Shkaterrohet rrjeti VIP i heroines
Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Pergjithshme dhe homologet italiane, mbyllen dje fazen e pare te operacionit antidroge. Lista e plote e 6 te prangosurve dhe 12 te shoqeruarve dhe lidhjet mes tyre. Si u krye ne fshehtesi te plote aksioni me efektivat e 5 drejtorive policore dhe RENEA-s. dhe refreni i "sekretit hetimor."
Dashamir BICAKU
TIRANË - Policia e Shtetit deklaroi dje se ka shkaterruar nje organizate te fuqishme te trafikut nderkombetar te drogave te forta. Pas nje operacioni qe zgjasti 48 ore, dje autoritetet policore dhe ato te Prokurorise se Pergjithshme, publikuan emrat e pese te arrestuarve, nje te gjashti te ndalur si dhe shoqerimin e 12 te tjereve, mes tyre edhe emra te njohur te artit dhe politikes. Te arrestuarit jane, Arian Selimi, Petraq Avrami,
Mehmet Fejzullaj, Blenard Fejzullaj, qe te gjithe nga Tirana dhe Kujtim Beqiri nga Shijaku. I ndaluar eshte Elis Progrozhda nga Tirana. Personat e shoqeruar, jane Arben Nikulaj dhe Nikolle Filipi nga Lezha, Perikli Dhales dhe djemte e tij Frenkli dhe Heti,
Elvira Avrami, Inis Gjoni, Artion Rakipi, Igli Zeneli, Dritan Kola, qe te gjithe nga Tirana, si dhe Luan Krasniqi, Agim Krasniqi, i mbiquajtur Igli Aliaj, nga Fieri.
Plot 48 ore me rradhe, ka zgjatur pjesa e pare e operacionit te arrestimit te gjashte personave te cilesuar si drejtues te organizates se trafikut te droges. Kjo organizate, u konsiderua dje, si e shkaterruar nga autoritetet e policise shqiptare. Gjithcka ka ndodhur shpejt dhe me shume ngut, me qellim arrestimin e te gjithe anetareve te dyshuar te rrjetit te trafikut te droges. Gjithcka ka qene e kushtezuar nga zhvillimi i nje seance te nje procesi gjyqesor ne ngarkim te disa personave te tjere ne Milano, te cilet jane njohur per perfshirjen e tyre ne kete grup nderkombetar te trafikut te droges. Zhvillimi i kesaj seance detyrimisht sillte edhe publikimin e faktit se organet italiane te drejtesise, kishin prere flete-arreste edhe per persona te tjere te ketij grupi. Ndaj menjehere urdherat e arresteve jane percjelle me urgjence nepermjet lajmesve te postes sekrete, ne ministrine e Rendit dhe ne Prokurorine e Pergjithshme.
Nisja e operacionit
Fillimisht operacioni ka nisur ne Lezhe, me Arben Nikulajt dhe Arben Filipit, te cilet jane shoqeruar ne ambientet e drejtorise se Policise se Lezhes. Po te henen, si edhe gjate paradites se te martes, agjentet sekrete te policise kane mbajtur nen vezhgim nje pjese te mire te njerezve, te cilet i shin perqendruar vecanerisht ne Tirane. Kur ora po trokiste 18.00, ne menyre te njekoshme Forcat Speciale te Policise, kane hyre ne veprim, ne nje bar-restorant luksoz ne qender te Tiranes, si dhe ne disa banesa, ku mendohej se mund te qendronin personat, per te cilet hetuesit italiane, kishin kerkuar homologeve te tyre shqiptare, arrestimin e tyre.
"Sekreti hetimor"
Cdo gje qe lidhej me operacionin e mesiperm, eshte mbajtur ne menyre sekrete dhe iu eshte shmangur publikimit veprimeve ne publik e aq me teper shmangia eshte bere ndaj medias. Aq sa dje ne nje konference per shtyp, Drejtori i Pergjithshem i Policise, nuk u lodh shume per te gjetur pergjigje tjeter pyetjeve te gazetareve, duke perdorur sllogane te zakonshme, si: "Jemi ende ne kuader te hetimit", "cdo gje eshte nen hetim", si dhe "Keto jane ceshtje te hetimit, dhe policia nuk mund te shprehet per kete". Nderkaq nga Ibraj, eshte vleresuar niveli i bashkepunimit me policine italiane, per shkembimin e informacionit dhe dergimin e flete-arresteve per ekzekutim.
Finalizimi
Rezultati ne fakt jo i plote, ka kenaqur drejtuesit e tij, kur mesnaten e te martes duke u gdhire dita e djeshme, ishin vene ne pranga pese persona per te cilet ishin prere flete arrestet, si dhe nje i ndaluar. Keshtu i ashtuaquajturi si drejtues i grupit, Arian Selimi ishte nder te paret qe u ndaluan, ndersa me pas i shin kapur edhe Petraq Avrami nga Berati, banues ne Tirane, si dhe Mehmet e Blenard Fejzullai, banues ne Qytetin Studenti me origjine nga Fieri. Keta dy te fundit, sipas burimeve te policise, kishin me shume se gjashte muaj qe banonin ne Tirane, ndersa kishin ardhur nga qyteti i Fierit, ku kishin banuar ne lagjen "1 Maji". Po keshtu eshte ndaluar, nga policia, por ende pa urdher arrest, Eli Progrozhda, ndersa ne Durres eshte arrestuar Kujtim Beqiri. Nderkaq pervec te arrestuarve dhe te ndaluarve te mesiperm, policia ka shoqeruar ne ambientet e policise se Tiranes edhe 12 persona te tjere, te cilet sipas njoftimeve jane marre ne cilesine personave qe mundej te kishin dijeni mbi ceshtje te ndryshme qe i perkisnin hetimit.
Vala e arresteve
Mes tyre nuk kane mungur personat VIP te shoqeruar, si Inis Gjoni e njohur mjaft ne ekranet e televizioneve te ndryshme, si nje nga vajzat me te sukseshme te spektakleve. Kjo e fundit njekohesisht edhe e dashura e te arrestuarit kryesor, Arian Selimi. Po keshtu ne polici, ka perfunduar edhe kryetari i Komisionit Zonal Zgjedhor te Tiranes, Perikli Dhales, sebashku me dy djemte e tij, Henri e Frenkli Dhales. Burimet zyrtare te Policise, pohuan dje se tashme mund te veprojne edhe mbi pasurite e personave qe jane arrestuar dhe qe mendohet se mund te jene vene nga te ardhurat e parave te trafikut te droges.
Shperndarja Gjeografike ne Shqiperi
LEZHË
TIRANË
DURRËS
FIER
BERAT
Me destinacion: ITALINË
Shperndarja nderkombetare e Organizates
TURQI
BULLGARI
MAQEDONI
SHQIPERI
ITALI
Masat per bllokimin e pasurive
Identifikimi i pasurive
Ngrirja e llogarive bankare
Asetet ne shoqeri tregtare
Sekuestro pasurive te paligjshme
Personat e arrestuar
ARJAN SOKOL SELIMI, Tirane
PETRAQ FERDINANT AVRAMI, Tirane
MEHMET FEJZULLAJ, Tirane
BLENARD MEHMET FEJZULLAJ, Tirane
KUJTIM RIZA BEQIRI, Durres
I ndaluar
ELIS FATMIR PROGROZHDA, Tirane
Personat e shoqeruar
ARBEN LUIGJ NIKULAJ, Lezhe
NIKOLL NUSH FILIPI, Lezhe
PERIKLI LORENT DHALES, Tirane
FRENKLI PERIKLI DHALES, Tirane
HETI PERIKLI DHALES, Tirane
ELVIRA THOMA AVRAMI, Tirane
INIS ANTONIO GJONI, Tirane
ARTION XHEMAL RAKIPI, Tirane
INGLI NAIM ZENELI, Tirane
DRITAN SABRI KOLA, Tirane
LUAN HASAN KRASNIQI Fier
AGIM KRASNIQI, Fieri
(i mbiquajtur IGLI HASAN ALIAJ)
AKUZA
Organizim i Trafikut Nderkombetar te Lendeve Narkotike dhe psikotrope.
Parashikuar nga neni 283/a, i Kodit Penal
Parashikon burgimin e personave pergjegjes qe jane organizatore te trafikut, ne nje denim me jo me pak se 15 vite burg
24/06/2004
Krijoni Kontakt