Pėrshėndetje tė gjithėve,
Nė kėte temė do postoj njė biografi tė shkurtėr tė Fan Noli-t si dhe vepra tė ndryshme tė tij, artikuj gazetash, poezira tė ndryshme etj.
JETA E TIJ (PJESA I)
1882
6 janar
Lindi nė ngulimin shqiptar tė Ibrik-Tepese (Qytezė) nė kazanė e Uzun Qoprys tė Turqisė evropiane, Fan S. Noli. Ai u edukua nė njė familje me ndjenja atdhetare e qė ruanin me fanatizem gjuhėn, traditat e zakonet shqiptare.
1890
Noli ndjek shkollen gjashtėvjeēare greke te fshatit, tė cilen e mbaron nė katėr vjet, ndėrsa klasėn e shtatė nė qytetin Keshan.
1896
Fillon mesimet nė gjimnazin grek tė Edrenesė. Krahas tyre merr mėsime private pėr muziken bizantine. Gjatė pushimeve verore kthehet nė Ibrik-Tepe, ku merret me punėt e «rėndomta» tė bujqėsise. Ne vjeshtėn e vitit 1900 mbaron gjimnazin.
1900
Noli largohet pėrfundimisht nga vendlindja. Shkon nė Athine pėr tė vijuar studimet e larta, ,po nuk ia arrin qėllimit. Provon gjatė kėsaj kohe disa punė, si karrocier trolejbuzi, kopist, sufler, aktor. Pati rast tė interpretojė edhe Hamletin.
1903
Mars
Fillon punėn si mesues nė shkollėn fillore greke te Shibin-el-Komit (Egjipt). Kėtu pati rast tė mėsoje arabishten e tė njihet me Spiro Dinėn, «pionier aktiv i Rilindjes», qė i vuri nė dispozicion biblioteken e tij tė pasur. Nė moshėn njėzetenjėvjecare, Fan Noli u njoh me perpjekjet e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare pėr clirimin nga zgjedha osmane e problemet, qė e shqetėsonin atė.
Korrik-Gusht
Noli boton tė parat skica letrare nė revisten demokratike greke «Numas» me emrin e mbiemrin e tij tė hershem Theofan Mavromati.
1905
Mars
Njė kėrkesė mė e leverdisshme e bėn Nolin tė largohet nga Shibin-el-Komi nė Fajum (Egjipt) me tė njėjrtėn. detyrė.
15 Shtator
I lidhur me rrethet atdhetare shqiptare dhe nėn ndikimin e tyre, Noli nis bashkepunimin me gazetėn «Drita»- tė Shahin Kolonjės, nė tė cilėn boton njė numėr artikujsh polemizues greqisht nė pergjigje te sulmeve tė shtypit reaksionar grek. Kėta artikuj si «Budallallėqe turko-greke», «Ēetat e andarteve», «Mendime tė kripura», «Budallallėqe» etj. ngjallėn reaksion tė fortė nė qarqet shoviniste greke. Bashkėpunon me gazetėn «Drita» deri nė fillim tė vitit 1908
1906
Prill
Nė Fajum ai u njoh e u miqesua me Thanas Tashkon e Jani Vruhon, atdhetarė tė njohur tė Lėvizjes Kombėtare. Ai pranon propozimin e tyre tė shkojė, si organizator pėr themelimin e shoqerive atdhetare nė SHBA. Perkthen kėtu greqisht veprėn e Sami Frashėrit. «Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ēdo tė bėhet ?»
31 Maj
Noli arrin nė Nju-Jork e prej kėndej shkon ne Bufalė, qėndėr e shoqerise atdhetare «Mall' i mėmėdheut», e themeluar prej Petro Nini Luarasit. Punon pėrkohėsisht punėtor nė njė sharrė.
4 Korrik
Pėrpara bashkatdhetarėve tė kėsaj shoqerie mban ligjeratėn e parė tė zjarrtė e shfaq besimin se populli shqiptar ka mjaft fuqi sa tė heqe nga qafa zgjedhėn e turqėve e tė fanariotėve. Ligjeratėn e boton gazeta «Kombi», qė porsa kishte filluar tė botohej nė Boston, Mass. Ajo ishte e para gazetė e atdhetarėve shqiptarė nė SHBA.
Korrik
Ftohet tė punojė si redaktori i gazetes «Kombi» nga drejtori i saj, Sotir Peci. Punon nė kėtė gazetė deri nė maj tė vitit 1907. Artikujt e tij tė shumtė nėnshkruhen me pseudonimet Ali Baba Qyteza, ABQ etj.
4 dhe 11 Gusht
Noli boton dy artikuj radhazi nė «Kombi» («Detyra e parė» e «Populli dhe udheheqėsi»).
18 Gusht
Nė artikullin «Hannibal ante portas» botuar nė «Kombi», Noli u bėn thirrje atdhetarėve shqiptarė qė tė bashkohen pėrpara rreziqeve tė shumta qė i kanosen atdheut.
29 Gusht
Boton njė artikull me rėndėsi nė faqet e «Kombit», me anėn e tė cilit shtron probleme tė mprehta qė shqetėsonin Lėvizjen Kombėtare, si mungesėn e njė programi tė njėsuar e tė veprimeve te bashkėrenduara tė tė gjitha forcave atdhetare. Ai fton atdhetarėt e njohur qė tė bashkojne pėrpjekjet e tyre pėr krijimin e njė alfabeti tė njėsuar.
Shtator
Nė artikullin «Jo lundrethyerit» («Albania», nr.9), Noli shpreh pakėnaqėsine e tij pėr tė metat qė viheshin re nė Lėvizjen Kombėtare dhe bėn thirrje pėr kryengritje tė armatosur kundėr pushtuesit osman.
1907
Noli boton dramėn ne tri akte «Israilitė dhe filistinė».
6 Janar
Nė Boston themelohet prej Fan S. Nolit shoqeria atdhetare «Besa-Besen».
25 Janar
Boton nė «Kombi» poezinė e parė «Fryn, moj erė».
10 Shkurt
Nė vazhdim tė turneut pėr tė ngritur degėt e shoqerisė «Besa-Besen», Noli flet pėrpara punėtoreve tė Natikut e mban njė nga ligjeratat e tij panegjirike mė tė frymėzuara, qė pėrshkohet nga patosi pėr atdheun, gjuhėn e kombin shqiptar.
28 Shkurt 7 Mars
Me artikullin «Grekėt dhe shqiptarėt» - «Ali Pasha dhe Thermopylet», nėnshkruar me gėrmat e para tė pseudonimit Ali Baba Qyteza (ABQ) dhe botuar nė dy numra tė gazetės «Kombi», Noli i jep fund karrierės sė mirefilltė gazetareske dhe jep doreheqjen si redaktor i saj.
Korrik
Shoqeron pėr afro tre muaj atdhetarin e shquar Bajo Topullin tė ardhur nė SHBA pėr tė mbledhur ndihma pėr kryengritjen e armatosur qė kishte filluar nė Jug tė Shqipėrisė.
1908
9 Shkurt
Dėshira e lufta e atdhetarėve shqiptarė nė SHBA pėr tė krijuar njė shtet tė pavarur ngjalli njė reaksion tė fortė tek shovinistėt grekė. Kisha greke nė SHBA pėr tė gjunjėzuar shqiptarėt ortodoksė, nuk pranoi tė kryente ēdo lloj riti fetar pėr ta. Ne kėto rrethana politike, Fan Noli mori pėrsiper misionin pėr themelimin e Kishės Shqiptare nė SHBA.
22 Mars
Noli jep meshėn e parė nė gjuhėn shqipe nė Boston e themelon Kishėn Ortodokse Shqipe, ngjarje politike me rendėsi kombėtare, qė ai e perdori si tribunė pėr bashkimin dhe edukimin atdhetar tė shqiptarėve.
Mars
Shtypi shqiptar («Kombi», «Drita», «Albania») botojnė njė «Lajmėrim» tė Fan S. Nolit nė emėr tė Kishės Shqipe. Nė kėte thirrje, ai tregonte udhėt e bashkimit tė popullit shqiptar, dėnonte dasitė fetare e ndėrhyrjen e krerėve fetare tė huaj, qė ishin armiq tė betuar tė popullit shqiptar.
6 Maj
Mban njė Ligjeratė mbi Skėnderbeun (botuar nė «Albania», 1907, nr. 3.)
21, 28 Gusht
Me fitoren e revolucionit xhonturk, boton nė «Kombi» artikullin «Vigjėloni», nėnshkruar me pseudonimin «Pesimisti». Kėtu ai parashtron tė varin program qė njohim prej tij, program qė kėrkonte autonominė e Shqipėrise.
13 Tetor
Noli pėrshėndet drejtuesit e klubit «Bashkimi» tė Manastirit qė e ftojnė tė marrė pjesė nė punimet e Kongresit tė Manastirit, si de1egat i shqiptarėve tė Amerikės. Pėr arsye tė justifikueshme, ai nuk mundi tė thotė fjalėn e tij nė kėtė kongres.
27 Tetor
Nė njė letėr drejtuar klubit «Bashkimi» Fan Noli shfaqte dėshiren qė nė pranverėn e 1909-ės tė vendosej nė Shqipėri, nė rast se xhonturqit do tė pajtoheshin me themelimin e njė kishe kombėtare.
Dhjetor
Nis botimin pėr nevojat e Kishės Shqipe te librave me karakter fetar, si «Shėrbesat e javės sė madhe» (Boston, 1908) «Libra e sherbesave tė shenjta» (Brukse1, 1909), .«Libra e tė kremteve tė mėdha» (Brukse1, 1911) etj. M'u nxi shpirti nga kėto kthime, shkruante Noli me 1908, se janė jo vetėm tė vėshtira e tė zorshme, po edhe tė merzitura fort».
1909
15 Shkurt
Boton numrin e parė tė gazetės «Dielli», si organ i shoqėrise «Besa-Besen», qė mė 1912 kthehet nė organ i Federatės Panshqiptare «Vatra». Noli e drejtoi dhe e redaktoi «Diellin» nga 15 shkurti 1909 deri 22 tetor 1909; nga tetori 1910 deri nė korrik tė vitit 1911 dhe nga dhjetori 1915 deri nė korrik 1916, kohė nė tė cilėn «Dielli» ishte bėre gazetė e pėrditshme.
1910
Maj
Nė njė fjalim politik tė mbajtur nė shoqerine «Besa- -Besen» e tė botuar nė «Dielli» (20 e 27 maj, Noli fton bashkatdhetarėt qė tė pėrkrahin kryengritjen e Kosovės dhe u bėn homazhe 1uftėtarėve tė Isa Bo1etinit e tė Idriz Seferit, pėr guximin e treguar nė betejat e Cernalevės e nė grykėn e Kaēanikut.
1911
4 Qershor
Nė mitingun e madh tė organizuar nga shoqeria «Besa--Besen» pėr tė pėrkrahur kryengritjen e vitit 1911, mban njė fjalim tjetėr tė rėndėsishėm (botuar nė «Die1li» me 16 qershor) tė frymėzuar nga vrulli revolucionar qė kishte shperthyer nė Shqipėri dhe shfaq mendimin se shqiptarėt duhej t'u benin ballė vetėm pėr vetėm tė gjith armiqve tė tyre.
10 Gusht
Noli niset pėr njė turne tė gjatė nė disa vende te Evropės. Ai viziton me radhe kolonitė shqiptare tė Kishinievit e tė Odeses, tė Bukureshtit e tė Brailes, si dhe tė Sofjes. Meshat nė gjuhėn shqipe e predikimet politike u pritėn me njė gezim tė papershkueshėm. Kthehet nė SHBA me 15 dhjetor.
*1912*
31 Mars
Noli punoi pa ndėrprerje pėr tė bashkuar tė gjitha shoqeritė atdhetare nė njė federatė tė vetme gjatė mė shumė se pesė vjetėve. Ne kete ditė themelohet nė Boston, Federata Panshqiptare «Vatra» qė do tė luante njė rol me rėndesi para dhe pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore pėr mbrojtjen e interesave e tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Qershor
Pas disa vjet pėrpjekjesh, pa u shkėputur nga puna, mbaron shkėlqyeshėm Universitetin e Harvardit nė Boston, Massachusetts.
Nėntor
Duke parė rrezikun qė i kėrcėnohej Shqipėrise nga vazhdimi i Luftes I Ballkanike, «Vatra» e nis me mision Nolin nė Evropė.
6 Dhjetor
Nga Londra, Fan Noli pėrshendet Ismail Qemalin, kryetarin e qeverisė sė pėrkohshme tė Vlorės pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqiperisė: «Ju pėrgėzoj pėr veprėn tuaj patriotike. Rroftė Shqiperia! Rroftė kabineti i ri».
vazhdon...
Krijoni Kontakt