Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 86
  1. #31
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    poezite e Nolit per L. Gurakuqin dhe B. Currin :

    Syrgjyn Vdekur
    .......................

    Nėno moj, mbaj zi pėr vllanė,
    Me tre plumba na i ranė,
    Na e vran' e na e shanė,
    Na i thanė trathėtor.


    Se tė deshte dhe s'tė deshnin,
    Se tė qante kur tė qeshnin,
    Se tė veshte kur tė ēveshnin,
    Nėno moj, tė ra dėshmor.


    Nėno moj, vajto, merr malin,
    Larot t'a pėrmbysnė djalin
    Qė me Ismail Qemalin
    Ngriti flamur trimėror.


    Nėno moj, m'a qaj nė Vlorė
    Ku tė dha liri, kurorė,
    Shpirt i bardhė si dėborė;
    Ti s'i dhe as varr pėr hor.


    Nėno moj, ē'ėshtė pėrpjekur
    Gojė-mjalt' e zėmėr-hekur,
    Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,
    Ky Vigan Liberator.







    Shpell' e Dragobisė
    ..............................

    Kur tufani e ēthuri fenė,
    Kur tirani e krrusi atdhenė,
    Mi njė brek tė Dragobisė
    Priret Flamur' i lirisė.


    Atje nisi, atje mbaroj,
    Atje krisi, atje pushoj,
    Rrufe-shkab' e Malėsisė,
    Nė njė shkėmb tė Dragobisė.


    Vendi dridhej, ay mbeti
    Se s'tronditej nga tėrrmeti.
    Div drangoj i Dragobisė,
    Trim tribun i Vegjėlisė.


    0 Bajram, bajrak i gjallė,
    More nam me gjak nė ballė,
    Te njė shpell' e Dragobisė,
    Yll i rrall' i burrėrisė.


    Thon' u shtri e thon' u vrą,
    Po ti s'vdiqe, or Baba,
    As te shkėmb' i Dragobisė,
    As te zėmr' e Djalėrisė.

    As je vrar' e as po vritesh
    Legjendar Ante po rritesh.
    Dithiramb i Dragobisė,
    Tmerr, panik i mizorisė.


    Me Zjarr Shenjt u ndrit kjo shpellė.
    Gjer nė qjell u ngrit Kėshtjellė
    Pėr ēlirimn' e Shqipėrisė
    Katakomb' e Dragobisė.

  2. #32
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Noli per flamurin :

    Hymni i Flamurit
    ........................

    O Flamur gjak, o flamur shkabė,
    O vėnd e vatr' o nėn' e babė,
    Lagur me lot, djegur me flagė,
    Flamur i kuq, flamur i zi.


    Fortesė shkėmbi tmerr tirani,
    S'tė trėmb Romani, as Venecjani,
    As Sėrb Dushani, as Turk Sulltani,
    Flamur i math pėr Vegjėli


    Flamur qė linde Shėn Kostandinin,
    Pajton Islamn' e Krishtėrimin,
    Ēpall midis feve vllazėrimin,
    Flamur bujar pėr Njerėzi.


    Me Skėnderben' u lavdėrove
    Dhe nė furtun' i funtmi u shove,
    Me Malon prapė lart vrapove,
    Yll i pavdekur pėr Liri.


    Sa shpesh pastaj pėrdhč u shtrive
    Me zjarr e zi u ndeze u nxive,
    Po ēdo mizor me shpat' e grive,
    O fushė-kuq, o shkabė-zi.


    Pėrpjetė prie Shqipėrinė,
    Pėrlintj'a shpirtin dhe fuqinė,
    Diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė
    Pėr botėn ėndr' e qjell i ri.

  3. #33
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    E Marte, 22 Mars 2005 Koha Jone


    PRANE VARRIT TE FAN NOLIT

    Nga Skifter Kellici

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Meditime ne keto dite marsi...

    Nuk ma kishte marre kurre mendja, as ate dite marsi te vitit 1965, kur pergatisja emisionin me rastin e vdekjes se Fan Nolit, sic e kam pershkruar ne pjesen e pare te ketij cikli, as edhe me pas, se do te vinte nje dite dhe une do te vendosesha prej vitesh ne Amerike, madje edhe ne Boston, qytet ku Noli jetoi dhe punoi per nje periudhe kaq te gjate. Mirepo, cfare nuk sjellin shtjellat e vrullshme te jetes! Qe ne ditet e para te vendosjes sime ne kete qytet, bera nje vizite ne varrin e Nolit.

    Atehere ishte vjeshte e vitit 1999, nje dite e bukur ku gjelberimi i mbrame qe perftonte nje flakerime verdhuese, u jepte pamje magjepsese drureve qe hijeshonin varrezat e Forest Hillsit, ku prehen dhe eshtrat e Nolit. Kurse kjo vizite, ne prag te 40-vjetorit te vdekjes se tij, behej ne nje dite te acarte marsi, plot ere cingeruese. Por cuditerisht, kur me dy te njohur te mi u ndodhem prane varrit, nje diell i shndritshem nisi te blatonte nje drite sylebyrese e cila kendellej me larushitje vezulluese nga debora qe kishte rene nje nate me pare.

    Portreti qe merrte jete

    Qendrova prane varrit te Nolit duke ndalur shikimin tim vegimtar te portreti i gurte i bustit te vogel te tij, qe hijeshon ate varr. Dhe m'u be sikur ai portret tani po merrte jete, sikur ai po me veshtronte, sikur ai deshironte te degjonte nga une, ato qe une dija per te, por edhe ato qe ai nuk dinte qe nga ajo dite kur kishte mbyllur syte, dyzet vite te shkuara. "Nuk isha vecse nente vjec, imzot kur mesuesja e klases se katert fillore qe mbante emrin e Avni Rustemtit, nxenesit dhe me pas bashkeluftetarrt tend, hapi librin e leximit dhe nisi te kendonte nje pjese qe neve nxenesve na la me frymen pezull: "Atje tej degjohej hingellimi i deshperuar, i ngjirur, i kepeutur i nje kali. Ishte kali luftetar qe vajtonte te zotin. Mihte dhene me terbim, renkonte si i plagosur per vdekje, dritherohej e ngjethej si nga e ftohta e etheve, shfrynte avull e leshonte lot si njeri. Qe kur Skenderbeu u semur, u shtri ne shtrat, u semur edhe ai dhe kur vdiq, u egersua, nuk qaste njeri tjeter qe t'i hipte, s'donte me te hante, s'donte me te rronte e u shtri e vdiq pak dite pas te zotit."

    Atehere mesova se kete liber qe veshtire te kete nxenes shkolle qe nuk e ka lexuar, e kishe shkruar ti Imzot, si shume e shume vjersha te tuat, qe i mesuam permendesh gjate viteve te ardhme shkollore.

    Kur isha maturant ne vitin 1958

    Ne vjeshte te vitit 1958, tashme djalosh 20-vjecar, isha student i vitit te fundit te deges se gjuhe-letersise te Univesitetit. Jepja praktiken mesimore ne maturen e gjimnazit "Qemal Stafa". Dhe cfare perkimi i '_tshem! Po u mesoja maturanteve Nolin, po u recitoja vjershen "Anes lumenjve" dhe kisha si pedagog udheheqes Mark Gurakuqin, piekrisht ate qe ne maturen tone, kater vjet te shkuara, na kishte recituar kete vjershe. Me pergezoi qe kisha zhvilluar nje ore terheqese mesimi. Me pergezoi muaj me pas edhe profesori i gjuhes, Shaban Demiraj, kur si teme studimore ne gjuhen shqipe kisha marre per te analizuar fjalite e pashtjelluara te vepra "Histori e Skenderbeut".

    Keshtu une, dhe sa e sa breza nxenesish e studentesh, u lidhen shpiterirsht me ty, me krijimet e tua, me perkthimet e magjishme te tragjedive shekspiriane. Por jo vetem shekspiriane: Ti bere te flas me nje shqipe te rralle edhe Don Kishotin e Sanco Pancen e Servantesit, ti bere te kendoje edhe poetin e madh persian Omar Khajami. Ne, lexuesit shqiptare, kemi te drejte te krenohemi, kur mesojme se studiues qe dine shqip, nje i tille si kanadezi Robert Elsi, deshmojne se ky perkthim tingellon po aq bukur ne shqip, sa dhe ne anglishten e te madhit Ficxhelrald:

    "Naten kur flija, me tha shpirti: "Pi", Ne gjume dhe ne varr s'ka lumeri, Ngrehu! Sa rron, zbras kupa dhe puth cupa, Ke kohe qe te flesh ne qetesi!" Dhe ne anglisht: "Eake! for Mornig in the Boel of Night,/Has flung the Stone that puts the stars to Flight,/And Lo! the Hanter of East has caugt,/The Sultan's Turret in a noose of Light".

    Sa gjera kane rrjedhur qe atehere

    Erdhi pastaj dhe dita qe une pergatita edhe emisionin letrar kur ti u ndave prej nesh. Kjo ndodhte dyzet vite me pare. Dhe ja tani ndodhem prane teje e po kuvendoj me ty. Sa ngjarje te reja ma kane pasuruar mendjen pas kujtimeve te Sejfulla Malshoves dhe Reshat Kellicit qe i kam mesuar ende i vogel! Vecanerisht tani qe ndodhem ne Boston.

    Qellon jo rralle qe te dielave te shkoj ne Kishen e Shen Gjergjit, ne ate kishe ku ti, Imzot, si i pari famulltar i saj, thuajse nje shekull me pare, nise te jepje meshen ne gjuhen shqipe. Tani kete sherbim e ben Artur Liolini, kancelar i Kryepeshkopates Shqiptare qe me 1975.

    Pas meshes u takova me te dhe natyrisht, nga te gjitha ceshtjet per te cilat folem, me e rendesishmja ishte te rikujtonim Nolin.I dhurova nje kopje te romanit tim "Vrasje ne pranvere", qe sic kam permendur me siper, pershkruan ngjarje te viteve 1920-24. E priti me kenaqesi, aq me teper qe ne roman flitet edhe per ty, Imzot.

    "Noli, -zuri te me rrefente At Liolini, - e quante Kishen Ortodokse Shqiptare si mundesi per te shpetuar Shqiperine, me fjale te tjera per forcimin e shqiptarizmit. Meshen e bente edhe ne shqip, por edhe ne anglisht, qe te kuptohej edhe nga shqiptaret e rinj te cilet kishin nisur te harronin gjuhen e tyre amtare. Me pas ai me foli per perpjekjet e tij per te gjetur shkrime per veprimtarine e Nolit. Tani qe shkruaj keto radhe, kujtoj citimet e tij nga gazeta "Dhe Mancester Gardian" qe e cilesonte qe me 1920 "njeri te shquar per cdo shtet, diplomat te persosur, me pervoje te madhe ne fushen nderkombetare....Njeri me kulture te gjere, qe ka lexuar cdo gje te vlefshme per t'u lexuar ne anglisht dhe frengjisht..."

    Takimet e Nolit me Uillsonin

    Duke degjuar keto shprehje, ndermenda, kujtimet e Nolit te hedhura ne faqet e gazetes "Dielli"....Takimet e tij me presidentitn Uillson, kur i lutej atij qe ta kujtonte Shqiperine, te vend aq te varfer dhe pa ndonje perkrahje se e vetmja shprese e tyre eshte Amerika. Premtimi i Uillsonit qe do te mbronte ceshtjen shqiptare ne Konferencen e Paqes, me 1918... Kembengulja e tij per te hedhur poshte Traktatin e Fshehte te Londres, qe copetonte Shqiperine...

    Keto po meditoja me vete ate dite kur vizitova varrine Nolit. Ndermenda pastaj biseden me At Liolinin. "Ashtu si Xhefersoni qe ishte humanist dhe kerkonte zbatimin e reformave rrenjesore, ashtu edhe Noli kishte besim se nje gje e tille duhej bere edhe ne Shqiperi, -vazhdonte te me fliste ai. Noli te magjepste me fjalen e tij. Mund edhe te te qortonte, por edhe te te keshillonte, mund te ishte edhe inatcor, por edhe i logjikshem, edhe i bute me bashkebiseduesit, sidomos kur ishte fjala per ceshtjen kombetare."

    Une perseri kthej koken nga profili i bustit te Nolit mbi varrin e tij. Dhe kujtoj diten e mbrame te jetes se ketij gjigandi te mendimit politik e kulturor shqiptar, qe pjesen me te madhe te jetes e kaloi ne varferi, aq sa ishin shqiptaret ata te cilet mblodhen para per t'i blere nje shtepi ne Floride, ku kalonte muajt e dimrit te bute, kur ne Boston ne ate periudhe bente shume ftohte.

    Kur Noli nuk mundi te vinte dot

    Ne nentor te vitit 1962 xhaxhain tim, Reshat Kellici, e ftuan si veteran ne Vlore me rastin e 60-vjetorit te ngritjes se Flamurit. Por u kthye i deshperuar. Kishte degjuar se Noli kishte dashur te vinte ne Shqiperi, me deshiren e flakte qe te takohej me miqte e tij te vjeter, midis te cileve padyshim, do te ishte Sejfulla Maleshova. Por ne ambasaden tone ne Rome, procedurat e vizes ishin zvarrisur dhe Noli ishte kthyer perseri ne Amerike. "Keshtu u fol atehere" kujtonte Reshat Kellici. Por, sidoqofte, deri tani nuk eshte zbuluar ndonje dokument rreth ketij problemi. Nje hamendesim qe mund te kete driten e nje te vertete.

    Dihet qe Noli i pershendeti clirimtaret komuniste me bindjen se ata do te sillnin me se fundi demokracine e enderruar per shqiptaret. Por me pas, megjithe ftesen per te vizituar atdheun qe e kishte lene per here te fundit ne vitin 1924, per te mos u kthyer me, mosardhja dhe per me teper, heshja e tij deshmonte, se ai ishte zhgenjyer plotesisht dhe nuk mund te pajtohej me "demokracine komuniste".

    Nje vit pas vdekjes, Enveri kunder kishave

    Nje vit pas vdekjes se tij, me 1966, Enver Hoxha nisi fushaten famekeqe te luftes kunder besimeve fetare, shkaterrimin e kishave dhe xhamive dhe persekutimin e njerezve te fese. A mund ta kishte duruar Noli nje gje te tille? Kurre! Per me teper, nuk eshte cudi qe edhe ai vete te kishte pesuar fatin e tyre, fatin e At Anton Harapit (pushkatuar), imzot Visarion Xhuvanit, at Donat Kurtit, at Marin Sirdanit, Pjeter Meshkalles, Fishtes, eshtrat e te cilit u nxoren nga varri dhe u flaken ne lume...

    "Nder sendet qe iu gjeten ne tryezen e punes, -nisi te kujtonte perseri At Liolini, -ishte nje liber i holle, me vjersherime ne frengjisht, qe kishte titullin "Vdekja e ujkut". Vargjet e fundit te poezise me kete titull, ishin shume kuptimplote: "Te renkosh, te qash, te ankohesh, eshte paburreri, beje me zell detyren e mundimshme dhe te flakte te cilen fati te ka dhene,

    Dhe atehere, si une, vuaj dhe vdis, Pa thene asnje fjale..._

    ... Para se te largohesha nga varri i Fan Nolit, veshtrova edhe nje here portretin e tij te gurte, syte e perqendruar diku tutje, larg dhe solla ndermend fjalet e tij: "Le te mos pandehim qe s'kemi kapedane per drejtuar timonin e anijes sone. Ne mes burrash energjike, kurdohere dalin udheheqes te mire." Shprehje domethenese. Ndonese kane kaluar kaq dekada, ato ruajne vlerat e tyre te cmuara. Shqiperia, sic besonte Noli, pas shembjes se diktatures se gjate komuniste, shpresojme qe do te kete, me se fundi, udheheqes, ashtu sic i deshironte ky personalitet i jashtezakonshem, atdhetar, poet dhe perkthyes i madh.

  4. #34
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    "JAM E PAGEZUAR NGA FAN NOLI KETU E 90 VJET TE SHKUAR"

    Nga ROZI THEOHARI Boston

    Botuar ne gazeten shqiptarro-amerikane "Illyria" New Jork # 1430 dhe #1431, Mars 2005



    Me rastin e 40-vjetorit te vdekjes se hiresise se Tij Theofan Stilian Nolit, me 13 mars 2005, u mbajt nje Meshe ne kryekishen Shqiptare Ortodokse te Bostonit. Shume shqiptaro-amerikane, te ardhur apostafat per kete dite te shenuar ndoqen me nderim dhe emocion sherbesen perkujtimore te drejtuar nga i perndershmi at Arthur Liolin. Disa prej besimtareve, qe i perkisnin brezit te dyte e te trete te emigranteve shqiptare te shekullit te kaluar e kane edhe sot si te gjalle fytyren e Fan Nolit te madh, njerit prej "Patriarkeve" me te shquar te atdhetarizmit shqiptar. Kujtimet per Fan Nolin, bisedat me te, takimet ne sallat publike festive dhe ne pikniket me kenge e valle, kontributi i penes se tij ne edukimin patriotik te mergimtareve, degjimi i predikimeve te tij ne kishe, ne kurorezimin e cifteve te reja, ne pagezimet e femijeve dhe ne ceremonite mortore…jane vlera te pashlyeshme qe i mbart nje komunitet i tere shqiptaro- amerikan jo vetem ne Massachussetts, por edhe ne mbare Ameriken. Duke ndjekur ceremonine e Meshes dhe ligjeraten e at Liolinit kalonin ne kujtesen time dhjetera emra shqiptaro-amerikanesh te moshuar, te cilet i kam njohur ne nje periudhe kohe prej njembedhjete vjetesh te ardhjes sime ne Amerike. Gjate cdo bisede me ta ku kam mesuar aq te papritura nga jeta ne emigracion kam drejtuar edhe pyetjen :"A e keni njohur Fan Nolin?" …Disa prej tyre jo vetem e kane njohur, por ruajne edhe kujtimet me te mira…Ja njera prej tyre. E quajne Sofia Mantho, e lindur dhe e rritur ne Amerike nga prinder shqiptare me origjine nga Permeti. Kam shkruar disa here per te. Jeta e saj eshte nje "miniere" e pasur ne ngjarje qe kur ishte vajze e vogel dhe e rritur, nene, gjyshe, stergjyshe…turiste ne Shqiperi e ne vende te tjera. Nga pamja te jep pershtypjen e nje gruaje tipike amerikane, por kur te hap deren e shtepise, ajo te fton me nje shqipe te paster: "Mire se vini…Miq pres ngahere", - dhe syte e saj njomen nga nje ngrohtesi e brendshme. Atehere tere qenia e saj shkrihet e behet nje me ate te mijera e mijera grave e nenave shqiptare, qe te befasojne me magjine e pashpjegueshme te dashurise e miresise.

    Hyme ne apartamentin e saj qe shkelqente nga rregulli e pastertia. Kishte shume drite e shume lule te mbjella ne vazo, brenda neper dhoma e jashte ne oborr. Ajo u afrua me nje tabaka ku ishin vendosur per bukuri pjatat e vogla me gliko, gotat e vogla me liker dhe gotat e ujit me copa akulli. Ne, une dhe shoqja ime shqiptare, i uruam ditelindjen dhe shijuam glikone e limonit, te bere nga duart e teto Sofise. "Jam e pagezuar nga i perndershmi Fan Noli, ketu e 90 vjet te shkuar,- foli ajo ngadale dhe e emocionuar.- Kishen shqiptare ne Boston e kishim larg, nuk kishim atehere automobila si sot. Pagezimet e femijeve beheshin neper shtepi. Shkojti Sokrat Totoni, djali i kumbarit, te stacioni i trenit te Lynn-it, e priti Fan Nolin dhe e solli ne shtepi." Sofia tregon se, kur ishte vajze e vogel, i pelqente te vizitonte shtepite e miqve kur behej ndonje pagezim femijesh nga Fan Noli, mbasi e imagjinonte kete rit edhe kur u pagezua ajo vete. "Ajo dite kthehej ne nje dite feste te familjes,- thote ajo-, dhe kulmi i gezimit arrinte kur Fan Noli, i pritur nga kumbari tek stacioni i trenit, mberrinte te pragu i deres se shtepise. Ai pershendetej dhe i bekonte grate, burrat e femijet shqiptare qe mbushnin dhomat dhe korridorin e baneses. Ate kohe Fan Noli ishte vetem prift i thjeshte, por ai pritej e nderohej si te ishte dhespot…I zoti i shtepise vendoste ne livingroom nje kazan te madh te bakert e te kallajisur. Ne femijet e vegjel dilnim perpara te medhenjve dhe ia mberthenim syte levizjeve te shkathta te duarve te Fan Nolit. Pasi bekonte me lutje njerezit e familjes e gjithe te ftuarit, ai shpaloste bohcen, vishte rrobat e priftit, qe i kishin aq lezet, ndizte temjanin, puthte kryqin e argjendte dhe e vendoste me kujdes ne tavoline. Nderkohe i zoti i shtepise sillte gjymet me uje te vaket dhe e mbushte pergjysme kazanin. Duke kenduar me zerin e tij qe bente te kumbonte tere shtepia, i perndershmi Fan Noli zbrazte ne kazan nje shishe te vogel me vajin e ullirit dhe e bekonte ujin. Ne mbanim frymen, jo vetem te vegjlit, por edhe te rriturit. Qetesine e prishte vetem e qara e foshnjes, te cilen e mbante ne krahe kumbari; sidomos, ne castin kur kumbari ia jepte ne duar Fan Nolit, bebja qante me shume nga rrobat e zeza te priftit. Ne te gjithe qeshnim dhe ndiqnim te perqendruar castin kur duart e Fan Nolit fundoseshin ne uje tri here bashke me beben qe perpelitej nga frika. Me qarjet e femijes bashkohej zeri i lutjeve te Fan Nolit, te cilat i perseriste kumbari dhe ne, sipas radhes."

    Ceremonia merrte fund me perseritjen e formules se pagezimit shqiptar. Formula e famshme e pagezimit, qe perben dhe dokumentin e njohur, te pare, te gjuhes se shkruar shqipe e formuluar nga bashkepunetori i afert i Skenderbeut, kleriku Pal Engjelli, jehona e se ciles vinte nga shekujt e kallkanosur, nga kullat e gurta te malesise, duke udhetuar mbi Atlantik dhe mberritur deri te pragjet e shtepive te drunjta te Amerikes: "Un te paghesont…" Zeri tingellues i Nolit perseriste tri here: "Une te pagezoj ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit te shenjte. Amin." " Me vone shtroheshin tavolinat si per feste me gjithfare lloje gatimesh shqiptare dhe te rriturit ciknin kupat e veres me te nderuarin Noli." "Vetem per pagezime vinte Fan Noli?"- e pyes. "Jo, vinte sa here ishin dite festash fetare. Meshen e mbante ne nje holl te madh ku mblidheshin tere shqiptaret e Lynn-it. Ndonjehere mblidheshim edhe ne kishen e protestanteve. Pas kishes nena e babai e ftonin Fan Nolin per dreke ne shtepine tone. Gezonim te gjithe, por me teper gezoja une kur i tregoja fletoren time shkruar me fjale anglisht e perkthyer ne shqip, por me alfabetin anglisht." Ndersa ne diten e shenuar te Pashkes se Madhe Sofia dhe familja e saj udhetonin per ne kishen e Shen Gjergjit, ne Boston. "Na mbeteshin syte,-thote ajo-, kur e shikonim te perndershmin Fan Noli me rrobat e bukura te dhespotit, te cilat shkelqenin si ar. Por ar e shkuar arit ishte shpirti i tij i rralle, qe rridhte si uje burimi bashke me predikimin, me lutje-faljet dhe kengen fetare qe na pataksnin e na mberthenin!...Para se te kungoheshim nga duart e tij, thoshim emrin tone, te cilin e perseriste edhe ai. Pastaj, duke ndenjur ne radhe, afroheshim perseri para te madherishmit Noli, te na jepte nga nje cope buke-nafore, dhe ne ia puthnim doren me nderim e na dukej sikur puthnim doren e nje shenjti." Pas sherbeses fetare Fan Noli takohej me te gjithe bashkatdhetaret sidomos me ata qe vinin nga qytetet e largeta per te ndjekur sherbesat qe bente ai per Pashket. Vinin shqiptare nga shtetet fqinje: Nju Empsher, Konektikat, Maine e deri nga larg, nga qyteti Albany dhe Detroit. Sofia kujton disa piknike ku ishte i ftuar edhe Fan Noli, i cili ulej ne shesh tok me burrat e ku ziente muhabeti. "Sa kenge te bukura kendoheshin,- kujton ajo,- e sa valle hidheshin. Dilte tabakaja me qerasje te ndryshme, piqej mishi ne skare, beheshin shishqebapet… gjemonin sazet. Ca djem kishin violine, bozuk e gernete…Babai qante nga gezimi e mallengjimi…Fan Noli, edhe ai i mbushte syte me lot, dhe, kur te shikoje, disa dite me vone lexonim te gazeta "Dielli" per fjalen aq te paqme dhe te mbare qe mbante i perndrituri Fan Noli perpara shqiptareve. Babai im, Kiriako Damati, nga Novosela, bashkepunonte me "Vatren" ,por atehere isha e vogel e nuk me kujtohet mire veprimtaria e tij."

    Sofia me afrohet e me tregon nje liber me kapake te vjetruar. "Kete liber qe ma ka falur Imzot Fan Noli e ruaj si pare te vyer per te kujtuar peshkopin tone te perndritur. Me kete liber une mesova te shkruaj shqip vete me veten time. Deshiroja te mesoja shqip per nder te Fan Nolit qe me pagezoi. Dhe deshira e dyte ishte te vizitoja Shqiperine."
    "Keni qene ne Shqiperi? – i buzeqesha teto Sofise.
    "Oh, po,- ma ktheu ajo buzeqeshjen. Por ishte nje buzeqeshje qe vjen pas nje psheretime. Nje psheretime e cila brenda sekondes reflekton dhembshurine, mbresat e kujtimet e atij lloji te vecante, per nje shtepi rreze nje burimi, per nje vreshte…, per nje dolli. Ne te dyja u permbushem sysh.

    "Shkova disa here me tim shoq, vizituam Permetin tone, tha ajo.- Kur me shkeli kemba ne Shqiperi ketu e 33 vjet te shkuar, -u ngasherua ,- e kuptova pse babai qante sa here degjonte kenge shqiptare, sepse atje, sic me dukej mua, cdo gje kendonte: edhe bredhat, edhe ujerat, edhe njerezit…" Teto Sofia psheretin dhe drejton kryet tek nje pikture ne mur ku lodrojne dy valltare me fustanella te bardha…Ashtu sic lodron velloja e lotit ne syte e kesaj nene te dashur, te cilen Fan Noli, bashke me vajin e pagezimit, e kishte lyer edhe me balsamin e pashlyeshem te dashurise per memedheun.

    Simbas artikujve te botuar ne numrat e hershem te gazetave "Kombi" e "Dielli", mesojme se Fan Noli i ardhur rishtas ne Amerike, u shoqerua e bashkepunoi ngushte edhe me gjysherit tane dardhare qe kishin emigruar ketu qysh ne fillim te shekullit te kaluar. Me 1 janar 1905 u organizua ne Boston "Vellazeria mireberese e Dardhes", e cila ishte shoqeria e pare e shqiptareve, e krijuar ne baze fshati. "Vellazeria" kishte per qellim te kontribuonte per perparimin e fshatit te lindjes dhe te ndihmonte familjet e varfra fshatare. Nje shoqeri e dyte e dardhareve te Amerikes u krijua me 1906 ne Kembrixh. Ajo quhej "Vellazeria patriotike e Dardhes." Ndersa me 1 mars 1909 djelmuria dardhare e Amerikes organizoi te parin klub kombetar ne SHBA, me emrin "Klubi i dardhareve te rinj—Perparimi." Sipas nje shkrimi te dardharit te shquar Koste Isaku, qellimi i kesaj shoqerie ishte: "Te permbledhe djemerine per t'u mejtuar bashke dhe per te nxene libra dhe flete te ndryshme morale dhe shkencore…" , duke themeluar nje biblioteke ne sallen e klubit…Lidhur me kete klub, gazeta "Dielli", me 3 prill 1909, shkruan: "Sallen e stolisen me fytyren e Skenderbeut dhe flamurin e Shqiperise…Fan Noli u tha fjale levdimtare djemve perparimtare te Dardhes, te cilet jane shembull per gjithe te tjeret me sjellje te urte dhe me patriotizem." Dardhari patriot, demokrati e publicisti Sotir Peci ka luajtur nje rol te vecante jo vetem ne vellazerimin e dardhareve, por edhe ne levizjen patriotike shqiptare. Se bashku me Fan Nolin, Josif Panin, Goni Katundin e te tjere, projektuan krijimin e shoqerise kulturore shqiptare "Besa-Besen" ne SHBA, e cila u themelua me 6 janar 1907 ne mbledhjen e shqiptareve nga gjithe qytetet e Amerikes. Ne vijim, dardhari Koste Isaku ishte nder organizatoret kryesore te krijimit te klubit kombetar "Zgjimi" ne Mancester, me 1911. Fan Noli ka thene se "Kosta Isaku eshte ylli i levizjes shqiptare ne Amerike." Shume mergimtare moren pjese ne shoqerine "Malli i memedheut", ne shoqerine "Besa-Bese" si dhe ne federaten panshqiptare "Vatra", qe u krijua nga bashkimi i gjithe shoqerive shqiptare te SHBA-se dhe me 1912 u drejtua po nga Fan Noli.

    "Mergimtaret e pare qe erdhen ne Boston, - tregon shqiptaro- amerikani i moshuar, zoti Cesta Kojnari, -jo te gjithe paten fatin e mire. Disa syresh paten rrojtje te veshtire ne konaket, ku jetonin se bashku shume vete ne nje dhome, ne ndertesa te vjetra ose ne bodrume, per ta paguar sa me lire faturen e qirase ose ndonjehere edhe "free". Atje tek rrinin e flinin,-thote ai,- shpesh perdornin krevatet e palltot e njeri-tjetrit, mbasi punonin ne turne te ndryshme. Disa prej tyre, shitesit ambulante te bananeve, ne netet e ftohta te dimrit mbuloheshin edhe me "jorganet" prej letre te stamposur, te cilat ata ua hidhnin siper bananeve ne karroca." Ne te njejten kohe, djaloshi 12- vjecar Anton Athanasi, biznesmeni i ardhshem i Bostonit, shiste banane me nje shporte te bishti i ures se Bostonit e nuk kthehej ne shtepi pa i shitur te gjitha. Per te kursyer te holla per familjen, djemte e konakeve harxhonin shume pak per t'u ushqyer vete. Puna e rende ne fabrika, kushtet e veshtira te banimit dhe ushqimi i pamjaftueshem ndikuan ne shendetin e burrave shqiptare. Disa prej tyre u semuren prej tuberkulozit, ndonjeri edhe humbi jeten tragjikisht. Pershkrime te tilla lexojme edhe ne gazetat e asaj periudhe, shkruar nga Fan Noli dhe Konica. Nje shqetesim i tille e coi Faik Konicen deri ne bashkine e Bostonit. Ai e detyroi guvernatorin t'i hiqte shqiptaret nga bodrumet e t'u jepte banesa, perndryshe do ta bente problem ne shtyp. Fan Noli dhe Faik Konica zbriten shkallet e bodrumeve, u takuan me te semuret e i derguan urgjent te doktori. Restorantin e Vasil Panit, "Court House Lunch" ne Kembrixh, shqiptaret e quanin "Institut kombetar." Per 25 vjet aty beheshin shpesh mbledhjet e "Vatres" dhe, pas punes, Vasili, sekretar e me pas kryetar i "Vatres", i mbante per darke bashkatdhetaret. Kete "institut" ku bisedohej per fatin e levizjes shqiptare e vizitonin edhe Fan Noli e Faik Konica qe ishin miq e bashkeluftetare. Kur Vasil Pani nderroi jete ne dhjetor 1947, duke shkaktuar dhembje ne diasporen shqiptare e ne atdhe, ne ceremonine e percjelljes, gjate meshes qe u mbajt ne kishen e Shen Gjergjit ne Boston, imzot Noli, midis te tjerash, tha: " Vasil Pani ka qendruar kurdohere ne krye te taborit te shqiptarizmes. Vasil Pani nuk e fitoi shqiptarizmen, si shume nga ne, ketu ne Amerike. Vasili e trashegoi shqiptarizmen nga babai, Josif Pani…Vasili, bashke me dardharet e tjere, mori pjese ne botimin e gazetes "Kombi" prej Sotir Pecit. Qe atehere dhe gjer sot Vasili s'hoqi dore nga shqiptarizma."

    Numri i pare i gazetes "Kombi", botuar me iniciativen e Sotir Pecit, doli me 6 qershor 1906, si organ i perjavshem. Gazeta shtypej ne nje tipografi te vjeter te blere me keste, ne bodrumin e nje shtepie te vjeter ne Boston. Goni Katundi shkruan ne kujtimet e tij: "Ne kete qilar Sotir Peci dhe Fan Noli shkruajne ata artikuj qe i kane frymezuar kendonjesit me nje vetmohim te padegjuar gjer ahere… Sotir Peci vuante nga uria, por s'tundej nga ideali i forte qe kish per kombin tone. As frika, as varferia s'e tunden, as paraja s'e genjeu." Sipas kujtimeve te disa dardhareve te moshuar, Peci e Noli, me parate e mbledhura "lopke pas lopke", kishin blere vetem nje pallto, te cilen e vishnin me radhe. Peci e Noli punonin pa orar e ne kushte te veshtira ne errersiren e lageshtiren e bodrumit, prane sobes me dru qe te qorronte syte nga tymi,. Te ndricuar me nje kandil me vajguri, ata shtypnin gazeten me pedalinen e vjeter per t'u dhene drite bashkekombesve. Pervec shtypshkronjes, Fan Noli ato vite punonte edhe ne fabriken e llamarines ne Boston, bashke me djelmoshat e tjere shqiptare, nje pune rraskapitese nga e cila fitonte pak dollare ne jave vetem per jetesen. Me Marie Terenzin, nje nene rreth 79 vjec, e qeshur e tere humor, u takova ne oborrin e viles se saj ne Saugus, Mass, disa vjet me pare. Ate dite korriku bente shume vape dhe ne mikeshat shqiptare propozuam te hynim ne pyllin aty prane. Ne fund te oborrit me bar, ne nje selishte te pjerret, ishte rritur nje pyll i vogel bredhash plot freski e hijeshi. Qetesia dhe erresira e pyllit me kujtuan nje kenge te mocme korcare "Ne mes te pyllit do vemi". E fillova si me shaka kengen, nderkaq ate e pasuan edhe Maria me te tjerat. Por, mbi te gjitha, degjohej zeri i saj. Vazhduam te kendojme edhe dy tri kenge te tjera korcare e permetare. Maria, e cila fliste me veshtiresi shqip, per habi, fjalet e kengeve i shqiptonte shume mire. -Sa mire i kendoni kenget shqip!,- i thashe
    - E dini?- tha ajo e perlotur.- Dikur une hapja programin ne Radion "Zeri i Shqiperise" (Voice of Albania) ne Boston, duke kenduar kenge shqip. E para kenge ishte, "O moj ti me syte e zinj". Dhe, e dini kush me mesoi per kete? I perndrituri Fan Noli yne i paharruar.
    Sa here qe hapja emisionin me ndonje kenge shqiptare, e dija dhe e ndieja se ate cast po me degjonte edhe Fan Noli…gezohesha e behesha me krahe…" Maria eshte lindur ne Amerike nga prinder shqiptare ardhur nga Permeti me 1915. I ati kishte nje dyqan grocerie, por vdiq shpejt, me 1919 nga nje epidemi e rende gripi. Maria mbaroi shkollen e mesme e hyri ne pune ne fabriken e kepuceve e me vone ne General Electric.
    -Kush ta ka ngjallur pasionin per kenget shqiptare? ,- e pyeta Marien.
    - Ne ne shtepi te gjithe kendonim,- tha ajo-. Une i bija mandolines, im shoq kitares. Ime moter, Viktoria, kendonte per cdo 28 Nentor ne Boston, kur festonim Diten e Flamurit. Ate dite vishja nje jelek te qendisur qe e kishte sjelle nena nga Shqiperia.
    - Kur vije ne Boston per feste, e takoje edhe Fan Nolin?
    - Posi, kushedi sa here. Kemi qene edhe neper darka e piknike. Ishte burre i thjeshte, i mencur e nuk i pelqente fancy. Degjoni c'm'u kujtua: Fan Noli kishte shkruar fjalet e kenges: "Neno, mos ki frike, se ke djemte ne Amerike" dhe im kusheri, Sokrat Totoni, e kompozoi. Kete kenge e kendonim rendom ne ditet e emrave, neper piknike dhe ne emisionin e radios.
    Maria na solli disa fotografi. Ne njeren, dale ne nje piknik, midis tyre ndodhej edhe Fan Noli. "Ne piknik shkonim me bus,- tha ajo.- Sapo zbrisnim nga bus-i, degjonim se largu gerneten e Spiros dhe na leshonte goja leng nga aroma e shishqebapeve dhe nga qengji qe piqej ne hell. Jane kujtime shume, shume te bukura…" Ishte nje fotografi interesante: Fan Noli, dale ne profil, i qeshur e gazmor, kishte shtrire krahun e djathte ne drejtim te Spiros, i cili i binte gernetes. Kjo foto i bente jehone deshires, vullnetit e kembenguljes se Nolit student kur u regjistrua ne New England Conservatory per te marre mesime ne nje fushe te re, ne ate te muzikes…dhe "Rapsodise shqiptare" te kompozuar prej tij.

    Nje foto tjeter interesante mbante daten 1938. Fan Noli ndodhej ne rreshtin e pare, midis punonjesve shqiptare te Radios "Zeri i Shqiperise" ne Boston. Fan Noli ishte me kostum te zi, me nje xhakete mberthyer deri lart, ku dallohej jaka e bardhe rrethore e priftit.

    -Fan Noli ishte bere si i shtepise ne radion tone,- thote Maria.- Shpesh ne lexonim artikujt e tij botuar neper gazeta ose e merrnim edhe ne interviste. Ishte i thjeshte, popullor dhe humorin s'e ndante nga goja. Kur lexoja ndonje artikull te tij, me dridhej zeri dhe emocionohesha sepse e dija qe ai me degjonte dhe kushedi sa gabime pikaste." Atehere Maria edhe pikturonte. Ajo na tregoi punime te vogla ne reliev te pikturuara duke perdorur lente zmadhuese. "Kali dhe kaloresi", pikturuar ne nje cope te vogel guri sa nje kopse, dukeshin ta zmadhuar nga xhami i rrumbullaket ku ishte fiksuar guri. Ishin punime aq fine, sa dukej e pabesueshme t'i kishte punuar dora e njeriut.
    -Kjo eshte kopje,- tha ajo,- origjinalin e "Shen Gjergjit mbi kale" ia kam dhuruar Fan Nolit diten e Shen Gjergjit. Ai e vleresoi shume punen time, u gezua kur ia dhurova e me premtoi se do ta mbante ne tavolinen e punes."
    Maria ka nje vit qe ka nderruar jete. Duke shkruar keto kujtime, peshperis nje lutje per shpirtin e saj. Teodora, motra e Maries, kujtonte dicka nga pushimet verore te Fan Nolit. Perballe portit te Bostonit, ne oqeanin Atlantik, qendron madheshtor ishulli i Nahantit, i permendur per klimen e shendetshme dhe plazhin me reren e dendur e te imet. Teodora me tregon se kete plazh e frekuentonin shume familje shqiptare bashke me femijet, e kalonin nje dite te kendshme…Por ajo kthehej ne nje dite te paharruar kur i vizitonte edhe Fan Noli. Ai pershendetej miqesisht me te gjithe, bente shakara me femijet dhe me se shumti kohen e kalonte ne oqean duke notuar. Ai ishte nje notar i mire. Nahanti ka edhe nje kishe protestante ku shkoj ndonje te diel me shoqet e mia amerikane. Prane kishes, ne reren e plazhit ndodhet shtepia ku dikur i kalonte pushimet poeti amerikan Henri Longfellou. Shetis shpesh ne kete plazh dhe ndihem me fat kur mendoj se, une shqiptarja, shkel mbi reren ku kane clodhur trupin dhe trurin dy gjeni, Longfellou dhe Fan Noli. I pari, poeti i mirenjohur, themeluesi i epikes ne letersine amerikane, i dyti, shkrimtari, poeti dhe perkthyesi i kryeveprave boterore ne gjuhen e vet, perfshire edhe poezine "Skenderbeu" qe ka shkruar Longfellou per heroin tone kombetar. Kete perkthim (1916) i madhi Noli, ua ka kushtuar emigranteve shqiptare bashkekohes.

    Udhetoj per ne qytetin Somerville, Mass, prane Bostonit, e ftuar nga nje nene dardhare 92-vjecare, zonja Lisa Ktona.. Kur perqafohem me teto Lisen e shkembejme fjalet e para te mireseardhjes, syte me shkojne pa dashur te duart e saj te bardha, me nje lekure te bute, te ndritshme, me plot unaza e nje manikyr te lehte. "Si duar zonjash!",- i bej une asaj komplimentin. "Keto duar kane filluar te punojne qe kur isha shtate vjece e per tetedhjete e pese vjet radhazi s'kane pushuar e s'jane rehatuar kurre!"- thote ajo me krenari. Lisa u martua me Janin, nje kurbetci nga Amerika, me 1925, dhe pas lindjes se dy femijeve u nis edhe ajo per ne Amerike. Dhe sendet e para qe u vendosen ne sendukun e plackave, ishin astagaci dhe okllaia per hapjen e peteve te lakrorit.
    -Cilat ishin pershtypjet e para kur erdhe ne Amerike? – e pyes.
    - "Statuja e Lirise", - thote ajo.- Sa e pashe, pieta: "C'eshte ajo grua qe e kane vene te rrije atje me kembe, nuk lodhet?" Pastaj, me pelqyen dritat. Kishte shume drita qe ne Nju-Jork e deri ne Somerville. Dhe e treta, kur vajtem ne shtepine tone s'm'u duk se s'isha ne Dardhe. Shtepine Jani ma kishte mbushur plot me ushqime e me placka qe me duheshin. Kur erdhem ne kete shtepi, kjo nuk ishte sic eshte sot. Oborri ishte me balte, shkelnim ne plloca qe te hynim brenda. Rregulluam bahcen, mbollem peme frutore nga ato qe rriten edhe ne Shqiperi, mbollem edhe zarzavate nga te tera llojet. Nxorem goxha gure nga bahcja, u be nje kup i madh. "C't'i bejme keta gure?"- pyet Jani. "E di une c'te bejme,- them,- do te ngreme nje furre ne oborr per te pjekur buket si ne Dardhe. E beme furren copke pas copke, me balte e gelqere.
    -Erdhen dardharet e pane?- e pyes.
    - Dardharet erdhen…, po mua …kush, thua, me nderoi…E ftuam edhe Fan Nolin!
    - E njihje Fan Nolin?,- e pyes.
    - Posi, shkonim me Janin te dielave ne kishen e Fan Nolit. I perndershmi dhespot vinte disa here ne Somerville qe bashkohej me patriotet dardhare e shqiptare. Ishte "najs" burre."
    Pastaj teto Lisa me tregon se ajo ishte nje nga nisiatoret per formimin e shoqates "Dardha" ne Somerville. Ishte pikerisht ajo dite kur ishte ftuar edhe Fan Noli dhe Lisa i propozoi peshkopit te vinte te vizitonte furren e bukes ne oborrin e saj, e cila do t'i nxirrte mallin e Shqiperise. "Zume buket, thote Lisa, - poqme lakrore e byrek, se Fan Noli ishte vegjetarjan e nuk hante mish. Gatova buke me qiqra, bukevale, ndersa armete, turshite e rakine i nxora nga qilari i shtepise. Erdhi vathti i drekes, shtruam tavolinen ne oborr. Burrat e vune ne krye te tavolines Fan Nolin. U shtruam e hengrem e s'ngopeshim dot, si te kishim pire uje Izvori. Imzot Noli s'pushonte se levduari gatimet e mia, ndersa une s'pushoja se levduari predikimet e tij ne kishe, ku mblidheshin shqiptaret nga ishin e nga s'ishin." "Pas dite Noli me vizitoi shtepine dhe bahcen me te mbjellat, ku ai qendroi mjaft kohe. I pelqenin druret e kumbullave, dardhave, qershive e molleve dhe pjergullat e rrushit. Ai i pelqente pemet dhe ne shtepine e tij ne Florida kishte mbjelle vete disa drure ne bahce. Ai pelqente gjellet me perime, mbasi ato ishin ushqimi i tij i perditshem. Kontrolloi rreshtat e domateve, sallatave e piperkave dhe, kur i thashe se farat e tyre i kisha sjelle nga Shqiperia, me pergezoi…"Degjo, Lisa,-me tha me nje ze te ngadalte dhe me ate shqipen e rrjedhshme.- Ne qe jemi larguar nga atdheu, kemi bere faj, sepse e kemi lene dheun e te pareve. Prandaj duhet te punojme shume ketu ne Amerike, te veme tere forcen tone mendore e fizike, te shlyejme nje pjese te fajit qe na rendon…Ti, per shembull, qenke lodhur me te vertete sa e ke sjelle kete shtepi ne terezi…" Pastaj u afrua te furra, i ngrohu duart te shpuza, ngriti syte drejt qiellit dhe me ate qeshjen e tij qe i kishte aq lezet tha: "Te rrini me shendet e Zoti e bekofte kete shtepi…dhe pritsh miq…, te qofte porta e hapur sic ke zemren…" Dhe si te zinte vend ky bekim, furra e bukes ne oborrin e Lises, prushi qe digjej e zjarri i bukur me gjuhet qe lepinin brendesine e mureve me balte, u kthyen ne nje simbol te dashurise e te mikpritjes dardhare dhe Lisa, ne nje simbol te nikoqires dhe nenes se dhembshur dardhare. Kush nuk erdhi e nuk drekoi te Lisa Ktona qe nga vitet tridhjete te shekullit te kaluar e deri ne vitin 2003 kur ajo mbylli syte pergjithnje. Kur e vizitova per here te fundit ne pranveren e vitit 2002, e gjeta teto Lisen te ulur pa fuqi ne kolltukun e saj te kuzhines. Punonte me grep nje mbulese tavoline, dhe, here-here, per t'i clodhur syte, ua mberthente veshtrimin dy portreteve te varura ne murin perballe saj: njeri ishte i Fan Nolit dhe tjetri i nene Terezes. "E di?, – me tha ajo me nje ze te ngadalte,- Kur te vije vathti t'i le uraten kesaj bote, deshiroj qe ata te dy, Noli dhe Mother Tereza te zgjatin duart e te me marrin prane tyre." Sa kuptimplote tingellon kjo sot! Lisa Stefani vdiq ne mars, ne te njejtin muaj kur vdiq edhe Fan Noli dhe pershpirtja e saj, perkujtimi i dy vjeteve te vdekjes u be ne te njejten dite me kujtimin e 40- vjetorit te vdekjes se Fan Nolit ne kishen e Shen Gjergjit.
    Ikonografja shqiptare Thomaidha Zengo erdhi ne Amerike me 1935 dhe u martua me Petraq Qaton, nje nga fotografet e permendur dardhare te shekullit te kaluar. Thomaidha e Petraqi, te terhequr nga i njejti art i imazhit, filluan te ecnin mire ne biznesin e tyre te pikturimit te ikonave dhe te fotografive. Mbasi u gezuan me dy femije, Glorian dhe Richin, ata blene nje shtepi prane oqeanit ne South Boston, e cila sherbente edhe si studio per te dy. Sot Gloria, nje mesogrua, kujton me lot ne sy nenen e saj qe nuk u lodh kurre se pikturuari konizma e piktura murale neper kisha. Qysh e vogel Gloria mban mend vizitat e shumta qe benin njerezit ne shtepine e tyre, shumica porosites e bleres te pikturave dhe fotografive, por edhe mysafire shqiptare, te cilet e gjenin gjithmone porten hapur. "E mesuam gjuhen shqipe,-thote Gloria,- jo vetem nga prinderit, por edhe nga bashkefshataret qe na vizitonin." Thomaidha Zengo pikturoi kishen shqiptare te Shen Gjergjit ne South Boston, manastirin e Salemit, kishen greke ne Pibady etj. "Nena nuk perdorte modele gjate pikturimit te ikonave,-vazhdon Gloria,- ajo lexonte shpesh ungjillin e qe andej frymezohej per te krijuar shenjtore sa me origjinale, si ne shprehjen e pervuejtshmerise se fytyres, ne driten shpresedhenese te syve dhe ne ngjyrat reale te veshjeve karakteristike e te sfondit te natyres." Keto ikona kishin terhequr porosine e mjaft prifterinjve dhe dhespoteve te huaj, por imzot Fan Noli ishte me i interesuari. Ai vinte shpesh ne shtepine e Thomaidhes, bisedonte me te per portretet, per gjetjen e bukur te pozave te shenjtoreve ose perdorimin e ngjyrave. Bisedonin per jeten e shenjtoreve te lexuar ne Bibel, benin krahasime mes shkollave te ndryshme te pikturimit te ikonave. Ndryshe nga e kuqja e ndezur e Jonufrit, Fan Noli pelqente edhe te kuqen e vrare, karakteristike dalluese e ikonografeve Zengo. Paralel me kete nuance shkonte edhe jeshilja e bluja e erret. Me keto lloj ngjyrash Thomaidha kishte pikturuar pjesen e siperme te tavanit te kishes se Shen Gjergjit. Gloria mban mend se si peshkop Noli rrinte caste te tera duke soditur ikonat e perfunduara te nenes, pastaj i jepte asaj porosi te reja. "Nena ime,-thote ajo,- nuk perdorte stilin bizantin, por ate romanik; shenjtoret tane jane realiste, shpesh tiparet e tyre ngjajne me fytyra shqiptare, prandaj kujtoj gjithnje se me sa vemendje i veshtronte Noli ato. Ai u be miku i shtepise dhe ne femijet na donte fort. Me vone, ne moshen 20- vjecare, une u regjistrova ne korin e kishes se Shen Gjergjit. Ne kendonim himne shqip e anglisht, por nuk do ta harroj kurre…, edhe sot e degjoj oshetimen e zerit te forte te peshkop Nolit. E kisha fare prane kur dilte e predikonte para altarit e kur kendonte me nje ze qe kumbonte si kambane kishe. Ngrija syte ne tavanin e kishes e me dukej sikur afresket e nenes sime merrnin gjalleri e leviznin nga ai ze.

    Dhimiter Stefon e takova kur zhvillohej nje aktivitet me shqiptaret e Massachusettsit ne "Pier 4" ne Boston. Ai ka lindur ne Worcester Mass nga prinder shqiptare qe kane emigruar ne Amerike qysh me 1906. Dhimitri, nje mesoburre me floke te bardhe e fytyre te qeshur, tregon:" Nena e babai me pagezuan me emrin "Dhimiter", emrin e gjyshit, dhe ata nuk lejuan qe te regjistrohesha ne shkolle apo ne dokumentet e tjera me emrin "Xhim"(sic thirret emri "Dhimiter" ne US). Kur isha femije dhe shoket me vinin ne shtepi te me therrisnin per te luajtur, ne qofte se me thonin emrin "Xhim", nena nuk me linte te dilja me ta. Babai dhe nena zbatonin nje disipline te rrepte familjare sipas normave shqiptare." Dhimitri ka edhe nje kujtim tjeter nga feminia. I ati, here pas here i jepte si detyre te perkthente fragmente nga Bibla anglisht ne gjuhen shqipe.
    "Dinit te lexonit e te shkruanit shqip?- e pyes.
    "Ishim shume nxenes shqiptare qe mesonim ne shkollen e kishes sone shqiptare te Worcesterit. Babai im ishte arketar e sekretar ne ate kishe e shpesh me nxirrte ne sherbesat kishtare te thoja pemendsh pjese nga ungjilli, ne gjuhen shqipe. Nje dite kishen tone e vizitoi Fan Noli dhe ai interesohej vecanerisht per mesimdhenien shqip ne shkolle. Ne ishim te vegjel, nuk e dinim c'bisedonte i perndrituri Noli me mesuesit, por me kujtohet mire qe, une, si nxenes i dalluar qe isha, u ngrita ne mesim nga mesuesi. Turpi dhe skuqja e fytyres iken menjehere sa pashe fytyren e qete dhe syte e zgjuar e te qeshur te peshkop Nolit. Ai i kishte bashkuar krahet ne gjoks e me nje buzeqeshje dashamirese po priste te filloja. Thashe permendsh pjese nga ungjilli ne anglisht e shqip, te cilat i kisha perkthyer vete, pastaj recitova disa poezi te rilindesve, njera prej te cilave ishte e Fan Nolit. Kur mbarova, peshkopi me tha: " Te lumte, more djale, si e ke emrin?" "Dhimiter",- thashe une shpejt. Ai me pa gjate, buzeqeshi, u ngrit nga karrigia dhe erdhi me takoi: "Jo vetem recitove mire, Dhimiter, por paske edhe emer te bukur!" "Une, - kujton Dhimitri,- falenderova nenen nga thellesia e zemres per emrin e gjyshit qe me kishin vene. Fan Noli me pergezoi, me shtrengoi doren e me perkedheli floket.Pastaj Noli u interesua per mbarevajtjen ne mesime te cdo nxenesi dhe, sic dukej, u largua i kenaqur nga kisha jone. Ajo fytyre e dashur e tij nuk m'u hoq nga kujtesa tere jeten." A e kishte parandier autori i vargut, "Prane dijes i pa nxene" se pas afro nje shekulli ne auditoret e Amerikes do te shkelqenin nxenesit e studentet shqiptare, qe nga shkollat elementare e deri tek universitetet me emer?...meditoj e me pas diskutoj edhe me Dhimitrin. Dhimitri nuk eshte ndare asnjehere nga aktivitetet ne dobi te ceshtjes shqiptare. Qe ne rini te hershme ka marre pjese ne shoqerine teatrale "Dora d'Istria" te Worcesterit, me tej u be bashkepunetor i gazetes "Liria" te Bostonit dhe deri vone pergatiste e transmetonte vullnetarisht nje ore emision ne radio ne gjuhen shqipe. Emisioni titullohet "Ora shqiptare" dhe jepet cdo te shtune. -Po afrohen Pashket,- i them,- cfare keni vendosur te transmetoni ne emisionin e radios te shtunen e Pashkes?
    -Do te transmetojme,-thote ai,- meshen qe ka mbajtur Fan Noli per Pashke, e kemi te incizuar se bashku me shume mesha te tjera te tij.
    Sa prekese dhe emocionuese do te jene ato minuta per shqiptaret e Worcesterit, kur ne eter do te kumboje zeri i dhespotit tone te madh, Nolit te pavdekshem, per te lajmeruar edhe nje here, me gezimin e ngadhenjimit, ngjalljen e Jesu Krishtit.
    Ne kishen shqiptare te Shen Merise ne Worcester sot predikon prifti i nderuar me origjine dardhare Spiro Paze. Zoti Spiro eshte shqiptari i fundit ne Amerike i dorezuar prift nga peshkopi Fan Noli, ne vitin 1962. Spiroja me tregonte mbresat nga ajo e diel e paharruar plot emocion, gezim, por dhe krenari, kur po kurorezohej nga duart e bekuara dhe zeri lumturues i te perndriturit imzot Nolit.
    "Gjate veprimtarise sime si prift, -thote zoti Spiro,- jam perpjekur te predikoj e te kryej sherbesen kishtare sipas mesimeve dhe shembelleses se te paharruarit tone imzot Nolit." Zoti Spiro tregon se ishte 35 vjec kur u shugurua prift, ne vitin 1962. Ai perfundoi shkollen nje -vjecare te teologjise dhe Fan Noli i propozoi te behej prift mbasi nevojitej nje i tille ne kishen shqiptare ortodokse te Filadelfise. "Para se te vinte dita e shugurimit, bera pergatitjen e duhur,- thote zoti Paze.- Diten praktikoja sherbesen kishtare me dy prifterinj shqiptare, Harallamb Dode dhe at Sotir Dillogjika, kurse naten takohesha me Fan Nolin ne apartamentin e tij ne Boston, per te studiuar me thelle sherbesen kishtare. "Cfare te beri pershtypje,-e pyes,- ne viziten e pare tek Fan Noli?
    "Librat…nje dynja me libra qe te zinin frymen…, nje piano, fletore me nota muzikore…, perseri libra…Dhe, e dyta, s'me harrohet humori i imzot Fan Nolit. Une jam rritur ne Amerike dhe gjuhen shqipe nuk para e dija mire. Fan Noli u llahtaris kur me degjoi ne fillim, "Ti llafosesh shqip si nje coban, o Spiro!",- me tha. Kaluan shume net kur Noli, si nje mesues i mire i shpjegonte Spiros me durim historine e gjeografine e Shqiperise, i diktonte rregullat e gramatikes shqipe, i jepte per te lexuar librat e shkruar ose te perkthyer nga ai vete, i tregonte perralla shqiptare deri tek aventuarat e Nastradin Hoxhes. Po ashtu i tregonte ngjarje te jetuara kur Noli ishte ne Shqiperi.
    Arriti dita e fundit e vizites tek apartamenti i Nolit. Ishte e shtune ne darke. "Tek i ngjitja shkallet e shtepise se Nolit,- kujton Spiroja,- me dridheshin kembet. Apo, nga qe vija i dobet nga shendeti, i uruari, ma kishte ngjitur dhe nofken "Cirimingo" e qeshte me lot sa here me emertonte me kete fjale." Por ate nate Noli i madh ishte serioz, nuk beri shakara me dardharin trup-imet. U takuan si burri me burrin dhe Spiroja beri "konfeshen"—rrefimin , para peshkopit. "Gjate rrefimit Noli i madh me dha nje keshille: " Degjo, Spiro, kur nga disa besimtare nuk do te degjosh fjale te mira, gelltiti!...Kur te te shajne…, gelltiti!...Mos lufto me njerezit dhe "continue working"—vazhdo punen tende."
    Sigurisht, ate te shtune mbrema Spiroja nuk fjeti mire dhe kur erdhi e diela ne mengjes, ai e ndiente trupin e trurin te ngrire. Por emocionet e tij u shkrine sapo peshkop Noli hapi ceremonine. Kisha ishte mbushur plot e perplot me shqiptare e amerikane dhe Spiroja dalloi te ulur ne rreshtin e pare Anton Athanasin dhe zonjen e tij, Esterin. Pas dorezimit prift e pasi u pershendet me te gjithe besimtaret, ne shoqerine e Fan Nolit, dy prifterinjve te siperpermendur dhe Anton Athanasit me Esterin, zoti Spiro shtroi nje dreke ne restorantin e degjuar "Pier 4". "Por Fan Noli hengri vetem zarzavate, -shton Spiroja,- e mua me dukej sikur gjithe shpenzimet shkuan kot. Sepse e doja si baba dhe e respektoja si zotni ate deli burre qe quhej Theofan."
    Pasi ndenji 14 vjet prift ne Filadelfia, at Spiro Paze u emerua perfundimisht prift i kishes se Shen Merise ne Worcester, ku bashkatdhetaret e duan dhe e respektojne per edukaten, dashurine dhe zemerdhembshurine e tij te pafund. Shume mbresa e pershtypje per Fan Nolin ruan ne kujtesen e tij edhe shqiptaro-amerikani me banim ne Detroit, zoti Viktor Chako. "Mbasi kreva sherbimin ushtarak ne marinen amerikane,- thote zoti Chako,- une zgjodha Detroin per te punuar e jetuar sepse aty ekzistonte nje komunitet aktiv shqiptar dhe nje kishe ortodokse e organizuar." Viktor Chakoja erdhi ne Detroit me 1956 ku me sjelljen dhe edukaten e tij arriti te fitonte zemrat e banoreve shqiptare te qytetit gjigant. Ai krijoi shpejt familje dhe, qysh te dielen e pare ne kishen e Shen Thomait ai u be aktivist i kishes, kurse ne vitin 1958 u zgjodh president i komitetit te kishes. "Kisha jone e Detroitit, -thote Viktori,- varej direkt nga katedralja e Shen Gjergjit te Bostonit, keshtu, shpejt, une u njoha me te perndriturin Theofan S. Noli gjate lidhjes sone zyrtare. Por te paharruara do te mbeten vizitat pastorale ne Detroit qe dhespot Noli i bente per cdo vit. Ai nuk perdorte aeroplan, por i hipte trenit ne Boston ne mbremje dhe diten tjeter mberrinte ne stacionin qendror te trenave ne Detroit, ku e prisja me padurim." Prane stacionit te trenit ne Detroit ishte restoranti i ciftit shqiptar Ilia e Martha Josifi. Pasi e priste Nolin te stacioni, Viktori e informonte se ishin te ftuar per dreke nga Ilia e Martha. "Kur na vinin ne restorant,-thote Marta,- ne ia kishim pergatitur peshkun, perimet dhe frutat. Uleshim edhe ne ne tavoline e bisedonim. Ishin caste te paharruara. Me Nolin para nesh na dukej sikur vete zoti na kishte vizituar. Ruaj disa fotografi nga keto dreka. Shpesh Noli hante dhe lexonte. E kishte kohen te pamjaftueshme. Pse nuk ve gjyslyke?, -e pyesja.- "Se syte me punojne mire,- ia kthente Noli me shaka,- mbase nga qe ha shume perime e fruta."
    Mbasi dilnin nga restoranti, Theofan Noli takohej me komitetin e kishes se Shen Thomait, por ai rezervonte kohe per t'u takuar edhe me miqte e tij muslimane te xhamise e te teqese. Ky ishte dhe shkaku i popullaritetit te madh qe gezonte peshkopi ne shqiptaret e Detroitit, pavaresisht se cfare feje i perkisnin. "Nen shembullin e Nolit,-thote Martha,- ne shqiptaret ortodokse vizitonim shpesh teqene dhe krijonim lidhje miqesie me familjet myslimane. "Shoqeria e miqesia jone, -thote Viktori- vinte duke u rritur aq sa nje here Noli me pyeti ne isha i interesuar te behesha prift. Ai e ndjeu medyshjen time, dhe, perpara se t'i pergjigjesha une, mesova ate cka ai tha: " Ne te gjithe jemi anetare te "mbreterise se prifterimit", por jo te gjithe nevojiten te shugurohen prift e t'i sherbejme kishes sone te shenjte."
    Ne vitin 1958 u perkujtua 50-vjetori i arkidioqezes sone shqiptare dhe i nderuari Noli shkroi nje liber perkujtimor me titull, "50 vjetori i Kishes Ortodokse Shqiptare ne Amerike, 1908- 1958." "Gjate nje takimi me peshkopin Noli, ne vitin 1960, kur do te botohej libri, -thote Viktori,- rame dakord qe ai te botonte nje skede historike edhe per kishen e Detroit, bashke me dy fotografi." Ishte nje kohe kur ne diasporen shqiptare duheshin perballuar disa probleme me karakter etnik, politik, kanonikal e mbase edhe probleme personale. Por, fale zotit, vizionit largpames te te shtrenjtit Noli dhe shpresave te tij per te ardhmen, ai krijoi bashkimin e kishave ortodokse shqiptare te Amerikes permes perkthimeve dhe botimit te librave kryesore te sherbeses kishtare dhe shpalljes se autoqefalise qysh ne vitin 1922. Per kete sherbim, pas Shen Palit, ai u quajt apostulli i dyte i Shqiperise. "Nevojat e kohes kerkonin me urgjence ekzistencen e nje kishe te unifikuar shqiptare,-thote Viktori,- dhe une mendoj, ne mbajtjen e vizionit te tij, Noli eshte prelati i pare etnik ne Amerike, i cili e perktheu nga greqishtja ne anglishten moderne "Testamentin e ri", i cilesuar si nje nga kryeveprat e tij, vijuar nga nje numer perkthimesh librash te tjere liturgjike." Ardhja e imzot Nolit ne Detroit ishte nje lajm qe pritej me dashuri nga gjithe shqiptaret. Ai nuk ishte i njohur vetem si klerik i suksesshem i kishes ortodokse, por gjithashtu edhe si nje lider nacionalist shqiptar i kohes se tij. "Keshtu,-thote Viktori,- kur ai e mbante meshen ne kishen tone te Shen Thomait, miqte myslimane vinin ne kishe te ndiqnin sherbesen dhe, me vone, ftoheshin ne darken e shtruar per miqte. Na vizitonte imam Vehbiu i xhamise dhe Baba Rexhepi i teqese.(Kisha katolike shqiptare atehere nuk ekzistonte.)

    "Imzot Noli na vinte cdo vit ne ritin kishtar te "Te lidhurave" para Pashkes, por ne mars te vitit 1965, ai nuk mundi te vinte. Kur morem vesh lajmin e vdekjes, u deshperuam shume dhe nje perfaqesi e kishes sone u nis per ne Boston per te marre pjese ne ceremonine e varrimit. Po ashtu u nis edhe nje perfaqesi e besimtareve myslimane." "Sot, ne 40- vjetorin e vdekjes se te paharruarit tone Theofan S. Nolit, mbajtem meshen e te ndares ne kishen e Shen Thomait, ku moren pjese shume shqiptare, sidomos ata qe e kane njohur e qe ruajne kujtimet me te mira."
    "I perjetshem qofte kujtimi i tij !"

    * * * Memoriali i 40- vjetorit te vdekjes se arqibishop Theofan S. Nolit u zhvillua diten e diel, me 13 mars 2005. At Artur Liolini drejtoi meshen hyjnore dhe sherbesen perkujtimore ne kujtim te Fan Nolit, ne kishen ortodokse te Shen Gjergjit ne South Boston. Me gjithe kohen e keqe e te ftohtit e dimrit te eger, kisha ishte mbushur nga shqiptaro-amerikane te moshave, gjinive e botekuptimeve te ndryshme. Gjate sherbeses kishtare i perndershmi at Liolin, me veshjen karakteristike te kishes, mbeshtjelle nga nje mantel i verdhe rrezellues, me zerin e bute, te ngrohte e te dashur kendoi lutjet ne kujtim te vdekjes se Theofan S. Nolit, u fal per shpirtin e tij dhe here pas here permendte lutjen : "E kujtofte Zoti tani dhe per jete te jeteve. Amin" Fjali liturgjike qe kushedi sa here e kishte permendur me pare edhe Fan Noli ne sherbesat e tij qysh nje shekull me pare e ne vazhdim. Tek mbahej mesha ne dy gjuhe, anglisht e shqip, here- here kisha ndjesine se zeri i Fan Nolit rezononte me ate te at Liolinit. Pershkrimi me art qe at Liolini i beri jetes dhe vepres se te paharruarit Theofan S.Noli i ngjante kendimit te nje poeme liturgjike ne sfondin e dekorit dramatik te altarit, mureve e dritareve te kishes, qirinjve te ndezur dhe eres karakteristike te temjanit. Mbi nje tavoline te vogel para altarit ishte vendosur nje fotografi e zmadhuar, bardhe e zi, e Theofan S. Nolit, dale ne vitet e fundit te jetes. Para fotografise digjeshin tri llambadhe te kuqe, drita e te cilave tallazitej mbi fytyren e fotos dhe i jepte reflekse dallgezuese te purpurta. Dy pjatanca me grure te zier e perzier me arra me nje kryq te bardhe prej sheqeri vizatuar persiper, per ceremonine e ritit "Gruri i se ndares." Disa vazo anash, te mbjella me lule zgorofete te bardha te kujtonin edhe pranveren edhe fluturat krahebuta te debores, te cilat nuk rreshten se reni nga qielli edhe ne diten e varrimit te tij, edhe pas 40 vjetesh, ne diten e perkujtimit. Kjo tavoline, tapeti i kuq i kishes, nje velenxe e kuqe leshi me motive blu te vendlindjes shtruar ne te majte te hyrjes, karafilat e kuq qe na ndane dhe veshtrimi perdellyes qe percillej nga syte e ikonave te Thomaidha Zengos, krijonin se bashku nje ansambelm dritherues shqiptar, te bute, te prekshem, te ndritshem, te perjetshem…
    "MAY HIS MEMORY EVER BE ETERNAL"
    "I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI I TIJ"
    Keto ishin lutjet e te perndershmit at Liolin dhe besimtareve ne salle. Se bashku me 40- vjetorin e kujtimit te Fan Nolit u krye edhe sherbesa kishtare per kujtimin e 2- vjetorit te vdekjes se Lisa Ktones. Keta dy shqiptare, qe dikur i kishte lidhur nje dreke e hareshme e shtruar ne bahcen e shtepise te se ndieres, sot i bashkonte perseri ceremonia e perkujtimit te vdekjes. Ashtu sic enderronte ajo perdite, kur ishte gjalle, te ndodhej pergjithnje prane Fan Nolit. "Zonja Elisabet, -tha at Arturi,- ishte nje zonje e respektuar, speciale, "greatful" per familjen e saj. I perjetshem kujtimi". Kur mbaroi sherbesa kishtare, besimtaret e te ftuarit mbushen pak nga pak korridoret, sallat dhe kafeterine e kishes. Te prekur e te emocionuar nga mesha ndokush ndante me te tjeret kujtimet qe ruante nga i pendritshmi Noli. Para ikones se Shen Gjergjit u takova rastesisht me dy shqiptaro-amerikane te brezit te kaluar. Njera prej tyre quhej Agnes Kosta, lindur ne Amerike nga prinder shqiptare ardhur nga Treska e Korces. "E kujtoj Fan Nolin qysh e vogel kur vija ne kishe,-thote Agnes.-Une frekuentoja shkollen e kishes. Me kujtohet, mbas ores se mesimit hynte Noli ne klase dhe e pyeste mesuese Marigone per perparimin tone ne mesime. Pastaj Noli na drejtohej neve, klases, e na bente pyetje. Ne te vegjlit ngrinim gishtin pernjehere e mundoheshim kush e kush te pergjigjej me pare e te merrte pergezimet nga ai. Me kujtohet Fan Noli kur na vinte edhe ne shtepi per cdo vit te uronte emrin e babait tim, Thimit. Shtepia mbushej tere drite e humor.E donim aq shume peshkopin, jo vetem se ish aq i mire, por na ishte bere edhe si pjesetar i familjeve tona." Meri Athanasi, e lindur ne Amerike nga prinder shqiptare ne shekullin e kaluar, kujtimet per Fan Nolin i ka te lidhura me diten e marteses se saj. "U martova ne maj 1946,-thote ajo,- burri im kishte ardhur emigrant nga Korca."… Gjate pergatitjes se dasmes Meri mori vesh se ne kishe nuk perdoreshin me kurorat e arta gjate kurorezimit te ciftit, mbasi ato kishin humbur.

    "Shkova e takova Fan Nolin ne kishe, -thote ajo.- Urate, une dua te martohem me te gjitha zakonet, si gjithe shqiptarkat e tjera. Dua te me vini ne koke kuroren." Ne kishen ortodokse shqiptare per kurorezimin e ciftit te ri prifti perdor dy kurora metalike te verdha, imitacion i arit, ku jane stampuar lule e ornamente. Fan Noli i shpjegoi vajzes se gjate disa meremetimeve qe ishin bere ne kishe nuk i gjenin dot ku i kishin vene kurorat. Por ajo kembenguli aq shume, sa Fan Noli vete dhe sherbyesit e kishes u vune ne kerkim. I gjeten te ruajtura ne nje kuti ne bodrumin e kishes. "Nuk do ta harroj,-thote Meri,- ate diten e dasmes sime ne kishe kur me duart e tij te bekuara Fan Noli na i vendosi kurorat ne koke e ne te dy dukeshim si mbreti me mbretereshen dhe rrojtem e u trasheguam…"

    Kafeteria e kishes se Shen Gjergjit gumezhinte nga besimtaret qe kishin zene vend neper tavolinat, hanin grurin e se ndares se Fan Nolit dhe pinin nje kafe per kujtim te tij. U ula dhe une me ta. Nje gjyshe e mocme po fshinte lotet. "Me kujtohen te gjitha,-tha ajo,- sikur te kishte ndodhur sot, diten kur vdekja na e rrembeu Nolin tone. E qame me lot dhe e vajtuam me kuje e ligje ashtu sic eshte zakoni shqiptar. Ne ishim nenat e motrat e tij. Te shihje c'nur i kishte rene veshur me rrobet e dhespotit…E mbajten arkivolin para altarit tri dite. Kisha ishte e hapur dite e nate…Erdhen e i dhane lamtumiren shqiptaret nga te gjitha viset e Amerikes…" "Na…moj cupe…, ti qe shkruan…, qasu edhe ketu te une te te tregoj ca gjera per Fan Nolin." Nje nene e moshuar me terhoqi nga cepi i palltos. Quhej Ester (Eftali) Pires, e rritur ne Amerike nga prinder korcare. Ishte nje nene e mencur e tere humor. "E njihja Fan Nolin ,-tha ajo- qe kur isha 6 vjec. U rrita me mesimet dhe edukatene tij qe e merrnim ne kishe. Pasi u martova, edhe femijet e mi vinin ne shkollen e kishes. Burri im gjithashtu, sherbente ne kishen e Fan Nolit. Djemte e mi kendonin ne korin e kishes. S'kishte dite te mos e shikonim e te mos i kumtonim Nolit tone. Na ishte bere kisha si shtepi dhe shtepia si kishe. Tani, merre kete qese me grure se eshte nga gruri i Fan Nolit, qe e ka bekuar at Liolini dhe haje per shpirt te tij. Merr edhe nga ky keku qe e kam gatuar vete me banane e arra." Une marr grurin dhe e falenderoj, por nuk mund ta marr dot kekun se jam duke shkruar. "Do ta marresh edhe embelsiren qe c'ke me te,- me detyron Esteri,- e di ti qe kete lloj keku e pelqente shume Fan Noli? E gatuaja cdo te diel dhe e sillja ne kishe. Dhe qe atehere s'kam rreshtur se gatuari kete kek per kishen."
    Tek tavolina jone u afrua nje meso burre gjysme i thinjur, i ndrojtur, por i buzeqeshur, zoti Lame Prifti. Ai kishte kohe qe po ndiqte biseden tone nga larg. "Shto edhe kete,- tha ai.- Vajtem me at Liolinin te varri i Fan Nolit. At Liolini kishte marre me vete dhe e shtroi para gurit te varrit nje qilim te vogel te kuq ku ishte endur shqiponja e zeze dy krereshe. U ulem te dy megjunjazi, u lutem per shpirtin e Nolit, pastaj bisedonim, kujtonim ditet qe kishim kaluar me peshkopin. Na dukej sikur edhe ai merrte pjese ne bisede me ne."
    Te fundit ate dite takova nje shokun tim te feminise, emigrantin korcar, pedagogun Niko Dako. Si gjithe te tjeret, ishte i emocionuar qe merrte pjese ne ceremonine kishtare kushtuar Fan Nolit. Iu luta te me jepte nje interviste si mesues qe per shume vjet ka dhene ne Shqiperi lenden e gjuhes shqipe e te letersise. Ai pranoi menjehere, se e quante nder te thonte dicka per te paharruarin Fan Noli. "Ndihem teper i prekur dhe i lumtur,-tha ai,- qe po me jepet rasti te marr pjese ne kete meshe te shenjte ne perkujtim te Fan Nolit, sot, ne diten e 40-vjetorit te vdekjes se tij. Aq me shume perforcohen keto ndjenja sepse ndodhem ketu , ne kishen e Shen Gjergjit, ne kete tempull ku ai predikoi jo vetem fjalen e Perendise, por edhe fjalen e shpirtit te Shqiperise, ate fjale qe kerkonte e militonte per lirine, pavaresine, bashkimin vellazeror, zhvillimin dhe lartesimin e atdheut tone te shumevuajtur…" "Si mesues i gjuhes shqipe dhe i letersise,-vazhdoi Nikoja,- qe per gati 40 vjet dhashe mesim ne shkolle ne Shqiperi, ashtu si per gjithe koleget e mi, puna dhe pasioni im jane, ne nje fare kuptimi, te lidhur ngushte me emrin dhe vepren e Nolit. Personaliteti krijues dhe vepra e tij jo vetem qe ishin te pandare nga programet mesimore ne te gjitha ciklet e shkolles, por ato zinin nje vend te konsiderueshem dhe me shume peshe. Eshte nje e vertete e pamohueshme qe Noli i magjepste nxenesit dhe studentet si me kontributin e shumanshem ne fusha te ndryshme te dijes, artit, jetes politike e fetare, por edhe me forcen dhe mjeshterine e jashtzakonshme te fjales se tij, te penes, te unit krijues. Ai e perdori gjuhen tone si usta i rralle (sic do te shprehej ai), aq me teper kur shqipja letrare ishte ende ne shpergenj.
    Ne radhet e nxenesve, madje edhe te atyre te perparuarve, mund te kishte te tille qe t'i harronin ose te mos i dinin mire te gjitha formulat e matematikes apo te fizikes, por, e them me bindje, se s'kishte nxenes, edhe ne te prapambeturit, qe te mos e dinte dhe te mos emocionohej nga vargjet e poezive te Nolit, si "Himni i Flamurit", "Marshi i Barabajt", "Rent, or Marathonomak", "Anes lumenjve" etj. Vec kesaj, shkollaret, ashtu si gjithe lexuesit shqiptare, vleresonin edhe nje aspekt tjeter te figures se Nolit. Ata nuk mund te mos e kuptonin se Noli, si krijues dhe studiues, synoi "majat." Si historian, ai shkroi historine e heroit tone legjendar, Skenderbeut; si shqiperues, solli ne gjuhen tone kryevepra te letersise boterore, tragjedite kryesore te Shekspirit, "Don Kishotin" e Cervantesit, "Rubairat" e Khajamit, dramat e Ibsenit; si muzikolog, u perpoq te zbulonte rrenjet politiko-shoqerore dhe shpirterore te muzikes se Bethovenit, ketij gjeniu trondites, ashtu sic perktheu edhe shume vepra te liturgjise kishtare. Lexuesi shqiptar i te gjitha moshave nuk kishte si te mos shihte ne kete veprimtari te Nolit nje force te jashtzakonshme intelektuale, nuk kishte si te mos shihte tek ai nje pjese te gjenise shqiptare." Sipas Nikos, te gjithe brezat jane te vetdijshem se fjala "Shqiperi" nuk perfshin vetem malet, fushat, qytetet apo lumenjte. Ajo fjale e shenjte ka dicka te pandashme nga emri i burrave te ndritur qe ka nxjerre, nga emri i Skenderbeut, i Naim Frasherit, i De Rades, i Fan Nolit dhe i te tjereve. Noli, objektivisht, ka hyre ne panteonin e te pavdekshmeve qe ka lindur ai vend e ai popull. "Deshiroj te theksoj,-vazhdoi ai,- edhe nje moment tjeter kulmor. Celja e universitetit ne Korce, me 1992, ishte nje ngjarje e gezueshme dhe e shenuar ne menyre te vecante per banoret arsimdashes e te kulturuar te gjithe asaj treve te bukur e te begatshme. Ndodhte keshtu sepse Korca vertet kishte pasur nje institut te larte, por kurre nje universitet, ashtu sic kishin Tirana e pastaj Shkodra e Elbasani. Pata fatin e rralle qe une te isha nje nga pedagoget e pare te atij universiteti, si mesimdhenes i gjuhes shqipe ne Fakultetin e Mesuesise. Edhe tani i perjetoj ende te gjalla ato caste plot emocione. Por, ndoshta, momenti me mbreselenes eshte ai kur universiteti u pagezua me emrin e Nolit te madh: "Universiteti i Korces "Fan Noli" Mund te them se ajo dite e rralle u kthye ne nje feste te gjere popullore. Ne sallen e teatrit "A.Z. Cajupi" u mbajt nje mbledhje solemne, ku moren pjese jo vetem studentet e pedagoget e universitetit te ri, por edhe shume qytetare te Korces. Aty u fol per personalitetin e shumanshem te Nolit, si atdhetar e politikan, si historian, poet e shqiperues, si muzikolog, orator dhe figure aktive e Kishes Autoqefale Shqiptare dhe e konsolidimit te saj. Themelimi i Universitetit te Korces u shoqerua me nje veprimtari te gjere mesimore-pedagogjike, organizative, shkencore e financiare, veprimtari qe pati shume vlera, por qe, si rruge e re e porsacelur, nuk mungoi edhe ndonje mangesi. Vetem per nje gje s'pati asnje medyshje: per pagezimin e Universitetit me emrin e Fan Nolit. Kjo, ndoshta, u quajt gjeja me e goditur, me e merituar, me frymezuese. Emri i Nolit, si askush tjeter e meriton te jete i gdhendur ne balle te atij institucioni te rendesishem."

    "Breza te tere studentesh,-perfundoi Nikoja,- jane krenare qe jane diplomuar dhe do te diplomohen ne ate vater shkencore qe mban emrin e Nolit, ashtu sic jane krenare edhe dhjetera pedagoge qe japin mesim aty. Por mund te them se nje ndjenje e tille ka permasa me te gjera. Krenare ndihen gjithe banoret e Korces, qe institucioni me i rendesishem pedagogjik shkencor ne gjithe zonen juglindore te vendit tone mban emrin e Fan Nolit te madh."

    * * *

    Ajo dite ishte e diel 13 mars 2005. Fan Noli, vdekur me 13 mars 1965 kishte ardhur mes debores e stuhise serish mes nesh per te kuvenduar me ne ne te gjitha kishat shqiptare te globit ku ai u perkujtua me madheshti. Shpesh diskutohet per varrin e tij. Ai gur varri qe u perkedhel nga flatrat e flamurit shqiptar, i cili u valavit ne qiellin e Bostonit per here te pare ne nentor te vitit 2004:
    O Flamur gjak, o Flamur shkabe,
    O vend e vater, o nene e babe,
    Lagur me lot', djegur me flage,
    Flamur i kuq, Flamur i zi.
    Ku i shkroi Noli keto vargje? Amerika, ku ai zhvilloi 90 perqind te aktivitetit te tij politik, kulturor, qytetar e fetar thote se i shkroi ketu. Vendlindja pohon te kunderten. Dy forca te barasvlereshme me kahe te kunderta e terheqin gjeniun Noli kush e kush ta kete ne gjirin e vet. Koha thote: "Noli ka qene, eshte e do te mbetet Ikona e kombit shqiptar." Shpirti i tij udheton, qendron e pagezon cdo qelize te shqiptarizmes: "Un te paghezont…"
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    FAN NOLI Fjalėt e panjohura nė njė kasetė

    FAN NOLI Fjalët e panjohura në një kasetë


    Pas 50 vjetësh zbardhet një bisedë e panjohur e Fan S. Nolit në Boston (SHBA).
    "Patriotizmi i shqiptarëve nuk lindi nga mosgjëja"


    Dikur, tek realizonim një dokumentar që do të transmetohej nga TVSH më 06.01.1982, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Fan Nolit, një miku im jurist nga Korça, Vladimir Molla, më njoftoi se kishte rënë në gjurmë të një koleksioni privat në atë qytet, ku kishte edhe disa sekuenca filmike që tregonin Peshkopin, duke hyrë në shtëpinë e vet, në Florida (SHBA). Qe i vetmi dokument autentik me vlerë të paçmuar që ia rriti popullaritetin dokumentarit tonë.
    Ishte përsëri ky mik i mirë që shkundi pluhurin e koleksioneve, duke na dorëzuar një kasetë ku është inçizuar pothuajse e plotë një bisedë e Nolit, me zërin origjinal të tij dhe e përpunuar me shumë kujdes nga ana audive. Kjo bisedë, siç merret vesh, është bërë gjatë një takimi në Boston (SHBA) me shqiptarë të atjeshëm, 50 vjet më parë. Duke e zbardhur atë jemi munduar t'i qëndrojmë besnikë gjuhës së përdorur nga Noli, jo e shkruar, me shumë humor dhe mbi të gjitha, me ndjenjë të veçantë atdhetarie.


    Ilir DHIMA

    Fort i përndershëm Imam, fort i përndershëm Baba, të përndershëm priftërinj, Zonja dhe Zotërinj!
    Doktori qëparzi përmendi fyellin e Faikut, ndjesë pastë (është fjala për Faik Konicën-shënimi ynë), edhe fyelli i Faikut më kujton një mesele. Si Faiku, ashtu edhe unë kam patur një dobësi për muzikën, edhe kur vajta në Shqipëri, duke ditur ato hallet e mbëdha që kishim të përballnim mora një fyell pas (qeshje në sallë), që ketu e atje të harrojmë hallet.........
    Si venë punët e Shqipërisë! Keq e mos më keq - thotë ai djalë. Cili është shkaku vallë? Eh, shkaku ti e di - tha - kur kryeministri i bie fyellit dhe Shqipëria digjet, bën hesap! (Ilaritet në sallë)............
    Evgjiçkat e Tiranës loznin vallen. U ndodha edhe unë një herë në një nga ato (të qeshura nga humori) ziafete edhe t'iu thom të vërtetën unë çuditem me ato vallet e bukura të evgjiçkave të Shqipërisë. E pastaj m'u kujtua, se s'janë vetëm evgjiçkat tona që loznin valle të bukura. Ato vallet spanjolle, për shembull, të cilat janë me famë në tërë botën, kush i lot më bukur? Evgjiçkat edhe evgjitët e Spanjës. Janë valle spanjolle, jo vallet e evgjiçkave, se ndryshojnë nga vendi në vend. Po evgjitët s'kanë ndonjë punë tjatër, të shkretën, edhe rrojnë me muzikën dhe me artin, edhe ato specializohen në atë degë. Kështu që kemi vallet e bukura spanjolle të lojtura nga evgjitkat e Spanjës dhe evgjitët e Spanjës, vallet e bukura të Shqipërisë, të cilat lohen prej evgjitkave, avazet e bukura që lohen prej evgjitëve të Shqipërisë, avazet e bukura të Hungarisë, prapë evgjitët e Hungarisë, edhe avazet e bukura dhe vallet e Rusisë, të cilat përsëri i lozin evgjitët dhe evgjitkat e Rusisë. Këto të gjitha më kujtuan këto dy vjetët e fundme që ardhë ca kompanjira të Maqedonisë, Jugosllavisë dhe të Greqisë. Dhe programi i tyre, natyrisht ishin vallet e tyre, të cilat i quajnë kombëtare. Në ato vallet e grekëve, të maqedonasve dhe të serbëve, 80% ishin valle shqipëtare. Ajo është përshtypja ime. Do të ishte një gjë e bukur sikur tanët, shqipëtarët tanë, të na dërgonin edhe ata një trupë, e cila të na prezantonte vallet shqiptare, ashtu siç i kemi parë, ashtu siç i kam parë edhe unë vetë, kur na thërriste Ministri i Luftës, edhe ashtu siç i kam parë, kur na thirri Loni Kristo njëherë në një dasmë në Devoll. Ato vallet e devollinjve dhe ato vallet e evgjiçkave të Tiranës, edhe ato vallet që shikonim në fshatin tonë, me të vërtetë janë valle të kllasit të parë dhe mund t'iu thom se vetëm të cilët mund t'iu rrinë pranë shqiptarëve janë spanjollët dhe rusët.
    Shoku ynë, Nik Krespani na këndoi një këngë të nënës dhe ajo më kujtoi një mesele të nënës time, ndjesë pastë. Lëvdata e saj ishte kjo: djali im ka vetullat më të trasha në fshat (të qeshura). Nëna, ndjesë pastë, nuk çante kokë fare se ç'kisha prapa vetullave (hare në sallë). U gëzova shumë që një nga shokët tanë e përmëndi doktorin tonë këtu, i cili për fat të keq tani është i sëmurë edhe përmëndi fushatën e madhe që bëri për Albania Riliv. Unë, i cili, e di se sa zor është që të mbledhësh para nga shqiptarët jam admirator i doktorit, se me të vërtetë na kapërceu që të gjithëve. Mblodhi pothuaj 150 mijë dollarë ahere dhe më duket bëri një punë, e cila do të mbetet në analet, në kronikën e shqiptarëve të Amerikës.
    Tashi mund të vimë në themën e ditës. Shumë nga shqiptarët na qahen me këtë mënyrë: ore, ç'kini bërë që lëvdoheni aq shumë? Dhe, kur t'a thonë me këtë mënyrë, natyrisht sikur t'a presin gjuhën. Se s'kemi lënë kusur, i kemi bërë që të gjitha pothua, ç'kishim në program të bënim. Kishim në program që të bënim një Shqipëri indipendente, e bëmë, të mirë a të keqe, e bëmë; nuk mund të presëm nga foshnja që t'i ketë të gjitha mirësitë. Foshnjës duhet t'i ipet kohë të rritet dhe të tregojë së ç'është. S'mund t'i qortosh prindërit dhe t'u thuash: ç'kini bërë me këtë foshnjë këtu! Duhet të presësh gjersa të rritet foshnja dhe të tregojë se ç'lule është. Shqipërinë e kishim në program t'a bënim, e bëmë, bëmë një Shqipëri indipendente; kishim në programin tonë që të bënim një Kishë Autoqefale të Shqipërisë, e bëmë, të mirë a të ligë, e bëmë, ua lëmë si barrë të tjerëve që t'i mirësojnë. Po, ne e bëmë! Tashi, pasi të bëjmë këtë lëvdatë duhet t'u heqëm vërejtjen shokëve e t'u thomi: që këto të gjitha nuk i bëmë nga e mosqëna, nga hiçja. Për shëmbëll, shumë thonë se shqiptarët s'kanë patur patriotizmë. Gjë më e gabuar se kjo s'ka. Hap Bletën shqiptare të Efim Mitkos, të botuar më 1878, ku ka mbledhur këngët popullore, të cilat disa nga ato janë nga shekulli XVIII, edhe disa nga ato janë nga shekulli XIX. Do t'ju thom një nga këto vjershat popullore, që është në Bletën shqiptare, e cila provon katërcipërisht që shqiptarët kanë patur një patriotizmë të thellë përpara se të nisej ajo që quajmë Lëvizja Shqiptare Moderne, të cilën e nisëm që nga koha e Kristoforidhit, që më 1875-n. Vjersha popullore që do t'u dekllamoj tashi është shkruar më 1850. Kur u bë Kryengritja e Labërisë në kohën e Tanzimatit, Turqia deshte të impononte Tanzimatin, një Kanun të përgjitshmë për tërë viset e Turqisë. Dhe atëhere, ajo, domethënë që ca të drejta të paka vetëqeverimi që kishin shqiptarët do t'i merrte edhe ato Turqia. Dhe kështu vendi do të robërohej fare. Edhe populli u ngrit. Kryetrima të kësaj lëvizjeje qenë Rrapo Hekali, Hodo Nivica edhe Gjon Leka. Kënga që do t'ju thom tashi është kënga e Rrapo Hekalit. Këtë ma kujtonte gjithnjë Faiku që e mbante gjithnjë në gojë dhe gjithnjë e dekllamonte. Dhe pastaj do t'jua analizonj pak. Hajde mor Rrapo Hekali/ kur thërret sa tundet mali/ Hajde mor Rrapo lule/ lum si ti bilbil që zure/ një pasha me shtatë tuje/ Topi bam e ti po tutje/ plumbat të binin mbi supe/ as u trëmbe, as u tute/ Se Hodo Nivica shkoi/ kofshën derrit ia dërmoi/ ngriti flamurin te kroi/ Pse lufton o derëzi/ As për mua, as për ti/ por për gjithë Shqipëri. Hapni Bletën shqiptare të Eftim Mitkos që t'a gjeni këtë këngë të shkruar, jo më vonë se 1850. Ato tri rradhët e fundme tregojnë se, cili ishte qëllimi i asaj Kryengritjeje. Ishte për tërë Shqipërinë. Tashi do t'ju bëj një analizë të paktë këtu që të shikoni, se kjo vjershë është një kryeveprë e vërtetë, të cilën mund t'a shkruante një nga poetët e parë të botës. Shikoni veç se si e përshkruan Rrapo Hekalin. Në kohën e Rrapo Hekalit s'kishte telefona. Dhe Rrapo Hekali kur thërriste labërit që të mblidheshin për të bërë luftë, i vetmi telefon që kishte ishte zëri i tij. Dhe shikoni sa bukur e përshkruan: Hajde mor Rrapo Hekali/ kur thërret sa tundet mali... Kur bërtiste: heeej or shokë, Dhe tundej mali i tërë, gjithë labërit e dëgjojnë, Dhe që të gjithë mblidheshin. Tri rradhët e pastajme: / lum si ti bilbil që zure/ një pasha me shtatë tuje...Pashai që zuri kishte shtatë tuje. Tujet ishin tamam si ato yjtë që mbajnë gjeneralët e Amerikës. Kemi gjeneral me një yll, gjeneral me dy yjë, me tre yjë dhe me katër yjë. Përmbi katër yjë s'ka gjeneralë. Gjithashtu edhe në Turqi, kishte pashallarë me katër tuje, por jo pashallarë me shtatë tuje (të qeshura). Po, vjershëtori do të thotë se çfarë pashai zuri, ay pasha qe dy herë sa pashallarët e tjerë, domethënë gjeneral më i miri i Turqisë. Edhe e shtypi Rrapo Hekali (duartrokitje). Shikoni tashi tri rradhët që vijnë pas. Çfarë strategji, çfarë taktikë mbajti Rrapo Hekali që e shtypi këtë gjeneral të dorës së parë të Turqisë: Topi bam e ti po tutje/ plumbat të binin mbi supe/ as u trëmbe, as u tute... , domethënë me një trimëri të thjeshtë, Dhe asnjë zanat, asnjë mjeshtëri tjatër. Tashi, ç'gjë e nxiste, ç'gjë e shkaktoi këtë hov të pathyer të shqiptarëve? Vjershëtori na e thotë përsëri me tri rradhë: Se Hodo Nivica shkoi/ kofshën derrit ia dërmoi/ ngriti flamurin te kroi...Ay derri, të cilit Hodo Nivica ia theu kofshën ishte turku, flamuri te kroi ishte flamuri i kryengritjes, flamuri i lirisë. Dhe më në fund, qëllimi për të cilin bëhej e tërë kjo luftë, prap përsëri në tri rradhë, ta thotë vjershëtori, ustai i madh nuk humbet shumë fjalë, dy tri fjalë mjaftojnë për të: Pse lufton o derëzi/ As për mua, as për ti/ por për gjithë Shqipëri... Kështu që ne nuk e inventuam, nuk e çpikmë patriotizmën shqiptare, e gjetëm. E vetmja gjë që bëmë është që atë patriotizmë që ekzistonte midis shqiptarëve u përpoqmë t'a organizojmë, t'a kanalizojmë. Vetëm atë gjë bëmë.
    Tashi, arësyeja për të cilën na vajti puna mbarë ishte se kishim një popull, me të vërtetë, që e deshte Shqipërinë. Dhe, një popull, i cili, jo vetëm kishte patriotizmë, virtutin e patriotizmës, por kishte edhe disa virtuta të tjera, nga të cilat do të numëronj, vetëm një, të cilën na e kanë thënë që të gjithë të huajt, që kanë vizituar Shqipërinë. Kur hyri Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, përfaqësonjësi i Hindit, i cili rastisi të ishte një muhamedan, Muhamed Aliu u bëri këtë lëvdatë shqiptarëve: Sot, tha, bëmë punën më të bukur që qasmë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Sikur të studjoni historinë e gjithë kombeve që janë çliruar, nuk do të gjeni asnjë shëmbëll si këtë që shohëm sot në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vend, në të cilin tri fe të ndryshme, pasanikët (pasuesit - shënimi ynë) e të cilave kudo gjetkë therren me njëri-jatrin janë bashkuar për të krijuar një shtet indipendent. Ky është i vetmi vend, thotë, në botë në të cilin muhamedanë, ortodoksë dhe katolikë janë lidhur që të gjithë dhe kanë bërë një shtet indipendent. Dhe ky, nga sa di, thoshte, shtoi: është i vetmi vënd, i cili ka një shumicë muhamedane dhe na dërgon këtu si përfaqësonjës një peshkop ortodoks (duartrokitje të gjata). Shumë nga tanët thonë që Shqipërinë e krijoi një pakicë. Shumë e vërtetë, por kjo është historia e gjithë kombeve të botës. Merrni, për shembull, Hindin, me 400 milionë. Kush e çliroi? Mahatma Gandi. Dhe Mahatma Gandi ç'thoshte, kur nisi lëvizjen e tij? E parë e punës, pa armë do t'a marrëm, pa luftë. Edhe e mori, e fitoi lirinë e Hindit pa armë. Edhe me sa veta thoni? Ay thotë: më mjaftojnë të kem 25 mijë njerëz, të cilët të bëjnë pikërisht ashtu siç u thom, si ushtarë. Edhe me aq faktikisht, se nuk kishte më tepër, edhe me ata e bëri Hindin. Pa luftë, pa shkrehur dyfekë. Dhe atë bëmë edhe ne.

    (vijon )

    Milosao.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 12-11-2005 mė 17:03
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Fan S. Noli, nė zemėr tė Trakės

    Printo



    Fan S. Noli, nė zemėr tė Trakės


    Nasho Jorgaqi

    Biografia e Fan S. Nolit
    Jorgaqi: Rreziku nga mitizimi i figurės qė adhuroj
    “Fan S. Noli” ėshtė njė vepėr kushtuar jetės sė njė prej figurave mė tė rėndėsishme tė shek. XX tė historisė dhe kulturės shqiptare. Prof. Nasho Jorgaqi mbyll me njė vepėr biografike nė dy vėllime, kėrkimin 20-vjeēar pėr Fan Nolin. Jeta e Noli shfaqet e shtrirė nė disa periudha historike, nė disa kontinente, nė shumė fusha tė kulturės, me role protagoniste, me dhunti dhe talent tė shumėfishtė. Gjurmėt e jetės nė arkiva, kujtimet e njerėzve, udhėtimet dhe prekja e terrenit nė vendet ku ja jetuar, krijuar dhe punuar Noli, pėr Nasho Jorgaqin mbeten gjithmonė vėshtirėsi kryesore pėr jetėn e njeriut kaq tė shpėrndarė nė kohė dhe vende tė ndryshme. “Rreziku mė i madh ishte mitizimi. Adhurimi pėr tė mund tė mos mė linte tė shikoja hijet dhe jo vetėm dritat, tė metat si njeri dhe si politikan. Jam pėrpjekur t’i pėrmbahem asaj qė mė duket thėnia mė e goditur pėr kėtė figurė: “Noli kishte tė metat njerėzore, plus tė tijat”. Noli ishte njeri si gjithė tė tjerėt dhe unė jam pėrpjekur tė jem objektiv” thotė studiuesi Nasho Jorgaqi i cili po i ofron “Shekullit” para botimit, njė cikėl nga vepra e tij, para se tė hidhet nė qarkullim nė fillim tė marsit nga shtėpia botuese “Ombra GVG”. Prof. Jorgaqi e nis kėtė kėrkim nė vitet 80 me inkursionet e bėra nė vendlindjen e Fan Nolit, Ibrik Tepe, dhe nė SHBa ku ai jetoi pėr 50 vjet. Kjo biografi ku prof. Jorgaqi na shfaqet studiues dhe shkrimtar njėherėsh, pėrmban rreth 100 foto dhe faksimile. Ajo nis me “Toka e Orfeut dhe shqiptarėt”, me Trakėn ku shqiptarėt ngritėn disa nga ngulimet e tyre. “Traka do tė ishte shorti fatlum i Fan Nolit”, thotė Jorgaqi. Pėr ēfarė arsyesh? Nė kėtė numėr po botojmė pėr herė tė parė njė pjesė nga kapitulli “Nė zemėr tė Trakės” ku studiuesi pėrshkruan popullsinė e bashkėsisė shqiptare nė Trakė nga doli Noli.


    Vetėm degėt kemi lėshuar nė dhera tė
    huaja. Rrėnjėt i kemi nė Shqipėri
    Fan Noli

    Pėr tė shkuar nė vendlindjen e Fan Nolit, tek ngulimet shqiptare tė Trakės, duhet tė zbresėsh dhjetėra kilometra nė jug tė kryeqendrės sė vilajetit, Edėrnesė apo Adrianopojės sė lashtė. Rruga kalon nėpėr njė ultėsirė plot dritė, mes fushave pafund, tė pėrthyera herė pas here nga rrėxoma e kodra tė buta. Natyra u ka dhėnė kėtyre anėve, toka tė begatshme, vegjetacion tė pasur, ujėra tė bollshme, bukuri piktoreske.
    Ngulimi i parė shqiptar qė ndesh ėshtė Karaxhakli. Prej kėndej rruga shmanget pėr nga jugperėndimi dhe tė nxjerr nė qytetin e vogėl Uzun-Kepru, ku gjendet stacioni mė i afėrt hekurudhor, qė lidhte arnaut-qojėt me Edėrnenė. Mė tej rrugėtimi vijon rishtaz nėpėr ultėsirėn e pasosur, aq sa udhėtari nuk i shpėton dot ndjenjės sė vetmisė e monotonisė. Vetėm kur relievi vjen e dallgėzohet nė detin fushor, atėhere fillojnė tė duken qendrat e banuara. Nė horizont bėjnė ballė njėri pas tjetrit ngulimet e bashkėsisė sė hershme shqiptare, Alltentashi, Sulltanqoi, Zallofi, Aballari, Mandrica dhe, nė mes tė tyre, Ibrik- Tepeja, fshati i Fan Nolit…
    Qyteza ishte e ndarė nė disa lagje dhe ndėrmjet tyre gjarpėronte Pėrroi, qė dimrit vėrshonte nga ujėrat. Fshati njihej dhe pėr ēezmat e tij tė shumta. Nė kufi me Sulltanqoin, tokat lageshin nga njė liqen i vogėl, qė thirrej Vithi i Kuq. Mė tutje, mbi njė kodėr, vinte Manastiri i Shėn Mėrisė, ku bėhej panairi i pėrvitshėm dhe takoheshin shqiptarėt e Trakės. Po qytezallinjtė mblidheshin zakonisht nė kishėn e tyre, ndėrtuar nė qendėr tė fshatit. Ajo mbante emrin e Shėn Gjergjit, shėnjtorit tė tyre tė dashur, sjellė nga Shqipėria. Para kishės hapej Sheshi i Madh, kurse prapa, nė varreza, pushonin prej disa brezash qytezallinjtė. Ishin varret e vjetra qė u kujtonin banorėve tė fshatit se ata ishin tė ardhur aty. Gojėdhana qė pėrcillej nga njė brez nė tjetrin, rrėfente se tė parėt e tyre kishin ardhur nė Ibrik-Tepe nga Kolonja e Epirit. Atje ata kishin lėnė Qytezėn e vjetėr, rrėzė maleve tė Rodonit dhe, ndėrsa njė pjesė e tė shpėrngulurve qytezallinj kish ngritur njė Qytezė tjetėr nė Devoll, shumica kishin shtegtuar mė larg dhe qenė vendosur kėtu nė kėto troje tė huaja. Megjithėse me kohė vizioni konkret i Qytezės sė vjetėr qe mjegulluar e shuar, nė ndėrgjegjen e qytezallinjve ruhej kujtimi dhe krenaria pėr rrėnjėt. Ndoshta pėr kėtė arėsye ishin pėrpjekur tė ruanin diēka nga Qyteza e vjetėr, duke e ngritur Qytezėn e re rrėzė kodrave. Por, megjithatė, ndryshimet ishin tė mėdha. Trakėn nga tė gjitha anėt e pėrpinte fusha. Vendin e shkėmbinjėve dhe maleve tė krahinės sė Kolonjės e zėvendsonin ugaret dhe lėndinat, tė shtėpive tė gurta, shtėpitė me plitharė. Tė pishave e lisave, plepat dhe akaciet. Tė klimės sė ashpėr kontinentale, klima e butė mesdetare. Tė jetės malėsore, jeta fusharake.
    Qyteza ishte fshat me ekonomi tė mėkėmbur dhe tė qėndrueshme... Njė gjendje e tillė ekonomike e Qytezės, e ngjashme me arnaut-qojet e tjera tė Trakės, u kish krijuar shqiptarėve njė pozitė qė dallonte nga ajo e vendėsve. Shqiptarėt, kush mė shumė e kush mė pak, kishin tokat e tyre, ndryshe nga fshatarėt turq qė, nė pėrgjithėsi, ishin bujq ēifēinj tė ēifliqeve pėrqark. “Fshatari turk ėshtė nė njė pozitė mė tė vėshtirė se fshatari i krishterė”, vėrente mė 1880 gazetari Naredin Sherifi. Fshatari i krishterė qė jetonte nė arnautqojet, ishte pak’ a shumė nė pozitėn e fshatarit tė lirė. Tė tillė qenė dhe qytezallinjtė, qė kishin njė farė mėvetėsie ekonomike, nga qė nuk vareshin nga ēifligarėt. Po, nė qoftė se ata ishin tė ēliruar nga taksat nė natyrė dhe punėt e detyruara tė ēifēinjve, kjo s’do tė thotė se nuk u paguanin taksa tė ndryshme tagrambledhėsve qė vinin nga Keshani dhe Edėrneja. Nė tė vėrtetė, pėr disa privilegje qė u kish dhėnė Porta e Lartė, ata paguanin njė haraē mė tė shtrenjtė. Ky ėshtė haraēi i gjakut qė derdhnin burrat e djemtė nė luftėrat pėr interesat e Perandorisė Osmane. Pėr shekuj me radhė shqiptarėt e krishterė tė Trakės ishin pėr shtetin islam ushtarė dhe bujq. Kjo do tė thonte se ata shkonin nė luftė sa herė organizoheshin fushata ushtarake pėr mbrojtjen apo zgjerimin e kufijve tė Perandorisė. Dhe atė qė s’kish bėrė kosa ekonomike, e bėnte kosa e luftės.
    Gjaku i qytezallinjve ishte derdhur gjithandej nė vise tė huaja. Nėna dhe nuse tė reja visheshin me tė zeza dhe mbeteshin tė veja. E ve kish mbetur dhe gjyshja e Nolit. Kockat e Gjergj Kapedanit treteshin diku nė brigjet e Krimesė. Kjo ishte njė dramė mizore, qė zhvillohej nė Qytezė prej kur s’mbahej mend. Nė kohėn e Nolit organizimi ushtarak i fshatit nuk funksiononte mė. Pas luftės sė fundit ruso-turke, turqit e mundur qenė detyruar tė zbatonin njė nga kushtet e Traktatit tė Shėn Stefanit, sipas tė cilit nuk kishin mė tė drejtė tė mobilizonin ushtarė pėr luftė nga rradhėt e tė krishterėve. Kėshtu, nė fund tė shekullit tė kaluar, nga organizimi ushtarak i Qytezės, i cili tanimė qe shpėrbėrė, kishte mbetur vetėm jehona. Noli arriti tė pėrjetojė vetė atmosferėn e kujtimeve tė asaj kohe tė shkuar. Fshati mbahej akoma me zulmėn e dikurshme. Trimėria dhe aftėsitė pėr tė komanduar qenė nga tiparet kryesore me tė cilat ēmoheshin burrat…
    Qyteza, ndonėse nė dhe tė huaj, bėnte njė jetė tė gjallė shqiptare. Ajo pėrpiqej tė mbijetonte, “tė ruante farėn e saj”, siē shpreheshin qytezallinjtė, tė mbante gjallė nė ēdo mėnyrė shpirtin arbėror, aq sa brenda fshatit nuk lejohej tė vendoseshin tė huaj. Tė huajt, qė pėr ta ishin turqit, grekėt e bullgarėt, hynin e dilnin, punonin, por nuk mund tė qėndronin aty pėrgjithmonė. Kjo nuk i pengonte qytezallinjtė tė kishin marrėdhėnie tė mira me fqinjėt e etnive tė tjera dhe ta ēmonin njeri-tjetrin. Nė fshat flitej shqip dhe vetėm shqip. Ata kishin dashuri tė madhe pėr gjuhėn e tyre. U pėlqente ta mbanin tė pastėr, megjithėse nuk e kishin tė lehtė t’i bėnin ballė trysnisė sė vazhdueshme tė gjuhėve tė tjera, tė turqishtes si gjuhė zyrtare, dhe greqishtes si gjuhė e fesė dhe e kulturės. Madje, mburreshin me disa trajta dhe fjalė, qė s’i kishte shqipja e Mandricės apo e Zallufit. Por prapė, tė gjitha ngulimet shqiptare tė Trakės flisnin njė gjuhė tė pėrbashkėt, gjuhėn qė tė parėt e tyre kishin sjellė nga Shqipėria e largėt. Me kėtė gjuhė, ata kuvendonin, qeshnin dhe qanin. Ishte ajo qė i bėnte mbi tė gjitha tė dalloheshin nė detin e tė huajve. Noli u mėkua dhe u gatua qė pėr sė vogli me gjuhėn amėtare. Pjesė e kėsaj gjuhe ishin dhe emrat e fiseve qė popullonin Qytezėn, si Gjikajt, Gegėrit, Nolėt, Portokallėt, Mėrkurėt, Bojaxhinjtė, Laskėt, Palėt, Lakėt, Ēobanėt, Haxhimajollėt, Toēėt, Kalėt, Mitrushėt, Ballkanėt, Kondėt, Ēakot, Ēekėt, Pulajt, Pemushet, Ballaēėt, Kondilėt, Adhamėt etj….
    Qytezallinjtė gėzonin emėr tė mirė jo vetėm nė mes fshatarėve shqiptarė tė Trakės, po dhe jashtė tyre. Njiheshin si njerėz me karakter tė fortė e tė matur, trima e mikpritės, punėtorė e nikoqirė, por edhe kėmbėngulės, inatēij e ambiciozė. Ashtu si shqiptarėt e tjerė, ēmoheshin nė opinionin e pėrgjithshėm tė Trakės pėr natyrėn krenare dhe besėn, ē’ka tregonte se ata kishin mbetur nė shpirt malėsorė, si tė parėt e tyre. Jo mė kot ata i thėrrisnin besali.
    Shqiptarėt shquheshin nė mjedisin kozmopolit tė Trakės. Ata dalloheshin nga grekėt e shkathėt e turqit babaxhanė, nga bullgarėt e hareshėm dhe ēifutėt dinakė. Natyra e tyre krenare e bujare, burrėria dhe besa ngjallnin respektin dhe besimin e bashkėsive heteroetnike. Nevoja i kish bėrė tė mėsonin tė flisnin greqisht e turqisht, jo rrallė dhe sllavisht.
    Edhe gratė e Qytezės i mbanin pėr gra tė ndershme e punėtore, amvisa tė mira e mikpritėse, tė shėndetshme e tė hijshme. Mbi supet e tyre rėndonin sa hallet e shtėpisė e telashet e rritjes sė fėmijėve, aq dhe punėt e vėshtira tė bujqėsisė. Kohė pas kohe ato zėvendėsonin dhe burrat, kur kėta shkonin nė luftė. Jeta e grave tė fshatit tė lindjes do tė qe pjesa mė e dhimbshme e kujtimeve tė Nolit.
    Veshjet e qytezallinjve ishin njėlloj si ato tė fshatarėve shqiptarė pėrqark, por shquanin prej atyre tė vendėsve. Burrat mbanin tirqe e xhamadanė, si dhe poture leshi tė zeza. Nė mes lidhnin brez tė gjatė, nė kokė vinin shami tė zezė e kallpak, e nė kėmbė mbathnin opinga. Kėshtu i dallonin kėta burra shqiptarė nė rrugėt e Edėrnesė dhe pazaret e Keshanit e tė Suflisė. Kėshtu, me poture tė leshta, vishej dhe Noli sa qe nė fshat…
    Qytezallinjtė ishin tė zgjuar, me mendje tė hapur, kureshtarė dhe tė shkathėt. Lufta pėr tė mbijetuar, izolimi prej rrugėve dhe qėndrave tė mėdha, detyrimet tradicionale nė fushatat ushtarake, i kishin bėrė njerėz praktikė. Tė lidhur ngushtė pas tokės dhe bagėtisė, ata qenė kryesisht reshperė (bujq) e ēobanė, nė mes tė tė cilėve veēoheshin ēorbaxhinjtė, fshatarėt e pasur. Duke u dhėnė pas punėve tė bujqėsisė e tė blegtorisė, ata nuk i jepnin aq rėndėsi shkollės. Tregoheshin praktikė, pėrpiqeshin tė ishin tė pavarur, ose siē thoshin nikoqirė mė vete. Shkollėn e donin aq sa t’u hapte sytė, tė mos mbeteshin pas nga bota e t’ua hidhnin tė tjerėt. Por dhe shkolla pėr shqiptarėt nė dhe tė huaj, kishte probleme. Ajo ishte nė gjuhėn greke, kurse fėmijėt dinin vetėm shqip. Prandaj dhe shkolla e Qytezės u hap vonė, nė vitin 1890. Mė pas, u ngrit edhe njė shkollė vajzash. Nė kėto shkolla mėsuan disa breza, ē’ka tregoi se qytezallinjtė, vėrtetė ishin dhėnė nė radhė tė parė pas punės, por e kishin qejf dhe diturinė. Diturinė e merrnin greqisht dhe, sadoqė misionarėt grekė pėrpiqeshin ta identifikonin kombėsinė e tyre me fenė ortodokse, ata nė tė vėrtetė ndiheshin shqiptarė. Pėr qytezallinjtė e zakonshėm dituria nuk i kalonte kufijt’ e shkollės fillore. Tė gjithė fėmijt’ e tyre, si mbaronin shkollėn e fshatit, bėheshin bujq ose ēobanė. Disa tė pakėt qė ndoqėn gjimnazin grek tė Adrianopojės e mė pas Universitetin e Athinės, qenė pėrjashtim, por dhe kėta nuk lanė ndonjė gjurmė nė jetėn e bashkėsisė. I vetmi djalė i Qytezės qė dėshmoi se ē’ėshtė nė gjendje tė bėjė qytezalliu, kur i shkon diturisė deri nė fund, ishte Theofan Noli, i biri i Stilian Mavromatit, nipi i Gjergj Nolit. Ai arriti tė realizojė nė jetė atė qė askush nuk e kish bėrė nga bashkėfshatrėt e Qytezės dhe tė arnautqojeve tė Trakės.

    Pėr nė shkollė, mbyllur nė thes
    Nga jam unė? Jam nga fėminia ime …
    Antoine de Saint-Exupery
    Edukimi shtėpijak i Fanit zgjati mė shumė se i versnikėve tė tij tė fshatit. Zakonisht ata shkonin nė shkollė qė nė moshėn 5-vjeēare. Qyteza deri vonė s’kishte patur shkollė dhe disa prindėr i ēonin fėmijėt nė fshatrat fqinje. Djali i vogėl i Nolėve s’kish shėndet pėr tė pėrballuar kėtė sakrificė. Mirėpo koha kalonte dhe tamam kur Fani mbushi tetė vjeē, mė 1890, nė Qytezė u hap shkolla nė gjuhėn greke. Tani shkollėn e kishin nė prag tė derės. Vėrtetė, ajo nuk ishte nė gjuhėn e tyre, por pėr qytezallinjtė ortodoksė, pėrderi sa fjalėn e zotit nė kishė e dėgjonin greqisht, s’kish arsye qė fėmijėt e tyre tė mos mėsonin nė kėtė gjuhė.
    Por nė rastin e Fanit problemi nuk paraqitej aq i thjeshtė. Ndaj u mblodh kėshilli familjar qė ta pleqėronte e tė vendoste. Ishte e qartė se djali nuk mund tė rrinte mė nė shtėpi, por as fuqi nuk kish pėr tė punuar nė fushė. Ai ishte i zgjuar e i shkathėt dhe sado qė tregohej nervoz, shėndeti i qe mėkėmbur. Ai tani duhej tė fillonte shkollėn, por kur ia thanė kėtė gjė, Fani, nė vend tė gėzohej, kundėrshtoi dhe u zemėrua. Djali, nė tė vėrtetė, kishte disa arsye. Shkolla ishte nė gjuhėn greke e mėsuesi grek dhe Fani nuk dinte asnjė fjalė greqisht. Pastaj, mėsuesi i rrihte nxėnėsit me thupėr dhe gjithė Qyteza ushėtinte nga britmat e tyre. Fani e kish vendosur me vete qė mė mirė tė rrinte nė shtėpi me gjyshen sesa tė shkonte nė shkollė, ku jo vetėm s’do tė kuptonte asgjė po mund dhe tė hante dru. Megjithatė, prindėt nuk hiqnin dorė nga vendimi qė kishin marrė. Ngarkuan gjyshe Sumbėn t’i mbushte mendjen tė nipit, por ajo refuzoi, jo aq pėr tė mos i prishur qejfin Fanit tė pėrkėdhelur, sesa i vinte keq qė ta linte djalin nė duart e njė mėsuesi mizor. Mirėpo ditėt kalonin dhe mėsimet kishin filluar… Atėhere, e ėma, Maria, kjo grua e fortė fshatare, mendoi se s’kish zgjidhje tjetėr, veē tė pėrdorte forcėn. Dhe njė mėngjes, pa e zgjatur, e mbėrtheu tė birin me tė dy duart dhe, nė mes tė tė qarave e shkelmave, e futi me zor nė njė thes. I lidhi grykėn thesit, e hodhi nė kurriz dhe e ēoi drejt’ e nė shkollė. “Ē’ka ngjarė? – e pyeti mėsuesi duke dalė te dera e shkollės, kur dėgjoi disa tė lebetitura tė mbytura dhe pa i habitur njė grua qė shkarkoi thesin dhe nxorri prej andej njė fėmijė tė pėrlotur.
    - Ky ėshtė im bir, - shpjegoi e ėma e tronditur dhe e lodhur – ju lutem, mos e rrihni, se pėrndryshe nuk e sjell dot mbi kurriz ēdo ditė nė shkollė.
    Mėsuesi e qetėsoi dhe i dha fjalėn se nuk do ta rrihte. Po djali nuk desh ta besonte dhe vuri kusht se ai do tė qėndronte nė shkollė po tė rrinte edhe nėna me tė. Atėhere dhe ajo u ul nė njė bangė me tė birin. Ndėrkaq, filloi mėsimi nė njė gjuhė qė nuk e kuptonin as i biri, as e ėma. Po ndėrsa fėmija pėrpiqej tė dėgjonte i hutuar e krejt i habitur, nėnėn e lodhur e zuri gjumi, me kokėn varur nė gjoks. Fani sapo e vuri re, i erdhi keq, e kapi pėrdore dhe e zgjoi. “Nėnė, - i pėshpėriti – mė mirė ik nė shtėpi. S’ka gjė. Do tė rri dhe pa ty!”…
    Vitin e parė Fani, ashtu si gjithė shokėt e tij, nga qė nuk dinte greqisht, nuk e pati tė lehtė tė mėsonte. Prej mėsuesit do tė dėgjonte se gjuha greke ishte mbretėresha e gjithė gjuhėve, gjuha e vėrtetė e diturisė. Njė gjuhė si shqipja, sipas tij, qė pėrdorej prej tyre, d.m.th. nga ortodoksėt shqipfolės tė Trakės apo arnaut-rumėt, siē i thėrrisnin ata, ishte njė gjuhė barbare, e nevojshme pėr t’u marrė vesh kryesisht pėr punėt e shtėpisė dhe ato tė bujqėsisė. Shqipja nuk kishte shkronja dhe njė gjuhė pa shkronja s’ka si tė jetė gjuhė e diturisė. Kėtė avaz Fani do ta dėgjonte pastaj jo vetėm nga mėsuesi, po dhe nga prifti e nga misionarėt e helenizmit, qė i vinin herė pas here nė fshat. Madje prej tyre ishte pėrhapur anekdota pėrēmuese se arnaut-rumėt nuk kanė shkronja. Shkronjat ata i kishin fshehur nėpėr lakrat e arave dhe lakrat i kishin ngrėnė buallicat bashkė me shkronjat! Shpėrfillja qė tregohej ndaj gjuhės amtare, sigurisht do ta prekte Fanin nė sedėr, veē kjo nuk do ta pengonte qė tė kuptonte qysh herėt se gjuha greke ishte ēelėsi pėr tė hyrė nė botėn e diturisė…
    Nė Keshan Fani kaloi vitin shkollor 1894-1895, ku mori dėftesėn e semimaturės me pėrfundime tė shkėlqyera. Tani dukej qartė se ky djalė i zgjuar, i mbarė dhe mėsimdashės, nuk duhej penguar qė tė ngjiste mė tej shkallėt e diturisė. Ai ishte bėrė kanakari i Nolėve dhe jo mė kot e quanin dhe tė pėrkėdhelurin e perėndisė…
    Pasioni i parė qė ndjeu Fani se kish i ati ishte muzika. Ai kishte njė zė tė bukur prej tenori dhe jo rastėsisht mbante vendin e kėngėtarit kryesor nė kishėn e Qytezės. Ēdo tė dielė dhe festė atė e dėgjonte gjithė fshati me emocion tek psallte. Edhe peshkopi, kur vinte nga Adrianopoja, e ēmonte talentin e tij. Tė birit i pėlqente ky vlerėsim publik i tė atit, po mė shumė i pėlqente muzika, e ndjente thellė, e prekte pamasė. Stiliani e kuptoi qė shpejt kėtė prirje tė Fanit dhe iu vu punės t’i mėsojė muzikėn. Muzika, e sidomos muzika bizantine, pėr tė ishte gjė serioze dhe e bukur. Ai i mėsoi sistematikisht notat dhe mėnyrėn e tė kėnduarit. Kjo e fundit ishte mė e vėshtira, sepse kėrkonte vullnet dhe durim. Troparet, siē quheshin tekstet kishtare, kėndoheshin nė greqishten e vjetėr dhe njė gjė e tillė s’ishte e kollajtė. Megjithatė, Fani, falė ndjeshmėrisė muzikore, zėrit e vullnetit, po dhe kėmbėnguljes e autoritetit tė tė atit, mori mėsimet e para tė muzikės bizantine dhe nisi rrugėn pėr t’u bėrė kėngėtar…
    Por edukata qė Stiliani i dha Fanit do t’i kalonte sigurisht caqet e muzikės. Ai nuk ishte thjesht njė kėngėtar i talentuar apo njė psalltės i pėrgatitur, po dhe njė burrė me synime nė jetė dhe jo pa horizont nė mes tė bashkfshatarėve. Pėrpiqej tė merrte vesh nga historia dhe i pėlqenin punėt e politikės. Heroi i tij i adhuruar ishte Napoleoni, ndaj lexonte ēdo libėr qė i binte nė dorė pėr tė. Napoleoni e prekte dhe e trimėronte me bėmat e tij, por e kish bėrė krejt pėr vete dhe me frymėn demokratike. Prandaj Stiliani s’kish si tė mos gėzohej e tė mos e adhuronte heroin e vet, kur ai kish shpartalluar ushtritė e tiranėve, kish fshirė nga faqja e dheut mbretėrira, kish shfronėzuar sa e sa mbretėr e princėr! Burri i Qytezės fliste e tregonte pėr kėto me krenari dhe entuziazėm. I pari qė e dėgjonte gojėhapur ish Fani, dhe kjo e gėzonte. Prandaj, sapo i biri mėsoi tė lexojė, i dha libra qė shkruanin pėr Napoleonin. Ndryshe nga i vėllai i madh, qė tregohej indiferent ndaj jetės sė Napoleonit, Fani u mrekullua dhe u dha pas tij. Mėsoi ēdo gjė qė kish tė bėnte me tė, pėr betejat e fushatat, pėr fitoret e disfatat. Erdhi njė ditė, qė djali i vogėl i Stilian Nolit ishte nė gjendje t’i pėrgjigjej ēdo pyetjeje qė i drejtonte i ati. Ky i ngjante njė provimi tė vėrtetė.
    Ai e pyeste: “Ēfarė ka pas thėnė Napoleoni para piramidave?” Fani i pėrgjigjej: “Njėzet shekuj historie janė duke na vėshtruar prej kėndej.” Ai pyeste: “Cila ėshtė fushata mė e madhe e Napoleonit dhe pse e ndėrmorri?”. Fani pėrgjigjej: “Fushata e tij e fundit ėshėt ajo e Francės, kur ai luftoi me djem tė porsarekrutuar dhe jo me veteranė.” Pastaj vinte pyetja mė e vėshtirė: “A ėshtė e vėrtetė se Napoleoni nuk arriti asgjė me vlerė tė pėrherėshme?”. Fani ia priste i vendosur: “Jo. Napoleoni e ndrroi historinė e Evropės. Ai shkatėrroi feudalizmin dhe vendosi demokracinė.”
    Pėrderisa Fani arsyetonte kėshtu, kjo tregonte se Stilian Noli, pas muzikės i kish futur tė birit nė mendje e nė zemėr adhurimin pėr herojtė. Shembulli i Napoleonit dėshmonte se janė herojtė ata qė i prijnė njerėzimit nė ballė, qė pėrmbysin mbretėrira e ndrrojnė historinė, qė i rrėfenin botės se ē’ėshtė nė gjendje tė bėjė njeriu. Fani dėgjonte kėto dhe binte nė mendime. A mund tė ketė kaq fuqi njė njeri i vetėm? Cila ėshtė e fshehta qė njeriu tė dalė mbi tė tjerėt e t’u prijė? Mos ishte forca, besimi nė vetvete, guximi? Ka tė ngjarė qė kėto pyetje t’i shkonin nėpėrmend Fanit, po pėrgjigjen e tyre s’do ta merrte nė kėtė moshė...
    Vera e vitit 1896 ishte vendimtare nė jetėn e Fanit. Pas dėftesės sė shkėlqyer tė semimaturės qė mori nė shkollėn e Keshanit, megjithė furtunėn e grindjeve familjare dhe vėshtirėsitė ekonomike qė kishin nisur tė ndiheshin, Stilian Noli vendosi ta dėrgojė tė birin pėr tė vazhduar gjimnazin grek tė Adrianopojės.

    13/02/2006
    KATEGORIA: Kulture, Shekulli

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Fan S. Noli, nė zemėr tė Trakės

    Nasho Jorgaqi

    Biografia e Fan S. Nolit
    Jorgaqi: Rreziku nga mitizimi i figurės qė adhuroj
    “Fan S. Noli” ėshtė njė vepėr kushtuar jetės sė njė prej figurave mė tė rėndėsishme tė shek. XX tė historisė dhe kulturės shqiptare. Prof. Nasho Jorgaqi mbyll me njė vepėr biografike nė dy vėllime, kėrkimin 20-vjeēar pėr Fan Nolin. Jeta e Noli shfaqet e shtrirė nė disa periudha historike, nė disa kontinente, nė shumė fusha tė kulturės, me role protagoniste, me dhunti dhe talent tė shumėfishtė. Gjurmėt e jetės nė arkiva, kujtimet e njerėzve, udhėtimet dhe prekja e terrenit nė vendet ku ja jetuar, krijuar dhe punuar Noli, pėr Nasho Jorgaqin mbeten gjithmonė vėshtirėsi kryesore pėr jetėn e njeriut kaq tė shpėrndarė nė kohė dhe vende tė ndryshme. “Rreziku mė i madh ishte mitizimi. Adhurimi pėr tė mund tė mos mė linte tė shikoja hijet dhe jo vetėm dritat, tė metat si njeri dhe si politikan. Jam pėrpjekur t’i pėrmbahem asaj qė mė duket thėnia mė e goditur pėr kėtė figurė: “Noli kishte tė metat njerėzore, plus tė tijat”. Noli ishte njeri si gjithė tė tjerėt dhe unė jam pėrpjekur tė jem objektiv” thotė studiuesi Nasho Jorgaqi i cili po i ofron “Shekullit” para botimit, njė cikėl nga vepra e tij, para se tė hidhet nė qarkullim nė fillim tė marsit nga shtėpia botuese “Ombra GVG”. Prof. Jorgaqi e nis kėtė kėrkim nė vitet 80 me inkursionet e bėra nė vendlindjen e Fan Nolit, Ibrik Tepe, dhe nė SHBa ku ai jetoi pėr 50 vjet. Kjo biografi ku prof. Jorgaqi na shfaqet studiues dhe shkrimtar njėherėsh, pėrmban rreth 100 foto dhe faksimile. Ajo nis me “Toka e Orfeut dhe shqiptarėt”, me Trakėn ku shqiptarėt ngritėn disa nga ngulimet e tyre. “Traka do tė ishte shorti fatlum i Fan Nolit”, thotė Jorgaqi. Pėr ēfarė arsyesh? Nė kėtė numėr po botojmė pėr herė tė parė njė pjesė nga kapitulli “Nė zemėr tė Trakės” ku studiuesi pėrshkruan popullsinė e bashkėsisė shqiptare nė Trakė nga doli Noli.


    Vetėm degėt kemi lėshuar nė dhera tė
    huaja. Rrėnjėt i kemi nė Shqipėri
    Fan Noli

    Pėr tė shkuar nė vendlindjen e Fan Nolit, tek ngulimet shqiptare tė Trakės, duhet tė zbresėsh dhjetėra kilometra nė jug tė kryeqendrės sė vilajetit, Edėrnesė apo Adrianopojės sė lashtė. Rruga kalon nėpėr njė ultėsirė plot dritė, mes fushave pafund, tė pėrthyera herė pas here nga rrėxoma e kodra tė buta. Natyra u ka dhėnė kėtyre anėve, toka tė begatshme, vegjetacion tė pasur, ujėra tė bollshme, bukuri piktoreske.
    Ngulimi i parė shqiptar qė ndesh ėshtė Karaxhakli. Prej kėndej rruga shmanget pėr nga jugperėndimi dhe tė nxjerr nė qytetin e vogėl Uzun-Kepru, ku gjendet stacioni mė i afėrt hekurudhor, qė lidhte arnaut-qojėt me Edėrnenė. Mė tej rrugėtimi vijon rishtaz nėpėr ultėsirėn e pasosur, aq sa udhėtari nuk i shpėton dot ndjenjės sė vetmisė e monotonisė. Vetėm kur relievi vjen e dallgėzohet nė detin fushor, atėhere fillojnė tė duken qendrat e banuara. Nė horizont bėjnė ballė njėri pas tjetrit ngulimet e bashkėsisė sė hershme shqiptare, Alltentashi, Sulltanqoi, Zallofi, Aballari, Mandrica dhe, nė mes tė tyre, Ibrik- Tepeja, fshati i Fan Nolit…
    Qyteza ishte e ndarė nė disa lagje dhe ndėrmjet tyre gjarpėronte Pėrroi, qė dimrit vėrshonte nga ujėrat. Fshati njihej dhe pėr ēezmat e tij tė shumta. Nė kufi me Sulltanqoin, tokat lageshin nga njė liqen i vogėl, qė thirrej Vithi i Kuq. Mė tutje, mbi njė kodėr, vinte Manastiri i Shėn Mėrisė, ku bėhej panairi i pėrvitshėm dhe takoheshin shqiptarėt e Trakės. Po qytezallinjtė mblidheshin zakonisht nė kishėn e tyre, ndėrtuar nė qendėr tė fshatit. Ajo mbante emrin e Shėn Gjergjit, shėnjtorit tė tyre tė dashur, sjellė nga Shqipėria. Para kishės hapej Sheshi i Madh, kurse prapa, nė varreza, pushonin prej disa brezash qytezallinjtė. Ishin varret e vjetra qė u kujtonin banorėve tė fshatit se ata ishin tė ardhur aty. Gojėdhana qė pėrcillej nga njė brez nė tjetrin, rrėfente se tė parėt e tyre kishin ardhur nė Ibrik-Tepe nga Kolonja e Epirit. Atje ata kishin lėnė Qytezėn e vjetėr, rrėzė maleve tė Rodonit dhe, ndėrsa njė pjesė e tė shpėrngulurve qytezallinj kish ngritur njė Qytezė tjetėr nė Devoll, shumica kishin shtegtuar mė larg dhe qenė vendosur kėtu nė kėto troje tė huaja. Megjithėse me kohė vizioni konkret i Qytezės sė vjetėr qe mjegulluar e shuar, nė ndėrgjegjen e qytezallinjve ruhej kujtimi dhe krenaria pėr rrėnjėt. Ndoshta pėr kėtė arėsye ishin pėrpjekur tė ruanin diēka nga Qyteza e vjetėr, duke e ngritur Qytezėn e re rrėzė kodrave. Por, megjithatė, ndryshimet ishin tė mėdha. Trakėn nga tė gjitha anėt e pėrpinte fusha. Vendin e shkėmbinjėve dhe maleve tė krahinės sė Kolonjės e zėvendsonin ugaret dhe lėndinat, tė shtėpive tė gurta, shtėpitė me plitharė. Tė pishave e lisave, plepat dhe akaciet. Tė klimės sė ashpėr kontinentale, klima e butė mesdetare. Tė jetės malėsore, jeta fusharake.
    Qyteza ishte fshat me ekonomi tė mėkėmbur dhe tė qėndrueshme... Njė gjendje e tillė ekonomike e Qytezės, e ngjashme me arnaut-qojet e tjera tė Trakės, u kish krijuar shqiptarėve njė pozitė qė dallonte nga ajo e vendėsve. Shqiptarėt, kush mė shumė e kush mė pak, kishin tokat e tyre, ndryshe nga fshatarėt turq qė, nė pėrgjithėsi, ishin bujq ēifēinj tė ēifliqeve pėrqark. “Fshatari turk ėshtė nė njė pozitė mė tė vėshtirė se fshatari i krishterė”, vėrente mė 1880 gazetari Naredin Sherifi. Fshatari i krishterė qė jetonte nė arnautqojet, ishte pak’ a shumė nė pozitėn e fshatarit tė lirė. Tė tillė qenė dhe qytezallinjtė, qė kishin njė farė mėvetėsie ekonomike, nga qė nuk vareshin nga ēifligarėt. Po, nė qoftė se ata ishin tė ēliruar nga taksat nė natyrė dhe punėt e detyruara tė ēifēinjve, kjo s’do tė thotė se nuk u paguanin taksa tė ndryshme tagrambledhėsve qė vinin nga Keshani dhe Edėrneja. Nė tė vėrtetė, pėr disa privilegje qė u kish dhėnė Porta e Lartė, ata paguanin njė haraē mė tė shtrenjtė. Ky ėshtė haraēi i gjakut qė derdhnin burrat e djemtė nė luftėrat pėr interesat e Perandorisė Osmane. Pėr shekuj me radhė shqiptarėt e krishterė tė Trakės ishin pėr shtetin islam ushtarė dhe bujq. Kjo do tė thonte se ata shkonin nė luftė sa herė organizoheshin fushata ushtarake pėr mbrojtjen apo zgjerimin e kufijve tė Perandorisė. Dhe atė qė s’kish bėrė kosa ekonomike, e bėnte kosa e luftės.
    Gjaku i qytezallinjve ishte derdhur gjithandej nė vise tė huaja. Nėna dhe nuse tė reja visheshin me tė zeza dhe mbeteshin tė veja. E ve kish mbetur dhe gjyshja e Nolit. Kockat e Gjergj Kapedanit treteshin diku nė brigjet e Krimesė. Kjo ishte njė dramė mizore, qė zhvillohej nė Qytezė prej kur s’mbahej mend. Nė kohėn e Nolit organizimi ushtarak i fshatit nuk funksiononte mė. Pas luftės sė fundit ruso-turke, turqit e mundur qenė detyruar tė zbatonin njė nga kushtet e Traktatit tė Shėn Stefanit, sipas tė cilit nuk kishin mė tė drejtė tė mobilizonin ushtarė pėr luftė nga rradhėt e tė krishterėve. Kėshtu, nė fund tė shekullit tė kaluar, nga organizimi ushtarak i Qytezės, i cili tanimė qe shpėrbėrė, kishte mbetur vetėm jehona. Noli arriti tė pėrjetojė vetė atmosferėn e kujtimeve tė asaj kohe tė shkuar. Fshati mbahej akoma me zulmėn e dikurshme. Trimėria dhe aftėsitė pėr tė komanduar qenė nga tiparet kryesore me tė cilat ēmoheshin burrat…
    Qyteza, ndonėse nė dhe tė huaj, bėnte njė jetė tė gjallė shqiptare. Ajo pėrpiqej tė mbijetonte, “tė ruante farėn e saj”, siē shpreheshin qytezallinjtė, tė mbante gjallė nė ēdo mėnyrė shpirtin arbėror, aq sa brenda fshatit nuk lejohej tė vendoseshin tė huaj. Tė huajt, qė pėr ta ishin turqit, grekėt e bullgarėt, hynin e dilnin, punonin, por nuk mund tė qėndronin aty pėrgjithmonė. Kjo nuk i pengonte qytezallinjtė tė kishin marrėdhėnie tė mira me fqinjėt e etnive tė tjera dhe ta ēmonin njeri-tjetrin. Nė fshat flitej shqip dhe vetėm shqip. Ata kishin dashuri tė madhe pėr gjuhėn e tyre. U pėlqente ta mbanin tė pastėr, megjithėse nuk e kishin tė lehtė t’i bėnin ballė trysnisė sė vazhdueshme tė gjuhėve tė tjera, tė turqishtes si gjuhė zyrtare, dhe greqishtes si gjuhė e fesė dhe e kulturės. Madje, mburreshin me disa trajta dhe fjalė, qė s’i kishte shqipja e Mandricės apo e Zallufit. Por prapė, tė gjitha ngulimet shqiptare tė Trakės flisnin njė gjuhė tė pėrbashkėt, gjuhėn qė tė parėt e tyre kishin sjellė nga Shqipėria e largėt. Me kėtė gjuhė, ata kuvendonin, qeshnin dhe qanin. Ishte ajo qė i bėnte mbi tė gjitha tė dalloheshin nė detin e tė huajve. Noli u mėkua dhe u gatua qė pėr sė vogli me gjuhėn amėtare. Pjesė e kėsaj gjuhe ishin dhe emrat e fiseve qė popullonin Qytezėn, si Gjikajt, Gegėrit, Nolėt, Portokallėt, Mėrkurėt, Bojaxhinjtė, Laskėt, Palėt, Lakėt, Ēobanėt, Haxhimajollėt, Toēėt, Kalėt, Mitrushėt, Ballkanėt, Kondėt, Ēakot, Ēekėt, Pulajt, Pemushet, Ballaēėt, Kondilėt, Adhamėt etj….
    Qytezallinjtė gėzonin emėr tė mirė jo vetėm nė mes fshatarėve shqiptarė tė Trakės, po dhe jashtė tyre. Njiheshin si njerėz me karakter tė fortė e tė matur, trima e mikpritės, punėtorė e nikoqirė, por edhe kėmbėngulės, inatēij e ambiciozė. Ashtu si shqiptarėt e tjerė, ēmoheshin nė opinionin e pėrgjithshėm tė Trakės pėr natyrėn krenare dhe besėn, ē’ka tregonte se ata kishin mbetur nė shpirt malėsorė, si tė parėt e tyre. Jo mė kot ata i thėrrisnin besali.
    Shqiptarėt shquheshin nė mjedisin kozmopolit tė Trakės. Ata dalloheshin nga grekėt e shkathėt e turqit babaxhanė, nga bullgarėt e hareshėm dhe ēifutėt dinakė. Natyra e tyre krenare e bujare, burrėria dhe besa ngjallnin respektin dhe besimin e bashkėsive heteroetnike. Nevoja i kish bėrė tė mėsonin tė flisnin greqisht e turqisht, jo rrallė dhe sllavisht.
    Edhe gratė e Qytezės i mbanin pėr gra tė ndershme e punėtore, amvisa tė mira e mikpritėse, tė shėndetshme e tė hijshme. Mbi supet e tyre rėndonin sa hallet e shtėpisė e telashet e rritjes sė fėmijėve, aq dhe punėt e vėshtira tė bujqėsisė. Kohė pas kohe ato zėvendėsonin dhe burrat, kur kėta shkonin nė luftė. Jeta e grave tė fshatit tė lindjes do tė qe pjesa mė e dhimbshme e kujtimeve tė Nolit.
    Veshjet e qytezallinjve ishin njėlloj si ato tė fshatarėve shqiptarė pėrqark, por shquanin prej atyre tė vendėsve. Burrat mbanin tirqe e xhamadanė, si dhe poture leshi tė zeza. Nė mes lidhnin brez tė gjatė, nė kokė vinin shami tė zezė e kallpak, e nė kėmbė mbathnin opinga. Kėshtu i dallonin kėta burra shqiptarė nė rrugėt e Edėrnesė dhe pazaret e Keshanit e tė Suflisė. Kėshtu, me poture tė leshta, vishej dhe Noli sa qe nė fshat…
    Qytezallinjtė ishin tė zgjuar, me mendje tė hapur, kureshtarė dhe tė shkathėt. Lufta pėr tė mbijetuar, izolimi prej rrugėve dhe qėndrave tė mėdha, detyrimet tradicionale nė fushatat ushtarake, i kishin bėrė njerėz praktikė. Tė lidhur ngushtė pas tokės dhe bagėtisė, ata qenė kryesisht reshperė (bujq) e ēobanė, nė mes tė tė cilėve veēoheshin ēorbaxhinjtė, fshatarėt e pasur. Duke u dhėnė pas punėve tė bujqėsisė e tė blegtorisė, ata nuk i jepnin aq rėndėsi shkollės. Tregoheshin praktikė, pėrpiqeshin tė ishin tė pavarur, ose siē thoshin nikoqirė mė vete. Shkollėn e donin aq sa t’u hapte sytė, tė mos mbeteshin pas nga bota e t’ua hidhnin tė tjerėt. Por dhe shkolla pėr shqiptarėt nė dhe tė huaj, kishte probleme. Ajo ishte nė gjuhėn greke, kurse fėmijėt dinin vetėm shqip. Prandaj dhe shkolla e Qytezės u hap vonė, nė vitin 1890. Mė pas, u ngrit edhe njė shkollė vajzash. Nė kėto shkolla mėsuan disa breza, ē’ka tregoi se qytezallinjtė, vėrtetė ishin dhėnė nė radhė tė parė pas punės, por e kishin qejf dhe diturinė. Diturinė e merrnin greqisht dhe, sadoqė misionarėt grekė pėrpiqeshin ta identifikonin kombėsinė e tyre me fenė ortodokse, ata nė tė vėrtetė ndiheshin shqiptarė. Pėr qytezallinjtė e zakonshėm dituria nuk i kalonte kufijt’ e shkollės fillore. Tė gjithė fėmijt’ e tyre, si mbaronin shkollėn e fshatit, bėheshin bujq ose ēobanė. Disa tė pakėt qė ndoqėn gjimnazin grek tė Adrianopojės e mė pas Universitetin e Athinės, qenė pėrjashtim, por dhe kėta nuk lanė ndonjė gjurmė nė jetėn e bashkėsisė. I vetmi djalė i Qytezės qė dėshmoi se ē’ėshtė nė gjendje tė bėjė qytezalliu, kur i shkon diturisė deri nė fund, ishte Theofan Noli, i biri i Stilian Mavromatit, nipi i Gjergj Nolit. Ai arriti tė realizojė nė jetė atė qė askush nuk e kish bėrė nga bashkėfshatrėt e Qytezės dhe tė arnautqojeve tė Trakės.

    Pėr nė shkollė, mbyllur nė thes
    Nga jam unė? Jam nga fėminia ime …
    Antoine de Saint-Exupery
    Edukimi shtėpijak i Fanit zgjati mė shumė se i versnikėve tė tij tė fshatit. Zakonisht ata shkonin nė shkollė qė nė moshėn 5-vjeēare. Qyteza deri vonė s’kishte patur shkollė dhe disa prindėr i ēonin fėmijėt nė fshatrat fqinje. Djali i vogėl i Nolėve s’kish shėndet pėr tė pėrballuar kėtė sakrificė. Mirėpo koha kalonte dhe tamam kur Fani mbushi tetė vjeē, mė 1890, nė Qytezė u hap shkolla nė gjuhėn greke. Tani shkollėn e kishin nė prag tė derės. Vėrtetė, ajo nuk ishte nė gjuhėn e tyre, por pėr qytezallinjtė ortodoksė, pėrderi sa fjalėn e zotit nė kishė e dėgjonin greqisht, s’kish arsye qė fėmijėt e tyre tė mos mėsonin nė kėtė gjuhė.
    Por nė rastin e Fanit problemi nuk paraqitej aq i thjeshtė. Ndaj u mblodh kėshilli familjar qė ta pleqėronte e tė vendoste. Ishte e qartė se djali nuk mund tė rrinte mė nė shtėpi, por as fuqi nuk kish pėr tė punuar nė fushė. Ai ishte i zgjuar e i shkathėt dhe sado qė tregohej nervoz, shėndeti i qe mėkėmbur. Ai tani duhej tė fillonte shkollėn, por kur ia thanė kėtė gjė, Fani, nė vend tė gėzohej, kundėrshtoi dhe u zemėrua. Djali, nė tė vėrtetė, kishte disa arsye. Shkolla ishte nė gjuhėn greke e mėsuesi grek dhe Fani nuk dinte asnjė fjalė greqisht. Pastaj, mėsuesi i rrihte nxėnėsit me thupėr dhe gjithė Qyteza ushėtinte nga britmat e tyre. Fani e kish vendosur me vete qė mė mirė tė rrinte nė shtėpi me gjyshen sesa tė shkonte nė shkollė, ku jo vetėm s’do tė kuptonte asgjė po mund dhe tė hante dru. Megjithatė, prindėt nuk hiqnin dorė nga vendimi qė kishin marrė. Ngarkuan gjyshe Sumbėn t’i mbushte mendjen tė nipit, por ajo refuzoi, jo aq pėr tė mos i prishur qejfin Fanit tė pėrkėdhelur, sesa i vinte keq qė ta linte djalin nė duart e njė mėsuesi mizor. Mirėpo ditėt kalonin dhe mėsimet kishin filluar… Atėhere, e ėma, Maria, kjo grua e fortė fshatare, mendoi se s’kish zgjidhje tjetėr, veē tė pėrdorte forcėn. Dhe njė mėngjes, pa e zgjatur, e mbėrtheu tė birin me tė dy duart dhe, nė mes tė tė qarave e shkelmave, e futi me zor nė njė thes. I lidhi grykėn thesit, e hodhi nė kurriz dhe e ēoi drejt’ e nė shkollė. “Ē’ka ngjarė? – e pyeti mėsuesi duke dalė te dera e shkollės, kur dėgjoi disa tė lebetitura tė mbytura dhe pa i habitur njė grua qė shkarkoi thesin dhe nxorri prej andej njė fėmijė tė pėrlotur.
    - Ky ėshtė im bir, - shpjegoi e ėma e tronditur dhe e lodhur – ju lutem, mos e rrihni, se pėrndryshe nuk e sjell dot mbi kurriz ēdo ditė nė shkollė.
    Mėsuesi e qetėsoi dhe i dha fjalėn se nuk do ta rrihte. Po djali nuk desh ta besonte dhe vuri kusht se ai do tė qėndronte nė shkollė po tė rrinte edhe nėna me tė. Atėhere dhe ajo u ul nė njė bangė me tė birin. Ndėrkaq, filloi mėsimi nė njė gjuhė qė nuk e kuptonin as i biri, as e ėma. Po ndėrsa fėmija pėrpiqej tė dėgjonte i hutuar e krejt i habitur, nėnėn e lodhur e zuri gjumi, me kokėn varur nė gjoks. Fani sapo e vuri re, i erdhi keq, e kapi pėrdore dhe e zgjoi. “Nėnė, - i pėshpėriti – mė mirė ik nė shtėpi. S’ka gjė. Do tė rri dhe pa ty!”…
    Vitin e parė Fani, ashtu si gjithė shokėt e tij, nga qė nuk dinte greqisht, nuk e pati tė lehtė tė mėsonte. Prej mėsuesit do tė dėgjonte se gjuha greke ishte mbretėresha e gjithė gjuhėve, gjuha e vėrtetė e diturisė. Njė gjuhė si shqipja, sipas tij, qė pėrdorej prej tyre, d.m.th. nga ortodoksėt shqipfolės tė Trakės apo arnaut-rumėt, siē i thėrrisnin ata, ishte njė gjuhė barbare, e nevojshme pėr t’u marrė vesh kryesisht pėr punėt e shtėpisė dhe ato tė bujqėsisė. Shqipja nuk kishte shkronja dhe njė gjuhė pa shkronja s’ka si tė jetė gjuhė e diturisė. Kėtė avaz Fani do ta dėgjonte pastaj jo vetėm nga mėsuesi, po dhe nga prifti e nga misionarėt e helenizmit, qė i vinin herė pas here nė fshat. Madje prej tyre ishte pėrhapur anekdota pėrēmuese se arnaut-rumėt nuk kanė shkronja. Shkronjat ata i kishin fshehur nėpėr lakrat e arave dhe lakrat i kishin ngrėnė buallicat bashkė me shkronjat! Shpėrfillja qė tregohej ndaj gjuhės amtare, sigurisht do ta prekte Fanin nė sedėr, veē kjo nuk do ta pengonte qė tė kuptonte qysh herėt se gjuha greke ishte ēelėsi pėr tė hyrė nė botėn e diturisė…
    Nė Keshan Fani kaloi vitin shkollor 1894-1895, ku mori dėftesėn e semimaturės me pėrfundime tė shkėlqyera. Tani dukej qartė se ky djalė i zgjuar, i mbarė dhe mėsimdashės, nuk duhej penguar qė tė ngjiste mė tej shkallėt e diturisė. Ai ishte bėrė kanakari i Nolėve dhe jo mė kot e quanin dhe tė pėrkėdhelurin e perėndisė…
    Pasioni i parė qė ndjeu Fani se kish i ati ishte muzika. Ai kishte njė zė tė bukur prej tenori dhe jo rastėsisht mbante vendin e kėngėtarit kryesor nė kishėn e Qytezės. Ēdo tė dielė dhe festė atė e dėgjonte gjithė fshati me emocion tek psallte. Edhe peshkopi, kur vinte nga Adrianopoja, e ēmonte talentin e tij. Tė birit i pėlqente ky vlerėsim publik i tė atit, po mė shumė i pėlqente muzika, e ndjente thellė, e prekte pamasė. Stiliani e kuptoi qė shpejt kėtė prirje tė Fanit dhe iu vu punės t’i mėsojė muzikėn. Muzika, e sidomos muzika bizantine, pėr tė ishte gjė serioze dhe e bukur. Ai i mėsoi sistematikisht notat dhe mėnyrėn e tė kėnduarit. Kjo e fundit ishte mė e vėshtira, sepse kėrkonte vullnet dhe durim. Troparet, siē quheshin tekstet kishtare, kėndoheshin nė greqishten e vjetėr dhe njė gjė e tillė s’ishte e kollajtė. Megjithatė, Fani, falė ndjeshmėrisė muzikore, zėrit e vullnetit, po dhe kėmbėnguljes e autoritetit tė tė atit, mori mėsimet e para tė muzikės bizantine dhe nisi rrugėn pėr t’u bėrė kėngėtar…
    Por edukata qė Stiliani i dha Fanit do t’i kalonte sigurisht caqet e muzikės. Ai nuk ishte thjesht njė kėngėtar i talentuar apo njė psalltės i pėrgatitur, po dhe njė burrė me synime nė jetė dhe jo pa horizont nė mes tė bashkfshatarėve. Pėrpiqej tė merrte vesh nga historia dhe i pėlqenin punėt e politikės. Heroi i tij i adhuruar ishte Napoleoni, ndaj lexonte ēdo libėr qė i binte nė dorė pėr tė. Napoleoni e prekte dhe e trimėronte me bėmat e tij, por e kish bėrė krejt pėr vete dhe me frymėn demokratike. Prandaj Stiliani s’kish si tė mos gėzohej e tė mos e adhuronte heroin e vet, kur ai kish shpartalluar ushtritė e tiranėve, kish fshirė nga faqja e dheut mbretėrira, kish shfronėzuar sa e sa mbretėr e princėr! Burri i Qytezės fliste e tregonte pėr kėto me krenari dhe entuziazėm. I pari qė e dėgjonte gojėhapur ish Fani, dhe kjo e gėzonte. Prandaj, sapo i biri mėsoi tė lexojė, i dha libra qė shkruanin pėr Napoleonin. Ndryshe nga i vėllai i madh, qė tregohej indiferent ndaj jetės sė Napoleonit, Fani u mrekullua dhe u dha pas tij. Mėsoi ēdo gjė qė kish tė bėnte me tė, pėr betejat e fushatat, pėr fitoret e disfatat. Erdhi njė ditė, qė djali i vogėl i Stilian Nolit ishte nė gjendje t’i pėrgjigjej ēdo pyetjeje qė i drejtonte i ati. Ky i ngjante njė provimi tė vėrtetė.
    Ai e pyeste: “Ēfarė ka pas thėnė Napoleoni para piramidave?” Fani i pėrgjigjej: “Njėzet shekuj historie janė duke na vėshtruar prej kėndej.” Ai pyeste: “Cila ėshtė fushata mė e madhe e Napoleonit dhe pse e ndėrmorri?”. Fani pėrgjigjej: “Fushata e tij e fundit ėshėt ajo e Francės, kur ai luftoi me djem tė porsarekrutuar dhe jo me veteranė.” Pastaj vinte pyetja mė e vėshtirė: “A ėshtė e vėrtetė se Napoleoni nuk arriti asgjė me vlerė tė pėrherėshme?”. Fani ia priste i vendosur: “Jo. Napoleoni e ndrroi historinė e Evropės. Ai shkatėrroi feudalizmin dhe vendosi demokracinė.”
    Pėrderisa Fani arsyetonte kėshtu, kjo tregonte se Stilian Noli, pas muzikės i kish futur tė birit nė mendje e nė zemėr adhurimin pėr herojtė. Shembulli i Napoleonit dėshmonte se janė herojtė ata qė i prijnė njerėzimit nė ballė, qė pėrmbysin mbretėrira e ndrrojnė historinė, qė i rrėfenin botės se ē’ėshtė nė gjendje tė bėjė njeriu. Fani dėgjonte kėto dhe binte nė mendime. A mund tė ketė kaq fuqi njė njeri i vetėm? Cila ėshtė e fshehta qė njeriu tė dalė mbi tė tjerėt e t’u prijė? Mos ishte forca, besimi nė vetvete, guximi? Ka tė ngjarė qė kėto pyetje t’i shkonin nėpėrmend Fanit, po pėrgjigjen e tyre s’do ta merrte nė kėtė moshė...
    Vera e vitit 1896 ishte vendimtare nė jetėn e Fanit. Pas dėftesės sė shkėlqyer tė semimaturės qė mori nė shkollėn e Keshanit, megjithė furtunėn e grindjeve familjare dhe vėshtirėsitė ekonomike qė kishin nisur tė ndiheshin, Stilian Noli vendosi ta dėrgojė tė birin pėr tė vazhduar gjimnazin grek tė Adrianopojės.

  8. #38
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Propaganda e Nolit nė prag tė vendimit tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr

    Noli: Ēlirimi nė emėr tė krishtėrimit ėshtė gėnjeshtėr


    Nasho Jorgaqi

    Biografia e Fan Nolit, sipas prof. Nasho Jorgaqit
    Para nisjes pėr nė Evropė. Kishte nisur Lufta e Parė Ballkanike
    Noli 30-vjeēar, nė krye tė Vatrės, ndėrsa shpėrthen Lufta e Parė Ballkanike. Ēėshtja shqiptare asnjėherė nuk kish dalė kaq ballazi pėr zgjedhje konkrete nga Fuqitė e Mėdha.

    Pėrpara kėsaj situate tepėr tė vėshtirė duhej tė poziconoheshin e tė kontribuonin edhe kolonitė shqiptare. Vatra mbajti njė qėndrim krejt tė kundėrt. Liderėt e saj dolėn me njė platformė tjetėr politike. Tė nesėrmen qė plasi Lufta Ballkanike, mė 7 tetor, pėrfaqėsuesit e komunitetit shqiptar, u tubuan nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme nė Phoenix Hall nė Boston. Folėsi kryesor ishte F. Noli qė u pėrpoq tė shpjegojė se Aleanca Ballkanike kish pėr qėllim copėtimin e Shqipėrisė, duke u shfaqur “me njė maskė krishtėrimi sikur duan tė na shpėtojnė nga tirania e rėndė e Turqisė… Ēlirimi nė emėr tė krishtėrimit ėshtė gėnjeshtėr. Po le t’i tregojmė botės qė ka dhe njė popull nė botė qė s’e dėshėron kėtė ēlirim”.

    Udhėheqėsit e Vatrės dhe vetė Noli, duke u vėnė nė dijeni pėr ē’ka po ndodhte, e mblodhėn veten dhe nisėn tė mendojnė e veprojnė nė pėrputhje me kushtet e reja. Punėt e Shqipėrisė tani nuk mund tė zgjidheshin nga Amerika. Duhej shkuar sa mė parė nė Evropė, afėr teatrit tė ngjarjeve. Kėshtu, mė 23 nėntor, njė javė pas mitingut tė madh tė Bostonit, u mblodh Komisioni i Vatrės, propozuar nga Noli.

    Ai kėrkoi nga Komisioni qė tė shkonte nė Evropė pėr tė ndihmuar si pėrfaqėsues zyrtar i kolonive tė shqiptarėve tė Amerikės. Pėr ēudi tė Nolit, Komisioni nuk e miratoi kėtė dhe Noli u largua i zemėruar nga mbledhja. Komisioni vendosi tė pritet njė kohė mė e mirė pėr njė mision mė tė dobishėm. Atėhere Noli, i cili e kish pritur me vite kėtė ēast historik dhe ndjente se e thėrriste detyra ndaj atdheut, gjeti njė rrugė tjetėr. Kėrkoi dhe mori miratimin nga Kėshilli Kishtar qė tė shkojė si pėrfaqėsues i Kishės ortodokse tė shqiptarėve tė Amerikės nė Evropė. Terreni pėr njė udhėtim nė Evropė ndėrkaq ishte pėrgatitur, pasi, kur plasi Lufta Ballkanike, Noli, sė bashku me atė N. Ceren vendosėn tė shkojnė nė Stamboll, duke hapur dhe njė fushatė ndihmash pėr tė pėrballuar shpenzimet, por, “si u mund Turqia, udhėtimi u bė i panevojshėm”.

    Nuk kuptohet nėse rrugėtimi i Nolit deri nė Stamboll, nė kulmin e krizės ballkanike, kishte qenė njė gjest solidariteti apo, siē njofton “Dielli”, 28 nėntor 1912, “qė tė bindin guvernėn qė ta njoh kishėn ortodokse mė vete”? Tani kjo s’kish rėndėsi. Fati i Shqipėrisė nė rrethanat qė ishin krijuar, e thėrriste nga larg. Ndofta kėtė ndjente ai qė nxitonte dhe ishte bėrė nervoz. Ndihmat ishin mbledhur. S’kishte ē’priste. Kėtė e dėshmon dhe lutja drejtuar Gjykatės sė Shenjtė Ekleziaste tė Kishės ruse tė Amerikės sė Veriut, sipas sė cilės, ai do tė largohet me kėrkesė tė disa shoqėrive kombėtare shqiptare tė Evropės, tė Shqipėrisė dhe tė kolonive shqiptare tė Amerikės pėr tė marrė pjesė nė njė komitet kombėtar qė do tė pėrpiqet tė sigurojė pavarėsinė e Shqipėrisė. Kryepeshkopi Platon ia jep pa mėdyshje lejen pėr njė afat kohor prej dy muajsh.

    Noli tani, krejt i lirė, niset i pushtuar nga dėshira pėr t’u gjendur sa mė parė atje ku zgjidhej fati i Shqipėrisė. Nė xhep ka dokumentin zyrtar, “njė kartė, nė tė cilėn njihet si delegat i ortodoksėve shqiptarė tė Amerikės, qė vete nė Evropė e nė Shqipėri, bashkė me atdhetarė tė tjerė, qė tė shpėtojnė vendin tonė nga armiqtė”. Kėtė e boton “Dielli”, bashkė me urimet e veta dhe tė Komisionit Kishtar pėr “udhė tė mbarė dhe zoti e mbroftė qėllimin pėr tė cilin po shkon”. Kurse Noli, para se tė largohet i pėrshėndet bashkatdhetarėt e Amerikės me kėto fjalė: “U falemnderit tė gjithė bashkatdhetarėve qė mė ndihnė pėr udhėtimin dhe i shiguroj qė detyra ime do tė jetė t’ua shpėrblej me punė. Rrini me shėndet. U pjekshim nė Shqipėri”.

    Sipas “Diellit”, Noli largohet nga Amerika pėr nė Evropė mė 27 nėntor 1912 dhe me kėtė rast gazeta shpreh besimin se “jemi sigur se udhėtimi i tij, kudo vaftė, do tė jetė me qėllim tė mirė tė Shqipėrisė”. Ai niset vetėm, pa mikun e tij, F. Konica. Vatra akoma nuk kish vendosur tė ēonte delegatin e saj. Noli merr drejtimin pėr nė Angli.

    Ngjarja e madhe e shpalljes sė Pavarėsisė e zuri nė rrugė e sipėr. Vetėm kur doli nė Londėr lexoi nė gazetėn “Daily Telegraph” korespondencėn “e ceremonisė sė proklamimit s’indipendencės” dhe “derdh lot prej gazit”. Pėr kėtė ditė, i nipi i Gjergj Kapedanit kish ėndėrruar e ish pėrpjekur vite me radhė. Prandaj, menjėherė dhe pa mėdyshje, i nis njė telegram urimi Ismail Qemalit, kryetarit tė qeverisė sė pėrkohshme: “Ju pėrgėzoj pėr veprėn tuaj patriotike. Rroftė Shqipėria! Rroftė Kabineti i ri!” Mė nė fund, Shqipėria po bėhej, ajo kish pushuar sė qėni provincė e Perandorisė Turke.

    Por shteti i saj ishte akoma njė foshnjė e rrezikuar. Pas disfatės sė Turqisė, aleatėt ballkanikė, ndėrsa zhvillonin bisedime pėr paqe, e kishin bllokuar Shqipėrinė nga deti. Fati i pavarėsisė sė brishtė shqiptare tani luhej nė Londėr. Nga pėrpjekjet e traktativat qė do tė zhvilloheshin kėtu, varej e ardhmja e saj. Noli kish ardhur nė kohė dhe ishte gati tė merrte pėrsipėr ēdo detyrė nė tė mirė tė atdheut. Ai ngrihet mbi opinionet vetjake dhe ėshtė i gatshėm t’i shėrbejė qeverisė sė Vlorės. Kjo shprehet qartė nė letrėn qė i drejton kryetarit tė saj. Ēasti historik dhe gėzimi i thellė qė pėrjeton, e bėjnė tė ndjehet ushtar i Shqipėrisė dhe shėrbėtor i guvernės sė atdheut. “S’pres veēse tė mė urdhėroni – i shkruan kryeministrit me njė gatishmėri tė admirueshme – dhe do ta kem pėr nder dhe do t’jua di pėr mirė qė t’i shėrbenj vendit tim nė njė luftė pėr jetė dhe vdekje. Nė ėshtė nevojė tė ndodhem nė Shqipėri, ju lutem shumė mė epmėni zė, qė tė nisem menjėherė. Do tė pres gjer sa tė mė urdhėroj guverna e atdheut ē’udhė tė marr”…

    Gjėja e parė qė bėn, shkon nėpėr ambasadat qė ndodhen nė Londėr. Nė fillim te pėrfaqėsuesit e fuqive mike tė Shqipėrisė, tė cilat “i pėrhiron pėr ndihmėn”, por viziton dhe ambasadat e fuqive kundėrshtare. Kėtyre pėrpiqet t’u shpjegojė se “njė Shqipėri e lirė ėshtė nevojė absolute pėr paqen nė Ballkan”. Noli guxon tė trokasė dhe nė Foreign Office ku pritet nga zoti Norman, funksionar i lartė i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, tė cilit i kėrkon ndihmėn angleze pėr “njė Shqipėri tė lirė” dhe merr prej tij premtimin se do t’ia raportojė kėtė takim Ministrit tė Punėve tė Jashtme Sir Eduard Greit. Edhe pse u prit me mirėsjellje nė kėto vizita protokollare dhe pėshtypjet qenė mė tė mira sesa kish menduar, pėrgjigjet tingėlluan tė errėta. E, megjithatė, pėr Nolin ky qėndrim diplomtaik do tė thosh: “Mos kij frikė. Jemi miq tė Shqipėrisė dhe do tė pėrpiqemi ta ēlirojmė”…

    Noli miqėsohet sidomos me gazetarė tė frymės evropiane si L. Volfin dhe H. Ch. Ėodoin, tė cilėt i quan “Ēampionet e Ēėshtjes Shqiptare nė fushėn e gazetarisė londineze”. Artikujt’ e tyre shqiptarofilė kanė hedhur dritėn e sė vėrtetės nė mjegullėn e shpifjeve dhe demagogjisė, qė lėshonin nė qarkullim armiqt’ e Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, Noli, qė ėshtė dhe vetė gazetar me pėrvojė, shfrytėzon ēdo mundėsi pėr tė shkruar dhe botuar nė shtypin vendas. Ai boton disa artikuj nė organe tė ndryshme. Nė 12 dhejtor boton nė “The Daily Graphic” artikullin “Dėshirat e Shqipėrisė dhe pse?”, nė tė cilin i jep opinionit tė huaj njė tabllo tė qartė tė gjendjes sė Shqipėrisė dhe tė drejtės sė shqiptarėve pėr pavarėsi pas Luftės Ballkanike. Dėshira fanatike e Lidhjes Ballkanike pėr ta parė fitoren e saj mbi Turqinė e mundur tek copėtimi i Shqipėrisė, sipas Nolit, e ballafaquar me historinė dhe realitetin bashkohor, ishte njė gjė krejt absurde. Duke mbėshtetur politikėn e I. Qemalit se pa njė Shqipėri tė pavarur nuk do tė kishte paqe nė Ballkan, ai arsyeton se shqiptarėt qė nuk u nėnshtruan nga turqit nė shekuj, s’ka si t’i nėnshtrohen sundimit tė fqinjve. Ata jo vetėm nuk janė indianėt e bardhė tė Evropės, pa ndjenja kombėtare e aftėsi qeverisėse, por duke iu drejtuar shkencėtarėve evropianė pohon se janė “raca mė e mirė e Ballkanit”. Veē tė tjerash, ai sjell si shembull thėniet e Lord Bajronit se nga gjithė popujt e Ballkanit, pyetjes se ē’kombėsi ishin, shqiptarėt qenė tė vetmit qė nuk e ndanin veten nė tė krishterė e myslimanė, por e quanin veten shqiptarė. Kjo tregon se ata, pavarėsisht nga rrethanat e rėnda historike, kanė mundur ta “sigurojnė ekzistencėn kombėtare” dhe u takon tė krijojnė njė shtet tė lirė e tė pavarur, krahas popujve tė tjerė tė Ballkanit…

    Mė 17 dhjetor 1912 ēelet nė Londėr Konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nėn drejtimin e E. Grey-t, si pėrfaqėsues i njė vendi neutral. Ēėshtjet qė ajo do tė shqyrtonte ishin jetike, sepse aty pėrcaktohej e ardhmja politike e Shqipėrisė dhe kufijtė e saj etnikė. Merret me mend gjendja shpirtėrore e Nolit dhe pėrkushtimi i tij. Por ai tani nuk ėshtė vetėm. Nė Londėr, veē F. Konicės, kish ardhur dhe delegacioni i Qeverisė sė Vlorės, ndonėse pjesėmarrja e tij s’ishte zyrtare. Nė ndeshjen e pabarabartė me monarkėt ballkanikė, qė s’linin gur pa lėvizur kundėr Shqipėrisė sė sapongritur nė kėmbė, Noli, tok me delegatėt e tjerė, u pėrpoqėn tė ndikonin mbi konferencėn. Kėtė e bėnė sidomos me anė tė mikut amerikan Ē.R. Crane, njeri i afėrt i presidentit Ėillson tė SHBA. Ai kish vizituar Shqipėrinė dhe njihej si specialist i Ballkanit. Nga ana tjetėr, nė adresė tė E. Greit kishin ardhur nga shqiptarėt e Amerikės qindra telegrame, sa ai do t’i thonte mikut tė tij amerikan: “U thuaj shqiptarėve tė mos harxhojnė aq shumė dollarė pėr telegrame, se ne e dimė se ato vende janė tė Shqipėrisė”.

    Mė 20 dhjetor u arrit suksesi i parė historik: Konferenca vendosi nė favor tė njė shteti shqiptar, nėn garancinė dhe mbikqyrjen e Fuqive tė Mėdha, por mbeti hapur ēėshtja e kufijve. Megjithatė, siē shkruan njė analist i kohės, “kish lindur Shqipėria, fėmija mė e vogėl e Evropės, njė fėmijė i vogėl e i sakatuar, me kumbar Sir E. Grein”.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Nasho Jorgaqi sjellėn jetėn e Fan Nolit

    Doli nė qarkullim vepra "Jeta e Fan Nolit" e studiuesit dhe shkrimtarit Nasho Jorgaqi, njė biografi shumė e gjerė, botuar nė dy vėllime kushtuar njėrit prej korifenjve tė kulturės dhe historisė sonė kombėtare. Pėr hartimin e kėsaj vepre, autorit i ėshtė dashur tė punojė rreth tri dekada, duke u vėnė nė kėrkim tė jetės sė tij nė vende dhe fusha tė ndryshme. Kėtij qėllimi i kanė shėrbyer puna hulumtuese e autorit nėpėr arkiva dhe biblioteka, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, inkursionet studimore nė SHBA, Turqi, Greqi, Rumani etj., takimet me familjarė dhe bashkėfshatarė tė tij, miqtė, bashkėpunėtorėt dhe bashkėkohėsit. Biografia ėshtė ngritur, nė radhė tė parė, mbi burime dokumentare, tė dhėna burimore tė vetė Nolit apo tė nxjerra nga vepra e tij, nga kujtime e informacione gojore autentike, nga vjelja e shtypit shqiptar e tė huaj si dhe nga njė literaturė e pasur historike. Falė kėsaj pune tė gjithanshme hulumtuese e studimore, autori ka arritur tė rindėrtojė jetėn e Nolit dhe ta zbulojė atė si njeri, si figurė historike, lider dhe politikan, farėmbjellės i demokracisė shqiptare, klerik, artist e dijetar, arkitekt i kulturės sonė moderne. Larg ēdo paragjykimi dhe retorike, Nasho Jorgaqi ėshtė pėrpjekur ta vendosė figurėn e tij nė rrethana konkrete social-historike, tė japė epokėn dhe ta interpretojė me objektivitet shkencor. Pa prekur tė vėrtetėn, rrėfimi i autorit pėr jetėn e Nolit rrjedh natyrshėm dhe lexohet sa me interesim dhe kureshtjen e njė vepre studimore, aq edhe me endjen e njė vepre letrare. Libri i Nasho Jorgaqit ėshtė pa dyshim pėrshkrimi mė shterrues i jetės dhe i veprės sė Nolit, njė enciklopedi mbi tė, tek e cila mund tė gjesh pėrgjigje pėr ēdo aspekt tė botės noliane. "Jeta e Fan Nolit" njėkohėsisht ėshtė pajisur me njė album shumė tė pasur fotografik. Tregimi nis me fėmijėrinė e Fan Nolit dhe vendlindjen e tij Ibrik-Tepe, qoshe e izoluar, e mbyllur nė trekėndėshin territorial qė i ka mbetur Turqisė nė Ballkan. Fan S. Noli ėshtė pinjoll i kėtij mjedisi, i kėtyre familjeve. Njė moment vendimtar nė jetėn e Nolit ėshtė takimi me kolonitė shqiptare jashtė nė mėrgim. Noli i gjen bashkėkombėsit tė shpėrndarė nė shoqėri tė ndryshme. Ai i vihet punės bashkė me Faik Konicėn pėr bashkimin e tyre dhe vjen dita e themelimit tė shoqatės "Vatra".

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Fan S. Noli – Kolos i atdhedashurisė dhe i kulturės sonė





    Nga Gjekė Gjonlekaj - Nju Jork


    Njeriu pėrjeton disa ēaste nė jetė tė cilat nuk shlyhen kurrė nga kujtesa. Kėto momente lėnė mbresa tė thella qė nuk harrohen kurrė.
    Me 14 mars tė vitit 1965, njė koleg imi i Gjimnazit tė Gjakovės mė njoftoi heret nė mėngjes pėr vdekjen e Fan Nolit. Ai tha se kėtė njoftim e kishte dėgjuar nė emisionin shqip tė “Zėrit tė Amerikės”. Lajmin pėr vdekjen e Fan Nolit e pėrjetova si njė humbje personale. Nuk e di pse. Antologjitė e letėrsisė shqipe tė cunguara nga cenzura botonin disa poezi, njė fotografi dhe biografi tė shkurtėr tė Fan Nolit. Ato pak poezi i mėsonim pėrmendėsh dhe nė biografi shkruhej se Fan Noli jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė qytetin Boston. Fotografia e tij nė antologji ishte shumė tėrheqėse. Ajo figurė hyjnore menjėherė tė bėnte pėr vete. Rrobet e zeza me kollare tė bardhė me kujtonin priftin e vendlindjes, Dom Simon Filipaj. Noli dhe veprimtaria e tij nė Shtetet e Bashkuara zgjonte pėr mua njė interesim tė veēantė. Amerika dhe Noli pėrfaqėsonin begatinė, diturinė dhe lirinė. Si nxėnės atė kohė gėzonim disa tė mira materiale nga Shtetet e Bashkuara. Disa profesorė tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe nuk e pėrfillnin shumė cenzurėn dhe flisnin pėr Nolin me dashuri e adhurim tė posaēėm. Natyrisht, ata kėrkonin qė shpjegimet e tyre tė mos dilnin jashtė klasės. Nė atė kohė njerėzit ishin shumė besnikė.
    Marsi pėr shqiptarė ėshtė muaj shqetėsues, bile nė mars janė vrarė ose kanė vdekur, shumė personalitete tė shquara tė kombit tonė midis tyre edhe Imzot Noli. Dyzetė vjet mė parė, mė 13 mars u shua si meteor nė qiellin e madh tė Amerikės rilindasi shqiptar i fundit. Mund tė thuhet lirisht figura mė poliedrike e racės arbėrore. Kolos i vėrtetė i atdhedashurisė dhe kulturės.
    Me 2 prill tė kėtij viti, u nda nga kjo jetė Papa Gjon Pali i Dytė.Shtypi dhe radio-televizioni botėror e pėrcollėn me vėmendje dhe respekt kėtė mort tė madh. Patėm rastin dhe morėm pjesė nė atė ceremoni madhėshtore nė Vatikan. U shkrua dhe u fol shumė pėr jetėn dhe veprimtarinė e Papės.
    Nuk e di pse, por tėrė kohėn mendonim kush ėshtė ai shqiptar qė mund tė krahasohej me Papėn Gjon Palin e Dytė. Ato ditė flitej veēanėrisht pėr figurėn poliedrike tė Karol Vojtilės. Tė gjitha krahasimet dhe analizat tona e nxirrnin Nolin mė afėr Papės se asnjė personalitet tjetėr shqiptar. Papa teolog, Noli teolog. Papa poliglot, Noli poliglot. Papa poet, Noli poet. Papa ekumenik, Noli ekumenik. Papa aktor, Noli aktor. Papa diplomat, Noli diplomat. Papa orator, Noli orator. Papa patriot, Noli patriot e shumė e shumė tituj tė tjerė qė nuk po i pėrmendim nė kėtė shėnim. Edhe jetėgjatėsinė e patėn tė njėjtė. Papa 84, Noli 83 . Tė dy vepruan pėr tė mirėn kombėtare dhe pushojnė nė amshim jashtė atdheut.
    99 vjet mė parė, arriti nė Tokėn e Re, nė moshėn 23 vjeēare njeriu qė do t’i printe popullit tė vet nė rrugėn e mundimshme tė lirisė dhe pavarėsisė. Ky apostull i lirisė do tė punojė tėrė jetėn pėr tokėn e premtuar. Hyri dhe u laurua nė tempujt mė tė lartė tė dijes nė Amerikė. Bashkoi shqiptarėt duke themeluar institucione pan-shqiptare, qė gjatė kėsaj dekade do tė kremtojnė 100-vjetorin e tyre, siē janė gazeta “Dielli” dhe Kisha Ortodokse Shqiptare. Nderoi racėn arbėrore me aftėsitė e tij kulturore mė shumė se asnjė shqiptar tjetėr jashtė atdheut. Punoi dhe bashkėpunoi me elitėn fetare kulturore dhe politike tė Amerikės dhe Evropės. Koleg klase nė Harvard me babain e Presidentit John F. Kennedy. U ftua nė Shtėpi tė Bardhė nga Presidenti Johnson tė mbante ligjeratė pėr Shekspirin, me rastin e 400-vjetorit tė lindjes, bile Peshkopi ynė bėri edhe lutjet fetare tė rastit. U takua dhe bisedoi me Presidentin Wilson pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Mori pjesė nė konferencat mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare pėr ēėshtjen shqiptare. U shqua edhe nė fushėn diplomatike dhe politike. Ngriti fonde financiare me vlerė tė sotme miliona dollarėsh pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Nė kohėn kur po bėnte kėtė fushatė shkroi vargjet poetike qė ishin thirrje biblike “Mbahu Nėno mos ki frikė se ke djemtė nė Amerikė”. Kreu detyrat mė tė larta nė atdhe. Themeloi Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Shkroi shqip dhe anglisht historinė e Skėnderebut. Shkroi vepra tė mėdha tė letėrsisė dhe muzikės, kryevepra kėto qė u komentuan nga elita botėrore e kulturės. Ngriti 13 kisha ortodokse shqiptare nė Amerikė. Pėrktheu shqip dhe anglisht libra me karakter kombėtar e fetar. Ne moshen 80-vjeēare mėsoi gjuhėn aramaike tė Jesu Krishtit. Shkroi dhe botoi 40 vepra kulturore tė fushave tė ndryshme. U shqua nė fushėn e gazetarisė. Profesor Martin Camaj thotė se publicistika shqiptare arriti kulmin me Nolin e Konicėn , mbasi sollėn nė gazetarinė shqiptare pėrvojėn e shkollės amerikane. Shqipėroi vepra tė mėdha tė kulturės botėrore. Udhėzoi dhe inkurajoi klerikėt myslimanė, katolikė e bektashinj pėr themelimin e institucioneve tė tyre fetare nė Amerikė. Idenė e Monsinjor Zef Oroshit pėr afrimin dhe e mundėsisht bashkimin e Kishės Orotodokse dhe Katolike Shqiptare e priti mirė. Por mosha nuk premtoi qė kjo vepėr tė shkonte drejt realizimit. Nderoi tė gjithė ata shqiptarė dhe tė huaj qė punuan pėr Shqipėrinė. Ua njohu zotėsitė dhe meritat edhe kundėrshtarėve mė tė mėdhenj. Zhgėnjimet mė tė mėdha i pėsoi nė jetėn politike. Nė jetėn fetare shoqėrore dhe kombėtare tė shqiptarėve tė Amerikės, Imzot Noli gėzonte respekt tė jashtėzakonshėm. Shqiptaro-amerikanėt e moshuar tregojne shumė pėr Peshkopin e tyre tė dashur.. Ata thonė se Noli i paralajmėronte famullitė shiptaro-amerikane pėr vizita baritore dhe ata lajmin e vizitės sė Uratės e prisnin me gėzim. Nė meshėt e Nolit merrnin pjesė tė gjithė. Ai predikonte ungjillin shqip dhe anglisht. Para ose pas meshės tregonte shumė barcoleta. Besimtarėt shkonin nė kishė shumė tė gėzuar, sepse atė ditė do tė dėgjonin edhe humorin e tij tė shkėlqyeshėm. Bile, pėr tė qenė sa mė origjinal, ai vetė bėhej objekt humori. Shumica e sukseseve tė shqiptarėve tė vjetėr tė Amerikės lidhėn me Fan Nolin. Dukej si njė patrik.
    Sipas shkrimeve tė shenjta, dyzet ditėt dhe dyzet vjetėt e vdekjes shėnohen dhe kujtohen. Me sa dijmė, 40-vjetori i vdekjes sė Imzot Nolit kaloi pa asnjė pėrkujtim serioz. Bota shqiptare brenda e jashtė atdheut e injoroi dyzetvjetorin e humbjes sė kėtij Mojsiu shqiptar. Shtypi shqiptar ka shkruar se atje nė Evropė e kėtu nė Amerikė janė bėrė ceremoni pėrkujtimesh pėr disa njerėz qė nė krahasim me Nolin nuk kanė asnjė meritė. Vitin qė vjen ėshtė 100-vjetori i zbarkimit tė Nolit nė Tokėn e Re, qė pėr shqiptarėt e Amerikės ėshtė njė Kristofor Kolombo i dytė. Ata qė pėrgatiten pėr tė hyrė nė Evropė dhe nė Amerikė me ikonėn e Nolit do tė jenė mė tė besueshėm dhe mė tė pranueshėm. Bota e qytetėruar investon shumė pėr tė nxjerrė nė dritė personalitetet e mėdha, siē ishte Fan Noli. Ky injorim u bė pėr inate politike e ndoshta edhe pėr diēka tjetėr. Tė harrohet dhe lihet nė terr njė figurė e ndritur me permasa ndėrkombėtare tregon edhe mosrespektin pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku gjetėm shpėtimin. Dyftyrėsia me Amerikėn pas katastrofės sė 11 shtatorit nuk do tė pranohet nė shoqėrinė amerikane tė lėnduar.
    Eshtė detyrė e Sinodit tė Shenjtė tė Shqipėrisė nė bashkėpunim me institucionet e tjera fetare shqiptare tė fillojė procedurėn e shenjtėrimit tė kėtij prelati shqiptar. Kjo figurė gjeniale dhe e shenjtė meriton tė gdhendet nė Malin e Dajtit ose nė Malin e Tomorrit, ashtu siē ėshtė gdhendur figura e Thomas Jeffersonit nė Malin Rushmore. Nė udhėn tonė tė gjatė dhe tė errėt, Noli ishte dhe mbetet pėr ne si njė Yll Drite.


    ___________________________________________

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli
    Nga The Dardha nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 18:25
  2. Hirėsia e Tij, Theofan Stilian Noli [1882-1965]
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-06-2013, 17:59
  3. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  4. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  5. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •