Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Letersia E Vjeter Shqiptare

    Lekė Matrėnga ( 1560 - 1619 )
    Kėngė e pėrshpirtėshme

    Gjithėve thėres,kush do ndėlesė,
    tė mirė tė krėshtė,burra gra,
    mbė fjalėt e Tinėzot tė shihi meshė,
    se s'ishtė njerii nesh ēė mkatė s'kaa;
    e lum kush e kujton se ka tė vdesė,
    e mentė bashkė mbė Tėnėzonė i kaa,
    se Krishti ndė parrajsit i bėn pjesė,
    e bėn pėr bijr tė tij e pėr vėlla.

    (1592)

    Nikollė Filja ( 1671 - 1769 )

    Durtilja

    Mori e zgledhura ndėr zonjat,
    ktė vo t'artėnė kurorė,
    t'cilnė na t'dhuruam n'dorė,
    ti nė qiell ngrijna neve.

    Vash' e kuqe e rodhustane
    mė ruash,ill,o diell,hėnė,
    xhil i bardh' e trėndafile,
    s'Inzot nuse,ėm' e bile,
    prind si ti s'jan' tė lipismė.

    Ki kujdes pėr ne t'mavrismė!
    Zėmra jote lipsiare
    t'ligat tona s'vareft' fare;
    po t'ndėlemė,nj' dit' na thrret
    te Parrajsi ku na

    Jul Variboba ( 1724 - 1768 )

    Gjella e Shėn Mėrisė virgjėr

    Oj jet' e ėmbėl,o Shėn Mėri,
    vjershin e ri ea na mbiso;
    si do shurbier,si ti t'pėlkier,
    ti bashk' mene nga e kėndo.

    Na ning dimi ti tė vandonjim,
    ti tė nderonjim si meriton;
    se je fanmirė se na do mirė,
    kėta ti thomi,kėjo baston.

    Cili njeri sa i lart' je,
    sa gracje ke,mund nimėronjė?
    Vet' Zoti inė ti di vandinė,
    jatėr gjuhė s'di ti kėndonjė.

    Nd'atė dikret ēi fjet karta,
    vetėm sa lart ti qeve vėnė;
    neve tė tjerėt tė bjerrt',tė mjerėt,
    gjarpri mėkatat na pat ngrėnė.

    E bėr' aposta pėr Tėnzonė,
    shkele Dimonė,i re pir mort;
    ti vetėm qeve porsa u leve,
    ndi trut' ia ngjoke,ia ngjoke fort.

    Jot ėm' Shin Ana me Shin Xhakinė
    fimilė s'kinė e,pjot me lot,
    e shertėruan,e agjėruan,
    ashtu ti bjetin ka Inzot.

    Me vute e meshė e raciuna,
    me divuciuna e me hjidhi,
    tė kunēipirti,tė parturti
    Shin Ana e mirė ndi pjakėri.

    Kur ti u leve,e qiell e dhe
    bėri hare ndir gjith' kundat;
    haret' i solle kur ti dolle,
    dolle si dielli e pamėkat.

    Tri vjet u mbille ndi njė kuvend
    bėre kutiend ti Tėnėzon';
    i dhe nji lule,nji trėndafile,
    i dhe tė virgjrit ēi lulėzon.

    Andaj Zotinė tij t'u prejar,
    t'u namurar e mir' tė dish:
    e tė bekoi,tė shėjtėroi,
    e shpirti kurmin t'e bėri kish'.

    Nj'ėmgjėll aposta tė suall mbashatėn,
    tė suall uratėn ndi kit modh';
    - O e lumja grua,Ti si e thua?
    Ti Zoti in' pėr ėm' tė zgjodh.

    Ti rispėndove:- U'jam e virgjėr
    Si nji e virgjėr mund jetė ėmė?
    Kėjo mbashatė ning ėsht' uratė;
    pir nji tė virgjėr ėsht' mė se nėmė.

    Ėngjėlli foli:- Jo,se Zotin'
    tek vete hin,ning e danon
    virgjinitatet e puritatet;
    tek mė e nget,mė e ngjaron.

    Si pasikiri tek dielli hin,
    ai ning e nxin,e dritėson.
    Mos kij pahur,mos kij timur:
    vet' Shpirti shėjt' vjen e tė mbjon.

    (1762)

    Kanka e tė zgjuarit

    Zgjou,bir,jo mė gjumė,
    ngjou,se mi fjėjte shumė.
    Jeta ime,xha m'u zgjo,
    zgjou se bėre nino.
    Vjen njė legė pekurar'
    pruēesion ti vizitar.
    Gjegj si loznjin,si kėndonjin,
    dhenė e detin e gjėmonjin,
    Karramunxa e fishkarole,
    surdullina e rusinjole,
    mirė bukur e ngular, -
    o ēi vjersh! Ti rikriar.
    Gjegji,bir,e iu gėzo,
    me kto duars i beko.
    Ruaj rigale ēi ti sualltin,
    gjithė mandrėn e rėzuatin.
    Nga me dorė ti kit qengje,
    ēi ėsht' e bardh' si nji skamėngje.
    Ēi ėsht' e tener kėjo gjiz'!
    Ruaj e suall ki kaēiapriz.
    E kaciqin me kit dhi
    e suall ki buzėzi.
    E gastratin pjot lesh
    e suall ki kėmbėlesh.
    Ē'ėsht' i ėmbėl ki huall!
    Erdh Nikolla e t'e suall.
    Nji manure pratunere
    e njo zok si kaējulere
    e nji t'egėrith pėllumb
    e suall Ngjisku me nji tumb
    Via,bir,zgjou,pravoi,
    pekurarėt bekoi.
    Erdh edhe nji leg' divote
    tue kėnduar parambote.
    Ruaji,bir,e i gėzo,
    zgjou se bėre nino.
    Vjen Xhudita me nji gjel,
    zunė fill ajo kangjel.
    Suall Malita nji kapua,
    e e motra nji pagua.
    Pesė bracė xagarele
    suall e ve Rutiēele.
    Suall e bija ca kėstanja,
    kirgorina edhe milanja.
    Suall Rakelea nji brez
    se t'e ngjeshinj nd'atė mes.
    Me nji fash rikamatė
    erdh Suzana ēi me natė.
    Lia suall dica skutina,
    e ca ve Carafina,
    e Dilusha,ēi u martua,
    suall nji kez',m'e suall mua.
    Ruaji gjith' e i beko,
    zgjou se bėre nino.

    (1762)

    Parathėnia e "Fjalorit" tė Frangut tė Bardhė ( 1606 - 1643 ) : (Fragment) Tue pasunė ditė e pėrditė, tė dashunitė e mij, mbassi hina ndė Kolexhė, kujtuem(1) me qish(2) copė librė keshė me ndihmuem mbėnjaanė gjuhėnė tanė, qi po bdaretė e po bastardhohetė saa maa parė tė ve(3); e maa fort me ndimuem gjithė atyne qi janė nd'urdhėnitė Tinėzot e tė shintesė kishė katolike, e s'dijnė gjuhėnė latine, paa tė sijėt askush s'munė shėrbenjė si duhetė paa tė madh error(4) e faj hesaapetė(5), zakonetė ė ēeremoniatė e shintesė kishėsė Romėsė; mė ndy(6) jo pak mirė me marrė e me nkėthyesė n'gjuhėt cė lėtine mbė gjuhėt t'arbėneshė njė dicionar, qi tjetėr s'ashtė veēėse nja librė, qi kaa ndė vetėhe saa fjalė e saa emėna janė e gjindenė ndė kėte pjesė shekulli(7) posikuur me thanė tė nierėzet e tė shtazėvet e ujėnavet e tė malevet e tė fushavet e tė saa tjera kafshėve(8), qi gjindenė ndėnė qiellt, ende mbė qiellt, posikuur tė Tinėzot, tė engjiet e tė shintėnet... I silli librė mė pėlqei e m'u duk se kishte me u qenė pėr ndoonja ndimė, ndoonėse tė pakė e tė moritunė(9). Prashtu, mbassi u daashė Kolexhiet cė Zonjėsė ndė Lurijt e ershė mb'Romė pr'urdhėnit tė Kuvendit Shint(10) e tė ndriēmit nderueshimit zot upeshkėpit Sadrimėsė, tim ungjė, pr'emėnė Gjeēi i Bardhė(11), fisit sinė e ndoret sonė, shumė i urtė e i vėjyeshim, i cilli, prej sė dashunit tė Tinėzot e sė shintit Atė Papė Urbanit VIII, ashtė tash krijuem e baam argjupeshkėpi i Tivarit; e hina nė Kolexhė te janė shkollarėtė, oo ata qi xanė, me vonė mbasandaj ndėr tė paafeet me ētuem shintenė e tė vėrtetėnė feenė tanė,zunafijll tue kėthyem kėtė dicionaar mbė gjuhėt tanė, e kėtheva nsi(12) gjithė qish mujta; e mbassi e solla(13), m'u duk i pakė e i vogėlė, prashtu hina tue kujtuem(14) e shkrova mbe gjuhėt tanė maa parė do tė falunazė(15), qi kanė zakon e banjėnė t'Arbėneshėtė kuur, sė largu oo s'tė kėtje(16), mb'udhė mpiqenė, tue vumė pėrngjat(17) tyne ende mbė gjuhėt tė Latinjet; ashtu ende do proverbia oo tė thana, ncė sijashit disa kanė zakon e i thonė Latinjtė e disa Taliantė; do adverbia ende, e gjithė saa kafshė janė nė kėtė copėzė librė, i vuna fjalė pėr fjalė, e maa parė mbė disa vuna latinisht, ani(18) pėrngjat oo pėrfundit vuna arbėnisht, e mbė tė tjera vuuna maa parė fjalėnė e rieshtnė arbėnisht, ani pėrfundit latinisht, ashtu qi ata qi tė fėdigenė(19) e tė duenė mė xanė gjuhėnė latine maa mirė e maa udob(20) t'u vinjė ... ... Prej Rome, dit ndė maaj 30, ndė vietėtė Krishti 1635. Shėrbėtori i zotėnijsė saaj, unė D.Frangu i Bardhė, shkollaar ndė Kolexhė tė Shintesė Fee. Shėnim : "Parathėnia ..." ėshtė nxjerrė nga origjinali, qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare. Nė kėtė parathėnie gjejmė disa te dhėna kryesore mbi jetėn e Bardhit. Sqarime : ( 1) Kujtuem, sjellur ndėr mend,menduar. ( 2) Qish, ēfarė. ( 3) Saa maa parė tė ve, sa mė shumė shkon koha. ( 4) Error, it. gabim, ( 5) Hesaapetė, tq. konceptet. ( 6) Mėndy, m'u duk. ( 7) Nė kėte pjesė shekulli, nė kėtė pjesė tė botės, nė kėtė vend. ( 8) Kafshėve, sendeve. ( 9) Tė moritunė, tė pakė,tė dobėt.Lurij,(Loreto),qytet nė Itali, ku ishte njė kolegj, me emėr "Kolegji Ilirian", qė pergadiste priftėrinj e misionarė edhe pėr Shqipėrinė. Punėn pėr fjalorin,B. e filloi duke qenė akoma nxėnės. (10) Kuvendit Shint, Kuvendi i Propagandės sė Shenjtė, njė si organizatė e Vatikanit pėr propagandėn fetare nė vendet e ndryshme. Mbasi kreu studimet nė Loreto, B. i vazhdoi ato nė njė seminar tė Propagandės sė Shenjtė ("Propaganda Fide"). (11) Gjeēi i Bardhė, vdiq mė 1647. Familja e Bardhajve duket se ishte njė familje priftėrinjėsh, qė lojtėn rol me rėndėsi nė kishėn katolike tė vendit tonė, veēanėrisht qė nga pjesa e dytė e shekullit XVI e gjer nė pjesėn e parė tė shekullit XVII. Daja i Gjeēit, Nikolla, dhe Gjeēi vetė, patėn marrė pjesė nė lėvizjet kryengritėse tė vendit kundėr Turqisė. (12) Nsi, prej tij. (13) E solla, s pėrktheva. (14) Hina tue kujtuem, u vura tė mendoj. (15) Tė falunazė, pėrdhėndetje. (16) S'tė kėtje, sė afėrmi. (17) Pėrgjat, pranė,pėrkrah. (18) Ani, pastaj. (19) Fėdigenė, lodhen,pėrpiqen. (20) Udob, lehtė.


    Pasthėnia e "Mesharit" tė Gjon Buzukut (1555) : U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumė herė se gluha jonėh nukė kish gjaa tė endigluom(3) ensėh shkruomit shenjtė(4), ensėh dashunit(5) sėh botėsė sanėh(6), desha me u fėdigunėh(7) pėr saa mujtah meh ditunėh, meh zdritunė pak mendetė e atyneh qi t'eh endiglonjinėh, pėr seh ata tėh mundėh mernėh(8) saa hi naltė e hi mujtunė(9) e hi pėrmishėriershim(10) anshtė Zotynė atyneh qi tah duonė em gjithėh zemėrė. U lus enbas sodi maa shpesh tė vinih em kishėh, pėrseh ju kini meh gjegjunė(11) ordhėninė e Tinėzot. E atėh nėh enbaroshi(12), Zotynėh tėh ketėh mishėrier enbii juu, e atah qi u munduonėh dierie tash maa mos u mondonjėnėh.E ju t'ini tėh zgjiedhunitė e Tinėh Zot, e pėrherė Zotynė kaa meh klenėh me juu: ju tueh endiekunė tėh dėrejtėnė e tueh lanė tėh shtrenbėnė; e kėta(13) ju tueh baam,Zotynė ka me shtuom endėr juu,se tėh korėtė tajh(14) tėh englatetėh(15) dierie ensėh vjelash, e tė vjelėtė dierie ensė enbiellash. E u' maa due tėh enbaronj vepėrėnė teme, Tinė Zot tueh pėrqyem. Endėh vjetėt MDLIV njėhzet dit endėh mars zuna enfiill e enbarova endėh vjetėt MDLV, endėh kallėnduor V dit. E seh pėr fat nėh keshė kun enbėh endonjė vend fėjyem(16), u duoh tuk tė jetėh fajtėh, aih qi tėh jetė maa hi ditėshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjėh(17) endė e mirė. Pėrseh nukė ēuditėm seh nė paēa fėjyem,kėjo tueh klenėh maa e para vepėrė e fort e fėshtirėh pėr tėh vepėruom enbėh gluhėt tanėh. Pėrseh mund mund e qėllonjinė(18), se fajh tė mos banjinė; pėrseh pėrherė ėndajh tah nukė mundėh jeshėh u' tueh enbajtunėh njėh klishėh enbėh tė dyy anėt mėh duhė meh shėrbyem. E tash u jam enfalėh gjithėveh, e lutėni Tinėh Zonėh endeh pėr muoh. Shėnim : "Pasthėnia ..." ėshtė nxjerrė nga fotokopja e origjinalit,qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare, Tiranė. Origjinali gjindet nė bibliotekėn e Vatikanit,Romė,me kėtė shėnim katalogu : R.G. Liturgia III,194. Kjo pasthėnie ėshtė i vetmi dokument (deri me tani) qė na mėson se kush qe autori i librit dhe kur u pėrkthye e u botue ky libėr. Sqarime : ( 1) Bdek, Benedekt. ( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellė nė mend. ( 3) Tė endigloum, qė kupton. ( 4) Ensėh shkruomit shenjtė, prej shkrimit tė shenjtė, prej librave fetarė, ( 5) Ensė dashunit, prej dashurisė. ( 6) Botėsė sanėh, gjindjes, popullit tonė. ( 7) Me u fėdigunėh, me u mundue, lodhė. ( 8) Tėh mundėh mernėh, tė mund tė marrin me mend,tė marrin vesh. ( 9) Hi mujtunė, i fuqishėm. (10) Hi pėrmishėriershim, fort i mėshirueshėm. (11) Meh gjegjunė, me gėgjue. (12) E atėh nėh enbaroshi, e taė punė nė e bėfshi,e nė veprofshi kėshtu. (13) Kėta, kėtė,kėtė gjė. (14) Tajh, tuaj. (15) Tėh englatetėh, tė zgjatet. (16) Fėjyem, gabuar. (17) Tah trajtonjėh, ta ndreqė.Tueh klenėh etj.:kuptohet qė kjo ėshtė e para vepėr qė pėrkthen Buzuku; mund tė nėnkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetėr vepėr tė pėrkthyer para tij. (18) Nukė mund e qėllonjinė etj., nuk mund t'ia qėllonin aq mirė punės sa tė mos bėnin gabim
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 07-07-2004 mė 12:10

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Eshte shume interesante Dialekti i ketyre Shkrimtareve..
    Diku diku tingellon gegnishte si Veriu ...e diku diku nji si e folur e CAMERISE dhe e Arbneshve te Kalabrise..

    Kallmet pergezime te sinqerta per keto xhevahire qe sjell ketu..

    Suksese!

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kete shkrim do e kaloj tek Nen forumi i Enciklopedise megjithate si informacion ka egzistuar ne faqe dhe mund ta gjeni tekLetersia Shqiptare per vizitoret e Albasoul


    Pershendetje

  4. #4
    Leke Matrėnga (rreth v. 1560 – 1619). Autori me i vjeter arberesh I njohur. Lindi ne Hore te Arberesheve (Sicili) Pasi kreu studimet ne nje kolegj fetar ne Rome, u kthye ne fshatin e tij ku sherbeu sip rift. Me 1592 perktheu nga italishtrja dhe botoi ne Rome nje katekizem “E mbsuame e kėrshterė…” Vepra ka rendesi te madhe, sdomos per kokumentimin e nje faze te vjeter te gjuhes se folur te arberesheve te Sicilise. Gjithashtu eshte me vlere per vjershen e shkurter botuar net e, qe eshte gjurma e pare e botuar e vjersherimit shqip.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •