Eshtė folur shumė pėr kontradiktat e Nolit, aq sa ėshtė thėnė qė ekzistojnė shumė Nolėr, nė kundėrshtim me njėri-tjetrin1). Janė quajtur ato kundėrthėnie, inkoerenca, kontradikta dhe paradokse.
Eshtė mė se e vėrtetė qė Noli tė jep mundėsi e argumente qė ta trajtosh atė kontradiktor nė disa hulli. Nė vorbullėn e kontradiktave noliane, ato mė ngacmueset janė dy: a ka qenė Peshkopi ynė i shquar besimtar a jobesimtar, pėr tė mos thėnė kundėrshtar i besimit dhe, nė zgjidhjen e problemeve tė mėdha shoqėrore e politike, a ka qenė pėr pėrdorimin e dhunės a kundra saj, a ka qene revolucionar a kundėrrevolucionar.
Po jap mendimin tim, duke i peshuar kontradiktat nė vokacionet e tij, tė cilat gjithashtu kanė qenė tė shumta, por duke u pėrpjekur tė nxjerr nė dukje ato mė rėndėsorėt prej tyre.
Para sė gjithash, duhet thėnė se nė pikėpamje psikologjike dhe filozofike, duhet pranuar qė kontradikta subjektive ėshtė nė shpirtin e njeriut, nė mendjen, nė zemrėn, nė jetėn dhe nė veprimtarinė e tij. Tė lindura fillimisht nga dyshimi, me zgjerimin e pėrvojės jetėsore dhe tė kulturės, tek mendimtari a veprimtari, nė pėrpjekjet e tij pėr tju afruar sa mė shumė sė vėrtetės, nė ēdo plan teorik a praktik qė kėrkohet ajo, shfaqen kontradiktat. Qenėsia e kėsaj dukurie ėshtė nė pėrputhje me personalitetin e njeriut. Eshtė i njohur fenomeni qė kontradiktat e personaliteteve tė shquara marrin ngjyra paradoksale, siē ėshtė bėrė zakon tė thuhet, por edhe siē ėshtė shpesh e vėrtetė.
Personalitetet e larta qė tejkalojnė kufijt kombėtarė, siē qe Noli ynė, mishėrojnė jo vetėm kontradiktat individuale apo ato tė njė bashkėsie, qoftė kjo edhe njė komb, por edhe kontradiktat e njerėzimit, sepse tė tilla personalitete janė shprehje e ndėrgjegjes sė njerėzimit, pra edhe e kontradiktave qė e ngėrthejnė atė, ndėrgjegje qė pėrpiqet e lufton pėr ti hedhė dritė sė ardhmes.
Njeriu gjatė gjithė jetės sė tij, me rritjen e pėrvojės praktike jetėsore dhe me zgjerimin e dimensioneve tė kulturės, e pėrsos dhe e ndryshon mendimin e tij pėr probleme tė rėndėsishme, duke shkuar edhe tek kundėrshtimi i mendimit tė tij tė mėparshėm. Gjė krejt normale. Nė kėtė rast nuk mund tė bėjmė fjalė pėr kontradikta nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, pa rėnė nė mohimin e zhvillimit tė pandėrprerė mendor e shpirtėror tė njeriut. A nuk kemi sa e sa personalitete evropiane e botėrore qė nė dekadat e para tė shekullit tė kaluar u lajthitėn nga marksizmi e leninizmi dhe, mė vonė, u bėnė kundėrshtarė tė tij? Vetė Noli e ka shprehur njė dukuri tė tillė nė introduktėn e tij pėr Khajamin: Eshtė e pabesueshme qė Omar Khajami, armik i tė gjitha despotizmave, tė mos ketė ndryshuar aspak pikėpamjet e tij filosofike brenda nė 55 vjet 2).
Si qėndron Noli mes fesė e ateizmit, a beson apo nuk beson, a ėshtė pėrkrahės i fesė apo kundėrshtar i saj kjo ėshtė kontradikta mė tunduese pėr ato qė pėrpiqen ta trajtojnė atė si ateist dhe kundėrshtar tė fesė.
Megjithėsė nuk ėshtė pėr tu marrė nė konsideratė trajtimi i njėanshėm, nė njė farė mėnyrė tendencioz, qė iu bė kėtij problemi nė periudhėn e diktaturės, sepse aty mund tė ketė indoktrinim e mungesė ēiltėrsie, mė tepėr se objektivitet e bindje shkencore; gjithsesi duhet thėnė diēka. Namik Resuli nė studimin e tij Fan Noli sot 3) ka polemizuar pėr kėtė ēėshtje me Koēo Bihikun dhe Dhimitėr Shuteriqin, lidhur me antifetarizmin e Nolit (nė ndonjė poezi e shprehje tė tijen), duke pranuar kėtė dukurisado lėkundshėm - si inkoerencė tė Nolit (mbėshtetur nė njė shprehje tė nxjerrė nga njė letėr qė Noli i ka dėrguar Tashkos, mė 1906: Perėndisė qė nuk i besoj, i ardhtė keq! dhe e ka mbyllur kėtė ēėshtje, duke e lėnė nė kapėrcyell, me citimin e Qerim Panaritit, biografit tė parė tė Nolit: Si person, Noli gėzonte tė gjitha tė metat e njeriut plus tė metat e tij si individual, (d. m. th. si individ, shėnimi im, A. Ē.). Mendoj se kjo shprehje dhe ndonjė tjetėr qė bie Qerim Panariti nė librin e tij 4) mund tė jenė rezultat i njė momenti shpirtėror a rrethanash tė veēanta dhe nuk duhen marrė pėr bazė pėr tė nxjerrė pėrfundime rėndėsore kategorike, qė bien nė kundėrshtim me krejt jetėn dhe veprimtarinė e Nolit.
Aleks Buda ka shkruar: Me vullnet tė lirė e me ndėrgjegje, Noli zgjodhi rrugėn e priftėrisė. Nuk ishte as njė thirrje e brendshme, as nevoja pėr tė siguruar jetesėn qė e ēoi nė kėtė rrugė. Ajo qė nė kushte normale do tė ishte njė maskeradė veshja prift pėr njė njeri qė nė thelb ishte njė skeptik nė pikėpamje fetare, qe nė tė vėrtetė njė akt vetėflijimi i njė njeriu qė pranoi tė flijojė njė jetė normale njerėzore dhe lirinė e vet personale e mendore pėr nevojat politike kombėtare, tė luftės kundėr veprimtarisė kombėtare tė feve e kishave; qe ky njė akt vetėmohimi tragjik sepse e detyroi tė rrojė njė jetė nė dy rrafshe 5). (Eshtė fjala, pėr rrafshin politik dhe atė fetar).
Me pak fjalė kėshtu ėshtė trajtuar vendimi i Nolit pėr tu bėrė prift dhe misioni i tij fetar nga mendimi i shkencės shqiptare nėn trysninė e diktaturės. Pra, Noli u bė prift pa pasė njė thirrje tė brendshme, sepse pėrkundrazi ai ishte skeptik nė qėndrimin ndaj fesė; por u vetėflijua tragjikisht pėr nevojat e politikės kombėtare.
Sė pari, na duket njė gjykim tepėr i sipėrfaqshėm mohimi i thirrjes sė mbrendshme, vokacionit fetar, qė e drejtoi Nolin nė rrugėn e priftėrisė.
Nga tė gjitha vokacionet e Nolit, dy janė mė tė fuqishmet dhe mė ndikueset nė veprimtaritė e tij: ai fetar dhe ai atdhetar, vokacioni qiellor dhe njė nga tokėsorėt.
Shfaqja dhe jetėgjatėsia e vokacioneve kanė kronologjinė e tyre nė jetėn e njeriut, gjė qė del mė nė pah tek njerėzit e mėdhenj. Pa u zgjatur nė kėtė ēėshtje duhet tė pranojmė se ėshtė vokacioni fetar, ndoshta pėr vetė natyrėn e tij ekskluzivisht shpirtėrore, qė u shfaq tek Noli shumė heret, qė nė moshė tė njomė, dhe qė e shoqėroi atė, siē do ta themi mė poshtė, tėrė jetėn. (Eshtė pėr tu shėnuar se nė hullinė e religjionit, vokacioni ėshtė njė thirrje e brendshme qė Hyu i bėn njė shpirti pėr tju kushtuar i tėri Atij; ndėrsa nė vokacionet e tjera, tokėsoret, motivacioni ėshtė krejtėsisht nė hullitė njerėzore dhe shfaqet tek aftėsitė dhe talenti i njeriut.).
Vetė Noli na tregon nė Autobiografinė e tij se ai ishte i vetmi prej pjesėtarėve tė familjes qė e shoqėronte gjyshe Sumbėn nė agjėrimet e saj; bile edhe ndėr ato mė tė vėshtirat, siē ishte tė qėndruarit, dy herė nė vit, tri ditė rresht, pa ngrėnė e pa pirė; megjithėse gjyshja, pėrherė rropatej ta bindte qė tė mos agjėronte, sepse ishte shėndetlig 6). Si mund tė spjegohet ndryshe ky veprim fėminor, pėrveēse me njė impuls tė brendshėm shpirtėror? Ky predispozicion shpirtėror i fuqishėm e shoqėroi Nolin tėrė jetėn. Dhe mė vonė nė njė moshė tė pjekur, duke iu nėnshtruar kėtij vokacioni hyjnor dhe duke synuar nė sendėrtimin e idealeve tė tij tė larta qiellore e tokėsore, fetare e atdhetare, Noli nuk flijoi kurrėfarė lirie tė vetėvetes; nuk bėri ndonjė vetėflijim, pėrkundrazi ai krijoi mundėsinė qė tė pajtonte dy vokacionet e tij mė tė fuqishme, duke u vėnė plotėsisht nė shėrbim tė tyre dhe pėr hir tė kėtyre vokacioneve ai solidarėsoi bashkėsinė shqiptare ortodokse tė Amerikės, duke e shkėputur atė nga ndikimi, intrigat dhe politika antishqiptare e Patrikanės dhe themeloi Kishėn Shqiptare, u mor me politikė, duke u bėrė njė luftėtar i fkaktė pėr ndėrtimin e njė shoqėrie shqiptare sa mė tė ēliruar shpirtėrisht dhe lavėroi nė tėrė ato fusha tė kulturės, artit, shkencės, aftėsitė e tij tė rralla.
Eshtė tepėr e ēuditshme, flagrante tė pranojmė se personaliteti i Nolit nė tėrė madhėshtinė e gjenialitetit tė tij tia kishte nevojėn maskave dhe maskaradave.
Jeta dhe veprimtaria e Nolit nuk lėnė nė dyshim vokacionin dhe bindjen fetare tė tijen. Noli e hapi dhe e mbylli jetėn si besimtar i zellshėm. Nė frymėzimin e tij shpirtėror, nė prirjen dhe misionin jetėsor dhe, jo e parėndėsishme, nė trashėgiminė instinktive dhe edukatėn qė mori qė heret nė familje, ai na dėshmohet katėrcipėrisht fetar. Fetar nė ideal, fetar nė bindje, fetar nė veprim. Fetar nė fėmijėri, fetar nė rini, fetar nė moshė tė pjekur dhe nė pleqėri; fetar nė jetė, fetar nė vdekje.
Mė shumė se ēdo gjė dėshmon vepritaria e tij jetėsore. Nėn ndikimin e edukatės familjare, qė nė fėmijėri, ai mendonte tė bėhej kalorės i Skendėrbeut dhe misionar i Krishtit, dhe pėrpara marrjes sė ēdo vendimi ai pyeste veten: Si do tė kishte vepruar Krishti, nė njė rast tė tillė? Dhe pėrgjigjej: Krishti do ti besonte Zotit dhe do tė shkonte pėrpara. 7)
Gjatė gjithė jetės, ai jo vetėm ushtroi detyrėn si prift, por kohėn mė tė madhe ia kushtoi propagandės fetare. Qė mė 22 mars 1908, nė moshėn 26-vjeēare, vetėm 14 ditė mbasi u dorėzua prift, celebroi Liturgjinė e Parė Hyjnore nė gjuhėn shqipe dhe po kėtė vit botoi Shėrbesat e Javės sė Madhe, duke filluar me botimet e materialeve fetare, qė vazhduan gjatė gjithė jetės. Me qė lista e tyre ėshtė shumė e gjatė, po shėnojmė kėtu vetėm vitet e botimeve: 1908, 1909, 1913, 1914, 1916, 1936, 1941, 1948, 1949, 1950, 1952, 1954, 1955, 1956, 1957, 1961, 1962 dhe vetėm njė vit para se tė vdiste botoi Psalmet e pėrkthyera nga hebraishtja. Sqarojmė qė nė disa prej viteve tė pėrmendura mė lart, ai realizoi dy e mė tepėr botime. A mund tė bėhėj e gjithė kjo punė e vėllimshme dhe e shtrirė nė krejt hapėsirėn jetėsore pa njė predispozicion tė fuqishėm shpirtėror dhe vetėm e diktuar nga nevojat e politikės kombėtare?
Noli ka shkruar: Nga tė gjitha veprimtaritė e mia, dashuria ime e parė ėshtė kisha 8); ndėrsa pėrkthimin dhe kompilimin e Kremtores (Menoion) njė libėr shėrbese qė pėrmban psalmet, odet dhe troparia tė vitit liturgjik ortodoks - e ka quajtur sodisfaksionin e tij mė tė madh 9) dhe veprėn, nė tė cilėn janė pėrqėndruar pėrpjekjet e tij mė tė mėdha shpirtėrore, letrare, muzikore dhe intelektuale 10).
Nė tryezėn e punės, ditėn qė vdiq, iu gjetėn: njė vėllim i vogėl poezish franceze, disa fletė me pėrkthime nga ky vėllim, (dėshmi e gjallė e hapėsirės kohore dhe fuqisė sė vokacionit pėr artin poetik), si dhe njė dorėshkrim, nė tė cilin qe shkruar kjo lutje drejtuar Zotit: Kur ju tė vini nė tokė, Mbret i Qiejve, me pushtet dhe shkėlqim, e gjithė bota do tė dridhet nga frika, lumenjtė e zjarrit do tė rrjedhin para fronit tė gjyqit tėnd tė tmerrshėm, librat do tė hapen dy kapakėsh, do tė zbulohem mėkatet mė tė fshehta. Mė kurse mua prej zjarrit tė pashuar e tė amshuar dhe mė vendos nė krahun e djathtė nė Parajsė, Gjykatės i drejtė dhe mėshirėplotė! 11). Sa larg skepticizmit fetar dhe sa kuptimplote pėr vokacionin fetar tė Nolit ėshtė kjo lutje !
I qenėsishėm pėr tu theksuar, lidhur me ēėshtjen qė po trajtojmė, ėshtė fakti qė vokacioni fetar dhe ai atdhetar tek Noli ishin shumė tė fuqishėm dhe kjo pėrmasė dyfishohej, kur ato viheshin nė shėrbim tė njėri-tjetrit. Dhe ai i vuri mjeshtėrisht jo vetėm nė pajtim, por edhe nė funksion tė njėri-tjetrit. Dukuri e padiskutueshme e veprimtarisė sė tij.
Vokacioni i brendshėm fetar dhe ai atdhetar janė dy binarėt kryesorė nga kalon lokomotiva qė tėrheq trenin me vagona tė shumtė tė veprimtarisė sė tij: vagonin e pėrkthimeve letrare, poezisė, publicistikės, oratorisė, studimeve nė fushėn e historisė e tė muzikės, krijimeve origjinale nė fushėn e muzikės, diplomacisė, politikės. Vokacioni fetar, fillimisht, dhe ai atdhetar janė mė tė hershmit nė jetėn dhe veprimtarinė e Nolit dhe e kanė shoqėruar atė tėrė jetėn; prandaj mund tė na shėrbejnė si ēelės pėr tė shpjeguar kontradiktat e tij. 12)
Cili ėshtė mė i fuqishmi nga kėto dy impulse tė shpirtit nolian? Duket se gjaku iliro-shqiptar i trashėguar prej tė parėve ėshtė ai qė pėrcakton ēdo gjė mė sė miri nė personalitetin e kėtij shqiptari tė madh me pėrmasa evropiane e botėrore. Vokacioni atdhetar ėshtė pa dyshim nė tharmin e psikologjisė sė popullit tonė. Deri vonė i zhytur nė elemente paganizmi pavarėsisht pėrqafimit tė dy besimeve monoteiste shqiptari e ka pasė mė se tė theksuar vetėdijen e pėrkatėsisė sė tij etnike, kėtė vlagė tė ngrohtė atdhetarizmi, si dhe ndjenjėn dhe gjithė botėn shpirtėrore qė lidhet me tė. Nuk ėshtė i rastit, pėrkundrazi ėshtė shumė kuptimplotė konstatimi i Hobhaus-it, shokut e shoqėruesit tė Byron-it nė udhėtimet nėpėr trevat evropiane tė Perandorisė Turke, nė dekadat e para tė shek. XIX: Kur banorėt e provincave tė tjera tė Turqisė pyetėn se ēfarė janė, ata pėrgjigjen: jemi muhamedanė ose jemi tė krishtėrė; ndėrsa banori i kėtij vendi (ėshtė fjala pėr trojet shqiptare, shėnimi im, A. Ē.), pėrgjigjet: unė jam shqiptar.13). Dhe kjo ndodh nė dhjetėvjetėshin e parė tė shekullit tė XIX, kur vetėdija kombėtare e popullit tonė ishte errėsuar mjaft nga shkaku i zgjatjes sė pushtimit osman dhe politikės sė tij antishqiptare dhe kur vetėdija kombėtare e popujve fqinjė kishte kristalizuar platformėn e tyre kombėtare. 14)
Kėshtu, nė vokacionet e tij mė rėndėsorė, Noli dėshmohet gjithsesi njė shqiptar i vėrtetė, me gjak, me mish, me kockė; ashtu siē e ka cilėsuar Hasan Dosti: Ky burrė simbolizon sinthezėn e virtyteve tė racės arbėrore. 15)
Historia, kultura, etnopsikologjia dėshmojnė dashurinė e popullit tonė pėr atdheun. Qė nė fillimet e saj-duke mos lėnė jashtė humanistėt e mėdhenj, qė shkruan nė gjuhėn latine, kultura shqiptare u frymėzua nga ndjenja e atdhetarizmit. Mė sė miri kėtė e dėshmojnė mė tė vjetrit: Barleti, Beēikemi, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani; dhe mbas tyre rreshtohen tė gjithė, pa dallime besimi a krahine. Dhe asnjėrin prej tyre nuk e ka penguar rroba fetare tė merret me politikė, shkencė, art, bile edhe tė marrė pushkėn pėr tė luftuar pėr atdheun.
Kleri katolik i Veriut krijoi si moto tė veprimtarisė sė tij binomin Fe e Atdhe. (Duhet theksuar kėtu se nėse vokacioni dhe veprimtaria fetare e tij lidhej vetėm mė njė pjesė tė vogėl tė popullit, siē ėshtė elementi katolik, veprimtaria atdhetare e tij kishte karakter mbarėkombėtar.)
Njė nga argumentet pėr ta paditur Nolin si antifetar ka shėrbyer pėrkthimi prej tij i Rubairave tė Omar Khajamit. Nėse kontradikta ėshtė mė se e mprehtė, flagrante, nė predikimin e fjalės sė Krishtit, nga njėra anė, dhe tė bolshevizmit, anti-Krishtit, nga ana tjetėr, siē mund tė thuhet pėr disa poezi dhe introdukta tė tij; ndryshon puna nė pėrkthimin e Rubairave, njė fenomen nė dukje kontradiktor dhe, mė pėrtej, paradoksal.
Nė pėrkthimin e Rubairave, duhet tė kemi parasysh disa fakte:
Sė pari, vetė Khajami ėshtė thellėsisht kontradiktor. Aq sa mund tė trajtohet si afetar, po aq mund tė trajtohet si fetar dhe si kundėrshtar i fesė.
Sė dyti, nėse pėr hir tė lirisė sė mendimit, kritikon dogmatizmin fetar, Khajami nuk ėshtė ateist. Ai beson nė njė Zot, pavarėsisht se herė-herė kritikon edhe perenditė e feve semitike.
Sė treti, mungesa e konsekuencės nė idetė e Rubairave, nuk na lejon tė pėrcaktojmė njė vijė demarkacioni pėr njė sistem tė prerė filozofik tė Khajamit. Vetė Noli e pohon kėtė nė introduktėn e tij: Ēdo sistematizatė strikte e iderave qė na ēfaq Khajami ėshtė e kotė sa edhe e lajthitur. Dhe mė poshtė: Khajami nuk ėshtė dishepull i njė shkollė, po i tė gjitha Shkollave gjer nė njė pikė 16).
Sė katėrit, pėr hir tė realizimit tė njė perle letrare, Khajami i ka lejuar vetes tė predikojė edhe ide krejt kontradiktore. Ja si ėshtė shprehur Noli pėr kėtė: Tė gjitha pikėpamjet makar kontradiktore janė tė mira pėr Omar Khajamin nė qoftė se i japin lėndėn e nevojshme pėr njė rubai artistike 17). Kjo na dėshmon se vokacioni letrar tek Khajami ka qenė mė i fuqishėm se ai filozofik; gjė qė shihet, nė ndonjė rast, edhe tek disa pėrkthime tė Nolit, nė kundėrpeshimin mes vokacionit letrar dhe atij filozofik. Me tė drejtė, studiuesi Vehbi Bala ka vėrejtur njė afinitet shpirtėror tė Nolit me krijimtarinė e Khajamit 18).
Kėshtu, mund tė rreshtohen edhe argumente tė tjera pėr ta kundėrshtuar si bindje - antifetarizmin e Khajamit. Noli e pėrktheu Khajamin nė vitin 1926, si njė nga militantėt mė tė mėdhenj botėrorė tė Lirisė sė Mejtimit. Mendoj se pėrkthimet madhore tė Nolit janė nisur jo vetėm nga vlerėsimi letrar-artistik, por mė tepėr e mė nga vokacioni i tij atdhetar. Ndryshon puna me pėrkthimin e disa poezive.
Si mendimtar i madh, Noli kishte nevojė pėr hapėsirė tė gjerė e horizont tė kthjelltė mendimi. Kėtė e ndjente, e quente tė nevojshme dhe e dėshironte edhe pėr popullin e tij, pėr atdheun e tij; prandaj ai pėrkthen krahas Ungjijve edhe Rubairat. E gjithė veprimtaria e Nolit buron nga militantizmi pėr lirinė e mendimit, ushqehet nga kultura e tij shumė e gjerė dhe ndizet e merr flakė nga pathosi qytetar, pėr ti dhėnė forcė e energji veprimi idealit tė tij atdhetar. Noli kėrkon ti japė dritė njė populli qė porsa ka dalė nga errėsira e thellė otomane e qė sorollatet nė njė qorrsokak vėshtirėsish pėr tė krijuar shtetin e vet dhe ēdo gjė tjetėr, duke filluar qoftė edhe nga ripėrtitja e identitetit. Dhe kėtė dritė ai e sheh nė vazhdėn e rilindasve, tek pėrqafimi i kulturės, nėpėrmjet lirisė sė mendimit njė ēlirim shpirtėror deri nė skajet mė periferikė tė ndėrgjegjes kombėtare.
Tė lexosh Khajamin ėshtė sikur tė pėrballesh me njė enciklopedi tė tėrė filozofike humaniste, tė realizuar nė njė nga veprat mė kulmore artistike tė letėrsisė botėrore, sendėrtuar gjithsesi me njė thjeshtėsi tė skajshme. Thėnė nė mėnyrė mė se tė thjeshtėsuar, nė morinė e motiveve, dy janė kolonat vertebrale, kryemotivet e Rubairave: gėzimi epikurean, hedonist i jetės - carpe diem e romakėve dhe qėndrimi stoik pėrballė vėshtirėsive tė saj. Polemika me fetė, kryesisht me dogmat e saj sillet rreth kėtyre dy poleve, dy filozofive. Nuk ka kėtu ndonjė kontradiktė, aq mė pak alarmante, siē ėshtė interpretuar aty-kėtu. As pėr Khajamin qė i krijon rubaitė e as pėr Nolin qė i pėrkthen. Sepse jeta i ka brenda saj tė gjitha: edhe gėzimet edhe vėshtirėsitė. Tė parat duhen jetuar, tė dytat duhen pėrballuar. Eshtė vetė jeta qė i jep pėrparėsi njerės ose tjetrės doktrinė filozofike, nė rastet emergjente tė saj, pa krijuar ndonjė kontradiktė, nė kuptimin e plotė tė fjalės. Nė kėtė hulli duhet interpretuar edhe militantizmi Khajam dhe Nolian pėr lirinė e mendimit.
I rreshtuar me Khajamin, si njė shqiptar i vėrtetė qė has shumė vėshtirėsi nė jetė dhe fare pak, gėzime dhe i ushqyer nga vokacionet e tij atdhetare e fetare, Noli i jep pėrparėsi qėndrimit stoik nė jetė. Kjo shihet nė gjithė jetėn dhe veprimtarinė e tij. Del qartė tek pėrkthimi i Rubairave dhe sidomos nė komentin qė i bėn atyre. Noli bashkė me Khajamin, sė bashku me stoikėt, mendojnė qė njeriu duhet tė jetojė i mbėshtetur tek arsyeja, nė harmoni tė plotė me natyrėn, me ligjėt universale tė saj. Dhe nė kėtė rrugė, virtyti ėshtė e vetmja gjė e mirė, e vetmja vlerė, vlera mė pozitive e njerėzimit. Pėr tė realizuar detyrėn e tij, njeriu duhet ta gėzojė jetėn, kėnaqėsitė qė jep ajo, ti pėrballojė vėshtirėsitė, vuajtjet, duke u ngritur mbi pasojat e fatit dhe duke arritur lirinė shpirtėrore nė pajtim me logjikėn hyjnore, qė drejton gjithėsinė, natyrėn dhe njerėzimin gjithnjė nga e mira.
Anton Ēefa
Krijoni Kontakt