KJ shkruan..
------
E Merkure, 23 Qershor 2004
ISH-TE PERNDJEKURIT KERKOJNE ATE QE NUK JU TAKON
Oli Xhilaga
Grupi parlamentar socialist, gjate mbledhjes se tij te djeshme, vendosi qe projektligji per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike te shtyhet deri ne nje ballafaqim mes shifrave te dhena nga shoqatat e ish-te perndjekurve dhe ato nga qeveria. Projektligji per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike, pritet qe te kaloje per miratim ne seancen e dites se neserme, kjo pasi ishte vete byroja parlamentare, e cila gjate hartimit te kalendarit dyjavor te punimeve parlamentare, vendosi qe ky projektligj te jete ne rend te dites ne seancen e dites se enjte. Por mesa duket odisese se projektligjit per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike ende nuk i ka ardhur fundi. Keshtu gjate zhvillimit te mbledhjes se tij, grupi parlamentar socialist pasi diskutoi lidhur me kete projektligj, shikoi te arsyeshme qe te shtyhet per nje kohe te shkurter miratimi i tij. "Do te kerkohet nje shtyrje qe te behet nje ballafaqim mes shirave qe paraqet shoqata e ish-te perndjekurve politike dhe atyre qe jep qeveria", theksoi Sekretari i Marredhenieve me Publikun, Bardhyl Agasi, gjate prononcimit te tij per mediat pas perfundimit te mbledhjes se grupit socialist. Ne kete menyre, kontradiktat dhe mosmarreveshjet lidhur me kete projektligj po rinisin serish dhe ky sinjal u dha qe ne momentin kur Ministri i Financave, Arben Malaj, paraqiti faturen financiare per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike ne Komisionin e Ligjeve, fature kjo qe arrin deri ne 200 milione leke. Megjithate, sipas Agasit, edhe pse kerkohet nga ky grup qe te shtyhet miratimi i projektligjit, ato jane gati qe ta kalojne ne kuvend ate. Madje Agasi duke justifikuar kete kerkese te ardhur nga grupi socailist theksoi se "vete shoqatat e ish-te perndjekurve politike ende nuk kane ato shifra qe jane paraqitur nga qeveria, qofte per numrin e te pushkatuarve dhe ashtu dhe per numrin e te denuarve politike". Por sipas Agasit duhet t'i kushtohet rendesi, dhe faktit se kush ka fituar dhe se si ka fituar nga ish-te perndjekurit politike qe nga viti 1993 deri me 1997, vite ne te cilat ne pushtet ishte opozita e sotme. Gjithashtu fatura financiare e paraqitur nga qeveria per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike, per grupin socialist eshte e paperballueshme per situaten qe po kalon vendi yne. "Me gjendjen ekonomike qe ka shteti, si dhe me situaten qe po kalojme ne, kjo eshte nje fature e paperballueshme", theksoi Agasi duke shprehur ne kete menyre pakenaqesi lidhur me kete fature. Madje dhe pretendimet qe jane deklaruar nga shoqatat e ish-te perndjekurve politike lidhur me kete fature, jane te paqendrueshme per kete grup. "Pretendohet nga shoqata e ish-te perndjekurve qe ne burgjet shqiptare, ka qene nje diktature e eger, por nuk duhet te harrojme se edhe Hungaria qe eshte nje shtet me nje ekonomi shume me te avancuar se ajo e jona ka dhene nje fature shume me te vogel se sa ajo qe pretendohet nga ish-te perndjekurit", shtoi Agasi duke hedhur poshte ne kete menyre pretendimet qe vijne nga shoqatat e ish-te perndjekurve politike.
----------------
Di llafe..
Kur Ps organizonte revolucionin anti-Berish Agaset e Doklet u bene si qengja te urte karshi te persekutuarve..
Ata filluan te pijne kafe me Kurt Kol spiunet e Shoqates..
Mirpo sa po muarren pushtetin i bene m-utin te persekurtuarve e nashti shikojne futboll pa para..
Si do thoni ju..
Ja psh Bardhili nuku ka me nevoj te pres bylete per stadium sepse ne Tarracen luksoze te njeres prej gratacielave 20 katce qe ka ndertuar Bardhyl proletari i kupoles socialiste mund te shihet futbolli si ne pellembe te dores ne staduimin e Durresit ..
Aty ne shezlonget e blere jashte shteti rri Bardhili e ben poezi nen driten e henes per te varferit..
Te persekutuarit presin lemoshe nga bardhyl Dokle Agaset..qe kane qene spiuna dege qe 14 vjec..
Skane turp skane..
le po me vene dhe ne plazh te persekutuarit diten e votimeve e mbasi vijne nga plazhi e bejne dush e hane byrek athere kujtohen te votojne andej nga darka.. mirpo Bardhilet qe ja bejne yzmetin pushtetit se ja dijne kimetin..aty gdhijne 10 dit para ne kuti te Votimit me kuc e mac..
Le te vuajne e le te lypin lypsaret..
Vet e kane fajin..
Ec bardhyll bej qejf ne kat te 20 -te,,a ne vilat qe ke ne Golem bashk me Xho Nanot..
qashtu.. i do mushka drute..
Krijoni Kontakt