Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Majko: Serbia jo baze ushtarake ne kufirin me Kosoven

    Ministri i Mbrojtjes së Serbi -Mali i Zi pas 57 vjetësh në Tiranë. Firmoset bashkëpunimi mes dy ushtrive

    Majko: Serbia të rishikojë vendimin për bazën në kufi me Kosovën


    D.Tanushi

    TIRANË – Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko dhe homologu i tij i Unionit Serbi-Mali i Zi Prvoslav Daviniç thyejnë akujt jo vetëm në marrëdhëniet mes tyre, por edhe mes dy vendeve. Vizita e Daviniç është e para e një ministri serb të Mbrojtjes që nga viti 1947. Pas refuzimit të një ftese që kishte bërë një vit më parë Majko, për të shkuar në një aktivitet në Malin e Zi, me arsyen se atje do të ishte i pranishëm edhe ministri serb i Mbrojtjes, dje ka qenë takimi i parë zyrtar mes tyre. Ata e kanë konsideruar këtë takim si “mbarimin e luftës së ftohtë” dhe ndërtimin e një të ardhme të sigurt midis dy vendeve. Ministri serbomalazez e ka ftuar Majkon në një vizitë zyrtare në Beograd. Majko është përgjigjur se nëse Tadiç do të fitojë zgjedhjet presidenciale unë do të shkoj në Beograd”. Në këtë çast ka replikuar menjëherë Tadiç që ka thënë “Majko do të vijë në Beograd”. Lidhur me një pyetje se Majko ka një proces të hapur në Serbi gjatë kohës së Millosheviçit, ministri Daviniç ka thënë se të gjithë kemi pasur probleme gjatë asaj periudhe që tashmë e kemi lënë pas. Nga ana tjetër ai ka përgënjeshtruar për herë të parë lajmet e shtypit serb se Shqipëria është bazë e “Al-Qaedës”. Gjatë bisedës që kanë patur, Majko është shprehur se “zgjidhjet nuk do të vijnë jashtë Ballkanit, por duhet të jemi ne ata që duhet të pranojmë njëri-tjetrin, duke realizuar në këtë mënyrë bashkëpunimin, sigurinë dhe paqen në rajon”. Ai e konsideroi thelbësore përfshirjen e Prishtinës për zgjidhjen e problemeve të rajonit. “Nëse në këto zgjidhje nuk do të përfshihet Prishtina atëherë nuk do të ketë stabilitet në rajon”, -është shprehur Majko. Ai i kërkoi homologut serb rikonsiderimin e vendimit për ndërtimin e një baze ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën, sepse kjo do t’i shërbente rritjes së masave të mirëbesimit si një shenjë vullneti të mirë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndërsa ministri Daviniç u shpreh se “duhet të shohim nga e ardhmja dhe të mos bazohemi në të kaluarën”. Në një deklaratë të përbashkët Majko e Daviniç shprehën kënaqësinë për fillimin e dialogut midis Forcave të Armatosura të të dy shteteve. Po kështu palët janë të bindura se forcimi i marrëdhënieve midis Forcave të Armatosura të të dy vendeve do të jetë në dobi të uljes së mëtejshme të tensionit në rajon dhe do t’i shërbejë rritjes së masave të mirëbesimit e krijimit të një klime më të favorshme për zhvillimet reciproke midis dy vendeve. Po kështu palët konsiderojnë se përdorimi i FA për ndërhyrje ushtarake për qëllime politike në rajonin e Ballkanit është e tejkaluar dhe ky qëndrim do të jetë esencial në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi-Mali i Zi. Nga ana tjetër Majko e Daviniç shprehen gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencës mes Forcave të Armatosura të dy vendeve në fusha me interes reciprok.



    23/06/2004

    Serbët patjetër duhet të ndalojnë së ndërtuari bazën e tyre në luginën e Preshevës sepse ka ardhur koha që mos ta shohim më njëri-tjetrin si armik sepse nga kjo nuk ka interes askush e më së paku ne. Duhet të harrojmë të kaluarën e hidhur 130 vjeçare dhe të shikojmë nga e ardhmja e fqinjësisë së mirë ashtu siç e meritojmë dhe si e kanë gjithë kombet tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 23-06-2004 më 20:38
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Në Prishtinë sot është zhvilluar një takim i liderëve politikë të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të serbëve

    Prishtinë, 23 qershor - Në Zyrën amerikane në Prishtinë sot është zhvilluar një takim i udhëheqësve institucionalë të Kosovës dhe liderëve politikë të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të serbëve për të cilën u tha se ka qenë konstruktiv. Temat për të cilat është diskutuar kanë qenë: ndërtimi i mirëbesimit ndëretnik, renovimi i objekteve të shkatërruara gjatë trazirave të marsit, mundësia e kyçjes së serbëve në institucione dhe zbatimi i standardeve.
    Presidenti Ibrahim Rugova pas takimit tha se finalizimi me kohë i rindërtimit dhe vullneti i mirë për bashkëpunim duhet të ndikojnë që serbët të shohin interesin e tyre në institucione. Serbët erdhën dhe i shprehën pikëpamjet e tyre dhe premtuan se do të marrin pjesë në institucione dhe në grupet punuese, tha zoti Rugova.
    "Pavarësisht nga ky takim, pavarësia e Kosovës do t'i qetësonte të gjithë. Do t'ia hiqte frikën edhe shumicës shqiptare, edhe serbëve dhe të tjerëve. Ne në këtë moment do të marrim të gjitha masat që të gjithë t'i ndiejnë institucionet e veta".
    Nga ana e tij, Kryeministri Bajram Rexhepi tha se deri në fillim të shtatorit do të përfundojë rindërtimi i shkollave dhe ambulancave të shkatërruara në mars. "Këtë dialog të brendshëm duhet ta kemi më shpesh me përfaqësuesit e tyre (serbëve) dhe shumë çështje mund të zgjidhen në këtë formë të komunikimit", tha z.Rexhepi, duke shtuar se në takim është shfaqur nga të dy palët një pjekuri maksimale.
    Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi tha se arrtija e një marrëveshjeje të brendshme do të ndihmojë proceset në Kosovë dhe se problemet duhet të diskutohen hapur dhe të zgjidhen brenda institucioneve të Kosovës.
    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se ndryshime priten në ditët që vijnë dhe pritet pjesëmarrja e serbëve në insttiucione.
    Deputeti Oliver Ivanoviq citohet të ketë thënë për mediat serbe se ky ka qenë rasti i parë që përfaqësuesit politikë të serbëve të shihen dhe të bisedojnë me liderët politikë shqiptarë. Ivanoviq ka thënë se përfaqësuesit serbë janë shprehur se liderët shqiptarë kanë përgjegjësi të madhe për situatën në Kosovë dhe se ata mund ta përmirësojnë. Nga shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare varet se a do të kthehen serbët në institucione, ka shtuar ai.
    Alen Kasof ka thënë pas takimit se "ky është takimi më konstruktiv". "Vazhdimi varet nga mundësitë e udhëheqësve", tha ai.
    I dërguari i Solanës në Kosovë Fernando Xhentilini dhe nikoqirja e takimit shefja e zyrës amerikane Marsi Ris dhanë vlerësime pozitive.
    Ky takim është organizuar nga kryetari i Projektit për Marrëdhënie Etnike me seli në Nju Jork Alen Kasof, ku marrë pjesë edhe shefja e Zyrës amerikane Marsi Ris.


    marrë nga kosova.com

    Më gëzoi shumë ky takim.
    Serbët duhet të shuajnë ato institucione paralele dhe ti pranojnë institucionet legale atje. Poashtu duhet të lejojnë dhe mirëpresin kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Mitrovicën e veriut që pastaj ti detyrojnë edhe shqiptarët që të lejojnë dhe mirëpresin kthimin e serbëve në shtëpitë e tyre në qytetet tjera atje.
    Poashtu edhe për statusin, unë kam bindjen që bashkësia ndërkombëtare edhe mund të mos ketë nevojë të ndërhyjë fare sepse mund të arrijmë deri te zgjidhja e statusit me marrëveshje me njëri tjetrin.
    Kosova është 95 shqiptare dhe nuk ka as gjasa teorike që Serbia ta okupoi prapë, prandaj serbët duhet të pranojnë pavarësinë kalimtare drejt ribashkimit me Shqipërinë apo edhe ribashkimin direkt të Kosovës me Shqipërinë me kusht që ata të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre kombëtare njëlloj me të drejtat e shqiptarëve të luginës së Preshevës. Kjo është edhe zgjidhja më e mirë e mundshme për të gjitha palët dhe edhe zgjidhja e vetme e mundshme.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Serbët e Bosnjës pranojnë masakrën në Srebrenicë

    Sarajevë, 23 qershor - Presidenti i Republikës së Serbëve të Bosnjës, Dragan Çaviq, tha se masakra e mijëra myslimanëve në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnjë ishte një faqe e zezë në historinë e serbëve.
    Duke folur në një emision special në televizionin e serbëve të Bosnjës, ai tha se e kuptonte dhimbjen e të afërmve të viktimave myslimane të këtij krimi të kryer nga serbët.
    Kjo konsiderohet si një deklaratë e papreçedent e bërë nga një udhëheqës i serbëve të Bosnjës.


    marrë nga kosova.com

    Edhe kjo është deklaratë shumë pozitive që bile është dashur të bëhet shumë kohë më parë. Bravo i qoftë këtij Çaviqit.
    Serbët duhet ti kërkojnë falje publike edhe kroatëve, edhe muslimanëve të Bosnies e edhe shqiptarëve të Kosovës për krimet e tyre.
    Kjo ndihmon shumë në pajtimin e serbëve me popujt tjerë të rajonit duke përfshirë edhe shqiptarët këtu, gjë shumë me interes kjo për gjithë popujt e rajonit duke përfshirë edhe vet serbët.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 23-06-2004 më 20:52
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Falja e Serbise duhet te jete jo vetem formale, nga goja e nje politikani/neje. Nese Serbia, qe deri me sot, te pakten 2 dekadat e fundit ka provuar se ka qene ajo qe eshte bere shkas per konfliktet ne ish Jugosllavi.

    Serbia duhet jo vetem si shtet ti kerkoje falje popujve kroate, boshnjake dhe shqiptare por, qe te vertetoje se eshte vertet per bashkepunimin dhe mirekuptimin si dhe pajtimin e popujve te Ballkanit te :

    1) Njohi legjitimitetin e organeve te zgjedhura me zgjedhje demokratike te popullit te Kosoves si edhe VENDIMET qe keto organe do te marrin, pavaresisht nese keto vendime mund te jene kunder interesave nacionaliste serbe. Pra me pak fjale, nese parlamenti i Kosoves vendos per referendum per pavaresi apo jo, Serbia duhet te njohi legjitimitetin e dhe rezultatin e referendumit, cilido qofte ai.

    2) Te denoje te gjithe kriminelet e luftes, te kombesise serbe qe jane fshehur ne Serbi pas 1999, te cilet kane kryer krime kunder shqiptareve te Kosoves. Ne rast se ka boshlleqe ligjore, ti kthejne ata kriminile te gjykohen nga gjyqet e Kosoves.

    3) Te insistoje qe pakicat serbe tu binden organeve legjitime te Kosoves ( te cilat nga ana tjeter duhet tu garantojne te drejtat e tyre) dhe jo ti perdorin keto pakica kombetare per interesat e tyre nacionaliste.

    4) Te demshperbleje te gjithe qytetaret e Kosoves (civilet) qe u demtuan nga ushtria serbe gjate luftes.

    Vetem pasi te kete kryer keto veprime, mund te flitet per nje "pajtim" midis kosovareve dhe shqiptareve me serbet.


    Dhe Dodonit do ti thoja se konflikti shqiptaro-serb nuk eshte kaq i shkurter, 130 vjet, por zanafillen e ka disa shekuj me pare. Per hir te mirekuptimin, fqinjesise se mire dhe paqes, do te jemi ne shqiptaret ata qe do "harrojme" per hir te kesaj mbarevajtjeje shekujt te tere persekutimesh, genocidi, raprezaljesh, kolonizimesh nga serbet. Por qe te "harrojme" na duhen garanci nga serbet qe e kane provuar qindra here se nuk jane dhe aq fqinje te mire sa hiqen. Baza ushtarake ne kufi me Kosoven, vecse na ben te rikujtojme historine dhe te them te drejten na egerson se tepermi mendimi se ne shpinen tone do te ekzistoje nje baze ushtarake, qellimi i se ciles eshte shume i dyshimte.
    "Who is John Galt?"

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Dodoni
    Serbët patjetër duhet të ndalojnë së ndërtuari bazën e tyre në luginën e Preshevës sepse ka ardhur koha që mos ta shohim më njëri-tjetrin si armik sepse nga kjo nuk ka interes askush e më së paku ne. Duhet të harrojmë të kaluarën e hidhur 130 vjeçare dhe të shikojmë nga e ardhmja e fqinjësisë së mirë ashtu siç e meritojmë dhe si e kanë gjithë kombet tjera.

    Po serbet s'te njohin per fqinj o Dodon, cfare fqinjesie te mire mendon ti? Ata quajne fqinj Shqiperine dhe Kosoven e kapercejne me kercim se gjati, apo me mire e quajne pjese te tyre me kushtetute. Ti ndoshta e bazon ne ate qe Serbia qenka kaq dashamirese ndaj nesh, sa i shkoka ndermend qe Kosoven ta quaje direkt pjese te Shqiperise e madje ta pranoje se kjo qenka zgjidhja e vetme e mundshme. Po si e mendon kete ti Dodon...ne Shqiperi njerezit per nje toke disa metra katrore qe e kane tre "pronare", i pari ai qe e ka me tapite e hershme te periudhes se paraluftes se dyte boterore, i dyti me tapite e vonshme, ato te kohes se pas 90-es dhe i treti qe e ka zaptuar e nuk del nga toka se e mban me arme behen cope e nuk i shkon ndermend ndonjerit qe t'ia ktheje token atij qe ka qene pronar i pare i saj, perkundrazi. E jo me t'i shkoje ndermend Serbise t'ia jape Kosoven Shqiperise...merre Shqiperi e dashur Kosoven, se ajo ka qene, dhe duhet te jete serish e jotja. Nese ti kerkon ndryshim te tille kufijsh, atehere pergatitu per tjeter gje, jo per kete qe thua me lart, sepse duket retorike boshe.

    Ministri shqiptar le t'i beje takimet me homologet e vet, por para se te marre persiper qe te rivendose marredheniet ne rang ministrish mbrojtjeje dhe te shkembejne eksperienca ushtarake, te kete parasysh, se cdo marreveshjeje ai duhet t'i vere nje kusht te madh, qe permban disa pika, nder te cilat ne krye qendron njohja e pavaresise se Kosoves nga Serbia, e nese nuk ia vendos ate, atehere do te jete shkaktar per nje tradheti te re te shtetit shqiptar ndaj Kosoves.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    edhe 100 vite tjera shkojn,dhe nuk i besoj une Serbis....ne thenjet e tyre,se gjithehere na kan dalur kapuq me mang....armik shekullorë..!

    Perkrah mendimin e DITA-S DHE TORO-S, hallall

    Ps: I vetmi Pandeli Majko, qe ja u thot troq edhe hapur Armiqve, hallall mashkull,paqim te till siq është ky gjithmon !
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Zhvillimet ne maredheniet midis Shqiperise dhe fqinjeve te saj po behen perhere e me interesante.

    ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ ++++++++++++++++++++++++++

    SSELB,o SSELB o fqinji im
    me belbezon si jetim
    Rrjeshta nga Wittstar

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Më gëzoi shumë ky takim.
    Serbët duhet të shuajnë ato institucione paralele dhe ti pranojnë institucionet legale atje. Poashtu duhet të lejojnë dhe mirëpresin kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Mitrovicën e veriut që pastaj ti detyrojnë edhe shqiptarët që të lejojnë dhe mirëpresin kthimin e serbëve në shtëpitë e tyre në qytetet tjera atje.
    Poashtu edhe për statusin, unë kam bindjen që bashkësia ndërkombëtare edhe mund të mos ketë nevojë të ndërhyjë fare sepse mund të arrijmë deri te zgjidhja e statusit me marrëveshje me njëri tjetrin.
    Kosova është 95 shqiptare dhe nuk ka as gjasa teorike që Serbia ta okupoi prapë, prandaj serbët duhet të pranojnë pavarësinë kalimtare drejt ribashkimit me Shqipërinë apo edhe ribashkimin direkt të Kosovës me Shqipërinë me kusht që ata të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre kombëtare njëlloj me të drejtat e shqiptarëve të luginës së Preshevës. Kjo është edhe zgjidhja më e mirë e mundshme për të gjitha palët dhe edhe zgjidhja e vetme e mundshme.
    Kjo është çfarë do të ndodh patjetër së bashku me pajtimin shqiptaro-serb herët a vonë, dhe çdo moment i humbur është në dëm si të ne shqiptarëve ashtu edhe serbëve. Prandaj edhe them që kjo duhet kuptuar edhe nga shqiptarët e edhe nga serbët dhe të punohet që të realizohet sa më shpejt.

    Mua më rastis shpesh të takohem me serb dhe gjithmonë i them që jam nga qyteti i Prishtinës dhe shteti i Shqipërisë dhe poashtu ua them të gjitha këto, dhe të gjithë pajtohen me këto që i them, dhe më respektojnë si është më së miri. E kam fjalën për këta që më ka rastisur fati ti takoj, e besoj se shumica absolute e serbëve tani, janë kështu.


    Për lexuesit e ardhshëm kjo temë ka titullin Pajtimi Shqiptaro-Serb

    PS: Me këto ndërrime titujsh, lëvizje temash, dhe ndërhyrje deri në detaje po bëhesh i padurueshëm dhe e ke kthyer forumin në një forum personal. Kështu vetëm po i largon njerëzit nga forumi. Nëse do ta kesh forum tëndin personal atëherë vëja emrin Ilirian Papa forum e jo forumishqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 24-06-2004 më 19:03
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Majko qe po i jep Greqise shoviniste .. bazen ushtarake stategjike toksore detare te Durresit..ose sic quhet ne popull ..te Bisht-Palles na ben demagogji kinse si patriot me keto deklarata boshe kur takon ministrat ushtarak serb ne Tirane..

    Asnje politikan shqiptar i shqiperise nuk ka te drejte morale te bej politike me vendet fqinje qe kane interesa ne Kosove pa u miratuar kjo politike me pare nga presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova..

    Vecanerisht vlen kjo kur eshte fjala per fqinjet e Kosoves..sikurse armikja Serbi dhe aleatet e saje Mali zi e Maqedonia e Rusia ne sfond..

    A ka shprehur Serbia ndonji mendim se e perkrah Pamvaresine e kosoves?

    Ne se po athere do ishte e arsyeshme nje politike miqesore me fqinjen e Kosoves Serbine.. perndryshe cdo loje diplomatike me Serbine eshte injorim i aspirates kosovare..

    qashtu..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Ishalla asht si thor ky far majko por nuk i besoje msa ....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •