė pyetėn se ēfarė janė, ata pėrgjigjen: ‘jemi muhamedanė’ ose ‘jemi tė krishtėrė’; ndėrsa banori i kėtij vendi (ėshtė fjala pėr trojet shqiptare, shėnimi im, A. Ē.), pėrgjigjet: ‘unė jam shqiptar.”13). Dhe kjo ndodh nė dhjetėvjetėshin e parė tė shekullit tė XIX, kur vetėdija kombėtare e popullit tonė ishte errėsuar mjaft nga shkaku i zgjatjes sė pushtimit osman dhe politikės sė tij antishqiptare dhe kur vetėdija kombėtare e popujve fqinjė kishte kristalizuar platformėn e tyre kombėtare. 14)
    Kėshtu, nė vokacionet e tij mė rėndėsorė, Noli dėshmohet gjithsesi njė shqiptar i vėrtetė, me gjak, me mish, me kockė; ashtu siē e ka cilėsuar Hasan Dosti: “Ky burrė simbolizon sinthezėn e virtyteve tė racės arbėrore.” 15)
    Historia, kultura, etnopsikologjia dėshmojnė dashurinė e popullit tonė pėr atdheun. Qė nė fillimet e saj-duke mos lėnė jashtė humanistėt e mėdhenj, qė shkruan nė gjuhėn latine, kultura shqiptare u frymėzua nga ndjenja e atdhetarizmit. Mė sė miri kėtė e dėshmojnė mė tė vjetrit: Barleti, Beēikemi, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani; dhe mbas tyre rreshtohen tė gjithė, pa dallime besimi a krahine. Dhe asnjėrin prej tyre nuk e ka penguar rroba fetare tė merret me politikė, shkencė, art, bile edhe tė marrė pushkėn pėr tė luftuar pėr atdheun.
    Kleri katolik i Veriut krijoi si moto tė veprimtarisė sė tij binomin “Fe e Atdhe”. (Duhet theksuar kėtu se nėse vokacioni dhe veprimtaria fetare e tij lidhej vetėm mė njė pjesė tė vogėl tė popullit, siē ėshtė elementi katolik, veprimtaria atdhetare e tij kishte karakter mbarėkombėtar.)
    Njė nga argumentet pėr ta paditur Nolin si antifetar ka shėrbyer pėrkthimi prej tij i “Rubairave” tė Omar Khajamit. Nėse kontradikta ėshtė mė se e mprehtė, flagrante, nė predikimin e fjalės sė Krishtit, nga njėra anė, dhe tė bolshevizmit, anti-Krishtit, nga ana tjetėr, siē mund tė thuhet pėr disa poezi dhe introdukta tė tij; ndryshon puna nė pėrkthimin e Rubairave, njė fenomen nė dukje kontradiktor dhe, mė pėrtej, paradoksal.
    Nė pėrkthimin e “Rubairave”, duhet tė kemi parasysh disa fakte:
    Sė pari, vetė Khajami ėshtė thellėsisht kontradiktor. Aq sa mund tė trajtohet si afetar, po aq mund tė trajtohet si fetar dhe si kundėrshtar i fesė.
    Sė dyti, nėse pėr hir tė lirisė sė mendimit, kritikon dogmatizmin fetar, Khajami nuk ėshtė ateist. Ai beson nė njė Zot, pavarėsisht se herė-herė kritikon edhe perenditė e feve semitike.
    Sė treti, mungesa e konsekuencės nė idetė e Rubairave, nuk na lejon tė pėrcaktojmė njė vijė demarkacioni pėr njė sistem tė prerė filozofik tė Khajamit. Vetė Noli e pohon kėtė nė introduktėn e tij: “Ēdo sistematizatė strikte e iderave qė na ēfaq Khajami ėshtė e kotė sa edhe e lajthitur”. Dhe mė poshtė: “Khajami nuk ėshtė dishepull i njė shkollė, po i tė gjitha Shkollave gjer nė njė pikė” 16).
    Sė katėrit, pėr hir tė realizimit tė njė perle letrare, Khajami i ka lejuar vetes tė predikojė edhe ide krejt kontradiktore. Ja si ėshtė shprehur Noli pėr kėtė: “Tė gjitha pikėpamjet makar kontradiktore janė tė mira pėr Omar Khajamin nė qoftė se i japin lėndėn e nevojshme pėr njė rubai artistike” 17). Kjo na dėshmon se vokacioni letrar tek Khajami ka qenė mė i fuqishėm se ai filozofik; gjė qė shihet, nė ndonjė rast, edhe tek disa pėrkthime tė Nolit, nė kundėrpeshimin mes vokacionit letrar dhe atij filozofik. Me tė drejtė, studiuesi Vehbi Bala ka vėrejtur njė “afinitet shpirtėror tė Nolit me krijimtarinė e Khajamit” 18).
    Kėshtu, mund tė rreshtohen edhe argumente tė tjera pėr ta kundėrshtuar – si bindje - antifetarizmin e Khajamit. Noli e pėrktheu Khajamin nė vitin 1926, si njė nga militantėt mė tė mėdhenj botėrorė tė “Lirisė sė Mejtimit”. Mendoj se pėrkthimet madhore tė Nolit janė nisur jo vetėm nga vlerėsimi letrar-artistik, por mė tepėr e mė nga vokacioni i tij atdhetar. Ndryshon puna me pėrkthimin e disa poezive.
    Si mendimtar i madh, Noli kishte nevojė pėr hapėsirė tė gjerė e horizont tė kthjelltė mendimi. Kėtė e ndjente, e quente tė nevojshme dhe e dėshironte edhe pėr popullin e tij, pėr atdheun e tij; prandaj ai pėrkthen krahas Ungjijve edhe Rubairat. E gjithė veprimtaria e Nolit buron nga militantizmi pėr lirinė e mendimit, ushqehet nga kultura e tij shumė e gjerė dhe ndizet e merr flakė nga pathosi qytetar, pėr t’i dhėnė forcė e energji veprimi idealit tė tij atdhetar. Noli kėrkon t’i japė dritė njė populli qė porsa ka dalė nga errėsira e thellė otomane e qė sorollatet nė njė qorrsokak vėshtirėsish pėr tė krijuar shtetin e vet dhe ēdo gjė tjetėr, duke filluar qoftė edhe nga ripėrtitja e identitetit. Dhe kėtė dritė ai e sheh nė vazhdėn e rilindasve, tek pėrqafimi i kulturės, nėpėrmjet lirisė sė mendimit – njė ēlirim shpirtėror deri nė skajet mė periferikė tė ndėrgjegjes kombėtare.
    Tė lexosh Khajamin ėshtė sikur tė pėrballesh me njė enciklopedi tė tėrė filozofike humaniste, tė realizuar nė njė nga veprat mė kulmore artistike tė letėrsisė botėrore, sendėrtuar gjithsesi me njė thjeshtėsi tė skajshme. Thėnė nė mėnyrė mė se tė thjeshtėsuar, nė morinė e motiveve, dy janė kolonat vertebrale, kryemotivet e Rubairave: gėzimi epikurean, hedonist i jetės - “carpe diem” e romakėve – dhe qėndrimi stoik pėrballė vėshtirėsive tė saj. Polemika me fetė, kryesisht me dogmat e saj sillet rreth kėtyre dy poleve, dy filozofive. Nuk ka kėtu ndonjė kontradiktė, aq mė pak alarmante, siē ėshtė interpretuar aty-kėtu. As pėr Khajamin qė i krijon rubaitė e as pėr Nolin qė i pėrkthen. Sepse jeta i ka brenda saj tė gjitha: edhe gėzimet edhe vėshtirėsitė. Tė parat duhen jetuar, tė dytat duhen pėrballuar. Eshtė vetė jeta qė i jep pėrparėsi njerės ose tjetrės doktrinė filozofike, nė rastet emergjente tė saj, pa krijuar ndonjė kontradiktė, nė kuptimin e plotė tė fjalės. Nė kėtė hulli duhet interpretuar edhe militantizmi Khajam dhe Nolian pėr lirinė e mendimit.
    I rreshtuar me Khajamin, si njė shqiptar i vėrtetė qė has shumė vėshtirėsi nė jetė dhe fare pak, gėzime dhe i ushqyer nga vokacionet e tij atdhetare e fetare, Noli i jep pėrparėsi qėndrimit stoik nė jetė. Kjo shihet nė gjithė jetėn dhe veprimtarinė e tij. Del qartė tek pėrkthimi i Rubairave dhe sidomos nė komentin qė i bėn atyre. Noli bashkė me Khajamin, sė bashku me stoikėt, mendojnė qė njeriu duhet tė jetojė i mbėshtetur tek arsyeja, nė harmoni tė plotė me natyrėn, me ligjėt universale tė saj. Dhe nė kėtė rrugė, virtyti ėshtė e vetmja gjė e mirė, e vetmja vlerė, vlera mė pozitive e njerėzimit. Pėr tė realizuar detyrėn e tij, njeriu duhet ta gėzojė jetėn, kėnaqėsitė qė jep ajo, t’i pėrballojė vėshtirėsitė, vuajtjet, duke u ngritur mbi pasojat e fatit dhe duke arritur lirinė shpirtėrore nė pajtim me logjikėn hyjnore, qė drejton gjithėsinė, natyrėn dhe njerėzimin gjithnjė nga e mira.



    Anton Ēefa

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485


    Kisha e Shen Gjergjit themeluar nga Fan Noli, tani e transferuar ne South Boston. Ne korridorin e hyrjes mbahet nje bust i Fan Nolit.



    Thomas Nassi, krijuesi i bandes muzikore "Vatra" ne USA.
    Gjeni me shume info dhe bibliografi te Nassit duke klikuar ketu.



    Banda muzikore patriotike Vatra.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Ilirian, ketu ne Boston kemi te pakten 3 kisha shqiptare. Qe te treja jane disa blloqe larg nga njera tjetra. Shen Gjergji eshte me e madhja dhe me madheshtorja. Afer me te ndodhen dhe kisha e Shen Joan Pagezorit dhe kisha e Shen Trinise.

    St George Albanian Cathedral
    (617) 268-1275
    523 E Broadway
    South Boston, MA 02127

    Albanian Orthodox Church of St John the Baptist
    (617) 268-3564
    410 W Broadway
    South Boston, MA 02127

    Holy Trinity Albanian Orthodox Church
    (617) 268-7808
    245 D St,
    South Boston, MA

  4. #44
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Noli ka qene nje njeri gjeni, pasi kishte shume talente, profesione, ishte shqiptari me me kulture i kohes se tij, por ne te njejten kohe, ishte deshtaku me i madh i kohes se tij. Ai deshtoi gati ne gjithcka qe nisi si ne arenen politike edhe ate shoqerore brenda komunitetit shqiptar ne Amerike.
    Albo
    nuk i lexova dot te gjitha shkrimet por ato qe lexova deri tani nga ky tipi me lart po me bejne te vihem ne mendime mbi problemet psikologjike te njerzimit

    edhe vete greket po ti pyesesh per Fan Nolin do te pergjigjen se ai eshte ndoshta shkaktari kryesor qe ata kane humbur Vorioepirin ose ndonje gje tjeter por asnje s'ka per te thene se ai eshte nje deshtak

    Ismail Qemali ishte ai qe ngriti flamurin ne Vlore por ishte Fan Noli ai qe beri qe Shqiperia te njihej nga Lidhja e Kombeve e pa zotesine e tij ajo s'do te ishte pranuar me ato kufinj qe ka sot por me shume me pak km katrore

    Gjithashtu Fan Noli eshte arkitekti i autoqefalise se kishes shqiptare
    ( per krahasim serbet e kane bere shenjt Saven qe e cliroi kishen e tyre nga kisha greke )

    cfare duhet te bej me shume njeriu per te mos qene deshtak
    nje person mund te bej veprat me te bukura me te mira per vendin e tij , mund te shpetoje kushedi se sa shqiptare nga asimilimi qe u behej nga greket (patriakana dhe fanariotet) mund te beje cfare te doje prape do te dale dikush nje dhi e zgjebosur e do e hape gojen

  5. #45
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar mė parė nga thorgal
    nuk i lexova dot te gjitha shkrimet por ato qe lexova deri tani nga ky tipi me lart po me bejne te vihem ne mendime mbi problemet psikologjike te njerzimit

    edhe vete greket po ti pyesesh per Fan Nolin do te pergjigjen se ai eshte ndoshta shkaktari kryesor qe ata kane humbur Vorioepirin ose ndonje gje tjeter por asnje s'ka per te thene se ai eshte nje deshtak

    Ismail Qemali ishte ai qe ngriti flamurin ne Vlore por ishte Fan Noli ai qe beri qe Shqiperia te njihej nga Lidhja e Kombeve e pa zotesine e tij ajo s'do te ishte pranuar me ato kufinj qe ka sot por me shume me pak km katrore

    Gjithashtu Fan Noli eshte arkitekti i autoqefalise se kishes shqiptare
    ( per krahasim serbet e kane bere shenjt Saven qe e cliroi kishen e tyre nga kisha greke )

    cfare duhet te bej me shume njeriu per te mos qene deshtak
    nje person mund te bej veprat me te bukura me te mira per vendin e tij , mund te shpetoje kushedi se sa shqiptare nga asimilimi qe u behej nga greket (patriakana dhe fanariotet) mund te beje cfare te doje prape do te dale dikush nje dhi e zgjebosur e do e hape gojen
    Shume e drejte. Madje do te shtoja se, me revolucionin demokratik nuk deshtoi Noli si udheheqes, por shqiptaret (po kete sigurisht qe shqiptaret, ata te vecklit e kam fjalen, s'kane per ta pranuar kurre).

    Sa per Kishen, po e shohim sot se c'fare behet. Te kish qene gjalle Noli pa me ligjeronte Janullatusi ne shqiperi. Deshtim o posi, po se i kujt, duket fare qarte.
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Kabinet i Pykave

    Fan NOLI

    Qetėsia, me tė cilėn mė dėgjuat dje, mė bėri njė pėrshtypje tė thellė. Veēanėrisht, duke marrė ndėr sy qė midis dėgjonjėsve, ndodheshin shumė kundėrshtarė tė metimeve tona politike. E ndjej pra, veten tė detyruar tė falėnderoj tė gjithė e tė kėshilloj miqtė tanė tė dėgjojnė me atė qetėsi kritikat e kundėrshtarėve, se, tėrė mjeshtėria e politikės ėshtė tė dėgjosh mejtimet e tė gjithė palėve me durim e gjakėftohtėsi, tė pėrqasėsh e t“i peshosh, dhe pastaj tė votosh pas gjykimit e ndėrgjegjes. U gėzova shumė qė populli i Korēės dhe i rretheve e paskan kėtė virtyt civil, dhe tani e ndjej veten time mė kryelartė qė jam qytetar i nderit i qytetit tuaj tė urtė patriotik. Dha jam i lumtur qė vinj sot pėrsėri pėrpara jush, qė t“ju shpjegoj arsyet pėr tė cilat kundėrshtojmė qeverinė e sotme.
    E kundėrshtojmė se disorganizon shtetin, se shkel liritė, se s“kujdeset as pėr bukėn , as pėr shėndetin, as pėr arėsimin e popullit. Kėto arėsye i kemi shpjeguar dhe nė parlament, po taje zėri ynė u mbyt prej gishtrinjve tė deputetėve proqeveritarė. Dalim, pra, tani, pėrpara gjykatores sė lartė tė popullit qė tė na gjykojė e ta verė nė vend cilindo me topuzen e votės.
    Makiaveli i ndau qeveritarėt nė tri kategorira: Qeveritarėt qė kanė ment vetė e dinė ta rregullojnė shtetin me squatėsinė e tyre, kėta janė mė tė mirėt: qeveritarėt qė s“kanė ment vetė, po pėrfitojnė nga sqotėsia e kėshilltarėve tė tyre, dhe kėta janė tė mesmit: qeveritarėt, tė cilėt s“janė tė zotėt as vetė, as dinė tė pėrfitojnė nga kėshillat e miqve tė tyre, dhe kėta janė ata mė tė humburit. Pėr fat tė keq, qeveritarėt tanė hyjnė nė kategorinė e tretė.
    Kabineti ynė i sotėm ėshtė nė kuptimin e plotė tė fjalės Kabineti i Pykave. Se ca janė pyka nga dituria e ca janė pyka nga vlera civile. Dhe ėshtė nė natyrė tė pykave tė jenė tė rrethuar me pyka e me dallkaukė.
    Ideali i tyre nuk ėshtė tė organizojnė shtetin, se as ata vetė s“dinė tė organizojnė, as organizatorėt nuk do t“i lenė tė lirė. Ideali i tyre ėshtė tė mbajnė kulltukėt me ēfarėdo ēmimi. Mjetet e tyre pėr tė arrirė kėtė ideal janė druri dhe rushfeti.
    Me drurin e me forcėn brutale po pėrpiqen tė skllavėrojnė racėn tonė e tė pėrjetėsojnė qeverimin tiranik tė tyre. Shtypjen e Shqipėrisė sė Mesme pėrpiqen tani ta zbatojnė e nė prefekturat e tjera, qė kėshtu tė mos mbetet asnjė krahinė e gjallė dhe e lirė qė tė pėrpiqen t“i kundėrshtojnė.
    Me rushfetin nė formė tė ndrydhme, me misione tė papemėta (pafrutshme), duke me emėrime nėpunės tė pazotit, me krijimin e nėpunėsirash tė ra dhe duke ēkallmuar arkėn e shtetit, po pėrpiqen tė fitojnė miq e partizanė mė tė djathtė e mė tė mėngjėr. Nga kjo rrejth defiēiti i buxhetit, i cili ėshtė prej 5 meleunash, ndonėse kėto 5 meleuno nė kartė, nuk duken - shtimi i taksave dhe mospagesa e nėpunėsve.
    Nga padia prishėn nė vend qė tė ndėrtojnė, ēkulėn njė udhė moderne tė ndėrtuar nė Berat prej austriakėve dhe e rindėrtuan aq bukur sa u ēkallmua posa ra shiu i parė. Pėr tė zbukuruar Tiranėn rrėzuan pėrmbi 150 shtėpi e dyqane, pa i ēpėrblyer popullit para, tė cilėt mbetėn udhėve, dhe Tirana, sot ėshtė mė e shėmtuar se mė parė.
    Bashkė me barangat e Vlorės qė u shitėn pėr dhjamė qeni, jo pėr banesa, po qė tė ēkulen e tė shiten si material, u shitėn e disa ndėrtesa prej guri tė cilat kanė kushtuar qindra mijėra franga. Njė ndėrtesė e gurtė me njė shije tė bukur pranė Ujit tė ftohtė qė ka kushtuar tė paktėn 300 000 lireta u shit prej qeverisė sonė vetėm 150 000 lireta e tani nuk ekziston mė.
    Njė debojė (depo armėsh) afėr Drashovicės, qė pėrmbante vegla tė ndryshme pėr tė ndėrtuar udhėt qė bėnte meleunė lireta kishte mbetur e pacėnuar gjersa arriu nė vesh tė qeverisė sonė lajmi i ndodhjes sė saj. Po me tė dėgjuar qeveria jonė emėrtoi njė kujdestar, qė ta ruante: tėrė ky thesar u ēduk si me magji nė kėtė thes, dhe qeveria jonė dėrgonte misione jashtė tė blinte vegla qė tė ndėrtonte udhėt.
    Nga padia s“u japin asjnė rėndėsi dėgėve tė bujqėsisė, shėndetėsisė e arėsimit, degė tė cilat janė pėr Shqipėrinė ēėshtje jete dhe vdekje.

    Cili ėshtė programi ynė
    Duam njė qeveri tė popullit, prej popullit, pėr popullin, tė pėrbėrė prej njerėzve mė tė ditur, mė patriotė, mė tė zotėrit e mė tė ndėrshmit. Mė tė emėruar nėpunėsit, duam tė merret parasysh dituria, patriotizma, zotėsia e nderi. Nuk duam tė pėrjashtojmė asnjė qytetar i cili ka dituri, zotėsi e vullnet tėmirė, vetėm e vetėm se hyri pak a shumė vonė nė sheshin e Shqipėrisė sė lirė. Duam ta lartėsojmė racėn tonė, jo ta skllavėrojmė. Duam tė respektohet nderi, liria dhe kryelartėsia tradicionale e popullit shqiptar. Duam t“i japim popullit liri e jo tirani. Duam ta shtrojmė vendin tonė jo me tru, po me kanun e me drejtėsi. Duam t“i rregullojmė financat e shtetit me kursim e jo ta shkatėrrojmė shtetin me rushfete e me taksa. Duam tė ndėrtojmė e jo tė prishim. Organizatorėt e huaj nuk i duam vetėm pėr bukuri e pėr tė gėnjyer popullin, po pėr tė punuar e pėr tė organizuar me tė vėrtetė. Duam t“u japim rėndėsi kryesore degėve tė bujqėsisė, tė shėndetėsisė dhe tė arėsimit.

    Bujqėsia
    Shqipėria ka pasurinė qė duket, e cila ėshtė pėrmbi tokė dhe pasurinė qė s“duket, nėn tokė. Uroj me gjithė zemėr qė pasuria nėn tokė tė jetė mė e madhe se sa e kujtojmė, po ėshtė marrėzi tė kryqėsojmė duartė e tė presim tė gjitha tė mirat nga kjo pasuri problematike e tė lemė tė pazhvilluar pasurinė parimtare, e cila sikundėr na sigurojnė tė gjithė ekspertėt e huaj, ėshtė e mjaftė pėr tė ushqyer dhjetė herė mė tepėr ndenjės(banor) se sa ka Shqipėria sot. Pėr tė zhvilluar pasurinė e tokės, Shqipėria duhet ndarė nė gjashtė a shtatė zona bujqėsore, me njė ekspert agronom shetitės nė krye tė cilitdo, i cili t“i mėsojė katundarėt tanė si tė mbjellin, si tė plehėrojmė, si tė lėrojnė, ē“tė mbjellin, si tė mbjellin, si tė rriten e si tė korrin. Me pak harxhe nga anė e shtetit, ndofta mė pak se ato qė harxhon sot degė e bujqėsisė, vendi ynė mund tė nxjerrė mė shumė drithė, pemė e begėti se sa i duhen pėr konsumin e brendshėm e tė eksportojė tepricėn, kur sot pothuaj tė gjithė prefekturat importojnė sė jashtėmi njė pjesė tė madhė tė ushqimit tė tyre.

    Shėndetėsia
    Raca shqiptare po degjenerohet e po shuhet nga malaria, nga sifilia dhe oftika, nga mosmbrojtja e nėnave dhe vdekėsia e tmerruar e foshnjave. Me pak harxhe mund tė merren masa efektive pėr tė lėftuar tretjen e ngadalshme tė racės sonė. Duam qė Shqipėria tė ndahet nė 6-7 zona shėndetėsore me mjekė ekspertė pėr sėmundjet e sipėrme. Cilado prej kėtyre zonave shėndetėsore duhet tė ketė dy a tri mamira eksperte shėtitėse, tė cilat tė kujdesen pėr nėnat me barrė e pėr shėndetin e foshnjave.

    Arsimi
    Qė ta vėmė arėsimin nė udhė duhet ta mbushim kokėn njėherė e mirė qė pėr shkollat e mesme duhet tė importojmė mėsonjØs tė huaj, me anėn e tė cilėve tė krijojmė mėsonjės modernė pėr tė nesėrmen. Pėr kėtė qėllim ėshtė absolutisht e nevojshme tė fillohet njė gjimnaz qendror i plotė, me njė degė normale, njė degė klasike, njė degė teknike, njė degė tregėtare, me mėsonjės tė huaj. Shtatė a tetė gjysmė gjimnaze pregatitėse duhen themeluar prapė me mėsonjės tė huaj nėpėr qytete mė me rėndėsi pėr tė ushqyer gjimnazin qendror. Veēanėrisht duhet tė importojmė mėsonjės ekspertė tė gjimnastikės e tė muzikės, pėr tė forcuar trupin, pėr tė zbutur shpirtin e racės sė re.
    Nėpėr katundet duhet adaptuar sistemi i mėsonjėsve shėtitės. Pastaj shkollat tona duhen frymėzuar me njė mėnyrė tė atillė qė tė rriten njerėz pėr punė e qytetarė me karakter.
    Problemet e sipėrme e veēanėrisht atė tė arėsimit s“mund ta zgjidhė njė kabinet prej tė paditurish dhe mediokrėsh si i sotmi. Shėrimi, pra, ėshtė nė ndėrrimin e kėsaj guverne. Kėtė e ka populli nė dorė nė zgjedhjet e afėrme. Po qė tė mundin zgjedhjet tė japin pėrfundimin e dėshėruar duhet siguruar vota direkte dhe e fshehtė drejt pėr drejt prej tėrė popullit. Kam besimin tė plotė qė populli ynė ėshtė mjaft i zgjuar sa tė dijė si ta pėrdorė votėn e tij; jam i sigurtė qė populli ynė ėshtė mjaft trim sa tė votojė ashtu si i thotė ndėrgjegja. Populli ynė vojti mjaft prej kėsaj guverne sa tė mos gėnjehet t“ia japė votėn pėrsėri. Se janė dhe do tė mbeten tė vėrteta fjalėt e presidentit martir tė Shteteve tė Bashkuara i cili ka thėnė " Mund tė gėnjesh njė pjesė tė popullit pėr ca kohė, mund tė gėnjesh tėrė popullin pėr ca kohė, po kurrė s“mund ta gėnjesh tėrė popullin pėr tėrė kohėn".

    Botuar mė 1923

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Shakaxhiu i pėrparimit dhe pesė anarkitė

    Fan NOLI,

    Nė fushėn e manovrave tė Partisė Popullore na ngjau ca ditė mė parė njė mjerim. Bajraktari i partisė z. Bedri Pejani ra i plagosur me gjithė flamurin. Trupit heroik tė kėtij dėshmori i afrohemi me simpati qė t'i japim dorėn ndihmėse, ta ngushėllojmė, t'ia shėrojmė plagėt e ta lėshojmė tė bėjė yrysh pėrsėri, po kėtė herė nė njė tjetėr drejtim, kundėr Partisė Popullore qė kryesonte gjersa u plagos. Do ta pėrcjellim nė kėtė yrysh me njė variant tėnjė kėnge popullore: Popullorja brigje brigje/Digje, Bedri Peja digje!/(ilaritet, qeshje tė zgjatura).
    Duke ikur nga Partia Popullore, Bedri Peja (ni) ndreqi njė lajthim, e pėr kėtė gjė meriton lėvdata tė pėrzemėrta, se bėri njė vepėr tė rrallė pėr shqiptarėt. Kėta pėrgjithėrisht kujtojnė se ndreqja e njė lajthimi ėshtė njė turp e njė qėndrim pa emėr, kjo karakteristikė e racės sonė ėshtė njė cen fatal. Kėtė ceni i detyrojmė vazhdimin e Ahmet Zogut nė fuqi.
    Na ngjau me Ahmet Zogun siē i ka ngjarė njė konti me Nastradinin gjerman Til Ulenshpigel. Ky Nastradin i veriut kish marrė pėrsipėr, me njė shpėrblim tė lartė e tė parapaguar, tė stoliste me piktura kėshtjellėn e njė konti. Kėtė punė do ta mbaronte brenda nė katėr muaj, po me konditėn qė nė kėtė periudhė asnjė njeri tjatėr nuk do tė hynte brenda nė kėshtjellė qė t'i prishte qetėsinė. Katėr muajt me radhė Til Ulenshpigeli ndenji nė kėshtjellė ku hante pinte e bėnte qejf mbi kurrizin e kontit, pa bėrė asgjė. Kur u mbarua afati, ftoi kontin, konteshėn e miqtė e tyre tė vinin tė admironin pikturat dhe dekoret e tij. Qė tė shpėtojė e tė ikė, para se tė zbulohet lodra e tij, mestoj kėtė strategjemė: Kur hynė konti, kontesha e miqtė e tyre nė kėshtjellė paralajmėroi kėshtu:
    "Ata dhe ato prej jush qė janė doēė e doēe nuk do tė mundin dot t'i shohin pikturat e dekoratat qė kam bėrė". Kėshtu hynė brenda nė kėshtjellėn dhe cilido pėrpiqej tė lėvdonte pikturat e dekoret nga frika qė mos quhej doē. Vetėm njė shėrbėtore, pasi u pėrpoq mė kot tė shoh pikturat e dekoret, thirri: "Ndjestė pastė nėna ime, mė ka bėrė doēe, se unė nuk shoh asgjė". Po gjersa tė guxonin tė thoshin edhe tė tjerėt qė nuk shikonin asgjė, Nastradini gjerman kish fluturuar e kish vajtur gjetkė pėr tė dekoruar tė tjera kėshtjella.
    Kėshtu e mori pėrsipėr Ahmet Zogu ta zbukuronte Shqipėrinė dhe kėshtu ia mbushi kokėn parlamentit me profkat e tij. Pak kohė pastaj, puna doli fyēkė dhe shakaja u kuptua prej tė gjithėve. Po mė tė shumtit nuk guxonin ta thonin nga frika se mos quheshin "tradhėtorė". Njė pakicė pati guximin ta thotė tė vėrtetėn dhe ajo pakicė u shtua dita me ditėn, dhe nuk do tė jetė larg dita, por kur do t'ia kėndojnė A. Zogut kėngėn nė kėtė formė: Rroftė Ahmet Zogu, rroftė/Shakaxhiu i pėrparimit, Brez pas brezi u kujtoftė/ si Stėrnip i Nastradinit.
    (Qeshje tė zgjatura dhe duartrokitje nga ana e opozitės. Bėrtitje shamate nga ana e deputetėve proqeveritarė).
    Kanė tė drejtė dhe ata qė qeshin dhe ata qė zemėrohen. Se puna ėshtė pėr tė qeshur dhe pėr tė qarė. Po atyre qė zemėrohen do t'u pėrmend fjalėt qė i tha Ali Pasha Pukėvilit, konsullit frėnk nė Janinė. Kafazi i kėtij kish rrahur njė ditė njė njeri tė Ali Pashės, i cili pa humbur kohė vuri njerėzit e tij t'i heqin njė dru tė shėndoshė atij kafazi. Kur Pukėvili protestoi me zemėrim pėr rrahjen e kafazit tė tij, Ali Pasha iu pėrgjigj me kėto fjalė: "Nuk tė shkojnė kėto Pukėvil, ai qė rreh e rrahin". Dhe unė po ju thom, kush qesh, qeshet. Dhe kur duroni Ahmet Zogun qė bėn njė shaka kolosale dhe groteske mbi kurrizin e Shqipėrisė, pse zėmėrohi kur ne bėjmė njė shaka mbi kurrizin e shakaxhiut?
    Nemėni leje tani tė pėrshkruaj, me pak fjalė historinė dhe teatrin, ku Ahmet Zogu bėri dhe vazhdon shakanė e tij. Nė konfuzion tė pėrgjithshėm dhe i ndihmuar prej lajthimeve fatale tė kundėrshtarėve tė tij, Ahmet Zogu rrėmbeu fuqinė tė cilėn po e mban nė dorė. Kjo s'ėshtė gjė e zorshme pėr tė bėrė, kur tė merret ndėr sy qė nė vendin tonė mbretėron konfuzioni i pesė anarkive.
    E para, anarkia fetare: katėr fe tė ndryshme qė s'kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e njė populli pagan.
    E dytė, anarkia sociale: kėtu s'ka as klasė bejlerėsh, as klasė bujqish, as klasė burxhoazie. Kėtu bujku ėshtė mė bej se beu, beu mė bujk se bujku. Kini njė shembull tė bukur nė Partinė Popullore, e cila mbahet sot nė fuqi prej bejlerėve.
    E treta, anarkia morale: kėtu qeni s'njeh tė zotin; kėtu karakteret lopėsohen, qullosen dhe ndėrrojnė forma dita ditėn si nė kaleidoskop. Kėtu ambiciet janė pa fre e pa kufi. Kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha.
    E katėrta, anarkia patriotike: kėtu brenda nė njė ditė, si me magji, trathėtori bėhet patriot dhe patrioti trathėtor. Kėtu shohim pėrpara syve tanė tė kapardisen si patriotė tė mėdhenj, ata qė kanė luftuar pėr "harfet" e pėr flamurin e babės, qė kanė djegur Shqipėrinė e Mesme ose ata qė janė puthur me andartėt e i kanė ndihmuar pėr tė shkretuar anembanė Toskėrinė; kėtu si mė thoshte njė mik, ėshtė mė mirė tė jetė njeriu trathėtor e tė shikojė interesin e tij e tė jetė i sigurt qė tė nesėrmen do tė proklamohet patriot i madh.
    E pesta, anarkia e idealeve: kėtu idealet e errėta, tė shtrembra e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buharės pėrfyten e pėrleshen nė njė luftė pėr vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe tė ndritshme tė Perėndimit; na mungojnė vetėm idealet e antropofagėve. Po pėr tė zėnė vendin e ketyre kemi kolltukofagėt, krimba tė verdhė me kokė tė zezė, qė rriten me plagėt e infektuara tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpushė, qė mund t'i copėtosh, po jo t'i ē'qitėsh nga trupi qė kafshojnė e thėthijnė.
    Herodoti na tregon se nė betejėn navale tė Salaminės, njė athenian kapi njė anije persiane me dorėn e djathtė e s'e lėshonte gjersa ia prenė; ahere e kapi me dorėn e mėngjėr; ia prenė edhe kėtė; ahere e kapi me dhėmbė dhe s'e lėshoj gjersa i prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodoti pėrsėri do tė shikonte qė kolltukofakėt tanė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i vjetėrsisė greke. Qė t'i ēqitėsh kėta tanėt nga kolltuku duhet t'u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin.
    Perėndia, i zemėruar qė tė na mundojė pėr mėkatet e stėrgjyshėrve, na ngarkoi me barrėn tė vemi urdhėr e rregull nė mes tė kėtyre pesė anarkive. Hodhėm njė sy mbi problemin e tmerruar qė kishim pėrpara e na u ngjethėn mishrat, po s'u trembėm e iu pėrveshėm punės. Qysh mund tė hezitonin e tė ndruheshin? A ka ideal mė tė lartė se sa tė nxjerrėsh vendin tėnd nga shella e errėsirės, ta shėrosh nga plagėt shekullore, ta lirosh nga thonjtė e nga gėrshėrėt e hydrės sė anarkive? A ka ideal mė bujar se sa tė krijosh e tė vesh njė racė tė re, tė fortė e tė disiplinuar, me fenė e detyrės nė zemėr, me diellin e lirisė nė ballė e me flamurin e sakrificat pėr tė mirėn e pėrgjithshme nė dorė? Ja njė punė pėr njė komb ndėrtonjės, pėr nation-buldier, ja njė punė pėr njė trim legjendar, ja njė punė pėr njė gjysmė perėndi. Po kėtė punė gjysmė perėndie dhe tiranie e rrėmbeu dhe e mban nė thonjėt e tij njė shakaxhi i trubull,i cili mbi tė pesė anarkitė qė ekzistonin shtoi dhe dy anarki tė tjera: anarkinė shtetėrore dhe anarkinė ekonomike dhe financiare. Shakaxhiu vazhdon nė fuqi, i ndihmuar prej kėtyre anarkive dhe i pėrkrahur prej shokėve partizanė, tė cilėt s'duan tė njohėn e tė ndreqin lajthimin nistor qė bėnė kur e vunė nė krye tė punės. Shakaxhiu, duke parė qė shokėt mėrziten, e ndryshon nga koha nė kohė shakanė, e kabineti e partizanėt e tij flenė rehat gjersa shohin qė shakaja bėhet mė e keqe dita me ditėn (...)
    Kėshtu u sakrifikuan si cepin emisare (bouc's emissaires) Xhafer Ypi, Hysen Vrioni, Koleka dhe orėn e fundit Tatzati! Me ikjen e Kolekės udhėt s'u ndreqnė, as u ndėrtuan urat.
    Me ikjen e Hysen Vrionit nuk u zunė ata qė vaditėn tė dy, Lalėt e Vlorės me hinka prej kupe; pėrkundėr, iku Koēo Memo-a, i pandehuri pėr atentatin kuindėr jetės sė Myfit Beut me katėr ruajtės tė burgut tė Gjirokastrės dhe tani jep dėshmime mi kurris tė qeveritarėve tanė pėrpara Komisionit Ndėrkombėtar tė Anqetės nė Janinė.
    Ikja e Tatzatit ngjau vetėm dje dhe ėshtė tepėr shpejt tė themi ē'ndryshime do tė sjellė nė Ministerin e Luftės. Po s'mundim veē se tė ēfaqim hidhėrimin pėr nėnkolonelin Ministėr tė ri, tė cilin e shohim sot tė vijė pranė minotaurit qė ka shokėt e tij.
    Mbetet Ministri i Arėsimit qė t'i lėrė mėsonjėsit tė vdesin urie nga mospagesa e rrogės dhe tė mbyllė shkollat qė janė edhe tė hapura.
    Mbetet Ministri i Financave qė tė lėrė pa rrogė e pa bukė nėpunėsit, ushtrinė e xhandarmėrinė, qė t'i shtrojė parlamentit buxhetet klasike tė balancuara nė kartė e tė ēkallmuara nė realitet dhe qė tė ruajė arkėn e zbrazur tė Shtetit mos bjerė brenda nonjė mi e thyen kokėn. Por mbetet Ministri i Financave qė tė na japė nga koha nė kohė shpjegime tė gjata e tė mėrzitura, tė cilat bėjnė tė dremiten dhe ata deputetė qė kanė merak tė kjartė.
    Mbetet dhe Ministri i Punėve tė Jashtme pėr tė bėrė gafa.
    Kur arēė herėn e funtmė hodha syno nga salla e Komisionit tė Administratės nė avllinė e parlamentit, dhe pashė qė Kopshti i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme ėshtė tharė krejt. Atje mė parė lulėzonin qepė, kastravecė dhe kunguj; atje pulkat dhe zogat klloēitnin dhe bėnin vezė taze, tė cilat depozitoheshin me kujdes nė dollapet e Ministrisė, ku ruhen arkivat e shtetit. Tani vura re me hidhėrim qė qepėt e kastravecat ishin tharė, dhe ahime! Ishin ēdukur dhe kungujt qė na kujtonin kokėt simpatike tė ministrave tanė. Kjo neveritje kishte njė shpjegim. Ministri ynė ishte nė vakancė. Dhe ku? Nė Bukuresht! Dy gafa menjėherė. Se njė ministėr i Punėve tė Jashtme nuk mundt tė shkojė vakant nė njė kryeqytet, ku tė japė shkak tė pėrhapen thashetheme tė ndryshme pėr misione tė fshehta diplomatike. Me tė mėsuar udhėtimin e tij, gazetat pėrhapnė menjėherė qė ministri ynė vajti pėr tė kaluar Shqipėrinė n'Entasitin e Vogėl dhe pėr tė kėrkuar njė mbret pėr fronin e Shqipėrisė. Ėshtė' e vėrtetė qė Ministri i pėrgėnjeshtroi tė dyja kėto lajme, po puna e tij ėshtė tė mos epte shkak tė pėrhapeshin kėto lajme, se shpesh ėshtė gjė inoportune tė vėrtetosh e tė pėrgėnjeshtrosh thashetheme.
    Pastaj Ministri ynė s'duhej tė kish vajtur nė Bukuresht pėr arsyen pėr tė cilėn oborri i Belgradit nuk e quajti si persona gratė qė tė pėrfaqėsonte shtetin tonė nė dasmėn e mbretit tė Aleksandrit tė Serbisė. Detyra e njė ministri nė vakancė ėshtė tė lehtėsohet dhe tė ēlodhet. Po Ministri ynė jipte intervista dhe ja njė pjesė e intervistės sė tij nė gazetėn e Bukureshtit "ADEVERUE", (E vėrteta) datė 28 korrik: "Ahmet Zogu ka bėrė studime serioze nė Evropė, di disa gjuhėra tė huaja dhe ėshtė njė njeri me idera pėrparimtare". Kjo natyrisht ėshtė njė gėnjeshtėr se qė tė gjithė e dimė qė Ahmet Zogu nuk ka bėrė aspak studime nė Evropė, pa le studime serioze. Nė kėtė mes vritet Xheneral Telini, turbullohet tėrė atmosfera e Ballkanit, ēmallen ngatėrrime nė kufitė e Veriut. Vermoshi e Shėnt Naumi ndodhen nė rrezik, po Ministri ynė nuk e prish qetėsinė e vakancave me kėto gjėra tė vogla. Dhe qė ardhi, i detyrohet A. Zogut, i cili i dėrgoi 8 telegrame qė ta ēqitė nga Bukureshti e ta sjellė kėtu nė datėn e votės sė besimit, me qenė qė votat e P. Popullore u pakėsuan pas ikjes sė kryetarit tė P. Popullore me shokėt.
    Mbetet e mbetet Ahmet Zogu i rrethuar prej kolltukofagėve dhe i qarkuar nė shpellėn e tij prej mizėrie hafiesh e dallkaukėsh; mbetet ky shakaxhi qė pretendon oksidentalizėm dhe liberalizėm, kur ushqen nė zemėr tė tij idealet mė tė errėta tė orientit; kur shkel liritė e popullit dhe shkatėrron arkėn e shtetit pėr tė arrirė qėllimet e tij personale, e ky shakaxhi sot na vjen pėr votė besimi, pėr tė bėrė zgjedhjet e asamblesė konstituente, e pėr tė mbaruar shakanė kolosale e groteske qė ka nisur mbi kurrizin e kėtij shteti tė mjerė.
    Ne deputetėt e opozitės jemi tė shtrėnguar ta ndalojmė kėtė shaka me ēfarėdo mėnyre, se kemi frikė qė kjo do tė jetė ndofta shakaja e fundme e Shqipėrisė, pas sė cilės do tė nisin dhembjet e barkut pa shpresė shėrimi.
    E quajmė tė tepėr t'u bėjmė njė apel ministrave tė sotėm pėr njė beau geste (veprim tė mirė) e pėr demicien, se zotėrinjtė e tyre janė tė sėmurė, pa shpresė nga kolltukofagia dhe ethet e kėsaj sėmundje nuk i lėnė tė shohin pėrgjegjėsinė e tmerruar qė marrin pėrpara kombit dhe historisė.
    Po na mbetet njė shpresė dhe kjo varet nga shokėt deputetė tė shumicės qė janė tė bindur tė bėjnė njė gabim duke pėrkrahur kėtė guvernė, po qė s'kanė arrirė edhe nė pikėn qė ta njohin kėtė gabim e ta ndreqin.
    Sot ėshtė dita e funtme. Sot a kurrė. Kombi e pret prej jush kėtė akt patriotizme dhe urtėsie politike. Kombi pret prej jush tė bėni detyrėn tuaj me dorėn nė zemėr pėr tė mirėn e Atdheut.

    Botuar mė 1923

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Noli dhe komunizmi

    *At Artur LIOLIN

    Do dėshiroja tė bėja disa komente rreth qėndrimit tė Nolit ndaj komunizmit.Sė pari, njė parathėnie. Kasetat me zėrin e Fan Nolit nuk merren me politikėn aktuale, por janė marrė nga fjalimet e tij pėr pėrvjetorin e “Vatrės”, “Diellit”, apo nga disa intervista nga “Zėri i Amerikės” rreth pėrkthimeve dhe shkrimeve tė tij letrare dhe biblike ne shqip dhe anglisht. Kėto kaseta janė incizuar dhe ishin transmetuar nga “Zėri i Amerikės gjatė viteve ‘50 dhe 60. Nė atė kohė tė luftės sė ftohtė ishte e pamundur pėr njė agjenci qeveritare tė transmetonte mendime e pikėpamje haptazi nė kundėrshtim me qėndrimin e SHBA zyrtare. Kopjet e kėtyre kasetave ju dhuruan Kryepeshkopatės Ortodokse tė Bostonit nga zoti Louis Prifti dhe iu shtuan arkivės sė Nolit. Ato u bėnė publike pėr herė tė parė nė vitin 1982, me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė Fan Nolit. Mė vonė, nga fundi i viteve ‘80, njė kopje e ēdo kasete (8 kaseta nė total) u dėrguan nė Shqipėri nė Arkivin Kombėtar dhe Akademinė e Shkencave si pjesė e trashėgimisė sonė kombėtare.
    Duke vlerėsuar qėndrimin e zonjės Raimonda Moisiu pėr bėrjen publike tė kėtyre kasetave, do tė doja tė jepja disa mendime qartėsuese rreth tyre: Nė periudhėn kur Noli ishte kryeministėr, Shqipėria ishte e rrethuar nga shtete fqinje monarkiste dhe aspak demokratike, siē e kuptojmė fjalėn sot (d.m.th. Serbia, Greqia, si dhe Italia fashiste). Tėrė kėto vende i shihnin me frikė qėndrimet e tė majtės liberale tė Nolit pėr tė reformuar Shqipėrinė, sidomos qėndrimin e tij tė hapėt e publik nė mbrojtje tė shqiptarėve tė Kosovės dhe Ēamėrisė tė mbetur jashtė kufijve tė shtetit shqiptar, pa pėrmendur kėtu luftėn e madhe kundėr pretendimeve tė shteteve fqinje pėr tė copėtuar dhe asimiluar atė pjesė tė vogėl tė shtetit shqiptar tė sapolindur.
    Sė treti, refuzimi i fuqive perėndimore nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė pėr tė ndihmuar qeverinė e re noliane tė vitit 1924 nė nevojat e saj ekonomike emergjente nuk i la Nolit shumė rrugėzgjidhje (Lidhja e Kombeve tė asaj kohe ishte shndėrruar nė njė organizatė “krejt pa dhėmbė” me refuzimin e Amerikės pėr tė marrė pjesė nė tė, refleksioni i frymės sė izolimit ishte njė vendim qė e dėshpėroi shumė Presidentin Uillson dhe mbase shpejtoi sėmundjen e tij).
    Janė tė njohura fjalimet “pikante” tė Nolit nė Lidhjen e Kombeve nė 1924, ku flet pėr mungesėn e mbėshtetjes nga fuqitė e mėdha, ku falė zgjuarsisė sė tij tipike noliane fitoi respektin e njė pjese tė madhe tė sallės duke hasur edhe nė disa kundėrshtime. Njohja e Bashkimit Sovjetik mė 1924 u bė nga Britania e Madhe si dhe mjaft shtete tė tjera perėndimore dhe jo vetėm nga qeveria shqiptare e Fan Nolit, duke e bėrė vitin 1924 tė njihet nė historinė e Rusisė si “viti i njohjeve”. Historianė e shkencėtarė tė politikės shqiptare si Nikola Pano dhe Robert Austin gjithashtu kanė vėrtetuar kėto fakte. Interpretime dhe vlerėsime tė gabuara mbi njohjen e Bashkimit Sovjetik nga qeveria e Nolit janė bėrė nga shumė mendimtarė e politikanė tė tjerė. Vlen tė pėrmendet mbajtja nga Noli e njė fjalimi tė gjatė vlerėsues si dhe ruajtja e njė momenti heshtjeje nė Parlamentin shqiptar nė respekt tė presidentit amerikan Udro Uillson qė ndėrroi jetė nė atė vit. Sipas mendimit tim, Noli u pėrpoq tė mbante njė qėndrim balancues dhe realist midis shteteve tė Lindjes dhe Perėndimit tė asaj kohe. Qėllimi i vetėm madhor i Nolit ishte: Njė Shqipėri e pavarur. Ai shpresonte qė gjerat do tė evoluonin bashkė me pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike dhe arsimore tė vendit. Mosmbajtja e zgjedhjeve brenda 6 muajve tė qeverisė demokratike ėshtė njė problem serioz; megjithatė tė gjithė jemi dėshmitarė qė kjo nuk ėshtė punė e lehtė, mjaft tė shikojmė problemet zgjedhore nė Shqipėrinė e sotme, shume dekada mė pas. Presionet ishin tė mėdha dhe nuk kishte (siē kemi sot) organizata tė fuqishme pėr tė kėshilluar apo parashikuar mbarėvajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet elektorale kėrkonin kohė, dhe kohė Noli nuk kishte. A bėri Noli gabime? Sigurisht qė po. Siē thotė edhe fjala e urtė popullore: “Kush han bukė, do bėjė thėrrime”.
    Ėshtė e vėrtetė dhe domethėnėse qė Noli kishte mendime tė majta politike, pasi shikonte se Shqipėria e asaj kohe kėrkonte reforma tė thella agrare pėr tė kapėrcyer kushtet e rėnda tė trashėguara nga e kaluara. Mendimet demokratike Noli i mėsoi dhe kultivoi nga studimet nė Harvard si dhe nga pėrvoja e jetės sė tij nė shoqėrinė amerikane. (Edhe si fetar, mund tė themi se Noli do ishte me njė mendje me klerikė tė ndryshėm tė ēdo besimi qė kėrkuan ndryshime pėr tė mirėn e popujve tė tyre mė tė varfėr e tė nevojshėm. Noli vetė jetonte tamam si murg i thjeshtė nė kushte personale tepėr tė pėrulur: vegjetarian gjatė jetės, pa veturė, nė apartamentin modest dhe rrethuar me libra). Qėndrime tė ndryshme tė tij, qė sot mund tė shihen si tė prirura ose krejt tė sė majtės marksiste, i bėnė edhe shumė shtete tė tjerė tė asaj kohe, sado tė gabuara qė ato ishin. Nuk duhet tė fokusohemi nė veprime tė izoluara gjatė nxjerrjes sė konkluzioneve historike, por gjėrat duhen parė nė njė sfond mė tė gjerė. Njė gjė ėshtė e vėrtetė: Noli nuk ishte komunist. Kėtė fakt e vėrtetojnė shkencėtarė tė historisė sonė mė kompetentė se unė. Mund tė themi se nė fushėn politike Noli mund quhet si socialdemokrat, po tė gjejmė njė parti tė krahasueshme evropiane. Interesant janė disa tė dhėna nė arkivin e tij kėtu nė Boston. Mund tė gjejmė shumė artikuj gazetareske ruajtur nė njė zarf nga Noli pėr veten, qė janė lidhur me kandidaturėn presidenciale tė z.Henry Wallace. Ai ishte zėvendėspresident nė kabinetin e Presidentit Franklin Delano Roosevelt dhe mė 1948 hodhi emrin e tij nė fushatėn presidenciale amerikane nė partinė e re tė asaj kohe: “Progressive Party”. Si qytetar amerikan, Noli do kishte tė drejtė edhe tė mbėshteste partine amerikane socialiste tė kandidatit shumė tė njohur dhe tė respektuar, Norman Thomasin. Por edhe gjer kėtu Noli nuk vajti ose kishte tendencė.
    Ėshtė interesant vlerėsimi i vetė Nolit pėr rėnien e qeverisė sė tij tė ’24-s kur thotė: “Qeveria jonė nuk fitoi pėr kėto arsye: premtuam reforma agrare qė fermerėt prisnin nga ne, por qė bejlerėt nuk i pėlqenin. Nuk kishim mundėsi pėr tė plotėsuar kėtė qėllim dhe humbėm besimin e njė pale dhe pėlqimin e tjetrės”. Duhet pėrmendur gjithashtu qė gjatė 6 muajve tė qeverisjes sė tij, kryeministri
    Noli e kaloi gjysmėn e kohės jashtė shtetit, me pėrpjekjet e tij nė Gjenevė, gjė qė nuk ndihmoi nga mungesa e prezencės sė tij brenda shtetit qė udhėhiqte.
    Pėr mė tepėr, pėrmbysja e qeverisė sė Nolit gjeti edhe pėrkrahjen e shteteve fqinje. Pėr Nolin dhe Zogun, nė veēanti pas asimilimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste e Musolinit mė 1939. Ėshtė domethėnėse se Noli ishte i mirėnjohur si njė nga kundėrshtarėt politikė tė Zogut. Por ka edhe disa pėrjashtime interesante. Kur erdhėn motrat e Zogut nė Amerikė nė njė udhėtim mė 1938, qėndruan nė Boston duke i shfaqur Nolit homazh respekti nė Katedralen e Shėn Gjergjit. Mė vonė, pas largimit tė Zogut me pahir, nga shkaku i pushtimit italian, Noli pėrkrahu lėvizjen “Bashkimi i Shenjtė” nė Boston, pėr rikthimin e mbretit nė Shqipėri pėr arsyen e thjeshtė: “Mė mirė njė Shqipėri monarkiste e pavarur se njė Shqipėri hiē fare”. Marrėdhėniet e Nolit me qeverinė e Enver Hoxhės kishin vetėm dy arsye kryesore: Ruajtjen e pavarėsisė sė shtetit shqiptar, mbrojtje pėr mos copėtimin e Shqipėrisė pas Luftės sė Dytė Botėrore si dhe pjesėmarrjen e Shqipėrisė nė OKB qė po formohej nė Nju Jork. Premtimet e shumta tė qeverise se atėhershme pėr reforma progresive. Pasi Noli mėsoi mbi egėrsitė e renda tė regjimit komunist nė Shqipėri, ai u distancua, gjė qė duket qartė kur ai nuk pranoi tė kthehej nė Shqipėri, as pėr tė marrė titujt e ofruar nga qeveria komuniste (patjetėr pėr qėllime tė errėta komprometuese), as pėr hulumtime shkencore, as pėr tė hyrje nė ēėshtje tė mjegulluara fetare. A kishte Noli mendime tė lėkundura pėr ndonjė udhėtim tė tillė nė atdhe? Sigurisht qė po. Si ēdo shqiptar qė e do vendin e tij, ėshtė e vėshtirė tė ndahet dashuria pėr Shqipėrinė me realitetin e qeverisė nė pushtet. Qeveritė ikin e vinė, por dashuria pėr atdheun nuk lėviz.
    Nė thelb, Noli punonte gjatė jetės sė tij pėr njė Shqipėri tė pavarur e tė zhvilluar nė tėrėsi, pasi e shihte qė njė pjesė e madhe e popullsisė ishte e prapambetur dhe pa shpresė nė tė ardhmen. Mendėsia politike e Nolit duhet parė nė evoluim; pėrndryshe rrezikojmė tė bartim opinione tė pavėrteta. Nė fund, si mund ta ftonte senati i shtetit tė Masacusets (Boston) Nolin pėr tė dhėnė bekimin e hapjes se sesioneve tė vitit 1963 nėse Noli do ishte “komunist”? Apo si mund ta ftonte Nolin “komunist” presidenti Lindon Xhonson posaēėrisht nė Shtėpinė e Bardhė nė korrik 1964 pėr tė bekuar nė Uashington dhe pėr tė dhėnė fjalim me rastin e 400- vjetorit tė Shekspirit? Argumente ndryshe nuk pinė ujė.

    *Kryekancelar i kishės ortodokse autoqefale shqiptare nė SHBA

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Me rastin e 125-vjetorit tė lindjes sė Fan Stilian Nolit

    Njė vizitė nė vendlindjen e Nolit

    Nasho JORGAQI

    Duke shkuar pėr nė Ibrik- Tepe, ne u pėrpoqėm tė ndiqnim pak a shumė atė itenerar qė kishte bėrė dikur Noli i ri. Si dolėm nga Edreneja, bėmė njė pjesė tė rrugės nga kishim ardhur, dhe afėr Havsasė, njė qytet i vogėl, morėm djathtas e u futėm pėr nė thellėsi tė Trakisė. Para nesh shtrihej pa anė e fund Trakia Lindore. Udhėtonim nėpėr tė, duke zbritur gjithnjė pėr nė jug, nė drejtim tė atyre viseve, ku bashkohen dy lumenjtė mė tė mėdhenj tė Trakisė, Marica dhe Ergina dhe ku dikur gjendeshin fshatrat shqiptare, Ibrik-Tepeja me shoqe. Makina jonė la anash vijėn hekurudhore dhe u fut nė mes tė detit tė gjelbėrimit, kufijtė e tė cilit humbisnin nė horizontin e largėt. Ishte njė ditė korrikut dhe gjithė kohės, ngado qė tė ktheheshim, na shoqėronte njė diell shumė i fortė gati afrikan. Po vendet kėtej ishin me ujėra kaq tė bollshme, sa nuk donin t’ia dinin pėr nxehtėsinė zhuritėse. Duke soditur kėtė reliev tė gjelbėr pa mbarim, tė krijohej pėrshtypja se natyra nė kėto vise mund tė shfryjė ēdo tekė tė saj. Njė vend, siē janė fushat e Trakisė, i hapur nga tė katėr anėt e horizontit, ėshtė krejt i lirė pėr diellin dhe shtrėngatat, pėr shiun e borėn, pėr erėrat e ngricat. Dhe, siē na treguan, kėtu klima lėviz nė kufijtė e vet mė tė skajshėm, vera ėshtė tepėr e nxehtė dhe dimri shumė i ftohtė, me erėra tė forta nga veriu, me borė tė madhe, me acar e thėllim. Trakia ėshtė njė krahinė jashtėzakonisht pjellore, ndoshta mė e pasura nė mbarė Turqinė. Tokat e saj prodhojnė me bollėk misėr e grurė, pambuk e luledielli. Ajo ėshtė e famshme pėr rrushin e shalqinjtė. Dhe tamam nė kėto vende tė begata ishin vendosur dikur shqiptarėt. Por nga fshatrat e tyre ne ishim ende larg. Udhėtonim pa pushim dhe, sa mė thellė futeshim, aq mė larg ishin nga njėra-tjetra qendrat e banuara. Edhe pse vendi, pra, ėshtė shumė i pasur, popullimi nė kėto vise ėshtė ēuditėrisht i rrallė. Kaluam pėrbri fshatrave Ēukurqoi dhe Karaxhakli, pastaj hymė nėpėr njė urė tepėr tė gjatė, nė qytetin e vogėl Uzum-Kepry, qė dhe emrin e merr prej urės (qyteti i urės sė gjatė). Para urės ėshtė stacioni i trenit, njė stacion i vjetėr, si i braktisur nė mes tė stepės. Njė vend i njohur nė gjeografinė e fėmijėrisė e tė rinisė sė parė tė Nolit. Na faniten padashur kujtimet e tij pėr kėtė vend. Nė sheshin e vogėl tė stacionit vinte e merrte apo sillte nga Ibrik-Tepeja, Theofanin gjimnazist qerrja e tėrhequr nga kali balash. Vėshtruam me vėmendje rreth e pėrqark... Dukej sikur asgjė nuk kishte ndryshuar nga ajo kohė e hershme. Tamam nė agim tė shekullit tonė, Noli 18-vjeēar ishte ndarė njė herė e pėrgjithnjė nga vendlindja prej kėtij stacioni. Na vjen ndėr mend kujtimi i ditės sė fundit. Noli e pėrshkruan kėtė ngjarje me vėrtetėsi psikologjike e me njė nostalgji tė pėrmbajtur. Ishte koha kur, i mbetur pa punė vendosi tė largohej nga Turqia dhe tė vihej nė kėrkim tė botės shqiptare. Ndau mendjen dhe filloi tė pėrgatitej. Por njė ditė para se tė nisej ra nė shtrat i sėmurė nga ethe tė forta. U duk sikur u prishėn planet. Por jo, Theofani, nė kėtė rrethanė tė vėshtirė do tė pyeste veten: “Vallė si do t’ia bėnte Skėnderbeu nė njė rast tė tillė?”. Pėrgjigjja pėr tė ishte e lehtė: “Atė nuk mund ta ndalonte asgjė”.
    Tanimė ēdo gjė ishte e qartė: Theofani vendosi qė tė nisej, edhe i sėmurė. Tė nesėrmen ngjau ndarja e dhimbshme me Ibrik-Tepenė. Ai u dha lamtumirėn e fundit tė afėrmve, shtėpisė kafshėve, fshatit. U mblodhėn tė gjithė qė tė pėrcillnin djalin dhe me kėtė rast solemn Gjerd Kapedani, njė nga luftėtarėt e shquar tė Ibrik-Tepesė, i dha kėtė kėshillė: “Mos qėndro gjatė nė Athinė. Hidhu pastaj nė Shqipėri, Shqipėria ėshtė atdheu ynė i vjetėr. Gjendet menjėherė nė veri tė Greqisė.
    Pas kėtyre fjalėve, nė mes tė ngashėrimeve e thirrjeve tė lamtumirės, Dhimitri, qė kishte marrė pėrsipėr ta ēonte tė vėllanė me qerre deri nė stacion tė trenit thirri:
    “Mjaft! Tani lipset tė nisemi. Duhet tė arrijmė nė Uzun-Kepry para se tė ngryset”.
    Dhimitri8, megjithėse i fortė, nuk mundi ta duronte dot kėtė skenė aq prekėse, prandaj tundi kamxhikun nė ajėr dhe qerrja u nis. Fan Noli nuk e pa kurrė mė Ibrik-Tepenė. Udhėtimi i tij i fundit nga fshati deri nė stacion tė trenit zgjati tetė orė, nga pesė orė qė e bėnin zakonisht. Tamam nga ky stacion Theofani i sėmurė, para 80 vitesh, u nis pėr nė Stamboll duke ndjekur njė rrugė tė gjatė e tė vėshtirė pėr t’u bėrė njė ditė kalorės i Skėnderbeut. Dalim nga qyteti Uzum-Kepry qė ėshtė qendra e kazasė pėr Ibrik-Tepenė dhe marrim drejtimin pėr nga jugperėndimi. Kėtej relievi fillon e ndryshon disi, sikur rrafshi i blertė i fushave vjen e dallgėzohet; shohim herė pas here kodra tė buta e rrėpira tė ulėta qė e thyejnė dhe e lehtėsojnė udhėtimin marramendės nėpėr stepė. Tani dhe qendrat e banuara janė mė tė shpeshta. Anės rrugėve na zė syri tabelat e disa fshatrave qė vijnė radhazi: Kavaēik, Hamidie, Turkobash dhe pastaj Kargaē. Karagaēi ėshtė fshati i fundit, para Ibrik-Tepesė. Pamja e fshatrave tė kėtyre anėve ėshtė gati e njėllojtė: shtėpi tė ulėta prej balte, rrallė e tek ndėrtesa dykatėshe me tulla, oborre tė rrethuara me gardhe, kopshte tė gjelbėruara, vija uji, bagėti qė vėrtiten rreth e rrotull dhe, doemos xhami nė mes tė fshatit. Kemi ardhur nė trevat e asaj ane tė Trakisė, pėr tė cilat historia e diasporės sonė ka regjistruar me tė dhėna tė kursyera disa ngulime tė hershme shqiptare. A janė kėto fshatra shqiptare qė vendasit sipas njė dėshmie tė kohės i quajtėn arnaut-qoi?
    Nė “Kalendarin kombiar” tė vitit 1901 kemi lexuar njė korrespondencė tė dėrguar nga Edreneja nė nėntor tė vitit 1900, ku jepen disa dėshmi me vlerė. Aty flitet se nė vilajetin e Edrenesė gjenden shtatė fshatra tė banuara nga shqiptarė: Madrica, mė i madhi, me 650 shtėpi e pastaj me radhė: Ibrik-Tepeja, Sulltan-qoi, Alltun-tashi, Zallofi, Abballar dhe Karaxhakli, mė i vogli me 100 shtėpi. Nga kėto ne identifikuam vetėm tri tė fundit. Tė tjerat, me emrin e tyre tė dikurshėm nuk i gjetėm dot gjatė udhėtimit tonė tė shpejtė. Ka tė ngjarė qė t’u kenė ndryshuar emrat, po dhe qė tė jenė mė tutje Ibrik-Tepesė, ku ne nuk patėm rast tė shkonim. Njė dėshmitar i fillimit tė shekullit tregon se nga tė dhėnat qė ka mbledhur prej pleqėsive tė kėtyre fshatrave dhe pas shqipes qė ata flasin mirė “merret vesh se janė nga Ēamėria e Janinės dhe nga Kolonja”. Tė parėt, sipas tij kanė ikur nga ligėsirat qė bėheshin nė kohė tė Ali Pashės 100 vite tė shkuara. Pastaj shton se “kėto fshatra, tė gjitha tok kanė afro 228 mijė njerėz; pėrveē shqipes nuk flitej gjuhė tjetėr; tani, nja dhjetė vite mė parė kanė hapur edhe shkolla greqisht. Mė te tej ai hedh dritė dhe mbi jetėn e karakterin e tyre: “Fshatarėt janė shumė punėtorė dhe njerėz tė matur, kėta njerėz nuk dalin si ne nė kurbet, por merren me bujqėsi, se dheu ėshtė shumė i bukur dhe i gjerė, sa pa u plehėruar bėn bereqet, edhe vreshtat i kanė tė shumta, pa hesap bėjnė verė. Shtėpitė i bėjnė mbėrdhese prej balte... se kėtu gur nuk gjendet”.
    Njė dėshmitar tjetėr i po kėsaj kohe, duke folur pėr shtatė fshatrat shqiptare tė vilajetit tė Edrenesė, nė tė cilat banojnė, sipas tij “afro 10 mijė shqiptarė ortodoksė”, pohon se kėta, “janė tė ardhur kėtu disa shekuj mė parė, mbase nga jugu i Shqipėrisė; kohėn e caktuar qė kanė ardhur kėtu, as vetė nuk e dinė, por s’mund tė jetė mė shpejt se tre shekuj, siē e kuptojmė prej gurėve qė kanė varret”.
    Vetė Fan Noli ėshtė i mendimit se Ibrik-Tepeja dhe gjashtė fshatrat e vjetra shqiptare nė Traki janė ngritur si koloni ushtarake nga koha e Bizantit dhe janė ruajtur si tė tilla edhe nėn pushtetin e sulltanėve. Arsyen e kėsaj e gjen nė faktin, se prej kėtyre fshatrave rekrutoheshin ushtarė qė shquheshin pėr trimėri e qė dėrgoheshin tė luftonin pėr mbrojtur kufijtė e Perandorisė Bizantine e mė pas asaj Osmane. Kėtė e dėshmon edhe organizimi i tyre i brendshėm gjysmė-ushtarak si dhe kronika e pasur e bėmave luftarake qė Noli na i pėrshkruan ė kujtimet e veta. Tė gjitha kėto dėshmi qė i kishim qėmtuar e studiuar pėrpara se tė vinim kėtej na silleshin nėpėr tek po i afroheshim Ibrik-Tepesė. Ardhja e shqiptarėve nė kėto vise tė Trakisė nuk do tė ketė qenė e menjėhershme, por kohė pas kohe, valė-valė, sipas rrethanave historike dhe nevojave tė jetės. Ka shumė tė ngjarė qė dhe tė parėt e Nolėve tė mos u takojnė shqiptarėve tė lashtė, tė ardhur shekuj mė parė, por tė jenė tė vonė. Ata “mbaheshin se ishin me origjinė nga fshati Qytezė i krahinės sė Kolonjės dhe me kėtė emėr thėrrisnin Ibrik-Tepenė. Madje dhe Noli qė e quante veten kolonjar pohonte se ishte nga Qyteza e Kolonjės”.
    Sa mė shumė i afroheshim Ibrik-Tepesė, aq mė tepėr na mundonin pyetje tė tjera. Mbi tė gjitha, mendonim se si ishte e mundur tė gjallonin kėto fshatra shqiptare kėtej thellė Trakisė, njėqind e ca kilometra nga Edreneja e akoma mė shumė nga Shqipėria? Prekeshe e gati hutoheshe se si ky fshat u kishte bėrė ballė nė shekuj dallgėve dhe rrebesheve tė kohės, duke qėndruar si lastar i trungut shqiptar nė dhė tė huaj!
    2.
    Kishim mbėrritur mė nė fund tė nė vendlindjen e Nolit. Para nesh tani ishte Ibrik-Tepeja, mėkėmbur nė mes tė fushės sė paanė, sipėr disa kodrave tė valėzuara lehtė, me shtėpi tė fshehura pas kurorave tė gjelbėrimit tė dendur. Njė peizazh shumė i kėndshėm qė tė kujtonte kėndet lirike tė kėnduara nga poetėt romantikė, si vende qė ndjellin qetėsi e paqe. Gjendeshim nė njė cep tė thellė tė Trakisė, pothuaj e ndarė krejt nga bota, sikur s’kishte tė bėnte fare me tė!
    Kalojmė nėpėr rrugėn kryesore qė gjarpėron nėpėr fshat dhe hetojmė gati ēdo gjė qė na kapin sytė. Presim tė shohim njė fshat qė tė na ngjajė vėrtet shqiptar, disi mė ndryshe nga ata qė kemi parė deri tani. Por nuk ėshtė tamam kėshtu. Nė vėshtrim tė parė, ai nuk ndryshon nga fshatrat e tjera tė Trakisė, ėshtė pothuaj njėsoj si ato. Po ajo panoramė e zakonshme, po ato shtėpi e oborre, po ato gjerdhe e porta tė thjeshta...
    Nė tė djathtė tė rrugės qė tė ēon nė qendėr tė fshatit, pas shtėpive tė para, hasim njė kafene, pėrpara sė cilės janė ulur disa burra qė pinė ēaj. Na shikojnė me kureshtje, ndonjė dhe na pėrshėndet. Papritur na del para syve pėrroi i vogėl qė kalon nėpėr fshat dhe vetėtimthi na vjen ndėr mend kjo hollėsi nė kujtimet e Nolit. Na ngjan se i ramė nė gjurmė historisė sė Ibrik-Tepesė qė njohim ne. Por kjo ishte vetėm njė tėrheqje vėmendjeje nga e kaluara. Ja dhe qendra e fshatit, me zyrat e dyqanet, me disa shtėpi 3-4 katėshe dhe njė shesh i gjerė me njė lapidar nė mes, kushtuar kujtimit tė luftėrave qė kanė bėrė vendasit pėr tė mbrojtur trojet e veta. Duket prirja e fshatit pėr tė marrė pamjen e njė qytetthi. Pėrfytyrimet tona qenė larg nga Ibrik-Tepeja e sotme. Qyteza nuk ekzistonte mė si fshat shqiptar. Dallgėt e historisė e kishin zhdukur nga harta e diasporės shqiptare. Drama qė ka kaluar Ibrik-Tepeja dhe fshatrat e tjera shqiptare nė ngjarjet e viteve 20’, i bėnė banorėt e tyre tė shpėrnguleshin prej kėtej pėr matanė lumit Marica, nė Greqi. Duke qenė ortodoksė, ata i morėn pėr grekė, ngatėrruan fenė me kombėsinė e tyre dhe brenda njė nate Ibrik-Tepeja u zbraz, banorėt i detyruan ta braktisnin fshatin. Njė pjesė e tyre u vendosėn disa kilometra mė tutje kufirit, nė fshatin Ferre, ku ndodhen dhe sot tė afėrmit e Nolit (e motra Sulltana me familjen e vet), kurse shumicėn i degdisėn nėpėr zonat moēalore e malarike tė Maqedonisė greke.
    “Qindra prej tyre vdiqėn si mizat -, shkruan F. Noli.
    - Ata qė mbetėn gjallė u arratisėn qė tė shpėtojnė dhe iu bashkuan proletarėve tė uritur tė Selanikut, ku vdiqėn nė njė gjendje mizore e tė gjorė”.
    Midis atyre qė vdiqėn gjatė kėtij eksodi tragjik kishte dhe tė afėrm tė Nolit.
    Duke shėtitur nėpėr rrugėzat e Ibrik-Tepesė, na kujtoheshin ngjarjet e pesėdhjetė viteve tė shkuar. Sa tė vėshtirė e bėri misionin tonė kjo rrethanė, pėr t’i rėnė nė gjurmė jetės sė F. Nolit nė vendlindje.
    Mungonin dėshmitarė tė gjallė. Jeta shqiptare aty ishte zhdukur. Shtėpitė, rrugėt, vendet e njohura tė Qytezės sė dikurshme heshtnin. Banorėt e sotėm nuk kanė asnjė lidhje me pasardhėsit e tyre. Tė parėt janė larguar pa dėshirė, pa dėshirė kanė ardhur dhe tė dytėt. Ata nuk e njohin njėri-tjetrin. Banorėt e rinj tė Ibrik-Tepesė u sollėn nga viset e tjera tė Turqisė e tė Maqedonisė. E kaluara, sado qė jo aq e largėt, ka mbetur si njė legjendė e turbullt. Po ne kemi ardhur miq nė Ibrik-Tepe dhe ata na presin me bujari. Ata janė njerėz tė thjeshtė, punėtorė tė tokės dhe, ndonėse rrojnė nė njė vend tė pasur, jetėn nuk e kanė aq tė lehtė. Na ftojnė nė njė nga kafenetė e fshatit. Ulemi nė njė tavolinė jashtė dhe pėrshėndetemi me ca burra qė gjejmė aty. Ata, si gjithė turqit, pinė ēaj e bisedojnė. Nė fillim na vėshtrojnė ftohtė e diēka thonė me njėri-tjetrin. Pėr njė ēast biseda sikur resht. Dikush nga ne i pėrshėndet nė gjuhėn e tyre dhe pastaj njėri nga vendasit thotė:
    - Janė arnautė!
    Fytyrat e burrave ēelen. Disa tundin kokat, tė tjerė ngrihen e na japin dorėn dhe afrojnė karriget pranė nesh.
    - Gėzohemi shumė qė gjendemi nė fshatin tuaj tė bukur!
    Sapo pėrkthehen kėto fjalė, ata gjallėrohen, fillojnė tė flasin me zė tė lartė:
    - Ēok gjyzel! (Shumė mirė!)
    - Edhe ne gėzohemi. Ju jeni vėllezėrit tanė!
    Shkėmbejmė cigare. Na gostitin pastaj me ēaj, me ca gota tė vogla qė janė njėsoj nė gjithė Turqinė. Shpejt tavolinėn tonė e rrethojnė fshatarė tė moshuar e tė rinj, tė gjithė duan tė dėgjojnė e tė bisedojnė. U themi atyre pėrse kemi vajtur. U themi se nė kėtė fshat ka lindur njė shqiptar i shquar, se kėtu ai ka pasur tė afėrmit dhe shtėpinė, se kėtu ka jetuar shumė vjet dhe prej kėtej ka ikur nė moshėn 18 vjeē...
    Ata na dėgjojnė me vėmendje, nė heshtje. Vėshtrimi i tyre bėhet kureshtar dhe mė dashamirės. Japin mendime, nė fillim me druajtje, pastaj pyesin, bisedojnė njėri me tjetrin. Duan tė gjithė tė na ndihmojnė.
    - Ėshtė e vėrtetė se para nesh kėtu kanė qenė tė tjerė. Ne jemi tė ardhur nga Ibrik-Tepe.
    - Tė themi tė drejtėn, historia e fshatit tonė fillon vonė...
    - Ibrik Tepeja ėshtė po ajo. Nuk ka lėvizur. Shumė gjėra kanė mbetur si nė kohėn e arnautėve...
    - Pėr kėtė qė kėrkoni ju, kanė pyetur edhe tė tjerė, po vėshtirė ėshtė t’u themi ndonjė gjė tė madhe.
    Disa tregojnė duke folur me hamendje. Ndonjė kundėrshton, ndizet debati nė njė gjuhė qė s’e kuptojmė. Pėr njė ēast ata harrojnė se gjendemi ne dhe diskutojnė tė shqetėsuar dhe seriozisht. Pėrkthyesi mundohet tė na sqarojė. Pohimet e tyre janė ende larg nga ajo qė na duhet neve. Ne kėrkojmė njerėz qė kanė qenė nė njė moshė pak a shumė tė pjekur gjysmė shekulli mė parė. Vėshtrojmė njė plak qė tėrheq llullėn dhe s’merr pjesė nė bisedė. E pyesim. Zhurma pushon. Tė gjithė dėgjojnė fjalėt e pėrkthyesit.
    - Miku nuk gėnjehet kurrė, - pėrgjigjet plaku rėndė-rėndė, - prandaj nuk kam ē’tu them kur nuk di gjė. Ju faleminderit pėr nderin qė na keni bėrė duke ardhur nga shumė larg.
    Burrat tundin kokėn, si tė bėjnė njė rit fetar dhe pėr njė kohė debati sikur fashitet.
    - A keni pleq shumė tė moshuar? – pyeti dikush nga ne.
    - Kemi, si s’kemi.
    Njė djalosh vrapoi nė rrugė.
    - Vajti tė thėrrasė mė plakun e fshatit, - sqaroi njė burrė i ri, veshur me disi mė ndryshe nga tė tjerėt. Ai ishte mėsues nė Ibrik-Tepe. Pas pak, erdhi drejt nesh njė plak me kasketė, duke rrahur tokėn me bastun. Tė mbledhurit i hapėn udhė. Ishte njė burrė i pakėt, i thatė, me fytyrė gati jeshile nga pleqėria, po sytė i kishte shumė tė gjallė, gati i shkreptinin. Na pėrshėndeti ushtarakisht, me ca lėvizje tė prera dhe u ul nė mes nesh. Nuk pranoi tė merrte cigare, vetėm vuri dorėn nė gjoks dhe nė njė mėnyrė tė pėrmbajtur tha nė gjuhėn e vet:
    - Urdhėroni!
    Si na dėgjoi kokulur, me njėrin vesh pak tė ngritur, i pėrqendruar sikur tė merrte prej nesh ndonjė detyrė.
    - Po, po, ju kuptova mirė, - tha nė fund plaku, si mori vesh ē’kėrkonim. – E keni fjalėn pėr arnaut-rumunėt. Ashtu ėshtė, si thoni ju, ata kanė qenė banorėt e Ibrik-Tepesė, pesėdhjetė e ca vjet tė shkuar. Kanė qenė kėtu para nesh. Unė i kam arritur. Isha i ri atėherė, po i mbaj mend aq sa kėrkoni tė dini zotėria juaj. Mund ta them me dorė nė zemėr se kanė qenė njerėz shumė tė mirė, si tė gjithė arnautėt. Tjetėr punė qė fati u priu ters, se fatin nuk e kishin nė dorė as ata, as ne. Kjo mesele ėshtė ca e ngatėrruar, ndoshta urdhėr i allahut. Po ju, nė qoftė se ju kuptova, nuk keni ardhur pėr kėtė gjė. Ju doni tė dini pėr vėllezėrit tuaj. E pėr kėtė mund t’ju flas me besė tė burrit. Ata kishin virtytet mė tė mira tė tyre tė ihsanit, ishin punėtorė e trima, njerėz tė drejtė. Kanė qenė dhe nikoqirė tė tokės. S’kemi pse gėnjejmė, se na vret allahu. Kjo ėshtė e vėrteta, apo s’ėshtė kėshtu? – ngriti zėrin plaku dhe vėshtroi nga bashkėfshatarėt.
    - Ashtu ėshtė, ashtu!- u dėgjuan disa zėra bashkė dhe pas kėsaj u bė qetėsi.
    Plaku tjetėr, qė pinte duhan me llullė, ngriti dorėn dhe e drejtoi nga ana e kufirit.
    - Nė qoftė se do tė doni t’i takoni, kėrkojini andej matanė. S’janė shumė larg prej kėtu, as pesėmbėdhjetė kilometra nė vijė tė drejtė. Fshati i parė i madhe ėshtė nė Janunllar (Greqi)!
    - Ėshtė e ēuditshme se si nuk e harrojnė fshatin e parė, - e mori fjalėn mėsuesi. – Megjithėse kanė kaluar shumė vjet, prapė vijnė. Po, po, vijnė kėtu. Herė pas here shohim pleq tė tyre, qė, pasi kanė kaluar kufirin, duken nė fshatin tonė. Sillen lart e poshtė, fill vetėm, pa u trazuar me njeri, pa shkėmbyer me ne qoftė edhe njė fjalė. Baresin nėpėr rrugė, thua tė jenė hije, qėndrojnė para shtėpive tė vjetra, prekin muret me dorė, ulen pranė varreve, kėputin ndonjė degė selvie. I shikojmė e na vjen keq, duken si tė ndėrkryer nga malli e kujtimet. Pastaj ikin nga kanė ardhur, pa i rėnė nė qafė kujt. E gjithė kjo vetėm pėr t’u ēmallur. Po nuk u vė kush faj. S’harrohet kollaj vendi ku ke lerė!
    - Ata nuk flisnin gjuhėn tonė, - tha i menduar plaku me bastun. – As gjuhėn e juanit. Flisnin gjuhėn e tyre. Ja, gjuhėn tuaj. Nė mos gaboj, nga kjo gjuhė mbaj mend vetėm njė fjalė, fjalėn kripė. E thashė mirė?
    Ne buzėqeshėm. Plaku e kishte vėnė re qė ne ishim emocionuar dhe s’i ngrinte sytė. Ai dinte t’i respektonte miqtė e largėt. E kthyem bisedėn prapė te Nolėt. Bėmė sqarimet e nevojshme, treguam disa hollėsi pėr familjen e tyre, folėm pėr Stilian Nolin, pėr njerkun e tij, plakun xha Mitrushi, u themi se kanė pasur dy shtėpi, njėra, siē dinim, ishte afėr mullirit...
    Burrat dėgjonin me vėmendje fjalėt e pėrkthyesit, tundin kokėn, lėviznim, jepnin e merrnin me njėri-tjetrin.
    - Nė fshatin tonė kanė mbetur nė kėmbė shumė nga shtėpitė e tyre, - shpjegoi mėsuesi. – Ne s’kemi prishur asgjė. Vetėm kishėn e kemi kthyer nė xhami. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme, se ne kemi tjetėr fe...
    - Shtėpitė e tyre, siē do t’i shihni, - u hodh njė tjetėr - janė gati tė gjitha njėsoj...
    - Thonė se njė shtėpi, qė ėshtė sot afėr xhamisė, ka qenė e priftit.. Mos ishte prifti i ati?
    - Jo, jo, - sqaruam ne, - s’ishte i prift, po kėndonte nė kishė...
    - Ė,ė... - u dėgjua njė pasthirrmė e shurdhėr nė kor. Biseda sikurse u mek pėr njė kohė. Na dukej se i kishim vėnė nė pozitė tė vėshtirė tė zotėt e shtėpisė. Pleqtė ishin mė tė shqetėsuar.
    - Sikurse ma ka zėnė nė gojė kėtė emėr, rahmet pastė, babai, - tha njė fshatar shtatlartė, me njė shami tė errėt nė kokė.
    Vėshtruam nga plaku me bastun. Ai rrinte kokulur e nuk fliste. Flisnin mė tė rinjtė, po prapė ato qė thoshin ishin vetėm hamendje. Askush nuk dinte tė na tregonte se ku kishin banuar Nolėt, e cila kishte qenė shtėpia e tyre. Edhe pse kanė kaluar pesėdhjetė vjet, dukej sikur flitej pėr pesė shekuj mė parė.
    - Na vjen shumė keq qė ju futėm nė telashe, - tha njėri nga ne, - po, tė na besoni, ne e morėm gjithė kėtė rruge tė gjatė pėr ta nderuar fshatin tuaj...
    - Ju falem nderi, ju falemi nderit, - u dėgjuan zėra.
    - Emri i Ibrik-Tepesė nė Shqipėri ėshtė ndoshta mė i njohur se nė Turqi. Atė e dinė dhe nxėnėsit e shkollave. Ju thamė, kėtu ka lindur njė nga bijtė e shquar tė popullit shqiptar, qė i ka sjell shėrbime tė ēmuara atdheut... Sapo pėrkthyesi mbaroi fjalėn, plaku me bastun u ngrit menjėherė nė kėmbė e tha me zė tė plotė:
    - Lavdi pastė ai qė e nderon vatanin!
    – Ne do tė dėshironim qė nė Ibrik-Tepe tė vendosej njė pllakė nė kujtimin e tij, shkruar nė gjuhėn tuaj dhe tonėn.
    - Ēok gjyzel! – u dėgjua nga tė gjithė anėt.
    - Ne jemi dinkardashė. Turq e arnautė janė vėllezėr, - tha plaku me bastun dhe u ngrit nė kėmbė. – Ju jeni si nė shtėpinė tuaj kėtu. Mos kini siklet. Pastaj iu drejtua mėsuesit dhe me njė ton thuajse urdhėrues, i tha:
    - Rustem, miqtė nga Arnautllari, me sa duket, ende s’kanė mbaruar punė. Ēoji ku tė duan e ku tė kenė nevojė ...
    U ngritėn dhe ne nė kėmbė. Qemė tė prekur. Plaku na shtrėngoi dorėn dhe pėrsėri, me fjalė tė prera, foli me tė tijtė dhe u largua.
    3.
    Ishin orėt e fundit tė asaj pasditeje tė gjatė vere. Dielli i anuar nga perėndimi binte madhėrishėm mbi shtėpitė ēatigjera, mbi kopshtet dhe rrugėzat e fshati. Atė kohė njerėzit ktheheshin nga fushat. Dėgjoheshin zilet e kopeve. Po shėtitnim nėpėr fshat me mėsuesin. Ai ishte njė burrė ezmer, trupgjatė, me mustaqe tė zeza, me sy ngjyrė ulliri, tė ngushtuar nė cep.
    - Fshati ynė, - zuri tė tregonte Rustemi, - ėshtė njė nga fshatrat mė tė mėdha tė kazasė sė Uzun-Keprysė, ka rreth 600 shtėpi, me mbi 6000 banorė, tė shpėrndarė nė disa mėhalla. Nė fakt Ibrik-Tepeja ėshtė dhe qendėr e lokalitetit nga varen fshatrat Tefikije, Sulltan-qoi, Haxhi-qoi, Pazarden, Balladaxhik dhe Karaē...
    Mėsuesi na fliste pėr historikun e pėr jetėn e fshatit, pėr kohėn nga vitet njėzet e kėtej. Ai nuk e dinte se Ibrik-Tepeja ka njė histori shumė mė tė vjetėr, se nė kohėn e arnautėve kishin rreth 400 shtėpi, se banorėt e parė kishin doke e zakone tė vetat, se kishin shkollė, se Ibrik-Tepeja bėnte njė jetė tė gjalle e mes bashkėsive turke, bullgare e greke, qė gjendeshin nė kėto anė.
    - Ja kjo ėshtė shkolla,- na tha mėsuesi duke na treguar njė ndėrtesė tė vjetėr. Ka shumė tė ngjarė qė kjo tė ketė qenė shkolla dikur. Mėsuesi nuk ishte plotėsisht i sigurt. Nė njė informacion tė shkurtėr qė kishim lexuar nė gazetėn “Dielli” tė 3 prillit 1909 pėr shkollėn e Ibrik-Tepesė, thuhet se ajo ėshtė hapur mė 1880 dhe ka qenė qendra pėr jetėn kulturore tė fshatit. Gazeta shkruante se nxėnėsit e shkollės kishin luajtur dramėn kushtuar heroit tė revolucionit grek Athanas Djakosit dhe po pėrgatitnin dramėn tjetėr Marko Boēari. Nė fshat ishte krijuar shoqėria ndihmėtare “Dimitra” dhe me kėtė rast gazeta u lutej klubeve tona patriotike “qė tė mos e lėnė fshatin e priftit tonė (F. Nolit, N. J.) ta turpėrojnė grekėt” (shovinistėt grekė, N.J.).
    Duke parė shkollėn, na u kujtua pastaj ajo ngjarja gazmore, kur Theofani tetėvjeēar nuk donte tė shkonte nė shkollėn greke, jo vetėm ngaqė kishte frikė prej mėsuesit tė egėr, por edhe se nuk dinte asnjė fjalė greqisht. Atėherė nėna, meqė ai nuk bindej, e futi nė thes e me zor e hodhi nė krahė e ia ēoi tė birin mėsuesit nė klasė. “Ju kam sjellė tim bir, por ju lutemi mos e rrihni, se s’kam fuqi ta sjell ēdo ditė nė shkollė mbi kurriz”. Pastaj, ajo u ul me tė birin nė njė bankė dhe nga lodhja e zuri gjumi. Kur e pa Theofani i vogėl, u prek dhe nga kjo dhe, ngaqė iu dhimbs e ėma, e zgjoi e i tha: “Nėnė, tani mė mirė shko nė shtėpi. Mos ki merak, do tė rri dhe pa ty”.
    Prej asaj kohe F. Noli e ndoqi shkollėn rregullisht dhe mbeti tėrė jetėn, deri nė pleqėri tė thellė, njė nxėnės shumė i zellshėm, aq sa nė moshėn 82-vjeēare kreu dhe njė kurs tė gjuhės aramaike nė universitetin e Bostonit.
    Ndėrkaq u larguam nga shkolla dhe hymė nė oborrin e xhamisė.
    - Kisha e dikurshme, - na tha Rustemi. – Pėr kėtė jam fare i sigurt. Matanė janė njė pjesė e varreve tė tyre...
    Duken gjurmėt e kishės sė dikurshme. Ndryshimi kryesor ishte minareja, nė qemeret e sė cilės janė varur dy altoparlante. Tani myezini nuk lodhej si mė parė, duke u ngjitur deri lart... Kėndonin e luteshin altoparlantet!...
    Aty nė sheshin e gjerė pas xhamisė pėrsėri nga ngacmuan kujtimet e Nolit. Pėrfytyruam gjyshen Sumba, qė edhe pse ishte 70 e ca vjeēe, vinte kėtu tė dielave e festave dhe “ia niste e para valles sė bukur popullore shqiptare, duke valėvitur shaminė nė ajėr, ia mbante kėngės e kėrcente e vinte vėrdallė si njė vajzė e re”. Nėpėr drurėt anash kėtij sheshi vareshin dikur kolovajzat, ku, sipas njė zakoni shqiptar, dėfrenin e miqėsoheshin djemtė e vajzat e fshatit. Theofani ruante kujtime tė bukura nga ajo kohė dhe na pėrshkruan me nostalgji e humor dhe ndonjė episod sentimental. Po ne donim tė gjenim medoemos shtėpinė e tij. Shtėpitė e Ibrik-Tepesė ishin vėrtet ashtu, siē shėnon diku Noli, tė gjitha njėsoj, tė njė tipi. Ndėrtesa tė ulėta, pėrdhese, ngritur me qerpiē e me baltė, me ēati tė gjera e me dritare qė shohin zakonisht nga rruga. Tė kujtojnė shtėpitė e dikurshme karakteristike tė zonave tona fushore, ato tė Myzeqesė, bie fjala. Kėtė pėrshtypje ta zgjon edhe mė shumė oborri i madh, i rrethuar me gardh, hambarėt dhe stallat e kafshėve.
    Noli vetė i sillte ndėr mend shtėpitė e vendlindjes si mjaft tė hijshme, tė zbukuruara me lule shumė ngjyrėshe, me pjergulla tė tendosura sipėr oborreve, me ēardakun pėrpara, ku njerėzit mblidheshin mbrėmjeve. Sipas njė dėshmitari tė kohės, shtėpitė e fshatrave shqiptare nė Traki lyheshin si brenda dhe jashtė me ngjyrė tė kuqe. Anash oborrit ishte pusi dhe mė tutje vinte kopshti, pėr tė cilin tė zotėt tregonin merak tė madh.
    Po shtėpia e F. Nolit cila tė kishte qenė vallė? Kjo pyetje nuk na ndahej gjatė gjithė kohės. Kėtė e dinte mirė dhe Rustemi, prandaj ishte i shqetėsuar. I thamė se Noli nė kujtimet e veta shpjegon se shtėpia gjendej pėrkėtej mullirit tė fshatit dhe se matanė ishte pėrroi. Rustemi u gjallėrua dhe sytė i xixėlluan nga shpresa. Shkuam nga mulliri i fshatit. Vėrtet, afėr tij gjendeshin disa shtėpi tė vjetra. Mė tutje rridhte pėrroi ujėpakė. Njerėzit na pritėn me ngrohtėsi. Ishin tė gatshėm tė na ndihmonin. I pyetėm, por askush nuk dinte tė na tregonte gjė me siguri. Mund tė jetė kjo kėtu, po mund tė jetė dhe ajo atje. Rėndėsi kishte qė i ishim afruar shumė vatrės ku ai lindi. Njė gjė ishte e sigurt, se tek ai vend gjendej teatri i fėmijėrisė sė rinisė sė parė tė tij. Derisa i dirsėn mustaqet, Noli e jetoi intensivisht e thellė jetėn e fshatit. Nė kėto rrugėza e oborre, nė kėtė shesh, rrotull mullirit e anės pėrroit u end fėmjėria e tij. Ja, kėtej me siguri ka shkuar pėr nė shkollė. Diku nė njė nga kėto shtėpia ia ka lexuar librin pėr Skėndėrbeun; nėn kėtė strehė ai ėshtė magjepsur nga fjalėt shqipe tė shtypura nė librin e Kristoforidhit. Kėtu djaloshi ėshtė mrekulluar dhe nga rrėfimet trimėrore qė kallėzonte Gjerd kapedani...
    Nėpėr kėto shtėpi e oborre dikur rridhte jeta e shqiptarit tė kėtyre anėve. Kėndohej e qahej shqip. Njė jetė me zakone e doke origjinale. Po njė jetė dhe me halle e fatkeqėsi. Pllakosnin epidemitė, injoranca e prapambetja sillnin tė kėqija, burrat venin nė luftė dhe njė pjesė e tyre linin kokėn nė dhe tė huaj. Noli nuk i lė anash kėto nė kujtimet e veta. Dhe ne, pranė trojeve tė tij, i sjellim para sysh, siē na vinin ndėr mend dhe disa tė dhėna nga “Kalendari Kombėtar”. Aty kishim mėsuar se veshja e shqiptarėve tė Trakisė ishte e bukur dhe e veēantė. Gratė visheshin hijshėm, mbanin stoli nė kokė e nė gushė, kurse burrat vinin nė mes njė brez tė kuq dhe nė kokė lidhnin njė nga njė shall tė zi, gjysmėn e tė cilit e hidhnin nė gjoks. Nuk dimė tė themi, ky kombinim ngjyrash, kuq e zi i veshjes sė burrave, ishte njė zbukurim etnografik i rastit apo kishte njė kuptim tė lashtė, qė lidhej me shenjėn e kombėsisė sė tyre? Njė gjė ėshtė e sigurt, qė shqiptarėt e Trakisė e kishin tė gjallė vetėdijen e kombėsisė dhe mburreshin pėr kėtė. Tėrthorazi kuptuam se ata mbanin lidhje me atdheun e tyre, se Rilindja jonė Kombėtare kishte arritur deri nė kėtė skaj, se kėta fshatarė tė thjeshtė jetonin nė orbitėn e botės shqiptare. Pėrndryshe, nuk mund tė dilte, siē doli prej kėtej, Fan Noli.
    Kishte rėnė mbrėmja kur morėm tė largoheshim nga Ibrik-Tepeja. Rustemi na pėrcolli deri nė tė dalė tė fshatit. Ai ishte i shqetėsuar nėse na kishte ndihmuar ndopak. Ne u pėrshėndetėm dhe u ndamė miqėsisht. Pėrpara shtriheshin rishtas fushat e Trakisė, tė mbuluara nga errėsira e vonė e njė nate vere. Pothuaj nuk flisnim. Fjalėve ua kishin zėnė vendin mendimet. Makina vraponte nėpėr rrugėt fushore. Para syve tanė kishim tani vizionin e vendlindjes sė Nolit. Ishte njė vizion me dritė e hije, tė cilin e merrnim me vete. Kishim edhe njė farė trishtimi tė lehtė. Historia i kishte goditur rėndė kėto fshatra tė diasporės shqiptare. Dhe sepse nė kėto ēaste na u kujtuan fjalėt e nipit tė Nolit, qė i kishte thėnė njėherė tė ungjit: “Ka tė ngjarė se misioni Ibrik-Tepesė ishte qė t’i jepte njė pionier si ju Rilindjes shqiptare. Sapo fshati ynė e pėrmbushi kėtė mision u zhduk nga harta si njė fshat shqiptar nė Traki”.
    Atė natė qė po ktheheshim , gjithnjė e mė shumė na qartėsohej mendimi se ardhja jonė deri nė Ibrik-Tepe nuk kishte qenė thjesht njė udhėtim pėr tė njohur vendlindjen e Nolit. Me kėtė udhėtim ne i kishim bėrė nderime njėrit prej bijve mė tė shquar tė popullit tonė.

  10. #50
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Nje diplomat amerikan i kohes se Nolit kujtonte : Nqs do kishim mbeshtetur Nolin dhe jo Zogun atehere Shqiperia do te ishte tjeter Shqiperi dhe Ballkani tjeter Ballkan !

    Te nderuar forumiste

    Noli ashtu si shumica e atyre qe vertet ishin patriote shqiptare edhe pse nuk arriten te realizonin ne menyre te plote ate ēka donin per Shqiperine na kane lene nje amanet historik :

    "Te mbajme njeri tjetrin se Greku dhe Serbi te keqen na duan "!

    Kush ndihet shqiptar me gjakun qe i rrjedh nder vena vetem ai di ti njohe kuptimin e ketyre fjaleve.

    Shqiperia ndihet krenare qe nga gjiri vet ka nxjere nje figure humane kaq te larte ne vlera dhe virtyte sa do ta kishin zili dhe vendet me aristokratike te Europes.

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli
    Nga The Dardha nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 18:25
  2. Hirėsia e Tij, Theofan Stilian Noli [1882-1965]
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-06-2013, 17:59
  3. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  4. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  5. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •