Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 86
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Theofan Stilian Noli, misioni i pamundur i “tė mėdhenjve” nė misionin e mundur tė shtetit shqiptar

    40 vjet pas vdekjes, Fan Noli akoma enigmatik pėr Shqipėrinė

    Entela Komino

    Ėshtė kthyer dy herė nė jetė nga vdekja e sigurtė dhe rreth njė shekull pasi ai ka filluar tė shkruajė dhe 40 vjet pas vdekjes provokimi i tij te lexuesit hap njė botė enigmash tė pėrafėrta me dilemat e jetuara tė tij. Gati tė tė njėjtit puls me ato tė fėmijės me heronj qė rikthehen ndėr tė gjallėt. Ngaqė e “kish tė shkruar” me sa duket ritin e kthimit “sa tė ketė emėr”.

    Shtegu i ēelur pėr tė pritur vdekėtarin, qė e solli trupin e tij dy herė nga e pėrtejmja pėr tė “treguar” se ēfarė pa “andej” dhe pse mbeti nė jetė, ashtu si jo rrallė i pelqeu Nolit tė vetėshpjegohej, i ka bėrė lexuesit e ēdo kohe dhe dėgjuesit bashkėkohės tė tij tė mbartin nė njė njėfarė mėnyre pėrkimin me magjinė e ėndrrės - mision tė shprehur prej tij. Pėrkim ky, i vėnė jo rrallė nė pikėpyetje nga muzgu i disa fakteve biografike. Tė gjitha udhėt e kėrkimit tė Nolit flasin pėr prirje, pėr bėma herojsh. Pasi ishte shtrėnguar ta linte pas jetėn private tė Egjyptit, detyra e tij pėrqėndrohej nė bashkimin e turmave “amorfe tė shqiptarėve, tė cilėt ishin ndarė nė tri grupe fetare... Lipsej tė mblidhte tė holla nga njerėz skamnore, tė cilėt, sikurse tė gjithė shqiptarėt, ishin me kursimtarė se skotlandasi i njohur koprac. Kish pėr detyrė tė gjente njė udhėheqės tė volitshėm pėr ta, dhe udhėheqėsi nuk duhej tė priste njė rrogė tė mjaftueshme pėr tė jetuar. Kishte pėr detyrė ta emanciponte kishėn ortodokse shqiptare nga kthetrat e patrikanes sė Stambollit, tė cilėt e kishin sunduar atė afro dymbėdhjetė shekuj. Kishte pėr detyrė tė ēlironte afėr dy milionė shqiptare nga Perandoria Turke, e cila kishte njė popullsi prej mėse gjashtėdhjete milionė banorėsh, lipsej tė fitonte simpatinė e fuqive tė mėdha tė Evropės, tė cilat ishin tėrėsisht tė krishtera, pėr shqiptarėt, tė cilėt ishin nė pjesėn dėrrmuese muslimane, dhe urreheshin dhe nga vetė turqit. Kishte pėr obligim tė siguronte dhe fitonte pėrkrahjen e opinionit publik botėror, ndėrsa nuk e kishte mėnyrėn tė ndikonte nė kėtė opinion, veē disa revistave shqiptare tė cilat i lexonin fare pak ata qė nuk ishin shqiptarė, pėr tė qenė puna dhe me pisk, ato lipsej tė ndikonin nė shqiptarėt, kurse shqiptarėt nuk dinin tė lexonin shqip!” Detyra ėshtė shqyrtuar pėrmes tre heronjve tė tij tė Ibrik-Tepesė: Napoleoni, Skėnderbeu dhe Krishti. “Vota ishte unanime. Kėshtu dhe Fan Noli eci pėrpara duke shpresuar atje ku s’kishte shpresė, duke pasur besim te Zoti dhe nė drejtėsinė e ēėshtjes, qė kishte marrė pėrsipėr”. Njė mision shenjti do tė shėnonte fillimin. Nolit 25-vjeēar iu kėrkua autoriteti i tij i parė pėr t’u ushtruar: tė “dorezohej” prift shqiptar. Kjo ishte “ndeshja e duhur”. Profesioni i mundur pėr tė. Vepra e mjaftueshme pėr heronj... Vepra e kishės e parė me kulminacion si vepėr e madhe politike edhe pse e kryer nė Amerikė, ėshtė njė nga ēastet e shėnuara me krenari pėr tė gjithė shqiptarėt me emrin e Nolit. Kisha dhe atdheu, qė nė kėtė rast ishte i largėt, ka funksionuar si njė vlerė e zhvendosur mbi bazėn e binomit retorikė-atdhe. Afrimi me auditorin pėrmes kishės ėshtė modeli me spėrkatje rilindjeje sipas nje modeli qė Zamputi e jep pėr Fishtėn me “binomin Atme e fe”. Pėrtej ngėrēit qė ka kėrkuar nė vite justifikime pėr Nolin prift, kisha i ngjan veprave shqiptare edhe me kryerjen e saj jashtė kufijve. Ngjarjet e saj provuan se ajo ka qenė njė nga institucionet qė mund tė bėhej pa patur atdheun e pushteteve civile, nė raporte gati tė tilla si ato qė sollėn dhe lėvrimi i letrave dhe publicistikės shqipe. Po ashtu tė ndėrtuarit e kishės shqiptare jashtė Shqipėrisė ėshtė nė vazhdėn e realiteteve, qė kryhen pėr tė kryesisht jashtė kufijve. Titulli i tij zyrtar ishte: “Mitropolit i Durrėsit, Gorės dhe Shpatės, primat dhe zėvendėspatriark i gjithė Ilirisė, detit perėndimor dhe gjithė Shqipėrisė”. Mes njė tė pėrditshmeje krijuese dhe ne auditorin e kishės ai ishte publik siē dėshironte dhe mund tė jetonte, si prift. Kisha, qė funksiononte dhe si partnere mediatike, ose adresa ku ishte mbajtur ose demostruar ēėshtja e javės pėr komunitetit shqiptar e botuar me pas dhe nė gazetė, ishte atmosfera qė e ēoi Nolin sipas Lames nė drejtimin e “Dielli”-t. “Prifti u bė gazetar; me 8 qershor 1919, prifti dorėzohet peshkop dhe peshkopi zgjidhet deputet i Vatrės nė Parlamentin e Shqipėrisė… mėshon nė kishė, mėshon dhe nė shtyp.” Kontributi pėr ndėrtimin e kėtij rrjeti mediatik tė shqiptarėve tė Amerikės, solli me njė frymė 12 shekuj zhvillimi. Noli predikoi llojin e fundit tė quajtur situativ para njė auditori me “atdheun” e largėt. Eshtė “pretenca” e formimit tė tij qė e ēon kah modernia e shekullit nė tė cilin jetoi, modernizėm, nė themel pėrshtatjeje me jetėn civile. Manifestimi i tij tregoi se mund tė tregonte Shqipėrinė moderne edhe pa qenė kėtu e qe aq mė pak moderne. I prirur pėr tė pėrqafuar misione tė mėdha, ose pėr t’i afruar ato me rastet e jetės sė tij, pėrveē kishės bashkė me gazetėn, rruga shumė shekullore e retorikės nė shoqėrinė njerėzore, mėsyu me veprėn e Nolit drejt e nė nivelin e saj bashkėkohor. Dhe pėr me tepėr nė shqip. Kjo ka ndodhur njėkohėsisht me rimarrjen e pushteteve dhe administratave nė gjuhėn shqipe. Situata ėshtė vėrtet e rėndėsishme dhe kushtezuese nė pikėpamje historike institucionale. Ka qenė vėshtirėsi e madhe tė punoje nė njė terren bosh thuajse pa atdhe si ai i Nolit, por nga ana tjetėr, tė ishe nė njė situatė tė tillė luftarake tė imponuar, kushtet ishin thuajse tė llojit ideal pėr kombinimin e kapaciteteve folėse (pėrfshirė retorikėt) me ato konfliktuale tė mjedisit. Sepse vetėm atėherė, mund tė luheshin skena heronjsh, qoftė dhe njė Daniel nė strofkullėn e luanit (kupto nje parlamentar si Noli te fshehur nėn karrike pėr t’iu shpetuar plumbave). Nė marrėdhėnien e tė pėrditshmeve tė Nolit, retorika ka vazhduar tė fitojė terren civil, madje dhe nė mjediset e kishės, ashtu siē ka udhėhequr me intuiteėn e tij Noli i njėsuar prej “madheėisė” sė misionit. Vlerat e mbetura tė gjuhės vijneė pikėrisht nga kėto madhėsi.


    Noli e Konica – Heronjt e Homerit..

    Nė njė vepėr pėr Nolin, Lefter Lame Dilo -shkruesi i parathėnies mendon se autori ishte shoku i “pandarė tė idealit tė pastėr” pėr Konicėn. Konflikti kishte shpėrthyer me forcė “tė mėdhenjsh” mes rreshtash, si ato tė Konicės pėr ngjarjet e ’20-’24. Drama “politike me tre akte” e Shqipėrisė ishte si vijon: Akt i Parė- Ahmet, Zogu, nė lidhje me marrėveshje tė plotė me Fan Nolin dhe shokėt, bėri njė luftė tė fortė pėr Partinė e Indipendencės tė pėrfaqėsuar nga Vatra, kundra Partisė sė Kollonizimit italian tė pėrfaqėsuar prej Luigj Gurakuqit. Zogu triumfoi dhe Gurakuqi u mund.
    Akt i Dytė- Gurakuqi ahere u pėrpoq dhe arriu tė kllase Fan Nolin me shokėt nė qarkun e influencės sė tij, organizoi njė kryengritje me pėrkrahjen e Italianėve dhe pėrzuri Ahmed Zogun nga Shqipėria.
    Akti i Tretė- Ahmed Zogu organizoi dhe ay njė kryengritje me pėrkrahjen e Serbėve, pėrzuri Gurakuqin me Fan Nolin nga Shqipėria, ēliroi njerėzit qė kish burgosur Gurakuqi, vuri njerėz tė tjerė nė burg, dhe u bė i zoti i Shqipėrisė.” Po sipas Konicės, njerėzit e Qershorit 1924 vunė Nolin nė krye sepse “besimi i tyre ka qenė sė Fan Noli i lirė nga intrigat lokale, i lirė nga zemėrime dhe klecka malokėsh, i lirė nga njė tė shkuar ngatėrresash nėnė dhe do tė qeveriste me frymėn e re tė njė njeriu me ideale tė ndryshme”. Noli ėshtė larguar nga Shqipėria pas ardhjes sė Zogut nėpėrmjet Italisė “(Dhjetor 1924) ftuar nga Musolini”, siē dėshmon Elsi. Pas njė pėrthyerje joheronjsh nė veprėn e tij politike, pasojnė dhe disa tė tjera siē ishte pranimi mė nė fund sėrish prej tij i Zogut, madje rendimin nė njė llogore me tė, pasi i kishte kėrkuar pension kur ai kishte qenė ende mbret i shqiptarėve. Konica ėshtė njė nga kujtimet e Nolit nė njė nga pėrmendjet ose reagimet e fundit publike tė tij dhe pikėrisht nė fjalimin me rastin e 50 vjetorit tė gazetės “Dielli”. “Sa i pėrket punės sė tij gazetareske, ju tė gjithė dini se nuk ka qenė i shkėlqyeshėm, ngaqė ndonjėherė e zhyste penėn nė acidin e gurkalit tė stilit tė vėrtetė francez…”. Ky njeriu i kishte lėnė testamentin e jetės sė tij Lame Kodrės e priftit Noli, qė pritshėm do t’i kėndonte mbi varr, por jo me rezervat e paimagjinuara tė njė grindjeje. Zamputi sjell Maleshoven pėr vleresimin qė ai e sheh treskajor Konica-Noli-Fishta. Pėr tė ata “janė fytyrat me tė mėdha tė Shqipėrisė nė fushėn e kulturės”.

    Noli – misioni politikan?

    Roli “magjepsės dhe fatal njėkohėsisht” i “korifej i popullit dhe vendit”, siē e kanė quajtur me shumė figurė kryeministrin gjashtėmuajsh tė ’24-ės, ka disa referime. Duke iu afruar politikės nga pathosi i komunikatorit dhe nevoja e lindur nga mungesa e atdheut, bėhet e qartė qė ky nuk mund tė ishte profesioni i tij. Pėrveē rrethanave tė tjera, mosmenaxhimi i tė cilave, nė njėfarė mėnyre ishte pėrgjegjėsi e postit qė kishte marrė pėrsipėr. “Njė kohė mė parė” se Noli tė hynte nė histori, atdheu i kėrkuar i Nolit qė jetonte nė modelin-vepėr “...ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, ushtroi mes kėrkimeve tė shumta precedentin e pushtetit tė katėrt- publicistikės - pa njė shtet tė qartė me pushtetet e tjera nė Shqipėri. Nė mungesė tė shtetit shqiptar, vepra kulturore e shqiptarėve hynte nė tregun me tė ēuditshėm qė mund tė kishte patur ndonjėherė. Pėr auditore qė nuk mund tė silleshin kurrėsesi pranė: autorėt shqiptarė qė ishin edhe vetė nė formim, i drejtoheshin popullsisė shqiptare me kufizime dhe rretheve politike me forcė vendimi mbi Shqipėrinė. Realiteti (vendimmarrės) jashtė Shqipėrisė, mė i rėndėsishėm se ai brenda saj dhe lejet pėr botim tė drejtuara nga administrata tė huaja rezultojnė sot me njė inventar tė thjeshtė se, shqiptarėt kanė shkruar dhe botuar nė disa kontinente, shtete dhe rreth e rrotull nėpėr Ballkan ndoshta mė shumė se brenda Shqipėrisė. Nė njėfarė mėnyrė, tė prodhoheshe personalitet shkrimi ose dhe veprimtar kombi jashtė Shqipėrisė, nuk ishte e rrallė, pėr tė mos thėnė qė u bė lloj zotėrues. Dhe autorė tė tillė si Mithat Frashėri gjejnė se “ca nga ca, nė mėnyrė inkoshiente, mėmėdheu mori pėr mua formėn e njė perėndie dhe kulti i tij ... vendin e njė besimi fetar”. Noli veēon me shumė nga tė gjithė duke na afruar ēudinė e tė lindurit shqiptar nė njė komunitet shumė tė ngushtė e tė kufizuar siē ishte ai i njė fshati nė Turqi tė treguar shumė vite mė pas mes pėrkėdhelisė sė misioneve nė Autobiogafi: “duket sikur misioni i Ibrik -Tepesė ishte sa pėr t’i dhėnė njė pionier si ju Rilindjes shqiptare. Pasi mbaroi atė mision, ajo u zhduk nga harta si njė ngulim shqiptar nė Thrakė”. Atdheu i ka munguar Nolit dhe disa autorėve tė tjerė bashkėkohorė njė lloj si publicistikės. Ai ndjen dukshėm nevoja identiteti profesional dhe ekzistencė materiale, ngjyra kėto qė i ngjajne njė tė pėrditshmeje tė vėshtirė pėr t’u jetuar dhe aq me pak pėr tė ndėrtuar vizione misionesh. Ose dhe aq me shumė pėr tė ėndėrruar me lendė heronjsh mundjen e njė realiteti tė vėshtirė. Vetė ardhja ne Shqipėri drejt e nga metropolet e zhvilluara ėshtė gati nė kufijtė e njė perralle. Nė terma tė shtetit, pamundėsia pėr tė ushtruar njė tė tillė shqiptar solli njė kontradiktė tė qartė. Kur rasti i shtetit shqiptar erdhi, figurat qė kishin sjellė kontribute tė medha edhe pa tė, nuk arriten tė ushtronin as mjeshtėritė fillestare pėr shtetin. Noli ėshtė mė tipiku pėr kėtė, por jo i vetmi.

    Autorėt e kanė vėrejtur pashmangshėm fondin e “misionit” dhe sipas veprash tė ndryshme ose pėrshtypjesh tė pėrgjithshme,kanė konkluduar pėr forcėn e (mos)veprimit, sidomos nė rastet kur kanė marrė pėr bazė krahasimi,heronjtė e shpallur tė Nolit ose ata tė pėrafruarit pej tyre. Pėrhumbja e pėrmasave tė tij konkrete, sidomos nė rastet kur nuk janė me vlerėn e mitit, vijnė sipas Qoses, nė njė pėrshtypje krijimi qė “Noli ka pasur qejf tė madh pastaj, qė si krijues, si historian t’i kapė heronjtė pėr fyti dhe prej piedestalit tė tyre tė lartė e tė paprekshėm, t’i zbresė nė mesin e njerėzve tė thjeshtė, tek do tė jetojnė, tė gėzohen dhe tė vuajnė, tė ngadhnjejnė dhe tė dėshtojnė bashkė me ta”. Noli dhe heronjtė frekuentojnė njeri/tjetrin, duke shkėmbyer sipas rastit pėrmasat mitike me ato njerėzore. “Gjatė rrethimit tė rrezikshėm tė Parlamentit, qė zgjati afėrsisht katėr ore, Fan Noli pėr herė tė parė nė jetė, nuk e pyeti veten:” Si do t’ia bente Napoleoni, ose Skėnderbeu, apo Jezui nė njė rast tė tillė?” 1. Njė hero i harruar apo i pamundur? Paraprakisht Noli e kishte larguar modelin e tij politik tė fėmijėrisė, Napoleonin, pėrmes shqyrtimesh qė tingellojnė ndoshta naive nė autobiografi, por qė dukshėm nuk e lejojnė tė pėrqaset nė gjithė veprimin e tij politik me formula tė njohura individėsh ose ideologjish dhe qė gradualisht ėshtė shndėrruar nė gjasė me shumė dilema. Modeli politik pėrmes heroit tė fėmijėrisė, ėshtė pjesa me pa pėrfaqėsim gjatė gjithė jetės sė Nolit, dhe pėr kėtė arsye ajo me pa fizionomi,edhe atėherė kur mbetet mes komunitetesh e aksionesh tė majta. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr emrin konkret tė heroit, sepse pėr njė moment heroi tjetėr ėshtė gati. “Ai e dinte se kėsaj pyetjeje tė tij i gjendej pėrgjigja tek “Dhiata e Vjetėr”, nė episodin ku flitet pėr Danielin nė strofkullen e luanit”2. Pėrtej asaj qė shumė studiues e pėrkufizojnė si romatizėm e idealizem tė tij, Noli e “pėson” nga moskonsiderimi i atyre qė nuk shqyrtohen nga kėto misione. Autori qė ecėn “Anės lumenjve” nuk ėshtė Noli, siē zgjodhi dhe siē u shfaq. Qartėsisht, Noli nuk ėshtė shfaqur vendimtar pėr politiken ose nuk ka reflektuar sukses me aksionin e tij politik, perjashto rastet kur ishte shumė i mbėshtetur. Brenda konstelacionit tė misionit, me tė cilin shfaqet aftėsia pėr tė menaxhuar postet e karrierės, nėse do tė ndaleshim tek ai vetėm si politikan, atėhere do tė ishte e vėshtirė tė zbulonim cilėsi domethėnėse. Jo vetėm sepse ai dėshtoi nė kulminacionin e kėsaj vepre, duke sjellė mė shumė se gjithēka, mospėrmbushjen e “pritjes”, qė ishte ndėrtuar pėr tė edhe nga vepra politike. Njeriu luftarak i letrave, strategu i rrallė i tekstit, vrojtuesi mė largpamės dhe mė i hollė i shtresave tė krijimit, armata mė e fuqishme e prodhimit tė suksesshėm e voluminoz, madje dhe vepruesi me pėrfundim nė ēėshtjen ortodokse shqiptare dhe atė diplomatike tė pranimit tė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve, nuk ishte aspak i tillė si “i pari” i Shqipėrisė. Brenda kuadrit tė shfaqjes sė tij dhe kthesave qė pėsoi dhe Shqipėria nga kjo shfaqje, pjesa mė e debatuar e Nolit, politika, ėshtė shpėrndarė nė kėto diskutime si vezhgim, pėr tė vlerėsuar aftėsite e tij dhe pėrmes kėsaj, rėndėsinė e shtuar apo pakėsuar nė veprėn “Atdheu”, e cila nuk ia kishte sjellė gjithashtu “pritjen” e tij tė madhe, duke e nderur mes dilemash fillestari nė pėrpjekjet pėr ta mbajtur brenda tij me forcėn e mėparshme. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr emocionin e dashurisė ndaj vendit, qė nuk e mundi si politikan, por pėr vullnetin qė ndėrtohet dhe nga kompetenca e pėrfaqėsimit tė komunitetit.

    Por nuk duhen harruar dhe kushtėzimet si ato pėr tė cilat bėjnė fjalė burime tė sotme gojore tė administratės pėr Shqipėrinė nė Departamentin Amerikan, tė cilat janė shprehur publikisht se, kjo njohje nuk do tė ndodhte pėr sa kohė Noli nuk do tė provonte me zgjedhje tė lira, sepse ai pėrfaqėsonte vullnetin e vėrtetė tė popullit. Kurse pėrsa i pėrket programit tė tij qeverisės, tė njėjtat burime pohojne se ai ishte diēka e pamundur praktikisht prej Shqipėrisė nė atė periudhė. “Bisedonjėsit tė gatshėm”, i kėrkohej veprim sipas detyrės politike me tė cilėn vinte. Teksti politik i Nolit, i dukur si “parathėnia” edhe e njė veprimi tė suksesshėm politik, ka diferencė tė dukshme me aksionin politik. Dhe kjo ėshtė mbetja e vetme nga tekstet i tij. Nė kuptimin konkret politik, programi i qeverisė sė Revolucionit tė qershorit, kishte shumė mė tepėr nga ē’mundej Shqipėria nė pėrgjithėsi. Por kjo e fundit, ėshtė prova qė ka ndodhur pas hartimit tė tekstit. Njė aksion ėshtė tashmė i sigurt: Noli vetė, ėshtė “shqipėruar” plotėsisht si individ, deri nė tė qenurit pėrfaqėsues politik i komunitetit, gjuhėn e tė cilėve pasi e mėsoi e tejkaloi. - E shqipes u bėftė!


    Pak fjalė pėr Fan Nolin

    Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, ėshtė lidhur megjithė kulturėn e re shqiptare tė shekullit tonė. Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, njė fshat shqiptar nė Traki, afėr Adrianopojės. Pasi kreu nė greqisht shkollėn fillore dhe gjimnazin, nė vitin 1900, nė moshėn 18-vjeēare, ai u largua nga vendlindja pėr tė mos u kthyer dot mė dhe shkoi nė Athinė.
    Nė gjimnazin grek ai ishte njohur me letėrsinė antike greke, me letėsinė evropiane e sidomos me veprėn e Shekspiri. Vetėm mė 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse mė pas nė moshėn 55-vjeēare, mbaroi konservatorin, dhe nė moshėn 63-vjeēare mori doktoratėn e filozofisė pėr histori. Pėr tė siguruar jetesėn, hyri nė njė shoqėri tramvajesh e mė pas si sufler nė njė teatėr. Mė 1903 shkoi nė Egjipt ku punoi pėr dy vjet si mėsues. Mė 1906 Noli u dėrgua nė Amerikė nga patriotėt e kolonisė sė Egjiptit pėr organizimin e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve tė atjeshėm. Brenda njė kohe tė shkurtėr Noli krijoi shoqėrinė “Besa-besė”, qė mė pas u shkri nė federatėn “Vatra” si dhe gazetėn “Dielli”.
    Noli ėshtė dėgjuar ose lexuar si prift, gazetar, shkrimtar, politikan, kritik letrar, diplomat, historian, pėrkthyes, madje dhe si muzikant nė kohėn e vet. Nė vite nuk ka qenė e mundur tė diskutohet mbi Nolin nė vetėm njėrin prej kėtyre “profesioneve”. Njė jetė nė kufijtė e legjendės ka nisur me portretet e pėrfytyruara tė tij. Mes te cilave ngrihet:
    Heroi i misionit tė kryer Biri i vetėm qė “duhej me doemos... tė plotėsonte ambiciet e... kota” tė babait tė drejtuara nga tė qenurit prijes ishte njeriu qė “i pėlqente aq shumė adhurimi i heroit sa dhe muzika”. Njeriu qė 18 vjeē nuk ishte me nė vendin e tij tė lindjes, por nė njė shtet e komunitet nėse mund tė thuhet “i kundėrt”(nė pikėpamje tė fesė dhe rivalitetit rajonal pėr ndikim) me atė te Turqisė, Athinė, qė “tė gjente njė punė atje dhe tė vazhdonte studimet nė universitetin e Athinės” - si “karrocier trolejbuzi, kopist, sufler, aktor”, kishte qenė “Fan Noli nė imagjinatėn e tij, duke mbajtur Dhjatėn e Re tė Kristoforidhit nė njerėn dorė”, qė “kerceu mbi kalin e tij Rosinant dhe u bė kalorės i Skėnderbeut si dhe misionar i Krishtit midis popullit shqiptar”. Pasi u vendos nė ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime tė ndryshme, siē ishte “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” etj dhe me organizimin e veprimtarive tė kishės shqiptare nė Amerikė, e cila shėrbente si qendėr e lidhjes sė kolonisė shqiptare. Fan Noli mbeti deri nė fund tė jetės sė tij njė demokrat i shquar. Ai vdiq mė 13 mars 1965 nė ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.


    Konica, miku dhe armiku mė i madh i Nolit

    Njė tjetėr hero i Nolit brenda etikės qė i nevojitej shqiptarėve, ėshtė ai qė ka gjetur Konica: “Me rastin e kremtimit tė Ditės sė Flamurit, u poqa me shokun e vjetėr, peshkop Fan Nolin, tė cilin nuk e kisha parė disa vjet. Fan Noli, (njeriu qė ka lojtur roll aqė tė madh nė lėvizjen t’onė dhe ėshtė aq i njohur munt t’i pėrmendet emėri pa ndonjė titull si njė fytyre historike, pa hyrė nė ndonjė pakėsim nderimi nė kėtė mungesė titulli)…Heronjt’e Homerit ē’kėmbejin fjalė t’ashpėra, pastaj bashkoheshin, si me parė. Sado qė s’jemi si ata heronj, m’u kujtuan kur u poqa me njė fytyrė me tė cilėn kam lėftuar aqė shumė kohė si shok, edhe pak kohė si kundėrshtar”. Heroi tjetėr i Homerit - rivali i Nolit, me sa duket nuk ka qenė thjesht armiku i pakthyeshėm i tij. Faik Konica - njeriu qė e pa Nolin si oguri i bardhė, ka mbetur padrejtėsisht deri vonė fajtori i konfliktit tė tė dy tė mėdhenjve. Prifti i bėrė pėr herė tė parė i tillė nė komunitetin qė udhėhiqej nga Konica, i ngritur me kalimin e kohės nė meshtar, peshkop e deri kryeministėr, ishte vlerėsuar “me plot gojėn.. . nga shoku i tij Faiku, qė mbeti gjithnjė Faik i thjeshtė me penė nė dorė..” “Kabineti i Fan Nolit ėshtė mė i miri qė munt tė bėhej;...”. Kėshtu e gjykon Faik Konica kabinetin e shokut dhe tė bashkėpunėtorit tė vet Theofanit. Ai qė mbeti Faik, dhe nė mėrgim pėr gjithė jetėn, edhe kur u shtruan, kėtu meshė, u ngritėn pallate, e qė grumbulluan pasuri nga njerėz, qė nuk e deshėn kurrė Shqipėrinė, e qė as e dinin nė kishte njė komb tė tyre, “nga tryeza ku punoi Fan Noli prift” jep vlerėsimet maksimale pėr tė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 14-03-2005 mė 23:42

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    40 vjetori i ndarjes me Nolin

    Le tė mos pandehin qė s’kemi kapedanė pėr tė drejtuar timonin e anijes sonė, nė mes burrave energjitikė kurdoherė dalin udhėheqės tė mirė. -Fan Noli

    Fan Stilian Noli (1882-1965)

    O flamur gjak, o flamur shkabė,
    O vend e vatr’ o nėn’ e babė,
    Lagur me lot, djegur me flakė,
    Flamur u kuq, flamur i zi.

    U mbushėn 40 vjet qė nga vdekja e Fan Stilian Nolit, njėrit nga figurat mė tė rėndėsishme dhe mė tė shkėlqyeshme tė letėrsisė, kulturės, fesė, historisė dhe politikes tė popullit shqiptar. Po e shėnojmė pėrvjetorin e Nolit nė njė kohė pėr ne shqiptarėt mė tė rėndė dhe tragjike se sa ishte koha nė tė cilėn ka jetuar dhe vepruar ai, ndėrmjet rreziqesh, ambiciesh, veprimesh politike dhe antipolitike. Ai lindi mė 6 Janar 1882, nė Ibrik-Tepi, Turqi, njė fshat banuar nga shqiptarėt. Noli u rrit shėndetlig e disa herė u gjet nė buzė tė varrit, bile njė herė e kishin marrė pėr tė vdekur dhe po e qanin pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit. Nė kėto ēaste, Noli i vogėl hapi sytė e po ēuditej me atė ē’ka ndodhte. Mėsimet e para i morri nė shkollėn greke tė vendlindjes dhe mė vonė punoi dhe jetoi nė Athinė. Nė tė vėrtetė ai quhej Theofan Stilian Mavromati (Syziu), por ai vendosi pėr mbiemėr emrin e gjyshit tė tij Noli. Kėshtu u quajt gjithmonė Fan Stilian Noli.

    Nė vitin 1903, Noli shkon nė Egjypt ku ditėn punonte si mėsues nė njė shkollė greke dhe mbrėmjeve punonte i suflar dhe aktor nė teatėr. Nė Egjypt u njoh me disa atdhetarė shqiptar qė ishin tregtar nga Shqipėria. Ata e bindėn qė tė shkonte nė Amerikė duke i paguar dhe harxhimet e udhėtimit. Nga viti 1906-1913, jetoi dhe punoi nė Amerikė ku u muar me njė sėrė veprimtarish kombėtare shqiptare. Karrierėn gazetareske e fillon nė gazetėn “Kombi”(1906-1907), dhe mė 1907, Noli bashkoi mbarė shqiptarėt e Amerikės nė shoqėrinė e parė politike “Besa-Besė” ku do tė hapė dhe gazetėn me emrin “Dielli” qė u shėrbente shqiptarėve nė Amerikė si burim lajmesh, por edhe si njė shkollė e vogėl pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Nė vitin 1908, kur Noli ishte vetėm 26 vjeē, bėhet priftė pėr hir tė Shqipėris, ku meshėn e parė e mban mė 22 mars, nė kishėn e “Shėn Gjergjit” nė Boston. Me kėmbėngulje Noli, nė pak vite shqipėroi 6 libra fetar me gjithėsej 1357 faqe, punė kjo madhėshtore, duke zgjidhur problemin pėrgjithmon tė kėndimit tė meshės fetare nė kishė nė gjuhėn shqipe.

    Noli bashkė me Faik Konicėn, mė 18 prill 1912, pregatitėn Federatėn gjithė shqiptare nė Amerikė “Vatra” qė do tė kishte dhe gazetėn e saj “Dielli”. Federata “Vatra” dha njė ndihmesė tė pallogaritėshme pėr mėrgimtarėt shqiptar nė Amerikė, duke lajmėruar pėr gjendjen e trubullt nė Shqipėri atė kohė. Nė vitin 1912, Noli diplomohet nė Universitetin e Harvardit, dhe nė nėntor tė po ati viti, Noli bashkė me Faik Konicėn, shkojnė nė Londėr, si pėrfaqėsues tė “Vatrės” pėr tė mbrojtur interesat e ēėshtjes shqiptare nė konferencėn e ambasadorėve.

    Tė gjithė po presim tė mundim tė vemi
    T’i falemi Flamurit
    dhe ta puthim dheun e Dashur
    tė Atdheut tonė.(NOLI)

    Pas shpalljes sė pavarsisė Noli do tė punonte dhe luftonte pėr organizimin e politikės sė brendėshme dhe tė jashtme tė vendit, pėr tė vėnė nė jetė parimet e demokracisė sė pėrparuar. Mė 1913 ėshtė delegat nė Kongresin e Triestės. Pranimi i Shqipėris nė “Lidhjen e Kombeve” mė 17 dhjetor 1920, ai do ta cilėsonte si suksesin mė tė madh tė karrierės sė vet politike. Nė dhjetor tė 1921, Noli mbrin nė Korēė dhe mban meshėn e parė nė gjuhėn shqipe mė 11 dhjetor tė 1921. Ditėn e “Shėn Spiridonit”. Mė 12 dhjetor, Fan Noli, mban njė meshė tė madhe nė gjuhėn shqipe nė kishėn e “Shėn Gjergjit” dhe bėn edhe kurorzimet e para tė martesave nė Korēė. Ēifti i parė i kurrorzuar nga urat Noli ishte i Dhimitraq Ēėrava dhe Efigjeni Thana. Mė 21 dhjetor Noli niset urgjentisht nė Tiranė ku Kėshilli i Lartė e ngarkoi ministėr i jashtėm i qeverisė sė Xhaferr Ypit.

    Noli e shikonte si tė domosdoshme krijimin e kishės, Ortodokse Autoqefale Shqiptare, brenda vendit, e cila do tė bėhej barrierė e ndėrhyrrjes politike sė huaj. Kėshtu mė 10-19 shtator tė 1922, nė Berat u mblodh Kongresi, i cili themeloi Kishėn Autoqefale Shqiptare. Kongresi i Beratit ishte mė shumė njė shprehje e vullnetit politik dhe u mbėshtet fort nga Qeveria e Tiranės. Si qendėr e Autoqefalis u caktua qyteti i Korēės, qė mė pas Noli u lidh ngushtė me kėtė qytet, ku mė vonė Korēa e shpalli Fan S. Nolin, qytetar Nderi, si dhe e caktoi kanidatin e saj pėr deputet nė Asamblenė Kushtetuese. Nė vitin 1923, Fan Noli u dorėzua peshkop nė Korēė dhe u emėrua Mitropolit i Durrėsit, Gorės e Shpatit, Primat dhe Eksark i gjithė Ilirisė, i Detit perėndimor dhe i gjithė Shqipėrisė. Vetė Noli nė kėto ēaste emėrimi, do tė thoshte: “Titull i madh, por pagesė e vogėl, por titulli e plotėson ngushticėn financiare”.

    Kėshtu Noli do tė bėhej njė figurė udhėheqėse pėr vendosjen e rendit demokratik. Ku nė qershor tė 1924 do tė zgjidhet kryeministėr i Shqipėrisė dhe pėr 6 muaj do tė pėrballonte problemet ekonomike dhe politike. Por programi i tij do tė rezultonte i parakohshėm pėr buqtė dhe feudalėt qė nuk njihnin demokracin e Kuvendin Popullor. Noli i rritur jashtė Shqipėrisė, nuk e njihte dhe nuk mund ta njihte realitetin e vendit tė tij. Nė shtator tė 1924, Kryeministri Fan Noli dhe me Luigj Gurakuqin do tė pėrfaqėsonin Shqipėrinė nė Asamblenė e pestė tė “Lidhjes tė Kombeve”. Ku fjalimi i mbajtur nga kryeministėr Noli, pati jehonė tė madhe jo vetėm nė vendet antare tė Lidhjes, por edhe nė vendet e tjera.

    E mjera Shqipni, po dergjet e po vdes
    dhe neve tė mallkuarit nuk e shkojmė ta shėrojmė
    po mundohemi ta pagėzojmė se mos na vdes pa emėr,
    pastajza si do ta njoh Shėn Pjetri qė mban hapset e parajsės.(NOLI)

    Mbas rėnies tė Qeverisė Demokratike, Noli do tė qėndronte nė Europė dhe mė 1925 ai zgjidhet kryetar i organizatės “Komiteti Nacional Revolucionar”(KONARE). Nė vitin 1930, do tė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Kongresin e parė antifashist nė Berlin tė Gjermanisė. Nė vitin 1932, Noli do tė rikthehet nė Boston tė Amerikės, i zhgėnjyer nga politika, i dobėt nga shėndeti, dhe shumė i varfėr, ku do ti shėrbente Ahmet Zogut dhe mė vonė Enver Hoxhės, pėr hir tė shqiptarėve dhe Shqipėrisė. Mbas disa vitesh Noli do tė thoshte pėr dėshtimin e qeverisė sė tij demokratike; “Ne kishim me vete shumicėn, kur vumė nė programin tonė reformėn agrare. Ne ishim pakica, kur erdhi puna pėr ta zbatuar atė”. Federata mbarė shqiptare “Vatra” e zgjedh Fan Nolin kryetar Nderi, i cili ishte figura me e fuqishme e kėsaj organizate tė madhe tė shqiptarėve tė Amerikės.

    Nė vitin 1937-1938, Fan Noli mbaron konservatorin e muzikės tė Nju-Inglentit, dhe mė 1945, Noli merr gradėn “Doktor” nė Historinė e Lindjes sė Afėrme dhe tė Rusisė, nė Universitetin e Bostonit. Mė 13 mars tė vitit 1965, nė moshėn 83 vjeēare vdes nga njė sėmundje tė rėndė, nė qytetin e Launderdejl tė shtetit tė Floridės, Dr. Mitropoliti Fan Stilian Noli.

    Se pas dimrit vjen njė verė
    Qė do tė kthehemi njė herė,
    Pranė vatrės, pranė punės,
    Anės Vjosės, anės Bunės.(NOLI)

    Rebel i lindur dhe armik i shtypjes e i padrejtėsive, Noli u frymėzua me mėsimet dhe parimet e Revolucionit Francez dhe tė presidentit amerikan Linkoln pėr t’i vėnė nė jetė nė Shqipėri. Noli ka patur bindjen se kishte lindur e i duhej tė luftonte, pėr njė Shqipėri tė lirė, me kufinjė tė sigurtė, tė zhvilluar nga ana ekonomike e kulturore. Ai ishte i dashuruar me Shqipėrin, gjuhėn shqipe dhe Skėnderbeun. Noli nuk pushoi sė menduarit kurrė pėr atdheun e tij, dhe gjithmon priste rastin qė tė shikonte edhe njė herė Shqipėrinė para se tė vdiste. Sa herė qė gjente rastin, Noli fliste me dashuri dhe simpati pėr kombin dhe Shqipėrin e tij. Noli e ngriti si pak kush tjetėr nė atė kohė figurėn legjendare tė shqiptarit, gjallėrinė e tij nėpėr shekuj. Ai e pėrshkoi shqiptarin si njė luftėtar tė paepur dhe tė patrembur pėrmes furtunash dhe stuhish.

    Fan S. Noli ky atdhetar me ndėrgjegjie tė lartė qytetare politike dhe demokrat i shquar, reformator i kishės, gojėtar, udhėheqės politik, kompozitor i cili luftoi pėr Shqipėrin larg saj. Jetoi vetėm 4 vjet nė mėmėdhe, zotėronte rreth 12 gjuhė tė huaja, duke bėrė tė flasi nė shqip Shekspiri, Gėte, Hygoi, Ibseni, Servantresi etj. Kėto vepra Noli i pėrktheu nė njė kohė kur nė gjuhėn shqipe pėrkthehej pak, kur kushtet shoqėrore dhe politike nuk ishin tė pėrshtatshme. Ai bėri Don Kishotin tė ėndėrrojė shqip, bėri Otellon tė zemėrohet shqip, bėri Hamletin tė pikėllohet shqip. Dr.Mitropoliti Fan Stilian Noli do tė mbetet nė Historinė e Shqipėris, si njeriu qė ariti i pari me hir tė vullnetit dhe hollėsisė sė tij, tė lexojė zyrtarisht gjuhėn shqipe nė meshė nė kishė. Dita qė mėshoi pėr herė tė parė, ėshtė njė ogur i bardhė nė udhėn e pėrparimit tė kombit shqiptar, dhe as e harrojmė as mund tė lemė tė tjerėt ta harrojnė. Ai ishte shqiptari qė foli shqipen mė tė pastėr dhe tė fuqishme, Noli u bė udhėheqėsi shpirtėror i shqiptarėve, qe njė arkitekt i madh i pėrpunimit tė fjalės shqipe dhe i mendimit demokratik shqiptar.

    Fan S. Noli si askush tjetėr ngriti zėrin pėr afrimin e Shqipėrisė me botėn, ngriti zėrin pėr padrejtėsitė historike qė janė bėrė kombit shqiptar. Ai ngriti zėrin dhe luftoi pėr liritė demokratike dhe mendimin e lirė. Ishte pėr njė demokraci tė tipit perėndimor, me pluralizėm politik dhe zgjedhje tė lira. Pėr kėtė u jepte pėrparėsi, marrėdhėnieve me SH.B.A, dhe mėnyrės amerikane tė jetesės. Veprimtaria diplomatike pėrben njė faqe mė tė ndritura nė jetėn e Nolit. Ai ėshtė pėrfaqėsuesi i madh i oratorisė shqiptare, sidomos me fjalimet politike, por edhe nė publicitetikė pėrdori njė gjuhė me njė shije tė lartė artistike. Shpesh ai na ka dhėnė pamje mjaftė prekėse tė realizuara nėpėrmjet njė stili nga ana emocionale. Me shkrimet dhe oratorinė e tij ai krijoi njė ndėrtesė tė lartė e tė bukur qė ėshtė studiuar dhe po studioet edhe sot. Jeta dhe vepra e Fan Nolit pėrbėjnė njė thesar me vlera tė mėdha kombėtare tė kulturės dhe historisė sonė shqiptare. Librat e tij ribotohen dhe mbeten mė populloret, emrin e tij e mban sheshi, shkolla dhe rruga nė Tiranė e gjetkė.

    Por eshtrat e tij janė ende nė mėrgim, pėrtej oqeanit. Ndoshta njė ditė do tė bėhen njėsh me tokėn shqiptare ashtu siē e dėshiroi dhe ėndėrroi atdhetari i madh shqiptar Fan Stilian Noli. Pra le ta kujtojmė sot kėtė figurė tė gjithėanėshme shqiptare pėr ndihmesėn e tij qė dha nė ecjen pėrpara tė historisė dhe kulturės sonė shqiptare. Mendoj se vargjet prekse tė Fan S. Nolit vlejnė edhe sot si dikur pėr mėrgimtarėt e shumtė shqiptar qė gjenden nė botė, si dhe pėr politikanėt shqiptarė qė mė shumė po ngatėrrojnė dhe trubullojnė punėt e Shqipėrisė.

    Pėrgatiti Arben Llalla

    4 Mars 2005

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Eruditi Konica dhe letrari Noli, sipas kujtimeve origjinale tė korēarit 104 vjeēar Peter Minnar

    Po, unė jam nė tė vėrtetė Petraq Minari, shqiptar i kulluar

    nga Klajd Kapinova, Manhattan New York


    Ja qė ndodh edhe kėshtu..

    Kohėt e fundit kam parė njė libėr voluminoz, tė botuar nė New York, e cila pėr informacionin e pasur dhe shumė foto origjinale tė panjohura mė parė ėshtė e mirėseardhur nė komunitetin amerikano-shqiptarė. Ēdo libėr i shkruar mirė ose keq, ka vlerėn e vet dhe autori mbetet i nderuar, mbasi nė vorbullėn e jetės plot konkurencė e mbijetese nė ShBA, ka sakrifikuar kohėn e ēmuar, pėr t'i ofruar lexuesit njė informacion divulgues informativ e pėrshkrues. Kjo nuk do tė thotė, se pėr pėrmbajtjen e librit tė ndaj tė njėjtat mendime, mbasi servilizimin nuk e pėlqen asnjė jetėshkrimor ose historian.

    Jo titulli tėrheqes me efekt komercial, por pėrmbatja e njė pune joshkencore e historike tė mirėfilltė (publicistikė), ka berė qė libri mė shumė t'u mbes nė dorė shqiptarėve, sesa ta kėrkojnė pėr ta pasur nė blibliotekė. Dhe pse? Diferencimi i figurave kryesore tė diasporės, ėshtė bėrė me ose pa pėlqimin krahinor, politik, kulturor, arsimor, etj., sesa i nisur nga misioni profesional nė pasqyrimin me realizėm, tė kontributin e madh ose tė vogėl tė tyre. Po marr njė shembull. Nė njė libėr jetėshkrimor pėr shqiptarėt e Amerikės mungon jeta e njė ndėr profesorėt mė tė shquar tė komunitetit amerikano-shqiptarė e qarqet e perzgjedhura intelektuale universitare amerikane sikurse ishte e mbeti PROF. ARSHI PIPA. Gjithsesi tė shkruash pėr prof. Pipen („Professor Emeritum”, titull i dhėnė nga Universiteti Minnessota), duhet tė kesh njė njohje tė gjėrė, te thellė dhe pėr me tepėr aftėsi te madhe interpretative tė mendimeve e studimeve me vlera, qė nė formė relike ia la amanet qytetit tė lindjes.

    Unė kam pasur fatin e nderin qė tė jem i pranishėm kur nė Shkodėr mbėrritėn 45 kuti me libra dhe doreshkrime, qė profesori Pipa i la qytetit te vet dhe si nderim vendlindja kishte disa vite qė i kishte ngritur nė bronx dy portrete vėllezėrve: martirit Av. Mysafer Pipa e prof. Arshi Pipės, nė Muzeun Historik te Qytetit...

    Kėshtu mund te them edhe pėr tė tjerėt, qė s‚kanė punuar ndonjėherė nė brumatriēe... Unė kam marrė pėr analizė njė shqiptar nga qyteti i mirėnjohur i serenatave (Korēa), tė patrajtuar nė librin e pėrmendur mė lart, qė sikurse thotė edhe njė botues i njė gazete nė New York, aty nuk janė pėrfshirė tė gjithė shqiptarėt. Shpesh ndodh, qė titulli i bujshėm i njė libri nuk e justifikon permbajtjen, suksesin e se cilės po e jep lexuesi amerikano-shqiptar.

    Mė ka qėlluar, qė kėtė libėr ma la nė dorė njė bisnesmen, qė pėr etikė nuk kėrkon ti pėrmendet emri. A mund tė quhet shkencor, njė libėr qė ka shpieguesin e emrave, ku nuk ka asnjė literaturė referuese apo hulumtuese nė arkivat private apo shtetėrore nė ShBA... Nė libėr mungon diversiteti i mendimeve teza dhe hipoteza, ballafaqimi me faktet e argumente tė diskutueshme pėr njė figurė me ose paemėr. Monotonia e pėrshkrimit tė njerėzve dhe vetėlavdėrimi i intervistuesve tė improvizuar, ėshtė shoqėruesja kryesore nė disa faqe tė saj. Risitė janė dhėnė tė prera me thikė, se kėshtu ėshtė dhe nuk ka ndryshe. Si nuk u gjet njė dėshmi autentike nė asnjė librari, arkiv shtetėror ose bibliotekė private, si fjala vjen, njė certifikatė e lindjes ose tė rregjistrimit tė njė shqiptari (nė shtetin e Luizianės), qė para 150 viteve paska ardhur nė ShBA dhe ėshtė vendosur nė shtetin e Luizianes, ku „mendohet” se ėshtė „vendosur” edhe komuniteti mė i madh shqiptar, tė pakonstatuar nga shtypi amerikan. Mos kemi tė bėjmė edhe nė kėtė rast me „gjakun e shprishur”, sikurse thonė shpesh arbėreshėt e Italisė!?

    Nė libėr mungon analiza e vendosjeve tė emigrantėve nė grupe ose veēmas dhe dėshira ose prirja e emigrantėve pėr t‚u marrė mė shumė me bisnesin se sa me shkollimin apo prirjet pėr t‚u integruar si lider shoqėror ose politik (karrirė profesionale), dukuri kjo shumė e pėrhapur nė trojet etnike shqiptare. A nuk e tregon kėtė ekzistenca e 24 perandorėve me origjinė ilirė nė periudhėn e Perandorisė Romake (Romė e Konstandinopojė) apo drejtimi e shėrbimi me besnikėri nė Perandorin Otomane tė 45 kryeministrave me origjinė arbėr apo shqiptar. A do tė ishte mė mė interes pėr lexuesit, qė tė kishin lexuar njė panoramė ose analizė pėr suksesin e fėmijėve, nipave e mbesave tė emigrantėve tė parė, gjurmėt e tyre dje dhe sot e kontributi nė jetėn amerikane, se sa ēfarė tė ardhurash ka njė bisnesmen nga bisnesi i vogėl, si: pizzamen, doorman, porter, fotostudio etj. Kush nuk do tė kishte dėshirė tė lexonte ecurinė e integrimit tė shpejtė me sukses e pavetėmburrje nė universitetet amerikane tė emigrantėve rinj, qė janė shumė mė lart shkollarisht se parardhėsit bashkėatdhetar tė ardhur nga Shqipėria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia, se sa tė lexojnė pėr tė asimiluarit „shqiptar”, qė nuk din as shkrim as kėndim arbėrisht. Sa shumė interes do tė zgjonte njė shkrim brenda njė libri me njė analizė: pse komunizmi nė Shqipėri e kishte jetėn mė tė gjatė se nė ish-vendet e kampit socialist, njė pjesė e komunitetetėve (joshqiptarė) tė cilėt jetojnė nė Amerikė e kanė bėrė shumė pėr vėllezėrit e tyre tė shtypur nga diktatura e proletariatit. Sa kanė ndikuar bisnesmenėt e hershėm shqiptarė antikomunistė e atdhetarė dhe cili ishte kontributi konkret pėr rrėzimin e komunizmit nė Shqipėri? Si shpiegohet qė disa bisnesmenė e organizata „atdhetare” nė ShBA kanė mbijetuar nga fondet e prehri i qeverisė komuniste e „demostronin” tė ashtėquajturėn „atdhedashuri” me flamurin me yll!?

    Ende nuk kemi lexuar nė shtyp ose nga librat e botuar kohėt e fundit njė shkrim tė studiuar me argumente, sa nga shoqatat politike, kulturore apo insitucionet e komuniteteve fetare, (bektashi, islame, orthodokse, katolike, protestane etj.) nė New York, Boston, Detroit, Florida etj., mbi projektet e tyre gjatė 14 viteve tė fundit, nė ndihm tė emigrantėve tė rinj ekonomik nga trojet etnike shqiptare, qė historikisht bashkatdhetarėt i kanė mbajtur e mbajnė financiarisht nė mbijetesėn e tyre? Pse jemi kaq mbrapa nė organizimin e mirėkuptimin pėr bashkėpunim midis njeri-tjetrit, pėr tė ecur pėrkrah komuniteteve shembull, si: izraelitėt, gjermanėt, irlandezėt, indianėt, italianėt, francezėt, polakėt, spanjollėt, rusėt, grekėt, shtetet latine (Amerika e Jugut), kinezėt, afrikanėt, aziatikėt etj.? Pse dhe ē‚kuptim ka gjallimi i partive e shoqatave politike (mikroskopike) me emėr e paemėr nė ShBA, kur elektorati ėshtė joshqiptar dhe a do tė ishte mirė qė enėrgjitė e tyre pėr karrierė politike t‚i kanalizonin nė vendlindje?

    Gjatė bisedave tė lira shpesh pyesim njeri tjetrin: Cili ėshtė kontributi konkret i bisnesmenėve bashkėatdhetarė pėr mbėshtetjen e intelektualėve nė shkollim gjatė 14 vjetėve, pėr gjuhėn angleze e shkolla shqipe pėr fėmijėt e nipėrit e tyre tė lindur nė Amerikė, specializimin e tė rinjve tė talentuar, sponsorizime librash, promovime galerish artesh etj., mbasi shpesh i shohim mė faqet e para tė gazetave, revistave e TV tė tyre me ose pameritė, duke deklaruar „mallin” qė kanė pėr „Atdheun” si tregtarė flamujsh? Shpesh nė mediat e shkruar amerikano-shqiptare si fotokopje e trojeve etnike shqiptare gjejmė artikuj qė i fryjnė aktivitetet e tyre vetėmburrėse ndaj asaj qė ata e quajnė mėmėdheu e harxhojnė mijėra dollarė pėr pritjet e pėrcjelljet e disa politikanėve qė i kanė rėnė gabimisht nė qaf politikės∑ Fjalėt e veprat duhet tė jetė bashkėudhėtare dhe jolajkatare, domethėnien e tė cilave shqiptarėt e dinė mė mirė se askush tjetėr. E sa pyetje mund tė rreshtonte kushdo qe jeton e punon nė komunitetin amerikano-shqiptar...

    Askush nuk di nė bazė tė pėrfundimit me saktėsi tė hulumtimeve, a ka pasur pėrndjekje ndaj bashkėatdhetarėve pararendės nė ShBA, pėr shkak tė nacionit, fesė dhe kontinentitit nga vjen, sikurse ka ndodhur me komunitetet e tjera, zezakėt e Afrikės, italianėt, kinezėt, spanjollėt etj., pas periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore etj. Edhe sikur tė marrim rezultanten e fundit nga familjet e emigrantėve para 150 deri nė vitin 2004, nuk ka pėr fat tė keq asnjė shqiptar, qė ka arrritur tė integrohet nė nivelet e larta tė shoqėrisė amerikane, duke pėrfaqėsuar komunitetin ku jeton e punon si kongresist, senator, major, guvernant etj., por kanė preferuar tė mbesin vendnumėro nė angazhimin e shoqatave e partive shqiptare si kryetar ose antar tė tyre.

    Duke lexuar disa libra tė shkruar nga paraardhėsit emigrantė ose qė njihen si hulumtues tė jetės sė emigrantėve shqiptarė, te krijohet pershtypja, se shqiptarėt paskan pasur suksese e asnjėhere probleme e vėshtirėsi ne jetė e punė. Nuk ka asnjė analizė apo shembull, pse disa shqiptarė kanė pėrfunduar nė burgje dje dhe sot dhe fati i tyre pas kryerjes sė dėnimit. A kanė qenė shqiptarėt tė pėrfshirė nė organizatat ose grupe jolegjitime, qė me shumicė kanė vepruar nė ShBA gjatė viteve tė para tė shek. XX dhe pas periudhės sė Luftės II Botėrore deri nė ditėt tona. A ka pasur prej tyre, qė kanė bashkėpunuar me rregjimin e Enver Hoxhės, duke e pėrhapur propaganden e bekuar shtypjen e bashkėatdhetarėve dhe dėmi qė i sollėn „mėmėdheut” nė vuajtje me dashurinė per diktatorin?

    Po tė shikosh nė bibliotekat e Manhattan-it mikrofilmat e arkivave tė gazetave tė pėrditshme amerikane, ka shumė raste, kur nė faqet e gazetave ka arrestime tė shqiptarėve∑ Prirja pėr tė pasqyruar tė zezėn si tė bardhė e anasjelltas, veēse e demton ēdo autor, qė shkruan biografinė e njė njeriu tė preferuar ose tė panjohur. Tė rrallė janė librat biografik tė shkruar nė shekullin XX nga emigrantė shqiptarė. E kundėrta po ndodh tani me botimet e dorėshkrimeve biografike... Analiza e tyre ėshtė nė formėn e lėvdatave, ku subjektiviteti i librit dhe shkrimeve (recensioneve) rreth memoareve mbartin doza tė larta „realizmi”∑


    Epilogu qė mund tė "prishė" statukuonė e historisė


    Para disa kohėve, miku im Viktor Martini (Boston) mė dėrgoi ekzemplarė nga koleksioni i gazetės "Illyria", „Dielli” etj., ndėr vite. Gjatė bisedave tė herėpashershme pėr jetėn e amerikano-shqiptarėve, ai me pasion fliste pėr dėshmit e emigrantit 104 vjeēar Peter Minnar, njė korēar qė nė moshėn 20 vjeē kishte ardhuar nė ShBA.

    Si njė ndėr figurat mė tė spikatura tė diasporės, Minnar-i ėshtė njėkohėsisht njohės i figurave, qė bėnė shumė pėr diasporėn, mėmėdheun e kulturėn. Ai njeh shumė mirė kolosin brilant Faik Konica, njohėsin e 16 gjuhėve tė huaja, njeriun e anatemuar gjatė diktaturės, sikurse letrarin e njohur Fan Nolin, me tė cilėt ka qendruar nga afėr.

    Nė botė ėshtė bėrė modė gėrmimi i historisė e personaliteteve qė e bėnė atė. Eshtė normale e nė funksion tė ecjes pėrpara, debati i lirė dhe diversiteti i mendimeve si njė kulturė e re, qė pėr gjysėm shekulli ka munguar mes nesh.

    Nė fillim tė shek. XXI, preokupimi i historisė ėshtė i veēantė. Shpesh historia ėshtė kontrolluar e fshehur shqiptarėve ēka vijon, sa qė kushdo qė mund tė sjellė argumente e dokumenteve arkivore tė ndryshėm, vihen nė shigjetat e sulmeve, qė vijnė nga ata qė e shkruan siē deshėn atė. Nė fushatėn e fshehjes e falsifikimit sistematik tė historisė dhe kulturės, e ka pėsuar pjesa mė e mirė, ngjarje e situatė, personalitete e procese, tė cilat shqiptarėt tash duan t'i zbulojnė e jetojnė intensivisht.

    Shqiptarėve historia u ėshtė fshehur, servirur e kontrolluar nė mėnyrė tė egėr, pėr arsye ideologjike nė tė njėjtėn kohė. Diktatura e proletariatit, lufta e klasave e koncepti i prolekulturės, ishin instrumente dhe mbulesė e mjaftueshme pėr tė bėrė krime ndaj njerėzve (nė tė gjallė tė tyre e kur mbyllnin sytė), asgjėsohen dokumente, falcifikohen epoka e ngjarje, jeta e aktiviteti nė diasporė, likuidohen personalitete e momente tė historisė e kulturės. Atdhetarizmi ishte shndėrruar nė fraza e etikė, qė nuk thoshte asgjė, e rėndom me etiketė stoliseshin ngjarje e situata, procese e personalitete, tė cilat historia sot po i harron shpejt ose po i mallkon rėnd.

    Procesi i vlerėsimit e rivlerėsimit tė historisė, i njohjes e rinjohjes sė ngjarjeve e personaliteteve historike e kulturore ėshtė i gjatė, i vėshtirė dhe asnjėherė nuk mund tė jepet nė mėnyrė absolute: se kėshtu ėshtė e jo ndryshe. Historia, duhet tė kuptohet jo si gjest a pėrcaktim patriotik, jo si zhurmė a retorikė stilistikore, por si punė e moral shkencor.


    Historia e amerikano-shqiptarit Peter Minnar?


    Duke shfletuar me kujdes librin e Peter Minnar-it me titull: "Pėr Shqipėrinė", ēdo njeri krijon njė ide tė kjart mbi personalitetin atdhetar, baletmaestron, aktivistin e ēėshtjes nacionale, bashkohėsin e Konicės, Nolit, Ēekrezit, Dakos etj. Dhimitėr Panajoti nga Bostoni, nė vitin 1997 shkruan: "Mosha, gjallėria dhe veēanėrisht kujtesa e fortė e kėtij bashkatdhetari, tė habisin tek dėgjon pėr takimet apo letėrkėmbimet e tij me presidentėt e ShBA-sė, si: Nixon, Bush, Clinton si dhe me senatorė, kongresmenė etj. Pėr tė ruajtur vėrtetėsinė e shkrimeve, preferova t'i fotokopjoj ato."
    Ky ėshtė Peter Minnar, shqiptari me banim nė Boston, tė cilit pėr dekada tė tėra iu privua dėshira pėr tė vizituar vendin e tij. Arsyeja si zakonisht: Antikomunist. Ai i tillė ishte vėrtetė. Dhe mjaftonte vetėm ky shkak, pėr ta ndarė nga gjiri i fisit tė vet nė Korēė. Nė moshėn 20 vjeēare nis njė aventurė, pėr tė shkuar si kurbetli nė vendin e Bekuar tė ShBA ˆ sė, duke lėnė vendlindjen e dashur, kundra dėshirės sė nėnės. Ishte i ri plot energji e ėndrra qė i vlonin nė gji. Asokohe, nuk kishte aq shumė dijeni pėr Amerikėn. Midis shumė problemeve tė tjera Peter-i kishte pėrvetėsimin e gjuhės angleze, pa tė cilėn ishte e pamundur qė tė bėnte hapa pėrpara. Ai duhej tė mėsonte patjetėr atė. Emigranti kujton: "Nė fillim nuk e dija se emri im Mina shkrujen krejt ndryshe. Mė pas e mora vesht se e shkruanin Mainas. Kjo nuk mė pėlqeu edhe forma Minas, qė nuk tregonte origjinė shqiptare, por greke. Jo, jo thashė me vet, nuk jam i tillė. Ja kėshtu, duke u njohur me gjuhėn angleze, e mėsova se mbiemri im qė tė drejtshqiptohet duhej tė shkruhej Minnar. Edhe ermi m'u shndėrrua nė Peter, por unė jam nė tė vėrtetė Petraq Minnari, shqiptar i kulluar." Edhe pse nė Amerikė, mendonte pėr Shqipėrinė, e thėnė ndryshe zemra i rrihte pėr Atdheun. Menjėherė nisi punėn si punėtor fabrike. Mė vonė hyri nė njė shkollė, ndėrsa nė vitet 1923-1929 punon si aktor nė njė teatėr amerikan. U muar shumė me baletin klasik. Ai e kuptoi, se baleti, ishte thjeshtė njė art qė nuk i siguronte tė ardhura financiare, mbasi asokohe nisi tė duket nė ekranet prej bezeje kinemaja, e cila menjėherė do tė bėnte qė tė falimentonte arti i baletit. Kėshtu emigranti iu fut udhės sė vėshtirė, por tė bukur tė tregėtisė, zanat tė preferuar nga shqiptarėt qė zbrisnin nė "Tokėn e premtuar". Nė vitin 1929 shkon nė Korēė, me mallin e zhuritur pėr mėmėdheun, familjen e fisin. Nė ditėt qė qėndron nė vendlindje njihet me njė vajzė nga qyteti. Ai vendos tė martohet me vajzėn e Koli Asllanit. Ai kujton detajin e para 74 vjetėve, kur ka shtypur ftesat e dasmės, tė shpėrndarė miqve e shokėve. Ende sot funksionojnė disa pjesė (relike) tė mbetura nga shtypshkronja me emrin e korēarit "Dhori Kotit", qė i pėrkasin shekullit XIX. Kjo ėshtė Shqipėria e "kapitalizmit", qė Minnar-i e krahason me vitin 1927, kur hypnin e zbrisnin qeveritė pa bėrė asgjė pėr popullin. Me keqardhjen e thellė qė ka pėr vendlindjen, ka shkruar nė mediat amerikane.

    Ai ėshtė krenar, qė ka shėrbyer si i pari Kryetar i Shoqėrisė Letrare Amerikano-Shqiptare me qendėr nė Boston nė bashkėpunim me Departamentin Amerikan tė Shtetit, kundėr komunizmit internacional dhe instalimit tė degės barbare nė Shqipėri. Kėtė gjė e vėrteton mė mirė sidomos mbrojtja, punėsimi dhe vlerėsimi i 1615 antikomunistėve shqiptarė tė arratisur nga rregjimi i Tiranės mė 1952-1954. Pėrmes shkrimeve publicistike, denoncoi vijueshmėrisht gjendjen e rėndė nėn thundrėn e hekurt tė shtypjes sė tė gjithė lirive themelore tė njeriut. Shkrimet e tij mbetėn njė dokumentacion i gjallė kundėr shtrembėrimeve qė i janė bėrė historisė. Ai ka rezervuar tė drejtėn e viteve qė mban mbi supe duke thenė: "∑historia e Shqipėrisė do tė rishkruhet nga djalėria shqiptare."

    Artisti, ka pasur njė njohje shumė tė mirė pėr kollosin e mendimit shqiptar, siē i pėlqen shpesh ta quaj tė madhin Faik Konica. Kur Konica ishte Kryetar i Federatės Panshqiptare "VATRA" (themeluar mė 1912) nė Boston, baletmaestro ishte Kryetar i degės sė Federatės Panshqiptare "Vatra" pėr qytetet Natick Massachusets. Nuk ėshtė e lehtė tė ndėrmarrėsh inisiativėn tė flasėsh pėr F. Konicėn thotė shpesh Peter, tek pėrsėrit: "∑nuk ėshtė njė ndėrmarrje e lehtė dhe nuk mund ta bėjė kushdo. Pėr t'ua bėrė mė tė qartė kėtė gjė, mund t'ju them vetėm kaq, se brenda atij kostumi kombėtar, qė vishte me dėshirė Faik Konica, ishin tė fshehura shkollat dhe universitetet mė tė dėgjuara tė botės. Ja ky ėshtė Konica, krenaria e mendimit tė kombit shqiptar, i lėnė nė harresė me qėllim nga regjimi i kaluar komunist, pėr tė mos u bėrė i njohur as nga vetė shqiptarėt".

    Duke shėtitur nėpėr Arkiva tė rėndėsishme, qė i disponojnė vetė shoqatat e hershme shqiptare, shteti amerikan dhe kujtimet me pėrvojėn e njerėzve qė e jetuan historinė Minnar, ėshtė ndalur nė nevojėn e rishkrimit tė historisė, tė figurave qė e bėnė njė pjesė tė saj, mbasi padrejtėsitė, shtrembėrimet sipas interesave komuniste e vijuesve tė bindur tė saj nuk mund tė pranohen qė tė zėnė vend nė histori.

    Minnar ėshtė njėkohėsisht mik i Antoni Athanas. Tė dy miq tė ngushtė, ndonėse me mendime tė ndryshme mbi ēėshtjen "Noli" si klerik dhe politikan. Ai ėshtė 10 vjet mė i madh nė moshė se bisnesmeni i restoranteve A. Athanas, megjithatė ka rezerva pėr figurėn e Nolit, tė cilin e vlerėson nė fushėn e letrave si pėrkthyes dhe letrar i talentuar nuk mund tė mohohet, ēka nuk do tė thotė kurrsesi qė tė mitizohet dhe tė mos lejohet asnjė shkrim kundėr tij. Shkrimet e lėvdatat pa analizė kritike tė faktoshkrimeve e dokumenteve autentike, ka bėrė qė nė Shqipėri tė mos ketė objektivitet ose e thėnė ndryshe shterpėsia e krijuar nė kohėn e diktaturės, ka sjellė pėr pasojė fenomenin e mitizimit ose monopolin e njė ose tė dy studiuesve e shkrimtarėve, qė flasin e shkruajnė pėr njė figurė sipas oreksit e veshit komunist.
    Edhe atdhetari Minnar nuk ėshtė lėnė nė heshtje, kur ka pasur mendime tė kundėrta ose tė diskutueshme pėr bashkėkohėsin Fan Noli. Kundėr Peter-it ėshtė hedhur me fanatizėm prof. Nasho Jorgaqi e prof. Viron Koka. I pari, ka shkruar njė "pamflet" nė fletushkėn "ZP" dhe i dyti nė njė tribunė demokratike si "RD", por qė nė vetvete tė dy vijnė nga indoktrinimi dhe shėrbimi qė i kanė bėrė komunizmit. Ndėrsa i pari, qėndron nė pozitat e njė socialisti (konvertuar) tė thekur, i dyti i kthyer nė demokrat, ēoroditi edhe atė pjesė tė rinisė shqiptare, qė pret realizėm dhe freski nė analizėn e figurave tė nacionit. A mund tė fyhet Docenti dhe Kryetari i Federatės Panshqiptare pėr qytetet Natick Massachusets qė nga viti 1923, Peter Minnar president i "Of Albanian American Literary Society" nė vitet 1954, njė studiues i Nolit dhe njohės i fotografive tė bashkohėsve tė tij!?

    Si ka mundėsi qė z. Nasho Jorgaqi, i ftuar disa herė nė ShBA ndoshta pėr "inerci" tė sė kaluarės, tė mos njohė atdhetarin e "Vatrės" Peter Minnar, qė sikurse shkruan njė publicist nė shkrimin "Historia shkruhet vetėm me dialog" (Shih: Peter Minnar "Pėr Shqipėrinė", Boston, USA, 1995), "ėshtė padyshim njė ndėr kolonat mė tė fuqishme nė diasporėn shqiptare nė ShBA. Me vlerė do tė ishte njė bisedė dyshe pėrballė ekranit tė televizionit, pėr tė njohur realisht "pėrēartjen" e moshės apo tė fakteve, gjė tė cilėn z. Minnar e pranon me kėnaqėsi, pasi e ka planifikuar qė sėbashku me fakte tė pakontestueshme tė vijė nė Shqipėri pėr tė tretėn herė nė verė tė vitit 1994".


    Toleranca dhe kultura e thellė e Dr. Minnar pėr historinė


    Duke u futur nė brendėsi tė librit tė autorit Minnar, tė shoqėruar me letra, shkrime publicistike me prėmbajtje atdhetare, pėr figurat qėndrore tė diasporės, argumentet pse duhet rrėzuar dhe shkatėrruar komunizmi nė Shqipėri, qė populli i tij tė jetojė i lirė nė demokraci sikurse shumė shtete tė tjera tė pėrparuara, mė tėrhoqi vėmendjen edhe njė shkrim origjinal, tė cilėn mendoj ta dėrgoi tė plotė pėr botim, nė revistėn kulturore-letrare amerikano-shqiptare „KUVENDI”, qė botohet nė Detroit (Michigan), mbasi mund tė zgjojė interes pėr lexuesit shqiptar dhe studiuesit, qė gjėrat e ngjarjet t‚i shikojė me logjikėn e argumenteve.

    Ai i shkruan Z. Viron Kokės dhe Z. Nasho Jorgaqit:

    "Pėrpjekja pėr tė nxjerrė figurėn e F. Nolit tė pėrsosur nė pesė veprat e tij me tė njėjtin titull, tė bėn pėrshtypje, se sot nė botė nuk mund tė ketė njeri pa tė meta ose me kufizime nė disa aftėsi personale. Kjo praktikė, pa kompjutera e dallonte Shqipėrinė komuniste, qė tė krijonte biblioteka e dosje tė biografive dhe karakteristikave tė tė gjithė pjesėtarėve tė tė gjithė shqiptarėve brenda dhe veēanėrisht pėr ata qė jetonin jashtė Atdheut. Kėto dosje, kishin ngjyra tė ndryshme ose ngjyroseshin sipas kėrkesave tė politikės sė etikės shqiptare dhe tė komunizmės sė kulluar.
    Kjo gjė ka prekur sado pak edhe disa studiues tė historisė qė e monopolizojnė Fan Nolin, kurse tė tjerėt, shokė e tij dhe bashkėkohėsit i harrojnė ose bėjnė sikur e harrojnė me qėllim. Megjithatė, nė moshėn 95 vjeēare mėsova, se mund tė shkosh nė parajsė.
    Zoti mė ndihmoftė, qė historianėt e rinj tė mė marrin me sy tė mirė pas debatit tim tė fundit me zotėritė V. Koka dhe N. Jorgaqipėr kėto qė po jua them mė poshtė:
    Nė pėrgjigjen e artikujve tuaj, pėrkatėsisht nė "Zėri i Popullit" me 10 shtator 1993 dhe nė "Rilindja Demokratike" mė 19 shtator 1993, po ju theksoj, se Fan Nolin e kam ēmuar si njeri me kulturė tė gjerė, duke veēuar zgjuarsinė, mendjemprehtėsinė, shkathtėsinė, pėrkthyes dhe poet i shkėlqyer, por mė shumė oratorinė.
    Pėrsėri theksoj se e nėnēmoj pėr mikpritjen, shpirtligėsinė, si klerik tė dėshtuar, egoizmin pėr shqiptarėt e ditur tė kohės sė tij, si pro - komunist dhe politikan pa vlerė.
    Pėr kėto po paraqes disa tė vėrteta tė grupuara dhe do tė mėnjanoj mendimet e mia, tė cilat do t'i shpreh mė vonė:
    Sė pari, Noli si pro - komunist dhe politikan i dėshtuar. Bazohem nė "Fan Stilian Noli - Album 2", prej Qerim Panaritit, faqe 75 ku thuhet: "Nė fillim tė Dhjetorit, 1924, njė mision Sovjetik nėn kryesinė e N. Krakovietski arriu nė Durrės ...Noli njė me njė thirri mbledhjen e Kabinetit. Shumica e shokėve tė Kabinetit shprehėn mejtimin, qė misioni Sovjetik tė mos pranohet nė Tiranė (se nė Shqipėri kishte hyrė?!). Noli nguli kėmbė, qė „kjo s'ėshtė mėnyrė fisnike nga pikėpamja diplomatike, qė tė pėshtyjmė nė surrat njė mision diplomatik tė njė shteti tė madh si Rusia".
    Dhe mė pas lexojmė nė librin "Fan S. Noli "Rron or rron dhe nuk vdes Shqiptari", mbledhur nga Pirro Tako, faqe 33:
    "Vitet e emigracionit i hapėn sytė Nolit nė shumė drejtime dhe e bėnė atė mė tė vetėdijshėm nė luftėn e tij. Nė kėtė transformimi ideor ndikuan disa faktorė, siē ishin: takimet me udhėheqėsit revolucionarė tė popujve tė ndryshėm;

    njohja me shtypin komunist;

    vizita nė Bashkimin Sovjetik mė 1927;

    pjesmarrja nė Kongres...

    Kėto pikėpamje gjetėn mishėrimin e tyre edhe nė Deklaratėn e Komitetit tė Ēlirimit Nacional, tė shkruar nga vetė Noli (e cila u botua nė "Liria Kombėtare"), me 11 maj 1927." Gjithashtu, po lexoj thirrjen drejtuar popullit shqiptar nė emėr tė K. Ē. Nacional nga Kryetari i saj Noli, botuar nė "Liria Kombėtare", me 11 shtator 1928, ku mund tė dallosh lehtė fjalorin komunist:
    "Shqiptarė!
    Koha e gjakpirėsve imperialistė ka pėr shkuar, ashtu si shkoi koha e hajdutėve feudalė. Punėtorėt dhe katundarėt revolucionarė anė e mbanė botės po gatiten e po hidhen me sulmin final, kundėr tiranėve tė tyre shekullorė, qė t'i korrim me drapėrin e t'i shtypim me ēekanin, qė t'i shuajnė njė herė e mirė nga faqja e dheut”.

    Vienė, 3 shtator 1928,
    Pėr "Komitetin e Ēlirimit Nacional"

    Fan Noli



    Tronditėse, ėshtė "Letra e hapur" e profesorit shkodran, Mėhill Marku, botuar nė gazetėn "The Albanian - American", tetor 1956, faqe 4, e shkruar shqip me titull: "Mirėsisė sė Tij, Fan S. Noli" (pra, kur Noli ishte gjallė), ku thuhet:
    "Nuk u besova syve tė mij, kur pashė telegramet qė Hirėsia e Juaj i ka ēue herpasher qeverisė sė kasapvet tė Tiranės. Nė kėtė telegram, Hirėsia Juaj, jo vetėm qė aprovojnė ēka bajn ata, qė kanė deklarue kjartsisht se nuk besojnė nė Zotin dhe kanė fut nė burg e vra tė tjerėt... Ju i keni paraqitė komunistat e Tiranės nė sytė e botės si njerėz tė denjė me e qeverisė popullin shqiptar∑ Njė ditė, keni me takue Skanderbegun dhe po ju thom se ka me qenė shumė i idhnuem. Shpresoj, se nuk i ka ra nė dorė kopja e "Djellit",ku nė tė krahasohet Enver Hoxha me tė".


    "Pėr kėtė dėshmojnė shumė njerėz dhe artikuj gazete tė asaj kohe, ku Fan Noli nė Kishė, bankete dhe piknikė krahasonte Enver Hoxhėn me Shėn Gjergjin dhe Skėnderbeun legjendar”.
    Por mė domethėnės ėshtė libri: "Albumi Dyzet Vjeēar nė Amerikė 1906 - 1946", i Hirėsisė sė Tij, Peshkop F. S. Nolit, tė cilin e botoj "Vatra" nė Boston, mė 1948, ku thuhet:
    "Kryetrimave qė e ēliruan Shqipėrinė nga fashistėt, nga nazistėt, nga bejlerėt u dedikohet ky Album." (Pra u dedikohet komunistėve).
    Po artikujt e gazetės "Pravda", datė 4 dhe 11 nėntor, 1927, ku jepet intervista e Fan S. Nolit me rastin e dhjetė vjeēarit tė Revolucionit nė Moskė, ku u organizua njė Kongres i miqve tė Bashkimi Sovjetik. Noli ishte Kryetar i Komitetit tė Ēlirimit Nacional dhe nė Kongres mori pjesė si anėtar i delegacionit, qė pėrfaqėsonte popujt e Ballkanit.
    Kjo gjė pohohet edhe nė shkrim - pėrgjigje tė Z. Viron Koka nė "RD", mė 19 shtator 1993, ku thuhet: "Ai (d.m.th. Noli) shpresoi se Bashkimi Sovjetik dhe forcat e tjera do t'i shpėtonin popujt, pra edhe popullin shqiptar..." Z. Koka vazhdon mė tej: "Noli ishte nga tė parėt intelektualė tė Evropės qė e braktisi tė majtėn Evropiane... ai u largua nga „KONARE” dhe shkoi nė Amerikė!"
    Po, i them unė, autorit tė shkrimit, Z. Viron Koka, se Noli qė nga janari i vitit 1925, e deri nė 1932, periudhė qė jetoi nė Evropė, gjeti njė rehati dhe ngrohtėsi financiare nga Konare nė 8 vjet. Kėtė gjė e kemi thėnė edhe mė parė, se kalimi nga klerik nė politikė dhe pastaj nga politika nė klerik u bė si mjet jetese. Pra, Noli i la mėnjanė iluzionet e dikurshme mbi Amerikėn, si njė vend qė gjoja ndjek politikė paqėsore e tė mbrojtjes sė popujve tė vegjėl (lexo tel "Liria Kombėtare", mė 20 shkurt, 1929), dhe pėrsėri pas njė dashurie me Konarenė e lė atė mė 1932, duke iu drejtuar Amerikės sė Wilson - it tė dikurshėm. Kėsaj i thonė politikė dhe Nolit politikan!
    Qerim Panariti, thekson nė faqen 88 se "Gjatė 10 vjetėve 1943-1953, "Vatra" u bė pėr Nolin njė koshere mjalti. Pėr nder tė tij dha dy bankete madhėshtore pėr 40 dhe 50 vjeēarin e tij nė Amerikė. Nė kėto dy ftesa, vatranėt i mblodhėn Nolit mė tepėr se $1.000 etj."
    Ka edhe shembuj tė tjerė, si Reforma Agrare por megjithatė...
    Sė dyti, Noli si klerik i dėshtuar dhe jo mikpritės. Pėr kėtė problem do tė vazhdoj tė citoj Qerim Panaritin nė faqet 89, 90, 92 simė poshtė:
    "Noli ish person sekretiv. Ishte e pamundur pėr tė qė t'i hapte zemrėn njeriut pa rezervė. Noli s'kish asnjė konfidencė, d.m.th. njeri qė t'i hapte zemrėn 100 % kurdoherė ishte i rezervuar. Ndėr shqiptarėt e Amerikės, Noli e kish humbur besimin krejt. "Tė lėnė tė thosh si gunėn e vjetėr".
    Ja dhe njė pėrshkrim karakteristik pėr tė: "Noli nuk ish mikpritės si Faik Konitza. Po tė dilnje jashtė me tė ishte e pamundur qė tė vinte dorėn nė xhep. Po ta vizitonje nė shtėpi, s'tė afronte asnjė kupė me ujė. Noli ish hamės i madh, kur gėzonte shėndet dhe plot humor dhe shakara."
    "Ndėr fshatarėt e Shqipėrisė kish njė dashuri tė madhe. Fshatari i thjeshtė thosh ka korruptuar komercializma dhe beson se s'mund tė bėsh dot tregti "me kryq nė ballė". Pėr kėtė Z. Qerim Panariti shton: "Kėto karakteristika i gėzojnė tė gjithė njerėzit e lartė nga mendimet. Por nė kėtė rast, del akoma e qartė se ēfarė kėrkonte Noli me qėndrimin e tij me gjigandin F. Konitza, Konstandin Ēekrezin, Kristo Dakon dhe Dr. John Nase, kundrejt tė cilėve mbodhi farėn e grindjes dhe tė urrejtjes, tė cilat u trashėguan mė pas nė shumė shqiptarė tė Amerikės". Nolit vetėm me Faik Konitzėn i haste sharra nė gozhdė, sepse ky dallohesh pėr karakterin, origjinėn dhe kulturėn e tij tė gjerė. Tė njėjtat qėndrime pasqyroi edhe ndaj fesė, klerikėve dhe besimeve.
    Nolin tė gjithė e nderojnė dhe e lartėsojnė pėr pėrkthimin e liturgjisė sė Shejtė nė gjuhėn shqipe. "Ky ėshtė shėrbim i madh", thekson Konitza, „Pėr ortodoksėt shqiptarė, por nuk duhet harruar se Liturgjia shqip i shėrbeu Nolit si mjet pune pėr shqiptarėt".
    Rezultati i punės sė tij si fetar del krejt ndryshe. Ai e pėrēau Komunitetin shqiptar tė Bostonit, me qėndrimin dhe klerikėt shqiptarė, duke bėrė atė qė pėrveē "kryekishės" sė Shėn Gjergjit u ngritnė edhe dy kisha tė tjera; ajo e Shėn Trinisė me 1921 dhe veēanėrisht pas ardhjes sė Nolit nė Amerikė, u ngrit edhe kisha e Shėn Johanit me 1934. Kjo ka qenė edhe ēudia mė e madhe pėr njė komunitet tė vogėl si ky yni nė Amerikė, qė nė 800 metra tė kemi 3 kisha. Kėtė gjė, na e thoshin shumė amerikanė tė tjerė duke qendisur: "Ah..., Ah ju ini pak shqiptarė qė kini tre kisha nė Broduej (Broadway) Street".
    Pra tė dėgjojmė (lexojmė), se ēfarė thuhet nė "Albumin 2", faqe 101, 102 e 104: "Tė gjitha andrallat qė pati Noli gjatė administratės si udhėheqės spiritual i kishės i pėsoi nga njė pjesė e klerit tė pabindur. Zėnka midis Nolit dhe ekonom At Kris Ellisit (nga fshati Hoēishti, fshat nė Korēė) hyn nė tjetėr kategori, tė cilin pa dhėnė hollėsira, Noli e pushoi nga puna. Pothuajse tė gjithė miqtė e Nolit morėn anėn e Ekonom Ellisit... . Nė pėrgjithėsi shumica e klerikėve s'ka qenė kurrė i bindur karshi Nolit".
    Nė kėtė rast shtoj, se Fan Noli nuk kishte kryer studimet pėr teologji, se u vetshpall peshkop dhe se me pėrkthimin e "Rubahirave" tė Omar Khajamit provoi atė se ai nuk mund tė ishte kurrė fetar. Pėr kėtė ēėshtje, mund tė sqarohemi edhe nga shtypi i kohės nė ato vite, si gazeta "Drita e Vėrtetė", "Skėnderbeu", "Albanian - American Literary Society", libri i zotit Gjon McClain i vitit 1952 me titull: "Albanin Expose". Po ashtu, vetė kam shkruar nė gazetėn: "The Christian Sience Monitor", nė njė debat me Fan Nolin dhe Gjon Mech Lain qė nga 14 gush 1953, deri mė 17 prill 1954. Ju zotėrinj studiues, mund t'i keni lexuar! Me kėtė rast, po ju drejtohem vetė fjalėve tė Nolit marrė nga "Albumi 2", fq. 77 ku thuhet:
    "Nėqoftė se emri im do tė mbahet mend nė tė ardhmen mund tė rronjė vetėm nė fushėn e letrave". Pra ky ėshtė edhe konkluzioni im pėr kėtė ēėshtje.
    Sė fundi, zotėrinjve Viron Koka dhe Nasho Jorgaqi, ose shkrimeve tė tyre ofenduese, po ju jap disa fakte, por tė shoqėruara edhe me disa pyetje:
    Veprat, "Bethoveni dhe Revolucioni Francez", si dhe "Skėnderbeu", janė botuar nė njė njėjtin vit mė 1947 nė New York nga F. S. Noli dhe mbajnė emrin e tij.
    Kėto dy vepra i dhanė F. S. Nolit gradėn e beēelarit (Bachelor's Degree) dhe tė Doktorit (Doctor's Degree) mė 1945, pra pas vdekjes sė Faik Konicės.
    Faik Konitza, ka vdekur me 15 dhjetor, 1952,nė Washington. Biblioteka dhe shkrimet e Konitzės vajtėn nė depot e Washington D.C. kundrejt njė pagese mujore dhe me interesimin e Fan S. Nolit e tė Qerim Panaritit erdhėn nė Kishėn e Shėn Gjergjit, nė Boston ku janė edhe sot.
    Kėto shkrime lexoheshin, sistemoheshin, nga bashkėkohėsit Fan Noli dhe Qerim Panariti nė atė kohė, por mė vonė studioheshin nga studiues tė specializuar tė regjimit tė Enver Hoxhės, regjim qė nuk i pėrmend as emrin Faik Konitzės dhe jo mė tė botonte shkrimet e tij.
    "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" dhe veēanėrisht "Skėnderbeu", kanė njė stil tė ndryshėm nga shkrimet e mėparshme tė F. S. Nolit, bile tek "Skėnderbeu" shohim qė pėrmbajtja, mėnyra e tė shkruarit dhe shumė datime tė ndryshojnė. Ky ndryshim ndihet aq sa ndryshon "mbreti" nė "Skėnderbeu" i vitit 1921 nga "kryezoti" i Shqipėrisė nė "Skėnderbeu" i vitit 1947.
    Zotėrinjve u kujtoj, se jam 18 mė i vogėl se Noli, sot jetoj akoma (pra kur po shkruajmė kėtė artikull Peter Minnar, ėshtė 104 vjeē, shėnimi im K. Kapinova). Kam pėrfunduar gjimnazin para vitit 1920, kam studiuar dhe jam marrė me balet gjatė djalėrisė time nė Amerikė. Kam qenė mik me tė ndjerin Qerim Panariti, sekretar personal i F. S. Nolit, tė cilit i kam qėndruar pranė pėr mė shumė se 30 vjet. Miqėsia ime me Qerim Panaritin mbetet simbol i bashkimit shqiptar tė sekteve myslimano - kristiane; kultura dhe arti na bashkoin.
    Pėrfundimisht po ju drejtohem me disa pyetje, se kėshtu do tė mirrni njė pėrgjigje mė tė saktė.
    Pėrse nuk u botua libri "Albumi 2" i Qerim Panaritit nė Shqipėri ose tė paktėn pėrse nuk u ribotua?
    A mund tė ketė njohės mė tė mirė se Z. Qerim Panariti i biografisė sė Fan Nolit?
    Pėrse nė "Albumi 2" nuk pėrmendet grada e Doktorit (Ph.D.), apo ajo e Bahēellarit? Nuk u gjenden dy rradhė nė "Albumin 2", qė tė shkruheshin dhe dy nga veprat mė tė rėndėsishme si "Skėnderbeu" dhe "Bethoveni dhe Revolucioni Francez"?
    Mos vallė mendja e studiuar nė Clark University nė Wochester e Qerim Panaritit ja ka harruar kėto dy vepra Fan S. Nolit?
    Pse nė "Albumin 2" pėrmendet vetėm letra e shkrimtarit tė famshėm Benard Show dhe pse cilėsohet, qė kjo letėr ėshtė pėrkthyer nga vetė Fan S. Noli?
    A mos vallė, pas vdekjes sė Konitzės me 1942, nuk do tė mė mjaftonin tre deri nė pesė vjetė pėr tė pėrpunuar dy veprat dhe pėr tė botuar ato, duke siguruar edhe titujt pėrkatės?
    Me 1947 botohen dy libra nga i njėjti autor. Kjo ėshtė karakteristike e shkrimtarėve tė veēantė, apo shfrytėzimit tė gjėrave tė gatshme!?
    Po Benard Show, mos nuk ka tė drejtė kur thotė: "U gabuat nė zanatin kur u dorėzuat klerik"?
    Po, Qerim Panariti a mund tė shkruante kundėr Fan S. Nolit nė atė kohė? Kjo nuk mund tė ndodhė kurrė, ndryshe humbiste gjithshka! Po e la amanet disa miqve tė tij tė vėrtetėn.
    Kjo gjė mė takon mua nė gjyqin (e rekomanduar nga Dr; Viron Koka) ta bėjė bashkė me Faik Konitzėn nė Forest Hills Cemetery pas vdekjes sime.

    Peter L. Minnar
    Firma
    Quincy Mass.
    Janar 1995"




    * * *

    Kjo ishte letra mė e rėndėsishme, si pėrgjigje drejtuar dy pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė historisė komuniste prof.dr. Viron Koka e Nasho Jorgaqit, tė botuar nė librin e autorit Peter Minnar me titull kuptimplotė: "Pėr Shqipėrinė", botuar nė Boston 1995. Le tė gjykojė lexuesi mė mirė, mbasi ende sot historiografia komuniste, qė mbizotėron nė tė gjithė instancat e „shkencės” shqiptare shkruan dhe vulos nė tekstet shkollore.


    Burime tė reja nga jeta e atdhetarit Dr. Minnar


    Ėshtė i ri, ndonėse e ka kaluar shekullin me vitet mbi supe. Gėzon shėndet tė mirė dhe pėr te sekreti I jetėgjatėsisė ėshtė njė fjalė filozofike: "Tė duash veten, ta respektosh atė". Gjithnjė ka qenė i kujdesshėm me alkoolin dhe cigaren nuk e ka konsumuar. Mish ha fare pak, kurse tre ditė nė javė ushqehet me peshk dhe dy ditė mish pule, kryesisht zoga tė vogla. Mbi tė gjitha i pėlqen tė lėvizė dhe kėtu padyshim ėshtė edhe sekreti tjetėr i sfidės qė ai i bėn moshės sė tij. Ai punon sikurse ka punuar sistematikisht gjatė gjithė jetės. Pėrmes punės njeriu mund tė bėhet i pasur nė Amerikė, mbasi Amerika nuk ėshtė filantropike. Kėshtu njeriu i huaj qė vjen aty ėshtė gjithnjė nė rolin e atyre heronjve tė Xhek Londonit, qė ishin nė kėrkim tė etheve tė arit. Drama e tyre ėshtė refren i ditėve tė sotme. Njėkohėsisht gjatė bisedave tė lira e duke vėnė buzėn nė gaz, pėr tė mos demoralizuar njerėzit shton: "Mos harroni se duhet edhe pak fat", tė shoqėruar me njė shprehje tė njohur angleze, qė thotė: "Tė ndodhesh nė kohėn e duhur, nė vendin e duhur".
    Gjatė jetės sė tij ka pasur fat nė jetė, njė histori tė pasur dhe njė pėrvoje tė mbushur me ngjarje, personalitete, senatorė, kongresmenė amerikanė, njerėz tė thjeshtė e politikanė amerikanė. Ai bėn ēdo ditė njė jetė normale, siē mund tė jetohet nė Amerikė.
    Piter Minnar ka lindur nė shekullin XIX, pra, i ngjarjes historike, kur Shqipėri ekzistonte ende pushtimi i natės sė gjatė otomane dhe nė pushtet ishte Sulltan Hamiti. Nėna e babai i tij kanė lindur nė qytetin e Korēės. Familja kishte njė gjendje ekonomike tė mirė dhe se nė familje jetonin katėr vetė, Piteri, motra dhe nėna e babai. Pas 20 vjetėve ai merr udhėn e emigrimit nė Amerikė, ndonėse nuk kishte nevojė ekonomike, mbasi ishte djalė i vetėm nė familje. Fati e hodhi nė njė shtet tė zhvilluar. Pas disa viteve e kishte tė vėshtirė qė tė rikthehet nė Korēėn e tij tė dashur, mbasi Amerika e kishte bėrė bir tė saj. Falė interesimit hyri njė shkollė nate, ku mėsonin edhe 18 korēarė tė tjerė. Pėr fat tė mirė, Peter-i i ri ishte i vetmi qė dinte alfabetin latin. Atė e ndihmoi shumė edhe gjuha frėnge dhe kultura e marrė nė gjimnazin e Korēės. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore punoi si pėrkthyes (terxhuman) me disa tregtarė dhe mėsoi shumė pėrvojė nga kontaktet me ushtarė francezė. Mė pas integrohet falė pasionit nė njė shkollė baleti, ku iu krijua mundėsia tė mėsonte anglishten. Shpesh ėshtė pyetur nga vetė amerikanėt dhe pas viteve '90 nga gazetarėt dhe studiuesit qė hulumtojnė rreth jetės sė tij 104 vjeēare, se duke qenė djalosh i pashėm, pse nuk u martua me njė amerikane. Ai gjithnjė me dashuri pėr shqiptarėt, gjuhėn dhe vajzat e bukura qė ka Shqipėria ėshtė pėrgjigjur se: "Kjo ėshtė ēudia e ime dhe jo vetėm e imja, por edhe shumė miqve tė mi qė mė njihnin asokohe. Kur shkova nė Amerikė si zura punė, vajta edhe nė shkollė baleti dhe mė pas formova njė grup baleti me 5 vajza amerikane. Vetėm unė isha djalė. Dhamė shfaqje nė shumė shtete tė Amerikės. Ishin vajza tė bukura, tė pasura e megjithatė kur erdhi koha pėr t'u martuar zgjodha nga qyteti im i lindjes Korēa”.

    Gjatė 84 viteve qė qėndron nė Amerikė, ka hulumtuar e skeduar pėr emigracionin shqiptar, duke gjurmuar nė biblioteka dhe arkiva. Ai ka mundur tė zbulojė se shqiptarėt e vjetėr tė vendosur nė Amerikė para Luftės II Botėrore, kanė qenė patriotė e kanė punuar pėr Shqipėrinė. Kėshtu "Shoqėria mė e vjetėr e diasporės Federata Panshqiptare "VATRA" (sepse shqiptarėt pėr njėri - tjetrin ishin njė vatėr mikpritje e bujarie, duke pėrjashtuar rastet e veēuara, kur shqiptari i ka kthyer shpinėn shqiptarit) me Kryetar Faik Konicėn ėshtė historia e vėrtetė e kėsaj diaspore”. Ai pėrmend kontributin e tij nė fushėn e letrave, duke qenė i kujdesshėm nė vlerėsimin e tij pėr disa aspekte tė tjera tė aktivitetit si klerik etj. Ai ishte njė njeri i zgjuar dhe ka merita. Kur flitet pėr letrarin thekson: "Ju vazhdimisht flisni pėr Fan Nolin. Bukur ishte njeri i zgjuar dhe ka meritat e tij. Por historinė e diasporės nuk e bėri njė njeri. Noli ka bėrė shumė tė mira, po ka edhe gabime. Faik Konica e Shahin Kolonja u hapnin sytė shqiptarėve. Asokohe shqiptarėt nuk dinin tė lexonin shqip. Konica e Shahin Kolonja i mėsuan tė lexonin me anėn e njė korēari tjetėr, Kristo Dakos, i cili udhėtonte nė rrethinat e Bostonit, qė t'i mėsonte shqiptarėt tė kėndonin shqip e anglisht".

    Djemtė shqiptarė e patriotė nė emigracion mėsonin bashkvėllezėrit e njė gjaku e gjuhė qė tė flisnin, tė shkruanin e lexonin gjuhėn e tė parėve tė tyre. Kėshtu p.sh.; Kristo Dako foli pėr ēėshtjen shqiptare me filantropistin e dėgjuar amerikan Charles Grey, i cili ishte mik i presidentit tė dėgjuar amerikan Wilson. Ishte Grey, qė i mbushi mendjen presidentit Wilson pėr tė ndihmuar Shqipėrinė, mbasi asokohe Evropa ishte progrekėve e prosllavė e prosllavėve nė drejtim tė ēėshtjes shqiptare. Pėr rolin e filantropistit amerikan, mund tė mėsojmė shumė po tė lexojmė artikullin e Faik Konicės botuar tek "Dielli", mė 1921. Aktivisti e atdhetari Peter Minnar flet dhe ka dokumenta tė shkruara nė shtypin e kohės, qė i ruan me fanatizėm si vlera atdhetare e kulture se asnjėherė nuk janė cituar. Asnjė kronist i ndonjė gazete tė „komunitetit” amerikano-shqiptar nė New York, nuk ka shkuar pėr ta takuar nė Boston.

    Me orė tė tėra tė rrėfen pėr intelektualin e mirėnjohur Kristo Kirka, Kryetarin e Shoqatės kuptimplote "Besa - Besė" njė nga figurat mė tė shquara korēare. I tillė ėshtė atdhetari Eftim Naēi, ku vėllai i tij hapi tė parėn shkollė shqipe, por qė nga historia komuniste ėshtė lėnė nė harresė. Me qetėsinė qė e karakterizon nėnvizon:

    "E megjithatė pėr kėta patriotė ėshtė folur fare pak. Ku e kemi Themistokli Gėrmenjin? E dini si vdiq T. Gėrmenji? Kini edhe njė statujė tė tij nė Korēė. Ku e kini Bellkamenin, Tromarėn? Natyrisht historia ju shfajėson disi pasi nė kohėn e Enver Hoxhės nuk e zije dot nė gojė emrin e Faik Konicės dhe tė patriotėve tė tjerė...”
    Roli i diasporės ka qenė dhe mbetet i madh.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Jeta jashtė rrasės sė peshkopit e poliedrikut dhe politikanit tė parakohshėm, udhėheqėsit klerik tė lėvizjes kombėtare e demokratike


    "Ju tregoj njeriun Theofan Stilian Noli"

    “Fjala “shqiptar” tregon qartė se kush ishte ai, ē’farė ishte dhe kė pėrfaqėsonte”


    Mark Kristo

    Nė shkrimet dhe kujtimet pėr Fan Nolin ėshtė hedhur dritė pėrgjithėsisht mbi personalitetin e tij poliedrik, duke zbuluar atė si udhėheqės tė lėvizjes kombėtare e demokratike, klerik dhe shtetar, artist dhe dijetar, por pak ėshtė bėrė pėr ta njohur si njeri. Edhe pse ai jetoi shumė gjatė dhe qe protagonist, ose pjesėmarrės i shquar nė ngjarje qė vendosėn fatin e Shqipėrisė dhe tė shoqėrisė shqiptare, edhe pse bashkėpunoi duke u lidhur me qindra njerėz nė atdhe e nė diasporė, kujtimet pėr tė merren kryesisht me rolet e tij, qė ai luajti pra kryesisht me figurėn e tij historike. Figura e tij si njeri ose njeriu Nol, gjithmonė ka mbetur nė plan tė dytė, apo ėshtė dhėnė me informacion tė varfėr. Nė fakt, siē del nga tė gjithė ata qė e kanė njohur njeriun me personalitet tek Noli, kishin gjetur njėri-tjetrin, plotėsonin njėri-tjetrin, rrezatonin te njėri-tjetri. Emri i tij nderon jo vetėm atdhetarin dhe demokratin, jo vetėm poetin dhe shkrimtarin, jo vetėm njė nga etėrit e shquar tė qytetėrimit shqiptar, por edhe njeriun si njeri, njeriun me gėrma tė mėdha, qė pa dyshim se ai pėrfaqėson dhe mishėron mė sė miri njeriun dhe nga kjo pikėpamje mbetet njė prej shėmbėlltyrave mė tė ndritura tė botės shqiptare. Atdhedashės dhe humanist, mendje e hapur dhe e ditur, zemėrgjerė dhe i guximshėm, punėtor dhe pasionant, sfidues dhe tolerant, kėto cilėsi e tė tjera pėrbėnin mozaikun e tij shpirtėror dhe lartėsonin shtatin e tij njerėzor. Sigurisht, ai s“ishte qenie e pėrkryer, u takonte vdekatarėve tė kėsaj bote dhe bėhej i barabartė me ta, jo vetėm me vlerat, por edhe me dobėsitė njerėzore. Miku dhe biografi i tij i parė gazetari, Qerim Panariti do ta karakterizonte Nolin njeri, me kėto fjalė: “Njė person kompleks qė gėzonte tė gjitha tė metat e njeriut, plus tė metat e tij si individ”. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė, ai nuk ishte kurrsesi njeri pa tė meta, por kėto tė meta nuk arrinin deri atje sa tė cėnonin vlerat shpirtėrore dhe zemrėn e madhe, karakterin dhe mendjen e tij tė pamposhtur. Hijet tek ai ekzistojnė pėr tė dalluar mė qartė, dritėn qė buron nga natyra tepėr njerėzore. Pėr Nolin, ashtu siē ndodh me shumė njerėz tė shquar janė krijuar mite dhe mitet e errėsojnė tė vėrtetėn. Vetė ai do tė tregohej armik i miteve dhe kjo del qartė nė kryeveprėn qė shkroi pėr Bethovenin, ku figurėn e tij u pėrpoq ta japė me dritė-hijet e njė konteksti social e psikologjik. Kėtė shembull duhet tė ndjekin edhe ata qė do tė merren me studimin e Nolit njeri. Njė punė e tillė pėr fat tė keq, pėr vėshtirėsitė qė paraqet nuk ka dhėnė akoma frytet e duhura. Brezi i tij tashmė ka ikur, njerėzit qė e kanė njohur kanė lėnė kujtime tė pamjaftueshme qė ta fokusojnė Nolin nga afėr. Hulumtimet e mėtejshme mund tė zbulojnė tė dhėna tė panjohura. Ndoshta, mungesa e tyre mund tė zėvendėsojė studimin e jetės me metoda psikanalitike. Por pėrpjekjet pėr tė mbledhur kujtime nga bashkėkohėsit qė hedhin dritė mbi Nolin njeri, nuk kanė munguar. Ato i gjejmė nė komunitetin shqiptar nė SHBA, ku studiues dhe njerėz tė zellshėm, sado tė pakėt, kanė kryer hulumtime dhe kanė arritur rezultate. Njė ndėrmarrje e tillė shumė e ēmuar ėshtė puna e Marko Kristos, qė bėri dy dekada mė parė, me rastin e Njėqind vjetorit tė lindjes sė F. Nolit. Ai mori pėrsipėr dhe ja doli nė krye tė mblidhte kujtime nga bashkėkohėsit pėr Nolin me njė pėrkushtim dhe seriozitet tė admirueshėm. Kėto kujtime, po ja japim lexuesit me dėshirėn se e ndihmojmė pėr ta njohur akoma mė nga afėr Nolin njeri, nė njė kohė kur nuk kanė munguar pėrpjekje mjerane pėr tė hedhur baltė mbi tė. Nasho Jorgaqi



    I kisha vėnė vetes si qėllim tė mbledh sa mė shumė tė dhėna, duke pyetur disa njerėz tė zgjedhur qė kanė pasur lidhje personale me Theofan Stilian Nolin, gjatė njė periudhe tė jetės sė tyre. Sė bashku jemi marrė nga pak me kėto kujtime, me shpresė qė tė krijojmė me kujdes njė portret “unik” tė Fan Nolit njeri.

    Ē’nėnkupton fjala “unik”? Kjo do tė thotė se kam dėshirė tė paraqes njė imazh tė Nolit qė ndryshon brenda llojit, po aq sa ndryshonte edhe ai si karakter. Kėshtu qė mendoj se edhe titulli i kėsaj kumtese: “Fan Stilian Noli, Njeriu”, ėshtė i pėrshtatshėm. Pėr ironi, viti 1982 shėnon 100 vjetorin e lindjes sė kėtij shqiptari.
    Pėrse nuk e quaj peshkop, studiues ose diplomat?

    Kryesisht, sepse mendoj qė vetėm fjala “shqiptar” tregon qartė se kush ishte ai, ē’farė ishte dhe kė pėrfaqėsonte.
    Meqenėse nė kohėn kur Noli vdiq unė isha vetėm tre vjeē, e vetmja mbresė qė kisha prej tij, ishte ajo e njė kryepeshkopi qė me siguri duhet tė kishte qenė njė individ i veēantė pėr tė marrė kaq lėvdata nga bashkėsia shqiptare. Por, kur pashė aq shumė fotografi tė tij, portretin plot ngjyra, por pretencioz nė Katedrale, pamfletet, artikujt e lajmet etj, fillova tė dyshoj nėse e meritonte gjithė atė respekt qė kishin treguar njerėzit, qė nga vdekja e tij. Gjithashtu, fillova tė dyshoj se lėvdatat kishin ēuar nė portretizim njė dimensional tė Fan Stilian Nolit. A mos shqiptarėt i kanė thurur lavde deri nė atė shkallė ngaqė grupet e vogla nacionale i kanė tė rrallė njerėzit si ai?

    Me kėtė pyetje nė kokė hartova njė listė tė gjatė pyetjesh. Ato ishin nėnpyetje qė tė ēonin te pyetja kryesore “Ē’farė shikoni te Fan Noli - njeri?” dhe akoma mė gjerė: “Ē’mendoni ju se gjente Noli te vetja si njeri?” Mė lejoni tė vė theksin mbi elementin e hamendjes. Kam qenė me shumė fat qė munda tė takoj tre persona, qė kishin shumė dėshirė dhe asnjė interes personal tė mė tregonin gjithēka dinin, me qėllim qė tė mund ta kuptoja mė mirė Fan S. Nolin. E kuptoj se vetėm tre intervista, mund tė krijojnė njė mendim tė njėanshėm pėr Nolin. Pėr kėtė arsye i paralajmėroj tė tjerėt tė marrin nismėn e tė bisedojnė me brezin e vjetėr, me ata qė shoqėrohej Noli dhe qė mund tė shoqėrohemi edhe ne, para se tė jetė shumė vonė. Pėr ata qė kanė mendime tė kundėrta me atė qė paraqitet kėtu, unė mund t’ju sugjeroj vetėm qė tė shprehin mendimet ose zbulimet e tyre pėr Fan Nolin, qė tė mund t’i kuptojmė mė mirė dhe tė mos ngatėrrohen nga mendimet tona.


    Jeta

    Theofan Stilian Noli lindi, mė 6 janar 1882 dhe ishte i dyti nga trembėdhjetė fėmijėt e Stilian dhe Maria Nolit, prej tė cilėve vetėm gjashtė patėn fatin tė arrinin moshėn e pjekurisė. Prindėrit e tij ishin blegtorė shqiptarė. Familja jetonte nė Ibrik-Tepe, njė vendbanim shqiptar nė Turqi. I rritur nga gjyshja e tij Sumba, Fan Noli ishte njė djalė i dobėt dhe delikat. Kur ishte tetė vjeē e ēonin nė shkollė tė futur nė njė thes, ngaqė s’kishte qejf, (kėshtu tregojnė). Qė nga kjo kohė e tutje Fan Noli u zhvillua, lulėzoi dhe ka punuar shumė dhe me dėshirė gjatė viteve tė shkollės; atėherė bėri shumė punė nė vende tė huaja, deri sa u vendos nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, mė 1906. Pėrshtypjet e tij tė para pėr Shtetet e Bashkuara nuk ishin shumė emocionuese, siē mund tė pritej. Me tė arritur nė Jamestown u angazhua nė shoqatėn e parė shqiptare nė Shtetet e Bashkuara, “Malli i Mėmėdheut”. Nė vetvete ky ėshė njė paralajmėrim pozitiv i devocionit politik, qė do tė tregonte Noli dhe tė tjerėt pėr atdheun e tyre, Shqipėrinė.


    Noli nė Boston

    Nga fundi i vitit 1906, Noli u gjend nė Boston, i cili do tė bėhej shtėpia e tij pėr pjesėn mė tė madhe tė jetės. Duke ndihmuar nė gjetjen e njė shtegu kulturor, patriotėt e rinj i hapėn rrugėn Rilindjes Shqiptare. Me ndihmėn e Kishės Ortodokse Ruse, Noli u dorėzua prift, mė 8 mars 1908; viti 1912 solli diplomimin e Nolit popullor, i cili ishte pėrpjekur tė ruante pozita shoqėrore tė lavdėrueshme nė Harvard. Qė nga kjo kohė e mė pas Noli kreu disa detyra, qė mund tė pėrcaktohen si efekti “top i dėborės”. Ndoqi njė sėrė shkollash: Konservatoin e Muzikės nė New England, mori gradėn Ph.D. nė Universitetin e Bostonit, studioi aramenishten dhe hebraishten nė Harvard. Noli pėrfaqėsoi gjithashtu, Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė, Zvicėr; mori pėrsipėr postin e Kryeministrit tė Shqipėrisė; u shenjtėrua kryepeshkop nė Korēė, Shqipėri mė 1912 dhe sė fundi, themeloi Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
    Unė e kuptoj qė ky ėshtė njė pėrvijim i shkurtėr historik i Fan S. Nolit, por mė duket njė fond i mjaftueshėm pėr tė trajtuar Nolin - njeri. Pėr ata qė dėshirojnė diēka mė shumė, i kėshilloj tė lexojnė autobiografinė prej 111 faqesh, e pėrfshirė nė librin “Pesėdhjetėvjetori i Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė” (Fiftieth Anniversary of the Albanian Orthodox Church in America).


    Tri vlerėsime

    Nė vazhdim, po japim tre vlerėsime tė veēanta nga tre anėtarė tė bashkėsisė sė Nolit. Do tė desha tė falenderoj ēdo njėrin prej tyre pėr ndihmesėn individuale, lidhur me raportin tim. Ēarli Stavre, Pandi Kirka dhe Sarah Panariti, ju falemnderit. E pranoj sesa mė poshtė mund tė jetė njė pėrcaktim i njėanshėm i Nolit, jo vetėm nga ana e burimeve tė mia, por ndoshta nė njė masė tė madhe nga interpretimet e mia. Edhe pse ky mund tė mos jetė njė vėshtrim tėrėsisht realist dhe i plotė i Nolit, ėshtė megjithatė njė vėshtrim pėr Nolin. Ja pra, ku po ju shėrbej me gjithė zemėr kujtimet me tė cilat jam ushqyer. Shijojini!

    Charles Stavre u takua pėr herė tė parė me Nolin, mė 1930. Zotit Stavre i bėri pėrshtypje karakteri fetar dhe politik i Nolit. Si njeri i shkolluar, njohuritė e Nolit pėr probleme tė ndryshme ishin tė gjera. Ai ishte liberal nė shumė aspekte; dėshirat e tij ishin pasqyrė e njė ideologjie liberale. Gjatė viteve tė hershme tė shkollės, ai kishte qenė rebel, kishte protestuar pėr pushimin nga puna tė njė prej mėsuesėve tė tij tė gjimnazit; jo se autorietet nuk kishin tė drejtė tė pushonin mėsuesin, por Noli nuk mund tė lejonte ta bėnin kėtė pa dhėnė asnjė arsye.

    Theofani besonte gjithmonė nė barazinė dhe lirinė pėr tė gjithė njerėzit. Ai besonte nė barazinė, nė kuptimin qė askush nuk mund tė kishte tė drejta mbi njė individ tjetėr. Kjo nuk do tė thotė se nuk do tė kishte ndryshime klasore; sigurisht qė disa njerėz do tė ishin mė tė pasur, disa mė inteligjentė, disa mė tė aftė se tė tjerėt; megjithatė tė gjithė duhet tė kishin mundėsi tė njėjta. Noli besonte te Krishti, si tek profeti mė i lartė. Ai kishte shumė humor. I donte fėmijėt dhe muzikėn, e donte edhe kishėn. Ai nuk ishte thjeshtė anėtar i bashkėsisė fetare, por ishte njeriu mė i rėndėsishėm i saj. Aftėsitė e tij intelektuale ishin tė mahnitshme. Fliste disa gjuhė, pėrktheu Shekspirin dhe Dhiatėn e Re. Studioi muzikė, e dashuronte muzikėn. Politika ishte njė tjetėr tipar i karakterit tė tij.

    Pikėsynimi mė i madh i Nolit ishte tė ēlironte popullin shqiptar. Pėrmes pėrpjekjesh tė palodhura, Noli arriti tė siguronte ndihmėn e presidentit Woodrow Wilson, nė ēėshtjen e pavarėsisė. Mbasi u takua me tė nė Washington, D.C., Wilsoni i tha Nolit se ai kishte vetėm njė zė nė Konferencėn e Paqes nė Versajė dhe do ta pėrdorte nė interes tė Shqipėrisė.
    Mė lejoni tė theksoj se marrėdhėniet e zotit Stavre me Fan Nolin u zhvilluan si rezultat i ngjarjeve qė lidheshin me kishėn. Si anėtar i katedrales sė Shėn Gjergjit, ai mori pjesė aktive nė punėt e saj; ishte ndihmėssekretar i Peshkopatės dhe kėndonte nė korin e kishės. Gjatė vitit 1936 u botua nga Noli libri i parė i korit nė gjuhėn shqipe (Hymnore).
    Sikurse edhe peshkop Noli, shumica e shqiptarėve nė Amerikė ishin kundėr mbretit Zog tė Shqipėrisė. Noli i kishte vėnė atij shumė lloj emrash, sepse Zogu e kishte pėrzėnė nga vendi, ditėn e Krishtlindjeve tė vitit 1924. Megjithatė, kur nė vitin 1933 Noli u sėmur, qėndrimi i tij armiqėsor ndaj Zogut u zbut.

    Shqiptarėt e Amerikės u fyen, kur Noli ju tha se kishte kėrkuar dhe kishte marrė nga Zogu 825 $ (3000 franga) pėr arsye shėndetėsore. Mė pas Fan Noli bėri kėrkesė pėr njė pension, por nuk e mori kurrė.
    Z. Stavre do tė takohej shpesh me Nolin nė Bibliotekėn Publike tė Bostonit nė Copley Sq. [Sheshin Koplei]. Ato qenė takime shumė formale. Ne bisedonim pėr ngjarjet nė bashkėsinė tonė etj. Ai mė thėrriste me emrin tim shqiptar “Koēi”. E kishte zakon t’u drejtohej shumė njerėzve nė emėr. Ishte njė njeri shumė i ēiltėr. Nuk kujdesej shumė pėr pamjen e jashtme. Edhe pse ishte figurė e rėndėsishme, Noli nuk bėnte veprime qė e distanconin nga tė tjerėt. Kjo ėshtė shumė egocentrike. Noli nuk ishte egocentrik. “A ju ka mbetur ndonjė gjė nė mendje nga karakteri i tij?” Po, besoj se ai ishte njeri shumė i ndershėm. Ēdo fjalė qė thoshte kishte kuptim. Tė gjitha bisedat qė bėnim, pėr mua ishin shumė tė vlefshme. Prej tij kam mėsuar shumė. “A mendoni se kėto biseda ishin tė vlefshme edhe pėr tė?” Ai gjithmonė u rikthehej ēėshtjeve pėr t’i diskutuar mė gjerė. Nė tė vėrtetė, ai donte tė ndihmonte popullin e tij, vėllezėrit e tij. A ishin apo jo kėto nė tė mirėn e tij, unė kėtė nuk e di. Jam i sigurt, se nuk i shikonte me kėtė sy. Unė e ndjeja se bėnte vėrtetė diēka, duke biseduar me njerėzit, duke i ndihmuar etj, kėshtu kėnaqej vėrtetė. “A qėllonte t’u kthente krahėt tė tjerėve, tė largohej nga mbledhjet kur nuk binte dakord?” Jo, ai i dėgjonte gjithmonė me dėshirė mendimet e njerėzve, pavarėsisht, nėse mendonte se kishin apo jo ndonjė vlerė tė madhe. Mendoj se Noli mėsonte shumė, duke dėgjuar tė tjerėt. Nė qoftė se ndonjėri thoshte diēka qė Nolit nuk i pėlqente, ai do t’i mbronte pikėpamjet e veta. Tėrhiqej vetėm kur nuk kishte zgjidhje tjetėr. Dukej se Noli i kishte gjithmonė pėrgjigjet gati. Po tė mos i pėlqente ajo qė dėgjonte, ai do tė tė thoshte: kaq ishte kjo punė. Ai pėrpiqej gjithmonė t’u pėrgjigjej sa mė mirė pyetjeve me ato qė dinte; kurrė nuk i mbulonte gjėrat. Mendoj se kėmbėngulja e tij tregonte besimin nė vetvete dhe nė mendimet e tij. Fakti qė nuk ndikohej lehtė nga tė tjerėt, tregon se nuk kishte frikė tė mbronte bindjet e tij, madje edhe kur kjo do tė thoshte, qė do t’i duhej t’i mbronte i vetėm. Madje, dhe kur njerėzit i largoheshin ose e linin kauzėn e tij pėr njė farė kohe, ai i mirėpriste kur ktheheshin prapė. Tė gjithė kundėrshtarėt mirėpriteshin, kur ktheheshin nė kishėn e Nolit. Ai besonte te ndjesa. Noli nuk ju mbante kurrė mėri tė tjerėve, edhe kur mund tė kishte shumė keqkuptime. Ai vėrtetė qė nuk kishte asgjė kundėr njerėzve tė veēantė nė planin personal, por edhe po tė kishte pėrpiqej tė mos e bėnte veten. Megjithatė politikisht, ai e zotėronte opozitėn. Noli ishte shumė dashamirės, si miq, ne e respektonim, por nuk e kemi parė kurrė si mbinjeri. Ai ishte njeri i sjellshėm. Neve na konsideronte si tė barabartė. Prandaj njerėzit e respektonin jo vetėm pėr kompetencėn, por madje mė shumė pėr thjeshtėsinė e tij.

    Intervistova Barney D. Kirkėn, njė i moshuar shumė i respektuar i bashkėsisė shqiptare dhe ish-president i shoqėrisė “Vatra”, zoti Kirka emigroi nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1906, nė tė njėjtin vit me mbėrritjen e Fan Nolit kėtu nga Egjipti. Zoti Kirka kishte kryer tre nga gjashtė vjet shkollė, nė gjimnazin e Korēės. Fan Noli ishte diplomuar nė gjimnazin e Adrianopojės. Ky gjimnaz ishte i njėjtė me njė kolegj pėr tė rinjtė dhe kushdo qė diplomohej nė atė shkollė, konsiderohej se kishte marrė arsimim shumė tė mirė. Zoti Kirka vazhdon: Fan Noli erdhi nė kėtė vend nga Egjipti. Thanas Tashko dhe Jani Vruho qenė ata qė e kuptuan se Noli ishte njeri shumė inteligjent dhe nacionalist, prandaj edhe i paguan udhėtimin pėr nė Shtetet e Bashkuara. Ata mendonin se kėtu, ai do tė gjente “fushė tė hapur”. Fillimisht, Fan Noli shkoi nė Jamestown, nė New York dhe u mirėprit nga anėtarėt e shoqėrisė patriotike “Malli i Mėmėdheut”. Ata e trajtuan shumė mirė. I gjetėn punė nė njė fabrikė lėndėsh drusore. Ai punonte natėn dhe kjo qe njė punė e pėrkohshme pėr Nolin e ri. Ndėrkohė, Sotir Peci nga Dardha, njė i diplomuar nė Universitetin e Athinės, kishte ardhur nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1905. Mė 1906, ai filloi botimin e gazetės “Kombi”. Mė pas Noli erdhi nė Boston dhe u bė zėvendėsredaktor i “Kombit”. “A paguhej shumė pėr kėtė punė?” Ndoshta katėr ose pesė dollarė nė javė. “A mjaftonin pėr tė jetuar?”. Ishin tė mjaftueshėm. Atėherė tregonin, se Sotir Peci dhe Fan Noli kishin tė dy njė pallto tė madhe dhe e vishnin me radhė. Kjo histori nuk ishte e vėrtetė, sepse qė tė dy kishin ardhur nga klima tė ngrohta, ku nuk ishte e nevojshme palltoja.

    Ishte e pamundur tė mos e doje Nolin. Ai ishte njeri shumė i mirė dhe kishte personalitet tėrheqės. Po ta kishit takuar ndonjėherė Fan Nolin, do ta kuptonit se pėrse e kam fjalėn. Ai nuk fliste shumė; dėgjonte ēdo fjalė qė thuhej. Ne e kishim zakon t’i shprehnim mendimet tona dhe tė debatonim me njėri- tjetrin. “Pėr ē’farė debatonit veēanėrisht?” Natyrisht, pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare, si dhe pėr tė ardhmen e rinisė shqiptare nė Amerikė. Ju e dini se populli shqiptar ka qenė nėn sundimin turk pėr 500 vjet. Ka patur konflikte pėr kufijtė territorialė tė atdheut tonė dhe, natyrisht, ne kemi qenė kundėr copėtimit tė disa krahinave shqiptare. Pėr tė ruajtur moralin mes nesh, kėndonim psalme me disa radhė ku theksonim se ēfardo kėrcėnimesh qė tė bėnte Greqia dhe Bullgaria, Shqipėria kishte qenė dhe do tė mbetej gjithmonė Shqipėri.

    Nė fillimet e viteve 1900, kam bashkėpunuar shumė me Nolin. Gjatė kėsaj periudhe takohesha me tė pothuaje ēdo ditė. Posta e Nolit vinte nė adresėn e dyqanit tim, nė 469 Columbus Avenue. Ju do tė pyesni pėrse; ja u them unė. Fan Noli lėvizte shpesh. Nė atė kohė, ai merrte me qira vetėm njė dhomė, zakonisht nė njė zonė tė Bostonit qė quhej Copley/Castle Square. Prandaj i duhej njė adresė e pėrhershme. Meqenėse dyqani im ishte vend takimi pėr shumė emigrantė shqiptarė, adresa ime u bė edhe e tija. Dhe mbeti e tillė deri kur mė nė fund, ai u vendos nė adresėn 26 Blagden Street.

    Dallimi i Nolit nga tė tjerėt

    Do t’ju tregoj njė histori interesante dhe zbavitėse pėrmes sė cilės mund tė dalloni mė mirė Nolin njeri nga disa bashkėkohės tė tjerė si, tė themi, Faik Konica. Njė mbasdite njė grup shqiptarėsh ishin mbledhur nė dyqanin tim; nė mes tyre ndodhej Fan Noli dhe Faik Konica. Ne po diskutonim pėr mjeshtėrinė letrare tė poetit shqiptar Naim Frashėri. Me tė dėgjuar emrin e Frashėrit, Konica u tėrbua. Ai nuk mund ta duronte respektin qė tregohej pėr Naim Frashėrin. S’ka dyshim qė ishte xheloz pėr aftėsitė e tij intelektuale.


    Nesėr do tė lexoni

    * Intelekti, pėrse Noli e linte prapa Konicėn
    * Fan Noli nė Harvard pėr tė krijuar njė bazė tė mirė nė anglisht
    * Peshkopi kishte qenė notar i shkėlqyer dhe shumė i fuqishėm

    Gazeta Panorama
    14 Mars 2004

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    * Si shkoi nė Harvard pėr tė krijuar njė bazė tė mirė nė anglisht.
    * Noli nė Shtėpinė e Bardhė nė moshėn 81-vjeēare

    Me mbėrritjen pėr herė tė dytė nė Shtetet e Bashkuara mė 1933, mbas nėntė vjet mėrgimi nė Evropė, Noli u bė redaktor i gazetės “Republika”. “Zoti Kirka, pse kishte kaq shumė botime nė njė komunitet tė vogėl?”

    Sepse ato botime – THE ADRIATIC REVIEW, DIELLI, KOMBI dhe tani, REPUBLIKA, shėrbenin pėr tė nxitur ēėshtjen shqiptare. Gazetat nuk ishin gjė tjetėr veēse njė fushė garash. Ju duhet tė kuptoni se nė atė kohė, burrat bėnin punė tė rėndomta dhe fitonin katėr ose pesė dollarė nė javė. Megjithatė ne, aktivistėt shqiptarė, qemė nė gjendje tė mblidhnim mijėra dollarė pėr ēėshtjen tonė, sidomos pėr botimet. Kjo ishte njė shumė astronomike. Madje, edhe sot kjo do tė ishte gati njė arritje e pėrsosur. “A nuk mbeteshin njerėzit tė zhgėnjyer?” Nuk e di; nuk besoj; tė paktėn shpresoj qė jo. Ndoshta pak prej tyre, por ne ishim shumė tė suksesshėm. Pėr shembull, gazeta “Republika” u krijua pėr tė kundėrshtuar pikėpamjet dhe ideologjitė e diletantit, Faik Konica dhe eprorit tė tij, mbretit Zog. A mund ta besoni se nė njė nga piknikėt e shqiptarėve ne mblodhėm 300$? Kjo qe njė nxitje e madhe pėr popullin tonė. Sa mė e dukshme bėhej ēarja me Faik Konicėn, aq mė tė vendosur bėheshim ne, nė lėvizjen pėr bashkimin e Shqipėrisė dhe pėr krijimin e kishės shqiptare dhe tė kulturės shqiptare. “Si mendonte Noli tė merrte hak? A kishte ndonjė plan pėr tė ēuar pėrpara lėvizjen kombėtare shqiptare?” Sė pari, duhet tė themi se nuk ishte nė tė mirėn e Shqipėrisė tė lejohej ndėrhyrja e njė fuqie tė huaj, si pėr tė penguar Greqinė dhe Bullgarinė qė tė copėtonin tokat tona, ashtu edhe pėr tė pėrzėnė mbretin Zog. Ka shumė mundėsi qė fuqitė e huaja, tė organizuara dhe agresive nė sytė e shqiptarėve, tė rrėzonin qeverinė dhe tė nėnshtronin shqiptarėt. Vėnia e brylit Nolit si Kryeministėr i Shqipėrisė, qe rezultat i koalicionit tė pėrbashkėt ndėrmjet Zogut dhe Jugosllavisė. Megjithatė, pak kohė pas kėsaj, Zogu hoqi dorė nga ndėrhyrja jugosllave pėr hir tė mbėshtetjes financiare qė donte t'i ofronte Italia. Aktivi u bė pasiv dhe mė 1939 Italia nėn drejtimin e Musolinit pushtoi Shqipėrinė dhe Viktor Emanueli, mbreti i Italisė, u shpall mbret i Shqipėrisė.


    Historia interesante

    Do t'ju tregoj njė histori interesante dhe zbavitėse, pėrmes sė cilės mund tė dalloni mė mirė Nolin njeri nga disa bashkėkohės tė tjerė si, tė themi, Faik Konica. Njė mbasdite njė grup shqiptarėsh ishin mbledhur nė dyqanin tim; nė mes tyre ndodhej Fan Noli dhe Faik Konica. Ne, po diskutonim pėr mjeshtėrinė letrare tė poetit shqiptar Naim Frashėri. Me tė dėgjuar emrin e Frashėrit, Konica u tėrbua. Ai nuk mund ta duronte respektin qė tregohej pėr Naim Frashėrin. S'ka dyshim qė ishte xheloz pėr aftėsitė e tij intelektuale. E pra, njė nga admiruesit e Konicės, nė njė shpėrthim zemėrimi, thirri se poemat e Frashėrit ishin shumė tė pėrcipta, nuk kishin kuptim dhe deklaroi se Konica mund tė shkruante 200 poema tė tilla brenda njė ore. Mė pas, ai do tė pohonte devotshmėrinė ndaj Konicės, duke thėnė se ai mund tė bėnte barin tė rritej nė trotuarin prej ēimentoje qė rrethonte dyqanin tim. I habitur nga ky shpėrthim armiqėsor prej kėtij tė ashtuquajturi “zotėri”, unė e kėshillova tė shkonte e tė mblidhte pėr ne njė koleksion tė kėtyre poemave, tė cilat shqiptarėt me siguri do t'i vlerėsonin.


    Fiziku

    “Mė pėrshkruani pamjen fizike tė Fan Nolit”. Noli nuk ishte trupmadh; madje ishte i shkurtėr dhe kishte ēehre tė vrarė. Njė herė, duke e krahasuar veten me Faik Konicėn tė gjatė dhe bukurosh, Noli tha, “Unė dukem si Sanēo Panēo, ndėrsa Konica duket si Don Kishoti.” Konica kujdesej gjithmonė pėr veten dhe vishte zakonisht roba tė ēelura. Ai shfaqej shpesh me kostumin shqiptar “fustanella”. Noli vishte petkun e errėt tė klerikut. Megjithatė, po tė marim intelektin si masė pėr krahasim, Noli e linte Konicėn mbrapa. Nė pėrgjigje tė librit tė Nolit “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” George Bernard Shou i shkruante: “Ju keni ngatėrruar vokacionin, kur hytė nė Urdhrin e Shenjtė. Ky libri juaj nuk ėshtė as lutje e priftit, as hagjiografi [literaturė mbi jetėn dhe legjendat e shenjtėve]; ėshtė vepra e njė kritiku dhe biografi tė dorės sė parė. E lexova deri nė fund me kėnaqėsinė mė tė madhe, duke qenė vetė njohės i muzikės, kritik dhe artist-filozof nga profesioni. Ndoshta ju e dini se njerėzit nuk lexojnė kurrė librat qė jua dėrgojmė, siē i kam unė me shumicė…” Ėshtė me pikėpyetje nėse Noli e ka menduar se do tė ishte mė mirė tė qe bėrė shkrimtar, sesa prift. Unė mendoj, se po tė arrish tė kuptosh se shqiptarėt nė Amerikė, pėrballeshin me nevojėn pėr tė kryer pagėzimet, martesat dhe ritet e varrimit, se ishin privuar nga kremtimi i liturgjisė nė gjuhėn e tyre, nė kishėn e tyre ortodokse shqiptare pėr mė shumė se 500 vjet, ndoshta mund tė kuptosh edhe pse njė patriot shqiptar si Theofan S. Noli, ndjeu detyrim tė madh ta vinte jetėn e vet nė shėrbim tė bashkėatdhetarėve.
    Unė besoj se zhgėnjimin mė tė madh, Noli e ka ndjerė kur dėshtoi nė themelimin e shtetit demokratik shqiptar. Kur vdiq, mė 1965, Noli nuk kishte fituar…, qėkurse ishin ndėrmarrė hapat fillestare mė shumė se para pesėdhjetė vjetėsh. Unė mendoj se Theofan Stilian Noli ishte, nė radhė tė parė, nacionalist.
    Intervistova Sara Panaritin, tė venė e Qerim Panaritit, njė ish-botues i gazetės mė tė vjetėr shqiptare nė botė, “DIELLI” dhe mbėshtetės i fuqishėm i shoqėrisė “Vatra”.

    Mė poshtė po jap pėrshtypjet e saj pėr peshkop Nolin.

    “Pėrshkruani, nėse dėshironi, marrėdhėniet qė kishit me Fan. S. Nolin.” Nuk e njihja peshkop Nolin deri sa u martova. Nuk e kisha takuar kurrė mė parė. Burri im ishte mik shumė i mirė i tij dhe ata kishin lidhje tė ngushta. Zyra e “Vatrės” ndodhej nė 25 & 30 Huntington Avenue nė Boston dhe apartamenti i peshkopit ishte pranė saj nė Blagden Street, kėshtu qė ai e vizitonte shpesh Fan Nolin. “Si ishte apartamenti i tij?” Apartamenti ishte shumė i hallakatur dhe i mobiluar thjeshtė, shumė pak mobilje, por shumė libra.
    Peshkop Noli na vizitonte dy herė nė vit. Ai e kishte tė vėshtirė tė ngjiste shkallėt, sepse ēalonte pak dhe e kishte akoma mė tė vėshtirė tė zbriste. Fakti qė ai dhe burri im ishin aq miq, ishte shumė i ēuditshėm sepse burri im ishte mysliman, megjithatė, ai ishte shumė i afėrt dhe i devotshėm ndaj peshkopit. Ai e ēmonte aq shumė peshkopin sa, edhe pse ishte mysliman, shkonte shpesh nė kishė. “A mendoni se dallimi fetar u lejonte tė kishin marrėdhėnie madje mė tė afėrta?” Mendoj se po. Peshkop Noli kishte sens tė shkėlqyer humori. Duke e ngacmuar burrin tim i thoshte, “Pse nuk bėhesh prift? Do tė ishe prift i mirė dhe gruaja jote ka karakter tė kėndshėm, kėshtu qė do tė bėhej priftėreshė e mirė.” Ai qeshte edhe me veten. Nuk ishte aspak pedant. Ata kishin shumė gjėra tė pėrbashkta. Qėllimi i tyre mbizotėrues ishte pėrkushtimi ndaj ēėshtjes shqiptare, nacionalizmit shqiptar dhe kulturės shqiptare. Qė tė dy ishin tė interesuar pėr shtimin e koleksionit tė literaturės shqiptare, sepse kur erdhėn shqiptarėt nė fillim nė Amerikė, nuk kishte asgjė. Peshkop Noli pėrktheu shumė libra, mes tė tjerėsh Shekspirin dhe “Rubaitė” e Omar Khajamit. Ai shkroi “Historinė e Skėnderbeut” nė shqip dhe nė anglisht dhe pėrktheu shumė poezi origjinale; shkroi edhe shumė pjesė liturgjike.
    Pėrmes pėrpjekjeve tė burrit tim dhe tė shoqėrisė “Vatra” u organizua njė banket dhe tė ardhurat ju dhanė peshkopit, qė t'i pėrdorte pėr botimin e librit “Bethoveni dhe Revolucioni Francez”. Libri pėr Skėnderbeun u botua nga “Vatra” kur burri im ishte botues i “Diellit”.


    Fan Noli nė Harvard

    Nė artikujt qė ka shkruar burri im, theksonte se Noli vajti nė Harvard, sepse vendosi tė krijonte njė bazė tė mirė nė anglisht me qėllim, qė tė kryente atė punė qė donte tė bėnte. Fan Noli mund t'ja dilte nė tė dy botėt. Shumė herė anėtarė tė klerit tė huaj ose gazeta tė huaja mund tė funksionojnė vetėm nė gjuhėn e tyre, por peshkop Noli dhe burri im mund t'ja dilnin po aq mirė nė botėn amerikane, sa edhe nė botėn shqiptare.
    Fan Noli kishte aftėsi dramatike dhe ndoshta mund tė ishte bėrė aktor shumė i mirė. Grupi teatral ku kishte marrė pjesė u shpėrnda, pasi mbeti nė mes tė katėr rrugėve nė Egjipt, pa para. Ai duhet tė ketė pasur aftėsi dramatike, ndryshe nuk do tė mund tė mbante tė mbėrthyer pėr njė kohė aq tė gjatė ata qė e dėgjonin. Ishte shumė tėrheqės, kur fliste ai, ti e dėgjoje. Disa herė kam ndjekur shėrbesat e kishės vetėm pėr tė dėgjuar zėrin e tij, sepse duke mos qenė shqiptare, nuk e kuptoja gjuhėn. Ai shprehej bukur. Ai ishte nė formėn e tij mė tė mirė, kur fliste para auditorit. Bėnte qė ēdo gjė tė dukej e gjallė. Kishte njė zė tė mrekullueshėm, tė fortė dhe kumbues (tingėllues). “A kishte ndonjė gjė tė veēantė pėr tė cilėn bisedonin peshkopi dhe burri juaj?” Kur flisnin me njėri- tjetrin, bisedat e tyre kalonin nga filozofia te letėrsia, nga arti te historia, por subjekti pėr tė cilin flisnin mė shumė ishin Shqipėria dhe problemet shqiptare. Fan Noli ishte ishte i orientuar politikisht dhe i interesuar pėr nacionalizmin shqiptar dhe krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar. “A flisnin ndonjėherė pėr sportin?” Oh, jo. Edhe pse burri im mė thoshte se peshkop Noli kishte qenė notar i shkėlqyer dhe shumė i fuqishėm. Megjithatė, ai nuk kishte shumė kohė pėr gjėra si kjo, sepse vazhdimisht lexonte, studionte dhe krijonte diēka. Kjo ishte e mrekullueshme!


    Noli kėnaqej me piknikėt

    Peshkopi kėnaqej kur shkonte nė piknikėt e shqiptarėve, ku do tė ulej e tė rrinte me anėtarėt e rėndėsishėm tė kishės. Ai ishte vegjetarian dhe pėlqente frutat, kėshtu qė nė kėto piknike do tė gjendej gjithmonė njė shportė me fruta pėr tė. “Ēfarė shihnin te Noli si njeri?” Kur shihja peshkop Nolin, ndjeja gjithmonė se ndodhesha nė praninė e njė njeriu tė madh. Ai ishte shumė tėrheqės. Kishte diēka nė zėrin e tij dhe nė mėnyrėn se si fliste. Ėshtė njė cilėsi qė jo gjithmonė mund ta pėrcaktosh; mund ta ndjesh, por jo ta analizosh gjithmonė. Thjeshtė e ndjeje se po flisje me njė njeri me aftėsi tė mėdha, me njohuri tė thella dhe shumė i pėrkushtuar. Nga ana tjetėr, ai rrallė zbulonte ndonjė gjė pėr veten e tij. Bisedat e tij ishin gjithmonė pėr kauzat e pėr tė tjerėt. Nuk besoj se mund t'i afroheshe shumė nė planin personal. Nė themel, Fan Noli ishte njeri i ndrojtur. Ai ishte paksa vetmitar. Jetonte vetėm dhe kėtu nuk kishte familje. Nė jetėn personale nuk interesohej pėr gjėrat materiale. “A mendoni se i vinte ndonjėherė keq qė nuk ishte martuar?” Nuk e di. Im shoq mė ka treguar, sesi njė herė ai dhe peshkop Noli shkuan nė varrimin e dy vllezėrve tė rinj shqiptarė, qė ishin vrarė nė njė aksident automobilistik. Mbas varrimit, burri im e ēoi Nolin me makinė nė apartamentin e tij nė Blagden Street. Gjatė rrugės sė kthimit Fan Noli i tha pak a shumė tim shoqi. “A e di, ne nuk e patėm kurrė kėnaqėsinė e fėmijėve, por nuk do tė kemi kurrė as tragjedinė e tyre.”


    Peshkop Noli ishte njeri shumė i respektuar jashtė bashkėsisė shqiptare. Ai linte pėrshtypje tė mahnitshme. Dr. Carleton Coon, antropolog nė Harvard, kishte shkuar nė Shqipėri pėr tė drejtuar njė sėrė studimesh antropologjike. Ai botoi njė libėr me titull “Mali i gjigantėve” (“The Mountain of the Giants”) dhe i kishte kėrkuar si peshkop Nolit, ashtu edhe burrit tim tė lexonin dorėshkrimin pėr t'u siguaruar qė materiali historik ishte i saktė. Njė mbrėmje na ftoi tė treve pėr darkė. Mysafirė tė tij ishin disa njerėz shumė tė shquar qė kishin lidhje me Harvardin si dhe njė anėtar i rėndėsishėm i Departamentit tė Shtetit nė Uashington. Vėmendja e gjithsecilit atė mbrėmje ishte pėrqendruar te peshkop Noli. Tė gjithėve u bėnė shumė pėrshtypje njohuritė e tij pėr historinė e Ballkanit. Ai ishte nė qendėr tė vėmendjes. Ajo qe njė mbrėmje e mahnitshme dhe ai njė tregimtar shumė i mirė.
    Njė histori shumė zbavitėse ishte ajo, kur e kishim ftuar peshkop Nolin pėr darkė, njė tė shtunė mbrėma. Ndoshta ishte 81 vjeē dhe ishte duke mėsuar aramaishten nė Harvard. Njė ditė mė telefonoi pėr tė mė pyetur nėse do tė mė vinte keq, po tė ndryshonte ditėn, sepse i kishte dalė diēka tjetėr. I thashė se nuk mė vinte keq dhe ai mu pėrgjigj, “Kam provime dhe mė duhet tė mėsoj.” “Kjo ndodhi kur ishte 81 vjeē?” Po, kėshtu qė nuk ėshtė kurrė vonė tė mėsosh pėr provime. “Vėrtetė zbavitėse! Duhet tė ketė qeshur, kur ja u ka thėnė kėtė.” Po, qeshi. Qeshi.


    Njė herė tjetėr kur ishte i ftuar pėr darkė, mori nė telefon pėr tė na thėnė se i kishte ndodhur diēka me protezėn e dhėmbėve, kėshtu qė nuk do tė ishte nė gjendje tė pėrtypte asgjė. Mu desh tė pėrgatisja diēka tė bollshme qė mund ta hante. Ai hėngri supė me zarzavate dhe mė pas hėngrėm tortė me luleshtrydhe, qė ai e shijoi plotėsisht.Peshkop Noli e dashuronte muzikėn. Ai e kishte bėrė zakon tė shkonte ēdo tė premte mbasdite nė koncert simfonik. Ato pak herė kur nuk mund tė shkonte, ma jepte mua biletėn e tij. Kishte njė vend tė hatashėm; ishte nė llozhėn e parė mbi skenė. Kur kisha vajtur nė koncert pėrpara se tė martohesha, isha ulur nė llozhėn e dytė nga nuk shihej asgjė.


    Studiuesit e Shekspirit nė Shtėpinė e Bardhė

    Nė qershor 1964, lexuam nė gazetėn New York Times se nė pėrkujtim tė 400 vjetorit tė lindjes sė Shekspirit, presidenti Lyndon Johnson kishte organizuar njė mbrėmje nė Shtėpinė e Bardhė pėr studiuesit e Shekspirit. Megjithatė, jo shumė njerėz kishin dijeni pėr pėrkthimet e peshkop Nolit nė shqip tė Shekspirit. Peshkop Noli i tha burrit tim se do tė dėshironte tė shkonte. Atėherė, ai i shkroi njė letėr shumė tė kėndshme presidentit Johnson, ku i thoshte se edhe peshkop Noli ishte studiues i Shekspirit, se ai ishte 81 vjeē dhe nuk e kishte parė kurrė nga brenda Shtėpinė e Bardhė. Ai mendonte se peshkop Noli do tė kėnaqej shumė po ta ftonin edhe atė. Mbas njė jave peshkopi mori njė ftesė. “Duhet tė jetė tronditur!” Po, u trondit, sepse atje ishin tė gjithė studiuesit e Shekspirit nga Anglia dhe nga ky vend. Kur u kthye, peshkop Noli i telefonoi burrit tim pėr t'i thėnė se presidenti Johnson i dėrgonte tė fala. I tillė ishte humori i tij.

    Burri im e admmironte shumė peshkopin. S'kish gjė qė tė mos e bėnte pėr tė. Ai filloi fushatėn pėr tė mbledhur para qė t'i blinte peshkop Nolit njė shtėpi nė Florida, ku ai tė shpėtonte nga muajt e hidhur e tė ftohtė tė dimrit. Tė gjithė mendonin se ajo ishte njė marrėzi, se nuk do tė mblidheshin kurrė aq para sa duheshin. Por i mblodhėn.

    Poezitė e peshkop Nolit u botuan te “Dielli” nė kohė tė ndryshme. Ai pėrktheu shumė nga poezitė e Victor Hugo-it, qė do tė thotė se e njihte mirė frėngjishten. Pėrktheu gjithashtu, edhe disa poezi elizabetiane. Duke e kuptuar se ishte njeri shumė i sėmurė, peshkopi i tha burrit tim se dėshironte qė ato poezi tė botoheshin si libėr, ndryshe do tė humbisnin po tė varroseshin nė faqet e “Diellit”. Mbas vdekjes sė peshkopit, im shoq u takua me disa shqiptarė adhurues tė Fan Nolit, qė kontribuan pėr shtypjen e librit. Padyshim qė peshkopi nuk e pa kurrė librin.
    Peshkop Noli kish dashur qė mbas vdekjes librat e bibliotekės sė tij t'ia dhuronte Bibliotekės Publike tė Bostonit. Nė atė kohė, pėr disa arsye, biblioteka e Bostonit nuk i mori librat. Atėherė, sekretarja e tij Mary Johns, i dėrgoi ato nė Shqipėri. Qenė volume tė tėra dhe u desh tė bėheshin arka druri pėr transportimin e tyre. “Si nuk i pranoi Biblioteka Publike e Bostonit? A nuk ishte kjo njė marrėzi?” Po, kėshtu ishte. Tani ata do tė ishin shumė tė kėnaqur t'i kishin ato libra.
    Si pėrfundim, tė tre njerėzit qė intervistova mė informuan jo vetėm pėr aspektet intelektuale tė Nolit njeri, por mė futėn nė brendėsi tė aspektit njerėzor, madje humoristik tė kėtij personazhi tė respektuar, tė kėtij shqiptari. Nė tė vėrtetė flitet mė shumė pėr njeriun, sesa pėr figurėn e rėndėsishme publike qė e kanė njohur shumė prej nesh. Nga anekdotat personale qė lidhen me kėta individė, shohim se ka ekzistuar njė anė tjetėr e Theofan Stilian Nolit si person, si qenie njerėzore.
    Gjatė kėrkimeve tė mia pėr kėtė projekt, kam bėrė njė zbulim interesant. Kur u krijua shoqėria “Besa Besėn”, nė Boston mė 1907, Noli qe kryetari i saj i parė dhe arkėtar ishte gjyshja ime nga nėna, Gelo Goni Stephenson (Katundi). Gjyshi im kishte emigruar nė Amerikė me grupin e parė tė shqiptarėve para se tė mbyllej shekulli, tė prirė nga kunati i tij Kole Christopher (At Kole), i cili njihet si shqiptari i parė qė ka ardhur nė Amerikė.

    Maj, 1982

    Shkruar nga Mark Kristo
    Publikuar tek gazeta Panorama Mars 2004
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Noli ka qene nje njeri gjeni, pasi kishte shume talente, profesione, ishte shqiptari me me kulture i kohes se tij, por ne te njejten kohe, ishte deshtaku me i madh i kohes se tij. Ai deshtoi gati ne gjithcka qe nisi si ne arenen politike edhe ate shoqerore brenda komunitetit shqiptar ne Amerike. Ai ishte prift qe bente politike. Ai ishte prift qe bente thirrje per revolucion. Ai ishte prift qe i pelqente te merrte persiper se kish cliruar kombin dhe bere Kishen Orthodhokse Shqiptare Autoqefale. Ai ishte prift qe i mbante merri edhe shoket te tij me te ngushte, Faik Konices, nje tjeter shqiptar i madh i asaj kohe.

    Nuk eshte rastesi qe komunistet shqiptare dhe te gjithe shqiptaret me bindje te majta e shohin Nolin si nje histori suksesi, kur ne fakt nuk eshte aspak e tille. Noli nuk ka patur kundershtare vetem ne Shqiperi por dhe brenda komunitetit shqiptaro-amerikan, kundershti qe linden pikerisht kur Noli mbrojti moralisht qeverine komuniste te Tiranes ne 1945 me fjalet: "Eshte me mire qe vendi te kete nje qeveri se sa te mos kete fare qeveri e te jete ne kaos". Bindjet komuniste dhe me vone te majta te Nolit ishin te mirenjohura si nga shqiptaro-amerikanet qe e denoncuan dhe izoluan ate, edhe nga Edhit Durrham qe e kish pike te dobet Nolin.

    E verteta historike eshte qe Noli me qendrimet e tija e izoloi vetveten dhe ne fund te jetes se tij, koha e provoi se ai kish qendruar gjithmone ne kahun e gabuar te historise. Deshperimi i tij me i madh ka qene se ai jetoi shume pak ne Shqiperi, dhe ne vitet e pasluftes, edhe pse ai pati korrespondenca me rregjimin komunist, ai nuk denjoi qe te shkonte te vizitonte Shqiperine.

    Figura e Nolit eshte nje figure madheshtore kur peshon kontributin e tij ne shume fusha te jetes shqiptare, por me e madhe se vepra e tij, ka qene pikerisht, egoja e tij e semure. Shqiperia nuk kish nevoje vetem per Nolin, por per te gjithe djemte e saj te asaj kohe. Shqiptaret duhet te marrin shembull perkushtimin por jo qendrimet e Nolit.

    Albo


    Noli pesoi deshtime ne politike, ndersa ne fushat e tjera mund te them se eshte i paarritshem.....

    Por mund te na thuhet ketu se cili patriot i kohes se atehershme nuk pesoi deshtime?
    Cilet nga patriotet dhe pjesmarresit ne ngritjen e Flamurit paten sukses ne karrrieren politike ne Shqiperine e mevoneshme? Cilet nga ata qendruan ne Shqiperi?

    Vetem Zogu i cili edhe pse mund te mos krahasohej me Nolin por historia na tregoi se ishte politikan me i zoti....

    Nejse mendimi im personal eshte se Noli ishte shume per popullin shqiptar ose e thene ndryshe populli shqiptar ishte pak per Nolin, prandaj dhe Noli deshtoi nga ana politike....Populli shqiptar nuk ishte i afte te "thithte" idete e Nolit pasi ky popull atehere ishte ne nje prapambetje te thelle turko-feudale dhe i "pelqente" ky sistem.......

    Per mendimin tim personal si dhe duke u nisur nga pervoja historike e shteteve fqinje te Ballkanit ishte gabim historik "ikja" e Vidit nga Shqiperia....

    Te gjitha shtetet e Ballkanit pasi fituan pavarsine pranuan princat e huaj per qeverrisje, kryesisht ishin gjermane, ndersa ne Shqiperi kjo praktike nuk pati sukses....

    Po te kishim nje princ te huaj do te kishim dhe mbeshtetje me te madhe nga Fuqite e Medha, gje te cilen e paten Bullgaria dhe Greqia qe kishin mbreter gjermane....

    Nejse qe te rikthehem prape tek Noli mund te them se deshtimet ne krahasim me arritjet e kesaj figure jane te paperfilleshme.....


    Albo, eshte per tu falenderuar kujdesi yt per botimin e ketyre postimeve persa i perket Nolit.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 15-03-2005 mė 12:41
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Julius
    Ashtu eshte vertet Albo shume bukur e ke thene deshtaku me i madh i kohes se tij, prift qe bente politike. Nje liber te tij Noli ia dedikon prinderve te tij duke thene:... kete liber ia dedikoj babait tim si shperblim per keqardhjen e tij qe me pa prift. Shume egoist Noli duket ne keto rreshta. Po te sjell nje shembull te ngjashem te nje njeriu te madh qe me ngjason shume me Nolin dhe eshte Kryepeshkopi qipriot Makarios, nqs nuk e di kush eshte po te them se ai e cliroi Qipron nga zgjedha Angleze duke e shpallur per here te pare shtet te pavarur. Nuk vleresohet shume nga qipriotet sot dhe a e di pse? Sepse donte te lidhej me te paanshmit Titon me shoke qe te ishin jashte luftes se ftohte, te mos mbanin as anen e amerikanit as anen e ruseve. Budallek me te madh nuk mund te bente ra nga pushteti sepse nuk lejoi amerikanet qe te kishin nje baze detare ne ishullin e Qipros!
    NUK ISHTE E DREJTE TE KISHIN AMERIKANET BAZE NE QIPRO! Kjo i kushtoi rende humbi gjysmen e ishullit qe e zaptuan turqit.
    Ah kjo bote e keqe vertet qe njerezit me te mire i vret!

    Nuk eshte i drejte paralelizmi qe behet midis Qipros dhe Shqiperise dhe per pasoje midis Nolit dhe Makarios....

    Nuk eshte aspak e vertete gjithashtu shprehja se qipriotet nuk e vleresojne shume Makarion....perkundrazi me sa di une ata e konsiderojne si "ethnarkis" ose e thene shqip patriot apo burre shteti....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #28
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Ernest Koliqi per F. Nolin :

    DOSSIER

    "Gabimet ase nė datsh tė thuesh fajet qė Fan Noli ka mujt me ba, nuk ja zbresin vlerėn tri veprave tė pashoqe qė ai kreu: Autoqefalinė e Kishės, fletoren "Dielli" dhe futjen e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve"

    "Si e gdhendi Fan Noli veprėn e Gurakuqit e Bajram Currit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ernest Koliqi u lind nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1897. Gjatė periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia, ai mbajti pėr disa kohė postin e Ministrit tė Arsimit e Kulturės. Nė vitin 1944 ai u arratis nga Shqipėria e u vendos nė Itali ku pėr shumė vjet ishte Drejtor i Institutit tė Studimeve Shqiptare pranė Universitetit tė Romės. Po kėshtu Koliqi drejtoi edhe Katedrėn e Gjuhės Shqipe pranė atij Universiteti. Gjatė asaj periudhe, pėr afro 20-vjet me rradhė ai drejtoi edhe revistėn letraro-politike "Shenjzat", ku botuan shkrimet e tyre shumė nga personalitetet mė tė njohura tė diasporės shqiptare nė Perėndim. Ernest Koliqi vdiq nė mesin e viteve 1970 nė Romė. Nga krijimtaria e tij ne zgjodhėm shkrimin qė botohet mė poshtė nė formė studimi, i cili bėn fjalė pėr vėndin qė zėnė nė veprėn e Fan Nolit, Skėnderbeu, Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi, ku dy prej tyre Gurakuqin e Currin, Koliqi i pat njohur nga afėr kur ai shėrbeu nė administratėn e Qeverisė sė Nolit nė vitin 1924.



    Nga Ernest Koliqi
    Pėrgatiti Dashnor Kaloēi

    Stefan Stiljan Noli, njė ndėr pesonalitetet ma tė spikatuna qi shprehi nga gjini i vet kombi shqiptar, paraqitet posi njė fytyrė poliedrike, d.m.th. e shumėanėshme, e cila gja lodhė menden e kujtodo kur vjen momenti me dhanė njė gjykim synthetik mbi rrolin qė ai lujti nė botėn shqiptare.

    Kush jeton si i ndodhi atij ma se tetėdhet vjet dhe nė njė periudhė historike ma tė stuhishmet qi njofti njerzimi, lehtaz bahet objek kritikash sepse njė jetė kaq e gjatė rrethohet me fazat e ndryshme tė saj, me dritat e me hije tė cilat ndoshta shkaktohen nga rrethinat, nėpėr tė cilat u pėrshkue, ma se njė vullnet i prem dhe i paravendosun m' u sjell ashtu si u suell. Si tė gjithė njerzit me njė vlerė tė veēantė edhe Fan Noli nderohet e pėrēmohet me ngulmim qi shpesh herė arrin nė parosizėm ndėr lėvduesa e prozhmuesa tė tij.

    Tri veprat e pavdekshme tė Nolit
    E vėrteta asht se veprimtarija e njė njeriu qė, qi gjatė tetėdhet vjetėve rresht gjallese nė kėt shekull u dha me mish e me shpirt mbas sendėrtimit tė njė ideali, i cili synthetizonte ne vete qėllime fetare e kombtare, shoqnore e kulturore, duhet vu nė njė kandar tė drejtė. Gabimet ase nė datsh tė thuesh fajet e qi Fan Noli ka mujt me ba, nuk ia zbresin vlerėn tri veprave tė pashoqe qė ai kreu, pasojat e mira tė tė cilave edhe sot ndihen nė rrjedhė tė historisė shqiptare e janė: themelimi mė 1909 i fletores "Dielli", praleludim i themelimit tė Shoqatės pan-shqiptare "Vatra" nė Boston., mė 1912 nė bashkėpunim me Faik Konicėn, pranimi shpėtues i shtetit shqiptar nė Lidhjen e Kombeve me 17 dhetuer 1920 e krijimi i Kishės orthodokse autoqefale shqiptare shqiptare. Edhe po tė pranojmė se pėr hypotezė se Fan Noli pat njolla, kėto tri vepra tė shkėlqyeshme krejt ia shlyejnė. Natyrisht kėtyne meritave kombtare e patriotike u shtohen ato shum shum tė mėdhja asi shkrimtar qi i a skalisin emnin me shkrola arit nė historinė e letėrsis shqipe. Por kėtu duem tė vėm nė dukje shkurtazi burimin e frymėzimit tė tij ndėr shprehje ma tė nalta lyrike qi ai na dhuroi dhe me theksue se si at burim frymėzuese e gjet nė jetėn reale tė Shqipnis, nė burimin njerzor shqiptar qi ai hetoi e njofti n' ato tepėr tė pakta vjetė ndejes nė dheun e zanafillės. Edhe Fan Noli asht bir i diasporės: u lind e u rrit jashta vėndit tė tė Parėve. Kjo gja reflektohet mbi tė gjithė veprimatrin e tij letrare. Ndėr tetėdhetė vjetėt e jetės sė tij, vetėm tri a katėr i kaloi nė dheun shqiptar. E se ai kuptonte e ndiente nevojėn sidomos si poet e krijues bukurije letrare me thithė nė vėnd frymėn e tokės shqiptare na dyshmon myti i Anteut pėrmėndė nė lyrikėn kushtue Bajram Currit: "As je vrar' e as po vritesh, / Legjendar Ante po rritesh". Kush ishte Anteu e ē' pėrfaqsonte nė mythologjinė klasike tė Heladės? Anteu bir i Tokės (Gjea), vigan i madh e i stėrfortė mirte fuqin qi kurkush nuk mujte tė mposhte, tue prekun tokėn (vėndin e vet) me shputa tė kėmbėve. Herakli nuk gjet mėnyrė tjetėr pėr t'a kėnirrė, d.m.th. pėr t'ia marrė frymėn e mbytė, veē tue mbajt pezull me njė dorė pa e lanė me prek dhen me kambė. Vėshtrimi symbolik i mytit t'Anteut asht i qartė: dheu i lindjes, d.m.th. vendi ku gjallnon njerzia prej njė gjaku e prej nji gjuhe, i ep njeriut forcėn morale, pertrin nė nė tė herė mbas herit fuqit shpirtit. Fan Noli prirjen e rrallė krijuese, zotsin e jashtzakonshme shprehse e shkrini nė pėrkthime (tė cilat jesin shembullore nė fushėn e letrave t'ona) ma tepėr se nė krijimet origjinale nė poezi e nė gjini tregimtare. Nuk e njifte sa duhet jetėn e popullit shqiptar. Pėrvojėn e tij ndėr rrethet e ndryshme shqiptare tė diasporės nuk e njehi, tue marrė parasysh fuqit e veta krijuese, aq tė mjaftueshme sa me ia hy njaj vepre origjinale, poem a rromanx, ku tė dilte pasqyrė jeta e gjindjes, prej gjakut shqiptar pėrshkue nėpėr dritėn e bokuptimit tė tij. Dy vjershat epiko-lyrike, kushtue Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, ku ai gdhen mjeshtrisht, me vija tė pėrflakta, pėrshtypjet qi i lanė kėta burra, takue e njoftė gjatė banesės sė tij tė shkurtėr n'atdheun shqiptar, dishmojnė se sa tė ēmueshme do tė kishin qenė veprat e tija letrare, po tė kishte dhanė fati mundėsi me depėrtue ma mirė e ma thellė nė palc tė jetės sė popullit tonė.

    Vėshtrim mbi dy vjersha tė Nolit
    T'i analizojmė shkurtazi nė pėrmbajtje kėto dy vjersha qi nė Parnaz shqiptar arrijn majat ma vezuullore tė lumnis poetike. Nė katundin shqiptar tė Thrakjes, Ibrik Tepe, ku ai lindi qysh nė moshėn ma tė mitun, Fan Noli tregoi aftėsin e hollė vėzhguese me tė cilėn kishte pajisė natyra. Lėshonte shikimet e veta rreth e rrotull dhe pėrpiqej tė kuptonte mbrendin e shfaqjeve tė jetės qi zhvillohej pėrpara. Sidomos tue u rritun pėrpiqej me i a spjegue vetes shkaset e pėrmbrendshme qi shkaktojn sjelljen e mirė tė veseve njerzore, do tė shfaqet thekunisht ma vonė nė satyrat qė na la. Asokohe me siguri nji pyetje vizatohej nė mėnden e njomė tė kalamnait veshtak: "Pse flasim na njė gjuhė tjetėr e pse jemi ndryshej nga banorėt e katundeve fqinje?" Tė cillėn pyetje, sa marrin mėnd e shqise, i a sjellin vetes edhe Arbreshėt e Italis: "Jemi shqiptarė! Po ē'ashtė Shqipnia". Ē'farė vetish e lejojnė Shqiptarin me pohue, tue u mburrė, se asht bir i njė kombi fisnik? Fytyra qė nė kohėn e fmijnis la mbresa tė pashlyeshme nė kujtim tė Fan Nolit, qe Gjergj Kapedani, komandar mbas Nol Kapidanit, gjyshit tė tij, i repartit ushtarak qi delte Sulltanit n'ushtri nė rasa lufte. Gjergj Kapidani tregonte trimnit e veta dhe tė Shqiptarėve ndėr luftime pėrkrah ushtrisė osmane. Edhe i jati i Fan Nolit, Stiljani, ushqente bashkė me pasionin e muzikės kishtare, atė tė kultit tė heronjve. Admironte pa masė, i jati i Napoljon Bonapartin e Skandėrvbegun. Admirimi i t'et Stiljan pėr Gjergj Kastrijotin kaloi tė birin Stefan, qi ma vonė, bani kėrkesa ndėr arkive e biblijoteka mė dokumente gjansisht e imtisht mbi te dhe mbi kohėn e tij pėr tė mėshiruar burrnin shqiptare nė Kryetrimin e Krujės n' at vepėr tė madhe historike qi tė gjith njofim. Nė njė djalosh mendesquet e zemėrndieshėm, tė prirun kah analyza e shkaseve tė ndryshme qi burojnė nga thellėsytė e shpirtit tė vet e tė tjerėve edhe nga valvitja misterioze e gjakut qė sejcilit i rreh ndėr dej, asht i natyrshėm tė dij psehin e rrethanave qi cilsojn kushtet e tij njerzore tė veēanta. Gjergj Kapidani i flitte pėr trimni shqiptare, i ati, Stiljan Noli, ēonte nė qiell veprimet e Kastrjotit. Ē'themel nė tė vėrtetė kishin ato lavde ato mburrje? Ē'farė tharmesh leviteshin nė gjak shqiptar? Cilat ishin vetit e veēanta njerzore tė Shqiptarit? Fan Noli nė zhvillimet e jetės sė tij endacake e plot peripetina si ato tė Odiseut homerik, njofti burra shqiptarė qė i a vėrtetojshin pohimet e Gjergj Kapetanit dhe tė t'et mbi fisnikin shqiptare. Me 1903 fati e hodhi n' Egjypt e ndėr tri vjet kalue aty pat mardhanije me burra tė vlefshėm si Spiro Dinen, Nikolla Naēon, Thanas Tashkon e Jani Vruhon. Preku me dorėthjeshtėsinė e natyrės idealistike tė kėtyne pishtarve tė Rilindjes s'onė, por mund tė mendonte se ata ishin pėrjashtime. Paisej vėrtet Kombi shqiptar me vetinat e andrrueme prej patriotave? Pėrgjigjien kėsaj pyetje e kėrkoi, si thamė, nė historinė e qindresės shqiptare tė pesqind vjet nė epopenė e Gjergj Kastriotit. E fletėt e historis i a vėrtetuan pohimet e t' et dhe tė Gjergj Kapedanit. Ligjnuen enthujzazmin me tė cilin patriotėt pėrmėndshin emnin mbrekullbas, plot frymzim rilindės, tė Skanderbegut. Por, qi vetit e lulėzueme mrekusllisht nė Skandėrbegun, vlojshin prap se prap nė zėmrėn e madhe tė kombit shqiptar, ay e pa me sy kur mė 1921 erdh nė dheun e tė Parėvet dhe qindroi aty deri mė 1924. Brumi njerzuer prej tė cilit doli Skanderbegu dhe breznija e ēelnikėt qi atė e ndoq ndėr luftime pėr liri, vrumuliste ende i gjallė e gjithėnji i aftė me shprehė vetje t'adimirueshme pėr dobi tė kombit.

    Frymėzimi pėr Gurakuqin e Bajram Currin
    Nė Luigj Gurakuqin e nė Bajram Currin hetoi esencėn e fisniknis shqitare, burrnin, e cila asht nji shkrimje e trimnis me urti, d.m.th. syntheza e nji hovi guximtar plot vetmohim bashkue me nji pėrftim a koncepcjon tė jetės qė ka shtyllė themelore nderin dhe shprehet me njė matuni fjalėsh e sjelljesh e cila mbėshtetet nė ndiesi tė sė drejtės e tė njerzis sė ndėrgjegjėshme. Trimnija ka vlerė kur pėrdoret me vėnd e me kohė pėr tė nxjerrė soje frytet e dobishme. Thotė Fishta: "Por i urti kurr nuk ngutet / prej burrnis e jo prej tutet". Nė Luigj Gurakuqin, Fan Noli njofti burrnin qė rrjedh nga vetit shqiptare trashigue nga tė Parėt dhe tė zdrituna shkėlqimisht nė rrezet e nji kulture sė gjanė. Nė Bajram Currin njofti e pėrlavdoi instiktet e shėndosha burrnore qi me gjarpėnim vetimash e shungllim bubullimash shfaqen papritmas nė pėrpjekje pėr ideal, pa dalė nga vijat e urtis dhe pa u shkoq nga trashigimi stėrgjyshnuer i nderit e i drejtėsis. Kėta dy burra tė paharrueshėm i a frymzuen Fan Nolit vjershat e pavdekshme ku ai naltsoi me njė hov lyrik flatėr-vervitės burrnin, veti qensore e jetsore kryekkrejet e fisit arbnuer. Ju kujtohen vargjet e thekshme kushtue Luigjit? "…Nėno moj, mbaj zi pėr vllan, / Me tre plumba na i ran…/ …Se tė deshte kur s' tė deshnin, / Se tė qante kur tė qeshnin / Se tė veshte kur tė ēveshnin. / Nėno moj tė ra dėshmor…/ Nėno moj ē'ėshtė pėrpjekur, / Gojė mjalt' e zėmėr- hekur, / Syrgjyn gjall' e syrgjyn-vdekur, / Ky vigan liberator". E ato pėr Bajram Currin? "…O Bajram bajrak i gjallė, / More nam me gjak nė ballė, / Te njė shpell' e Dragobis. / Yll i rrall' i burrėris…/ Me zjarr Shenjt u ndrit kjo shpell, / Gjer nė qiell u ngrit Kėshtjell / Pėr ēlirimin e Shqipėris / Katakomb i Dragobis". Le tė vėhet re fati i mjerė i njajtė i tre heronjve kėndue nga Fan Noli: Skandėrbegu, Luigj Gurakuqi, e Bajram Curri, tė tre shkrinė jetėn pėr ideal dhe mbaruen pa i pa realizimete e dishrueme. Poeti qan me lot burrnin orzezė shqiptare. Unė i kam njoftė dy Burrat, kėndue nga Noli, tė dy nderė e Kombit, shtylla tė ndritshme t' idealit dje, sot e n'ardhėmėni ma tė largėt edhe kam pasė fatin me qenė nė mardhėnie tė ngushta me ta. Luigji mė nxiti m'u marrė me letėrsi dhe mė hodhi nė fushėn politike mė 1923, Bajrami qi banoi me familje nė njė shtėpi t'onė nė Shkodėr mirsisht bisedoi shpesh me mue mbi ēashtje kombtare. Si nėpunės i vogėl por besnik, edhe unė kjesh pjestar nė Qeverinė e kryesume prej Fan Nolit mė 1924 dhe, kur ajo Qeveri u pėrmbys, nėpėr rrethina tė njoftuna, si fanolist mora udhat e mėrgimit e ndeja pesė vjet larg atdheut. Prandaj nė pėrkujtim tė dy burrave tė mėdhenj, qė jesin nė vėnd tė parė nė Olymp tė heronjve tė Kombit dhe tė Poetit qi u a pėrlevdoi vetit e pashoqe arbnore e ndiej, pėr arsye dhe vetjake. Detyrėn tė pėruli kryet nė shėnj tė njė nderimi tė pamasė"

  9. #29
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Nese disa Shqiptare te shquar dhe te fuqishem, per te cilet akoma kombi eshte ndare ne gjysem, i vrisnin njerezit e shquar te ketij dheu "per qellime te larta", Noli diti t'i nderoje te gjalle dhe te vdekur! Problemi i madh i Nolit, sic e preku edhe z. Koliqi, per mendimin tim ishte se kishte lindur per te udhehequr nje komb te madh por populli shqiptar i kohes se Nolit ishte shume mbrapa nivelit shpirteror/mendor te ketij personi. Akoma edhe sot duket se shume Shqiptare nuk kane inteligjencen e duhur per ta kuptuar Nolin! Ne qeverisje deshtoi sepse nuk mendonte si nje Shqiptar i asaj kohe ("ishte ne autobuz" me pak fjale) por vepra e tij vazhdon te shembellej edhe sot. Noli mire beri qe nuk zbriti nga "autobuzi" ne te cilin gjendej -sepse ndodhej gjithmone shume hapa perpara Shqiptareve te tjere- por Shqiptaret kur do i hypin "autobuzit" te Nolit?

  10. #30
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Nasho Jorgaqi: Pėrse akuzohet Fan Noli

    ALKETA SINO

    Peter Minar duke pasur privilegjin tė jetė bashkohės i Fan Nolit, godet dhe trondit vitet e fundit kulturėn dhe historinė shqiptare.

    Sipas profesor Nasho Jorgaqit, njerit prej njohėsve mė tė mirė tė veprimtarisė dhe krijimtarisė sė Nolit, Peter Minar e bėn kėtė pėr arsye politike dhe shumė personale. Nė librin me titull "Pėr Shqipėrinė", Peter Minar e akuzon Nolin si vjedhės tė veprės sė Konicės. Profesor Nasho Jorgaqi rrefen fakte dhe argumente mbi figurėn e njohur tė Fan Nolit.

    Profesor Jorgaqi, kohėt e fundit nė shtyp janė botuar mendime dhe tė dhėna tė zotit Peter Minar dėrguar nga SHBA-ja, qė duket se thyejnė disa teza tabu pėr Fan Nolin. Ju, si njė nga studiuesit e njohur tė Nolit, si i gjykoni kėto?
    Fillimisht dua tė them se kėto mendime nuk janė tė reja. Pėr herė tė parė, zoti Peter Minar i ka shfaqur ato dhjetė vjet tė shkuara (1994) dhe i ka pėrsėritur para pesė vjetėve, mė 1999. Siē ėshtė e natyrshme, ato ngjallėn reaksion nė opinionin shqiptar. Goditja qė i bėhej Nolit ishte njė goditje qė i bėhej njėrės prej shtyllave tė kulturės dhe historisė moderne shqiptare. Nė tė vėrtetė, mendimet dhe faktet sensacionale qė sillte Minari qenė dhe mbeten mė shumė njė kronikė thashethemesh e trillimesh dashakeqe, se sa njė gjykim serioz apo pėrpjekje e ndershme pėr tė zbardhur tė vėrtetėn. Edhe pse u bėnė nė emėr tė thyerjes sė tabuve dhe tė rishikimit objektiv tė historisė, ato nuk i shėrbyen gjykimit dhe vlerėsimit shkencor. Unė dhe kolegė tė mi historianė, duke u bėrė zėdhėnės tė shqetėsimit tė opinionit shqiptar iu pėrgjigjėm zotit Minar. Pėrpara pėrrallave tė tij ne sollėm fakte dhe dokumente tė pakundėrshtueshme. Megjithatė, ai vazhdoi tė shkruajė, duke shpifur, duke falsifikuar, i ndezur nga pasioni politik dhe inate personale. Dhe jo vetėm kaq, por pa u dhėnė asnjė pėrgjigje mendimeve tona dhe duke mos u hequr asnjė presje shkrimeve tė veta, i botoi ato kohėt e fundit nė librin "Pėr Shqipėrinė". Pra, publikut i serviren rishtazi tė njėjtat pėrralla tė mbrapshta.

    Mund tė na thoni se ku konsistojnė kėto mendime tė mbrapshta dhe trillime, sipas jush?
    Zoti Minar, qė ka privilegjin tė ketė qenė bashkėkohės i Nolit dhe mik i Konicės e qė, sidoqoftė, duhet respektuar pėr moshėn, pasi tani i ka kaluar tė njėqindat, ka hedhur nė publik njė varg falsifikimesh nga mė monstruozet e mė flagrantet qė mund tė jenė thurur nė historinė e kulturės shqiptare, pėr njė nga etėrit e saj shpirtėrorė. Ato paraqiten si akuza ordinere pėrmes "rrėfimesh" ordinere, me arsyetime e gjuhė ordinere. Them kėshtu, sepse kur merr pėrsipėr tė gjykosh pėr vepra kapitale tė kulturės sonė kombėtare, jo vetėm qė duhet tė karakterizohesh nga ndjenja e pėrgjegjėsisė qytetare e atdhetare, por lipset tė ruash edhe etikėn, si dhe tė kesh njėfarė pėrgatitjeje elementare shkencore. Fatkeqėsisht, zotit Minar kėto i mungojnė plotėsisht. Ai e akuzon Nolin se dy veprat shkencore tė jetės sė tij "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu" e "Bethoveni dhe revolucioni francez", ia ka vjedhur Faik Konicės. Pėr t'i bėrė tė besueshme akuzat e tij, ai nuk merret me shqyrtimin shkencor tė kėtyre dy veprave, por flet pėr fakte periferike, duke u marrė me fatin e arkivit tė dorėshkrimeve tė Konicės, duke pėrzier nė kėtė mes edhe gazetarin Qerim Panariti, njė nga njerėzit mė tė afėrt tė Nolit.

    Si qėndron e vėrteta atėherė?
    Dihet se me figurėn e Skėnderbeut janė marrė si Konica, ashtu edhe Noli. Konica pati nisur tė shkruajė nė fillim tė shekullit tė kaluar njė histori popullarizuese pėr heroin tonė kombėtar, tė cilėn, si dhe vepra tė tjera tė tij tė gjata, asnjėherė nuk arriti t'i pėrfundojė. Botoi vetėm kapitujt e parė te "Dielli". Krejt ndryshe qėndron puna me Nolin. Ai botoi njė histori tė letrarizuar pėr Skėnderbeun, qė u botua mė 1921 dhe qė nuk i ngjante fare asaj tė mikut tė tij. Nė vitet qė erdhėn, Konica nuk u mor mė me Skėnderbeun, kurse pėr Nolin figura e tij mbeti dashuria dhe pasioni i pėrjetshėm. Nė vitet '30 - '40, ai iu rikthye seriozisht studimit tė Skėnderbeut dhe kreu kėrkime shkencore, madje, pėr kėtė pati dhe letra tė vetė Konicės, me anė tė tė cilave ai e informon Nolin pėr vepra tė autorėve tė huaj mbi Skėnderbeun. Studimet e tij nė kėtė fushė zgjatėn disa vjet dhe fryt i kėsaj pune tė madhe e cilėsore prej shkencėtari tė vėrtetė ėshtė vepra "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu", qė ai e mbrojti si tezė doktorature (Doctor's Degree) me udhėheqės shkencor, prof F. Novak, mė 1945. Nga kjo punė kolosale e Nolit kanė mbetur si dėshmi autentike dorėshkrimet studimore, njė pasuri e tėrė materialesh, tė cilat gjenden nė Arkivin e Shtetit. Janė mijėra faqe, konspekte dhe ekstrate nga vepra tė studiuara prej tij, tė hedhura nė dhjetėra blloqe tė mėdha, tė vjela nga dora e Nolit nga gjuhė tė ndryshme, mbi tė cilat ai ngriti mė pas veprėn monumentale. Ėshtė kjo njė dėshmi e rrallė, qė pret tė njihet e tė studiohet e qė flet veē tė tjerash dhe pėr metodikėn e punės shkencore tė Nolit historian. Unė kam pasur fatin tė njihem me kėtė dokumetacion.

    E vėrteta pėr monografinė tjetėr shkencore tė Nolit "Bethoveni dhe revolucioni francez" ėshtė edhe mė transparente. Ajo u shkrua nė gjallje tė Konicės dhe u mbrojt prej Nolit mė 1939, nė Universitetin e Bostonit, nė Degėn e Kėrkimeve Muzikore, nėn udhėheqjen e prof. A. Majerit, me tė cilin ai mori gradėn "Bachelor's Degree". Pra, kjo vepėr u bė publike kur jetonte Konica. Madje, siē ishte e natyrshme, Noli u pėrgėzua nga miku i tij.

    Mė 1947 tė dyja kėto monografi, pėr vlerat e padiskutueshme qė kishin, u botuan me rekomandimet e komisioneve shkencore nga "Internacional Univesity Press" nė Nju-Jork me ndihmėn financiare tė "Vatrės" dhe patėn jehonė nė shtypin e specializuar dhe nė opinionin publik. Por "vjedhjet" e Nolit nga veprat e F. Konicės, sipas Minarit, nuk mbarojnė me kaq. Noli tėrė jetėn paska bėrė emėr si njeri i kulturės shqiptare duke vjedhur e kopjuar tinėz, veprat e mikut tė vet. Madje, kjo punė paska qenė e hershme. Kėshtu, del qė edhe librin e parė tė shėrbesave tė shenjta e paska pėrkthyer Konica, "meqė Noli nuk e fliste shqipen aq mirė"! Por dihet botėrisht se librin "Shėrbesat e javės sė madhe" Noli e pėrktheu dhe e botoi nė Boston mė 1908, kurse tė dytin, "Libra e shėrbesave tė shenjta" e pėrktheu po ai dhe e botoi nėn pėrkujdesjen e Konicės nė Bruksel. Pėr ta Konica do tė shkruante me entuziazėm tek "Albania: "Po ē'pėrkthim! Ē'gjuhė e fortė, e lidhur, nervoze dhe e gjallė. Literatura shqipe do tė kishte arsye t'i mbante mėri kishės qė na vodhi njė shkronjė tė lindur. Po, pėr fat tė mirė, miku ynė duke hyrė nė kishė, nuk doli nga letrat".

    Por zoti Minar e akuzon Nolin dhe nė planin politik…
    Kjo ėshtė e vėrtetė. Madje, kjo ėshtė fusha ku zoti Minar si antikomunist shfren dufet e tij. Nuk ka dyshim se Noli ishte dhe mbeti tėrė jetėn njė demokrat i majtė, por asnjėherė nuk qe komunist. Tė qenit i majtė nuk e pengoi asnjėherė pėrkushtimin e tij si atdhetar. Pėrkundrazi, demokratizimi i Shqipėrisė ishte ideali i tij i pėrjetshėm. Nė qoftė se pati simpati dhe pėrshėndeti LANĒ-in dhe reformat qė varrosėn feudalizmin pas lufte nė Shqipėri, kjo nuk do tė thotė se ishte komunist. Kėtė nuk do t'ia falė zoti Minar. Dhe kjo ėshtė e drejta e tij. Por, pandershmėria e Minarit shfaqet qartazi kur ai fillon tė trillojė, kur shpif pa prova tė dokumentauara. Kėshtu, ai e akuzon Nolin se kur ėshtė kthyer nė SHBA, nė vitet '30, ėshtė vėnė nė shėrbim tė konsullit italian nė Boston. Ka marrė dhe para, me kusht qė tė heshtė pėr politikėn italane nė Shqipėri. Njė pohim i tillė nuk ėshtė veēse njė shpifje nga mė tė ulėtat e mė absurdet, po ta njohėsh nga afėr jetėn dhe veprimtarinė e Nolit atdhetar e demokrat.

    Si ėshtė e mundur tė thuhet kjo gjė, kur Noli ka qenė njė nga udheheqėsit e lėvizjes antifashiste evropiane, nė krah tė A. Ajnshtajnit e tė H. Barbysit, me tė cilėt kishte drejtuar dy kongreset botėrore kundėr fashizmit dhe kishte shkruar njė mal me publicistikė antifashiste, si ėshtė e mundur pra qė njė antifashist i kėtyre pėrmasave tė dorėzohej para njė konsulli fashist pėr njė grusht para?
    Edhe mė e ulėt ėshtė shpifja tjetėr e Minarit, kur e akuzon atė se ka qėndruar pasiv nė ditėt e para tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė. Dhe kush? Noli qė pushtimin e atdheut tė tij nga fashizmi e kishte parashikuar nė mėnyrė profetike qė dhjetė vjet pėrpara me sa e sa artikuj e thirrje publike! E vėrteta ėshtė se Noli u trondit aq shumė nga pushtimi i Shqipėrisė, sa vendosi tė rikthehet menjėherė nė politikė. Mė 8 prill 1939 ai i dėrgoi njė telegram proteste Lidhjes sė Kombeve dhe qeverive amerikane, franceze e angleze. Pa u shpėrndarė nė dokumente dhe faktet tė tjera, mjafton tė pėrmendim fjalėn qė mbajti Noli fill pas pushtimit nė kishėn e Shėngjergjit, nė Boston, ku lavdėron qėndrimin e shqiptarėve kundėr fashistėve qė "i treguan botės se italianėt hynė nė Shqipėri me forcė e duke derdhur gjak". Me kėtė rast, Noli e pėrshkruan situatėn me nota sarkastike, kur thotė se" "Musolini ėshtė njė bretkosė e fryrė nė erė dhe kur shikohet nė pasqyrė i duket vetja luan. Po sikur ta shpojė njeri me gjilpėrė, i del era dhe mbetet prapė bretkosė". Tani lind pyetja: Si mund tė fliste kėshtu njė rrogėtar i fashizmit, siē e quan zoti Minar, nė njė kohė kur fashizmi po i vinte zjarrin botės? Ėshtė e qartė se fanatizmi politik dhe mllefet e Minarit ndaj Nolit nuk marrin parasysh tė vėrtetėn konkrete nė kontekstin historiko-politik tė kohės, por e zėvėndėsojnė atė me sajime banale tė neveritshme.

    Atėherė ē'mund tė na thoni pėr marrėdhėniet e ndėrsjellta mes Nolit dhe Minarit?
    Peter Minari njihet si njė nga kundėrshtarėt e vjetėr tė Nolit pėr arsye qė nuk e nderojnė, bile vėnė nė dyshim edhe patriotizmin e tij. Mjafton tė pėrmendim ngjarjen e rėndė qė ndodhi nė fillim tė viteve '50, nė komunitetin shqiptar ortodoks tė SHBA-sė, kur Patriarkana e Stambollit, duke pėrfituar nga rrethanat famėkeqe tė makartizmit deshi ta hiqte qafe Nolin si kryepeshkop dhe tė shkatėrronte Kishėn Ortodokse Shqiptare. Ajo dėrgoi pėr ta zėvėndėsuar peshkopin renegat M. Lipe dhe atėherė tė gjithė shqiptarėt patriotė u ngritėn mė kėmbė kundėr tij. Minari ishte nga tė paktėt qė mori anėn e tė dėrguarit grekoman dhe kėtė e shpalli publikisht. Ai botoi nė revistėn "Cristian sciece monitor" artikullin "Kryepeshkopi i ri shqiptar" kundėr Nolit dhe kishės sė kryesuar prej tij. Noli, iu pėrgjigj menjėherė nė tė njėjtėn revistė, me tone tė forta kritike dhe zemėrim, duke i quajtur tė gjitha sa shkruante Minari "shpifje, akuza false, shtrembėrime, akuza gjysmake etj". Minari, jo vetėm qė mori anėn e peshkopit renegat, duke iu kundėrvėnė gjithė komunitetit shqiptar, por u pėrpoq tinėzisht tė minojė pozitėn qytetare tė Nolit, duke e akuzuar pėr komunist nė kohėn e "gjuetisė sė shtrigave" tė Makartit. E, megjithatė, nuk ia arriti qėllimit. Autoriteti dhe emri i ēmuar i Nolit do tė sfidonin ēdo lloj pėrpjekjeje liliputėsh pėr ta njollosur e denigruar. Minari nuk do t'i harronte kėto dhe sapo filluan proceset demokratike nė Shqipėri, tentoi tė hakmerret kundėr tij, duke dėrguar nga pėrtej Atlantikut pėrralla diskredituese nė adresė tė Nolit. Mendoj se nuk ia vlen tė zgjatemi mė tej, pasi, normalisht, Noli nuk ka nevojė pėr mbrojtje, aq mė tepėr kur sulmohet nga njerėz tė dyshimtė pėr patriotizmin e moralin e tyre, aq mė tepėr kur kėta fatkeqė nuk kanė as pėrgatitjen mė elementare pėr tė gjykuar mbi ēėshtjet madhore qė ngre trashėgimia e savantit shqiptar.

    Si kanė reaguar shqiptarėt e Amerikės ndaj mendimeve e gjykimeve tė Minarit?
    Sigurisht, nuk e kanė pritur mirė. Dhe me kėtė kam parasysh rrethet intelektuale e patriotike, pėr tė cilat Noli ėshtė shėmbėlltyrė e atdhetarizmit, e demokratit dhe e intelektualit. Kėtė qėndrim e pasqyrojnė edhe dy letra tė shkruara e tė botuara nga dy personalitete. Njėra ėshtė e Anton Athanasit, biznesmen i njohur, dhe njė figurė qėndrore e diasporės shqiptare nė SHBA. Tjetra ėshtė e zonjės Sarah Panariti, gruaja e gazetarit dhe e patriotit Qerim Panariti, ish-profesoreshė nė Harvard dhe mikeshė e Nolit.

    Zoti Minar ju cilėson ju si njė historian komunist. Cili ėshtė komenti juaj?
    Nuk e di se ēfarė ka parasysh zoti Minar me kėtė cilėsim, por nuk druhem tė them se unė jam historian marksist, qė do tė thotė se mbėshtetem nė parimet e materializmit historik dhe nė metodologjinė shkencore tė K. Marksit. Dhe kjo mė nderon, jo vetėm se Marksi ka qenė dhe mbetet njė nga filozofėt e mėdhenj qė me idetė e tij tronditi botėn dhe i hapi shtigje tė reja shoqėrisė njerėzore, por dhe pėr faktin e njohur se shumė studiues amerikanė sot punojnė mbi bazėn e metodologjisė sė tij, duke pėrfshirė kėtu dhe profesorė tė Universitetit tė Harvardit, qė gjendet afėr Bostonit, ku jeton zoti Minar.


    Fan Stilian Noli, jeta e njė njeriu tė gjithanshėm

    Tė gjithė e njohin figurėn dhe emrin e tij. Fan Noli ose, Theofan Stilian Noli, ėshtė lidhur me gjithė kulturėn e re shqiptare tė shekullit tonė. Vendlindja, Ibrik-Tepeja ose Qyteza, njė fshat shqiptar nė Traki, afėr Adrianopojės. Pasi kreu nė greqisht shkollėn fillore dhe gjimnazin, nė vitin 1900, nė moshėn 18- vjeēare, ai u largua nga vendlindja. Mė 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua pėr arte, kurse mė pas, nė moshėn 55-vjeēare, mbaroi konservatorin, dhe nė moshėn 63-vjeēare mori doktoratėn e filozofisė pėr histori. Mė 1906 Noli u dėrgua nė Amerikė nga patriotėt e kolonisė sė Egjiptit pėr organizimin e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve tė atjeshėm. Brenda njė kohe tė shkurtėr Noli krijoi shoqėrinė "Besa-Besė", qė mė pas u shkri nė federatėn "Vatra", si dhe gazetėn "Dielli". Nė jetėn politike tė Nolit ėshtė e rėndėsishme shkėputja e Kishės Ortodokse Shqiptare dhe lufta kundėr propagandės shoviniste greke. Pėr kėtė qėllim, mė 1908 ai u dorėzua prift dhe, duke vazhduar traditėn e nisur nga Kristoforidhi, pėrktheu shumė libra tė ndryshėm tė kishės nė gjuhėn shqipe. Mė 1921 ai botoi edhe veprėn e rėndėsishme "Historia e Skėnderbeut". Mė 1932, kur Zogu arriti tė forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresėn dhe u largua pėr nė Amerikė. Pėrveē veprimtarisė shumė tė rėndėsishme politike, poetike e publiēistike, gjatė kėtij dhjetėvjeēari Noli pėrktheu tragjeditė e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Pasi u vendos nė SHBA, u mor me krijimtari letrare, me studime tė ndryshme, siē ishte "Bethoveni dhe revolucioni francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive tė kishės shqiptare nė Amerikė, e cila shėrbente si qendėr e lidhjes sė kolonisė shqiptare. Fan Noli mbeti deri nė fund tė jetės sė tij njė demokrat i shquar. Ai vdiq mė 13 mars 1965 nė SHBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.





    koha Jonė ,
    18-10-2004

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli
    Nga The Dardha nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 18:25
  2. Hirėsia e Tij, Theofan Stilian Noli [1882-1965]
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-06-2013, 17:59
  3. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  4. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  5. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •