Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    HEROINA DERGOHEJ NE GREQI

    FIER - Masen e sigurimit te burgut pa afat e caktoi, dje, ndaj 4 narkotrafikanteve te Fierit Gjykata e Faktit nderkohe qe u sekuestruan automjetet e te arrestuarve. Gjyqtarja Nafije Curri aprovoi kerkesen e prokurorit Arben Nela qe: Petrit Sulejmani, 42 vjec, nga lagja "1 Maji" e Fierit, Ilirjan Saliaj, 32 vjec, nga lagja Grize e Patosit, Aleksander Furxhi, 36 vjec, nga lagja Sheq i Vogel e Fierit, dhe Arben Veliko, nga Vlora, te qendrojne ne burg derisa organet e drejtesise t'u japin fund hetimeve. Sipas prokurorit, tre narkotrafikantet e pare jane kapur ne flagrance nga oficere te policise gjyqesore te nje force te posacme kunder krimit te organizuar, me 23 qershor, rreth ores 17, te Qafa e Koshovices, rreth 2 km larg nga qyteti i Fierit, ne rrugen nacionale Vlore - Fier. Ata akuzohen per krimin e trafikimit te lendeve narkotike, te kryer ne bashkepunim me njeri-tjetrin. Ne kuader te te njejtit aksion, eshte arrestuar me pas, ne shtepine e tij, ne Vlore, dhe Arben Veliko, i cili akuzohet per trafikim te lendeve narkotike, veper penale e kryer ne bashkepunim me dy nga fieraket e ndaluar, si dhe per mbajtje pa leje te armeve luftarake e per falsifikim te dokumenteve. Gjithnje sipas prokurorit, behet fjale per nje grup qe eksportonte dhe tregtonte lende narkotike nga Shqiperia ne Greqi. Avokatet i kerkuan gjykates nje mase sigurimi me te lehte per klientet e tyre, por ky pretendim u rrezua.

    Gracka e policise

    Sipas provave paraprake qe perfaqesuesi i akuzes paraqiti, dje, ne seancen e vleresimit te mases se sigurimit, fillimisht, kane rene ne gracken e policise Petrit Sulejmani e Ilirjan Saliaj, te cilet udhetonin me veturen e Sulejmanit (me targe FR 8488 B). Policia kishte marre ne njoftim te sakte qe ata ishin duke transportuar nje sasi droge nga Vlora drejt Fierit, prandaj oficeret i "priten" te Qafa e Koshovices. Pasi i ndalen, kontrolluan veturen e Sulejmanit, dhe poshte kofanos se mjetit, inspektoret zbuluan dhe sekuestruan 10 kilograme e 200 gram pluhur me ngjyre bezhe, te paketuar ne 3 pjese e qe dyshohet te jete heroine. Nderkohe, forcat e policise sekuestruan dhe 2 aparatet celulare te Petrit Sulejmanit dhe te Ilirjan Saliajt, dhe i lane te dy te hapur e ne pergjim. Ne telefonin e levizshem te Sulejmanit, u gjet i regjistruar dhe emri i nje taksisti fierak te dyshuar si bashkepunetor i tij, Aleksander Furxhiut. Iu dergua zile dhe Furxhiu telefonoi. Duke pandehur se ishte duke komunikuar me Sulejmanin, iu pergjigj takimit, pas 15 minuash, ne sheshin para Prefektures se Fierit. Por ne fakt, takoi oficeret e Antidroges qe i hodhen hekurat. Gjate kontrollit te makines se tij, u zbuluan dy pako te mbushura me lende narkotike. Pas hetimeve te para, prokurorit Nela i rezultoi se Aleksander Furxhiu e kishte marre lenden narkotike qe iu gjet, 1 kg heroine, ne shtepine e Petrit Sulejmanit. Ndersa Petrit Sulejmani e Ilirjan Saliaj e kishin marre drogen ne shtepine e Arben Velikos ne Vlore.

    Gentjan Ruko
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rrjeta e fuqishme qe duhet shkaterruar eshte PS e nano_meto-Ruco edvin klosave.. ne shqiperi dhe rrjeta e Demo-qose hashim Halitave ne Kosove e arber xhafo-Mendu thaqo cervenkovskave ne tetove.. e athere cdo rrjet tjeter do shkaterrohet lehtesisht..

    qashtu..

  3. #13
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Kreu i OKB-së për krimin dhe drogën, Antonio Maria Kosta ka bërë publik në Moskë raportin për trafikun e drogës në botë

    OKB: Shqipëria, burim i drogës

    OKB: Vendi i cituar më shpesh si burim kanabisi është Shqipëria, e cila furnizon Ballkanin dhe Italinë

    A. Bogdani

    TIRANË - “Vendi i cituar më shpesh si burim i kanabisit në Europë është Shqipëria, e cila furnizon shumicën e vendeve të Ballkanit dhe Italinë”. Kështu është shprehur kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin e organizuar, Antonio Maria Kosta. Ai ka prezantuar raportin e OKB-së për drogën në Moskë, ku ka shprehur shqetësimin e tij për trafikun e drogës në botë. Afganistani mbetet shqetësimi kryesor për OKB-në, por në këtë raport nuk ka mbetur pa u përmendur edhe Shqipëria, si një vend që furnizon Ballkanin dhe Italinë me kanabis. I cituar nga BBC, Maria Kosta ka shtuar se kohët e fundit është vënë re një fuqizim i grupeve shqiptare të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë në trafikun e drogës. “Kohët e fundit, këto grupe shqiptare po zotërojnë tregun me shumicë të heroinës në shumë vende”,-ka shtuar kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara në raportin e tij për drogën në botë.
    Trafiku
    Sipas raportit të OKB-së, i bërë publik në Moskë, shumica e heroinës që ka si destinacion vendet e Europës perëndimore kalon nga Turqia nëpër Ballkan. Ky treg kontrollohet kryesisht nga grupet turke dhe kurde. Përsa i përket grupeve shqiptare, Antonio Maria Kosta ka thënë në raportin e tij, të cituar nga BBC se zotërojnë tregun me shumicë të shitjes së heroinës, kryesisht në Ballkan dhe në Itali. Ndryshe ndodh me kanabisin. Sipas raportit, kanabis po kultivohet në shumë vende të Europës, ndërkohë që vendi më i cituar si burim i saj është Shqipëria. Në raportin e tij, zyrtari i OKB-së u ka bërë thirrje qeverive të ndryshme që të bëjnë më shumë përpjekje për të shmangur përdorimin e drogës si dhe për të goditur grupet e organizuara kriminale që merren me trafikimin e saj. Zyrtari i OKB-së ka shtuar se tregtia e kokainës ka shënuar stabilitet në Britani dhe Gjermani, ndërkohë që vihet re një rritje e këtij trafiku në Spanjë, Francë, Itali, Austri dhe Ballkan.
    Afganistani
    Ky vend mbetet shqetësimi kryesor i OKB-së, kryesisht për trafikimin e opiumit. Raporti tregon se rritja globale e opiumit po përqendrohet gjithnjë e më shumë në Afganistan. Aktualisht në këtë vend prodhohen ¾ e furnizimeve ilegale me opium. “Vihet re një rënie e vazhdueshme e kultivimit të lules së opiumit në Azinë Juglindore, por prodhimi i saj në Afganistan është rritur dhe ka ruajtur balancën”,-ka thënë Maria Kosta.
    Kreu i agjencisë së OKB-së, Antonio Maria Costa, tha për BBC-në se nuk është e vështirë t'i bësh fermerët afganë të kultivojnë bimë që nuk ndalohen me ligj, por problemet janë gjetkë. "Shqetësimi i madh që kemi ne në Afganistan, është ekonomia e drogës. Kjo po hedh rrënjë gjithmonë e më shumë në shoqërinë afgane. Çrrënjosja e kulturës së pasurimit të shpejtë nga kultivimi dhe trafikimi ilegal, do të jetë më e vështirë sesa shfarosja e fushave ku rriten bimë të tilla" -tha ai. Zyrtari i OKB-së, Maria Kosta tha në Moskë se lufta kundër terrorizmit, i ka dhënë një shtysë të re luftës kundër trafikimit të drogës. “Shtimi i shkallës së ndërgjegjësimit për lidhjet midis "parave të pista" dhe terrorizmit, ka detyruar shumë vende të forcojnë kontrollet”,-ka shtuar ai. Maria Kosta u ka bërë thirrje qeverive të vendeve të përmendura në raport që të forcojnë luftën kundër korrupsionit, i cili sipas tij ndihmon trafikantët e lëndëve narkotike.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #14
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Status pendese VIP-ave të drogës

    "Gazeta Shqiptare"

    Anëtarëve të "KOMPAST" u kërkohet bashkëpunim.

    Veç rutinës së pyetjeve, që kishin të bënin me hetimin, hetuesit e bandës VIP të drogës së goditur në Tiranë në kuadër të operacionit "KOMPAST", kanë patur edhe një barrë tjetër të ngarkuar nga eprorët. Duke i marrë të sapondaluarit me radhë në pyetje, në një dhomë speciale në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ata u kanë kërkuar atyre, krejt natyrshëm, të bashkëpunonin duke fituar statusin e të penduarit. Njerëzit që përfaqësonin ligjin e kishin për herë të parë një procedurë të tillë, gjithsesi nuk ishin ngatërruar në kërkesën e tyre. Shefat e u kishin kërkuar që me pothuaj të gjithë të sapoarrestuarit, që nga Arjan Selimi e deri tek mesoburri Mehmet Fejzullai, të bënin ofertën speciale të bashkëpunimit me drejtësinë. Sipas udhëzimeve kërkesa duhet tu bëhej një e nga një dhe kushti ishte që në momentin kur dikush do të pranonte, të mbeturit pa u marrë në pyetje të mos përfshiheshin në këtë aferë. Një kusht që zbulonte qëllimin e krerëve të drejtësisë, të cilët kishin bërë llogari se mjaftonte një i penduar që të dëshmonte për lidhjet e gjithë bandës dhe veprimeve të saj. Natyrisht që hetuesit e kishin shoqëruar këtë kërkesë të tyre me premtime.
    Oferta për të penduarit
    "Nëse pranon, mund të shkojmë deri në fshirje të akuzës dhe do të jesh i lirë", kjo ka qenë oferta e hetuesve të çështjes për secilin nga të marrët në pyetje. Natyrisht që të njëjtët kanë shtuar se shteti, nëse pranonin bashkëpunimin, do të siguronte më tej ata dhe familjet e tyre qoftë jashtë vendit me parametra të një jetese normale. Gjithsesi për fat të keq nga anëtarët e kasaj bande të trafikut të drogës përgjigja ka qenë negative. Sipas njerëzve, që për herë të parë në historinë e drejtësisë moderne shqiptare, tentuan të rekrutonin të parin të penduar zyrtar të saj, të arrestaurit kishin disa arsye për të refuzuar. Sipas të njëjtit argumentim, të arrestuarit shqiptarë të operacionit italian "KOMPAST", nuk e prisnin një ofertë të tillë në Shqipëri, prandaj edhe kanë refuzuar. "Ata nuk kanë besuar se edhe në Shqipëri mund të funksionojë një ligj i tillë i statusit të të penduarit, por edhe kanë qenë shumë të befasuar dhe jo në gjendje normale për të marrë vendime të matura, pasi ishin të shokuar kur mësuan se ishin arrestuar për trafik droge, një krim i kryer në Itali 3 vjet më parë", pohoi një nga krerët e policisë së Tiranës për Gazetën.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #15
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Thellohet deshtimi i "Kompas"-it, zhduken 7 te akuzuar

    "Korrieri"

    Deshtimi i operacionit policor, te koduar "Kompas", shfaqet edhe me i thelluar per shkak se dje eshte pohuar mos arritja e ekzekutimit te flete arresteve per shtate persona te dyshuar si pjesemarres ne rrjetin e trafikut te heroines. Nga 12 persona qe autoritetet policore italiane i kerkuan pales shqiptare te arrestoje ne Shqiperi, u arrit te vihen ne pranga vetem pese veta. Policia e shtetit, nuk pranon te publikoje gjashte nga shtate emrat e tjere te kerkuar duke mos saktesuar as rolin e tyre ne te cilesuaren si banda e fuqishme e narkotrafikut nderkombetar. Ndersa i shtati i listes se paekzekutuar, eshte Kujtim Beqiri. Emri i tij doli per shkak se ne vend te tij ne Koder Shijak, u arrestua nje kasap qe per fatin e tij te keq, kishte te njejtin emer dhe mbiemer, por jo "profesion". Prokuroria e Krimeve te Renda, do te hetoje destinacionin e personave qe u kane shpetuar deri tani prangave te policise. Kurse Prokuroria e Pergjithshme po analizon me detaje te gjithe veprimet e menaxhimin e urdhrave dhe informacionit gjate operacionit per arrestimin e anetareve te rrjetit nderkombetar te heroines. Burimet e organit te akuzes thone se, naten e 22 qershorit, kur ne Itali dhe ne Shqiperi, ishte planifikuar te arrestoheshin pjesetare te nje segmenti te trafikut nderkometar te droges, policise shqiptare arriten t'i shpetonin te pakten shtate persona, tashme te shpallur ne kerkim.

    Nderkohe, grupi i dyshuar i trafikimit nderkombetar te droges, qe u godit pese dite me pare ne rrethet Tirane, Durres, Lezhe e Fier, nuk eshte synimi i vetem i operacionit dypalesh shqiptaro-italian, te koduar "Kompas". Burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane dje per "Korrieri-n", se operacioni ka nje shtrirje me te gjere gjeografike dhe si qellim shkaterrimin e disa grupeve te trafikut te heroines me baze ne vendin tone. Burimet shtuan se dhe kapja e 11 kilogrameve heroine dhe prangosja e kater personave ne Fier, kater dite me pare eshte kryer ne kuader te ketij operacioni dhe se po punohet per ekzekutimin e arresteve per te tjere "kapo banda" te heriones. Ky operacion qe ka per qellim arrestimin e krereve te disa grupeve te trafikimit te narkotikeve, vec rretheve te Tiranes, Durresit, Lezhes, Fierit dhe Vlores, eshte shtrire dy ditet e fundit dhe ne Sarande e Shkoder, ku forca speciale te antidroges ne bashkepunim me prokurore te Krimeve te Renda, po punojne per kapjen e te tjere personave te dyshuar, shtojne burimet. Nderkaq ne nje takim kryeprokurori Sollaku, me hetuesit qe po kryejne operacionin, u ka kerkuar hetimin e rrjedhjes se informacionit, qe beri te mos ekzekutohej arrestimi i shtate prej organizatoreve te bandes se dyshuar. Ai ka kerkuar kujdes dhe pune profesionale me qellim mosrrjedhjen e informacionit per personat e tjere te shpallur ne kerkim, me qellim arrestimin e tyre.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #16
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... s'merren vesh keto te Policise se Shtetit, nje here deklarojne "fitore te thelle", pastaj rrine e s'hapin goje, dine vetem frazen "Hetimet vazhdojne" ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ky eshte "by far" operacioni me i suksesshem anti-droge i policise shqiptare. Ka plot denglaxhinj qe kane qejf ti ngjisin politiken kesaj ngjarje, por e verteta perseri ngelet se shteti shqiptar deri tashme ka goditur shume fort dy seksione te fuqishme te krimit, 1)trafiku i klandestineve dhe 2) ai i droges. Gadishmeria e policise shqiptare per te vepruar, krijimi i Task Force, Ligji i ri anti-krim, sekuestrimi i pasurive, te kombinuara keto me aksionet e fundit jane tregues reale qe shteti shqiptar po leviz me shume se kurre.

    Duhet te jesh vertet qorr, mos te shikosh se si shteti shqiptar cdo dite e me shume po merr forme te plote dhe po behet gjithmone e me i forte dhe i qendrueshem. Zyrtare te pafund jane perjashtuar apo edhe denuar, njerez te paafte apo te korruptuar po eleminohen cdo dite nga administrata shqiptare.

    Policia per here te pare prej shume kohesh arreston dhe denoncon publikisht pa kriter cdo individ qe shkel ligjin, qofshin keta edhe te aferm me pushtetaret. Le ti leme pasionet revanshiste, injoranto-xhahile, dhe te krijojme nje ambient mikeprites dhe nxites per keto masa.

  8. #18
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Shkon në 5 numri i të arrestuarve për trafikimin e 11 kg heroinë që u kap në Fier një javë më parë

    Heroina në Fier, arrestohet pronari i karburantit


    A. Isai

    ELBASAN- Një 39-vjeçar, pronar i një pike karburanti në qytetin e Elbasanit është arrestuar dje në mbrëmje nga uniformat blu pasi ai dyshohet se është anëtar i rrjetit që do të trafikonte 11 kg heroinë që u zbulua një javë më parë në Fier. Shkon kështu në 5 numri i të arrestuarve për trafikimin e kësaj sasie droge. Burime të policisë së Elbasanit thanë për gazetën se rreth orës 20: 30 të ditës së djeshme kanë prangosur shtetasin Bashkim Hyseni, 39 vjeç, banues në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”. Të njëjtat burime saktësuan për gazetën se Hyseni është arrestuar teksa ndodhej në pikën e karburantit pronë e tij, që ndodhet në të njëjtën lagje, ku u prangos nga policia. Sipas hetimeve të para, 39-vjeçari nga Elbasani dyshohet të jetë anëtar i rrjetit që do të trafikonte sasinë prej 11 kg heroinë që u kap një javë më parë në Fier, për të cilën u arrestuan 3 shtetas nga Fieri dhe një nga Vlora. Fillimisht, në prangat e policisë ra Ilir Saliaj dhe Petrit Sulejmani. Të dy këta u arrestuan në Qafën e Koshovicës pasi në automjetin që ata udhëtonin u gjetën 10 kg drogë e llojit heroinë. Sipas policisë, pas arrestimit ka rënë zilja e telefonit celular të të ndaluarit Petrit Sulejmani. Telefonuesi ka qënë Aleksandër Furxhi, por atij iu përgjigj shefi i antidrogës së Fierit që më pas me uniforma të tjera blu e arrestoi atë me 1 kg heroinë në afërsi të Prefekturës së Fierit, ku dhe priste sasinë tjetër të mallit. Një ditë pas arrestimit të 3 shtetasve nga Fieri, policia arrestoi si anëtar të këtij rrejti Arben Velikon nga Vlora dhe dje 39-vjeçarin nga Elbasani.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  9. #19
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Sander Mafishja
    Ky eshte "by far" operacioni me i suksesshem anti-droge i policise shqiptare. Ka plot denglaxhinj qe kane qejf ti ngjisin politiken kesaj ngjarje, por e verteta perseri ngelet se shteti shqiptar deri tashme ka goditur shume fort dy seksione te fuqishme te krimit, 1)trafiku i klandestineve dhe 2) ai i droges. Gadishmeria e policise shqiptare per te vepruar, krijimi i Task Force, Ligji i ri anti-krim, sekuestrimi i pasurive, te kombinuara keto me aksionet e fundit jane tregues reale qe shteti shqiptar po leviz me shume se kurre.
    O Sander djali, ky eshte nje nga fiaskot e rradhes se Policise se Shtetit Nano-Toska. Per mendimin tim kjo eshte gjueti e konkurrentevee atyre qe nuk kane paguar "Taksen Xhoi-Toska". Do kene harruar te paguajne ne kohe dhe kane derguar Taske-Forcen taksa mbledhese. Trafiku i klandestineve vertet mund te jete rralluar, por ai eshte zevendesuar nga trafiku i droges qe eshte me fitim prures dhe qe kalon ne apenine nepermjet skafeve dhe qellon ndonjehere fati i keq i Xhoi-Toskes dhe kapin skafin me 200 kg.

    Citim Postuar më parë nga Sander Mafishja
    Duhet te jesh vertet qorr, mos te shikosh se si shteti shqiptar cdo dite e me shume po merr forme te plote dhe po behet gjithmone e me i forte dhe i qendrueshem. Zyrtare te pafund jane perjashtuar apo edhe denuar, njerez te paafte apo te korruptuar po eleminohen cdo dite nga administrata shqiptare.
    Duhet te jesh vertete qorr, mos te shikosh propaganden alla-Gebels te Nano-Xhoi-Toskes. Shteti gjithmone e me shume po merr trajten e nje familje mafioze ku "Padrino" Nano dhe "Krahu i armatosur i tij" Toska shtypin pa meshire ate qe nuk pranon ofertat e Padrinos se tyre.

    Citim Postuar më parë nga Sander Mafishja
    Policia per here te pare prej shume kohesh arreston dhe denoncon publikisht pa kriter cdo individ qe shkel ligjin, qofshin keta edhe te aferm me pushtetaret. Le ti leme pasionet revanshiste, injoranto-xhahile, dhe te krijojme nje ambient mikeprites dhe nxites per keto masa.
    Me te vertete per here te pare pas shume kohesh arreston nje "grup mafioz" te pafat, qe harruan te paguanin taksat tek Padrino i tyre. Policia perjashton nga rradhet e saj "ustallare" si Pjerin Ndreu sepse i binden vetem Ligjit te Shtetit dhe Kombit e nuk njohin Padrino, dhe pranon ne krye te saj "çirake" si Igli Toska. Vertet t'i leme pasionet revanshiste, injorante-xhahile dhe te krijojme nje ze proteste kunder ketyre njerezve te ndyre te Kombit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlueBaron : 29-06-2004 më 09:37
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Amerikanet thone - Whatever!

    Kjo eshte pergjigjia me e mire e postit tend. Duket qarte qe tipat si ty nuk kane per te pranuar kurre pozitiven kur behet fjala per Nanon. Mendim shume i lehte, i trashe dhe i kote te merresh me kete opinion.

    Per ty sikur ne Shqiperi te fluturojne gomeret prape Nano dhe Xhoi e ka fajin.

    E kote te diskutohet.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Desktopë të fuqishëm: Sisteme të shpejtë dhe të lirë, me Core i7
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2009, 04:57
  2. Tërmet i fuqishëm godet Iranin
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-04-2006, 22:31
  3. Një shperthim i fuqishëm në Prishtinë
    Nga SKAI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 08:53
  4. Kondrabanda e naftes vazhdon fuqishem ne qeverine Nano
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2003, 10:38
  5. E fortë,i fortë,te fuqishem
    Nga denku në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 22:12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •